Agjencioni floripress.blogspot.com

2025/02/12

Elon Musk bën thirrje që "Radio Evropa e Lirë" dhe "Zëri i Amerikës" të mbyllen

                       



                            Nga Flori Bruqi

Biliarderi afrikano-amerikan  Elon Musk  Tesla bën thirrje që "Radio Evropa e Lirë" dhe "Zëri i Amerikës" të mbyllen.






 Miliarderi amerikan dhe udhëheqësi i Departamentit të Efikasitetit të Qeverisë (DOGE), Elon Musk tha se "Radio Evropa e Lirë" dhe "Zëri i Amerikës" duhet të mbyllen, transmeton Anadolu. 




Biliarderi Elon  Musk Tesla  në llogarinë e tij në platformën X, duke cituar postimin e Richard Grenellit, përfaqësuesit special të presidentit të SHBA-së, Donald Trump, tregoi se pse duhet të mbyllen këto media. "Po, mbyllini ato. Evropa tani është e lirë, përveç burokracisë së mërzitshme. A jeni në dijeni? Askush nuk i dëgjon më këto kanale", theksoi Musk. 





 Duke pohuar se këto media shpërdorin 1 miliard dollarë në vit të taksapaguesve amerikanë, Elon Musk Tesla tha: 






"Këtu ka vetëm njerëz të çmendur të majtë radikalë që flasin me vete". Zt. Richard Grenell, nga ana tjetër, në postimin e tij, tha se "Radio Evropa e Lirë" dhe "Zëri i Amerikës" janë organe mediatike të mbështetura nga shteti.






"Këto organizata janë të mbushura me aktivistë të ekstremit të majtë. Unë kam punuar me njerëz këtu për dekada. Këto janë relike të së shkuarës. Ne nuk kemi nevojë për media të mbështetura nga qeveria", tha Grenell.

2025/02/11

Të dashur vëllezër dardanë







Me rastin e zgjedhjeve të nesërme (09 shkurt 2025) dëshiroj t’Ju uroj nga zemra Juve, dardanëve të vërtetë, gëzuar fitoren e koalicionit “Vetëvendosja-Guxo”. Me këtë urim, kam parasysh ata dardanë me dinjitet të lartë kombëtar, për të cilët është shumë i shtrënjtë amaneti i krejt dëshmorëve të lirisë, të cilët, si lulëkuqe, qëndisin krejt trojet amtare të Dardanisë. Me këtë fitore, Ju e çelikosëni edhe më tej kujtimin në nderim të tyre dhe të kryeheronjve të Saj, si Adem Jashari, Ilir Konushevci, Ahmet Krasniqi dhe shumë të tjerë. Kam pasur dhe kam kënaqësinë që kam bashkëpunuar dhe vazhdoj të bashkëpunoj me disa Portale të nderuara, si Bota Sot, Kosova Sot, Telegrafi, Radio Kosova e Lirë, Kosova Lindore, Tetova Sot etj. Me rastin e kësaj fitoreje, iu shpreh gëzimin dhe entuziazmin tim të thellë të gjitha këtyre portaleve dhe gazetareve të talentuara, si Albulene Muji, Arife Morina, Hava Xhukolli, Majlinda Haziri. Kam bindjen e plotë se dardanët me ndërgjegje të admirueshme kombëtare, duhet të jenë krenarë për tri figura të shquara jo vetëm të Republikës së Dardanisë, por edhe të mbarë kombit shqiptar, si Kryeministri Albin Kurti, Presidentja Vjosa Osmani dhe Kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca, të cilët, me qëndrimin e tyre burrëror, kanë rritur dhe konsoliduar autoritetin e vendit para opinionit ndërkombëtar. Kini parasysh një fakt, të dashur vëllezërit e mi bashkëkombas. Ish-Shefi i UNMIK-ut në Dardani, Lamberto Zanieri, ka pasë deklaruar dikur: “Pas ndërhyrjes ushtarake, një pjesë e bashkësisë ndërkombëtare mori anën e Serbisë“ (Faqja e internetit “Voal”. 16 prill 2011). Pra, prej fundit të qershorit dhe fillimit të korrikut të vitit 1999, udhëheqja dardane, me në krye agjentin e Beogradit dhe kryetradhtarin e Dardanisë Hashim Thaçi, pati nënshkruar në Bruksel marrëveshje të tilla, të cilat cënojnë rëndë sovranitetin e Republikës së Dardanisë. Ato marrëveshje poshtëruese, sidomos marrëveshja për krijimin e bashkësisë së komunave serbe, e vunë në pikëpyetje pavarësinë e vendit. Vetëm pas zgjedhjeve të 14 shkurtit 2021, treshja udhëheqëse Kurti-Osmani-Konjufca ka bërë të mundur ringritjen e autoritetit të Republikës së Dardanisë. Gjatë katër vjetëve të kaluara, kjo treshe e nderuar ka përballuar dhe vazhdon të përballojë presione absurde jo vetëm nga brukselizmi evropian, me përfaqësues Borelin dhe Lajçakun, por edhe nga sorosistët e Vashingtonit, si Eskobari dhe Grenelli, për krijimin e bashkësisë së komunave serbe, që të katër këta - mercenarë të Serbisë fashiste. Kjo katërshe mercenarësh, në bashkëpunim të ngushtë edhe me ambasadorin amerikan në Prishtinë Jeffrey M. Hovenier dhe ambasadorin amerikan në Beograd, Christopher Hill, janë ngjirur nga zëri dhe s’kanë lënë gur pa lëvizur me presionet e tyre të vazhdueshme për krijimin e bashkësisë së komunave serbe, domethënë të një shteti serb \brenda territorit të Republikës së Dardanisë, çka do të ishte një katastrofë e vërtetë, me pasoja varrosjen e pavarësisë së saj. Treshja udhëheqëse u ka dhënë përgjigjen e merituar emisarëve të brukselizmit dhe të Vashingtonit dhe para më shumë se dy javësh pati marrë një vendim me rëndësi historike për shpërbërjen e strukturave paralele. Prandaj ju uroj përsëri nga zemra dhe më bëhet zemra mal që Ju, si zgjedhës, votuat për aleancën e formacioneve politike “Vetëvendosja” dhe “Guxo”. Uniteti Juaj dhe përkrahja e fuqishme që i keni dhënë dhe vazhdoni t’i jepni kësaj aleance dhe treshes udhëheqëse, janë me rëndësi jetike për pavarësinë dhe sovranitetin e Republikës së Dardanisë. Kini parasysh, vëllezër dardanë, treshja udhëheqëse e shpëtoi vendin nga shteti kopil serb i bashkësisë së komunave serbe, por rreziku nuk është shmangur deri në fund. Sepse brenda territorit të Republikës së Dardanisë Ju e keni një mikroshtet kopil serb, keni mikroshtetin e kishave ortodokse serbe, të cilat janë plagë e hapur në trupin e saj. Së fundi, ju lutem ta forconi sa më shumë unitetin mes radhëve tuaja dhe ta mbështetni sa më shumë treshen udhëheqëse. Ajo treshe ka shumë nevojë për mbështetjen Tuaj. Po Jua jap këtë këshillë shumë miqësore, sepse kam parasysh një aforizëm të shkëlqyer të Nikolo Makiavelit (1469-1527) - mendimtarit, personalitetit poltik dhe filozofit italian, i cili ka thënë: “Populli gjithmonë është më i zgjuar, më i vendosur dhe më i arsyeshëm, sesa kryeshtetari”. Ta gëzoni fitoren që arritët në zgjedhjet e 09 shkurtit. Me shumë respekt dhe mirënjohje.
 
 Eshref Ymeri 

 Kaliforni, 08 shkurt 2025

2025/02/08

"U vra apo e vranë?".

 


Mehmet Shehu, Im vëlla
Origjinali: Mehmet Shehu, Im vëlla
Gjinia: Kujtime, fakte, dokumente
Autori: Duro Shehu
Shtëpia botuese: Bota Shqiptare
Viti: 2008
Fq. 264
Pesha: 0.32 kg.
ISBN: 978-99956-11-35-4

mehmet shehu - im vella, duro shehu

Me këtë titull, 82-vjeçari Duro Shehu ka hedhur në treg librin, një botim mbi figurën e ish-kryeministrit të epokës komuniste Mehmet Shehut. Rrëfim, i cili jo vetëm vjen nga pena e vëllait të Shehut, por një përmbledhje me fakte dhe dokumente që shtrojnë shumë pyetje, një prej të cilave vazhdon të mbetet "U vra apo e vranë?".

PROF.DR.SABILE KEҪMEZI – BASHA: TRAJTIMI I FIGURËS SË ISA BOLETINIT NË HISTORIOGRAFINË SHQIPTARE


http://cultural-opposition.eu/wp-content/themes/courage/getimage.php?pic=n54758/Sabile_Ke%C3%A7mezi_-_Basha.jpg

Prof.dr.sci.Sabile Keçmezi-Basha, historiane dhe shkrimtare  nga Kosova

 Para disa  viteve, kur Instituti i Historisë në Kosovë kishte organizuar simpoziumin për jetën dhe veprën e Isa Boletinit, me atë rast kisha përgatitur kumtesën: “Portreti i nënës së Isa Boletinit”. E punova gjatë dhe, me një përkushtim shkencor, por nga ajo që mëtoja, më dolën dhe u hapën shumë vështirësi e dilema. Në shkrime të ndryshme, por kuptohet dhe në kohë të ndryshme, heroit dhe atdhetarit të madh kombëtar Isa Boletinit iu kishin qasur dhe trajtuar në mënyra të ndryshme, ose, kishte periudha kohore-historike kur mungonin tërësisht ose fare të pakta ishin shkrimet për të. Të tëra këto oscilime që i hetova në shkrime, më imponuan që mos të jem indiferente ndaj një të kaluare të lavdishme dhe ndaj vlerave të mirëfillta atdhetare të historisë sonë. Nga ana tjetër edhe si sfidë mu duk, që, më këtë rast të trajtojë figurën e Isa Boletinit në historiografinë shqiptare. Më se gjysmë shekulli, historia e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare – LKSH’së, në ish-Jugosllavi, herë-herë ishte e kualifikuar si veprimtari antishtetërore dhe herë-herë mbante shifrën e fshehtësisë shtetërore të shkallës më të lartë – si tabu temë. Nga kjo del se, shteti totalitar i Jugosllavisë, duke politizuar çdo qelizë të jetës shqiptare, nuk la pa prekur as historiografinë. Në shkrimet dhe punimet e ndryshme të gjitha ngjarjet dhe figurat shqiptare vlerësoheshin vetëm sipas kutit të historiografisë serbe. Me këtë trajtim të një anshëm, historia kombëtare shqiptare ishte jo vetëm bardhë e zi, por dimensionet kombëtare të saja tkurreshin e ngushtoheshin deri në absurditet. Gjatë tërë kësaj periudhe (1945-1990), nga historia shqiptare u mënjanuan ose fare pak u shkrua për ngjarje e figura të shquara të kombit. Bile-bile, shkohej aq larg sa këto, të fundit, ishin trajtuar si forca reaksionare dhe antikombëtare. Në rrugën e gjatë të lëvizjeve për çlirim, bashkim dhe përparim të kombit, para dhe pas Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, një vend meritor e zë figura atdhetare e Isa Boletini, duke u vlerësua lartë në çdo kohë dhe në çdo periudhë, me oscilime të herë-hershme në shkrimet e ndryshme të kohës, si dhe nga shumë autor të huaj që janë marrë me problemet e LKSH-së. Duke shfletuar bibliografinë e punimeve që u shkruan për Isa Boletinin, nuk më ka rastisur që të hasja në ndonjë shkrim për të, që ishte shkruar para LDB. Pas përfundimit të saj, megjithatë fillon një periudhë, ku më tepër thellohen studimet për Rilindjen Kombëtare Shqiptare. Një rëndësi e veçantë Isa Boletinit iu kushtua dhe iu dha, deri diku pas viteve 1945, por në vitet e 70 të shekullit XX, marrinë hov më të shprehur shkrimet për jetën e veprën e Isa Boletinit. Isa Boletini (1864 – 1916) Brenda mundësive që kam pasur, dhe konsultimit të shumë veprave e shkrimeve që kam bërë në historiografinë shqiptare, më ka rastisur që emri i Isa Boletinit të zë një vend meritor në “Historinë e Shqipërisë” vëllimi i dytë, (Botim i Universitetit të Tiranës, 1965; Më vonë, në vëllimin e II e të III, Botim i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, Tiranë, 1984. Në këto vëllime u theksua dukshëm roli i Isa Boletinit në Lëvizjen Kombëtare Shqiptare për liri dhe pavarësi dhe ruajtjen e tërësisë tokësore të vendit në fund të shek. XIX dhe në fillim të shek. XX. Jepet kontributi i tij në kryengritjet e mëdha 1910-1912. Përmendet në faqet 438 e deri në faqen 490. Në këtë vëllim jepet edhe fotoja e tij bashkë me Ismail Qemalin. Isa Boletini dhe Ismail Qemali (1844 – 1919) Një prezantim dinjitozë i bëhet figurës së Isa Boletinit edhe në “Fjalorin Enciklopedik Shqiptar” botuar më 1985, f. 107-108. Po ashtu Heroi i Kosovës prezantohet edhe në “Fjalori Enciklopedik shqiptar” pjesa e parë, Tiranë 2008, nga studiuesja Fatmira Musai, në faqen 276-277. Libri i parë biografik i zgjeruar për figurën e Isa Boletinit është shkruar nga Skender Luarasi, Tiranë, më 1971. Por një vit më vonë (1972), po i njëjti libër ribotohet edhe në Prishtinë, nga “Rilindja”. Në këtë libër autori Luarasi kryesisht është mbështetur në kujtimet e bashkëkohanikëve të atdhetarit dhe mendoi se ky libër pati vlerën e vet se, për herë të parë popullarizoi veprën atdhetare të Isa Boletinit. Ndërsa me argumente shkencore për jetën e veprën e Isa Boletinit, ka shkruar Profesoresha e nderuar dr. Fatmira Musai, në librin “Isa Boletini”, botimi i parë më 1987, nga Instituti i Historisë në Tiranë, dhe më 2004 e riboton librin po me të njëjtin titull. Prof. Musai, njëherit na ofron të dhënat më të kompletuara që më vonë shumë shkencëtar i përdorën dhe i përdorin si të dhëna relevante për shkrimet e tyre. Ajo gjurmoi në Arkivin Shtetëror të Shqipërisë me muaj të tërë, vetëm e vetëm që të zbardhë dhe të dëshmoi se patrioti i madh, ishte një atdhetar i padiskutueshëm, që ndikoi shumë në rrjedhat e historisë. Figura e Isa Boletinit, është trajtuar në aspektin shumë dimenzional nga historianët shqiptarë dhe të huaj. Në Kosovë, më 1969 botohet punimi nga: 1. Fetah Bahtiri “Rezistenca e shqiptarëve të Selacit ndaj turqve në fillim të shek. XX, në revistën “Përparimi”, nr. 4. 1969, 2. Pajazit Nushi, Isa Boletini dhe roli i tij në luftën e popullit shqiptar për çlirim nacional, Përparimi, nr. 3, 1979, Prishtinë, 3. Fatmira Musai, Isa Boletini në luftë për liri dhe konsolidimin e shtetit të pavarur shqiptar, Konferenca Kombëtare kushtuar 80 vjetorit të pavarësisë, Tiranë 1982, 4. Tahir Abdyli, Tribuni popullor i bashkëjetesës “Kosova” , nr. 15, 1986, 5. Gazmend Shpuza, Disa mendime rreth pikëpamjeve politike të Isa Boletinit, Koncepti i tij për autonomin e Shqipërisë, “Buletini shkencor”, Instituti i Lartë Pedagogjik Shkodër, nr. 1. 1988, 6. Fehmi Pushkolli, Arti Ushtarak i Isa Boletinit, Prishtinë, 1996. Por, pas vitit 1990, kur në Kosovë fillon të jetësohej sistemi shumë partiak (megjithëse i kufizuar), por, kjo kohë ishte ende në kapërcyell, kur ndërgjegjja intelektuale haptas dhe më këmbëngulje u vu në mbrojtjen e popullit të vet dhe filloi të shkruante për të kaluarën e afërt nga një kënd tjetër, kur shkrimet historike, publicistike dhe politike filluan me rebelizëm të mos respektojnë censurën e hekurt serbo-jugosllave dhe të zhvishen nga ideologjizmat e censurat e ndryshme. Pikërisht atëherë, kur të dhënat historike filluan të quhen me emrin e vërtet e shkencor-fakte historike, veprimtaria e Isa Boletinit filloi të prezantohet, më me guxim dhe në vend më meritor. Botimet për jetën dhe veprën e Isa Boletinit nuk mungojnë edhe në vitet e më vonshme. Në kushte okupimi, kur vështirë ishte të mbijetoje, e lere më të organizoje diçka, por me entuziazmin e dashurisë për lirinë, më 1996, Instituti i Historisë në Prishtinë, për nder të 80 vjetorit të rënies të Isa Boletinit, organizoi sesionin shkencor të titulluar “Isa Boletini dhe Koha e tij”, ku merrnin pjesë shkencëtarë-historianë të periudhave të ndryshme. Në aspekte gjithëpërfshirëse e të nduarndurshme u trajtua jeta dhe vepra e atdhetarit. Por, për hir të situatës së rëndë që mbretëronte në vend punimet e këtij sesioni u botuan pas dy vitesh nga Instituti i Historisë më 1998, në të cilën u përfshinë 17 kumtesa shkencore. Por me këtë rast do i përmendi vetëm disa nga autorët e kumtesave si: Jusuf Bajraktari, Fehmi Rexhepi, Emine Bakalli, Xheladin Shala, Isa Bicaj, Limon Rushiti, Izber Hoti, Ramiz Abdyli, Sabile Keçmezi-Basha, Shaban Hashani etj. Heroi gjithëkombëtar, përfshihet edhe në punime ku nuk është temë trajtimi ai vetë, por aty ku gërshetohen luftërat për pavarësi me atdhetarët e tjerë po të asaj kohe, si në punimet: – Stefanaq Pollo, Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë, në: “Mbi lëvizjen Kombëtare Shqiptare”, Tiranë 1962; – Shukri Rahimit: “Vilajeti i Kosovës më 1878-1912”, Prishtinë 1968; – Aleks Buda, Rrënjet historike të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit “Lidhja Shqiptare e Prizrenit”, Tiranë, 1978; “Mitrovica dhe rrethina”, Mitrovicë, 1979; – Zekiria Cana, “Lëvizja Kombëtare Shqiptare në Kosovë në vitet 1908-1912”, Prishtinë, 1979; – Poashtu, në fejtonin e Mr. Sadulla Brestovcit, “Idriz Seferi – Kreshniku i Karadakut”, (në 20 vazhdime), Rilindja, janar 1979. – Kristaq Prifti, Lidhja Shqiptare e Pejës, Tiranë 1984; – Tafil Boletini, Pran Isa Boletinit, Kujtime 1 (1892-1916), Tetovë 1986, përgatitur nga Marenglen Verli, e shumë e shumë punime të tjera. Duhet thënë, se për jetën e veprën e Isa Boletinit u shkrua shumë, sidomos me rastin e përvjetorëve të lindjes e të vdekjes së heroit, në shtypin e përditshëm duke e përkujtuar me pietet të thellë. Duke pasur parasysh rezistencën e vazhdueshme dhe sakrificën e kësaj familje, në mbrojtje të popullit e atdheut të vet, familja Boletini u bë e njohur jo vetëm në Kosovë por në mbarë trojet shqiptare e më gjerë. Në bazë të të dhënave që na i ofron autorja Fatmira Musai dhe të tjerët, vijmë në përfundim se Isa Boletini: 1. Përbënë figurën më emblematike dhe veprën më supreme me përkushtimin e tij ndaj çështjes mbarëkombëtare. Momenti më kulmor i veprës së tij është angazhimi dhe vet sakrifica e tij e vetëdijshme për çështje të mëdha të atdheut. 2. Isa Boletini në bazë të të dhënave që na i ofrojnë autorët, na del se me përkushtimin e vet ngjitet në majat e atdhetarisë dhe qëndron në lartësitë mbarëkombëtare e mbarëpopullore mbi interesat e ngushta lokale, kanunore, materiale e fetare. 3. Në emër të atdheut, të popullit dhe të kombit ngrihet fuqishëm mbi natyrën dhe formën e regjimeve e të qeverisjeve kolonizuese. 4. Pa i marrë parasysh ofiqet e benificionet që i ofrohen nga ana e okupuesve, Isa Boletini sakrifikonte jetën vetëm e vetëm për ta bërë kombin e vet të pavdekshëm dhe vendit të tij ti sigurojë një shtet të pavarur në suazat e tij të plotnueme. Dhe nën 5. Duke lexuar e studiuar shkrimet e ndryshme, veprën e Isa Boletinit detyrohemi ta respektojmë e nderojmë edhe më tepër figurën madhore të vet heroit, se me një atdhetar të këtij kalibri lartësohet, fuqizohet, trimërohet, kulturohet dhe krenohet i tërë kombi para historisë dhe para së ardhmes. Dhe, krejt në fund, duhet shtuar se, hulumtimi e studimi i jetës dhe veprës së Isa Boletinit është i lidhur ngushtë me ndriçimin e historisë së Lëvizjes Kombëtare Shqiptare si në Kosovë po ashtu edhe në Shqipëri, dhe se emri dhe veprimtaria e tij ngrit e lartëson historinë kombëtare, për të cilin, ka për çka të shkruhet dhe çka të thuhet, se me këto shkrime që u përmendën më lartë mendojë se megjithatë, ende nuk kanë shteruar të dhënat për jetën dhe veprën e atdhetarit. (Fjalë e mbajtur në Konferencën shkencore “Isa Boletini në Lëvizjen Kombëtare Shqiptare”, Prishtinë – 5 qershor 2015)

A. Q. Përpjekjet antishkencore, politike, për ta paraqitur Isa Boletinin si tribun të bashkëjetesës së shqiptarëve me serbë III

 A. Q. Përpjekja antishkencore, politike e historianit, Tahir Avdyli, për ta paraqitur Isa Boletinin “tribun” të bashkëjetesës serbe-shqiptare

Nga prof.Ahmet Qeriqi  

Janë të njohura pretendimet e disa qarqeve serbe, me qëllim  për ta devalvuar veprimtarinë kombëtare të Isa Boletinit dhe pretendimet po ashtu antihistorike të disa historianëve shqiptarë të Kosovës, për ta paraqitur Isa Boletinin si “Tribun” të bashkëjetesës shqiptare-serbe. Mjerisht një historian i njohur shqiptar, por jo vetëm ai, kanë bërë përpjekje që Isa Boletinin ta paraqesin  si shembullin tipik të luftëtarit  popullor që ka bashkëpunuar  me serbët në luftë kundër Perandorisë Osmane. “Isa Boletini Tribuni popullor i bashkëjetesës, “Kosova” , nr. 15. 1986.

Kjo ka ndodhur në vitin 1986 në kohën kur Serbia, e kishte marrë në shënjestër  tërë historinë shqiptare, të cilën  edhe e kishte shpallur nacionaliste e irredentiste. Disa historianë tanë, ishin  munduar të shpëtonin, aq sa kishin mundur, duke u munduar të paktën ta shpëtonin,  Isa Boletinin, meqë Azem Galicën nuk e shpëtonin dot, as për një “bashkëluftim” të rastit më Kosta Peçancin. Një bashkëpunim i tillë nuk mbështetej dot në fakte, sepse Isa Boletini për historinë serbe, me kohë ishte etiketuar si “najveci srpski krvopija”, (gjakpirësi më i madh i serbëve.

Studimi ka rreth 53 faqe dhe një literaturë të begatshme, i hartuar me shumë kujdes nga autori, i cili me një vend zbulon, ja pa dashur, edhe qëllimin e paraqitjes së Isa Boletinit si prijatar i bashkëjetesës së shqiptarëve me serbët e sllavët e tjerë. Ai duke interpretuar një fjalë të urtë të Balzakut thotë se ka shkruar këtë studim: “duke ecur sikur të shkelte mbi gaca”. Ku arsyetim kalimthi, realisht është zbehur duke u bazuar në dëshmitë që favorizojnë konceptin e tij dhe duke lënë anash, të dhënat e tjera që Isa Boletinin nuk e paraqesin njeri, i cili aq shumë i kishte dashur serbët, sa që në krah të tyre kishte luftuar kundër turqve, kuptohet për çlirimin e Kosovës e dhurimin e saj Serbisë.

Duke e paraqitur Isa Boletinin, tolerant, të afërt dhe bashkëpunues me serbët dhe  si njëlloj lideri i të gjithë popujve të këtyre trevave, autori i shkrimit konteston çdo veprim të Isait kundër serbëve madje duke kontestuar edhe autorët serbë, të cilëve nuk iu beson se ai me shqiptarët e tij kishte marrë pjesë në luftën e Merdares të viti 1912 kundër depërtimit të bandave vrastare serbe në Kosovë. “Isa Boletini me shqiptarët e vet bashkëvepron me ushtrinë serbe në çlirimin e Dukagjinit  dhe afër Pejës, luftëtarët e Isasë shpartalluan repartet e Xhavit Pashës prej 8.000 ushtarësh…. Ëahtë krejtësish i pabazë se mendimi i Jovan Tomiqit se Isa Boletini ishte në Merdar më 18 tetor të vitit 1912, në krye të luftëtarëve shqiptarë, që iu kundërvunë depërtimit të reparteve serbe. Këtë të dhënë, Tahi Avdyli e përforcon me mendimin “shkencor” të Sinan Hasanit, i cili thotë se Isa Bolenit në atë kohë kurr nuk i kishte pasur qa shumë ushtarë, sepse iu kishin shkapërderdhur. Në Merdar Isaja as që mund të ishte( faqe 50)

Ky studim është shkruar me urdhër të komitetit, me qëllim për ta paraqitur Isa Boletinin si njeriun më të afërt  të serbëve, si prijatarin e tribunin e vegjëlisë serbe shqiptare e vllahe duke i vënë në gojë edhe fjalët që gjoja i ka thënë se në venat e tij ka gjak serbi, shqiptari e vllahu. Këtë dëshmi autori e sjellë si dorëshkrim të pabotuar,  nga bija e Branislav Nushiqit, një Gitka, e cila ia ka dhënë autorit.  Ja deri ku shkon çoroditja “shkencore”  e historianit skllav e pacifist kur nxjerrë nga naftalina fjalë koti për t i paraqitur si të vërteta shkencore. Dhe, ajo që bie në sy për të keq në këtë studin është se autori në të njëjtin vend flet se Nushiqi në mënyrë perfide mundohej t’i përvetësonte shqiptarët e pashkollë për qëllimet e tij ekspansioniste. Kur e do puna autori, për ta paraqitur Isa Boletinin tribunin më të madh të bashkëjetesës, shërbehet me fjalët paushall të Gitka Nushiqit, ndërsa zbulon se Nushiqi paska qenë antishqiptar i përbetuar. Ja cila metodologji është përdorur nga ky autor, mbase edhe shumë i nderuar për shkrime e studime të tjera, por pa pikë nderi e respekti kombëtar e njerëzor për manipulimin dhe shtrembërimin e biografisë së Isa Boletinit.

Autori shënon më shumë se 100 shembuj ku Isa Boletini, madje për hir të serbëve ka vrarë e ka therë edhe shqiptarë, në Kumanovë. Ai e ka nxitë ushtrinë serbe t i therë të gjithë shqiptarët.

Kemi prezantuar me këtë rast të njëjtën foto, ku në njërën pretendohet se ndodhet fotoja e Isa Boletinit.

Foto nr. 1

Foto nr. 1

Group photo of Voivodes, photo no. 1

Nga e majta

  1. 1. Angjelko Stanković, 2. Dane Stojanović, 3. Zafir Premčević
  2. 1. Koce Drenovski, 2. Petko Ilić, 3. Krsta Rista Starački, 4. Stefan Nedić-Ćela, 5. Boško Virjanac, 6. i panjohur, 7. Jovan-Majka.

III   1. Zhivko Gvozdić, 2. Mihajlo Josifović, 3. Gligor Sokolović, 4. Micko Krstić(?), 5. një officer turk(?), 6. Jovan Dovezenski, 7. Trenko Rujanović

IV:  1. Todor Krstić-Algunjski, 2. Kosta Milovanović-Pećanac, 3. Cene Marković, 4. Đorđe Ristić-Skopljanče, 5. Jovan Stojković-Babunski, 6. Jovan Dolgač, 7. Milan Babović.

Në këtë foto nuk kemi asnjë emër e mbiemër shqiptarë, të cilit do besim, por të gjithë emrat e këtyre çetnikëve  janë serbë dhe bullgarë, apo karaktaeristikë për këto dy gjuhë.  Fotoja e Zhivko Gvozdiqit, paraqet një shqiptar, i cili me hamendje është shënura si Isa Boletini dhe i cili nuk përngjet me asnjë tipar dallues.

Në radhë të pare Isai ishte më i gjatë, po ashtu me fytyrë të gjatë dhe jo të gjerë sikur ishte Zivko Gvozdiqi.

 

Vojvodet

Në këtë foto, është bërë përpjekje për ta denigruar  autoritetin e Isa Boletinit duke shënuar anash se në këtë mes ishte edhe ai, por pa shpjeguar se cili ishte konkretisht. Emrat e katër prej këtyre çetnikëve që i shohim me rroba shqiptare kanë emra e mbiemra serbësh, apo karakteristikë për gjuhën serbe. Në këtë mes nuk ndodhet askund fotoja e Isa Boletinit, sepse jo vetëm që nuk përngjet fare me asnjërin prej të katërve, por edhe me faktin se të katërtit, dalin të identifikuar, në foton paraprake të shënuar si fotoja numër 1. Me këtë foto kanë manipuluar edhe disa portale në gjuhën shqipe, pa i bërë fare analizë fotove, emrave e mbiemrat të identifikuar. Spekulimet, shtrembërimet dhe falsifikimet e historianëve serbë janë të njohura kudo dhe nuk duhet të merren seriozisht, përveç në raste kur ato faktohen me të dhëna relevante historike.

Foto nr. 2

Në këtë fotografi të vitit 1908, pa shënimin e emrave dhe mbiemrave, sikur në foton e parë, shihen shumë shqiptarë dhe oficerë me uniforma turke. Në këtë mes dallohen edhe tre shqiptarët me emra serbë. Vetëm në radhën e parë të kësaj fotoje  janë tre me veshje shqiptare, nga pesë gjithsej. Asnjëri nuk përngjet me Isa Boletinin Në radhën e parë ndodhet personi i shënuar si Micko Krstiq, ( në foton paraprake numër 1.) pastaj në radhën e katërt në mes është, i njëjti  Zhivko Gvozdiq, ndërsa i treti, nga e djathta po në atë radhë është, Milan Baboviq.  Dy shqiptarët e tjerë me tirq dhe me plisa  të bardhë nuk dihet kush janë. Në këtë foto janë edhe dhjetë oficerë me uniforma turke, shumica syresh shqiptarë. Pjesa tjetër   janë bullgarë e serbë nga gjithsej më shumë se 50.

 

Edhe në këtë foto çetniku, Zhivko Gvozdiq, është më i shkurti nga radha prej 10 çetnikëve, kështu që edhe me këtë aspekt përjashtohet mundësia që në këtë foto të çetnikëve të ketë qenë Isa Boletini.

As në këtë mes ku janë evidentuar pesë persona me veshje tipike shqiptare nuk është Isa Boletini, por janë tre persona me emra e mbiemra serbë, të cilët janë identifikuar në foton e parë.

Fotoja në  format të madh, të panoramës mban shënimin në gjuhën turke  “Yskub shehrin selam” , “Përshëndetje nga qyteti i Shkupit”.

Në fund, në gjuhën serbe shkruan: “Zhivela zajednishtva” që do të thotë “Rroftë përbashkësia” Pastaj janë radhitur fjalët në gjuhën frënge, të njohura që nga Revolucionin borgjez:

Liberte, Egalite, Fraternite:  – Liri, barazi, Vëllazëri

Fotografia ka të shënuar legjendën:

Çentikët me oficerët osmanë, në Shkup,  gjatë Revolucionit Turk të vitit 1908

(Chetniks with Ottoman officers, in Skopje, during Young Turk Revolution (1908)

 

 

Literatura:

 

(https://sr.wikipedia.org)

Pjesë nga Fjalimi i Gjergj Fishtës në Konferencën e Paqes në Paris, më 28 qershor të vitit 1919)

Fragment nga një variant i këngës së Lugut të Baranit.

Istorija srpskog naroda, knjiga 6, tom 2, SKZ 1983.

Isa Boletini, Tribuni popullor i bashkëjetesës, “Kosova” , nr. 15, 1986.

Pse u likuidua Mehmet Shehu nEnver Hoxha ?

Mehmet Shehu




Mehmet Shehu (Çorrush, 10 janar 1913 - Tiranë, 18 dhjetor 1981) qe pjesë e brigadave ndërkombëtare në Luftën e Spanjës, komandant i Brigadës së I Sulmuese, min. i Brendshëm, i Mbrojtjes dhe kryeministër i Republikës Popullore të Shqipërisë. Shehu përfshihet në listën e përpiluar nga Instituti i Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, që përmbledh pjesëmarrësit që kanë përgjegjësi direkte për krimet e Partisë Komuniste Shqiptare dhe të Ushtrisë Nacionalçlirimtare, duke qene, sipas ligjit nr. 41, anëtarë të strukturave politike dhe ushtarake “që kanë inspiruar, organizuar, urdhëruar, ekzekutuar ose ndihmuar forcat partizane në vepra kriminale”.

M

 Jetëshkrimi U lind më 10 janar të vitit 1913 në fshatin Çorrush të Mallakastrës, i biri i Sheh Ismailit (v. 1944) të teqes së Çorrushit dhe Sulltana Alikajt (v. 1972) nga Shkoza e Sevasterit të Vlorës. Mehmeti ishte i pari ndër katër vëllezërit.

 I ati kishte qenë pjesëmarrës në Kryengritjen e Shqipërisë së Mesme,por shpëtoi nga dënimi me vdekje siç iu dha krerëve tjerë prej ndërhyrjes së Sami bej Vrionit. Mehmet Shehu (majtas poshtë) me Petro Marko, Skënder Luarasi, Iliaz Pashaj e Ermush Myftari Nis Shkollën Teknike në Tiranë, të cilën e kreu më 1932. U regjistrua në Shkollën e Oficerëve në kryeqytet, por nuk u pranua për shkak të moshës. Më 1934 nis punë në fermën e Shkollës Teknike, me ndërhyrjen e miqve të familjes i mundësohet një bursë ushtarake për në Kolegjin e Napolit. Kthehet në atdhe dhe për shkaqe kundërshtie ndaj regjimit të Zogut, burgoset 2-3 muaj në Tiranë. Me daljen nga burgu, punon në fermën e Shkollës Teknike si traktorist. Ndjek Shkollën e Plotësimit të Oficerëve, ku titullohet 1937. Në dhjetor 1937 shkon në Spanjë përmes Francës me ndërlidhje nga Llazar Fundo, ku merr pjesë në brigadën e XII ndërkombëtare e quajtur Garibaldi në nder të heroit italian, e cila ishte e përbëre nga vullnetarë nga shumë vënde të botës, ai komandonte batalionin e IV të saj. Në fund të dhjetorit pranohet në Partinë Komuniste me rekomandim po të Fundos. Në shkurtin e 1939 pas çmobilizimit të vullnetarëve të huaj kthehet në Francë dhe e internojnë në Cyprien, Gurs e Vernet. 

Mehmet Shehu ishte agjenti i anglezëve me pseudonimin 'BAB008'”/ Zbulohet  dosja në … - Art&Argëtim

Mehmet Shehu ishte agjenti i anglezëve me pseudonimin 'BAB008'”/ 


Në Gurs qëndroi për 70 ditë. Pasi u pushtua Franca prej Gjermanisë, një komision italo-gjerman që merrej me riatdhesimin e vullnetarëve. Mbahet ndër burgjet e Italisë për dy muaj. Kërkon të kthehet në Shqipëri në gusht 1942, burgoset në Durrës dhe lirohet me ndërmjetësinë e Qazim Koculit dhe Ferid bej Vokopolës. Në Vlorë del në ilegalitet dhe bashkohet me Hysni Kapon, caktohet sekretar organizativ i Qarkut të Vlorës. Gjatë Luftës Nacional-Çlirimtare ka kryer një numër detyrash: shkurt 1943 komandant i Çetës Plakë të Mallakastrës. Mars 1943 kandidat i K.Q. gusht 1943 komandant i Brigadës I Sulmuese. maj 1944 zv. komandant i Divizionit I Sulmues me gradën e kolonelit. gusht 1944 komandant i Divizionit I Sulmues. tetor 1944 i jepet grada gjeneral-major. Mbas çlirimit të Shqipërisë dërgohet për studime në Bashkimin Sovjetik. Në periudhën 1945-1946 studion në Akademinë Ushtarake "Voroshillov" në Moskë. Mbas përfundimit të studimeve kthehet në Shqipëri ku në vitin 1947 emërohet Shef i Shtabit të Përgjithshëm. Në periudhën 1948-1954 kryen njëkohësisht detyrën e zëvendëskryeministrit dhe atë të ministrit të Punëve të Brendshme. Nga viti 1954 deri në vitin 1981 është Kryeministër (Kryetari i Qeverisë). Ishte ndër të vetmit nxënës prej atyre që kishin qenë në Shkollën Teknike të Fultz-it që nuk ishte ekzekutuar. Që nga viti 1948 deri 1981 ishte anëtar i Byrosë Politike. Fliste 5 gjuhë të huaja: anglisht, frëngjisht, italisht, spanjisht dhe rusisht. Versioni zyrtar i kohës tregon se kreu vetëvrasje në Tiranë më 18 dhjetor 1981. Nga rrethanat e ngjarjes së vdekjes së Mehmet Shehut ngjallet dyshimi se ai mund të jetë vrarë, e përcjellur kjo edhe sipas një shkrimi mbi Llambi Ziçishtin, anëtar e ekipit të mjekëve që shkoi tek shtëpia e ish-kryeministrit për të konfirmuar shkaqet e vdekjes. Krimet e luftës dhe kundër njerëzimit Pas betejës së Selenicës mes çetave nacionaliste të prira nga Isuf Luzaj dhe çetës "Plakë" nga Neki Ymeraj, Shehu mori një pjesë të robërve me gjithë nënkolonelin, që e kishte pasur shok shkolle në Itali. I pushkatoi pa gjyq 63 robërit italian, bashkë me nënkolonel, natën e 2-3 prillit 1943 në luginën e Romsit, Mallakastër. Sipas arkivave britanike, ai i torturoi dhe i vrau të gjithë robërit me dorën e tij, duke i treguar rekrutëve të rinj komunistë se si duhen bërë gjërat. Në një konflikt të Lushnjes ndërmjet komunistëve dhe jo komunistëve, të kuqtë burgosën 64 persona që u masakruan të gjithë nga Mehmet Shehu. Në fshatin Velçan të Mokrës ai goditi për vdekje me thikë dy nipërit e Hasan Beut. Në fshatin Corush ai torturoi dhe vrau kapitenin Idriz Drizarin. Në fshatin Cepan të Skraparit ai torturoi Seit Cepanin, të birin e Asllan Bej Cepanit duke i prerë me sharrë të dy këmbët dhe duke e lënë të vdesë në agoni. [8] Më 30 nëntor 1943 me urdhër të Dushan Mugoshës, në krye të 1,000 partizanëve sulmoi Dukatin, duke kombinuar mësymjen me trupat e Hysni Kapos nga Tërbaçi. Beteja zgjati 14 orë, u vranë 8 dhe u plagosën 10 nga dukatasit, ndërsa nga komunistët 15 të vrarë, 4 robër, ndërmjet të cilëve edhe një italian i batalionit "Antonio Gramshi" që luftonin përkrah komunistëve. Shehu ishte urdhërues i disa krimeve dhe ekzekutimeve gjatë regjimit komunist, ndër të tjera: Masakra e Martaneshit, Masakra e vitit 1951.  




 Plot 43 vite më parë, duke u gdhirë data 18 dhjetor e vitit 1981, kryeministri shqiptar Mehmet Shehu, i cili e mbante atë funksion që nga viti 1953, u gjet i vdekur në dhomën e tij të gjumit (sipas versionit zyrtar, nga plumb “a” pistolete), në vilën ku banonte së bashku me familjen e tij, në hyrje të “Bllokut” të udhëheqjes së lartë të PPSH-së, fare pak metra nga godina e Komitetit Qendror të PPSH-së dhe gjithashtu vilës 31 të Enver Hoxhës. Edhe pse kanë kaluar më shumë se katër dekada nga ajo ditë, e konsideruar si një nga ngjarjet më të rënda dhe të bujshme gjithashtu të atij regjimi, ende dhe sot, nuk ka një version të qartë e të saktë, rreth asaj që ka ndodhur me ish-kryeministrin shqiptar, Mehmet Shehu, në mesnatën duke u gdhirë 18 dhjetori 1981! Por, edhe pse pas viteve ’90-të, janë bërë publike me dhjetëra dëshmi dhe dokumenta arkivore, lidhur me atë ngjarje, “vrasja apo vetëvrasja e Mehmet Shehut”, vazhdon të jetë objekt debatesh dhe diskutimesh të shumta, madje duke e mbështjellë edhe më shumë me mister, të vërtetën rreth saj! Nisur edhe nga ky fakt, në kuadrin e publikimit të dhjetëra dëshmive dhe dosjeve me dokumente arkivore nga fondi sekret i ish-Sigurimit të Shtetit dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme, apo dhe Komitetit Qendror të PPSH-së, që kemi botuar në këto tre dekada pas shembjes së regjimit komunist të Enver Hoxhës dhe pasardhësit të tij, Ramiz Alia, Memorie.al, ka siguruar dosjen voluminoze “të armikut dhe poli-agjentit Mehmet Shehu”, e cila është nxjerrë nga fondi sekret i ish-Sigurimit të Shtetit pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme (tashmë e de-klasifikuar dhe pjesë e fondit të Autoritetit për Informimin e Dokumenteve të ish-Sigurimit të Shtetit), ku me ndonjë përjashtim të vogël, pjesa më e madhe e tyre, nuk e ka parë kurrë dritën e botimit dhe publikohen për herë të parë e të plota e me faksimilet përkatëse. 


Mehmet Shehu (majtas poshtë) me Petro MarkoSkënder LuarasiIliaz Pashaj e Ermush Myftari



 Në dosjen në fjalë, përveç dëshmive ne hetuesi të dëshmitarëve apo të pandehurve, gjenden të plota dhe akt-ekspertiza e grupit operativo-hetimor që u ngrit menjëherë që paraditen e 18 dhjetorit 1981, me në krye Koço Josifin, (kryetar i Hetuesisë së Drejtorisë së Punëve të Brendshme të Tiranës), mjekët-ligjorë Dr. Fatos Hartito dhe Docent Bashkim Çuberi, mjekët e kryeministrit, Milto Kostaqi dhe Llesh Rroku, ekspertin kriminalist të Laboratorit Qendror Kriminalistik të Ministrisë së Brendshme, Estref Myftari, të asistuar nga funksionarët e lartë të asaj ministrie, zv/ministri Xhule Çiraku, kryetari i Drejtorisë së Hetuesisë në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Elham Gjika, zv/drejtori i Drejtorisë së Punëve të Brendshme të Tiranës, Lahedin Bardhi. Në këtë dosje, ndodhen edhe dëshmitë e familjarëve të ish-kryeministrit Mehmet Shehu, personelit të shërbimit dhe grupit të tij të shoqërimit, si dhe të gjitha personave të tjerë, që u thirrën dhe deponuan rreth asaj ngjarje. Por, edhe pse kemi të bëjmë me dokumente arkivore, duhet theksuar se; duke e ditur se si ka funksionuar regjimi komunist i para viteve ’90-të, kurrsesi nuk mund të pretendojmë për vërtetësinë absolute rreth atyre çka shkruhet aty, pasi jo vetëm nga dëshmitarët dhe personat e pandehur, që kanë dhënë dëshmitë e tyre, por edhe nga disa prej hetuesve të kësaj çështje, (kryesisht pas viteve ’90-të), është bërë e ditur se ato janë marrë në trysni, presion, intimidim dhe tortura e dhunë fizike e psikologjike, madje duke shkuar më tej, ku disa prej hetuesve, i kanë shkruar vetë ato dhe dëshmitarët apo të pandehurit, vetëm sa kanë hedhur firmën aty. Madje për disa prej të pandehurve të këtij procesi hetimor, konkretisht në rastin e Fiqret Shehut, pyetjet janë hartuar nga vetë Enver Hoxha personalisht (me shkrimin e tij) dhe u janë dërguar hetuesve, nëpërmjet ministrit të Brendshëm, Hekuran Isai (të cilat i kemi bërë publike me faksimilet përkatëse në shkrime të kaluara) dhe të gjitha këto, për të bërë të mundur “zbulimin e grupit armiqësor të poli-agjentit Mehmet Shehu”, me qëllim për të justifikuar vetëvrasjen e tij (sipas variantit zyrtar)! Në këtë kontekst të paranojës së diktatorit Enver Hoxha, u arrestuan dhe u vunë në bankon e të akuzuarit; Kadri Hazbiu (ish-anëtar i Byrosë Politike të Komitetit Qendror të PPSH-së dhe ministri Brendshëm e i Mbrojtjes), Feçor Shehu (ish-Drejtor i Sigurimit të Shtetit dhe ministër i Brendshëm), Nesi Nase (ish-ministër i Punëve të Jashtme), Llambi Ziçishti (ish-ministër i Shëndetësisë), Llambi Peçini (ish-kryetar i Degës së Ruajtjes dhe Sigurisë Fizike të udhëheqjes së lartë të PPSH-së), Elham Gjika (ish-kryetar i Hetuesisë së Ministrisë së Punëve të Brendshme), Gani Kodra (ish-kryetar i Degës së Ruajtjes dhe Sigurisë Fizike të udhëheqjes së lartë të PPSH-së dhe familjes së Mehmet Shehut), Kristofor Martiro (ish-hetues i “grupit armiqësorë të Beqir Ballukut”), Ali Çeno (ish-përgjegjës i grupit të shoqërimit të kryeministrit Mehmet Shehu), Xhavit Ismailaga (ish-berber i Hotel “Dajti”), Idriz Seiti (ish-kolonel i Sigurimit të Shtetit, kryetar në Degët e Punëve të Brendshme në Kukës e Lezhë dhe kryetar dege në Ministrinë e Brendshme, për ruajtjen, sigurimin dhe ekzekutimin e personave antiparti), Lirim Pëllumbi (ish-kryetar i Degës së Punëve të Brendshme të rrethit të Durrësit), Qamil Mane Islami (ish-kolonel në Drejtorinë e Kampeve dhe Burgjeve pranë Ministrisë së Brendshme), Duro Shehu (vëllai i Mehmet Shehut, ish-komisar në drejtorinë e Aviacionit Luftarak të Ministrisë së Mbrojtjes), Fiqret Shehu, bashkëshortja e Mehmet Shehut, me dy djemtë e tyre, Bashkimin dhe Skënderin, etj., etj. Nga ky “grup armiqësor”, katër të parët (Kadri Hazbiu, Feçor Shehu, Llambi Ziçishti dhe Llambi Peçini), u dënuan me vdekje dhe u pushkatuan, kurse të tjerët u dënuan me burgime të rënda, nga ku u liruan vetëm në vitin 1991, me përjashtim të Fiqret Shehut, e cila vdiq në burg në vitin 1987, në rrethana misterioze dhe ende të pazbardhura, si dhe djalit të madh të familjes Shehu, Vladimirit, që gjithashtu vdiq në rrethana misterioze ende të pazbardhura, në qytetin e Gramshit, (varianti zyrtar; vetëvrasje), ku ishte internuar me familjen e tij, në janarin e vitit 1982. Për më shumë rreth gjithë kësaj ngjarje, etj., na njohin dokumentet në fjalë, të cilat po i publikojmë së bashku me faksimilet dhe fotot përkatëse. Vijon nga numri i kaluar PROCES-VERBALI I MARRJES NË PYETJE TË OFICERIT ALI ÇENO, ISH-PËRGJEGJËS I GRUPIT TË SHOQËRIMIT TË KRYEMINISTRIT MEHMET SHEHU, NGA ANA E HETUESVE TË MINISTRISË SË PUNËVE TË BRENDSHME, SOKOL KOLEKA DHE BASHKIM CAKA PROCES VERBAL (I pyetjes së të pandehurit) Tiranë më 30.3.1983 Ne, Sokol Koleka dhe Bashkim Caka, hetues në Ministrinë e Punëve të Brendshme, rimarrim në pyetje të pandehurin Ali Çeno Pyetje: Na jepni shpjegime i pandehuri Ali Çeno, se ç’dini rreth vetëvrasjes së armikut Mehmet Shehu, dhe ç’veprime janë kryer nga grupi hetimor operativ, ditën e ngjarjes?! Përgjigje: Në datën 18 Dhjetor 1981, unë kam qenë në dhomën e oficerëve, ku po prisja Mehmet Shehun, që të dilte për në punë. Rreth orës 8.00, ka njoftuar me interfoni Vladimir Shehu, që unë të shkoja urgjent në dhomën e gjumit të Mehmet Shehut. Unë kam shkuar me vrap në dhomën e gjumit të Mehmet Shehut, e cila ishte në katin e dytë të ndërtesës. Në paradhomë, kam takuar Vladimirin, i cili më bëri me shenjë që të shkonim në dhomën e gjumit, duke më thënë; shko shikoje babin. Unë, jam futur në dhomën e gjumit të Mehmet Shehut, dhe pashë që ai ishte i shtrirë në krevat, me fytyrë nga tavani, e i zverdhur në fytyrë. Unë, e kapa nga dora e pashë se ai ishte i ftohur. Mehmet Shehu, ishte i mbuluar me kuvertë e çarçaf deri në afërsi të grykës. Unë, për t’i parë pulsin, e zbulova kuvertën dhe pashë se ai, i kishte duart i kishte të vendosura mbi gjoks, e të përthyera në bërryl. I pashë pulsin dhe konstatova se ai nuk punonte, kurse në krahun e majtë afër zemrës, pashë një njollë gjaku. Mbi krevat në krahun e djathtë, ishte pistoleta “Makarov”. Mbas kësaj duke qenë i bindur se Mehmet Shehu, kishte vrarë veten, unë e kam mbuluar përsëri ashtu siç ishte më parë, kur e gjeta unë, dhe kam njoftuar mjekët Milto Kostaqi e Llesh Rroku. Kur kanë ardhur mjekët e janë futur në dhomën e gjumit të Mehmet Shehut, unë jam futur në studion e tij, e cila komunikon me dhomën e gjumit, dhe kam marrë në telefon për të njoftuar për ngjarjen Feçor Shehun, dhe shokët e Partisë. Së bashku me mua në studio tek telefoni kanë qenë edhe Vladimir Shehu e Jonuz Luto. Mbasi mjekët e kanë parë kufomën e Mehmet Shehut, dhe ne bëmë njoftimet në telefon, unë e kam mbyllur me çelës dhomën e gjumit, dhe dhomën e studios së Mehmet Shehut, e kam dalë në korridorin e katit të dytë ku po prisnim. Sqaroj se pas lajmërimit që më bëri Vladimir Shehu, me steriofoni, për të shkuar lart në katin e dytë dhe në korridorin e dhomës së gjumit, unë gjeta Fiqrete Shehun, Fatbardha Shehun, dhe Vladimir Shehun, ku Fiqretja me Fatbardhën u nisën për në dhomën e gjumit të Mehmet Shehut, kurse Vladimiri, siç shpjegova, më tha shko shiko babanë. Kur unë isha tek krevati ku ishte vetëvrarë Mehmet Shehu, dhe po këqyrja veprimet që thashë më sipër, Vladimir Shehu duke qenë pas meje, zgjati dorën dhe mori një zarf mbi kokën e krevatit. Unë i thashë Vladimirit “çfarë more aty”?! Vladimiri më tha që Mehmet Shehu, para vetëvrasjes, ka lënë letër personale, ja ka lënë Fiqretes. Dhe e mori letrën. Unë i thashë Vladimirit që ta linte letrën aty ku e mori, por ai nuk pranoi, duke më thënë se do ta mbante se ishte personale. Unë i thashë Vladimirit që ta mbante letrën, por të mos e hapte në asnjë mënyrë. Pak kohë pasi kemi dalë në korridor, aty ka ardhur Kadri Hazbiu, i cili u drejtua menjëherë në dhomën e gjumit të Mehmet Shehut. Derën, unë e kisha kyçur, prandaj kur Kadri Hazbiu shkoi tek dera e dhomës së gjumit, unë e hapa dhe Kadri Hazbiu u fut brenda dhomës së gjumit të Mehmet Shehut, ku u step, u rrëqeth, pa rreth e rrotull, qëndroi pak dhe doli nga kjo dhomë. Sapo Kadri Hazbiu ka dalë nga dhoma e gjumit të Mehmet Shehut, unë i thashë që Mehmet Shehu ka lënë një letër, të cilën e mori Vladimiri dhe nuk pranoi që të ma jepte. Kadri Hazbiu më dëgjoi, dhe nuk foli për këtë gjë, por më tha mua se; “Ku është Fiqretja” dhe unë i tregova dhomën. Ai, u fut në dhomën e Fiqretes e, i tha: “Përse o Fiqret e bëri këtë punë kështu ky, s’duhet ta kishte vrarë veten, se Byroja Politike e shumta një vërejtje në kartën e regjistrimit do t’i jepte”! Fiqretja e shikonte Kadri Hazbiun, por nuk fliste. Kadriu, e pyeti për letrën, por ajo bënte sikur nuk kuptonte, prandaj ndërhyra unë e i thashë, se si ka lënë një letër të cilën e ka Vladimiri. U thirr Vladimiri aty, e i dha letrën Kadri Hazbiut e ky i fundit, mbasi e palosi e futi në xhep dhe iku. Mbasi ka ikur Kadri Hazbiu, ka ardhur grupi hetimor, ku ishin Elham Gjika, Koço Josifi, Dhimitër Beshiri, Estref Myftari, e më vonë kanë ardhur mjekët Bashkim Çuberi e Fatos Harito. Të gjithë së bashku, u futën në dhomën e gjumit të Mehmet Shehut ku është bërë këqyrja e vëndit të ngjarjes ku si dëshmitar të pranishëm keni qenë, Milto Kostaqi dhe unë. Gjatë kohës që u bë këqyrja e vendit të ngjarjes, të gjithë personat që thashë më sipër, kanë qëndruar në dhomën e gjumit të Mehmet Shehut, dhe nuk janë larguar, me përjashtim të Elham Gjikës. Ky nuk qëndroi bashkë me ne, por disa herë është larguar nga dhoma e gjumit. Se ku shkonte Elham Gjika, e se çfarë veprimesh kryente ai, unë nuk di gjë. Në dhomën e gjumit tek komodina e krevatit të Mehmet Shehut, ishin çelësat e tij të vendosura në një mbajtëse meshini. Elham Gjika, i ka marrë këto çelësa në dorë, e më tha mua: “Këto çelësa, të kasafortës janë”?! “Po”,- ju përgjigja unë, – të kasafortës janë. Elham Gjika më pyeti mua se ku është kasaforta. Unë i thashë se kasaforta është në dhomën e studios së Mehmet Shehut. Pasi ka përfunduar këqyrja e vendit të ngjarjes, të gjithë personat kanë dalë nga dhoma e gjumit të Mehmet Shehut dhe janë ulur në katin e parë. Kurse Elham Gjika, Koço Josifi, Milto Kostaqi dhe unë, kemi qëndruar në korridorin e katit të dytë, mbasi këtu jemi pyetur unë dhe Miltoja, nga Koço Josifi. Këtu Elham Gjika i tha Koço Josifit që të na pyeste neve. Në kohën që Koço Josifi ka qenë ulur në kolltuqet korridorit të katit të dytë, dhe po shkruante ato që po i thoshte Milto Kostaqi, Elham Gjika u fut në dhomën e gjumit të Mehmet Shehut. Kur unë e pashë Elhamin që u fut, i shkova nga prapa dhe kur u afrova tek dera, Elhami më tha; “Rri, mos u fut brenda se nuk është nevoja” dhe e ka shtyrë duke mbyllur derën pa çelës. Në këtë moment para se të mbyllej dera, unë i kam parë Elham Gjikës që në dorën e majtë kishte çelësat e kasafortës së Mehmet Shehut, kurse në dorën e djathtë, kishte çantën të cilën e mbante vazhdimisht në dorë. Pas kësaj unë, jam kthyer tek korridori ku ishte Koço Josifi me Milto Kostaqin, dhe kur ka përfunduar pyetja e Miltos, jam pyetur dhe unë. Derisa jam pyetur unë, Elham Gjika, ka vazhduar që të qëndrojë në dhomën e gjumit të Mehmet Shehut. Kështu ai ka qëndruar në këtë dhomë, nga 20 deri në 45 minuta. Mbasi ka dalë nga dhoma e gjumit të Mehmet Shehut, Elham Gjika ka ardhur aty ku isha unë, Milto Kostaqi, e Koço Josifi, dhe pasi pyeti Koçon, nëse kishte mbaruar e, Koço i tha; mbaruam, Elhami i tha Koços; “fillojmë nga dyllosja e dyerve”. Nga ana e Elham Gjikës e Koço Josifit, është bërë dyllosja e dyerve dhe dritareve të dhomës së Mehmet Shehut. Ka qenë më duket dhe shoku Xhule Çiraku, e që të katërt kemi zbritur në katin e parë duke lënë roje në dyert e katit të dytë Pëllumb Rustemin. Kur zbritëm në katin e parë, Elham Gjika dhe Koço Josifi, kanë pyetur Fiqret e Vladimir Shehun. Përveç kësaj Elham Gjika, ka ardhur në shtëpinë e Mehmet Shehut, edhe atë mbas dite kur u nxor jashtë dhome kufoma e Mehmet Shehut si dhe kur u bë eksperimenti hetimor. Dua të theksoj se mua, përveç pyetjes që më kanë bërë hetuesit atë ditë në shtëpinë e Mehmet Shehut, më kanë pyetur edhe në Drejtorinë e Dytë të Ministrisë së Punëve të Brendshme. Procesin e lexova, thëniet e mia, janë shkruajtur drejt, e firmos. Memorie.al I pandehuri Hetuesit Ali Ceno Bashkim Caka Sokol Koleka

Çfarë ndodhi më 1 nëntor 2025?

  Serbia ka heshtur lidhur me raportimet se një serb është plagosur dhe rrëmbyer nga Xhandarmëria serbe në territorin e Leposaviqit, në veri...