Agjencioni floripress.blogspot.com

2025/02/06

E vërteta historike e shqiptarëve të lashtë

Nga Rezart Dani 


Në numrin (86) të datës 22.6.1878 të gazetes “Terxhumani Shark” Samiu dëshmon se krahina e Toskërisë që quhet Epir, që nga kohët e vjetra ka qenë Shqipëri dhe se Pirroja, Aleksandri i Madh dhe Aristoteli do t’i kenë takuar racës shqiptare. 


Epir, shkruan Samiu, në gjuhën greke do të thotë stere, vendasit nuk e quanin me këtë emër. Grekët e vjetër këtë krahinë nuk e kanë numëruar Greqi, por e patën parë me pamje si “varvaros”, barbarë, do me thënë si tokë e huaj. Përderisa historianët grekë, – argumenton Samiu në shkrimin e tij, çdo pëllëmbë të tokës së Greqisë e kanë përshkruar me detaje dhe gjerë e gjatë, Epiri për shumë kohë ishte i panjohur për historinë. Kjo dëshmon se kjo krahinë konsiderohej si një tokë jashtë Greqisë. Pasi flet për disa përzierje të gjuhëve dhe kulturave në zonat kufitare sidomos në krahinën greke të Eolisë, Samiu shpjegon origjinën e pellazgëve, të cilët kanë qenë para grekëve. Me ardhjen më vonë të helenëve pellazgët u shtynë në Thesali dhe prej andej në Epir. Kurse disa prej tyre kishin shkuar në Itali”. Meqënëse në kohën e dyndjes së tyre në Evropë, – shkruan Samiu, helenët ndodheshin në gjendjen e barbarisë, kishin pranuar besimin e pellazgëve dhe kishin marrë shumë gjëra nga gjuha e tyre. Nga përzierja e gjuhës së tyre, lindi në Greqi një gjuhë e cila me kalimin e kohës u nda nga pellazgjishtja. Këtu gjen mbështetjen shkaku pse gjuha e poetit Omer të “Iliadës dhe Odisesë” shihet si më e afërt me pellazgjishten si gjuha e filozofit Platon. Samiu përmend edhe një fakt tjetër lidhur me këtë çështje se emrat e perëndive greke, pothuaj të gjithë janë pellazgjisht dhe arrin në përfundimin se gjuha e vjetër e Epirit nuk ka qenë greqishtja, por ka qenë pellazgjishtja. “Historishkruesi i Greqisë së vjetër, Pintarku dhe gjeografi Straboni e thonë qartë se Epiri përdorte një gjuhë të veçantë, se edhe në Maqedoni nuk flitej gjuhë veç kësaj. Straboni në gjeografinë e vet Epirin nuk e përmend në pjesën që i kushtohet Greqisë, kurse Ilirinë dhe Maqedoninë i ka trajtuar së bashku, – shkruan Samiu në përgjigje të “Neologos”-it. Duke vazhduar më tej ai jep argumente të tjera lidhur me gjuhën duke arritur në përfundimin: “E si të mos themi me bindje të plotë se këta janë stërnipat e pellagëve? Pra, mendoj, shkruan dijetari i madh, se kemi mundur të dëshmojmë që banorët e Epirit (si ata të Maqedonisë) kanë qenë pellazgët, se pellazgë do të thotë shqiptar, dhe se për këtë arsye Epiri që nga kohët e lashta ka qenë tokë shqiptare. Edhe gjeografi i shquar Malte Bron vërteton këtë tezën tonë dhe e provon me fakte të pakundërshtueshme, – përfundon arsyetimin Samiu, duke vazhduar me një arsyetim tjetër: “Ndërsa, përsa u përket Pirros, Aleksandrit dhe Aristotelit, deri sa i pari është bir i tokës së Epirit dhe dy të tjerët janë bij të tokës së Maqedonisë, pse të mos pranojmë se ata kanë qenë shqiptarë? Dihet se edhe vetë grekët i quanin “varvaros”, d.m.th të huaj. Ligjëratat që ka mbajtur Demosteni kundër Filipit, atit të Aleksandrit, ekzistojnë edhe sot e kësaj dite”. Më tej Samiu tregon se kur ndodhej në Azi Aleksandri i pati folur njërit prej gjeneralëve të tij me një gjuhë që flitej vetëm në vendin e vet. Që të ketë qenë bullgarisht, thotë ai, dihet që bullgarët kanë ardhur vonë në Evropë. Nga Plutarku e Straboni kemi mësuar se Maqedonia dhe Epiri kishin një gjuhë të përbashkët. Prandaj, gjuha e veçantë, që ka folur Aleksandri natyrisht do të ketë qenë pellazgjishtja, dmth, shqipja dhe vetë ai dhe mësuesi i tij, Zoti e di mirë, kanë qenë shqiptarë. Sa për përkatësinë shqiptare të Skënderbeut është e kotë t’i hyjmë punës për të dëshmuar një gjë të tillë, përfundon artikullin e tij polemik Samiu. Sami Frashëri – grekëve: “Kam ngrënë bukën time, s’më kini ushqyer ju”! Aq poshtë ranë kalemxhinjtë filogrekë sa harrojnë ose bëjnë sikur harrojnë historinë e familjes së shquar të Frashërllinjve, që krahas çështjes kombëtare, dha një kontribut të çmuar në administratën e atëhershme turke. Më e dallueshme në këtë drejtim ka qenë puna shkencore e Samiut. Po ndaj tij, gazeta greke e asaj kohe lëshon një lumë akuzash e sulmesh personale. Arrijnë deri atje sa i thonë se edhe mendjen e ka nga ata. Po ku kishte ky njeri një të metë. E vetmja, sipas grekëve, ishte se Samiu kishte harruar bukën që i kishin dhënë grekët, kur kishte studiuar në gjimnazin “Zosimea” të Janinës. “Shyqyr zotit, thotë Samiu, nuk kemi patur nevojë për ta na ushqyer të tjerët”. Dhe vërtetë ai s’ka marrë bursë ose ndihmë financiare greke, por, siç dihet, për të shpenzonte vëllai më i madh i tij, Avdyli, që e kishte nën mbikëqyrje e kujdes. “Për këtë ka inat, thoshin kalemxhinjtë e fletushkës greke”. Por edhe këtë problem Samiu e qartëson mirë, duke thënë se nuk jemi rritur me edukatën greke, vetëm kemi mësuar gjuhën greke, në një shkollë greke. Ne nuk kemi ndjekur këtë shkollë për t’u ushqyer si “epitropos”, por për të marrë kulturë. Më tej Samiu përmend se shkolla greke, edhe ato të Athinës janë ngritur nga toskët, siç është një nga ata, Zhapa, dhe mbahen me shpenzimet e tyre. Duke përfunduar Samiu shkruan: “Mos u dashka vallë që një njeri që ka qenë në një shkollë greke, e cila gjendet në territorin e perandorisë osmane ose edhe në territorin grek, të tradhtojë origjinën dhe kombësinë e vet, për të përkrahur pretendimet e padrejta të grekëve? A nuk do ta quante të ligjshme e ta miratonte “Neologosi” shërbimin që do t’i bënte një grek që ka studiuar në Petersburg, panësllavizimit në vend të interesave greke.

Zbulohet arsyeja pse afganët e mbetur të Shëngjinit nuk u pranuan në Amerikë

Gazetari i njohur Isa Myzyraj ka publikuar sot në profilin e tij në META, foto nga afganët e mbetur në Shëngjin. Pavarësisht se ata duket se bëjnë një jetë normale në pritje të realizimit të ëndrrës amerikane, asgjë nuk është sic duket. Pas urdhërit të Trump për mos lejimin e emigrantëve dhe deportimin e tyre, sidomos kur ata kanë arsye që cënojnë sigurinë publike, nuk marrin as viza apo nuk lejohen të futen në SHBA. Kështu gazetari Isa Myzyraj tregon që kjo ishte arsyeja që këta emigrantë janë në Shëngjin, duke konfirmuar dyshimet e hedhura nga disa gazetarë që si të gjithë emigrantët e tjerë të ardhur në Shqipëri nga marrëveshje sekrete me SHBA, edhe këta janë një kërcënim i ri për sigurinë publike shqiptare. Pra rrugëtim i njëjtë i statusit i ngjashëm me iranianët e Manzës: në fillim shpallen terroristë, pastaj rekrutohen si spiunë amerikanë, pastaj sillen në Shqipëri si refugjatë humanitarë, pastaj krijojnë enklavën e tyre, pastaj bëjnë thirrje për luftë në vendin e origjinës, e megjithëse jane nje hap larg varrit e konsiderojnë veten opozitë, përfshihen në akte spiunazhi, vrasjesh politike , dhe Shqipëria në shenjestër hakmarrjeje nga shteti i tyre i origjinës. – Ja kjo ështe eksperianca e kaluar me këtë gupim të ardhur në 2013. Ndërsa grupimet e tjera më të vjetra si bektashinjtë, tashmë janë disa hapa më larg duke krijuar shtet në territorin e tyre prej 22 ha.---

Urdhri ekzekutiv i Trump rikthen frikën mes afganëve të mbetur në Shëngjin

Nga Vladimir Karaj 


  Pas pezullimit të programit të pranimit të refugjatëve nga administrata e presidentit amerikan Donald  Trump, fluturimi i planifikuar për në SHBA u anulua, ndërsa qindra afganë që gjenden aktualisht në Shëngjin jetojnë me frikën e izolimit në Shqipëri apo kthimit pas te talebanët. 
Soban, 32 vjeç, mban vështrimin e ngulur në det, ndërsa vajza e tij e vogël 4-vjeçare luan këmbëzbathur në rërën e plazhit të Shëngjinit në fund të janarit. Ai dhe familja e tij prej gjashtë anëtarësh kishin planifikuar të udhëtonin drejt Shteteve të Bashkuara më 30 janar 2025 , por fluturimi – pjesë e operacionit AfghanEvac u anulua.

 “Kur unë dhe familja dëgjuam për anulimin e fluturimit, u shokuam, mbetëm pa frymë”, tha Soban, i cili foli me BIRN në kushtet e anonimatit nga frika e hakmarrjes ndaj familjes së tij në Afganistan. 

 Soban mbërriti në Shqipëri një muaj më parë nga Mazar e Sharif, një qytet në veri të Afaganistanit. 

Së bashku me rreth 400 afganë të tjerë, ai ndodhet i bllokuar pa rrugëdalje në Shëngjin, pas një vendimi të presidentit Donald Trump për të ngrirë programin e pranimit të refugjatëve në SHBA.

 #AfghanEvac, një koalicion organizatash që ndihmojnë afganët që punuan për qeverinë apo kompani amerikane që t’i shpëtojnë përndjekjes nga Talebanët në pushtet llogarit se urdhri i  Donald Trump ka bllokuar evakuimin e gati 40 mijë aleatëve të Shteteve të Bashkuara, që gjenden aktualisht në Afganistan, Pakistan dhe vende të tjera.

 “Këta njerëz kanë luftuar përkrah forcave të SHBA-ve, kanë derdhur gjak përkrah tyre, shumë kanë humbur anëtarë të familjes, shumë kanë rrezikuar jetën e tyre dhe shumë prej tyre na kanë shpëtuar jetën. 

Ne u detyrohemi këtyre njerëzve,” tha Shawn VanDiver, përfaqësues i AfghanEvac përmes një mesazhi në X. 

 VanDiver i kërkoi presidentit  Donald Trump përjashtimin e kësaj kategorie nga urdhri i tij ekzekutiv për refugjatët. 

 Vendim i përkohshëm? 

  Pas një lufte të kushtueshme 20-vjeçare në Afganistan, Shtetet e Bashkuara tërhoqën trupat e tyre në verën e vitit 2021, ndërsa militantët talebanë morën pushtetin.

 Përmes operacioneve humanitare, mijëra afganë që kishin punuar për Shtetet e Bashkuara, aletatët e tyre apo kompani amerikane u larguan nga vendi për t’i shpëtuar hakmarrjes dhe përndjekjes. 

 Rreth 2 mijë prej tyre mbërritën fillimisht në Shqipëri dhe pas procesimit të dokumenteve të tyre, u larguan më pas në drejtim të Shteteve të Bashkuara, Kanadasë apo vendeve të tjera aleate. Por vendimi i administratës së Trump për të pezulluar programin e pranimit të refugjatëve në SHBA ka lënë në pasiguri rreth 400 afganë që gjenden aktualisht në Shëngjin.

 Emal, 30 vjeç nga Kabuli, thotë se punoi për SHBA-të si asistent administrator para vitit 2021. 

Pasi talebanët morë nën kontroll Afganistanin, ai në pamundësi për t’u larguar zgjodhi të fshihej.

 “Pasi talebanët morë kontrollin ne kemi jetuar fshehur, një herë këtu, njëherë aty, një herë në një provincë tjetër. Ne që punuam për SHBA u detyruam t’i linim shtëpitë”, thotë 30-vjeçari që ka mbërritur në Shqipëri 5 ditë më parë. 

 Emal thotë se arratisja nga Afganistani ishte e vetmja mënyrë për të mbijetuar për ta dhe familjet e tyre. Ai thotë se në çdo vend tjetër përpos vendlindjes ndjehet i sigurt dhe në Shqipëri, gjithçka ka shkuar mirë, por shpreson që presidenca në SHBA ta rikonsiderojë vendimin.

 “Nuk është se e kemi menduar shumë, por kemi shpresë që Trump do ta rikonsiderojë dhe do të lejojë fluturimet për ne, pasi ne punuam për SHBA-të dhe jeta jonë është në rrezik e nuk mund të kthehemi në Afganistan”, thotë ai. Edhe një 51 vjeçar, i cili mbërriti në Shëngjin 10 ditë më parë, shpreson se pezullimi është i përkohshëm dhe gjërat do të kthehen në normalitet në vijim. 

Ai thotë se fakti që pati një fluturim vetëm katër ditë më parë tregon se operacioni i evakuimit të afganëve që punuan me aleatët do të vazhdojë. “Unë mendoj që vendimi i zotit Trump është normal, pasi është i përkohshëm dhe jo i përhershëm”, tha ai. Burri që si shumë refugjatë po shëtiste me bashkëshorten buzë bregdetit i tha BIRN se ishte në Shqipëri me 3 vajzat. Ai tregoi se kishte punuar si inxhinier ndërtimi për amerikanët dhe se kjo CV e vendoste në rrezik. “Nuk është e sigurt atje për ne. Është shumë e rrezikshme për ne, pasi unë kam punuar me projekte amerikane në Afganistan”, tha ai. ‘S’ka kthim pas’ Rreth 400 shtetas afganë ndodhen në Shqipëri, në pritje të udhetimeve drejt Shteteve të Bashkuara. Foto: Nensi Bogdani. Soban i tha BIRN se e përjetoi me akth dhe frikë largimin nga Afganistani. “Ditën e fluturimit, që nga momenti që hipëm në avion në Kabul e deri sa dolëm nga hapësira ajrore afgane isha i përfshirë nga frika. Çdo sekondë mendoja se aeroplani do kthehej pas dhe do na dorëzonin në duart e Talebanëve”, kujton ai. Ashtu si të tjerët, Soban shpreson që vendimi i Trump të rikonsiderohet, pasi ai thotë se për të dhe familjen e tij nuk ka kthim pas. “Kthimi pas në Afghanistan na vendos ne në rrezik serioz. Atje nuk kemi siguri për vete, dhe rrezikojmë arrestimin, torturën dhe ndoshta edhe vdekjen”, thotë ai. 32 vjeçari thotë se personat që bashkëpunuan me SHBA përndiqen nga talebanët dhe shpesh i nënshtrohen torturës dhe poshtërimit e dehumanizimit. Vetë ai thotë se e ka përjetuar në kurriz një torturë të tillë, pasi talebanët zbuluan që kishte punuar për një kompani amerikane. “Unë jam një prej viktimave të brutalitetit. Kur u arrestova nga talebanët dhe kur pas marrjes në pyetje ata mësuan nga telefoni që kisha bashkëpunuar me forca të SHBA, iu nënshtrova një torture fizike e mendore të tmerrshme”, thotë ai. Për të dhe të tjerë afganë që ndodhen në Shëngjin kthimi pas është dënim me vdekje. 32-vjeçari thotë se shpreson që arratia nga Afganistani do i mundësojë atij dhe 4 fëmijëve një jetë më të mirë. Ai thotë se ka një vajzë 13-vjeç që ëndërron të bëhet doktoreshë dhe shpreson që kjo t’i bëhet e mundur, pasi talebanët ua kanë hequr këtë mundësi vajzave. “Gjithçka shpresoj është që SHBA të mbajnë premtimin që u kanë dhënë aleatëve të tyre afganë dhe të na transferojnë në një vend të sigurt”, thotë ai. Megjithatë 32-vjeçari nuk e fsheh frikën se gjërat mund të mos shkojnë siç ai do të donte dhe anulimi i fluturimit të 30 janarit ia ka shtuar ankthet. “Sërish m’u shfaq parasysh situata e rëndë në Afganistan. Jemi frikësuar se qeveria e SHBA na ka braktisur dhe do të na dërgojnë sërish pas”, tha ai....


Njihuni me dy shkencëtarët iranianë të mbajtur në SHBA dhe Itali në komplotin e ‘marrjes së pengjeve’ të organizuar nga FBI

Dy shkencëtarë iranianë janë burgosur për tre javë – njëri në Shtetet e Bashkuara dhe tjetri në Itali – me akuza të pabaza, duke reflektuar një politikë të gjatë të SHBA-së për mbajtjen peng të shtetasve iranianë për arsye politike. Në mbrëmjen e 16 dhjetorit, Mohammad Abedini Najafabadi, një inxhinier dhe sipërmarrës që kalonte kohën e tij midis Iranit dhe Zvicrës, u arrestua në aeroportin Malpensa nga autoritetet italiane pasi mbërriti me fluturim nga Stambolli. Rreth të njëjtën kohë, në Massachusetts, autoritetet amerikane arrestuan Mahdi Mohammad Sadeghi, një inxhinier i punësuar në një kompani amerikane gjysmëpërçuese. Dy arrestimet thuhet se janë të lidhura me të njëjtin rast, i cili bazohet në akuza të pabazuara për shkeljen e ligjeve të eksportit të SHBA-së dhe sigurimin e Iranit me teknologjinë e përdorur në një sulm me dron në Jordani vitin e kaluar që vrau tre ushtarë amerikanë dhe plagosi 47 të tjerë. Të dy personat akuzohen në mënyrë të pabazë për ngritjen e kompanive në Zvicër dhe SHBA për të kanalizuar pajisje të avancuara amerikane drejt përmirësimit të sistemeve të navigimit për ushtrinë iraniane. Ata kanë mohuar të gjitha akuzat, duke u deklaruar të pafajshëm, ndërsa zyrtarët në Teheran gjithashtu kanë dënuar ashpër ndalimet e tyre të motivuara politikisht në SHBA dhe Itali. Ministria e Jashtme e Iranit ka thirrur në protestë ambasadorët italianë dhe zviceranë ditët e fundit, duke paralajmëruar se Italia rrezikon të dëmtojë marrëdhëniet dypalëshe duke u rreshtuar me “qëllimet politike dhe armiqësore” të SHBA. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Esmaeil Baghaei, gjatë konferencës së tij javore të hënën, tha se ndalimi i një shtetasi iranian në Itali me kërkesë të Uashingtonit përbën pengmarrje. “Ne e konsiderojmë ndjekjen ose ekstradimin e shtetasve iranianë në vende të caktuara si një formë pengmarrjeje,” tha Baghaei. “Akuza kryesore ndaj tyre është anashkalimi i sanksioneve të njëanshme amerikane. Fabrikimi i një mbulesë gjyqësore për të futur në kurth shtetasit iranianë është i paligjshëm, imoral dhe një shkelje e të drejtave të njeriut.” Kush është Mahdi Mohammad Sadeghi? Mahdi Mohammad Sadeghi, 42 vjeç, është një shtetas iraniano-amerikan me banim në Natick, Massachusetts, me një karrierë të shquar si inxhinier elektrik. I lindur në Iran, Sadeghi filloi udhëtimin e tij akademik në Universitetin e Teheranit, ku fitoi një diplomë bachelor (BSc) dhe një diplomë master (MSc) në inxhinieri elektrike dhe elektronike. Gjatë kohës së tij në Iran, Sadeghi zhvilloi një metodë novatore për gdhendjen anizotropike të polimereve, duke ofruar një alternativë novatore për mikropërpunimin. Hulumtimi i tij u shtri në teknikat e rritjes së nanotubeve të karbonit (CNT) dhe një qasje pioniere të nano-litografisë duke përdorur CNT. Duke kërkuar të vazhdojë arsimimin e tij, Sadeghi u transferua në Shtetet e Bashkuara, ku mori një diplomë master (MA) në ekonomi dhe një doktoraturë në inxhinieri elektrike dhe elektronike nga Universiteti i Miçiganit. Nga viti 2008 deri në 2013, ai punoi si asistent i diplomuar në kërkime, duke u thelluar në sistemet mikroelektromekanike (MEMS). Fokusi i tij përfshinte një klasë të re pajisjesh biomimetike MEMS të frymëzuara nga sistemet mikro-hidraulike të ngjashme me flokët, duke avancuar teknologjitë e ndjeshmërisë dhe aktivizimit me performancë të lartë. Si studiues në Universitetin e Miçiganit midis 2014 dhe 2015, Sadeghi drejtoi dy projekte të mëdha: një në sensorët inercialë 3D dhe tjetri në sensorët e rrjedhës për navigimin e automjeteve mikro-ajër (MAV). Ai menaxhoi piketat e projektit, lehtësoi bashkëpunimin me institucionet dhe partnerët e industrisë dhe shfaqi demonstrime të drejtpërdrejta të pajisjeve të tij në veprim. Në vitin 2016, Sadeghi themeloi Tacit Motion Inc., një kompani me bazë në Boston të Madhe e specializuar në rrjetet e sensorëve të veshur për monitorimin kinetik dhe trajnimin personal. Për tre vjet, ai e drejtoi kompaninë drejt inovacionit dhe suksesit me rezultate të shkëlqyera. Pas kësaj sipërmarrjeje sipërmarrëse, Sadeghi iu bashkua Analog Devices, një lider global në teknologjinë e gjysmëpërçuesve me seli në Wilmington. Fillimisht duke punuar si inxhinier i aplikimit të produkteve, ai më vonë kaloi në rolin e menaxherit të marketingut të produkteve. Atje, ai vazhdoi kërkimin e tij të fundit në dizajnin, fabrikimin dhe vërtetimin e MEMS, duke u shkëlqyer në transformimin e koncepteve në pajisje plotësisht funksionale dhe sisteme të pavarura. Kush është Mohammad Abedini Najafabadi? Mohammad Abedini Najafabadi, i lindur në Qom në vitin 1986, gëzon dallimin e të qenit një akademik i shquar në inxhinierinë mekanike dhe një sipërmarrës i lulëzuar. Udhëtimi i tij akademik filloi në Universitetin prestigjioz të Teknologjisë Sharif në Teheran, ku performanca e tij e jashtëzakonshme akademike i dha atij njohjen si një nga studentët më të mirë. Abedini iu bashkua Departamentit të Inxhinierisë Mekanike të Universitetit Sharif në 2003, duke u diplomuar me një GPA mbresëlënëse prej 18.73 (nga 20) në 2007. Gjatë viteve të tij universitare, arritjet e tij i dhanë atij disa çmime. Duke vazhduar ndjekjet e tij akademike, ai u regjistrua në programin master të universitetit, ku paraqiti një tezë të mirëpritur të titulluar “Ndryshimet e gjendjes në sistemet dinamike”. Ndërsa vazhdonte masterin e tij, Abedini tregoi aftësitë e tij inxhinierike duke projektuar dhe ndërtuar një makinë elektrike me dy vende, e cila siguroi një pozicion të dukshëm në një konkurs kombëtar. Më vonë ai përparoi në programin e doktoraturës, duke mbrojtur me sukses tezën e tij, “Efikasiteti i Sistemeve Optimale të Kontrollit”, në 2014. Gjatë gjithë karrierës së tij akademike, Abedini dha një kontribut të konsiderueshëm në laboratorë të ndryshëm universitarë, duke përfshirë robotikën, kontrollin dhe laboratorët e dizajnit elektronik, si dhe autor i disa artikujve shkencorë. Pas doktoraturës, ai shkoi në Zvicër për trajnim profesional në École Polytechnique Fédérale de Lausanne (EPFL). Në EPFL, ai u angazhua në projekte kërkimore novatore, veçanërisht në hartimin dhe analizën e terrenit, duke fituar ekspertizë të paçmueshme. Përveç arritjeve të tij akademike, Abedini është një sipërmarrës me përvojë. Në vitin 2010, ai themeloi dhe regjistroi zyrtarisht kompaninë iraniane Sanat Danesh Rahpooyan Aflak ( SDRA ) në 2011. SDRA është e specializuar në pajisjet e matjes precize, duke ofruar shërbime në konsulencë, projektim, prodhim dhe furnizim të përvetësimit të të dhënave, monitorimit në internet, instrumenteve, sistemeve të gjurmimit të lëvizjes dhe navigimit. Në vitin 2019, ndërsa ishte në Zvicër, ai themeloi Illumove SA , një kompani me bazë në Lozanë e përqendruar në zgjidhjet e navigimit të bazuara në bashkim për aplikacionet më të avancuara, duke përfshirë Internetin e Gjërave (IoT), drejtimin autonom dhe sensorin në distancë. Duke operuar nën mbikëqyrjen e qeverisë zvicerane, Illumove SA siguron transparencë të plotë, me menaxhimin e saj, strukturën e pronësisë dhe rrjetin e tregtimit të aksesueshëm publikisht në internet . Karriera dinamike e Abedinit lidh pa probleme akademinë dhe industrinë, duke nënvizuar ndikimin e tij të thellë në të dyja fushat. Miti i një “sistemi të fshehtë” Tekstet e plota të aktakuzës së Gjykatës së Qarkut të SHBA, të nënshkruara nga prokurorët Jared Dolan dhe Christina Clark, dhe deklarata shoqëruese e FBI-së, e autorizuar nga agjenti special Ronald Neal, pretendojnë gabimisht se sistemi i navigimit Sepehr i zhvilluar nga SDRA është një teknologji top-sekret. Ata pretendojnë se karriera dhe kompanitë ndërkombëtare të Najafabadi dhe Sadeghi ekzistojnë vetëm për të ofruar shërbime për Korpusin e Gardës së Revolucionit Islamik të Iranit (IRGC). Në realitet, SDRA operon si një kompani transparente, e orientuar nga eksporti, siç dëshmohet nga zgjerimi i biznesit të saj në Zvicër dhe pjesëmarrja e shpeshtë në ekspozitat ndërkombëtare në Iran – fakte që autoritetet amerikane duket se i kanë anashkaluar. Midis 2015 dhe 2018, SDRA shfaqi produktet e saj në Ekspozitën e tretë, të katërt, të pestë dhe të gjashtë Kombëtare të Pajisjeve Laboratorike dhe Kimikateve (Iran Lab Expo) të mbajtur në Panairin e Përhershëm Ndërkombëtar të Teheranit. Kjo ekspozitë vjetore, e organizuar nga Korridori i Shërbimeve të Eksportit Teknik ( TESC ), është një platformë e hapur e krijuar për të mbështetur kompanitë iraniane të teknologjisë së lartë dhe mirëpret vizitorë ndërkombëtarë . Në këto ekspozita, SDRA shfaqi një gamë të gjerë produktesh për industri të ndryshme, duke përfshirë menaxhimin e trafikut, ekologjinë, aviacionin, sportin dhe mjekësinë, me një katalog online të disponueshëm në persisht. Çdo produkt, duke përfshirë sistemin e navigimit Sepehr, u prezantua me specifikime teknike gjithëpërfshirëse, fotografi të detajuara dhe detaje të prodhimit në një katalog online të disponueshëm në persisht. Sistemi i navigimit Sepehr i listuar nuk bën përjashtim ( fq 23-24 ), për të cilin ekziston edhe një skedar prezantimi individual , ku thuhet se mund të përdoret për avionë dhe drone, kërkime inxhinierike biomekanike dhe mjekësore, kërkime në hapësirën ajrore dhe kalibrim. Kjo bie ndesh me pretendimet se ajo është klasifikuar si teknologji ushtarake, pasi është e aksesueshme në internet dhe prezantohet çdo vit për audiencën ndërkombëtare. Akuza të rreme për mbulim të lidhjeve të ndërsjella Aktakuza dhe deklarata e FBI-së pretendojnë gjithashtu se Abedini dhe Sadeghi donin në mënyrë konspirative të fshihnin lidhjet e tyre të ndërsjella, të dyshuara të ekspozuara nga hetimi i FBI-së, dmth monitorimi i udhëtimeve “të dyshimta” në Iran dhe shkëmbimet “sekrete” të emaileve. Kjo është mjaft e habitshme duke pasur parasysh se vetë faqja kryesore e faqes së internetit të kompanisë zvicerane të Abedinit, Illumova SA, rendit kompaninë amerikane të Sadeghit, Tacit Motion, si një nga partnerët e saj. Nga arkivat në internet është e qartë se ajo ka qenë atje që nga viti 2020 , dhe që nga viti i kaluar, punëdhënësi i ri i Sadeghi, Analog Devices, është renditur në mesin e pesë partnerëve dhe qëndron ende sot. Pretendimi i FBI-së se përdorimi i një VPN nga Abedini në Iran për të komunikuar me kompanitë amerikane sugjeron se aktiviteti i paligjshëm është po aq i çuditshëm dhe i çuditshëm. “Shërbimet VPN përdoren shpesh në ndërmarrjet kriminale për të errësuar vendndodhjen e pajisjes së një përdoruesi dhe unë kam arsye të besoj se punonjësit e SDRA, përfshirë Abedini, po përdornin shërbimet VPN për të maskuar vendndodhjen e tyre ndërsa punonin në projektin e Kompanisë 1 të SHBA-së [Pajisjet Analoge] në Iran”, pohon agjenti special i FBI në raportin e tij. VPN-të janë një domosdoshmëri për miliona iranianë për shkak të kufizimeve të përhapura në internet. Veçanërisht, faqja e internetit e Pajisjeve Analoge ( analog.com ) bllokon IP-të iraniane me këtë shpjegim: “Qasja e mohuar sipas Rregulloreve të Administratës së Eksportit të SHBA-së.” Karakterizimi i “aktiviteteve të dyshimta” nga FBI bie ndesh me provat, duke përfshirë pyetjet e dokumentuara të Abedinit drejtuar Analog Devices dhe zyrtarëve të aeroportit zviceran në lidhje me ligjshmërinë e transferimit të mostrave të teknologjisë në Iran. Në një rast, Abedini transportoi “produkte mostër” në Iran për qëllime arsimore, me miratim paraprak nga autoritetet zvicerane – një transaksion që FBI e quajti një shkelje “të mundshme” të sanksioneve. Në vend të kësaj, këto fakte tregojnë se Abedini veproi me transparencë tregtare, duke iu përmbajtur ligjeve të SHBA-së, Zvicrës dhe Iranit. E njëjta gjë vlen edhe për Sadeghin, të cilin dëshmia e betimit pranon se kishte partneritete të regjistruara biznesi me kompanitë e Abedinit. Pavarësisht pretendimeve për shkelje “të mundshme” të sanksioneve për shkak të udhëtimit, është kurioze pse asnjë individ nuk u arrestua në aeroport me prova konkrete. Në vend të kësaj, të dy u kapën bazuar në akuza spekulative, duke theksuar më tej themelin e lëkundur të këtyre akuzave. Pretendime të rreme për lidhje ushtarake Për më tepër, aktakuza dhe deklarata e FBI-së pretendojnë se kompania iraniane e Abedinit, SDRA, ka kryer biznes me Forcën Ajrore të IRGC që nga viti 2014. Megjithatë, ato nuk ofrojnë asnjë provë thelbësore, as historia e SDRA-s apo të dhënat publike nuk sugjerojnë një lidhje të tillë. E ashtuquajtura “prova” e FBI-së mbështetet në një email të supozuar të hakuar në të cilin Abedini përshkruan një plan biznesi, duke përmendur aplikacionet e mundshme ushtarake dhe forcat e armatosura si klientë të mundshëm. Me fjalë të tjera, është thjesht një diskutim teorik i mundësive të ardhshme, jo provë e ndonjë bashkëpunimi aktiv. Edhe nëse ky email do të ishte autentik, vështirë se do të përbënte prova inkriminuese. Dokumentet zyrtare të SHBA-së pretendojnë më tej se uebsajti i SDRA, midis 2016 dhe 2018, reklamonte në mënyrë eksplicite produkte për përdorim ushtarak – veçanërisht për dronët, raketat e lundrimit dhe raketat balistike – dhe se këto referenca u fshinë më vonë në 2019. Sidoqoftë, versionet e arkivuara të faqes së internetit të SDRA nga viti 2017 zbulojnë një realitet më të mirë : kompania thjesht shprehu gatishmërinë për të bashkëpunuar me ushtrinë, qeverinë dhe sektorët privatë. Në seksionin e projektimit inxhinierik , ata theksuan aftësinë e tyre për të zhvilluar sisteme navigimi me aplikime të mundshme për automjetet sipërfaqësore dhe nënujore pa pilot – aspirata teknologjike dhe jo dëshmi të lidhjeve konkrete ushtarake. Veçanërisht, në vitin 2017, Irani nuk kishte mjete operative nënujore pa pilot (UUV), duke minuar më tej pretendimin për përfshirjen ushtarake të SDRA. Pretendime të rreme për lidhje me sulmin në Jordani Deklarata e FBI-së gjithashtu përpiqet të lidhë modulin e navigimit Sepehr të SDRA-s me një sulm me dron që vrau tre ushtarë amerikanë dhe plagosi 47 të tjerë në Jordani vitin e kaluar. Ai përfshin foto krah për krah të pllakës amë Sepehr të SDRA dhe një që supozohet se është gjetur nga rrënojat e dronit. Ky i fundit është i ruajtur në mënyrë të dyshimtë për një pjesë të harduerit të brishtë, veçanërisht duke pasur parasysh që sistemi i navigimit të dronit ndodhet në hundën e tij, përpara kokës, e cila do të ishte dëmtuar rëndë vetëm nga një goditje kinetike, e lëre më nga një shpërthim. Edhe nëse provat do të ishin të besueshme, ato nuk do të implikonin SDRA. Prodhuesit nuk mund të kontrollojnë se si produktet e tyre përdoren nga palët e treta dhe as nuk janë të detyruar ligjërisht të monitorojnë një përdorim të tillë. Teknologjitë me shumë qëllime shpesh gjejnë rrugën e tyre në aplikacione të padëshiruara, megjithatë kjo nuk përbën shkelje ligjore. Në luftën e vazhdueshme Rusi-Ukrainë, forcat ukrainase kanë përdorur gjerësisht dronët kinezë të disponueshëm komercialë të blerë në tregun ndërkombëtar, pavarësisht qëndrimit zyrtar të Pekinit ndaj luftës. Në mënyrë të ngjashme, pajisjet me shumë qëllime të SDRA, të dizajnuara për përdorim industrial dhe shkencor, nuk mund të lidhen përfundimisht me operacionet ushtarake. Teherani ka mohuar kategorikisht përfshirjen në sulm, pavarësisht akuzave nga Uashingtoni dhe thirrjeve nxitëse nga senatorët amerikanë John Cornyn, Tom Cotton dhe Lindsey Graham për të synuar drejtpërdrejt Iranin në përgjigje të sulmeve. Përgjegjësia për sulmin u mor nga Rezistenca Islamike e Irakut, veçanërisht Ansarullah al-Awfiya, pjesë e Brigadës së 19-të të Forcave të Mobilizimit Popullor (PMF), një lëvizje irakiane e rezistencës. Jo një rast i izoluar Arrestimet e pajustifikuara të Abedinit dhe Sadeghit me urdhër të qeverisë amerikane – ose drejtpërdrejt në tokën amerikane – nuk janë të paprecedentë ose një rast i izoluar. Në fakt, ato janë emblematike e një modeli më të gjerë, shqetësues që synon shkencëtarët iranianë në tokën e vendit ose në tokën e huaj, të nxitur nga motive politike. Historia e Uashingtonit për ndalimin dhe ngacmimin e ekspertëve iranianë është e gjatë dhe e qëllimshme, shpesh e synuar në shfrytëzimin e këtyre individëve në shkëmbimin e të burgosurve për spiunët amerikanë ose evropianë të mbajtur në Iran. Veprime të tilla janë të dizajnuara për të frikësuar shkencëtarët iranianë, duke i dekurajuar ata që të përfshihen në bashkëpunime ndërkombëtare ose të kontribuojnë në përparimet brenda vendit të tyre, sipas aktivistëve dhe vëzhguesve. Që nga fillimi i të ashtuquajturës fushatë “presioni maksimal” kundër Republikës Islamike të Iranit, rreth njëqind qytetarë iranianë janë arrestuar në SHBA me pretekste të ndryshme, më së shpeshti për gjoja anashkalim të sanksioneve. Midis këtyre rasteve është ai i Masoud Soleimani, një profesor dhe studiues i shquar biomjekësor, i cili pranoi një ftesë zyrtare të SHBA-së për të bashkëpunuar në vitin 2018 vetëm për t’u burgosur në një nga qendrat e paraburgimit më famëkeq të Amerikës për më shumë se një vit. Shumë të tjerë janë arrestuar në SHBA dhe vendet evropiane me akuza të tjera të sajuara. Për shembull, muzikanti dhe regjisori iranian Bashir Biazar u arrestua dhe u burgos ilegalisht në Francë vitin e kaluar dhe iu desh të kalonte pothuajse një muaj pas hekurave. Hamid Nouri, një ish-zyrtar i drejtësisë iraniane, ishte burgosur ilegalisht në Suedi për akuza të motivuara politikisht dhe u lirua në qershor të vitit të kaluar pas 1680 ditësh burgim. Ai u vu në gjyq në një rast të nisur nga grupi terrorist i Organizatës Mujahedin-e-Khalq (MKO) që është mburrur hapur për kryerjen e operacioneve terroriste kundër zyrtarëve dhe civilëve iranianë. Massoud Shadjareh, kryetar i Komisionit Islamik për të Drejtat e Njeriut në Londër, ka vërejtur me vend këtë fenomen shqetësues, duke vënë në dukje se qeveria amerikane dhe aleatët e saj duken të vendosur në fushatën e tyre për të frikësuar dhe shtypur iranianët, veçanërisht shkencëtarët. Sipas Shadjareh, qëllimi themelor është të mbysë përparimin shkencor të Iranit dhe të prishë aftësitë e tij intelektuale në rritje.

Rrëfimi i pazakontë i ish-drejtuesit të Sigurimit: Agjentja “Pena e Artë” dhe roli i Ramiz Alisë në arratisjen e Kadaresë

Nga Kastriot Kotoni 

Tek lexon librin “PLURALIZMI DHE SIGURIMI I SHTETIT” të kujtohen me qindra libra për historinë e spiunazhit në botë, ndaj shikon të ngjashmet dhe të përbashkëtat, sakrificat dhe sukseset e dështimet e shërbimeve të fshehta, jetën e njerëzve që kanë veshur gunën e spiunit, përshtypjen dhe opinionin e publikut për sigurinë kombëtare, përplasjen me udhëheqësit që vendosin të reagojnë si burra shteti e ca të tjerë që zhyten në mjegullën e vetvetes në dyshime e paranoja patologjike.

 Autori (tashmë i ndjerë) Bujar. Sh. Hoxha ka pikëpamjen e tij profesionale dhe patriotike, duke mbajtur një qëndrim kritik në kohën kur punoi në kundërzbulim. Ai në shumë aspekte ka gjetur hapësirë për shumë tema që do t’i interesonin një mase të gjerë lexuesish, por edhe duke ruajtur klasin e lartë etik dhe shumë demokratik pa baltosur askënd. “…Ramiz Alia nisi takimet me intelektualët dhe gazetarët, në përgjithësi me ata që në mendjen e tij ishin gati ta dëgjonin dhe t’i shpinin direktivat e tij një auditori më të gjerë. Ai besonte vetëm veten, Sigurimin e Shtetit jo e jo, për të ishin “ipso facto” të keqinformuar dhe natyrisht jo objektiv…” Këtë paragraf autori i librit, Bujar Sh. Hoxha, e përshkruan për të treguar se besimi i Ramiz Alisë ndaj SSH-it është lëkundur. Ai ishte i prirur për ta fajësuar SSH-it. Priste rastin të dilnin në pah gabimet. “Doli emri i Ismail Kadaresë. Njëri nga pjesëtarët e grupit “Intelektuali” kishte përfshirë lidhje të vlerësuara me interes agjenturor. Hetimi operativ po ecte normalisht, por bubullimat e Ramiz Alisë këtu u kthyen në rrebesh. U poshtërua kundërzbuluesi Hodo Hodaj, edhe pse mendimi ynë dhe i zëvendësministrit ishte se ai ishte i pastër, por kjo nuk mjaftoi”. Bujar Sh. Hoxha thekson, se shefat qendrorë përfshirë edhe ministrin Hekuran Isai, nuk e dëgjuan të vërtetën, por sipas tyre “ata ishin fajtorë se kishin cenuar figurën e Kadaresë”. “Kur u mësua, se ai do të arratisej në Francë, informacioni iu raportua Ramiz Alisë. Por si në shumë raste të tjera, ai e vuri në dyshim besueshmërinë informative të kundërzbulimit dhe kërkoi “të ndëshkoheshin fajtorët”, pa thënë për çfarë duheshin ndëshkuar. Largimi i Hodajt nga kundërzbulimi la përshtypjen më të keqe. Ne dinim të vërtetën, por me heshtjen tonë, sikur i kishim dhënë atij një goditje të pamerituar. Në ikje ai do të shprehej me dhimbje, se karrierën e tij e shkatërruan zullumqarët”. Në kasafortën metalike të lyer me ngjyrë gri do të arkivohej dosja e H.Hodaj me stampën “I.K”. Ramiz Alia nuk donte të dinte të vërtetën, shtyu Hekuran Isain të shkarkonte zemërimin e tij ndaj një personi të pafajshëm. Hekuran Isai nuk nxori as edhe një fjalë. E vërteta është se informacionet e kundërzbulimit për I. Kadarenë ishin të sakta. “Pena e Artë” raportoi një bisedë intime me një njeri tepër të afërt të I. Kadaresë, që përcillte sigurinë se ai do arratisej në Francë dhe se ditët e tij në Tiranë numëroheshin me gishta. Materiali iu dërgua menjëherë ministrit të Brendshëm me siglën “Tepër Sekret” në pritje të një udhëzimi. Ministri e kish vënë në dijeni Ramiz Alinë, por nuk pati asnjë reagim. Siç u mësua më pas, udhëheqësi nuk e kishte parë të arsyeshme të vinte siglën e tij, madje e neglizhoi hapur informacionin pa dhënë asnjë shpjegim. Më pas, – shkruan autori, – vjen lajmi në orët e vona të mbrëmjes se Kadare ishte arratisur dhe kishte kërkuar azil politik në Francë. Kur Ramiz Alia u njoftua për këtë, ai ishte mpirë i tëri dhe kish tundur kokën duke mos pranuar ta besonte atë që kishte dëgjuar. Ne “të lajthiturit” sigurisht që nuk u ndjemë të çuditur. Kadare shfaqi talent të rrallë për të bërë një jetë të sigurtë dhe të shumëfishtë, bazuar te mbajtja e lidhjeve me politikanët e lartë të shtetit komunist. Ai takohej personalisht me ta, përfshirë vetë Enver Hoxhën. Duke ditur raportet e SSH-it për të, Enver Hoxha do shkruante me dorën e tij “lëreni djalin të punojë”. Interesant në librin e Bujar Sh.Hoxhës është portreti i “Penës së Artë” që raportoi planin e arratisjes së Kadaresë, kur ai ishte ende në Tiranë. Autori shprehet: “Ajo zotëronte cilësitë më të mira për një agjente. Artiste, me bukuri imponuese, ndaj të cilës tërhiqeshin të gjithë ata që e rrethonin deri tek artistët dhe shkrimtarët plakaruq. Femër me intelekt të spikatur, i përshtateshin marrëzitë dhe humori dhe kjo e bënte të përshtatshme si agjente të fshehtë. “Pena e Artë” përmbushi shumë misione me vlerë dhe tepër delikate, përfshirë shpërndarjen e opinioneve dhe komenteve në radhët e intelektualëve të fushave të ndryshme. Femër dinjitoze, shumë e aftë në zotërimin e gjuhëve të huaja, fliste anglisht, italisht, greqisht, jo dhe aq keq rusisht. Artistja origjinale mbetet agjentja më e spikatur e SSH-it, e cila ia kushtoi jetën e saj vetëm idesë personale – mbrojtjes së familjes me çdo çmim, burrit dhe fëmijëve”

10 sekretet e errëta të Perandorisë Otoman

Nga Samuel Laze Një artikull pa autor dhe pa asnjë lloj reference i cili ka bërë aleate të gjitha gazetat shqipfolëse(!) po qarkullon duke mbajtur në dorë pishtarin e Donkishotit për të na treguar ne shqiptarëve “10 sekretet më të errëta të Perandorisë Osmane”. Edhe pse sipas parimit “serioziteti ndaj budallallëkut është budallallëk” ky shkrim pa autor mbase meritonte thjesht një injorim, duke qënë se ka fituar popullaritet dhe duke qënë se gazetat kanë marrë komandën e promovimit të tij, për t’i shpëtuar lexuesit e shkujdesur nga një kurth i mirëmenduar vendosëm t’i përgjigjemi në mënyrë shkencore, objektive dhe logjike në artikuj të veçantë. Le ti marrim me radhë: Vëllavrasja Akuza e ngritur: “Sulltanët e hershëm osmanë nuk e praktikonin parimin e të drejtës së lindjes, ku djali i madh trashëgon gjithçka. Si rezultat, vëllezërit e ndryshëm nganjëherë pretendonin fronin dhe që ditët e para të saj, perandoria u mbush me pretendues, të cilët tentonin të gjenin strehë në shtetet e armikut dhe t’i shkaktonin probleme për vite me rradhë. Kur Mehmet Pushtuesi rrethoi Kostandinopojën, xhaxhai i tij luftoi kundër tij që nga muret. Mehmeti e zgjidhi problemin me mizorinë e tij të zakonshme. Kur mori fronin, ai ekzekutoi pjesën më të madhe të të afërmve meshkuj, duke përfshirë edhe një vëlla foshnjë që e mbyti në djep. Më pas, ai nxorri ligjin famëkeq: “Dhe cilitdo prej bijve të mi që do të marrë Sulltanatin, për hir të rregullit të botës, do i duhet të vrasë vëllezërit e tij. Shumica e Ulemave e lejojnë këtë. Pra, le të veprojë në këtë mënyrë”. Nga kjo pikë e tutje, çdo sulltan i ri duhej ta merrte fronin, duke vrarë të gjithë të afërmit e tij meshkuj. Edhe pas raundit të parë të vrasjeve, të afërmit e sulltanit nuk ishin të sigurt. Sulejmani i Madhërishëm shikonte në heshtje nga prapa një dritareje, ndërsa djali i tij mbytej me një tel harku; djali ishte bërë shumë popullor mes ushtrisë dhe sulltani nuk ndihej i sigurt.” Përgjigje: Një nga çështjet më të rëndësishme, e cila bëhet shpesh-herë objekt bisede dhe kritike ndaj Perandorisë Osmane është çështja e vëllavrasjes apo siç njihet në terminologjinë historike “Eliminimi Politik”. Fillimisht duhet ta pranojmë se edhe kur bëhet fjalë për një individ i cili ka jetuar për 60 vite nuk mund të pretendojmë se ka qënë i pagabueshëm, atëherë, edhe kur bëhet fjalë për një shtet 6 shekullor, të pretendonim se nuk ka pasur asnjë gabim do të ishte utopike. Të përjashtuarit e vetëm nga gabimet dhe mëkatet janë pejgamberët. Edhe te pejgamberët ka veprime të pavullnetshme, të cilat janë inskenim ka ana e Zotit në kuadër të urtësisë, vullnetit dhe dhembshurisë hyjnore për t’i përcjellë një mesazh njerëzimit. Në gjuhën shkencore këto veprime njihen si zel’le. Përveç pejgamberëve askush tjetër nuk mund të jetë i pafajshëm. Nisur nga ky parim, edhe në shtetin osman, abuzimet në eliminimet politike kanë qënë të pranishme dhe rolin më të madh në këtë tragjedi e kanë luajtur pashallarët që rrethonin sulltanët me intrigat e tyre. Kështu mund të përmendim rastin e Muratit IV vrau 3 vëllezër, Mehmeti III vrau 19 vëllezër, Murati III vrau 5 vëllezër… Të gjitha këto ishin eleminime të panevojshme dhe të gabuara. Megjithatë, më poshtë do të arsyetojmë me fakte historike se për shakak të këtyre gabimeve nuk mund të kritikohet ky ligj-princip në themel. E para: Ligji i Sulltan Fatihut nuk i detyronte sulltanët të eleminonin vëllezërit e tyre, por ishte një masë e vlerësuar si ehven-i sherr, e keqja më e vogël ndërmjet dy të këqijave. Fraza e paraqitur në akuzën e mësipërme është një përkthim i gabuar. Ja përmbajtja origjinale dhe përkthimi real: ‘‘Ve her kimseye evlâtlarımdan saltanat müyesser ola, Nizâm-ı Âlem için karındaşların katl eylemek münasiptir. Ekser ûlema dahi tecviz etmiştir. Anunla âmil olalar.’’ “Secilit prej bijve të mi të cilëve do t’ju hapet rruga e salltanatit, për hir të rendit botëror është mundësi e pranueshme eleminimi i vëllezërve të tij. Shumica e ylemasë e ka shpallur xhaiz[1]. Të veprohet sipas kësaj.” E dyta: Sikurse e përmendëm më sipër, masa e marrë nga Sulltan Fatihu ishte ehven-i sherr. Ligji i miratuar e kufizonte konfliktin brenda familjes së tij duke mos e përfshirë popullin në gjakderdhje. Po të shikojmë në historinë e Perandorisë Romake, lufta civile 20 vjeçare në Dinastinë Antonine,[2] lufta civile në kohën e Perandorit Commodous[3], lufta civile mes Vitellius dhe Vespasian[4], lufta civile e Sullas[5] nuk zënë as 1% në oqeanin e kuq të gjakut të shkaktuar nga përplasjet mes dinastive (mbi 20 dinasti) në historinë e kësaj perandorie, ndërsa Perandoria Osmane është e vetmja në histori e cila në 6 shekuj ka sunduar me një dinasti të vetme. Kuptimi i pashprehur i këtij ligji largpamës është që: “më mirë të vritet dikush nga familja ime sesa të kthehet populli në kasaphanë”. Cili politikan, drejtues shteti mund ta bëjë një sakrificë të tillë sot?! Kush mund të thojë “Më mire të vdesë fëmija im sesa 100 000 njerëz të tjerë?! Në mungesë të një ligji të tillë, shehzadet, pasardhësit e sulltanit, nëse do përplaseshin mes tyre – sikurse ka ndodhur – së bashku me mbështetësit e tyre do ndodhnin humbje të panumërta në njerëz dhe shteti do rrëzohej në një kohë të shkurtër. Kështu pra, bijtë e Sulltan Bajezitit, në përballjen e tyre për fron shkaktuan atë kohën e trazirave dhe mungesës së stabilitetit që njihet si devr-i fetret (1402-1413) ku u vranë shumë të pafajshëm. E treta: Autori i akuzës shprehet se “Sulltanët e hershëm osmanë nuk e praktikonin parimin e të drejtës së lindjes, ku djali i madh trashëgon gjithçka.”. Ky është një fakt real deri në kohën e Sulltan Ahmetit I (sundimi 1603-1614) i cili solli në fuqi kriterin “ekber ve ershed” që nënkuptonte se froni duhej të trashëgohej nga djali më i madh (dhe që gëzonte shëndet mendor) i Sulltanit. Veçse ky ligj mund të sillte në fron persona shumë të moshuar dhe një dimesion i ligjit të Fatihut ishte ky që: drejtimin e shtetit duhet ta marrë personi më i aftë, më i fuqishëm dhe jo ai me moshë më të madhe. Janë të rinjtë ata që marrin nisma të mëdha, janë aktiv dhe inovator, ndërsa të moshuarit kanë një qeverisje disi pasive. E katërta: Në lidhje me Sulltan Fatihun. Ai u ngjit në fron për herë të parë kur ishte 14 vjeç me urdhërin e babait të tij. Nisur nga mosha e vogël, pashallarët nuk e pranuan dhe kështu ai u detyrua të thërrasë sërish në fron babain e tij, Sulltan Muratin II. Kur arriti moshën 19 vjeçare erdhi sërish në fron dhe këtë herë ishte i zemëruar me pashallaët e tij të cilët e nënvlerësuan. Në këtë situatë të tensionuar pashallarët planifikuan një revolucion dhe rrëzim të Fatihut me synim që shtetin ta qeverisnin vetë në formën e një junte duke përdorur vëllain e Fatihut që ishte në djep. Kjo ishte një situatë e rrezikshme pasi me rënien e dinastisë, principatat e bashkuara nën flamurin osman do shpërndaheshin dhe do rinisnin rivalitetet dhe pëplasjet mes tyre. Sa humbje në njerëz mund të sillte diçka e tillë?! Në këtë situatë Fatihu nxorri ligjin e “Eleminimit Politik” dhe kështu “sherrin” e kufizoi brenda për brenda familjes së tij duke mos i lënë hapësirë përplasjeve civile. Në lidhje me eleminimin e foshnjes në djep historianët kanë mbajtur qëndrime të ndryshme, megjithatë nuk është gjetur asnjë fetva që e vërteton të ketë ndodhur diçka e tillë. E pesta: Në lidhje me Sultan Sulejmanin dhe eleminimin e djalit të tij. Kanuni Sulltan Sulejmani ka drejtuar 13 ekspedita të mëdha ushtarake, ka marrë 350 kala dhe nuk është “sulltan haremi” siç paraqitet në filmin propagandistik “Muhteşem Yüzyıl”… Sikurse tregon edhe historiani i shek. XVI, Ibrahim Peçevi[6], ishin përhapur fjalë për një kryengritje të mundshme nga ana e shehzade Mustafasë. Kanuniu fillimisht i kundërshtoi në mënyrë kategorike dhe i quajti të pavërteta por pas inspektimeve të kryera ndryshoi mendim dhe arriti në konkluzionin se edhe nëse vetë shehzade Mustafai nuk e mendonte diçka të tillë, ishte i sigurt një revolucion i planifikuar nga ushtarët.[7] Për më tepër ky inspektim u krye nga Sokollu Mehmet Pasha, një personalitet që ndershmëria e të cilit nuk vihej në diskutim. Ndër të tjera, në familjen Osmane, mjekra ishte simbolikë e salltanatit. Sulltanët e kishin të ndaluar ta prisnin mjekrën (Ka vetëm dy përjashtime. Javuz Selimi dhe Vahdettini), ndërsa shehzadet, djemtë e sulltanit nuk mund të mbanin mjekër pasi një veprim i tillë konsiderohej si pretendim për tu bërë padishah. Shehzade Mustafai nuk e hoqi mjekrën edhe pas këshillimit të të atit (Sulltan Sulejmanit). Kjo gjë i rriste dyshimet. Përveç kësaj eleminimi i shehzade Mustafasë nuk ndodhi siç përshkruhet nga autori anonim i cili në vend të referencave përdor sllogane subjektive “shikonte në heshtje nga prapa një dritareje, ndërsa djali i tij mbytej me një tel harku; djali ishte bërë shumë popullor mes ushtrisë dhe sulltani nuk ndihej i sigurt.” Eleminimi u krye në një çadër në të cilën shehzade Mustafai shpresonte të takonte babain e tij por aty e prisnin xhelatët. Megjithatë ekzekutimi i tij nuk u bë sepse i rrezikohej froni Sulltan Sulejmanit por sepse revolucioni i cili ishte planifikuar do shkaktonte me mijëra viktima dhe ndër të tjera do luftonte edhe karshi vëllezërve të tij. Nëse do zbatohej një plan i tillë, përveçëse do vdiste njëri nga bijtë e sulltanit, së bashku me të do vriteshin pafundësisht ushtarë, ndërsa ekzekutimi individual që u detyrua të aprovojë Sulltan Sulejmani ishte e keqja më e vogël e mundshme në atë situatë. Sigurisht që vrasja e shehzade Mustafait shkaktoi shumë trishtim në popull dhe ushtarët mbështetës të tij qëndruan dy ditë në grevë urie…. Megjithatë, sigurisht që Sulltan Sulejmani nuk ishte i lumtur për situatën e ndodhur. Kur i kërkuan fetvanë e kësaj meseleje, Shejhylislami i kohës Ebusuud Efendiu nga situata e vështirë e krijuar u shpreh në formë retorike që reflektonte trishtimin e tij, ndërsa Rustem Pashai, sadrazami i kohës, duke mos e kuptuar retorikën, kujtoi se iu drejtua atij me pyetje dhe iu përgjigj “Sigurisht që në këtë rast ekzekutohet.”. Menjëherë ndërhyri Sulltan Selejmani dhe i tha: “Sa lehtë që e thua ,sepse as djali dhe as shteti nuk është i yti, prandaj!” [1] Xhaiz: je i lirë në veprim, sipas situatës. Nëse do e zbaton, nëse do jo. Këtë verdikt, sikur e përmendëm edhe në artikull e kanë dhënë si ehven-i sherr, mes dy alternativate të këqija, zgjidhet e keqja më e vogël. [2] Edward Gibbon, The History of the Decline and Fall of the Roman Empire, vëll. I, fq. 98 [3] Po aty, fq. 128 [4] Po aty, fq. 140 [5] Theodor Mommsen, The History of Rome, vëll. II, fq. 383 [6] Ibrahim Peçevi, Peçevi Tarihi, Vëll. I, fq. 300 [7] Kadir Mısıroğlu, Osmanlı Tarihi, Vëll. I, fq. 119-125

Papa Françesku takon 100 studentë dhe akademikë shqiptarë në një Audiencë të Përgjithshme në Vatikan

A nuk është laik sistemi arsimor shqiptar? Një grup prej rreth 100 studentësh dhe akademikësh nga universitete të ndryshme të Shqipërisë dhe Italisë morën pjesë sot në një Audiencë të Përgjithshme me Papa Françeskun në Vatikan. Në këtë aktivitet ishin të pranishëm edhe Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, dhe Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu.





 Gjatë audiencës, Papa Françesku theksoi rëndësinë e vlerave humane dhe të angazhimit për paqen, drejtësinë dhe vëllazërinë. Pas fjalës së tij, ai përshëndeti delegacionin shqiptar dhe studentët pjesëmarrës. Ata gjithashtu kaluan Portën e Shenjtë, e cila hapet një herë në 50 vjet, në kuadër të Vitit Jubilar 2025, një traditë biblike e faljes universale. Gjatë vizitës në Vatikan, dy ministrat zhvilluan një takim me Imzot Paul Richard Gallagher, Sekretarin për Marrëdhëniet me Shtetet dhe Organizatat Ndërkombëtare. Në qendër të diskutimeve ishin marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Selisë së Shenjtë, si dhe mundësitë për bashkëpunim të mëtejshëm. Ministrat gjithashtu u takuan me studentët shqiptarë dhe akademikët pjesëmarrës. Gjatë fjalës së tij, Ministri Hasani foli për rëndësinë e rinisë si një burim i rëndësishëm për të ardhmen e vendit dhe inkurajoi të rinjtë të angazhohen në administratën publike. Ai gjithashtu nënvizoi përpjekjet e qeverisë për të fuqizuar diasporën shqiptare dhe për ta përfshirë më aktivisht në zhvillimin kombëtar./TCH Atëherë, meqë ne jetojmë në shtet laik, pse duhet zyrtarisht studentët të marrin pjesë në një aktivitet fetar të mirfilltë në një shtet fetar sic është Vatikani? Mbi cfarë bazash arsimore edukative kryhet një vizitë e tillë? Po Anastas Angjeli që ka një universitet privat pse ndodhet në këtë takim? Mbi cfarë baze u zgjodhën studentët që morën pjesë? Kush financoi këtë udhëtim? Ai ishte pjesë e programit arsimor apo improvizim i rastit? A është miratuar kjo nga ndonjë bord a këshill Studentor?

Çfarë ndodhi më 1 nëntor 2025?

  Serbia ka heshtur lidhur me raportimet se një serb është plagosur dhe rrëmbyer nga Xhandarmëria serbe në territorin e Leposaviqit, në veri...