Agjencioni floripress.blogspot.com

2025/02/05

Edi Rama adhuron Goran Bregoviqin, sepse, këtë ia kërkon kodi gjenetik i tij,

 Edi Rama në muzikë merr vesh aq sa edhe gomari i Muratit! Edi Rama adhuron Goran Bregoviqin, jo më kot!

Qoftë i përjetshëm kujtimi për jetën dhe veprën e Arbër Xhaferit, që nuk  ditëm ta kuptojmë sa ishte gjallë - Bota Sot

 Ose, sepse, këtë ia kërkon kodi gjenetik i tij, ose, sepse me Bregoviqin më së miri i përgjigjet Kosovarëve, të cilët më shumë e duan Bregoviqin se sa vetë Edi Ramën 

 Viteve 2010, pak para vdekjes, Edi Rama në një takim miqësor, e patë pyetur Arbën Xhaferin nëse ndonjëherë do t’ia organizonte ndonjë pritje popullore siç ia organizoi Sali Berishës në Tetovë!

 Arbër Xhaferi, siç e kishte falur Zoti, iu përgjigj: Sali Berishës askush nuk i organizon pritje! 

Vetë populli organizohet për ta pritur Sali Berishën, sepse ky tashmë ka krijuar popull mik! 

Plotë urti dhe shenjtëri në këtë konstatim të të madhit Arbën Xhaferi! Ç’miqësi ka lidhur Edi Rama me popullin shqiptar, sidomos jasht kufijve të Shtetit amë? 

Sali Berisha, edhe kur fshehurazi bënte ndonjë dill me serbët, ai nuk shkonte deri në atë masë sa ta dëmojë apo edhe ta zhgënjejë popullin e Kosovës. Sakaq tërhiqej dhe shndërrohej në kulçedër kundër opozitës e cila përpiqej që ta hidhëronte me kosovarët!

 Po Edi Rama, cilën strategji e ndjek? Është një ndër kryeministrat më narkotik në historinë e popullit shqiptar, kryeministër që i intereson vetëm vetja, familja dhe bashkëpunëtorët e ngushtë! 

Bën përpjekje për t’u dëshmuar edhe si etatist i rëndë por, ja që del karikaturë e pakuptimtë e etatistit! Nuk arriti që ta thithë simpatinë e popullit shiptar nga Kosova, sepse, në fakt nuk bëri asgjë! Paska shkuar në Beograd dhe u paska thënë serbëve që në të mirën e tyre është që ta pranojnë Kosovën, madje e thënë kjo në mes të Beogradit. Dhe, kur Beogradi i tha, kurrën e kurrës dhe, sa më parë Serbia do ta ripushtojë Kosovën, Edi Rama e trashi jaraninë me serbët, madje me po atë strukturë millosheviqiane, e cila, pas njëqind viteve robëri, më në fund kishte dështuar dhe ishte dëbuar nga Kosova. Tani, Edi Rama, më shumë ka keqardhje për dëbimin e Serbisë nga Kosova, se sa për masakrat gjenocidale që i kreu Serbia në Kosovë. Ja çfarë duhet të bëni për 5 ditë për të hequr qafe psoriazën Dermal Edi Rama Bregoviqin e përdor si xhoker për t’i sharë në gjak shqiptarët e Kosovës Ku e di Edi Rama se kush është Bregoviqi? Ku e di Edi Rama se sa është këngëtar apo muzicient i mirë Goran Bregoviqi. Ky farë muzicienti serb, në jetën e vet nuk ka bërë asgjë përtej asaj që ka bërë rok grupi “Bjello Dugme”! Ky grup si dhe Lepa Brena, atëbotë ishin brend të Jugosllavisë. Shteti bënte çmos që të krijojë personalitete të spektaklit në arenën e vendit si dhe në arenat ndërkombëtare, siç do të bëjë më vonë edhe Millosheviqi me Cecan. Goran Bregoviqi është “vlerë ideologjike” dhe, nuk ka lidhje me artin e muzikës së mirëfilltë! Ai nuk ka prodhuar asgjë, përveçse ka vjedhur dhe ka kompiluar muzikë prej të huajve. Këngët nga melosi romë i ka përpunuar dhe ua ka dhënë nuancat e rok-muzikës, duke i përdorur veglat muzikore nga folklori serb. Asgjë tjetër! Serbia e ka trashëguar të vetmën vlerë në muzikë! Çka ka prodhuar tjetër! Nuk ka pasur koh, sepse ka qenë i motivuar, i orientuar dhe i përcaktuar vetëm për gjenocid, për krime, për uzurpime të tokave të huaja! Edi Rama, ç’është e vërteta, kurrë nuk arriti që ta fitojë simpatinë e shqiptarëve të Kosovës,Luginës, Malit të Zi si dhe të Maqedonisë së Veriut. Ai në një moment tha se, e duan shqiptarët se pas tij qëndron Ali Ahmeti dhe Hashim Thaçi! Mbase ka aluduar në simpatizantët e partive që drejtohen nga këta dy liderë partiakë. Në Maqedoninë e Veriut jetojnë nja 600-700 mij shqiptarë, prej të cilëve, 15% a janë apo nuk janë simpatizantë të partisë së Ali Ahmetit! Po e njëjta përqindje janë edhe me partinë e Hashim Thaçit në raport me 1.8 milion shqiptarët e Kosovës! Tani nuk i ka as këto përçindje! Herën e parë ia falën shqiptarët, duke u nisur nga një përshtypje e gabuar e krijuar për Edi Ramën si “kosmopolit”, si “njeri i kulturave” që për të madhin kijamet nuk di t’i ndajë vlerat në baza etnike! Ia dha çelësin e Tiranës, duke ofenduar dhjetra e qindra personalitete të kulturës shqiptare që jetojnë e krijojnë jasht Shqipërisë mëmë. Pastaj do të vërtetohet katërcipërisht se Goran Bregoviqi ka kultivuar muzikë të cilën e ka përdorur ushtria gjenocidale dhe fashisoide serbe kundër Shqiptarëve të Kosovës, ndërsa ky asnjëherë nuk është distancuar nga krimet kombëtare serbe të kryra nën tingujt e “melosit” të tij! Edi Rama, sa herë që i prish raportet me udhëheqësit e Kosovës, e sjell Goran Bregoviqin në Shqipëri dhe i detyron militantët e tij, analfabetë total të muzikës dhe auditorium që kurrë nuk ka dëgjuar për Bregoviqin, që të dalin e ta presin, të luajnë qyqek para tij dhe, madje, edhe t’ia fërkojnë bolet! Ky është kryeministri shqiptar, i cili, përjeton orgazëm sa herë që i poshtëron shqiptarët, sepse gjithë inatin e ka me kosovarët! Ky është motivi i Edi Ramës, ndërsa Bregoviqin e përdor si temë për ta shfaqur qëndrimin e tij faqe botës si “njeri kosmopolit” e që nuk pajtojtohet, ngjashëm si Serbia, me një pjesë të popullit të vet i cili ka qëndrime “fashisoide ndaj serbëve dhe Serbisë”! A nuk është ky mentalitet i viktimës të cilën e sponsorison për vete populli serb, ë! Edi Rama me sjelljen e tij prej tradhëtari në raport me klasën politike kosovare, natë e ditë çon ujë në mullirin serb! Edi Rama është nja dy shekuj larg mendimit avangard politik të tërë klasës politike kosovare! Ku gabon Edi Rama në rastin Bregoviq Edi Ramën e bombarduan të gjitha mediat shqiptare që nuk i kontrollon ai. Edhe ato media që përflitet se i sponsorizon Vuçiqi, në rastin e Bregoviqit u rreshtuan kundër tij! Shumë personalitete kulturore shqiptare e kundërshtuan vendimin e Ramës për ta sjellë Bregoviqin në Festën e Birrës në Koçë. Këtë e pagoi sa nuk mban buxheti i Shqipërisë (edhe dy cent janë të tepërta për Bregoviqin) ndërsa muzikantët e respektuar shqiptar i detyroi dhushëm, por edhe me premtime për sponsorim të ndonjë projekti, që ta përmbushin dhe t’i japin sa më shumë gjallëri këtij spektakli! Shqiptarët ankënd botës e kryqëzuan Edi Ramën, e shanë, e pështynë, jo sepse e solli Goran Bregoviqjn në Shqipëri, por sepse e pranoi rolin e avokatit të tij! Madje edhe i quajti “fashistë” të gjithë ata shqiptarë që e shanë Bregoviqin dhe që e shanë Serbinë, e cila e ka ndalur të dëgjohet zëri i këngëtareve shqiptare me renome botërore! Edi Rama kishtë thënë: “Goran Bregoviçi nuk ka asnjë lidhje, me asnjë prej të zezave që iu faturuan nga zjarrnxitës mendjefikur, sa në Prishtinë dhe sa në Tiranë.” Të supozojmë kjo që po e thotë Rama është e saktë, por, Goran Bregoviqi vjen prej një vendi i cili ka ushtruar gjenocid kundër shqiptarëve të Kosovës! A ka shprehur ndonjëherë keqardhje Goran Bregoviqi për këto politika gjenocidale të kriminelët dhe fashistëve që ia drejojnë shtetin? Muzika e Goran Bregoviqit është përdorur si mjet stimulativ gjatë kryerjes së krimeve kundër fëmijëve, nënave, motrave, grave shqiptare në Kosovë! A ka shprehur keqadhje ndonjëherë Goran Bregoviqi për këtë keqpërdorim dhe gjest të ushtrisë fashizoide serbe? Edi Rama është shprehur: “Bregoviçi nuk ka thënë asgjë kundër shqiptarëve, nuk i ka kënduar fare masakrave të regjimit të Millosheviçit dhe nuk ka qenë gjëkundi mbështetës i atij regjimi as me fjalë as me vepra, e vërteta as që kishte rëndësi. Rëndësi kishte zjarri i politikës qorre, e cila krijon armiq, ushqehet armiqësisht dhe jeton për armiqësinë”! Dhe, tërë këtë “primitivizëm” Edi Rama ua taksë shqiptarëve të Kosovës dhe të Maqedpnisë së Veriut si dhe të viseve të tjera etnike! Është më se e vërtetë që, mankthi i Edi Ramës në politikën kombëtare, Albin Kurti, i ka ofruar marrëveshje super paqësore vëllait të Ramës, Aleksandër Vuçiqit! Ka kërkuar të shpreh keqadhje për politikat fashisoide të serbëve që i kanë ushtruar në Kosovë, ka kërkuar të kërkojë falje publike dhe, të nënshkruajnë marrëveshje se kurrë njëri-tjetrin, si shtete, nuk do ta sulmojnë! Vëllai i Edi Ramës nuk e pranon këtë ofertë, por, i ankohet Edi Ramës për atë se si shqiptarët e Kosovës ia ngacmojnë “plagët e vjetra” që qelben e do të qelben përjetë! Nga kjo perspektivë duhet ta shikojë të vërtetën në sy Edi Rama dhe jo me syza të Vuçiqit! Tutje, Edi Rama thekson: “Askush, hiç askund, nuk e dha asnjë provë të vetme për ta justifikuar histerinë mesjetare që shpërtheu kundër një muzikanti nga më të jashtëzakonshmit e Ballkanit.” A ka dëgjuar Edi Rama, për shembull, për Naim Krasniqin! A ka dëgjur për Rexho Mulliqin! A ka dëgjuar për Armend Rexhepagiqin, për Xhevdet Krasniqin! A ka dëgjuar për Dren Abazin, për Getoarin, për Kreshën – të gjithë këta more ishin, janë dhe do të jenë muzikantë nga më të jashtzakonshmit në Ballkan dhe më gjërë! Në të njëjtën ditë kur ishte Birra fest në Korçë, një festival i tilllë për birrën mbahej edhe në Beograd! Pse Beogradi nuk kërkoi që në këtë festival, si këmbim vlerash, të perfomojë dikush nga këngëtarët që janë “akademi” për nga vokali dhe për nga vlerat muzikore e njerëzore në krahasim me Bregoviqin e Edi Ramës! A është interesuar se pse gjithë ajo histeri, gjithë ai qëndrim fashisoid i serbëve, që nga portiri e deri te kryeminisri serb, Vuçiç, në raport me divat e muzikës botërore, Rita Ora, Bebe Rexha, Dua Lipa, Ava Max! Pse serbët e Edi Ramës kanë të drejtë që të shprehin urrejtje histerike, historike, madje të përjetshme kundër shqiptarëve të Kosovës dhe të shqiptarëve të tjerë jasht “Shqipërisë së Edi Ramës”, ndërsa po këta shqiptarë nuk kanë të drejtë të shprehin mllef kundër serbëve që kryen gjenocid në Kosovë, për decenie me radhë! Edi Rama vetëm për herë të parë po lidhë paqe me serbët, ndërsa shqiptarët e kanë provuar disa herë në histori dhe, si kundërshpërblim kanë marrur, po ato qëndrime barbare dhe fshisoide kundër shqiptarëve. Le të provojë Edi Rama e le të lidhet vëllazërisht me Albin Kurtin dhe do ta provojë pastaj gjithë helmin gjenocidal të serbëve aktualë që aq shumë po i dhimbsen se po “sulmohen me pa të drejtë nga shqiptarët histerikë të Kosovës”! Edi Rama thotë: “Ku ndryshojnë për shembull ata që në Serbi i hakërrehen me fjalorin më të ndyrë Dua Lipës në rrjetet e saj sociale, vetëm pse ajo është një shqiptare krenare e Kosovës, e cila del mbështjellë me të dy flamujt e shteteve tona, me ata që iu hakërryen me shqipen më të ulët në rrjetet tona sociale Goran Bregoviçit, duke e trajtuar si një kriminel lufte e duke i mveshur faje që ai nuk i ka bërë vetëm se ai këndon serbisht?” Kaq i ndërkyrer mund të dalë vetëm një komplet idiot! Qëndrime kaq “atërore” ndaj serbëve nuk ka pasur as Esat Pashë Toptani! Serbët e urrejnë Dua Lipën se ajo është shqiptare e Kosovës, siç urrejnë çdo gjë që është kosovare, madje edhe targat e makinave! Goran Bregoviqi urrehet sepse kurrë nuk shprehi keqardhje për faktin që kriminelët e luftës fashiste serbe, e përdorën muzikën e tij si motiv për të ushtruar sa më shumë akte dhune dhe gjenocidale mbi shqiptarët e Kosovës. Serbët e urrejnë Dua Lipën sepse ajo është produkt i një populli, i një familje artëdashës e të civilizuar që pësuan nga politikat fashisoide të serbëve; serbët shprehin keqadhje se si u shpëtuan këto diva pa ua prerë kokat. Ndërsa, Goran Bregoviqi është produkt i politikave fashisoide serbe, të cilave po ky “këngëtar i jashtëzakonshëm i Ballkanit” u ka thurrur odë dhe është mburrur me kontributin e vet për realizimin e politikave shfarosëse të serbëve ndaj kosovarëve! Serbët e urrejnë Dua Lipën sepse ajo flet shqip, këndon shqip, vallëzon shqip, është ambasadore e kulturës dhe e muzikës shqiptare në botë, ndërsa Bregoviqi i Edi Ramës megjithatë ngelë i përmasave të “Ballkan Open”-it të Vuçiqit. Akademia serbe, përfshirë edhe sektorin e muzikës, janë marrë me projekte e elaborate të tëra kundër shqiptarëve gjithandej! Akademia serbe merret me hartimin dhe realizimin e strategjive kombëtare serbe, pavarësisht se mund të jenë në dëm të ndonjë popullit, konketisht, të popullit shqiptar. Edi Rama merret me angazhimin e një Akademie e cila do të jetë vetëm në shërbim të tij, duke e përceptuar si kryeartistin shqiptar, zemërgjërë e serbopranues! Edi Ramës nuk i inetereson asgjë shqiptare përtej Surrelit të vet, sepse po doli e u zhyt në botën shqiptare, ai është shumë i vetëdishëm se do të duket si një kokërr sheqeri ne ms të një oqeani! Edi Rama e përfundon mendimin e vet bajgë me: “Ndryshojnë vetëm në faktin se të parët shajnë e mallkojnë serbisht, ndërsa të dytët sharjet e mallkimet i lëshojnë në shqip. Të dyja palët i përkasin besnikërisht kategorisë së ulët njerëzore të urrejtësve të verbër”! Po vetë Edi Rama, në cilin taborr është rreshtuar! Nëse është kundër atyreve që shajnë në shqip, atëherë i bie që të jetë në taborrin e tyre që shajnë serbisht! Budallain kurrë mos e vet, sepse gjithnjë të tregon vet’! Kryeministri, me keqardhje, duhet të dijë se i humbi të gjitha levat për ta respektuar e për ta pritur si kryeministër shqiptar (Sali Berisha konsiderohej si kryemnistër gjithëshqiptar)! Ai, pa dyshim, më i pritshëm e më i pranueshëm do të ishte në Serbi se sa në Kosovë e në Maqedoninë e Veriut! 


Sikur ta kishte kuptuar përgjigjen e Arbën Xhaferit, sot Edi Rama, pa dyshim, do t’i kishte punët si është më së miri në mesin e shqiptarëve këndej kufirit. Nëse ia mësynë ndonjëherë këtyre viseve, pa dyshim që do të pritet me vezë e me gaz lotësjellës. Sa keq! Ishte një, tashmë u bënë dy krieministra përjetë të padëshirueshëm nga populli i Kosovës: Vuçiqi dhe Edi Rma! Njëri kokrra e kriminelit e tjetri prototip i tradhëtarit!
F.B

Krimet serbe në Ballkan

Libri i parë flet për krimet serbe ndaj shqiptarëve në fillim të shekullit XX, ndërsa i dyti për krimet në Bosnjë në fund të shekullit XX. Shtëpia Botuese “Jakup Ceraja” sapo ka nxjerrë nga shtypi dy libra që flasin për krimet serbe në Ballkan. I pari “Golgota shqiptare 1912-1913”, i shkruar nga shkrimtari austriako-hebre Leo Freundlich dhe i përkthyer nga Arsim Buxhovi, flet për masakrat serbe ndaj shqiptarëve në kohën e luftërave ballkanike dhe në prag të Luftës së Parë Botërore. Leo Freundlich “Golgota shqiptare 1912-1913” Shkrimtari hebre Leo Freundlich, me banim në Vjenë, është njëri ndër intelektualët e paktë që mbajti koleksionin e të gjitha gazetave të mëdha të kohës, që tregonin mbi shfarosjen e së paku një gjysmë milioni shqiptarëve nga serbët në vitet 1912-1913. I revoltuar, ai ngriti zërin e tij kundër asaj që ai e quajti ‘Golgota shqiptare’, që u shoqërua nga masakra të atij tipi që nuk i kishte njohur bota më parë. “Unë e dënoj dhunën që ushtrohet padrejtësisht ndaj çdo populli. Ai që nuk bën kështu sot, të mos çuditet nëse nesër edhe ai vetë do të bëhet viktimë e një Golgote tjetër”, thotë shkrimtari hebre. Lufta e serbëve kundër shqiptarëve, nuk kishte karakter pushtues, por shumë më tepër. Ajo mori karakterin e spastrimit etnik dhe synonte që brenda një kohe të shkurtër t’i tregonin botës se shqiptarët qenë zhdukur nga Ballkani. Pikërisht për këtë arsye, ata i quanin shqiptarët turq dhe me këtë justifikim ose i shpërngulnin ose i masakronin. Freundlich i përshkruan masakrat e serbëve në vjeshtën e vitit 1912 – pranverën e 1913 në trojet shqiptare, Kosovë, Maqedoni kështu: “Me qindra e mijëra kufoma të masakruara notonin në rrjedhat e lumenjve. Ata që mund t’u shpëtonin sëmundjeve, urisë, plumbave të pushkëve të këmbësorisë dhe gjyleve të artilerisë serbe, grumbulloheshin në vende të caktuara dhe u jepej nga një plumb kokës. Më zi e pësonin ata që fshiheshin në shtëpitë e tyre. Pas kontrolleve të imta që bëheshin për plaçkitje dhe florinj, gjendeshin lehtë dhe thereshin si berrat. Torturat më të mëdha i pësonin gratë shqiptare, të cilat përdhunoheshin, lidheshin më pas, mbuloheshin me kashtë dhe digjeshin të gjalla. Në rast se ato ishin shtatzëna, u çahej barku me bajonetë dhe pasi u nxirrej fëmija nga barku, vendosej në majë të bajonetës apo të hunjve”. Libri tjetër, “Këta nuk do ta shkelnin as buburrecin”, i shkruar nga shkrimtarja e njohur kroate Sllavenka Drakuliq dhe i përkthyer nga Alfred Beka, flet për gjykimin në Gjykatën e Hagës të kriminelëve të luftës në Bosnjë. “Në Bosnjë, ku serbët, kroatët dhe myslimanët jetonin së bashku, lufta filloi në prill të vitit 1992. Për shkak të popullatës së përzier, ajo mori edhe karakteristikat e një lufte civile. Minoriteti serb atje, i “mbrojtur” nga Millosheviqi, shpalli shtetin e pavarur të Republikës Sërpska. Duke mos qenë në gjendje të parandalonte as Kroacinë dhe as Bosnjën që të largoheshin nga Jugosllavia, Millosheviqi – së bashku me serbët nga Republika Sërpska – tani filloi një luftë për një “Serbi të Madhe”. 



Pasoi rrethimi dyvjeçar i Sarajevës dhe, disa vite më vonë, enklava myslimane e Srebrenicës, e mbrojtur nga OKB-ja, ra në duart e ushtrisë së Republikës Sërpska. Rreth shtatë mijë myslimanë të paarmatosur u ekzekutuan – masakra më e madhe në Evropë që nga viti 1945”, kështu shkruan autorja kroate.


 Të dy librat i gjeni nëpër libraritë kryesore të Prishtinës, ndërsa mund t’i porositni edhe online në faqen e facebook-ut të Shtëpisë Botuese “Jakup Ceraja”.

F.B

Biografia e një çetniku të evropianizuar


Gazeta "Dibra" - KUSH ËSHTË Z.FLORI BRUQI ? Flori Bruqi ...


Nga Flori Bruqi

Nëse do të kishte një garë evropiane për patetikë politike, Aleksandar Vuçiq do të dilte i pari. Nuk ka asgjë që ai nuk ka bërë në muajt e fundit në lidhje me miratimin e Rezolutës së OKB-së për gjenocidin e Srebrenicës (zyrtarisht: Dita Ndërkombëtare e Reflektimit dhe Përkujtimit të Gjenocidit të Srebrenicës 1995). 

Lutej, lutej, fluturoi në Nju Jork, foli, qau dhe në fund, në stilin e një tifozi futbolli, u mbështoll me flamurin serb. Aleksandar Vuçiq ka lindur në vitin 1970.

 Ai u bë anëtar i Partisë Radikale Serbe në vitin 1993, kur u zgjodh deputet i Kuvendit të Serbisë. Partia në fjalë është partia e dukës çetnik Vojisllav Sheshelj, e lidhur me njësinë paraushtarake “Shqiponjat e Bardha”. 

I riu Vuçiq u ngjit në shkallët e pushtetit dhe ndikimit – në vitin 1995 ai u bë sekretar i përgjithshëm i partisë. Në të njëjtin 1995, në mars, Vuçiq vizitoi Glinën e atëhershme të okupuar, ku ai “u bë i famshëm” me një fjalim që ishte regjistruar siç duhet. Ai u premtoi të mbledhurve aty se Krajina dhe Glina serbe nuk do të jenë kurrë Kroaci dhe se qeveria e ustashëve nuk do të mund të shkojë më atje. Kamerat e RTS-së kanë regjistruar fjalimin e të riut Vuçiq në Kuvendin e Jugosllavisë në vitin 1995: “Vritni një serb, do të vrasim njëqind muslimanë! Pra, bombardoni, vrisni një serb, ne do të vrasim njëqind muslimanë”, kërcënoi Aleksandar Vuçiq kur NATO kishte sulmuar pozicionet serbe në Bosnje dhe Hercegovinë. Ai i shqiptoi ato fjali më 20 korrik 1995, menjëherë pas gjenocidit në Srebrenicë. Para disa vitesh u shfaq një video e Aleksandar Vuçiqit nga viti 1995, në pozicionet serbe mbi Sarajevë. Sheshelj erdhi për të vizituar formacionet paraushtarake serbe, në video shihet qartë se Vuçiqi është i armatosur, ashtu si ushtarët e tjerë në pozicionet mbi Sarajevën e shënjestruar. Në mars të vitit 1998 zgjidhet ministër i Informimit në qeverinë e atëhershme serbe, ende në kohën e Millosheviqit. Ai u tërhoq për një kohë të shkurtër nga politika në vitin 2008, pas ndarjes midis Sheshelj dhe Nikolić, por shpejt u kthye në politikë dhe u bë sunduesi politik i Serbisë që kontrollon gjithçka, përfshirë mediat. Politikisht ai përpiqet të paraqitet si i moderuar dhe të paktën me fjalët e tij zgjedh rrugën evropiane të Serbisë. Rezoluta ia kujton Vuçiqit së tepërmi rolin e tij të turpshëm në vitet ’90 Pikërisht formulimi i Rezolutës që thekson kujtesën e tmerreve të ndodhura dhe që individualizon krimin është ajo që Vuçiq nuk dëshiron të dëgjojë. I kujton periudhën në të cilën, kudo që shkoi, nxiste popullin dhe ngriti tensione dhe zbatoi politika që sollën aq shumë të këqija. Një politikë që përfundimisht e bëri Serbinë një vend të parëndësishëm, gjysmë të izoluar në Ballkan. Serbia, e cila në fund humbi një pjesë të territorit të saj pikërisht për shkak të politikave të zbatuara nga Vuçiq dhe të tjerë si ai. Sigurisht, disa do të thonë se Vuçiq nuk ka qëlluar askënd, ai vetëm ka folur dhe ka treguar armën. Megjithatë, nëse e shikojmë kështu, as Hitleri nuk ka qëlluar drejtpërdrejt në askënd. Me përjashtim të atij episodi të fundit, në bunker. Vuçiq është një e keqe politike e mbetur nga vitet ’90 Vuçiq është një e keqe politike e mbetur nga vitet ’90, një njeri i gatshëm të bëjë gjithçka për të mbajtur pushtetin, i gatshëm të sakrifikojë Serbinë dhe serbët për mbijetesën e tij politike. Një evropian i pastruar nga i cili shfaqet herë pas here imazhi i “vogëlushi të birrave” të dukës çetnik Sheshelj (sipas pamjevë të famshme ku Vuçiq u çon një arkë me birra mentorëve të tij politikë Vojislav Sheshelj dhe Tomislav Nikolić). Është Vuçiq, me ndihmën e Dodikut dhe nja dy të tjerëve, ai që lidh drejtpërdrejt Serbinë si shtet dhe serbët si popull me këtë Rezolutë – një akt që shpreh qartë dhe qartë një gjë shumë të rëndësishme. Përgjegjësia, duke përfshirë përgjegjësinë për gjenocidin në luftë, është individuale, personale, jo kolektive. Prandaj tekstin origjinal të Rezolutës nuk do ta gjeni në portalet dhe mediat miqësore të Vuçiqit, do të gjeni vetëm interpretimet e tij se është një sulm tjetër ndaj Serbisë dhe serbëve, gjë që nuk është e vërtetë. Tekstin e Rezolutës ia bashkëngjisim këtij neni. “Ne treguam se si ai lufton për Serbinë”, tha Vuçiq pas votimit në OKB. E cila, natyrisht, gjithashtu nuk është e vërtetë. Vuçiq është vetëm një çetnik i viteve të 90-ta, një njeri që me punën e tij politike, me fjalët dhe me nxitjet e tij u bëri shumë dëm të gjithëve në këtë zonë. Dhe që lufton vetëm për veten e tij. Teksti i Rezolutës Kombet e Bashkuara Asambleja e Përgjithshme 20 maj 2024 Sesioni i shtatëdhjetë e tetë Pika 14 e rendit të ditës Shqipëria, Australia, Austria, Bangladeshi, Belgjika, Bosnja dhe Hercegovina, Bullgaria, Kanadaja, Kili, Kroacia, Danimarka, Estonia, Finlanda, Franca, Gjermania, Islanda, Irlanda, Italia, Jordania, Lihtenshtajni, Lituania, Luksemburgu, Malajzia, Ishujt Marshall , Holanda (Mbretëria), Zelanda e Re, Maqedonia e Veriut, Norvegjia, Polonia, Ruanda, Sllovenia, Suedia, Turqia, Mbretëria e Bashkuar e Britanisë së Madhe dhe Irlanda e Veriut, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Vanuatu:* projekt-rezolutë e rishikuar Dita Ndërkombëtare e Reflektimit dhe Përkujtimit të Gjenocidit në Srebrenicë në 1995 Asambleja e Përgjithshme, Udhëhequr nga Karta e Kombeve të Bashkuara, Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut dhe Konventa për Parandalimin dhe Dënimin e Krimit të Gjenocidit, Duke kujtuar rezolutën 819 (1993) të Këshillit të Sigurimit të 16 prillit 1993 që e shpall Srebrenicën zonë të sigurt, rezolutën 827 (1993) të 25 majit 1993 mbi themelimin e Gjykatës Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë dhe rezolutën 1966 (2010) të dhjetorit 1962 (2010) për krijimin e Mekanizmit Ndërkombëtar për Gjykatat e mbetura penale, Duke kujtuar gjithashtu të gjitha vendimet e Gjykatës Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë, veçanërisht tetë që përmbajnë dënime për krimin e gjenocidit ndaj muslimanëve boshnjakë të kryer në Srebrenicë në vitin 1995, vendimi më domethënës i Dhomës së Apelit të Gjykatës së 19 prillit, 2004 (Prokurori kundër Krstiqit), aktgjykimi i Dhomës së Apelit të Mekanizmit Ndërkombëtar për Gjykatat e mbetura Penale i 8 qershorit 2021 (Prokurori kundër Mlladiqit) dhe aktgjykimi i Dhomës së Apelit të Mekanizmit i datës 20 mars 2019 (Prokurori v. Karaxhiq), si dhe aktgjykimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, i 26 shkurtit 2007, në të cilin Gjykata konstatoi se aktet e kryera në Srebrenicë përbëjnë akte gjenocidi, Duke riafirmuar kundërshtimin e fortë ndaj mosndëshkimit të gjenocidit, krimeve kundër njerëzimit, krimeve të luftës ose shkeljeve të tjera të së drejtës ndërkombëtare humanitare dhe ligjit ndërkombëtar të të drejtave të njeriut, dhe duke theksuar në këtë kontekst përgjegjësinë e shteteve për t’i dhënë fund mosndëshkimit dhe, për këtë qëllim, për të hetuar dhe ndjekur penalisht tërësisht, në përputhje me detyrimet përkatëse ligjore ndërkombëtare dhe ligjin e brendshëm, personat përgjegjës për akte të tilla, me qëllim që të shmanget përsëritja e tyre dhe të arrihet paqe e qëndrueshme, drejtësia, e vërteta dhe pajtimi, për të cilat pjesëmarrja e viktimave dhe të mbijetuarve dhe anëtarëve të familjeve të tyre është e një rëndësie qendrore , Duke përshëndetur përparimin e rëndësishëm të bërë nga gjykatat ndërkombëtare në vitet e fundit në luftën kundër mosndëshkimit dhe sigurimin e përgjegjësisë për gjenocidin, krimet kundër njerëzimit, krimet e luftës dhe krimet e tjera të rënda të kryera përmes sistemit ndërkombëtar të drejtësisë penale, Duke njohur në këtë kuptim kontributin e veçantë të Tribunalit Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë dhe duke theksuar rëndësinë e komunitetit ndërkombëtar për të qenë i gatshëm të marrë masa të përbashkëta përmes Këshillit të Sigurimit, në përputhje me Kartën, dhe në bazë të rasteve individuale në për të siguruar gjithashtu përgjegjësinë dhe parandalimin e gjenocidit, Duke përsëritur se përgjegjësia penale sipas ligjit ndërkombëtar për krimin e gjenocidit është e individualizuar dhe nuk mund t’i atribuohet asnjë grupi apo komuniteti etnik, fetar apo tjetër në tërësi, Duke marrë parasysh rolin e Këshilltarëve Specialë të Sekretarit të Përgjithshëm për Parandalimin e Gjenocidit dhe Përgjegjësinë për Mbrojtjen, dhe duke vënë në dukje rëndësinë e raportimit të rregullt për shkeljet e të drejtave të njeriut dhe të drejtës ndërkombëtare humanitare, si dhe për gjuhën e urrejtjes dhe nxitjen për ngritjen e hershme ndërgjegjësimi për gjenocidin e mundshëm, Duke vënë në dukje se ndjekja penale e personave përgjegjës për gjenocidin dhe krimet e tjera ndërkombëtare në sistemet gjyqësore kombëtare, duke përfshirë Gjykatën e Bosnjë-Hercegovinës dhe Tribunalin Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë, si dhe Mekanizmin Ndërkombëtar për Gjykatat e mbetura penale, është thelbësore për procesi i pajtimit kombëtar dhe ndërtimit të besimit dhe për rindërtimin dhe ruajtjen e paqes në Bosnje dhe Hercegovinë, dhe duke pranuar se bashkëpunimi i fortë rajonal ndërmjet zyrave të prokurorive kombëtare është thelbësor për promovimin e paqes, drejtësisë, së vërtetës dhe pajtimit midis vendeve në rajon, Duke përsëritur angazhimin e padiskutueshëm për ruajtjen e stabilitetit dhe promovimin e unitetit në diversitet në Bosnje dhe Hercegovinë, Duke vënë në dukje se viti 2025 do të shënojë tridhjetëvjetorin e gjenocidit të Srebrenicës, në të cilin humbën jetën të paktën 8,372, mijëra u zhvendosën dhe familjet dhe komunitetet u shkatërruan, 1. Vendos ta shpallë 11 korrikun Ditë Ndërkombëtare të Reflektimit dhe Përkujtimit të Gjenocidit të Vitit 1995 në Srebrenicë, që do të shënohet çdo vit; 2. Dënon pa rezerva çdo mohim të gjenocidit të Srebrenicës si një ngjarje historike dhe u bën thirrje shteteve anëtare që t’i ruajnë faktet e vërtetuara, duke përfshirë përmes sistemeve të tyre arsimore [dhe] duke zhvilluar programe të përshtatshme drejt parandalimit të mohimit dhe shtrembërimit të gjenocidit, si dhe përsëritjes së tij në të ardhmen. 3. Gjithashtu dënon pa rezerva veprimet që i madhërojnë të dënuarit për krime lufte, krime kundër njerëzimit dhe gjenocid nga gjykatat ndërkombëtare, përfshirë ata që janë përgjegjës për gjenocidin e Srebrenicës; 4. Thekson rëndësinë e përfundimit të procesit të gjetjes dhe identifikimit të viktimave të mbetura të gjenocidit në Srebrenicë dhe varrimin e dinjitetshëm të tyre, si dhe bën thirrje për ndjekjen e vazhdueshme të atyre autorë të gjenocidit në Srebrenicë, që nuk janë përballur ende me drejtësinë; 5. U bën thirrje të gjitha shteteve që t’iu përmbahen plotësisht detyrimeve të tyre sipas Konventës për Parandalimin dhe Ndëshkimin e Krimit të Gjenocidit, dhe të drejtës ndërkombëtare zakonore për parandalimin dhe ndëshkimin e gjenocidit, duke i pasur parasysh vendimet përkatëse të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë; 6. Kërkon nga sekretari i përgjithshëm të krijojë një program informimi të titulluar “Gjenocidi i Srebrenicës dhe Kombet e Bashkuara”, duke i filluar aktivitetet e tij me përgatitjet për përvjetorin e tridhjetë në vitin 2025, dhe gjithashtu i kërkon sekretarit të përgjithshëm që ta sjellë rezolutën aktuale në vëmendjen e të gjitha shteteve anëtare, organizatave të sistemit të Kombeve të Bashkuara dhe organizatave të shoqërisë civile, që ta respektojnë siç duhet; 7. I fton të gjitha shtetet anëtare, organizatat e sistemit të Kombeve të Bashkuara, organizatat tjera ndërkombëtare e rajonale dhe shoqërinë civile, përfshirë organizatat joqeveritare, institucionet akademike dhe palët e tjera relevante, që ta respektojnë Ditën Ndërkombëtare, duke përfshirë rite dhe aktivitete të veçanta në kujtim dhe nder të viktimave të gjenocidit të vitit 1995 në Srebrenicë, si dhe edukim të duhur dhe aktivitete për ndërgjegjësimin e publikut.

Lutius Domitius Ahenobarbus Nero Claudius Caesar




Lutius Domitius Ahenobarbus Nero Claudius Caesar, i njohur si Neron, perandor romak që u dallua për aventurat dhe mizoritë e tij të përbindshme.Neroni ka lindur 37-68, ishte perandori i fundit i dinastisë Jul-Klaude, e cila mbretëroi pas vdekjes së Augustit. Statuja e Neronit, në të cilën ai paraqitet si djalë i ri Që në moshë shumë të re, nëna e tij, Agripina, e edukoi me mësues të mirë: Senekën dhe Burhusin. Por sapo u çlirua nga ndikimi i tyre, Neroni u shthur dhe u bë ekstravagant. Sjellja e tij e bëri jopopullor. Pasioni i Neronit për garat me karroca dhe për teatrin, në të cilat merrte pjesë si një skllav vulgar, e ofendoi rëndë fisnikërinë romake. Neronin e kanë bërë përgjegjës për vrasjen e nënës së tij, për djegien e Romës dhe për persekutimin e krerëve të të Krishterëve. Mbretërimi i tij përfundoi në një kaos revoltash dhe komplotesh, të cilat e zhytën Romën përsëri në luftë civile. Neroni u shpall perandor nga pretorianët, kur ishte në moshën gjashtëmbëdhjetë vjeç. Nëna e tij, Agripina, kishte siguruar ngritjen politike të djalit të saj, duke helmuar rivalët e tij dhe ka shumë të ngjarë edhe burrin e saj, perandorin Klaud. Historiani romak Sueton thotë se Agripina donte të kishte ndikim të plotë mbi djalin e saj, Neronin. Ajo i vuri si tutor stoiukun Seneka. Seneka dhe Burhusi, të cilët ishin gjykatës, sigurojnë në vitet e para të principatës një administrim të efektshëm. Neroni e kalonte të gjithë kohën duke u marrë me aktivitetet e tij të preferuara, këngën dhe teatrin, të cilat aristokracia romake i gjykonte si të padenja për një princ.Por Neroni u lodh shpejt nga detyrimet që impononte pushteti dhe vendosi të bënte sipas kokës së tij. Neroni tentoi shumë herë të vriste Agripinën. Ai përdori pa sukses mënyra shumë të komplikuara, si tavane dhomash që shemben ose anije që mbyten. Në fund ai dërgoi ushtarë në banesën e nënës së tij. Edhe në këtë rast ekstrem, Agripina, e mori situatën në dorë. Ajo tregoi vendin ku vrasësit e saj donin ta godisnin: barkun që kishte mbajtur djalin e saj. Neroni urdhëroi ekzekutime të shumta pa gjyq, disa për të ndëshkuar komplotin e aristokracisë romake, të drejtuar nga Pizoni, disa pa ndonjë arsye tjetër, përveçse paranojës së tij. Seneka ishte viktima më e spikatur e komplotit të Pizonit, sepse Neroni i dha urdhër që të vriste veten. Sipas historianit romak, Taciti, Seneka u bind, duke ndjekur kështu traditën stoike: ai preu damarët, pastaj filloi të diktonte një kumtesë, ndërsa gjaku i rridhte nga kyçet. Tashmë i papenguar nga askush, Neroni u la rrugë të lirë pasioneve të tij. Vendimet e tij politike inkurajuan ndjekjen e zakoneve helenistike dhe preferencën për rreptësinë romake. Ai krijoi lojëra në stilin grek, madje, ngjitej edhe vetë në skenë, si në Romë, ashtu dhe në Greqi. Të gjithë dëshmitarët tallen me aspiratat e tij artistike. Taciti lë të kuptohet se poemat e Neronit përmbanin fjalët që thoshin, gjatë darkës, të ftuarit e tij. Pilostrati e pikturon duke u dridhur nga frika para se të luante përpara publikut grek.Suetoni siguron se zëri i tij ishte ”i dobët dhe i paqartë”,me gjithë ushtrimet që bënte dhe regjimin që mbante.Sidoqoftë, mbretërimi i Neronit solli një zhvillim të ri të letërsisë, e cila përpiqej të imitonte shekullin e Augustit. Suetoni thotë se një nga imazhet më mbresëlënëse të mbretërimit të Neronit është kur ai vështron Romën të pushtuar nga flakët, ndërsa këndonte vargjet e djegjes së Trojës. Ishte vetë Neroni që dogji Romën? Historianët nuk kanë rënë ende në të njëjtin mendim lidhur me këtë. U duk se zjarri ishte duke u shuar, kur një vatër e dytë më e fuqishme shpërtheu në kopshtet e një miku të Neronit. Taciti tregon se Neroni, i cili duhet të gjente një fajtor, ua hodhi fajin të krishterëve dhe në këtë mënyrë gjeti shkas për persekutimin e parë. Tradita e krishterë e paraqet Shën Palin si një nga viktimat. Përshkrimi mizor i vuajtjeve të tyre bën të pamundur çdo diskutim historik objektiv, por ngre shumë pyetje. Disa njerëz, të cilët në emër të "një autoriteti të lartë" përpiqeshin të ndalonin grupet që luftonin kundër zjarrit, me sa duket ishin të krishterë. Të krishterët e parë besonin se kthimi i premtuar i Mesisë dhe Gjykimi i fundit ishin afër. Djegia e Romës, kryeqyteti i të gjitha shthurjeve, duhet të përbënte në sytë e tyre pikënisjen e Apokalipsit. Mizoria e dënimeve që iu dhanë të krishterëve nuk ishte e justifikueshme, por, me sa duket, në këtë çështje jo të gjithë duhet të ishin krejtësisht të pafajshëm. Në kohën kur sundonte Neroni Seneka u bë i famshëm për rolin e tij si këshilltar, sa edhe për veprën e tij letrare. Ai ka lënë një numër të habitshëm shkrimesh: dialogë filozofikë, letra morali dhe tragjedi. Kritikët e tij bashkëkohës përçmonin në veprën e tij dashurinë për kulturën greke dhe filozofinë e tij të stoicizmit. I dëbuar për shkelje kurore me mbesën e perandorit Klaud, ai u thirr në Romë nga Agripina, për të qenë mësuesi i perandorit të ardhshëm, Neronit. Gjatë viteve të para të mbretërimit të Neronit, ndihma e tij u shfaq në reformat fiskale dhe gjyqësore. Ai kërkoi dhe mori lejën për të dalë në pension dhe kaloi tre vjet sabatikë, gjatë të cilëve ai krijoi traktatet e tij më të mira të filozofisë. Pastaj Neroni i dha urdhër të vetëvritej dhe ai u bind. Të krishterët nuk qenë problemi i vetëm i Neronit. Në Perandori shpërthyen revolta të shumta. Në Britaninë e Madhe, mbretëresha Budika u ngrit kundër romakëve dhe kryengritja e Judesë zgjati shumë yjet. Vindeks, guvernatori provincial i Galisë dhe homologu i tij në Spanjë, Galba, arritën të siguronin mbështetjen e legjioneve, që emëruan Galbën perandor. Senati, i detyruar të vepronte, e dënoi Neronin me vdekjen më të padenjë, kryqëzimin. I braktisur nga garda pretoriane dhe nga miqtë e tij të rrallë, Neroni u arratis nga qyteti dhe vrau veten, duke e lënë përsëri Romën në prag të luftës civ
ile.

Kush ishte Kaligula, perandori famëkeq romak që shpalli konsull kalin e tij


Kaligula. Wyznania szaleńca (szalenca) | eBay


Në vitin 37 Pas Krishtit, populli i Romës u gëzua kur pati më në fund një perandor të ri. Perandori Tiber kishte vdekur, ndërsa vendi ishte përfshirë nga kaosi. Tiberi, kishte nxitur një valë gjyqesh dhe ekzekutimesh për tradhti, të cilat e kishin përçarë shoqërinë. Më keq akoma, ai kishte ekzekutuar deri edhe anëtarë të familjes së tij. Perandori i ri, qe një nga të mbijetuarit e asaj fushate spastrimesh. Gai Jul Çezar Germanikus ishte vetëm 24 vjeç. Nipi i perandorit August, ai qe ndërkohë djali i i heroit të luftës, Germanikus. Në mendjet e qytetarëve të Romës, perandori Gai mund të sinjalizonte vetëm një rikthim në kohët e mira të dikurshme. Por e kishin gabim. Brenda 4 viteve, “shpëtimtari” i tyre vdiq, i vrarë nga rojet e tij. Historia do ta mbante mend perandorin Gai, si një nga sundimtarët më të keqij të Romës. Gjithashtu do ta kujtonte prej pseudonimit të urryer të fëmijërisë së tij. Gai Çezari, u bë “Çizmja e Vogël” ose Kaligula. Një megalomaniak gjakatar, Kaligula ishte fajtor për blasfemi, incest, vrasje, tortura dhe grabitje të kryera nga shteti. Megjithatë, mes mizorisë dhe sadizmit, prej tij lindin episode qesharake, si në rastin kur shpalli konsull kalin e tij të preferuar. Veprime të tilla, bënë që bashkëkohësit e perandorit të vënë në pikëpyetje gjendjen e tij mendore. Kaligula ishte thjesht një njeri i lig apo një i çmendur? Shtatë muajt e parë të mbretërimit të Kaligulës shkuan mirë. Perandori i ri ndoqi trashëgiminë e Tiberit, duke e kënaqur popullin romak më ndeshje të shumta mes gladiatorëve. Ai gjithashtu vendosi “demokratikisht” të konsultohej me Senatin, para të gjitha vendimeve që merrte, dhe duke shmangur shumë tituj nderi. Kaligula ri-thirri në qytet të gjithë të dëbuarit, investoi para në shumë vepra publike, si një ujësjellës i ri në rajonin e Tiberit, dhe miratoi ligje që rivendosën kontrollin popullor mbi magjistratët. Pastaj, në tetorin e vitit 37, ai u sëmur rëndë. Për njëfarë kohe, jeta e tij ishte në fije të perit, por për gëzimin e madh të të gjithëve, ai mbijetoi. Megjithatë, ky gëzim qe jetëshkurtër, kur u bë e qartë se Kaligula kishte ndryshuar në mënyrë dramatike. Disa nga sjelljet e perandorit, mund të konsideroheshin si të çuditshme, në mos “mizore”. Së pari ai shpalli hyjnizimin e vet. Senati kishte hyjnizuar Jul Çezarin dhe Augustin pas vdekjes së tyre. Megjithatë, ishte e pashembullt që një udhëheqës romak i gjallë, të pretendonte një nder të tillë. Gjithsesi, Kaligula kishte vendosur të ishte një nga hyjnitë më të lashta romake, Jupiter Latiaris. Ai ngriti menjëherë tempullin dhe caktoi priftërinjë e tij. Faltorja u kompletua me një statujë të artë të përmasave reale, në mënyrë që njerëzit ta adhuronin. Hyjnësia e Kaligulës, ishte e ndryshueshme. Një moment ai sillej në pallat si Jupiteri, i maskuar me një mjekër të rreme të artë, dhe një tridhëmbësh në duar. Ai synonte të bëhej Neptuni, ose një gjarpër kur ishte Merkerui. Kaligula vishte një fustan dhe pantoflat e gruas, kur pretendonte se ishte bërë Venusi. Për të pasqyruar gjithëpranimin e tij hyjnor, perandori hoqi të gjithë statujat e perëndive zyrtare, duke i zëvendësuar ato me të vetat. Kur nuk imitonte perënditë, Kaligula iu nënshtrohej atyre. Por sjellja e “çmendur” e Kaligulës nuk ishte e kufizuar vetëm tek çështjet fetare. Në vitin 39, ai vendosi të shkonte në luftë. Sulmoi gjermanët, ose më mirë pemët e pyjeve të tyre. Pasi mblodhi mjaftueshëm degë pemësh si pre të “betejës”, ai u zhvendos në brigjet e Galisë. Atje, Kaligula i rreshtoi ushtarët dhe artilerinë e tij, për t’u përballur me kanalin. Komandantët e perandorit, supozuan se ai synonte të pushtonte Britaninë. Por në vend të kësaj, Kaligula dha urdhër që ushtarët të mblidhnin guackat buzë detit. Pastaj, ushtria u detyrua të marshojë në breg të detit, duke mbushur helmetat dhe tunikat me guacka, që u ekspozuan në gjoks si trofetë e “plaçkitjes së oqeanit”. Sidoqoftë, gjesti më i çuditshëm i Kaligulës ishte ai me kalin e tij të preferuar, Incititus. Kali kishte stafin, shtëpinë dhe stallën e vet. Godina rruhej natën nga rojet, para se kali të garonte, në mënyrë që ai të mund të pushonte sa më mirë që të ishte e mundur. Kali flinte mbi një poste fildishi, dhe mbulohej me batanije purpurta, dhe me një shami të stolisur me xhevaire. Kaligula nuk i mohoi asgjë Incititusit. Ai organizoi edhe bankete në emër të kalit. Por ai i kapërceu të gjitha limitet, kur një ditë e mblodhi Senatin dhe njoftoi se synonte të bënte kalin e tij një konsull. Gjithsesi, shumica e sjelljeve të çuditshme pas sëmundjes, ishin qesharake në krahasim me bëmat e tjera. Ai fitoi një imazh të keq për imoralitet, dhunë dhe mizori ekstreme. Ndër gjestet më të neveritshme ishte incesti me të tria motrat e tij. Kur më e preferuara e tij, Drusila vdiq, Kaligula u zhyt në një dëshpërim të thellë. Ai i ndaloi të gjithë qytetarët e Romës të qeshnin, hanin apo të mbanin bankete, derisa sa zgjati periudha e zisë. Ai madje e shpalli Drusilën perëndeshë. Nëse ai incest qe konsensual, apo një çështje mbijetese, kjo nuk dihet me saktësi. Por Kaligula ishte padyshim një grabitqar seksual. Ai e kishte zakon të rreshtonte në paradë gratë e ftuara në festat e tij, para se të zgjidhte njërën prej tyre për të kaluar natën. Ndërsa festat perandorake u rralluan shpejt, për shkak të shpenzimeve të tij luksoze, Kaligula duhej të gjente mënyra të reja për të mbledhur fonde. Një ide ishte që pallati perandorak të kthehej në një shtëpi publike. Të gjitha gratë fisnike të martuara të Romës – dhe mjaft djemve të rinj iu kërkua të shërbenin në këtë “harem mbretëror”. Klientët ishin qytetarë që Kaligula i kishte mbledhur nëpër rrugët e Romës. Shumë fisnikë, vendosën të vrasin veten me dinjitet, para se t’i nënshtroheshin poshtërimeve të tilla. Kaligula torturoi dhe vrau qindra zyrtarë, përfshi edhe kushërinjtë e tij, kryesisht me akuzën e tradhtisë. Zullumet e tij e patën një fund tragjik. Ai u vra nga rojet e tij.

Një valë e madhe sharjes e fyerjesh ndaj Richard Grenell – të emëruarit të Donald Trump për Misione të Posaçme në botë

Trump ngre lart Grenellin: Ai është fantastik dhe inteligjent - KOHA



Një valë e madhe sharjes e fyerjesh ndaj Richard Grenell – të emëruarit të Donald Trump për Misione të Posaçme në botë – ka vërshuar rrjetete sociale pasi ai përgënjeshtroi Albin Kurtin i cili gjatë një tubimi zgjedhor tha të pavërtetë se “kurrë më të mira nuk kanë qenë marrëdhëniet Kosovë – ShBA”. Ish-diplomati, Avni Arifi, përmes një reagimi në rrjete sociale e ka quajtur “të pabesueshme” gjendjen me sulme sistematike ndaj Grenell për çka tha se në vend se të shahet Grenelli “pyesni Kurtin pse nuk e tha të vërtetën”. Richard Grenell nuk është as njeri i Serbisë as i Kosovës as i opozitës Kosovare e nuk është më as ambasador i SHBA-së në Gjermani. Pas zgjedhjeve në SHBA më 5 nëntor 2024, ai është bërë personi më i fuqishëm dhe më i afërt i presidentit të SHBA-së, Donald Trump. Grenell i shërben vetëm presidentit Trump dhe Shteteve të Bashkuara. Ai nuk është më lobist, as mik i askujt, dhe me siguri nuk i intereson fare as për pozitën, as për opozitën në Kosovë. Grenell nuk shqetësohet aspak nëse deklaratat e tij i shtojnë apo i ulin përqindjet e mbështetjes Kurtit apo opozitës. Qëndrimi i tij i fundit ishte një sqarim për Kosovën: Ishte përgënjeshtrim i asaj që tha Kurti, se raportet Kosovë-SHBA janë shumë të fuqishme. Ai tha të vërtetën dhe, për momentin, është përfaqësuesi më i besueshëm i qeverisë amerikane. Në vend që ta shani Grenellin, pyesni Kurtin pse nuk e tha të vërtetën. Mos harroni: Grenell është qeveria amerikane. Ai është edhe Bondstilli, edhe ushtria amerikane në Kosovë, edhe mbështetja diplomatike dhe ekonomike për Kosovën. Tashmë, gjithçka kalon përmes Grenellit.

SERBËT JANË ARDHACAKË NË KOSOVË



Nga Flori Bruqi 

Çfarë mësojnë serbët në një libër të Historisë për luftërat ballkanike? 

 Brenda afro 400 faqeve të një libri të Historisë, nxënësit e shkollave të mesme në Serbi, mund të mësojnë se fqinji i tyre, Mali i Zi, dhe Republika Sërpska – një nga dy entitetet kryesore që përbëjnë Bosnje e Hercegovinën – janë “shtete serbe”. 

 Në këtë libër, nxënësit nuk mësojnë se forcat serbe kryen gjenocid në Srebrenicë, në vitin 1995, duke vrarë më shumë se 8.000 civilë, kryesisht të paarmatosur. 

Krimet e tjera të luftës nga forcat serbe në luftërat e pas-Jugosllavisë pothuajse nuk përmenden fare.

 Jelena Gjureinoviq, një historiane nga Universiteti i Vjenës, analizoi saktësinë e përmbajtjes së një libri shkollor serb, në një vend i cili në më pak se tri dekada doli nga luftërat e brendshme të Ballkanit të viteve 1990.

 Ajo veçoi fragmente të librit që u mësojnë të rinjve serbë për rënien e Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë(RSFJ) dhe shteteve pasardhëse të saj, si një përzierje e “deklaratave problematike, paraqitjes selektive të fakteve, një fokus që korrespondon me nacionalizmin serb”. 

 Libri është një nga disa tekstet shkollore që mësojnë nxënësit e shkollave të mesme të larta në Serbi.

 Ai është botuar nga shtypshkronja Novi Logos me qendër në Beograd në vitin 2021, me autor Dushko Lolandiq, Ratomir Milikiq dhe Maja Milinoviq. “Shtetet serbe” “Përveç Republikës së Serbisë, shtetet serbe (ato ku jeton një përqindje e madhe e popullsisë serbe dhe ku flitet gjuha serbe) janë Republika Sërpska (si pjesë kushtetuese e Bosnje e Hercegovinës) dhe Mali i Zi”. 

 Mali i Zi dhe Bosnje e Hercegovina janë vende të njohura ndërkombëtarisht, kushtetutat e të cilave i përcaktojnë si të pavarura dhe sovrane dhe jo si “serbe”. Të dyja shtetet ishin pjesë e RSFJ-së që ekzistonte nga viti 1945 deri në vitin 1992, dhe para kësaj, nga viti 1918 ato ishin pjesë e Mbretërisë së serbëve, kroatëve dhe sllovenëve. 

 Me rënien e Bllokut Lindor, Bosnja shpalli pavarësinë e saj pas referendumit të mbajtur më 1 mars 1992 (pas deklaratave të ngjashme nga Sllovenia dhe Kroacia). 

Lufta e Bosnjës 1992-1995, që vuri përballë njësitë e Ushtrisë jugosllave dhe pasardhësit e tyre serbë kundër forcave boshnjake dhe kroate, filloi pas njohjes së Bosnjës nga shumë vende në Evropë dhe më gjerë. Bosnja u pranua si anëtare e Kombeve të Bashkuara në maj të vitit 1992. 

 Kushtetuta e Bosnjës – vend ky që përbëhet nga Republika Sërpska dhe Federata e Bosnje e Hercegovinës, së bashku me qarkun vetëqeverisës të Bërçkos – ka dalë nga Marrëveshja e Dejtonit, e cila i dha fund luftës në Bosnje, më 1995. 

 Mali i Zi e shpalli pavarësinë pas një referendumi të mbajtur në maj të vitit 2006 dhe u njoh shpejt nga të pesë anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. 

Gjureinoviq, historiane, vëren se tipizimi i përsëritur i tekstit shkollor për Malin e Zi dhe Bosnje e Hercegovinën si “shtete serbe”, në fakt “përfaqëson qëndrimin e autorit, e jo pretendime që janë të bazuara shkencërisht”. 

 “Kur shohim titullin e kapitullit ‘shteti serb’, shohim se ai nuk ka të bëjë fare me shkencën historike”, thotë ajo. Në një përgjigje për Shërbimin e Ballkanit të Radios Evropa e Lirë, botuesi Novi Logos, tha se përdorimi i termit “toka serbe” është përshkruar përmes plan-programit arsimor shtetëror serb për “periudhën më të hershme të mesjetës për zonat e Zetës mesjetare, Travunia, Rashkë, Zahumlje, Bosnjë dhe Paganija, të cilat pjesërisht do t’u korrespondonin zonave të Malit të Zi, Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinës së sotme”. “Terminologjia e tillë është përdorur në historiografinë serbe për më shumë se një shekull e gjysmë”, thotë botuesi.

 “Kërcënimi i serbëve në Mal të Zi” Mali i Zi --

  “Serbët në Mal të Zi u gjendën në një situatë të vështirë pas pavarësisë së asaj republike në vitin 2006… Nën sundimin e Milo Gjukanoviqit, serbët në Mal të Zi u shkarkuan nga shërbimi civil dhe u hoqën nga të gjitha pozitat shtetërore. 

Autoritetet në Podgoricë u përpoqën në çdo mënyrë të zvogëlojnë numrin e serbëve që jetojnë në Mal të Zi”. 

Duke cituar këto pretendime, ndër të tjera, më 13 tetor, nisma qytetare malazeze e quajtur “21 Maji”, kërkoi që ky libër shkollor të hiqej nga përdorimi. Ajo argumentoi se “është e papranueshme që literatura e teksteve shkollore të bazohet në gënjeshtra dhe qëndrime nacionaliste”. 

Kjo nismë qytetare e përshkroi karakterizimin e spastrimit të supozuar të sektorit publik të Malit të Zi si “të papërshtatshëm dhe të pabazë”. 

 Novi Logos  tha  se “kritikat [për tekstin shkollor] ndoshta kanë lindur si rezultat i ngjarjeve të brendshme politike dhe fërkimeve ndërpartiake në Mal të Zi, dhe se as Republika e Malit të Zi dhe as Këshilli Kombëtar i Pakicës Etnike Malazeze në Serbi nuk qëndronin pas kësaj nisme” për të tërhequr tekstin shkollor. 

 Megjithatë, mediat lokale raportojnë se Podgorica iu përgjigj me notë proteste Serbisë dhe i kërkoi fshirjen e pjesëve të diskutueshme në librin shkollor. Gjureinoviq, historiane, i quan këto pjesë të tekstit si “deklarata të pabaza të autorit” që nuk bazohen në literaturë të besueshme shkencore që nga shpërbërja e Jugosllavisë. “Nuk është vetëm promovimi i narrativës se serbët mund të jenë vetëm heronj, mbrojtës ose viktima, por edhe legjitimimi i politikës serbe të ndërhyrjes në Mal të Zi”, thotë ajo.

 Lufta në Kroaci dhe rrethimi i Vukovarit. Kush janë viktimat? Një banor i Vukovarit largon pasuritë e mbetura nga shtëpia e tij e shkatërruar më 28 nëntor 1991. Më shumë se 2.000 njerëz u vranë gjatë rrethimit tremujor të këtij qyteti kroat. Një banor i Vukovarit largon pasuritë e mbetura nga shtëpia e tij e shkatërruar më 28 nëntor 1991. 

Më shumë se 2.000 njerëz u vranë gjatë rrethimit tremujor të këtij qyteti kroat. Teksti shkollor u mëson nxënësve se, “lufta civile që shpërtheu në Kroaci, shkaktoi viktima të mëdha në mesin e civilëve serbë”. Krimet e luftës kundër civilëve kroatë gjatë viteve 1991-‘95 nuk përmenden asnjëherë në mënyrë eksplicite në këtë tekst shkollor. “Kur flasim për krimet që janë kryer kundër [kujtdo tjetër përveç] popullatës serbe, përdoret zëri pasiv dhe ne mësojmë thjesht se krimet janë kryer – por ne nuk e dimë se kush i ka kryer ose kundër kujt janë kryer ato. Në këto raste, nxënësit mund të supozojnë lehtësisht se viktimat janë serbë për shkak të narrativës së mjerimit dhe vuajtjes së popullit serb që përshkon të gjithë mësimin”, thotë Gjureinoviq. Për shembull, rrethimi tremujor i Vukovarit, në Kroacinë lindore, përshkruhet si vijon: “U zhvillua një betejë për Vukovarin, një qytet në Danub ku jetonin një numër afërsisht i barabartë kroatësh dhe serbësh, kryetar bashkie u zgjodh një serb.

 Kroacia dërgoi një numër të madh njësish të parregullta ushtarake në Vukovar për të zbatuar ligjet e reja që u miratuan në Zagreb. Disa mijëra njerëz vdiqën në luftën për qytetin, duke përfshirë një gjeneral të JNA-së [Ushtrisë Popullore Jugosllave]. Gjatë luftimeve janë kryer krime lufte kundër popullatës civile”. Vukovari ishte nën rrethim nga Ushtria Popullore Jugosllave dhe formacionet paraushtarake serbe për 87 ditë – nga gushti deri në nëntor të vitit 1991. Ushtarët nga Ushtria Popullore Jugosllave pasi kishin shënuar përparim nëpër një rrugë në qendër të Vukovarit, gjatë luftimeve më 17 nëntor 1991. Ushtarët nga Ushtria Popullore Jugosllave pasi kishin shënuar përparim nëpër një rrugë në qendër të Vukovarit, gjatë luftimeve më 17 nëntor 1991. Sipas spitalit të Vukovarit, 1.624 njerëz vdiqën gjatë rrethimit gati tremujor dhe më shumë se 2.500 të tjerë u plagosën. Rreth 5.000 njerëz u dënuan në kampe në Serbi dhe rreth 22.000 kroatë dhe joserbë të tjerë u dëbuan nga qyteti. 

 Në një moment, Ushtria Popullore Jugosllave nxori nga spitali i Vukovarit shumë nga të plagosurit, përfshirë civilë. 

Ata u vranë natën mes 20 e 21 nëntorit 1991, në vendin e një ish-konglomerati bujqësor dhe fermës së bagëtive të njohur si Ovcara. Rruzaret (tespihe) janë ekspozuar në vendin e varrit masiv në Ovçara afër Vukovarit më 28 shkurt 2014.

 Dyqind njerëz u zhvarrosën nga një varr masiv në Ovçara dhe kërkimi për eshtrat e rreth 70 prej tyre po vazhdon ende. Rruzaret (tespihe) janë ekspozuar në vendin e varrit masiv në Ovçara afër Vukovarit më 28 shkurt 2014. Dyqind njerëz u zhvarrosën nga një varr masiv në Ovçara dhe kërkimi për eshtrat e rreth 70 prej tyre po vazhdon ende. Veselin Sljivancanin, ish-shef sigurie i një brigade roje të Ushtrisë Popullore Jugosllave, u dënua nga Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë (ICTY) në Hagë, me 10 vjet burgim për ndihmë dhe nxitje në torturimin e të burgosurve në Ovçara. Gjureinoviq thotë se mësimet e librit shkollor mbi vitet 1990 “reflektojnë plotësisht politikën zyrtare të kujtesës [historike] dhe qëndrimin e Qeverisë [serbe] ndaj luftërave”. Një narrativë e tillë, thotë ajo, është e zakonshme për pothuajse të gjitha tekstet e historisë në Serbi, që kur luftërat në ish-Jugosllavi u futën në plan-program. Botuesi i tekstit kundërshton se libri shkollor është shkruar “ekskluzivisht për nxënësit në Republikën e Serbisë”. “Ekipi i autorëve është i vetëdijshëm për tekstet shkollore në republikat e tjera të ish-Jugosllavisë, në të cilat ka shumë gjëra që kontestohen nga pikëpamja e historiografisë serbe, por nuk na takon neve që t’u referohemi”, thotë Novi Logos. Ata shtojnë se teksti shkollor “përfshin shembuj të tmerrit dhe vuajtjes nga të gjitha palët ndërluftuese, me fokus të veçantë te serbët dhe zonat e banuara nga serbët, deri në masakrim”. Rrethimi i Sarajevës Paqeruajtësit e OKB-së dhe qytetarët e Sarajevës mbulohen nga të shtënat me armë në rrugicën famëkeqe të qytetit që njihej si "Rrugica e snajperëve", mars 1993. Paqeruajtësit e OKB-së dhe qytetarët e Sarajevës mbulohen nga të shtënat me armë në rrugicën famëkeqe të qytetit që njihej si “Rrugica e snajperëve”, mars 1993. “Sarajeva ishte nën një bllokadë të pjesshme nga forcat serbe dhe shumë serbë mbetën të burgosur në qytet, pasi forcat ushtarake myslimane nuk i lejuan ata të largoheshin. Luftimet po zhvilloheshin vazhdimisht rreth qytetit dhe në qytet u kryen krime lufte kundër serbëve, siç është konfirmuar në vitin 2021 nga një komision i pavarur ndërkombëtar”. Ushtria serbe e Bosnjës, e njohur si Ushtria e Republikës Sërpska (VRS), rrethoi Sarajevën në prill 1992, një qytet me mbi gjysmë milioni banorë sipas regjistrimit të vitit 1991. Rrethimi përfundoi në shkurt të vitit 1996. Gjatë asaj periudhe 1.425 ditore, qindra mijëra predha qëlluan qytetin nga kodrat përreth dhe më shumë se 11.500 njerëz u vranë, duke përfshirë rreth 1.600 fëmijë. Gjykata e Hagës për krimet e luftës dënoi me burgim tre komandantët Stanislav Galiq, Dragomir Millosheviq dhe Momcilo Perishiq, për rolet e tyre në rrethim. “Rrethimi i Sarajevës është një nga pikat në vendimin kundër Radovan Karaxhiqit, ish-presidentit të Republikës Sërpska (RS) dhe Ratko Mlladiq, ish-komandantit të VRS-së. Të dy u dënuan me burgim të përjetshëm në Hagë për krime lufte dhe gjenocid në Bosnje e Hercegovinë”.“Rrethimi i Sarajevës është një nga pikat në vendimin kundër Radovan Karaxhiqit, ish-presidentit të Republikës Sërpska (RS) dhe Ratko Mlladiq, ish-komandantit të VRS-së. Të dy u dënuan me burgim të përjetshëm në Hagë për krime lufte dhe gjenocid në Bosnje e Hercegovinë”. “Pjesa [ku flitet] për rrethimin e Sarajevës është ndoshta shembulli më fyes i shtrembërimit të fakteve”, thotë Gjureinoviq. Si përgjigje ndaj kritikave për mësimet e librit shkollor për shpërbërjen e Jugosllavisë dhe përshtypjes se “vetëm serbët ishin viktima”, Instituti Shtetëror i Serbisë për Përmirësimin e Arsimit thotë: “Ju sigurojmë se shumë lehtë mund të arrini një numër të madh historianësh, të cilët gjithashtu do të ishin të pakënaqur me përmbajtjen e tekstit shkollor, por do të deklaronin se vuajtjet serbe nuk ishin përshkruara sa duhet në të”. Më tej instituti thotë se “tekstet e Serbisë nuk paraqesin pengesën më të madhe për procesin e pajtimit në territorin e ish-Jugosllavisë, duke marrë parasysh disa sisteme të tjera arsimore, ku literatura e teksteve shkollore shpesh ka karakteristikat e leximit të propagandës”. Përfaqësuesit e institutit nuk pranojnë të specifikojnë se për cilat sisteme arsimore e kanë fjalën. Gjenocidi në Srebrenicë Një pamje nga ajri e Qendrës Përkujtimore të Gjenocidit të Srebrenicës dhe varreve të sapohapura në Potocari, Bosnje, më 10 korrik. Një pamje nga ajri e Qendrës Përkujtimore të Gjenocidit të Srebrenicës dhe varreve të sapohapura në Potocari, Bosnje, më 10 korrik. “…gjatë pushtimit të Srebrenicës në vitin 1995, njësitë serbe kryen krime të rënda lufte kundër luftëtarëve myslimanë dhe burrave që po luftonin për të dalë nga qyteti. Një numër prej tyre u kapën dhe u pushkatuan, ndërsa të tjerët vdiqën gjatë luftimeve. Historianët ende nuk pajtohen për numrin e të vrarëve dhe të vdekurve”. Gjureinoviq thotë se ky është krimi i vetëm i luftës i kryer nga forcat serbe që përmendet, me çdo detaj, në tekstin shkollor. “Por, më shumë se gjysma e atij teksti i kushtohet krimeve kundër serbëve (rreth Srebrenicës para vitit 1995), kështu që gjenocidi në Srebrenicë u cilësua vetëm si ‘krime i rëndë lufte'”, thotë ajo. Autoritetet në Serbi ende mohojnë se është kryer gjenocid në Srebrenicë, megjithëse Gjykata Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë (ICTY) ka konkluduar ndryshe. Forcat e Ushtrisë së Republikës Sërpska (VRS) vranë 8.372 burra dhe djem joserbë, në dhe rreth Srebrenicës. Më shumë se 25.000 gra, fëmijë dhe të moshuar u dëbuan nga ajo që ishte përcaktuar si një “zonë e sigurt” sipas rezolutave të shumta të OKB-së. Më shumë se 50 individë janë dënuar me mbi 700 vjet burgim për gjenocid ose krime të tjera lufte në Srebrenicë. Përveç Hagës, gjykatat në Bosnje e Hercegovinë i kanë karakterizuar gjithashtu krimet atje si gjenocid – i vetmi në territorin e ish-Jugosllavisë gjatë luftërave të viteve 1990. Radovan Karaxhiq, presidenti i parë i entitetit të Republikës Sërpska në Bosnje e Hercegovinë, nga gjykata e Hagës për krime lufte u dënua me burgim të përjetshëm për gjenocidin në Srebrenicë, veç krimeve të tjera. Komandanti i ushtrisë serbe të Bosnjës, Ratko Mlladiq, u dënua gjithashtu me burgim të përjetshëm nga kjo gjykatë, duke përfshirë një dënimin për gjenocid në Srebrenicë. Rreth 6.652 viktima janë varrosur deri më tani në Qendrën Përkujtimore të Srebrenicës në Potoçari, dhe 237 të tjerë janë varrosur gjetkë, me kërkesë të familjeve të tyre. Hetuesit dhe ekspertët e mjekësisë ligjore janë ende në kërkim të eshtrave të më shumë se 1.000 viktimave të tjera të Srebrenicës. Lufta në Kosovë Fëmijët shqiptarë duke qarë jashtë shtëpisë ku u vranë dy prindër të rinj, së bashku me një grua tjetër, kur një mortajë serbe ra në oborrin e shtëpisë së tyre në Kosovë, më 3 maj 1998. Fëmijët shqiptarë duke qarë jashtë shtëpisë ku u vranë dy prindër të rinj, së bashku me një grua tjetër, kur një mortajë serbe ra në oborrin e shtëpisë së tyre në Kosovë, më 3 maj 1998. “Në fund të shekullit XX (1999), kriza në Kosovë dhe Metohi çoi në agresionin e NATO-s dhe bombardimin e Republikës Federale të Jugosllavisë. Agresioni i paktit të NATO-s përfundoi me ardhjen e trupave të NATO-s në Kosovë dhe Metohi, që u pasua me krime të shumta kundër civilëve serbë. Ushtria serbe dhe një numër i madh i pjesëtarëve të popullit serb u larguan më pas nga Kosova dhe Metohia. Dhuna kundër popullatës serbe vazhdoi”. “Askund në tekstin shkollor nuk ka ndonjë parahistori të konfliktit, as nuk përmenden krimet e shumta të luftës të kryera nga njësitet e Ushtrisë Jugosllave (kundër civilëve shqiptarë etnikë), për të cilat ka aktakuza dhe aktgjykime nga Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavi”, thotë Gjureinoviq. Në mars të vitit 1999, forcat e NATO-s filluan të bombardojnë Republikën Federale të Jugosllavisë për shkak të eksodit dhe krimeve të supozuara të kryera nga forcat ushtarake dhe policore serbe, kundër popullsisë etnike shqiptare në Kosovë. Gjatë luftës në Kosovë, më shumë se 13.000 njerëz u vranë ose u zhdukën. Gjatë luftës në Kosovë, më shumë se 13.000 njerëz u vranë ose u zhdukën. Masakra e Reçakut “Në fillim të vitit 1999, forcat serbe u përleshën me UÇK-në [Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës] dhe çliruan fshatin kosovar të Reçakut nga terroristët shqiptarë. William Walker, shefi i misionit monitorues të OSBE-së, që ishte në Reçak gjatë konfliktit, akuzoi forcat serbe për krime të luftës kundër civilëve shqiptarë që as nuk ishin në fshat”. Më 15 janar 1999, forcat policore dhe ushtarake serbe në Kosovë vranë 45 civilë shqiptarë etnikë, duke përfshirë gra dhe fëmijë, në Reçak. Gjykata e Hagës arriti në përfundimin se shumica e të vrarëve u qëlluan në kokë, me sa duket nga një distancë e afërt. Policët serbë vendosen në pozicione më 18 janar në Reçak. Policët serbë vendosen në pozicione më 18 janar në Reçak. Raporte të shumta nga OSBE-ja dhe Human Rights Watch (HRW) i karakterizojnë ngjarjet në Reçak si një masakër ndaj civilëve shqiptarë etnikë nga forcat serbe. Masakra ishte kruciale për vendimin e NATO-s për të nisur sulmet ajrore kundër Republikës Federale të Jugosllavisë. Fytyrat e Reçakut Autoritetet serbe, duke përfshirë presidentin aktual serb, Aleksandar Vuçiq, e përshkruajnë Reçakun si një incident të “fabrikuar”. Si iu përgjigjën Qeveria serbe dhe botuesi kritikave ndaj tekstit shkollor? Kritikave lidhur me tekstin shkollor, institucionet serbe u janë përgjigjur duke thënë se ai është miratuar në përputhje me ligjin serb. Instituti për Përmirësimin e Arsimit i tha Shërbimit Ballkanik të “Radios Evropa e Lirë” se teksti shkollor, i botuar nga Novi Logos, ndjek kurrikulën dhe “bazohet në teoritë e pranuara shkencore, fakte, përfundime, interpretime, të dhëna aktuale dhe arritje bashkëkohore”. Ministria serbe e Arsimit, e cila e ka fjalën e fundit në miratimin e teksteve shkollore, nuk u është përgjigjur pyetjeve të REL-it. Ministria serbe e Arsimit, e cila e ka fjalën e fundit në miratimin e teksteve shkollore, nuk u është përgjigjur pyetjeve të “REL”-it. Novi Logos thotë se teksti shkollor “nuk është shkruar sipas gjykimit të lirë të autorit, por ekskluzivisht në përputhje me plan-programin mësimor [që është] i përshtatshëm për moshën e nxënësve”. “Autorët u përpoqën të paraqesin në mënyrë objektive dhe të paanshme ngjarjet apo personalitetet e përshkruara nga plan-programi”, thuhet në përgjigjen e shtëpisë botuese. Çfarë thonë nxënësit serbë? “[Ish-Jugosllavia] udhëhoqi një politikë anti-serbe në shumë momente”, thotë Milica 19-vjeçare, e cila u diplomua në një shkollë të mesme të Beogradit vitin e kaluar, për mësimet që mori nga klasa e historisë për shpërbërjen e Jugosllavisë. “Ishte e gabuar për popullin serb, shkatërrimtare për ne”. Ndonëse tekstet shkollore përmbajnë mësime mbi shpërbërjen e Jugosllavisë, një tjetër i diplomuar në shkollën e mesme, në vitin 2022, Ilija Siljegoviq, thotë se atij dhe shokëve të tij të klasës, nuk iu mësuan asgjë për këtë. “Mësimi i fundit që patëm ishte Lufta e Dytë Botërore dhe pasojat e saj”, thotë ai. “Ne nuk i kemi mbuluar fare temat e Kosovës apo shpërbërjes së [Jugosllavisë]”. Një tjetër nxënës, Marko Ogrenjaq, thotë gjithashtu se nuk ka mësuar asgjë në shkollë për luftën në territorin e ish-Jugosllavisë. “Për shkak të koronavirusit, mbetëm mbrapa me mësime. Profesori na tha të përpiqeshim të hulumtonin dhe mësonim vetë”, thotë ai.

Çfarë ndodhi më 1 nëntor 2025?

  Serbia ka heshtur lidhur me raportimet se një serb është plagosur dhe rrëmbyer nga Xhandarmëria serbe në territorin e Leposaviqit, në veri...