Agjencioni floripress.blogspot.com

2025/03/27

Trimëria jote është e ngulitur thellë në dejtë e Tokës ilire!

 Trimëria jote është e ngulitur thellë në dejtë e Tokës ilire!

marsiiperflakur

Shkove në përjetësi si dëshmor, ashtu si jetove, i nderuar, bujar, i urtë dhe trim.

Me pietet të kujton familja Qorraj nga Carrabregu i Deçanit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka certifikuar rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit 2025.

Prishtinë,3/27/2025.


Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka certifikuar rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit Kundër certifikimit të rezultateve votuan dy anëtarët e LVV-së, Sami Kurteshi dhe Alban Krasniqi, pasi sipas tyre duhet pritur të gjitha mundësitë ligjore në lidhje me pretendimet e tyre për manipulim të votave me postë nga LDK-ja, raporton KosovaPress. Në bazë të rezultatit të certifikuar të zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje ka fituar 42.30 për qind, Partia Demokratike e Kosovës 20.95, Lidhja Demokratike e Kosovës 18.27, koalicioni AAK-Nisma 7.06 për qind dhe Lista Serbe 4.26 për qind. Paraprakisht, në mbledhjen e sotme të KQZ-së u zhvillua debat në lidhje me zëvendësimin e tre kandidatëve që kanë dhënë dorëheqje nga posti i deputetit. Megjithatë, KQZ-ja zëvendësoi Gazmend Muhaxherin dhe Imri Ahmeti me Arben Gashin dhe Paris Gurin nga LDK-ja, ndërsa Bedri Hamzën me Rashit Qalajn nga PDK-ja. Muhaxheri, Ahmeti dhe Hamza kanë vendosur të mbajnë postin e kryetarit të komunës.


  • .





Gazmend Muhaxheri, kandidat i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe kryetar i Komunës së Pejës, është tërhequr nga lista e deputetëve, duke u zëvendësuar me Arben Gashin.

Imri Ahmeti, kandidat i LDK-së dhe kryetar i Komunës së Lipjanit, është zëvendësuar me Paris Gurin.

Anëtari i PDK-së në KQZ, Ilir Gashi, ka theksuar se zëvendësimi i kryetarëve të komunave është i domosdoshëm, pasi ligji nuk lejon mbajtjen e njëkohshme të pozitës së kryetarit të komunës dhe asaj të deputetit.

Me certifikimin e rezultateve nga KQZ, procesi i formimit të institucioneve të reja parlamentare dhe qeveritare pritet të vazhdojë në ditët në vijim. Gazmend Muhaxheri, kandidat i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe kryetar i Komunës së Pejës, është tërhequr nga lista e deputetëve, duke u zëvendësuar me Arben Gashin. Imri Ahmeti, kandidat i LDK-së dhe kryetar i Komunës së Lipjanit, është zëvendësuar me Paris Gurin. Anëtari i PDK-së në KQZ, Ilir Gashi, ka theksuar se zëvendësimi i kryetarëve të komunave është i domosdoshëm, pasi ligji nuk lejon mbajtjen e njëkohshme të pozitës së kryetarit të komunës dhe asaj të deputetit. Me certifikimin e rezultateve nga KQZ, procesi i formimit të institucioneve të reja parlamentare dhe qeveritare pritet të vazhdojë në ditët në vijim.

Deshmorja e parë shqiptare është Shukrije Obertincaqë ra për altarin e lirisë gjatë demonstratave të marsit të vitit 1989 në Kosovë

27 mars 1989. Është ditë e hënë. Shukrije Obërtinca, një nxënëse 16 vjeçare nga fshati Lismir, niset drejt Prishtinës. Jo për të shkuar në shkollë, siç bënte zakonisht të hënave, por për të protestuar. Rrethanat po i rritnin para kohe fëmijët…

Katër ditë më parë, nën rrethimin e tankeve, ishin miratuar amandamentet kushtetuese që ia largonin Kosovës edhe atë autonomi që e kishte brenda ish-federatës jugosllave. Kosova po futej në një vorbull të ri dhe të pakthyeshëm politik, spiralja e të cilit nuk do të pushonte gjer në qershor ’99.





Shukrija në Lismir do të kthehej në arkivol. Ishte vrarë atë ditë nga policia jugosllave në qendër të Prishtinës. Një këngë do të këndohej shpesh ato ditë: “moj Shukrije Obërtinca, je trimneshë si Shotë Galica”.

Ato ditë nuk u ndalën protestat. Po atë ditë, në Prishtinë u vranë edhe katër protestues – Ismet Krasniqi, Vetim Shala, Sevdat Xhafolli dhe Mustafë Veselaj. Në tërë Kosovën, më 27 dhe 28 mars u vranë 28 demonstrues, u arrestuan dhjetëra dhe u plagosën qindra të tjerë. Në ato muaj, përllogaritjet flasin për rreth 100 demonstrues të vrarë në krejt Kosovën.

Serbia, duke vrarë një fëmijë si Shukrija, paralajmëroi masakrat në fëmijë e pleq që ndodhën më 1999. Në anën tjetër, Shukrija, duke rënë dëshmore, paralajmëroi se vajzat dhe djemtë e Kosovës nuk do të zmbrapsen përballë Serbisë së fuqishme, siç edhe ndodhi më 1999.(Floripress) 





Përkujtesë historike: 23 mars 1989 RRËNIMI I AUTONOMISË SË KOSOVËS DHE FILLIMI I SHKATËRRIMIT TË JUGOSLLAVISË SË AVNOJ-it

 

Speciale




Nga Jusuf Buxhovi

Rrënimi i autonomisë së Kosovës nga ana e Serbisë, më 23 mars 1989 në rrethanat e gjendjes së shtetrrethimit, ishin pjesë e skenarit të Beogradit për riformatizimin e Jugosllavisë në një shtet  unitarist që do të mbikëqyrej nga Serbia. Demonstratat e 11 marsit 1981, me ç'rast u ripërsërit kërkesa për Republikën e Kosovës nga demonstratat e vitit 1968, u shfrytëzuan  si shkas për hapjen e këtij procesi, që do të kthehet në program politik të udhëheqjes serbe me rastin e spalljes së Memorandumit të Akademisë Serbe të Shkencave dhe Arteve në nëntor të vitit 1986. Dalja e Millosheviqit në skenën politike si dhe përdorimi i lëvizjeve populiste për disciplinimin e federatës jugosllave, duhej të përcillej edhe me ndryshimet kushtetuese, të cilave udhëheqja serbe ua përcaktoi formatin dhe kornizat me kërkesën " për barazinë e pozitës kushtetuese të Serbisë me subjektet tjera në federatë". Kjo nuk do të thoshte tjetër pos rrënimi i pozitës kushtetuese të Kosovës në federatë në përputhje me kushtetutën e vitit 1974 kur ajo fitoi statusin e njësisë së barabartë federative e me këtë edhe të largimit nga tutela serbe.

Rrënimi me dhunë i autonomisë së Kosovës nuk do të ishte i mundur edhe pa aminin e njësive të tjera të federatës jugosllave që iu dha Serbisë nga aprovimi i platformës politike për Kosovën nga dy kryesitë e vendit në maj 1981, kur demonstratat e Kosovës u vlerësuan ngjarje kundërrevolucionare, vlerësim ky që hapi procesin e gjatë të diferencimit politik, viktimë e të cilit ishte arsimi, kultura, ekonomia dhe të arriturat tjera insitucionale që solli kushtetua e vitit 1974 si dhe burgosjet e qindra dhe mijëra të atyre që nuk pajtoheshin me këtë gjendje.

Në këtë proces të mundimshëm të diferencimit, udhëheqja e atëhershme politike e Kosovës, nuk ishte në gjendje që t'i kundërvihje Serbisë në rrethanat kur kishte prapa republikat tjera që secila në mënyrën e vet spekulonte me viktimizimin e Kosovës, gjë që ndoqi rrugën e  mbijetimit në përputhje me logjikën që të humbet sa më pak, deri te limiti i mbrojtjes me anën e  nenit 49,  që nënkuptonte mos dhënien e pelqimit për ndryshime,  po qe se prekej subjektiviteti i Kosovës në federatë, që shfaqej më shumë iluzion se sa realitet politik.

Në këto rrethana, udhëheqja e atëhershme (Vllasi dhe K. Jashari), në fund të vitit 1988 dhe në fillim të vitit 1989, u përpoqën që fushatës serbe t'i kundërpërgjigjeshin me demonstratat gjithëpopullore në Kosovë kundër këtyre ndryshimeve, me ç'rast u shfrytëzuan edhe minatorët për grevë dhe të ngjashme, që përfunduan me burgosjen e Vllasit dhe shpalljen e gjendjes së jashtazakoshme, që i duhej Beogradit që në Kosovë të përdorej për rrënimin e autonomisë.

Këtë e tregoi edhe farsa e votimit në Kuvendin e Kosovës, më 23 mars 1989, kur delegatët e Kosovës, nën kërcënimin e tankeve dhanë "pelqimin" për këto ndryshime, pos 11 prej tyre, të cilët  votuan kundër dhe me këtë nxorën në pah dinjitetin dhe guximin  politik dhe njerëzor edhe në rrethanat e kërcënmit me jetë.

Rrënimi i autonomisë së Kosovës me anën e puçit kushtetues  u përcoll me demonstrata të përgjakshme në gjithë vendin, meqë u përjetua si ripushtim i Kosovës nga Serbia nga pushtimi i  pari në vitin   1912, që do të vazhdojë në vitin 1918 dhe 1944.

Krahas demonstratave të përgjakshme që vazhduan për shumë kohë, ripushtimi serb i Kosovës nxori në skenën politike  lëvizjen  kombëtare, e cila filloi me themelimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, më 23 dhjetor 1989 nga intelektualët e njohur (shkrimtarë, akademikë, gazetarë dhe të të tjerë) në të cilën u përfshinë e gjithë popullata e Kosovës, me ç'rast u mor përispër jetësimi i procesit të legjtimimit të vullnetit të popullit të Kosovës  i manifestuar me Deklarata Kushtetuese e 2 korrikut 1990, shpalljen  e Republikës së Kosovës në kuvendin e Kaçanikut më 7 shtator 1990 si dhe referendumin për pavarësi, në  shtator të vitit 1991.

Me to iu dha legjitimiteti demokratik lëvizjes së rezistencës institucionale dhe asaj të armatosur si pjesë e saj integrale, që me ndihmën e vendeve të NATO-s të drejtuara nga SHBA-të, pas bombardimit 72 (nga 24 marsi deri më 10 qershor 1999), çoi te çlirimi i Kosovës nga pushtimi serb  dhe vendosjen e saj nën protekteratin ndërkombëtar me rezolutën 1244 të KS të OKB-së nga 10 qershori 1999.  Protektorati ndërkombëtar mori fundi më 17 shkurt 2008, kur u shpall pavarësia e Kosovës.

Figura e Adem Jasharit, duke qenë se është reale, se ka një histori, e cila ka pësuar transformime të ndryshme...

                    


             Shkruan: Jusuf BUXHOVI

 Opinioni kosovar prej kohësh është i mbërthyer brenda kllapave: presidenti historik dhe komandanti legjendar. Realiteti brenda të cilave sot jeton qytetari ynë në vazhdimësi bën trysni mbi ndërgjegjen e tij historike sa epitetet e tilla duken si eufemizma që mbulojnë një gjendje irracionale të jetës shoqërore të këtij aktualiteti tonë. 




Sa më shumë kohë që shkon dhe sa më shumë që konsolidohet një proces historik gjithnjë e më shumë vjen duke u kristalizuar ndërgjegjja historike, e cila shtron shumë imperativë jo vetëm nga individë dhe grupime shoqërore, por edhe nga qytetari i zakonshëm, të bëjë një ridimensionim të këtij procesi historik. Kush është në të vërtetë komandanti legjendar Adem Jashari në këtë kostelacion të ndryshueshëm mental, cila është përmasa e tij reale dhe vendi në këtë proces historik? Dy janë pozicionet reale: a)Madhështia e sakrificës, dhe b)Roli i tij në formacionet së pari politike e së fundi ushtarake. Adem Jashari, si prijatar i gjithë familjes Jashari, së bashku më të vëllain, Hamzën, për shkak të një sakrifice të jashtëzakonshme, që tejkalon modelin e Oso Kukës, ofron shembullin e sakrificës sublime për një ide, idenë e shtetit të Kosovës dhe lirisë së popullit të Kosovës. Në këtë sakrificë kaq të dhembshme sa është shndërruar në një metaforë që përfshin sakrificën kolektive pa çmim, për një ideal. Përmasa e kësaj sakrifice ka bërë që emri i Adem Jasharit, që nënkupton të gjithë familjen, të marrë një referencialitet jo vetëm politik, por edhe shpirtëror. Nuk është i rastit lindja edhe sloganit të njohur, me rastin e shpalljes së Kosovës shtet i pavarur: “Bac, u krye!”, e cila më vonë pëson modifikime të ndryshme, por gjithnjë duke ruajtur në thelb atë mesazhin kryesor se sakrifica është me vend apo edhe se ajo po shpërdoret. Mirëpo, esenca e mesazhit mbetet e pandryshuar: ideali për të cilin u bë sakrifica duhet të jetë i përhershëm dhe se është figura e tij duke u mitizuar është ngritur në piedestalin e lirisë prej nga sheh gjithçka dhe që na qorton. Mirëpo, figura e Adem Jasharit, duke qenë se është reale, se ka një histori, e cila ka pësuar transformime të ndryshme, na detyron ta trajtojmë këtë histori të personalitetit brenda një kornize reale aq sa edhe historike. Adem Jashari, Hamzë Jashari dhe e gjithë familja Jashari që nga fillimi i viteve të nëntëdhjeta ka qenë e angazhuar në procesin politik të shtetndërtimit, të cilës i ka prirë LDK-ja. Madje në këtë angazhim shtetndërtues kjo familje është dalluar për seriozitetin e angazhimit, qoftë kur është fjala për organizimet e aktivitetit në nivel politik, por edhe në nivele të tjera, siç është kontributi i Rifat Jasharit rreth Fondit të Republikës së Kosovës, i cili më vonë në mënyrë pezhorative u quajt si “Fondi i Tre përqindëshit”, që realisht i mbante gjallë segmentet kryesore të jetës institucionale në Kosovën e atëhershme. Mirëpo, aktiviteti i tij nuk përmbyllet vetëm në aktivitetet rreth përditshmërisë politike në jetësimin e një projekti ideal, sepse përfundimi i këtij procesi kërkonte edhe angazhime të formave të tjera. U pa qartë se pa një veprim ushtarak nuk mund të jetësohet deri në fund projekti historik i Kosovës shtet i pavarur dhe sovran. Me kohë, duke evoluar proceset, edhe lëvizja shqiptare në Kosovë për pavarësi ndryshoi modalitetet e veprimit, duke e hetuar qartazi se pavarësia nuk mund të realizohet vetëm me metoda paqësore. LDK-ja madje që vitet e hershme e kishte të ashtuquajturin planin “B”, domethënë organizimin ushtarak. Opinionit tonë nuk i është shumë e njohur një marrëveshje midis dy shteteve, atij shqiptar me atë kosovar për një bashkëpunim ushtarak, problematikë kjo që shtrohet te vepra “Kosova” në pesë vëllime si dhe në botimin anglisht. Prandaj Adem Jashari është ndër prijatarët e zbatimit të marrëveshjes mes dy presidentëve, Ramiz Alisë dhe dr. Ibrahim Rugovës, për përgatitjen e formacioneve ushtarake dhe shndërrimin e tyre në formacione operative që në rrethana të caktuara do të futen në territorin e Kosovës dhe do të merren me organizimin e luftës në të gjitha nivelet. Të gjithë e dimë përbërjen e formacionit të djemve të rinj që ushtruan në Surrel, midis të cilëve shquhen Adem Jashari, Sali Çekaj, Zahir Pajaziti dhe shume emra të tjerë që me të drejtë trajtohen si nismëtarë të organizmit ushtarak në territorin e Kosovës. Cili ka qenë roli i Adem Jasharit dhe i këtij formacioni ushtarak mbetet që më vonë të trajtohet nga historiografia ushtarake, e cila do të merret me shqyrtimin e strategjive dhe doktrinave ushtarake që do të zbatoheshin në rast të fillimit të luftës në Kosovë, gjë që e cila edhe ndodhi. Mirëpo, një gjë është e qartë: lufta në Kosovë momentin e vet të fillimit e ka në sulmin e policisë dhe ushtrisë serbe mbi familjen Jashari dhe me sakrificën e Jasharajve. Roli i Adem Jasharit në këtë luftë është trajtuar në mënyra të ndryshme. Rënia e tij jo në ditët kur ndodhi sakrifica e madhe, por pak kohë më vonë, filloi të mistifikohet dhe vetë personaliteti i tij të vishet me një vel mistik sa që për një kohë të shkurtër nga realiteti historik kalon në legjendë. E vërteta është se Adem Jashari e filloi luftën, por jo bashkë me formacionet ushtarake, si ato të Labinotit e as të tjera, që u formuan paralelisht, me synimin që ta zënë një hapësirë boshe e krijuar atëherë nga paqartësitë edhe te subjektet tona institucionale, por edhe nga vetë defensiva e faktorit ndërkombëtar në raport me zhvillimet e reja. Në këtë konstelacion figura e Adem Jasharit na del tejet komplekse. Në njërën anë, ai vishet me një vello legjende, duke ia mbyllur një histori të jetës dhe të veprës, dhe në anën tjetër, megjithatë, si personalitet i mistifikuar apo pa këto elemente, ai mbetet një nyje kyçe në zhvillimet ushtarake. Është e vërtetë se ai i ka takuar vetëm një formacioni ushtarak, grupacionit që në vijën institucionale është dërguar të ushtrojë në poligone të ndryshe ushtarake me qëllim që të krijohet një kuadër i përgatitur për ta organizuar dhe zhvilluar një luftë çlirimtare. Si i tillë ai ishte dhe duhej të mbetej një ndërlidhës, personalitet që si pak kush do të mundësonte të lidhej politika me luftën. Dihet mirëfilli për një dhjetëvjeçar është zhvilluar një politikë dhe një proces shtetndërtimi, ku në sipërfaqe ka qenë parimi i politikës pa luftë. Pas disa viteve në sipërfaqe del koncepti tjetër, prapë i çalë, i luftës pa politikë. Këto mangësi sot po i vuan shteti i ri sepse në momentet kyçe të historisë nuk arriti të bëjë një unifikim, një front të përbashkët lufte dhe një përfaqësim politik. Ky vakum, të cilin është përpjekur ta përmbush personaliteti i Adem Jasharit, por që mbeti i parealizuar për shkak të ngjarjeve në të cilat rolin kryesor e pati Adem Jashari dhe familja e tij. Po të përmbushej ky vakum institucional sot as do të kishte nevojë për gjykata speciale e as për status dualiteti të shtetit, sovraniteti i të cilit jo vetëm se është i brishtë, por cenohet në të gjitha mënyrat. Vetëm me Adem Jasharin, si personalitet pa aureolë mitike e legjendare, Kosova do të kishte atë homogjenitetin e domosdoshëm politiko-ushtarak, të cilin nuk e ka dhe për të cilin sot po paguan një tagër të rëndë. Vepra dhe jeta e Adem Jasharit nga pozicioni i sotëm shtron nevojën për një rishqyrtim të pozicionit që domethënë heqjen e aureolave të tymit mbi të dhe kthimin e meritave reale historike. Nëse vitet e nëntëdhjeta, deri në shpërthim të luftës, janë shquar më një homogjenizim nacional para rrezikut të mundshëm të një konflikti më të gjerë që do të pasonte pas dekompozimit të ish federatës jugosllave, me fillimin e luftës ky lloj homogjeniteti ra, u bë fragmentimi i forcave politike dhe i popullatës në përgjithësi, duke e kaluar popullatën nëpër Kalvarin e një përndjekje që e quajtën biblike, periudha e pasluftës kaloi në përpjekjen për monopolizim të institucioneve në fillim parashtetërore e pas shpalljes së pavarësisë edhe shtetërore. Prandaj ky despotizëm që po e karakterizon gjendjen e këtij shteti është pasojë edhe e mjegullimit të rolit të personaliteteve të caktuara që na i dha ajo periudhë e vrullshme. U harrua sakrifica e madhe e Jasharëve, Deliajve, Ahmetajve dhe e Reçakut, që ishte uvertura për një ndërhyrje ushtarake të Perëndimit në emër të shpëtimit të një populli nga gjenocidi. E vërteta është se Adem Jashari dhe familja e tij, bashke me shume familje të tjera të njohura të Kosovës, ranë në emër të shtetit, në emër të përfundimit të një procesi historik të filluar nga shumë breza para nesh për një shtet që dikur quhej Dardani dhe që ishte epiqendër e zhvillimeve botërore. Kështu, Adem Jashari mbetet shembull i sakrifikimit për shtetin. Edhe të gjithë luftëtarët e tjerë që dhanë këtë e vetë e dhanë pikërisht për këtë shtet, që duhet të jetë shenjtëri. Klasa e sotme politike e ka harruar mesazhin e përjetshëm të sakrificës së Jasharëve dhe të familjeve të tjera, duke e shndërruar këtë shtet në një monedhë për kusuritje për shkak të ambicieve vetjake, në një projekt që nuk po i dihet fundi. Me tradhtinë ndaj amanetit të Jasharëve nuk po tradhtohet vetëm mesazhi i një sakrifice, por edhe një investim ndërkombëtar. Miqtë tanë ndërkombëtarë, falë të cilëve na sot e kemi këtë shtet, janë shumë të dëshpëruar me ne, me mungesën e logjikës së shtetformimit, me personalizimin e pushtetit, me monopolizimin e institucioneve. Dhe që të gjitha këto janë larg praktikave demokratike të botës . Ky vend nuk ka nevojë për praktika revolucionare, nuk ka nevojë për ikonografi dhe stoli revolucionare, të cilat nxjerrin në pah një gjë: monopolin mbi të vërtetën e aq më tepër monopolin mbi pushtetin institucional të të gjitha niveleve. Sukseset në jetë nuk maten me disfata po me fitore. Është koha që kjo mendësi sllave të hiqet nga të menduarit tonë për historinë dhe filozofia jonë historike. Ridimensionimi i një procesi historik dhe i figurave përfaqësuese të saj shtron një nevojë të paevitueshme: kthimin e dëshmorëve dhe gjithë atyre që kanë luftuar për shtetin e Kosovës nga prona partiake në pronë të përgjithshme se ata janë personalitete që dolën prej popullit dhe duhet t’i kthehet popullit, të jenë pronë e të gjitha partive e jo instrumente për luftën për pushtet. Vetëm kështu mund të kemi histori reale dhe një të ardhme jokonfliktuale.

Trampi dhe i biri të dashuruar pas Serborusisë

Shkruan: Akademik Prof.dr Eshref Ymeri 



Presidenti Donald Tramp, me sa duket, tani, në mandatin e dytë, po menduaka për pasardhësin e pushtetit. Prandaj edhe djali i madh i tij, Donald Tramp i Riu, ka filluar vizitat jashtë vendit. Në muajin shtator ishte për vizitë në Serbi. Kohët e fundit ai ka bërë një vizitë të dytë po në Serbi. Nuk kemi ndonjë informacion që Donald Tramp i Riu të mbajë ndonjë post politik. Dimë vetëm që ai është një sipërmarrës i suksesshëm, shkrimtar dhe pjesëmarrës aktiv në jetën politike, pa mbajtur ndonjë post politik. Së bashku me motrën dhe vëllain, ai drejton kompaninë e babait “The Trump Organization”. Pra, ashtu si në muajin shtator, edhe tani në muajin mars, ai paska shkuar për vizitë në Serbi jo me ndonjë mandat politik. Kishim menduar se ai, normalisht, duhet të ketë shkuar për nënshkrimin e ndonjë marrëveshjeje në fushën e biznesit. Prandaj, për mbarë kombin shqiptar, ishte sa e pabesueshme, aq edhe revoltuese një deklaratë e tij politike para trashëgimtarit të Millosheviçit, kriminelit të popullit dardan, Vuçiçit. Gjatë asaj vizite, ja çfarë “xhevahiri” i paska deklaruar Aleksandër Vuçiçit: “NATO-ja e bombardoi Serbinë në vitin 1999 në mes të skandalit të Bill Klintonit me Monika Levinskin, dhe shumë e shohin bombardimin e Serbisë nga NATO-ja asokohe si një shpërqendrim nga kjo çështje” (Citohet sipas: “Podkasti me Vuçiçin, befason djali i Donald Trampit: NATO bombardoi Serbinë që të largonte vëmendjen nga skandali Levinski!”. Faqja e internetit “top.channel.tv”. 15 mars 2025). Por edhe më skandaloze ishte diçka tjetër që i biri i Presidentit Tramp shpalosi në komunikimin me Vuçiçin. Në internet qe botuar edhe njoftimi në vijim: “...duke e shpjeguar vendndodhjen e Serbisë në hartën e Europës, Trump Jr shfaq një hartë, ku Kosova është pjesë e Serbisë” (Citohet sipas: “Përshkrimi i djalit të Donald Trump për bombardimet e NATO’s: Ndodhën në pikën më të lartë të skandalit Clinton-Lewinsky”. Faqja e internetit “Express”. 15 mars 2025). Këto deklarata kanë në themel mungesën e theksuar të respektit ndaj kombit shqiptar. Por duhet të jemi gjakftohtë: në këtë mes nuk ka asgjë për t’u habitur, sepse, sipas dy fjalëve të urta të Shqipes sonë Hyjnore, “dardha nën dardhë do të bjerë”, ose “bëmë baba të të ngjajë”. Prandaj Trampi i Riu ndjek me besnikëri gjurmët e babait të Tij Donald Tramp, i cili, që në fillim të fushatës zgjedhore për mandatin e parë presidencial, pati deklaruar: “… Për mua personalisht, bombardimi i serbëve është një turp i vërtetë. Ndërkohë, Klintonët këtë e vlerësojnë si një sukses të paparë. Kërkoj ndjesë para popullit serb për të gjitha gabimet e politikës amerikane. Në qoftë se unë do të vij në krye të Amerikës, atëherë ka për të ndryshuar kursi i politikës së jashme, i cili deri tani shpeshherë ka qenë i gabuar” (Citohet sipas: “Trampi i kërkoi falje Serbisë… për Klintonët”. Faqja e internetit “stihiya.org”. 25 dhjetor 2015). Vetvetiu shtrohet një pyetje: Po cilat qenë arsyet e vërteta madhore, që çuan në bombardimin e Serbisë fashiste nga ana e Aleancës Veriatlantike, arsye këto, të cilat i biri i Presidentit Tramp i mohon krejtësisht, duke u munduar t’i përcjellë një të pavërtetë opinionit publik amerikan? Është i njohur botërisht ky informacion: “15 janari i vitit 1999… ishte i kobshëm për 45 civilë shqiptarë, banorë të fshatit Reçak. Një aksion i tmerrshëm i ushtrisë e i policisë së Serbisë përfundoi me kryerjen e një masakre, e cila, më pas, do ta zgjonte botën për gjenocidin që Serbia po kryente në Kosovë… Trupat e të vrarëve kishin mbetur në këtë luginë deri në mëngjesin e 16 shkurtit… Më 16 shkurt, në mëngjes, në Reçak shkoi amerikani William Walker, asokohe shef i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë. Ky mision ishte vendosur në Kosovë rreth tre muaj para masakrës së Reçakut. Kur Walkeri pa trupat e të vrarëve, në prononcimin e tij të parë para mediave, tha: “Fatkeqësisht, nuk kam fjalë për të përshkruar indinjatën time personale ose të të gjithë atyre që ishin me mua në vendin e asaj që mund të quhet vetëm si një mizori e papërshkrueshme”. Pamjet e masakrës së Reçakut tronditën botën”. (Citohet sipas: “25 vjet nga masakra e Reçakut... krimi që ndryshoi historinë e Kosovës dhe tronditi botën”. Faqja e internetit “gazetasi.al”. 15 janar 2025). Siç dihet, me nismën e Grupit të Kontaktit, prej 06 deri më 23 shkurt 1999, zhvilloi punimet Konferenca e Rambujesë, e cila kishte si objektiv kryesor zgjidhjen e krizës në Kosovë. Presidenti Bill Klinton ka pasë deklaruar: “Ne dhe Aleanca e NATO-s bëmë të gjitha përpjekjet për arritjen e një zgjidhjeje paqësore të konfliktit në Kosovë. Por presidenti Millosheviç, i cili në të kaluarën e afërt shkaktoi luftëra të tmerrshme në Kroaci e në Bosnjë, zgjodhi agresionin në vend të paqes” (Citohet sipas: “25 vjet nga fillimi i bombardimeve të NATO-s për paqen në Kosovë”. Faqja e internetit “tetovasot”. 24 mars 2024). Por, për ta sfiduar Perëndimin, me në krye Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kryekrimineli Millosheviç zgjodhi rrugën e terrorit kundër Kosovës. Në informacionin në vijim thuhet: “Më 5-7 mars 1998, rreth 5,000 forca serbe bllokuan kompleksin e familjes Jashari në fshatin Prekaz dhe vranë 58 nga familja dhe të afërmit e tij, duke përfshirë gra, fëmijë dhe pleq. Masakrës i shpëtoi vetëm Besarta, vajza 10-vjeçare e Hamza Jasharit. Sulmi, i njohur si Masakra e Prekazit, konsiderohet si një nga pikat kthese që çuan në vendimin e NATO-s për të ndërhyrë në Kosovë në vitin 1999 (Citohet sipas: “Masakra e Prekazit / Çfarë ndodhi 25 vite më parë në familjen Jashari”. Faqja e internetit “Dosja”. 06 mars 2023). Pra, për dijeninë e të birit të Presidentit Tramp, i cili nuk qenka i kalitur për të mbajtur mbi shpatullat e veta peshën fort të rëndë të institucionit të së vërtetës, arsyet e vetme të sulmit të NATO-s kundër Serbisë fashiste ishin krimet, masakrat e rënda, shkatërrimet masive që ajo i shkaktoi popullit dardan, ishin djegiet e 200 mijë shtëpive, vrasjet masive në radhët e popullsisë civile, shpërnguljet e një milion shqiptarëve nga trojet e tyre amtare dhe dëbimi me dhunë drejt Maqedonisë dhe Shqipërisë, si edhe përdhunimi i 20 mijë vajzave dhe grave dardane. Shtrembërimi i së vërtetës nga ana e çdokujt duhet ta ketë një cak, por një shtrembërim i tillë nga ana e të birit të Presidentit Tramp nuk paska as cak, as kufi. Për dijeninë e tij, Presidenti Bill Klinton e organizoi sulmin e NATO-s kundër Serbisë për arsyet e mësipërme dhe aspak për shpërqendrimin e vëmendjes së opinionit publik amerikan nga “romani” me Monika Levinskin. Për më tepër, ai kishte edhe një tjetër arsye madhore për organizimin e atij sulmi. Në qershor të vitit 2002, Bill Klintoni është shprehur: “Nënë Tereza, ishte e para Ajo qe më bëri ta dua kombin shqiptar. Dhe tani ndihem shumë krenar që plotësova një detyrë morale ndaj saj dhe ndaj vlerave të lirisë” (Citohet sipas: Klinton: “Nëna Terëzë më bëri ta dua kombin shqiptar”. Faqja e internetit “arkiv.portalb.mk”. 26 gusht 2015). Në një tjetër informacion thuhet: “Ish-presidenti i SHBA-ve, Bill Klinton, do të shprehej në një fjalim për shenjtoren se kjo e fundit pati ndikim në vendimin e tij për të nisur ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë në marsin e vitit 1999. Klintoni theksonte se shkoi të vizitonte varrin e Nënë Terezës në Kalkuta të Indisë dhe gjatë nderimeve do të shprehej para varrit të saj se e kishte mbajtur premtimin që i kishte dhënë për Kosovën” (Citohet sipas: “Bill Klinton: Nënë Tereza më kërkoi të ndërhyj në Kosovë, i shkova te varri dhe i thashë se e mbajta fjalën”. Faqja e internetit “kumti.net”. 05 shtator 2024). Edhe shkrimtari ynë i madh, Ismail Kadare, ka theksuar: “Nënë Tereza ka marrë në telefon Bill Klintonin dhe i ka thënë: Biri im, bëj diçka për shqiptarët e mi” (Citohet sipas: “Nënë Tereza ka marrë në telefon Bill Klintonin dhe i ka thënë: Biri im, bëj diçka për shqiptarët e mi”. Faqja e internetit “kult.plus”. 02 gusht 2019). Kësisoj, vetë Presidenti Donald Tramp është shprehur publikisht kundër bombardimit të Serbisë, pra, kundër popullit shqiptar të Dardanisë. Çdo shqiptar me vetëdije të lartë kombëtare, në mbarë trojet tona etnike, domosdo që është i befasuar se si është e mundur që Presidenti amerikan, me deklaratën e tij të dhjetorit të vitit 2015 në përkrahje të Serbisë, çka do të thotë në përkrahje të Rusisë, të rreshtohej kundër kombit shqiptar, mikut më besnik të kombit amerikan? Me sa duket, gravitacioni i respektit të Preidentit Tramp për Serbinë qenka kaq i fuqishëm, saqë atij nuk i patën bërë absolutisht kurrfarë përshtypjesh krimet e saj të llahtarshme kundër popullit dardan. Tani që ai mbushi dy muaj në krye të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, qëndrimi i tij ndaj popullit heroik ukrainas dhe Forcave të tij të Armatosura kundër agresionit fashist rus, me siguri që ka për të shërbyer si letër lakmusi i pozicionimit të tij ndaj Rusisë. Le të shpresojmë që Ai, megjithëse në Zyrën Ovale mbajti një qëndrim krejtësisht të pahijshëm ndaj Presidentit Zelenski, do të rreshtohet në anën e Ukrainës heroike, duke ngritur edhe më lart autoritetin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si kryekëshjella dhe shembulli i mbrojtjes së vlerave të lirisë në mbarë botën. Një pyetje e fundit mbetet pa përgjigje: Si shpjegohet që edhe Tirana, edhe Prishtina zyrtare e kaluan tërësisht në heshtje qoftë deklartatën e Presidentit Tramp të dhjetorit të vitit 2015, qoftë deklaratën e të birit të Tij të 15 marsit 2025, - deklarata këto tërësisht në përkrahje të Serbisë dhe kundër kombit shqiptar? Mos ndoshta klasat politike në Tiranë dhe në Prishtinë menduakan se kur miku i madh vepron gabim, nuk duhet reaguar absolutisht kundër tij? Dihet shumë mirë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë një mik i madh i kombit shqiptar, ashtu si edhe kombi shqiptar, për arsyet e forta që dihen, është kombi më proamerikan në botë, por duhet pasur parasysh se edhe më i madh është dinjiteti ynë kombëtar. Duhet të jemi të bindur se Trampi nuk është Amerika, ashtu si edhe Sorosi nuk është Amerika. Por si është i mundur një polarizim i tillë i opinionit publik amerikan në dy skaje të kundërta - në sorosizëm dhe në trampizëm. Në themel të këtij polarizimi janë dy partitë politike - demokratët dhe republikanët. Nëse ky polarizim do të vazhdojë gjatë, gjasat janë që do të ndikojë për keq në uljen autoritetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në opinionin botëror. Sorosizmi, të cilin partia socialiste Ramës e ka pasur dhe vazhdon ta ketë yll karvani gjatë dymbëdhjetë vjetëve, i ka shkaktuar dëme të pallogaritshme vendit tonë nëpërmjet varfërimit të pandalshëm të njerëzve, me pasoja tragjike për shpopullimin e tij. Por edhe partia demokratike duhet të jetë e përmbajtur në entuziazmin e saj për rikthimin në krye të Shtëpisë së Bardhë të Donald Trampit. Krerët e Partisë Demokratike duhet të kenë parasysh se çfarë ka deklaruar David L. Filips (Phillips), Drejtor i Programit për Ndërtimin e Paqes dhe të Drejtat e Njeriut në Institutin për Studimin e të Drejtave të Njeriut në Universitetin Kolumbia në Nju York, njëherësh njohës i mirë i rrethanave politike në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Në njërën prej analizave të veta, ai ka shkruar: “Presidenti Donald J. Tramp ka tradhtuar besimin e Kosovës në SHBA, duke mos mbështetur progresin e arritur përgjatë dekadave… Unë nuk mund të flas për të, por mund ta imagjinoj tmerrin për paragjykimet antishqiptare të Trampit… Trampi e ka tradhtuar Kosovën… (Citohet sipas: David L. Phillips. “Trampi e tradhëtoi Kosovën”. Faqja e internetit “Front Online”.04 maj 2020).

Papilloma intraduktale

Shkruan Prof.Dr. Emine Disha 


 Papilloma intraduktale është tumor beninj që formohet në kanalet e qumështit të gjirit. Këto tumore janë të ndërtuara nga indi gjëndror, lidhor dhe enët e gjakut. Papillomat solitare zakonisht rriten në kanalet e mëdha të qumështit, afër mamillës, kurse papillomat multiple gjinden në kanalet më të largëta të qumështit. Më së shpeshti paraqiten tek femrat e moshës 35 dhe 55 vjeçare. Simptomet e papillomës intraduktale janë : sekret ose gjakderdhje nga gjiri, kokër afër mamillës (thithit) ose kokëra të shumëta të vogla larg nga mamilla. Këto kokëra zakonisht janë 1 deri në 2 centimetra por mund të jenë edhe më të mëdha. Madhësia e kokrës varet nga madhësia e kanalit të qumështit ku rriten, simptom tjetër është asimetria në madhësin e gjinjëve, dhimbje në gjinjë etj. Papillomat solitare nuk lidhen me rrezik të lartë për kancer të gjirit , kurse papillomat multiple mund të jenë të lidhura me hiperplazi atipike që ka një rrezik më të lart për zhvillimin e kancerit të gjirit. Është e rëndësishme që çdo ndryshim që vëreni në gjinjë të konsultoheni me mjekun profesionist për sëmundje të gjirit ,me ç’rast diagnoza vëhet me ekzaminim klinik të gjinjëve, ultrazë, ekzaminim citologjik të sekretit nga gjiri, mamografi dhe biopsi.

Flori Bruqi, e pasqyruar në shtatëdhjetë libra të botuar deri tani, për çka ai duhej nderuar me medaljen më të lart “Nderi i Kombit”.

  Akademik Prof.dr.Eshref Ymeri, PHD Prof. dr. Flori Bruqi, me “Diademë Letrare V” Akademik PHD, Eshref Ymeri Vitin e kaluar, Shtëpia Bo...