Agjencioni floripress.blogspot.com

2025/12/14

BASHKEKOHESIT E FLORI BRUQIT NJE KEMBANE ZGJIMI

       

Nga Akademik Prof. ZEF PERGEGA

“I dashur Flori. Ju percjelle urimet me miqesore per daljen ne drite te librit “Flori Bruqi ne shenimet e bashkekohesve” nje drite qe mblodhi se bashku disa nga miqte me te afert te krijimtarise tende ne vijushmeri, larmi dhe gjithnje ne ngjitje drejt lartesise ku shkelqen letersia shqipe. Dhe Ju si nje… ZEF PERGEGA “I dashur Flori. Ju percjelle urimet me miqesore per daljen ne drite te librit “Flori Bruqi ne shenimet e bashkekohesve” nje drite qe mblodhi se bashku disa nga miqte me te afert te krijimtarise tende ne vijushmeri, larmi dhe gjithnje ne ngjitje drejt lartesise ku shkelqen letersia shqipe. Dhe Ju si nje alpinist i fort dhe si nje krijues i talentuar, cilesi qe te kane dhene vullnet e force per te mos u ndalur drejt grumbullimit te prurjeve ne lumin e madh te visareve te kombit. Edhe njehere suksese ju dhe familjes ne perpjekje te reja te pandalshme derisa ne krijuesit me njerezit e kultures ta ndezim turbinen e bashkimit tone kombetare!” “…Agjensioni “Floart Press” ka rreth 200 bashkëpunëtorë anë e kënd globit, ku me shkrimet e tyre kontribuan që të ketë sa më shumë lexues. Këtë e vërtetojnë rreth 1.200’000 klikime …!” Libri i fundit qe nuk ka fund i Flori Bruqit ne shenimet e bashkekohesve ka mbledhur bashke jo ne nje takim letrar, por ne fletet e mendimit ylberik te zhanrreve te ketij krijuesi plot 36 autor librash poetik, romancier, gazetare e historian disa me grada shkencore dhe dis ate tjere qe nuk u kane dhene rendesi atyre, po aq sa jane veprat e vlerta te shqiptarit dhe mikut tone Flori qe me hapin e tij dhe dalten e mprehte qe edhe gurin e ben fytyre njeriu, te ndertoje uren me te madhe te qytetit kulturor, larg dhunes, larg krimit , larg prostitucionit dhe fitimit marramendes , vese keto qe po e terheqin popullin tone pas karroces si nje qen i ngordhur dhe perseri nuk reagon. Flori Bruqi jo vetem i prek plaget apo i numeron varrat ne zemrat e njerezve, po ai me dije e guxim mundohet ti sheroje ato. Te gjithe keta autore qe jane sinjale te ndezura ne te kater anet e globit, e ndoqen Flori Bruqin qe ne hapat e para kur nisi botimin, se krijimein e kishte nisur qe kur iu ngjiz zeri me qiellin, jo per ti dhene doren te ecte se ai eci vete, jo per ta meshiruar dhe ikurajuar, por per ta vlersuar dhe per ta bere me te vemendshem ne bregun e lumit qe po na e turbullojne ujin dhe kohen me bisht te gjarperit, qe visaret e kombit te mos shkojne ne detin e humbjes… Nuk e di nëse ky poet me një fizionomi të konturuar në brumin e farës kombëtare ta këtë provuar mërgimin. Ai me nota trishtimi e vizaton portretin e shekullit që ndau familjen duke u çirrur nëpër tribuna e konferenca për liri e lëvizje të lirë. Sa nana e motra mbetën pa burra, pa fëmijë e autori thotë se nuk paten një gur ku të qajnë! Te gjitheve ne , Florin a ben nje nder: na quan bashkekohas dhe kjo eshte nje vlere e shpirtit te tij, i cli nuk shpreh megallomani dhe kreni me goten e qelqte perpara syve, por eshte i thjesht, modest dhe mbi te gjithe ka vlersuar gjere ne rrenje pa paragjykime punen e secilit, i gjalle apo o vdekur, per ti mbledhur ato gure te shperdare dhe per ta shtruar piacen antike dhe autoktone te mendimit letrar shqip. 





 




Akademik Flori Bruqi ,PHD Flori Bruqi eshte si lumi qe kur e krijon shtatin e vet rrjedh here i qete e here me shkulma, drejt qetesise se detit, ku paqtohen te gjithe e mandej per te ua kthyer perseri banoreve dhe gurrave nga ku nisen shperthimin…Ai e meson brezin e ri se shtigjet e jetes dhe te dijes nuk jane rruget e qejfit, defrimit dhe shfrytezimit te njeri-tjetrit e sidomos prinderve, se fytyra e njeriut qe ia krijoi Zoti, per te pare, degjuar, shijuar e komunikuar me fijet e zemres dhe te shpirtit jane hyjnore dhe te tilla do te mbesin edhe pse njerezit i mberthejne syte tek tundja e vitheve dhe globi i gjinjeve…ky shkim ta shterr jeten dhe ta verbon perspekyiven. Agje me shume, koha kalon dhe kurrizi i skalverise lakohet deri ne buzet e dheut! Per ta patur me te lehte lexuesi po japim disa vlersime te autoreve te ndryshem te permbledhur ne kete liber. Prof Dr. Eshref Imeri ne Amerike: “Në universin e kulturës shqiptare është i rrallë fakti që një krijues të dalë para lexuesve me autoritetin e admirueshëm të një shkrimtari, poeti, përkthyesi, publicisti, historiani, gjeografi, analisti dhe kritiku të talentuar. Libri më i fundit, me titull “Triumfi shqiptar”, i tridhjeti në serinë e botimeve të zotit Flori Buqi, nxjerr në spikamë natyrën shumëdimensionale të Flori Bruqi në Shënimet e Bashkëkohësve krijimtarisë së këtij personaliteti të shquar të kulturës shqiptare. Në universin e kulturës shqiptare është i rrallë fakti që një krijues të dalë para lexuesve me autoritetin e admirueshëm të një shkrimtari, poeti, përkthyesi, publicisti, historiani, gjeografi, analisti dhe kritiku të talentuar. Tek lexon këtë vepër kaq interesante, që të rrëmben me tematikën e vet bukur të larmishme, nuk mund të mos ndiesh njëherazi kënaqësi dhe krenari për faktin që krijimtarinë e zotit Flori e përshkon tejendanë një frymë mahnitëse objektiviteti, humanizmi dhe optimizmi të pakundshoq. Mes rreshtave të kësaj vepre nuk është vështirë të kapësh tiparin më themelor të formimit intelektual të zotit Flori – dashurinë e tij të pastër për tokën amtare, respektin e lakmueshëm për këdo që është atdhetar dhe që e do me shpirt punën, si burim mirëqenieje dhe begatie për të gjithë. Albert Kamy (Camus – 1913-1960) thotë: ”Asgjë tjetër nuk mund ta frymëzojë kaq shumë njeriun, sesa vetëdijësimi për gjendjen e tij të pashpresë”. Duke pasur parasysh këto fjalë të qëlluara të Kamysë, mendoj se të gjithë ata shqiptarë që popullojnë mbarë trojet tona etnike në Evropën Juglindore dhe që janë të kapluar nga pak nga ndjenja meskiniteti, cmire, xhelozie, inferioriteti dhe zvetënimi të shpirtit njerëzor, pra, nga “vetëdijësimi për gjendjen e tyre të pashpresë” Flori Bruqi në Shënimet e Bashkëkohësve është mirë ta lexojnë, me durim, veprën e zotit Flori, se nuk do të mbeten të zhgënjyer, nëse do të jenë në gjendje të zbulojnë brenda qenies së tyre një çikëz frymë objektiviteti. Kam bindjen se do të dalin të fituar, se vepra e zotit Flori shërben si melhem për qetësimin e shpirtrave që janë të infektuar nga mikrobi djallëzor i përçarjes njerëzore…!” FATMIR TERZIU “Dhe aty ku kjo xhelozi ndeshet me modestinë dihet rezultati. Ai kurrë nuk është barazimi. Nuk është barazimi, se jo më kot e thotë populli: “Hapja, bre burrë rrugën pimësit!” e që t’ja hapësh rrugën të “dehurit” historik apo më së shumti atij të kudondodhurit elektronik sot, atij që e ka atë në vend të shpatës, pra të nderuarit “mik” duhet “Guximi Shqiptar”. Ai ka armën e Flori Bruqit dhe është botuar në Prishtinë. Është ndarë në disa kapituj dhe flet për historinë, Ramushin, Antropologjinë, Politikën, spiunazhin, gjuhën dhe letërsinë, psikoanalizën, astrologjinë dhe erotikën, por ka edhe fjalën e redaktorit dhe fjalën reçensuese. Pra në më shumë se 400 faqe flet me gjuhën e thjeshtë e modeste shqipe, për modestinë e termit “Guximi Shqiptar”. Që në titull duket kapërcimi i modestisë. Vetë modestia që “buron” nga cikloni letrar i shkrimtarit Flori Bruqi, kandidat i shkencave. Një modesti që shënon plot 30 libra. Një modesti që nuk tejkalohet, dhe as që nuk para-prezantohet. Një modesti që shtrydh fletushkat dhe ndrydh parcelizmat e digitalit dhe elektronikës në një sipërfaqe që as vet njeriu që e krijoi s’e kupton sa xhelozi prodhon. Ja se si shprehet vet Bruqi “Nacionalizmin neurotik serb e karakterizon resan-timani, ose ndjenja e dinjitetit të nëpërkëmbur, bindja për humbje të padrejtë,mëria për tjetrin si pasojë e përbuzjes, apeli për hakmarrje, për qërim hesapesh, për riinterpretim të historisë, por edhe si xhelozi kundër të tjerëve që janë më të suksesshëm.” Libri më i ri i Flori Bruqit tenton të paraqesë një dritare në këtë valëzim mjegullor, që ndeshet edhe në ditët me diell. Ai në fakt nuk është në rolin e pastruesit të xhamave të kësaj mjegulle,edhe pse fjala e tij e kreh atë mjegullnajë në heshtje dhe pa shumë bujë, teksa ka librat makrometrik të parametrave leksikorë e sfumojnë paralizën kohore dhe detajojnë të sotmen, të shkuarën me të sotmen në alteracion dhe presupozojnë të ardhmen.Prania shtjelluese e disa penave shqiptare tek “Guximi Shqiptar” e bën veprën e Bruqit t’i buzëqeshë të gjithë potencialit lexues…!” ABDULLAH KONUSHEVCI Libri “Guxim Shqiptar” i Flori Bruqit është një përzgjedhje, një seleksionim i punimeve më të mira elektronike, botuar në faqet e rrjetit (web sites), bas i të cilave qe dhe është autori dhe që tash i afrohen publikut lexues të përmbledhura në një vëllim më vete. Me një fjalë, libri është bërë që edhe publiku lexues, i pamësuar me botimet elektronike, të njihet me tema të ndryshme, që kanë gjetur një trajtim të gjerë e të denjë pikërisht në këtë formë.Pra, kemi një kalim nga forma elektronike te forma e shtypur. Nga temat e ndryshme historike, për seriozitetin dhe thellësinë e trajtimit, tërheq vëmendjen artikullit “Mbrojtja e Plavës dhe e Gucisë”, sado që janë me interes edhe disa ide të hedhura për origjinën shqiptare të perandorit francez Napoleon Bonaparta. Një peshë jo të vogël ka kapitulli “Për Ramushin”, në të cilin është përmbledhur intervista e z. Adem Demaçi me titull “’Dora e Zezë’ e serbëve vret çlirimtarët e Kosovës”, artikulli i autorit “Hero në luftë – hero në paqe: Ramush Haradinaj”, si dhe artikulli “Ramushi, viktimë e situatës (neo) koloniale”. Megjithatë, pjesa qendrore e librit i kushtohet antropologjisë, në të vërtetë veprës “Raca shqiptare” të Jakov Milajt, ku edhe autori, pos mospajtimeve të hapura me disa autorë, jep dhe ndihmesën e vet në ndriçimin e kësaj çështjeje shumë të ndjeshme….!” NAMIK M. SHEHU Libri a përmbledhja e studimeve “Guxim shqiptar“, e intelektualit, studiuesit dhe shkencëtarit Flori Bruqi, konceptohet si një punim kompleks historiko-letraro-shkencor me vlera, përmasa dhe hapësira shumëdimensionale, të përfshira në tetë kapituj, me 45 tematika, dhe me 382 faqe; me materiale mjaft të zgjedhura dhe me interes, të studiuara dhe të përpunuara me kujdes të veçantë dhe të shkruara me vërtetësi reale, historike dhe kombëtare; në të cilën përmblidhet një game e gjerë dhe mjaft e larmishme e shumë fushave të jetës të së kaluarës dhe të së përditshmes, që kërkohen dhe janë të nevojshme të njihen, të mësohen dhe të përvetësohen nga gjithësecili,për t’u bërë pjesë e aktiviteteve të tyre në punë dhe në veprimtari. Titulli i librit “Guxim shqiptar” përbën në vetvete një vlerësim special dhe një gjetje shumë të goditur të autorit, shprehur në mënyrë simbolike, që i lejon çdo patrioti shqiptar, me ndjenjë atdhedashurie, të zgjojë dhe të ringjallë tek ai: kombin (etnik) shqiptar, popullin e lashtë pellazgjiko-Iliro-shqiptar, legjendat e kahershme martire edhe të Mujës dhe Halilit, traditat zakonore, besën shqiptare, trimëritë heroike, të koduara në kanune dhe të trashëguara brez pas brezi si të shenjta dhe të paprekshme, duke u bërë simbol i vëllazërimit ballkanik, si është treguar gjatë historisë shekullore dhe të propoganduar nga të huajt. Konsiderata më e veçantë e librit duhet të jetë përfundimi që do të nxjerrë lexuesi nga leximi i librit, i cili mendoj dhe konkludoj se do të përmblidhet në qëllimin që i ka përkushtuar vetes autori: në kontributin, mbështetjen dhe dashurinë që manifeston ai për Mëmëdheun, duke Ju përkushtuar në gjithçka dhe për çdo gjë, që qartazi shprehet dhe duket gati në çdo artikull që lexohet në libër, ku ndihet dhe konceptohet patriotizmi, ndjenja atdhetare, emri ilir, epirotas, arbëresh, shqiptar, që kudo e ndesh. Shkurt, nënkuptohet boshti ideor atdhetar, i pushtuar me brezin e kuq shqiptar mbarëkombëtar. Ndërsa, vlera e vetë autorit Flori Bruqi duhet çmuar dhe admiruar me korrektësi dhe me modesti, përpara këtij punimi vëllimor, me tematikë të shumëllojshme, të profileve të ndryshme dhe me materiale të bollshme dhe me vështirësi interpretuese; të cilat janë paraqitur me mjeshtëri, me një mori njohjesh teknike, profesionale dhe artistike, të cilat i kanë dashur autorit kohë, mund, sakrifica dhe mjaft durim për t’i përballuar dhe për të arritur suksesin e merituar. Ato duhet ta gjejnë shpjegimin e vet të vlerësimit në përgatitjen e tij të lart profesionale, në njohjen mjaft të mirë të gjuhës shqipe, të pastërtisë dhe rrjedhshmërisë së saj, si dhe të shumë gjuhëve të huaja, të profesionit të vet; të vullnetit dhe durimit të një intelektuali të aftë, mjaft aktive dhe konsekuent për t’ia arritur qëllimit. Bindje për këtë mund të formosh nëse u referohesh punimeve dhe veprimtarisë letrare, artistike dhe shkencore që ka realizuar dhe kryer autori, në një kohë të shkurtër, ku brenda 11 vjetëve ka shkruar 24 vepra madhore të gjinive të ndryshme si dhe mjaft shkrime shkencore, që e kanë detyruar të bëjë “haram“ edhe gjumin. Zbërthimi analitik që mund dhe duhet t’i bëhet librit “Guxim shqiptar”është shpërblimi më adekuat, më i pranueshëm dhe më i zakonshëm që kërkon dhe që duhet t’i jepet me të drejtë autorit, siç e meriton, me gjithë vështirësitë objective dhe subjektive që hasen…!” RASIM BEBO Flori Bruqi, mori rrugёn dhe ndaloi te zalli i lumit gurgullues të letërsisë shqipe. Këtu ulur, filloi të zgjedh një e nga një gurë: të vegjël, të bukur, të shndritshëm, nga ata që ta reflektojnë spektrin e diellit në fytyrë dhe të verbojnë aty për aty. I radhiti një nga një në një mozaik, të ngjashëm me atë të stërgjyshit tonë pellazg, që ndërtoi të parin mozaik në botë, këtu e mbi 4000 vjet më parë në Nekropolin e Athinës, të zbukuruar më gurë të vegjël të lumit në dyshemetë dhe muret. Prej këndej në të gjithë perandorin pellazge, që shtrihej në tre kontinente: nga Azia e vogël te Priami i madh, në Afrikën e Veriut, duke dalë në Europë te Baskët, dhe deri në veri për gjatë rrjedhjes së lumit Danub me kufi. E gjejmë kudo këtë mozaik dhe sidomos te Tempulli i famshëm i Dodonës, në Butrint, në Durrës, në Apolloni, në Trojë, në Gjenevë të Zvicrës, (si na vë në dijeni Prof. Dr. Agim shehu) dhe në shumë vende të tjera. Kur i shikojmë këta mozaikë të bukurisë së përkryer, që pasqyrojnë artin e mrekullueshëm të stërgjyshërve dhe gjyshërve tonë, ne mahnitemi që toka nënë – Demetra – i ruan për mijëra vjet. Syri ynë i përmbledh me një të parë. Mirëpo mozaiku i të nderuarit Bruqi, është bërë në Kosove dhe në vend të gurëve të zgjedhur të lumit, ai radhit shkronjat e trashëguar të gjuhës shqipe, të konfirmuara nga Pema e 63 gjuhëve dhe nga pema, qe pasqyron prof. Mr. Flori e 47 gjuhëve, që për vjetërsi i kalon të gjitha gjuhët e botës mbi 9.000 vjet përpara. Kështu kemi të bëjmë me këtë mozaik libër, “DIADEMA LETRARE”, që përmbledh: kritikë, gjuhësi, pikëpamje, poezi. Mozaikun libër, të Prof. Dr. Florit, nuk mund ta përmbledhim me një të parë, qoftë edhe me dy, sepse duhet kohë për ta lexuar dhe studiuar me vëmendje të përqendruar. Ky grumbullim materiali, i përgatitur nga autori, zëvendëson atë të Akademisë së Shkencave Shqiptare në Prishtinë, Shkup dhe Tiranë. Sot ato institucione janë në shërbim të kursit sllavo-rus-greke. Ndërsa Shqipëria është nën drejtimin e Këshilltarit, Kolonelit, Akademikut, të asfalisë (sigurimit) grek, Janullatos. Elitat e kulturës së këtyre vendeve, janë të heshtur, të korruptuar, të politizuar, të frikësuar dhe bëjnë: Flori Bruqi në Shënimet e Bashkëkohësve “Gjumin më të rëndë dhe më të gjatë, si murgjit e pergamenave, që janë mësuar me dhomat e errëta”. (Zef. Pergega)…!” Autori Flori Bruqi, poet shkrimtar, historian, hulumtues dhe kritik i talentuar, prezantohet në mjedisin letrar me librin e 39 “Shkëndijëza” stisur nga frymëzimi i shkëndijëzave, duke qëndruar anës së lumit, jo për të mbledhur gurë të shndritshëm, por për ndjellur mendimet, ashtu si afroheshin valët e qeta të lumit deri te këmbët e tij që e freskonin. I vinin ndërmend autore të ndryshëm të gjinive letrare, prej kohës së antikitetit, nga të cilët përmend Homerin, shqiptarin e madh të letërsisë botërore Fishtën, dhe vjen te Pashaidha dhe te Karl Reiholdi, të cilët dinakëria greke i fshehu shekuj më parë dhe u zbuluan pas vitit 1990. Nobert Jokli në enciklopedin e Madhe Gjermane, e ka quajtur “Lahutën e MALCISË: “Kënga e këngës së Ballkanit dhe me rastin 60 vjetorit të ditëlindjes, i dërgon Flori Bruqi në Shënimet e Bashkëkohësve telegram urimi. Në vitin 1932, shkruan te “Ylli i Dritës”, ajo është një poemë epike historike me 15.613 vargje, në këto vargje shtrihen ngjarjet e historisë së Shqipërisë së Veriut nga viti 1858 deri në vitin 1913. Lahuta është një nga Krijimet më mahnitëse, në mbarë historinë e letërsisë shqiptare”. (“Artikuj II, f. 54.) “Fishta është shkëmbi i tokës dhe shkëmbi i shpirtit shqiptar” e ka cilësuar Lasgush Poradeci. Si Fishta edhe Flori Bruqi, ka marrë përsipër rolin e ndërmjetësit në shtegëtimin e veprës letrare nga autori tek lezuesi. Flori vazhdon të ndikojë me autoritet mbi botën shpirtërore të lexuesit. Rrjedhja kohore ecën me ritmet e saj, duke rruajtur në memorjen e nderit njerëz dhe personalitete të nderuar. Në epokën e sotme një nga këta është intelektuali, shkrimtari Flori Bruqi…!’ MEHMET KAJTAZI Poezitë e Flori Bruqit (disa prej të cilave ishin më parë të botuara edhe në revista dhe në gazeta tona) i lexova me një frymë. Një cilësim i tillë i leximit të poezive bëhet atëherë kur të përvetëson si vargu i parë, ashtu edhe i fundit. Temat që ngërthehen në këto vargje nuk burojnë nga inspirimet që i marrin disa poetë nga librat që i lexojnë, por Flori Bruqi inspirimet i merr nga jeta. Ato nuk mbesin vetëm inspirime, por dalin nga kornizat e një gjurme të thellë dhe si valëzat e detit të shqetësuara afrohen drejt brigjeve, por edhe kthehen në suprinën e largët të detit me emrin nënë, me emrin martizim, me emrin LIRI. Meqë poetit i mungon kjo e fundit, siç i mungon tërë Kosovës, është plotësisht e natyrshme që në shumë vargje të ketë shqetësime. Këto shqetësime ta përkujtojnë shkrimtarin Viktor Franklin, i cili edhe pse është i rrethuar me tela në një kamp fashist në vitet e dyzeta, ai gjen shpresën që ta tejkalojë mynxyrën. Ajo shpresë është te vetë harmonia në mes Tokës dhe Qiellit, e kur kjo shtrihet edhe te njerëzit, atëherë vetë Zoti është në mes tyre dhe u ndhihmon për t’u çliruar. Flori Bruqit nuk i mungon, shpresa, por nuk i mungon as harmonia. E kur harmonia prek edhe brigjet e Lumit të Bardhë të vendlindjes së tij, atëherë edhe më shumë shpaloset riti i ritmit të ujit. Uji e ka ritmin e vet, që është në përputhshmëri me hapërimin e njerëzve drejt “Zjarrit të Diellit”. ZEJNULLAH HALILI Flori Bruqi po hyn nëpër një shteg të ndritshëm në poezinë shqipe. Figura e tij në fillim të kësaj poeme na sjell shqetësime të shumta që lidhen me Tokën, me Nënën, me Gjakun, me Vallen e Shkrepave, me Baladën e Yjve, me Lotin që ka Ogur, me Zërin me Frushullimën e Krahëve, me Akuarelin e Diellit, me Lumin e Bardhë. Secili varg vendoset në patosin e Kësaj Luleje. Secila poezi ka gjethin e Vet, Dritën, shqetësimin dhe besimin, andejza, matanë errësirës pra ai këto frymëzime i zë nga jeta, sepse e nxit Bardhësia e katër vargjeve, figura e saj, shpirti shqetësues, Fjala. E fton të hyjë nëpër thellësitë e viteve, deri te kjo Kohë, deri te krahërorët masivë, deri te Deti Tekanjoz nganjëherë. Ai sfidon Amësinë Njomëzake të Teutës, fashaton plagët me fjalët figura dhe rend andej nga Përrenjtë e Ëndrrave për të shtypur lehtë e me ndjeshmëri Butonët e Dritës, për të fituar Bardhësitë e për të kërkuar shëmbëllimin me Hermesin, por atje janë qentë, jo larg, e a do ta shqyejnë si Akteonin e Penteun e a do ta martirizojnë si Ismetin, Agimin, Mujën e Salihun. Me tutje jep Figurë për kohën që me nxitje të Eridës, perëndeshës së Grindjes, u bë një luftë e gjatë në muret e Trojës Drapri i Sinagogës është edhe këtu në baladën e Floriut, që është e yjve, e shkrepave, e bulëzave, e syrit të mprehtë, e zërit të ëmbël, të cilit Hiçi i vjen përballë mu para viteve të liga. Por, poeti në këtë hije të çastit vëren Dritën, një xixëllonjë që lufton me errësirrën, së cilës do t’ia shohë sytë, sepse aty është puthja, aty pasioni i erës, simbol i bukur i një përqafimi jetësor aty pasioni mëtues për Fjalën, që është njëra nga vjershat më të realizuara artistikisht. Në ishullzën më të madhe të detit figurative të Floriut është edhe Nëna si Baladë, si Qëndresë e si Ëndërr Ilire, Lumi i Bardhë e ndonjë poezi tjetër, janë kthim imagjinativ i poetit nga njomësia e Euridikës, pra, Vendlindjes. RUSHIT RAMABAJA Romani “Ndërgjegja” i Flori Bruqit, para së gjithash është një kronikë e sublimuar me gjuhë specifike të viteve të hidhura të së ashtuquajturës kohë e autonomisë, kur shkelësi shtypte Kosovën me ndihmën e shqipfolësve të barbarizuar, të cilët emrin dhe identitetin e vet e bartnin vetëm sa për t’i ndihmuar Beogradit që në sy të botës ta fshihte okupimin e këtij krahu të dhimbshëm të Shqipërisë. Pothuaj, në çdo faqe të tij ndihet pesha e mallit të autorit (rrëfimtarit) për t’u kthyer në vendlindje dhe lufta e pandërprerë e të barbarizuarve që me anë të shpifjeve, shantazheve e kërcënimeve t’ia mbyllnin udhën përgjithmonë për në shtëpinë e vetë. Këtë dhimbje, që gjithnjë pikon helm e dashuri njëkohësisht, F. Bruqi ia del mbanë me sukse që ta fisnikërojë me shkrimet mjaft të sukseshme për fytyrat më eminente të mjekësisë botërore, por vet-veten e identifikon më së shumti me arkitektët shqiptarë që krijuan vepra madhështore larg atdheut dhe që jo rrallë bukuria mahnitëse e artit të tyre u bë kob për ta. Ne fejtonet për mjekësinë, për njerëzit e mëdhenj të botës dhe për arkitektët tanë, unë kam parë, veç të tjerash, përpjekjen e tërthortë të autorit që ndjekësve të vet t’ua kthejë urrejtjen në dashuri, mërinë në dhimbje dhe harresën e nëmur në rinjohje. Kjo dëshmon shkallën më të lartë të ndërgjegjes dhe vetëdijen skajshmërisht të sublimuar kombëtare e qytetare për pajtim edhe me të pandërgjegjshmit dhe për bashkim edhe me plangprishësit. Duke pasur parasysh këto që thamë si dhe vlerat e tjera të këtij libri, mendoj se “Ndërgjegja”e Flori Bruqit do të ketë lexues të shumtë të të gjitha shtresave sot dhe nesër, ngaqë në të gjithnjë shquhet zëri që thërret që të mos përsëritet kurrë më e keqja e së kaluarës. NIKOLLË FRANGAJ …çdo gjë që krijohet pa dëshirën e një individi apo kolektiviteti është e huaj. Kritika e hapët kundër kukudhëve dhe autorëve të regjimit komunsit ka shtyrë autorin e romanit t’iu kundërvihet dhe t’i zhveshë gjer në palcë. Autori për më tepër shenjon aktet absurde të tyre, del përballë dhe sfidon. Duke u bërë njeri i anatemuar nga ata vetëm nga frika se do t’ua përziejnë duart, e censurojnë, dhe më në fund e dënojnë. Por, ai nuk mposhtet. Heroi i romanit “Gjarpërinjtë e pallatit” ka sfiduar në emër të shkrimtarëve dhe gazetarëve demokratë dhe gati mbetet i vetmuar nga breshëria e fyerjeve dhe diskriminimeve që i bëjnë njerëzit e regjimit dhe prijësit e gazetave që përkrahin një regjim të tillë. Autori pret finalen tragjike të kukudhëve dhe rrëzimin e këtyre gjarpërinjëve, sepse në anën tjetër qëndron forca e pathyeshme e drejtësisë morale. ARIAN BLUSHI …Ligji i fortë, anathema dhe censura që u bëhet shkrimtarëve dhe njerëzve të penës e të dijes nga regjimi komunist është tema e romanit “Gjarpërinjtë e pallatit”, të Flori Bruqit. Heori i këtij romani, Uran Dukagjini, del para këtyre autorëve të regjimit dhe bën sfidë, duke shpalosur shpirtin falso dhe metodat çnjerëzore të tyre. Vepra është shkruar me mllef, dhe tërë kjo revoltë e tij është shprehur nëpërmjet unit të shkrimtarit, i cili, pikërisht në këtë rreth ka parë pjesën më të shëmtuar të shoqërisë komuniste… RIFAT KUKAJ …Në këtë prozë të Flori Bruqit mpleksen fatet e hidhura të njerëzve tanë si dje, ashtu edhe sot, duke i rrahur pa mëshirë e me fishkullimë rrëqethëse shtrëngata e kohës, por që nuk ia del t’ua zbehë shpresat dhe t’ua zhdavarisë ëndrrat për një të nesërme më të mirë e më të sinqertë. Oguri i zi ngulmon, por nuk ia arrin tërësisht t’ua fshijë gjurmët e lashta, edhe pse i fërfëllon dhe i rrah si me bisht gjarpri edhe larg truallit të tyre. Mbase mu kjo golgotë (që, për fat të keq, na përsëritet), sikur ua shton edhe më shumë dashurinë për vendlindjen e shtrenjtë. Këta njerëz të zakonshëm, me të cilët jeta tallet, përballojnë në mënyrë dinjitoze mynxyrat që u vijnë nga urrejtja e lashtë e të huajve, por dhe nga përmbushja e mjerushëve tanë shpirtshitur e të katandisur, zhveshur nga gjithçka që është njerëzore… ILJAZ PROKSHI ….“Ringjalljen” e karakterizon një kompozicion i thjeshtë, ku rëfimi rrjedh i qetë dhe natyrshëm. Përmes idesë themelore që transmetohet këtu, dalin në spikamë edhe një varg problemesh etiko-shoqërore të cilat i shkakton një pushtues jo njerëzor. Flori Bruqi, ka përcaktuar fatin e një populli të lnë jashtë kufijve të atdheut, i cili pareshtur i nënshtrohet torturave, ndjekjeve, dënimeve dhe mynxyrave të tjera makabre. Për t’i shpëtuar kësaj dhune me shumë veta detyrohen të lëshojnë vendlindjen dhe të ikën në ekzil, siç ndodh me ikjen e çlirimit për në Shqipëri, familjet e Ligan Shpatullgjanit, Demë Ali Pozharit, Mërgim Bardhit e shumë të tjerëve në shkretëtirën e Anadollit… “Ringjallja” e Flori Bruqit është një ekuivalent i kohës: me braktisje, vetmi, trishtim, që shqetësojnë jetën e njeriut edhe në çastet më të gëzuara të tij. Një formë herë e çlirët e rrëfimit e herë-herë me një organizim të dialogut krijon bagazhin e mundshëm të ambientit nën pushtim. Asociacionet që zgjojnë dialogjet, toni që u jep ngjyrë proceseve jetësore nëpër situata të veçanta dhe rrethanat e krijuara e zgjojnë kërshërinë e lexuesit. Pa dyshim se tema është provokuese dhe jep mundësi konstruktimi artistik i situatave që e bëjnë për vete lexuesin….” ARIAN BLUSHI Romani “Tokë e djegur” bën fjalë për luftën në Kosovë, që bëjnë njerëzit e përvuajtur, njerëzit e robëruar, të etshëm për liri.Autori sjell atmosferën e kësaj lufte dhe të luftëtarëve të lirisë, të cilët nuk kursejnë as jetën për liri. Duhet të kihet parasysh se kjo prozë e Flori Bruqit e mban lexuesin të interesuar gjer në fund, meqë krijohet një atmosferë e lehtë, për një çast harron ankthin dhe pret se ç’po ndodh si në zonat e luftës, ashtu edhe në takimet në mes të Albanit dhe Doruntinës, në njërën anë, dhe Kapedan Malësorit dhe të Drenushës në anën tjetër. Së fundi duhet thënë se ky është një roman që do të lexohet, kap emocione të luftëtarëve, të njerëzve të tjeshtë, të cilët qëndrojnë vigjilentë në luftën e pakompromis për gjënë më të shtrenjtë-Lirinë. PROZË E REALITETIT ARTISTIK Duke lexuar prozën e Flori Bruqit, të duket se sheh njerëzit në betejë, tanë trima të lirisë, që nuk frikësohen nga vdekja. Kapedan Malësori, në frontin e luftës, bën një romancë me Drenushën, por çdo gjë është e matur, njerëzore. Linjën tjetër e përbën, për çfarë i jep mish dhe gjak romanit dashuria e Albanit dhe e Doruntinës, që aq janë të mishëruar mes vete, me luftën, sa që s’ka kush që i ndanë. Autori është i qartë, konkret, bën përshkrimin e ngjarjeve, individëve dhe jep tablo të gjalla nga lufta. Është një prozë e realizuar për këto momente mjaft të vështira për shqiptarët e Kosovës… ARLINDA MEKSI VALDET HOXHA Romani “Pallati i Akeronit”, i shkrimtarit Flori Bruqi, është një zë i guximshëm mbi një periudhë të dhembshme, të mbrapshtë, por edhe të stërkequr, që e krijoi regjimi dhe kukudhët e tij. Ky shkrimtar ka prekur disa nga pikat më të qenësishme te veprimit të disa gazetarëve dhe të atyre politikanëve apo njerëzve të UDB-së. Por në këtë libër që ka edhe elemnte të një romani kriminalistik ku kapet një periudhë e rëndë e shqiptarëve, sidomos, të atyre që punonin për çështjen shqiptare që ishte shumë tragjike. Romani është i ndarë në kapituj, një ndarje kjo formale, por në epiqendër është narratori i gjithëdijshëm Uran Dugagjini, që përqendrohet kryesisht rreth veprimit të disa gazetarëve të pandërgjegjshëm, spiun të nëntoks së Beogardit, të zier me regjimin, duke përgjuar njerëzit që nuk i shkonin për shtati atij apo diçka ngjashëm me “kundërrevolucionarët”, të cilët ndiqeshin, largoheshin nga puna, dënoheshin gjer në likuidim fizik, siç ndodhi me Jusuf e Bardhosh Gërvallën, Kadri Zekën, Enver Hadrin e shumë të tjerë. Në roman shihet se ky shrimtar prek edhe çështje të tjera si ato të luftës , heroizmin e disa luftëtarëve e shumë çështje të tjera që për lexuesin do të jenë mjaft interesante. Alergjia e shkrimtarit është e ndjeshme, sepse atij i ndalohet botimi i shkrimeve, si i shumë kolegëve të tij, ndiqet si dhe nuk i lë vend në asnjë shtresë nga veprimi i kukudhëve. Është pra, Uran Dugagjini që njësohet me shkrimtarin, i cili perjeton gjarje të hidhura para dhe gjatë luftës dhe, ende e ndjen veten të “lënë në harresë”, ngase kukudhët janë vendosur në poste të ndryshme, sidomos në mjete të informimit dhe vazhdojnë t’u teket, por tani kuptohet, kinse në emër të “demokracisë”, të cilën deri dje e shkelën apo nuk guxonin ta përmendin. ..” AJSHE QORRAJ Autori i tetë veprave letrare dhe i dy veprave shkencore, Flori Bruqi, nga Isniqi i Deçanit, këto ditë, doli para lexuesve me librin më të ri shkencor me titull: “Vademecum ddd”. Siç thotë autori në parathënien e librit “Vademecum ddd”, në dekadën e fundit në Kosovë janë regjistruar afro 200 epidemi lokale dhe masive, si dhe rreth 250.000 të sëmurë, nga të cilët më së 1400 kanë vdekur. Problem në vete në Kosovë, sipas këtij autori, paraqesin sëmundje ngjitëse transmisive, të cilat barten nëpërmjet artropodeve dhe ato që përhapen nëpërmjet brejëseve. Zhvilimi në lëmine e preparative DDD (dezinfekruese, deratizuese dhe dezinsektuese) është veçanërisht dinamike në 10 vjeçarin e fundit dhe përcjellja e risive në drejtimin e DDD-së është imperative i kohës, ngase pothuaj kemi një situatë alarmante epidemiologjike, sëmundjët ngjitëse në Kosovë dhe më gjerë në rajon këta 3 vjetëve te fundit. Sëmundjet ngjitëse të traktit digjestiv, sipas këtij autori, janë zbuluar më kohë në Kosovë, ngase afro 40 për qind e popullatës furnizohet me ujë të pijshëm nga ujësjellësit rajonalë, ndërsa 60 për qind e popullatës së vendit tonë pi ujë jo aq të sigurt. Doracaku udhëzues i F. Bruqit “Vademecum DDD”, mbërthen 61 preparate më të njohurat në botë, që përdoren sot në rruzullin tokësor, duke i prekur deri në detaje nohuritë e autorit në punën e tij afro 20 vjet, për ta përpiluar një libër të tillë të patjetërsueshëm – profilaktik dhe kundërepidemik, që u dedikohet mjekëve, stomatologëve, veterinarëve, teknologëve të industrisë ushqimore, agronomeve, hotelierëve, si dhe profesioneve te tjera, ku përdoren me të madhe këto preparate të DDD-së, që shërbejnë si ndihmë në procesin parandalues të shumë sëmundjeve ngjitëse, për mbrotjen e higjenës personale asaj kolektive, higjenës së objekteve (spitaleve, shkollave, foshnjoreve, hoteleve, kazermave ushtarako – policore etj.) për zhdukjen, shkatërrimin permanent të viruseve, bakterieve, parazitëve, brejtësve e qenieve të tjera të gjalla, të cilat e dëmtojnë mjedisin në mënyrë të drejtpërdrejtë ose tërthorazi. Siç thonë edhe shkencëtarët botërorë të kësaj lëmie, si dr. Gert Schonberger-redaktor konsultat i këtij libri, si dhe ing. Rozha Ladislav, recensent- kordinator, “Vademecum DDD”, i Flori Bruqit, nga Prishtina, është i shkruar në mënyrë profesionale, më një gjuhë të rrjedhshme (versioni anglisht dhe shqip) dhe i kuptueshëm jo vetëm për ekspertët e këtij lëmi, por edhe për zbatuesit e këtyre masave”… BEDRI HALIMI Sa herë që vjen janari më vete sjell edhe 17 janarin e vitit 1468, ditën e vdekjes fizike të Skënderbeut. Por ky janar, që sapo shkoi, si në koincidencë solli edhe 17 janarin e vitit 1982, ditën e vrasjes së tre martirëve të Kosoves: Jusuf Gërvallës, Kadri Zekës e Bardhosh Gërvallës. Dhe jo vetëm kaq! Janari pra është përplot kujtesa e data të hidhura. Janari është përplot flakë! Prandaj, çdo janar, kudo në Kosovë, sjell me vet FLAKËN E JANARIT, ku pothuaj nuk ka vend që ndonjë forum, institucion e asosiacion që nuk organizon diçka rreth përkujtimit të shembëlltyrave të historisë sonë më të re. Janari është akuzë, është mesazh për “zgjimin e ndërgjegjes së ndryshkur”- si do të thotë shkrimtari i shekullit tonë Ismail Kadare. Kësisoi më 15 janar të këtij viti, Forumi i krijuesve të artit, organizoi në Prishtinë, promovimin e romanit më të ri të Flori Bruqit “VRASËSIT E LIRIDONËVE”. Po të mos ishte shkruar për “Vrasësit e Liridonëve”, Zjarri i diellit do ta vriste Ndërgjegjen, kështu e hapi aktin promovues të këtij libri, folësi dhe gazetari i BBC-së, Besim Abazi, duke bërë shetitje sintetizmi nëpër titujt e tri veprave të Flori Bruqit. Në këtë promovim merrnin pjesë shkrimtarë, artistë të teatrit, këngëtarë, por edhe veprimtarë, miq e të afërm të shkrimtarit, si dhe shokë e bashkëluftëtarë të kryepersonazhit të romanit- Jusuf Gërvallës. “Kush dëgjon vetëm, një këmbanë, dëgjon vetëm një zë”. – Kështu e nisi fjalën e tij, redaktori i këtij romani, shkrimtari Mehmet Kajtazi, duke iu referuar kësaj thënie të Frang Bardhit e thënë këtu e para 300 vjetësh…” NAIM KELMENDI “Do të përmendnim këtu, sidomos vështrimet si Beteja e Kosovës (1389) dhe kontributi i shqiptarëve; Napoleon Bonaparti dhe shqiptarët; Hero në luftë – hero në paqe, Ramush Haradinaj; Ramushi – viktimë e situatës (neo) koloniale; Jakov Milaj dhe raca shqiptare; Arvanitasit, Camëria, Epiri i Veriut dhe gjendja sot; Kush janë agjentët me influencë në Kosovë, dhe mjaft artikuj tjerë interesimesh e lëmenjsh të ndryshëm. Derisa recensenti, Akademik Prof. Dr. Namik Shehu, për librin “Guxim shqiptar”, do të shprehet: ” përbën në vetvete një vlerësim special dhe një gjetje shumë të goditur të autorit, shprehur në mënyrë simbolike, që i lejon çdo patrioti shqiptar, me ndjenjë atdhedashurie, të zgjojë dhe të ringjallë tek ai:kombin (etnik) shqiptar, popullin e lashtë pellazgjiko-iliriko-shqiptar.” Siç veçon redaktori i librit, poeti ynë i mirënjohur Nehat S. Hoxha, se: ”Poeti i frymëzimeve të “Zjarrit të diellit”, 1995, me një guxim dhe përpjekje të ngulmët flak dashurinë për poezinë dhe i rreket zbardhjes së çështjes kombëtare në Kosovë nëpërmjet diturish të nduarduarshme, të spikatura për ndodhjet e situatat aq të ndërlikuara të shekullit të tretur dhe të këtij qindvjeçari. ”Flori Bruqi me librin “Guxim shqiptar” spikat të na ofrojë një vepër interesante me një gamë të gjerë interesimesh të tija, e cila e bën kureshtar secilin lexues që do ta ketë në duar, ta lexojë deri në fund me një frymë dhe “të pasurohet” me leximin e saj. Flori Bruqi me veprën “Guxim shqiptar” spikat të na ofrojë një vepër interesante me një gamë të gjerë interesimesh të tija, e cila e bën kureshtar secilin lexues që do ta ketë në duar, ta lexojë deri në fund me një frymë dhe “të pasurohet” me leximin e saj. Publicisti, shkrimtari, poeti Flori Bruqi na sjell në botën e librit shqip, për lexuesin tonë, veprën më të re nga pena e tij, “Guxim shqiptar”, botim i 2008 në Prishtinë…!” IZET S. ÇULI Isha me fat kur mora pjesë për herë të parë në Mitingun e përvitshëm mbarëshqiptar të Poezisë (i dyzetëekatërti) që zhvillohet në Gjakovë. Aty u njoha nga afër me shumë figura të letërsisë e të krijimtarisë nga Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi. Shkëmbyem me dhjetra libra me njëri-tjetrin. Kur i kalova të gjitha në “sitë”, zgjodha për të filluar leximin e tyre me veprën frymëgjatë “GUXIM SHQIPTAR” (2008) të Flor Bruqit. U ngusha me autorin kryekreje tek MURI I DHEMBJES, ku ne homazhonim; si edhe në darkën përshëndetëse, kur grupit tonë nga Shqipëria, iu dha rasti të ishte në një tavolinë me Z. Kadrush Radogoshi, Abdullah Konushevski, Flori Bruqi, Kristaq Shabani, Agron Shele, Bora Balaj etj. Mbasi e përpiva librin e Bruqit, iu ktheva përsëri dhe mendova nëse mund të arrija të hidhja në letër diçka për të, ngase jo të gjithëve mund t‘ju bjerë në dorë libri i tij. Po kush është vetë autori i këtij botimi me 400 faqe, i cili studimet e larta i ka kryer në Prishtinë. Shoh biografinë artistike: me plot 25 vepra të volumshme si: romane, poezi, studime, hulumtime shkencore, historike etj. Një befasim i madh për mua, një zbulesë do të thosha dhe me mjaft punime të virgjërta. Ky libër për mua rangohet nga më të mirët në fushën e vet. Interesat e Flori Bruqit janë të gjera e të shumanshme dhe me një kohështrirje të madhe nëpër shekuj dhe jo rrallë me këndvështrime origjinale duke na kthjellur më tej disa nga njohuritë tona…!’ RRUSTEM GECI Libri “Guxim shqiptar“ i shkrimtarit dhe studiusit Flori Bruqi është një libër i arrirë, një libër që lexuesin e tërheq ta lexoj. Temat, motivet, trajtimi, rrjedhshmëria, mesazhi e të tjera kudo janë brenda librit. Gjithë natën era mbrëmë theu qelqe, porta, pullaze,.. e nata s´kishte të sosur. Në këtë art poetik të poetit Bruqi, libri shpalon shtresat e errësirës, urrejtjen e “bujtësve” këtej, veprimet e tyre prej armiku. Nuk ishte dëshirë e këtij populli që Kosova të ngjyj fjalën në qypin e gjakut. Asnjë betejë në Kosovë nuk ishte pa një pike gjaku, pa një të rënë në rrënjë të fjalës. Alfabeti i lirisë është ai i moçmi, me pushkë, me dije, me guxim. Pa pushkën majekrahu të trimave shprehet Bruqi, liria jonë do të ishte vetëm një dëshirë dhe asgjë më shumë. Libri “Guxim shqiptar” është një dëshmi esesh dhe polemikash se gjakderdhja e madhe, ikja e madhe, dhe kthimi i madh, detyruan bashkësinë ndërkombëtare ta njohin vullnetin e popullit të Kosovës. Në këtë libër të arrirë autori Bruqi, ka shtruar me kujdes rreth 73 ese dhe polemika e vështrime kritike nga gjuhësia, historia, antropologjia, politika, spiunazhi, psikoanaliza, astrologjia dhe letersia…!” FAIK XHANI Flori Bruqi me impenjimin e tij shumëvjeçar, me punën e tij prej intelektuali, me obligim atdhetar, me përgjegjësinë e një studiuesi dhe hulumtuesi serioz, me peshore farmaceutike, ka ditur të zgjedh e të përmbush pjesën lëndore të “Olimpit” Shqiptar. Rrjedha kohore ecën me ritmin e saj, duke ruajtur në memorien e nderit njerëz e personalitete të nderuar. Në epokën e sotme një nga këta është edhe intelektuali, publicisti dhe shkrimtari Flori Bruqi. Ai, prej kohësh, krahas aftësive profesionale si studiues ka shpalosur talent e mjeshtëri artistike edhe në lëmin e botimeve. Krijimtaria e tij është e larmishme , në prozë dhe poezi, por veçanërisht ka spikatur në prozë, duke botuar 8 romane, 11 libra shkencor, 21 fejtone publicistiko-shkencorë, shumë ueb, faqe interneti me punime socio-psiko-kineoziologjik, të fshehtat e të vërtetat e virusit avian etj. Flori Bruqi me impenjimin e tij shumëvjeçar, me punën e tij prej intelektuali, me obligim atdhetar, me përgjegjësinë e një studiuesi dhe hulumtuesi serioz, me peshore farmaceutike, ka ditur të zgjedh e të përmbush pjesën lëndore të “Olimpit” Shqiptar. Flori Bruqi, shkrimtari që shtroi “shinat” e “Olimpit” Shqiptar…,!” GËZIM AJGERAJ POEMA E DRITËS Kësaj here do të ndalemi brenda një cikli poetik të poetit Flori Bruqi, duke depërtuar në brendinë e metaforës së vargut të tij, për ta zbërthyer atë nga brendia e përceptimeve tona. Vargun e poetit Flori Bruqi, në këto dhjetë vitet e fundit, e kemi lexuar me kënaqësi, duke e përjetuar po me aqë laryshi temat që na i sjellë ai, brenda vargjeve. Nga një përceptim i hollë, brenda këtij cikli e gjejmë portretin e nënës. Është simbolika më e mirë e dashurisë, brenda të cilës poeti i tërheq dy paralele të pandashme nga njëra-tjetra. Mëmëdheu dhe nëna, janë dy simbolikat e pandashme të dashurisë, të cilat më së miri fshihen brenda metaforave të vargut, nga të cilat ndërtohet edhe bërthama e këtij cikli me poezi. …Nga t’ia fillonim?! Nga plagët e trupit, të zemrës, apo të mëmëdheut ? Nëpër deje na rridhte Revolucioni dhe qumështi i nënave Dhe ne-e dinim: Pa nëna dëshmorësh, Pa gra e nuse të veja S’do të ketë kurrë paqë e liri…!” RAJMONDA MALEÇKA Flori Bruqi është njëri nga shkrimtarët që ka shkruar njërën nga letërsitë më interesante në Kosovë, veçanërisht në prerjen kohore të viteve 90-të e në vazhdim, me çfarë është bërë prezent një nga zhvillimet më të rëndësishme jo vetëm për Kosovën, por të gjithë Ballkanin. Në problematikën historike, etnologjike, diplomatike e emblemuar nga të gjithë analistët historik dhe ato të kohëve të vona si “nyja gordiane e Ballkanit”, letërsia e Flori Bruqit është interesante dhe e elementuar si letërsi bashkëkohore me të gjithë problematikën e saj qoftë ajo brenda letrare dhe ajo jashtë letrare. Një korpus romanesh, të cilët në librin kritik që pritet të botohet në Tiranë së shpejti, vlerësohen si detaje të realitetit shqiptar, në kushtet e një klime kolonialiste, hedhin dritë të mjaftueshme në prerjet historike të një populli të sakrifikuar dhe të kryqëzuar për një çështje të hershme dhe hyjnore. Të gjithë konfliktet hyjnore kanë në themelin e vet raportet me lirinë. Flori Bruqi ndihmon në “paradigmën” për ta kuptuar “legjendën e mbijetesës”, gjithashtu dhe atë temën biblike të dhimbjes…!” RESHAT SAHITAJ Janë dy autorë për të cilët kam hezituar të shkruaj: Flori Bruqi dhe Prend Buzhala. I pari sqaron teorinë e kritikës letrare, gjykon për disa kritikë letrar duke i ngritur në piedestal si Rexhep Qosjen që i pari kishte thyer kritikën realizmit socialist në trevat shqiptare duke e themeluar “kritikën shqiptare” e deri të Ibrahim Rugova si themelues i Hermeneutikës e strukturalizmit, pastaj merret me vlerësimin e autorëve të njohur botëror dhe atyre shqiptarë, ndërsa i dyti i ka botuar recenzionet e tij, parathëniet për librat të autorëve vendorë më vlerësime për veprat e zgjedhura. Flori Bruqi nuk ngurron aspak t’i kritikon ashpër disa vepra dhe disa autorë, ndërsa Prend Buzhala në shkrimet e tij ka vetëm vlerësime pozitive për autorët dhe veprat të cilat i ka trajtuar. Andaj duke i krahasuar këta dy autorë dhe shumë autorë të tjerë shqiptarë dhe disa specialistë botëror në fushës së kritikës, përseri mund t’i kthehemi qendrimit nihilist të Teki Dervishit, por që unë do ta formuloja më lehtë dukethënë se nuk ekziston kritikë krejtësisht objektive. Bazuar në studiues të njohur të kritikës letrare e njëri prej tyre Jean Starobinsku thotë: “ … kritika është kulmi që zhvillohet si një njohuri, e specializuar dhe e denjë: të figurojë në rangun e disciplinave shkencore: e vepra kritike do shndërrohet në diskurs shkencor mbi atë objekt të veçantë që quhet literaturë”. Temat e romaneve të Flori Bruqit janë të vjela nga jeta kosovare: dje dhe sot, e këtyre ditëve. Ç’farë është kjo jetë, e dimë s’ka më mirë, meqë, peshën e rëndë të saj po e ndiejmë, barrë në shpinë e në shpirt, secili kosovar, aq më shumë e më rëndë liridonët. “Dorëzeza” është roman për dhunën e cila ushtrohet në Kosovë këtë decenie të fundit, mirëpo, autori nuk e trajton jetën tragjedinë kosovare. Në roman gërshetohet edhe ngjarja e Otrantos, si një dhembje kolektive shqiptare, meqë jemi të një trungu, të një trupi të (pa) ndarë. Kështu, duke lexuar romanin “Dorëzeza”, lexuesi e ndien fatin e rëndë shqiptar, fat të cilin e imponon dhuna e një dore të zezë të padukshme, tinëzare dhe dinake, e cila, megjithatë, nuk mbetet e paidentifikuar, ajo është e njohur dhe e ditur për veprimet kriminale që më herët në historinë e afërme. Në vend të prologut, romani nis me një përshkrim trishtues, i cili e parapergatit lexuesin për të përballuar përshkrimet e një dhune të tmerrshme mbi fëmijtë dhe rininë. “Është derdhur jeta nëpër rrugë, si helmi në klasë, si vdekja në det e refugjatëve shqiptarë. Është bërë e frikshme kjo jetë, o Zot! Një dorë e zezë e hedh fatin e skajeve të botës, hedh helm, bën luftë me shpirërat e pafajshëm… Të gjithë fëmijët e humbur dridhen, ndjejnë kokëdhembje, janë të uritur, qajnë…Lot, lule dhe klithma buzë detit”…Në qendër të subjektit të romanit, pra është helmimi i pamëshirshëm i Dorëzezës. Mirëpo brenda fabulës së kësaj proze zënë vend edhe ngjarjet e tjera: trazirat në Kosovë, pajtimet e gjaqeve, ndarja e nxënësve nëpër shkolla, uzurpimi i godinave shkollore, vendosja e refugjatëve serbo-malazezë në ato objekte, kurbeti, kthimi nga azili, apo, edhe dashuria e të rinjve, sepse, është fare e natyrshme, edhe e drejtë e të rinjve, të duhen dhe të bashkohen… Të gjitha këto subjekte, ndonëse, në shikim të pare, të shumta, në këtë roman jovoluminoz (është i formatit të librit të xhepit, me 122 faqe), e bëjnë këtë prozë interesante dhe, falë narracionit të shlirshëm, pa sforcime dramatike dhe psikologjike të tepruara, e bëjnë (romanin) të lexueshëm më një frymë… ZEF PËRGEGA NJË SYTH SHPIRTI Nanat janë krijesa e krijesave njerëzore. Asnjë hije muzgu me fluturim korbash nuk zë vend në shpirtin e tyre. Stoicizmi human dhe krenar është sfida e natës. Ata linden prej dhimbjës dhe dhimbjës së rritjës i kënduan gjithë jetën. Me këngë e thurin djepin e dashurisë dhe me shallin e ylberit i shërojnë ethet e forta. Asnjë art nuk mund ta shëmbë tempullin e shënjtë të tyre. Nanat janë bota e qiellit dhe e tokës dhe krah u japin foshnjave të bëhen ëngjëjt e jetës. Sa herë ngjitësha shkallëve të drunjta të kullës së vjetër, nana ime që thurte bukur çorape me luledele apo me degë ulliri, pa më parë me therriste me emër. Me njihte nga hapat e ngjitjës…Ndërkohë që arti i sotëm e ka shpërfillur fytyrën dhe visarët e shpirtit të nanës dhe është mbërthyer si rriqën ne kërthizën e vibrimeve nudo, ngrihet një bir kosovari i lindur në vatren e lisit të tamlit dhe lisit të zjarrit, një flori-florë poetike mbi kurorë të gurrës së parë me emrin njerëzor Flori që me pathosin e tij të vlugut e ngre simbolikën e nanës mbi rrezët e dritës asaj drite që ajo i përket. Rastësisht e me saktë në mënyrë periodike e lëxoi krijimtarinë e këtij poeti dhe si anija që e hedh spirancen në molon e ankorimit ma mbajti vështrimin një cikel poetik e këtij fisniku të fjalës së lirë. Duke lëxuar poezinë “Rreze drite” njeriu dhe në mënyrë të veçantë emigranti s’ka sesi të mos ngrohet nga këto rreze dhe të na kujtojë që sado që jemi larg shpinë kthyer, nana kurrë s’e harron birin apo bijen e saj. Që ajo të mos rrijë duke pritur mbas dere nga këto mbrapështi, Flori Bruqi si një thurës vargjesh me mbjellje zambaku e tredofilesh në ballkonin dhe kopështit të mevehtësisë së Kosovës, shkëput nga trungu i shpirtit një petale meraku prej vazos së kujdesit të nanës drejt adresës tonë, si pëllumbi që këkon bregun… “…Natën e mirë bir Flori Bruqi në Shënimet e Bashkëkohësve Çelësin mos ia vë derës Se do të vijë nana Gjumin e paprishur Me hapat e pranverës Mos je shpluar Kur ike…!” Poeti Flori Bruqi e ka thënë me një ndjenjë të thellë atë që shumëkush e ka harruar madje e ka mbraktisur nga shpirti këtë kumt njerëzor. Këtë thesar që rrjedh në lumin e turbulluar të jetës, Flori e nxjerr nga fundi si varken e mbytur. Shumë i kanë kënduar nanës që ngjajnë me tinguj nostalgjie, por motivi i autorit në fjalë ka atë rreze drite që nuk shterr në shpirtin e nanës pavarësisht se koha po i josh brezat me harresën dhe përzierjen e gjakut. Bash kur hollohet e ndryshohet gjaku aty nana loton me sytë nga qielli për pak shpresë dhe respekt për prinderit. Lajmotivi i poetit Flori Bruqi ka eren e tehut të parmëndës dhe e lëron vargun në ngohtësinë e qiellit pa patur nevojë të marrë miell hua, por gruri i arës së tij piqet me afsh trualli. Shpirti poetik me të cilin ka rrethuar tokën e mushtit të vargjeve bashkë me fantazinë dhe dhuntinë rri në dritaret e një kalaje, si zogu që sjell lajmin e begatisë, lidhur guret me metafora dhe ushqyer me qumështin e zanave të kthyera përseri pas shumë motësh ikjesh ndër valë. Poeti kosovar u këndon atyre që nënçmohet, atyre që shkelen me të padrejtë, atyre që u flet puna dhe dikush ua mohon me guna, I këndon urtisë, mençurisë së popullit të tij, bekimit të ballit dhe nderit të nëpërkëmbur. Ai i thërret nanat, vashat të vijnë në këngë se me këngë janë rritur djepat e trimërisë se pa ata djepa Kosova do të ishte përseri e shtypur ndaj dhe poezia e tij “Lajtmotiv e sinqerte” është një zgjim dhe një kurajo, nje hov dhe një tingull i ri në piskamë se prej tyre ne morëm këmbë… “…Ejani në këngë Nana dhe motra Ne lindëm nga këngët tuaja Nga zëri juaj Morëm këmbë…!” Para vargut të Flori Bruqit të ndizet një qerpik ngadhnjimi. Ai të fton qetësiht pa tamburante në vargun e rrëzeve të perëndimit për ta përjetuar poezinë nga vitrina e pastër e dritës që ndizet në pishtar. Edhe pse politikisht ka ardhur liria ne Kosovë, shpirti i vashës e përjeton atë me trishtim. Të lehurat e natës nëpër zgavrra përgojimesh të paragjykuara me kurtha e gracka dashurie dhe poeti i vemëndshëm e shkoqit këtë ndjesi, mbasi ai nuk i duron njollat e zeza në bluzën e bardhë të transparences së virtytit njerëzor dhe pyet në poezinë “Liri fjale” “…Mos vallë në qytetin tënd ilirik të ndjekin qentë e tërbuar Ndonjë hije nate…?!” Flori Bruqi, si në jetë dhe në krijimtari nuk thyhet nga pushteti i prangave të pritjës dhe as nuk e kapin ethet e padurimit edhe kur e ndjen vetvlimin në damarë. Me krah dallendyshe ngjit muret e heshtura, ku jeta merr serume të hidhura e ai ulet në karriken e sallonit të pallatit të ëndërrave rinore pasi shiu e ka bërë qull fletoren e vargjeve pa e ndjerë shterrjen kur shkruan poezinë “Qyteti ku tëprita” “…Unë jam aty ku me ke lënë Vallëzoi me hijet E nuk di cilën të përkedhel Pres dashurinë tënde Mbi buzët e tua të zë një ëndërr…!” Një poezi e veçantë me një gurrë me metafora dhe me një kopësht me krahasime është ajo me titullin “Akuareli i diellit” Ajo iku në moshë të njomë, pa pasaportë e pa adresë. Ndoshta pa mësuar mirë emrat e malit, lendinës, lumit e bregorës që jetës i japin blegerime. Nxori në rrugë në atë shteg të ngushtë nga gjoksi i paprekur fletoren me vjersha dhe shkroi për mëngjesin e Prishtinës, të vetmin kujtim mori më vete nga majat e ikjës dhe ai ngushtim shpirti e tokë i kujtoi nanen. Në xhamat e retinës vizatoi portretin e baces plak dhe pastaj e fshiu me dorë dhe dorën e puthi me bekimin e vetvetës. Eshtë gjaku që ndjen gjakun, e kush me bukur se Flori Bruqi e përcjellë këtë penelatë, si visari me i çmuar i shqiptarit e i kosovarit. Dikur ajo vashë u kthye ne vendlindje. Autori nuk u bën thirrje dallendysheve të kthehen, por ai nga një kënd i syrit të tij vëzhgon fluturimin e tyre nga qielli që u laguan dhe e stolis tablonë kur vasha e ngjeu penelin në akuarelin e hënës në mbrëmjen e majit dhe pikturoi rrugen. Kishte çelur pranvera e kthimit. Ky motiv është thënë nga Flori Bruqi në mënyren me mjeshtrore. Në fshat vasha që kishte ikur, por atdheu i ishte mbledhur galuc si një gur në zemër e në shpirt, me të cilin ajo kuvendoi gjithë kohën e largimit duke gjetur në ato themele hijet e vetmisë dhe të heshtjës dhe me tej melodinë e draperit në duat e fahtarëve të tokës së saj. Flori është i dashuruar pas së bukurës, ai e ushqen atë që të mos vyshkët dhe të mos shkilet. Madje ai është një triumf rrënjësh që larton trungun e inditetit njerëzor. S’ka gjë më të bukur kur femra e ruan feminitetin e saj sa edhe pemet kërkojnë ti ngjajnë. “…Shpirti i saj Një lëndinë qërshori Selvitë ndanë rrugës Trupin e saj imitojnë…!” Ndesha një krahasim që e vellon se tepërmi stofen e vargun dhe e llamburit mesazhin tek poesia “Mendim e kredhur” Nuk e di nëse ky poet me një fizionomi të konturuar në brumin e farës kombëtare ta këtë provuar mërgimin. Ai me nota trishtimi e vizaton portretin e shekullit që ndau familjen duke u çirrur nëpër tribuna e konferenca për liri e lëvizje të lirë. Sa nana e motra mbetën pa burra, pa fëmijë e autori thotë se nuk paten një gur ku të qajnë! Vejusha pa fat me prehera të thatë. Djepa që nuk lidhën dhe as nuk zgjidhen. Kënga Nina-nana e ngrirë në mure të akullta dhe siç thotë Flori, në shpresat e djegura vret e qan trishtimi.Tonelata vujtjesh që mbytën mbi dallgët e mërgimt mekatar dhe poeti i dhimbshur thotë: “…Shikimi i nënëmadhës si shqiponjë/ Pas e ndjek/ Klithma djemsh/ Mbetur ikona nëpër pragje…!” Në akuarelin e dritës së shpirtit të tij që rri në pëllëmbë të vargjeve, një ditë në Amerikë dallova ylberizimin e figurave letrare dhe artistike të këtij poeti që e shikoj si kurore magjike mbi ballë të tokës kosovare për t’ia zbukuruar fytyren lirisë dhe gjithçka që është shqiptare.!

Eruditi sportiv dhe politik Skifter Këlliçi (1938- gjallë) .





Skifter Këlliçi
(lindur më 1938) është komentator i mirënjohur sportiv shqiptar. 

Ai është dalluar po ashtu edhe si autor librash artistikë e studimorë, romanesh për fëmijë dhe skenarësh kinematografikë.

 Ishte i pari që filloi në Shqipëri komentimin drejtpërsëdrejti të ndeshjeve të futbollit në radio, dhe më vonë edhe në televizion. Emisioni i konceptuar dhe i krijuar fillimisht prej tij, Rubrika Sportive, vazhdon të transmetohet ende sot në Radio Televizionin Shqiptar.

 Jeta dhe veprimtaria Skifter Këlliçi lindi më 17 janar 1938 në Tiranë, Shqipëri, qyteti ku edhe kaloi vitet e fëmijërisë e të rinisë. Në vitin 1959, pasi mbaroi studimet e larta për Gjuhë dhe Letërsi Shqipe në Universitetin e Tiranës, filloi punën si gazetar e komentator sportiv në Radio Tirana. 

Më 1960 Këlliçi ishte gazetari që krijoi rubrikën 'E diela sportive' dhe së bashku me Anton Mazrekun e Ismet Bellovën u bë ndër gazetarët sportivë më popullorë radiofonikë e pastaj edhe televizivë në të gjitha trevat shqipfolëse.

 Më 1971 Këlliçi krijoi në Televizionin Shqiptar emisionin shumë popullor të kohës, me titullin Rubrika Sportive, dhe më 1972 për herë të parë nga studiot e TVSH ai filloi të komentonte veprimtari sportive ndërkombëtare, të marra nga kanale televizive italiane e jugosllave. Komentet e tij dhe drejtimi i emisioneve sportive në përgjithësi shquheshin sidomos për gjuhën e pasur e të figurshme të standardeve evropiane. Si pasojë ai u kritikua për prirje moderniste dhe më 1986, me urdhër të drejtuesve të lartë komunistë u detyrua të largohej nga ekrani.

Mund të thuhet se Skifter Këlliçi është i pari shkrimtar që temën sportive e ngriti në letërsi të mirëfilltë nëpërmjet vëllimeve me tregime 'Një ndodhi në stadium'(1968), novelës 'Në tokë të huaj'(1969) dhe romanit 'Shpërthimi' (1980). Mbi bazën e këtij të fundit ai përgatiti skenarin e filmit 'Fushë e blertë, fushë e kuqe' (1983), që është edhe filmi i parë artistik sportiv shqiptar me metrazh të gjatë. Në vazhdën e veprave letrare të Këlliçit me temë sportive zë vend edhe romani 'Tirana dy orë para dënimit' (1998), që trajton përjashtimin tragjik të kësaj skuadre nga kampionati i futbollit 1966-67, me vendim të Byrosë Politike, sepse po shpallej kampione duke lënë pas '"Dinamon' dhe 'Partizanin' ,që përfaqësonin diktaturën komuniste në sport. Këlliçi ka qenë gjithashtu i suksesshëm edhe në fushat e krijimtarisë artistike e të publicistikës, duke pasur në aktivin e tij 35 vëllime. Ai ka lëvruar gjerësisht gjinitë e tregimit të shkurtër e të romanit, por edhe të skenarit artistik. Ndihmesa e tij ka qenë e veçantë edhe në fushën e letërsisë për fëmijë sidomos me romanet 'Kujtimet e mëhallës së vjetër' (1967), apo 'Pas gjurmëve' (1972).

 Mbi këtë të fundit është mbështetur edhe skenari i Këlliçit për filmin artistik me të njëjtin titull, i cili u nderua me çmimin special të Presidentit të Republikës Italiane në festivalin ndërkombëtar të filmit në Giffoni (Itali) më 1979. Romanet e Këlliçit me temë historike kanë njohur sukses të veçantë, dhe këtu mund të përmendet sidomos 'Atentat në Paris' (1978), që u ribotua me ndryshime thelbësore më 2011. Ky roman i kushtohet vrasjes së Esat Pashë Toptanit në Paris më 1920 nga atdhetari Avni Rustemi, dhe u përshtat edhe për skenë më 1981 nga teatri Bylis i Fierit, duke u pritur mjaft mirë nga publiku. Një roman tjetër historik është 'Vrasës me duar të bardha'(1991) që trajton ngjarjet rreth ekzekutimit të patriotit të shquar Themistokli Gërmenji nga autoritetet ushtarake franceze të Krahinës së Korçës më 1917 gjatë Luftës së Parë Botërore. Ndërsa më 2006 Këlliçi botoi romanin 'Dashuri e gdhendur në shkëmb' mbi motivet e tregimit 'Tej kaltërsive' të shkrimtarit të njohur, Bilal Xhaferi, kushtuar kryengritjeve ilire të udhëhequra nga Bato kundër pushtuesve romakë.[5] Në vitin 2010 Këlliçi nxori në qarkullim romanin 'Shtatori i gjëmës së madhe' kushtuar sulmit terrorist të 11 shtatorit 2001 mbi Kullat Binjake në New York. Shtytje për këtë roman ishte midis të tjerash edhe fakti që ndërmjet gati 3000 viktimave të atij sulmi ishin edhe 3 shqiptaro-amerikanë, të cilët janë personifikuar në roman. Me romanet 'Tirani ngrihet nga varri'(2004) dhe 'Politikanët mëkatarë fluturojnë në Mars' (Prishtinë 2006), ku trajtohen dukuri negative të shoqërisë së sotme shqiptare, Këlliçi ka dhënë ndihmesë edhe në lëvrimin e romanit humoristiko-satirik. Në romanin e parë, një nga personazhet që i ngjan diktatorit të vdekur, krijon në vend idenë se ky i fundit është ringjallur nga Zoti, të cilit i ka kërkuar falje, dhe me ndihmën e të cilit do të vendosë demokracinë e premtuar nga dy partitë politike që sundojnë të zhytura në korrupsion. Në romanin tjetër, vazhdim i të parit, po ky personazh u dërgon kryetarëve të këtyre partive politike emaile që kinse vijnë nga planeti Mars, e që shpjegojnë se meqë temperaturat do të rriten shumë, jeta në tokë do të shuhet. Si pasojë, ata këshillohen të fluturojnë në Mars me anijet kozmike që do t'u dërgohen posaçërisht, dhe duke qenë se ai planet është i kuq, të ndërtojnë atje shoqërinë komuniste. 

 Në krijimtarinë e Këlliçit në fushën e veprave publicistiko-shkencore një vëmendje të veçantë meriton 'Historia e futbollit' (1980), e po ashtu 'Nga 2-3-5, në 4-4-2, vështrim historik mbi evoluimin e sistemeve taktike të futbollit shqiptar, 1930-1987'(1987). Këlliçi ka botuar gjithashtu 'Yjet e futbollit botëror' (1988) si edhe kontributin origjinal 'Historia e Radiotelevizionit Shqiptar, (1938-1990)'(2003). 

 Në vitin 1999 Skifter Këlliçi u largua nga Shqipëria dhe u vendos së bashku me familjen në Watertown, pranë Boston (MA), në Shtetet e Bashkuara, ku banon aktualisht. Ai vazhdon të kontribuojë edhe në fushën publicistike me dosierë rreth gjuhës, historisë së letërsisë dhe sportit, të cilat kanë jehonë në mediat shqiptare.

Një meritë e Agollit në fund të viteve 1950

Skifter Këllici Titulli i këtyre shënimeve është perifrazim i sentencës së njohur latine “ Primus inter parem”, që do të thotë “I parë midis të barabartësh”. Me fjalë të tjera, Dritëro Agolli është shkrimtar i njohur, por, po aq sa ai janë të paktën edhe disa të tjerë, sidomos në fushën e poezisë, të cilët, mjerisht kritika komuniste dhe paskomuniste nuk i ka nxjerrë sa duhet në pah. Ma përforcoi këtë bindje opinioni i përgjithshëm që u shpreh thuajse në mediat tona, të shtypura dhe elektronike, fill pas shuarjes së kësaj figure të rëndësishme, që ka lënë gjurmë të dukshme në letërsinë shqiptare. “Kolos”, “patriark, ”i pazëvendësueshëm”, ”gjeni I letersisë sonë” qenë vetëm disa nga epitetet që përdorën me këtë rast autorë në shkrimet të botuara në gazeta. Kurse studiuesi i njohur Shaban Sinani, zërin kushtuar Agollit në Fjalorin Enciklopedik Shqiptar, (vëllimi 1, faqe 16, 2008) e fillon me fjalët: “AGOLLI Dritëro,(1931-), shkrimtar, publicist,veprimtar shoqëror, anëtar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë”. Dhe më tutje: ” D.A. është një nga figurat qendrore të poezisë shqipe dhe një prej përfaqësuesve më të rëndësishëm të brezit të vitevë 1960”. Pra, siç thotë populli, përcaktime dhe vlerësime me “me këmbë në tokë”, ( po aty). Madje, edhe në këtë përcaktim ka një fakt të pasaktë, sepse Agolli është shquar mbi të gjithë poetët shqiptarë të periudhës komuniste edhe para viteve 60-të të shekullit të kaluar, më përpiktë që më 1958, kur botoi vëllimin e parë me poezi,” Në rrugë dola”, i cii solli risi të reja në fushën e krijmtarisë poetike, deri atëherë prodhonte kryesisht poezi pllakateske, dhe nuk në gjendje të vazhdonte traditat më të mira të poezisë shqipe të Paraçlirimit. Këtë e vë në dukje, veç të tjerëve, edhe studiuesi kanadezo-gjerman, Robert Elsi, në veprën e tij “Histori e letërsisë shqiptare”, ku thekson: ”Pjesa më e madhe e shkrimeve me shumicë ne vitet pesëdhjetë e në fillim të viteve gjashtëdhjetë, dëshmuan shterpësi dhe mjaft konformizëm në çdo kuptim. (Vepër e cituar,faqe 383, botim në shqip, Pejë 1997). Dhe më tutje: “Tematika e krijimeve të kësaj periudhe, përsëritej rreth një qarku të caktuar, kurse lexuesi ushqehej vazhdimisht me tekste të thjeshtëzuara e pa ndonjë kujdes të vecantë për elementet themelore të stilit…Edukimi politik i masave dhe ushqimi i tyre me ndjenjën kombëtare quheshin më të rëdësishme se vlerat estetike. Ky qëndrim synonte të thellonte frymën revolucionare dhe të forconte bindjet socialiste të “njeriut të ri”, (po aty). Duke u mbështetur në studimin “Enver Hoxha “gju më gju” me poetët”, që kam botuar në korrik të vitit të kaluar, në katër numra të gazetës “ Panorama”, kushtuar takimit të diktatorit tonë me përfaqësues të inteligjencies së Tiranës, në korrik të vitit 1961, edhe për probleme të tjera në lëmën e poezisë së asaj periudhe, po e thelloj dhe më shumë këtë argument. Për këtë qëllim do mbështetem gjithashtu edhe në veprën “Alternativa letrare shqiptare”, (Shkup,1995), të studiuesit dhe poetit të njohur kosovar, Agim Vinca, kurse në numrin tjerër të kësaj gazete do të përpiqem të analizoj domethënien e titullit të këtyre shënimeve, kushtuar Agollit. Midis të tjerash, Vinca ndalet te poema “ Miku” e Llazar Siliqit, (1951) dhe permend vargjet e saj: “Me makina punë t’randa,/ata bajnë, si vllazën rrojnë,/ bashkëgazojnë,/si asht ma mirë jëtën e çojnë”. Këtyre vargjeve Vinca u kundërvë një fragment nga “Poema e maleve”, (1958), ku autori I ri, Dritëro Agolli, shkruan: ” Unë e di, fisi im, ti ende jeton vështirë,/ fëmijët e tu brekushe me arna mbajnë/ dhe çokollata një herë në muaj hanë as’hanë”. Ndërsa Dhe ja pas Agollit, pikërisht në fillim të viteve 60-të të shekullit të kaluar u shfaq me aq siguri dhe talent një brez i ri ti poetësh, të paraprirë nga I.Kadareja, F. Arapi, Dh.Qiriazi, V. Skënderi .. të cilët thelluan më tej shtigjet e reja poetike të hapura për hërë të parë nga Agolli dhe jo vetëm kaq, por me një stil figurativ edhe më të përkryer, krijuan një traditë të re në poezinë shqitare të Pasçlirimit. Kështu, për shembull, Kadareja në poemën “Endërr industriale” qytetin e ri që po ndërtohet e përshkruan kështu: “ Ky qytet do të veshë kombinezonin proletar,/s’ do të gogësijë duke pirë çaj,/i futur në pizhame”. Duke shkruar për dashurinë, Kadareja shprehet në këtë mënyrë:”Do të kujtoj, mbrëmjen e heshtur, të pafund të syve të tu,/ dënesën e mbytur,/ rrëzuar mbi supin tim,si dëborë e pashkundshme…”. Kurse po në këtë peridhë Arapi shkruan: “Miliona dashuri u nisën në takime,/ Po ecin përmbi taka të holla, të shpejta./ Dëgjoni trokëllimën e rrëmbyer të tyre,/ Nën trokëllimën ritmike të këmbëve të lehta,/ Me gëzim të kthjellët, drejt dashurisë rend jeta…” Pikërisht kjo mënyrë e re, ky stil poetik që befasoi lexuesit, sidomos lexuesit e rinj në fillim të viteve 60-të , nuk u pëlqeu poetëve të brezit të vjetër, të cilët shihnin në këto dukuri, shkarje të dukshme nga traditat e poezisë shqiptare të deriathershme.Ndaj u hodhën në sulm, madje edhe në takimin e mësipërm të korrikut të vitit 1961, pra në prani të vetë Enver Hoxhës, që kishte ardhur enkas për të dëgjuar debatet midis “poetëve të vjetër” dhe “poetëve të rinj”, aspekte të të cilit i ka përshkruar me vërtetësi poeti F.Arapi në librin e tij “Kur kujtohem që jam’’, (1996). Kështu, poeti Luan Qafëzezi në diskutimin e tij të ashpër, ndër të tjera, sulej në këtë mënyrë mbi poeteët e rinj që përdornin” stil të ri figurativ dhe “varg të lirë që thyente normat tradicionale të metrikës nën preteksin e një farë novatorizmi”: “ Ne prapa këtij “modernizimi”,- nënvizonte ai,- shikojmë një një goditje që i bëhet esencës kombëtare të poezisë sonë. Thjesht, në këtë lloj poezie gjen mjegullime, paqartësira, përçartje dhe figura ekstravagante.Tema e saj kryesore është tema ndërkombëtare, shekulli i 20-të, kozmosi e të tjera, duke u larguar kështu nga jeta shqiptare e përdidtshme, nga problemet që preokupojnë Partinë në mënyrë direkte”.(Fatos Arapi, “Kur kujtohem që jam”,(“Kur kujtohem që jam”, faqe 73-74-75, 1998). Po në atë mbledhje Luan Qafëzezit dhe poetëve të tjerë që u bashkuan në kor kundër poetëve të rinj, me argumente shumë bindëse iu përgjigjën poetët e rinj Kadare dhe Arapi. Agolli mungonte. Ndërkohë, poeti M. Gurakuqi, në artikullin “Traditë dhe novatorizëm”, ( ”Drita”,13 dhe 20 gusht 1961), duke vazhduar sulmtet e poetëve të vjetër, këtë radhë në shtyp, midis të tjerash, shkruante se një pjesë e e poezisë së së autorëve të rinj, ishte e diskutueshme për disa arsye, siç ishte ajo e reduktimit të figurës si mjet më vete dhe në disa raste e shmangies së saj nga tradita e poezisë sonë. Atëherë Dritëroi, aso kohe gazetar në”Zërin e Popullit”, i përgjigjej M.Gurakuqit me artikullin “Traditëm natyrisht , por jo shtampë”.(“Drita”, 27 gusht 1961). Në këtë artikull ai nënvizonte se poezia e deriatëhershnme e poetëve të vjetër vuante nga skematizmi, nga varfëria e mjeteve shprehëse, përsëritja, trajtimi i zbehtë i dukurive jetësore, imitimi i verbër i traditës që përmblidhej në atë që ai e përcaktonte si shtampa poetike, të cilat qarkullonin “si monedha nga një poet tek tjetri e jo rrallë përsëriteshin edhe tek e njejta vepër”. Ai shtonte gjithashtu se shumë nga poetët e vjetër “kishin një konceptim jo realist të jetës, ndërtuar me personazhe të stolisur, me epitete stereotipe si “kreshnikë, syshqiponjë, trima me fletë, zemërshkëmb, etj., kurse sjelljet dhe reagimet e tyre ideo-emocionale të kujtojnin heronjtë e baladave të shekullit XV”. Dhe ky diskutim, krahas disktutimeve të mësiperme të Kadaresë dhe Arapit, që u botuan më pas në revistën “Nëntori “, ishte një ndihmesë e vyer, për të kapërcyer pengesat të cilat i sillnin poetët e vjetër në lëvrimin e një poezie krejtësisht të re, që sillte vetë Agolli krahas poetëve të mësipërm. Sigurisht kjo ndodhi edhe pasi Enver Hoxha në diskutimin e tij i mbështeti ata.. “Të rinjtë me dinamizmin e tyre bëjnë mirë që na shkundin ne të vjetërve,- tha ai.-Prandaj unë nuk besoj kurrë që shkrimtartët dhe artisët e vjetër duan të pengojnë krijimtarinë e të rinjve. Veçse ata, duke pasë kaluar më parë nëpër këto shtigje , kanë frikë se mos nga hovi i madh, ju shkisni nga rruga…Por unë jam i bindur se ju, shokë të rinj …nuk do të ecni kurrë në rrugë të gabuar…..(Revista ”Nëntori” nr. 11 , 1961). Pra, Enver Hoxha në këtë takim përkrahu poetët e rinj, duke përfshirë edhe Agollin, kryesisht se ai e shihte se ata ishin shumë më të talentuar se poetët e vjetër. Ai kishte nevojë për veprat e tyre, paçka se të shkruara në mënyrë moderniste. Të rinjtë do t’i duheshin atij që të thurnin vargje për Partinë, që do të mbeteshin në letërsine e asaj periudhe , pikërisht falë talentit të tyre. Dhe në fakt kështu ndodhi. Poetët tanë të rinj, krahas poezive lirike intime dhe erotike, do të detyroheshin të shkruanin edhe vepra ku t’i këndohej rrugës heroike të Partisë sonë të lavdishme për ndërtimin e socializmit, “luftës së saj madhështore dhe të guximshme kundër revizionizmit modern, për ruajtjen e fitoreve të popullit tonë të arritura nën drejtimin e saj dhe, mbi të gjitha, të atij vetë, si krijuesi i kësaj partie, i këtyre fitoreve”. Diktatori nuk gabonte: pas pak vitesh ishin pas poemat “Përse mendohen këto male,”Shqiponjat fluturonjnë lart”, të Kadaresë, “Devoll,Devoll!”, “Baballarët”, të Dritëro Agollit, “I përkasim komunizmit”, të Fatos Arapit, dhe më pas të poetëve të tjerë të rinj që iu kushtuan Partisë dhe atij vetë, të cilat edhe sot mbeten në historinë e letërsisë shqipe si ndër më të mirat, pavarësisht nga fryma e ideologjisë komuniste së cilës poetët e mësipërm nuk mund t’i shmangeshin kurrsesi. Këta poetë, pra, në një mënyrë, a në një tjetër, ishin të detyruar të paguanin këtë haraç. Ndaj Agim Vinca thekson: “Këtë përkrahje ndaj shkrimtarëve të rinj, Kadareja e shpjegon si një manovër për t’i përvetësuar ata, (poetët e rinj, shënimi im- S.K.) , si një karrem që u hidhej atyre në mënyrë që prej talentit të tyre të përfitonte pastaj regjimi dhe vetë diktatori. Pavarësisht nga paraqitja, sipas Kadaresë, djallëzore që kishte, këtë qëndrim të shefit të Partisë dhe të shtetit sikurse edhe me klimën liberale që u krijua në fund të viteve 50-të dhe në fillim të viteve 60-të,…shkrimtarët shqiptarë e shfrytëzuan për t’ia ndërruar dukshëm fizionominë, deri atëherë tejet uniforme të letërsisë shqipe dhe veçanërisht krijimtarisë poetike” . (“Alternativa letrare”, faqe 71). Ndaj nuk më duket e arsyeshme që Agolli, Kadareja, Arapi dhe poetë të tjerë të talentuar që u shfaqën pas viteve 70-të shekullit të kaluar, si Xh. Spahiu, B.Londo, N. Gjetja. N. Papleka. F.Reshpja, F.Haliti, N. Lako, M.Ahmeti, Zh. Jorganxhi, I. Zhupa, H.Meçe, K. Traboini e shumë e shumë të tjerë, të sulmohen, meqë në krijimtarinë e tyre, kush mës humë dhe kush më pak, i thurën lavde partisë dhe shokut Enver. Cfarë duhej të bënin? Të mos shkruanin, të heshtnin, siç kishte vepruar Poradeci, që vetëm shumë vjet pas vendosjes së diktaturës komuniste, më 1974, botoi tri poezi, nga të cilat njërën për heroin Reshit Collaku, edhe ato modeste, dhe u mor vetëm me përkthime? Por edhe këtë Poradeci mund të mos e bënte, sepse ai I kishte ngritur vetes një përmendore me vëllimet poetike “Vallja e yjeve dhe “Ylli i zemrës”, të botuara në vitet 30-të të shekullit të kaluar, kur Agolli, Kadareja, Arap,i asokohe ishin kërthinj dhe poetët që do të vinin, do të lindin në periudhën komuniste. Eshtë e kuptueshme që ata do t’u nënshtroheshin kërkesave që përmenda më sipër dhe si pasojë, së pari të shkruanin poezi që i kushtoheshin realitetit “të madhërueshëm socialist” dhe pastaj tek-tuk poezi lirike dhe më pak poezi erotike që do të rendis në pjesën e dytë të këtyre shënimeve , për disa nga të cilat, siç do të shohim më poshtë, autorë, duke filluar nga vetë Agolli, (kryesisht në prozë), Kadareja, Arapi, Haliti … madje edhe do të kritikohehin, do të ndaloheshin dhe të tjerë do të dënoheshin edhe me burgime, deri në pushkatim ose varje për gabime tërënda ideo-artistike, shtrëmbërim ose nxirje të realitetit socialist. Ndaj, dhe poetit Bilal Xhaferi, kur më 1967 paraqiti në SH.B. ”Naim Frashëri” vëllimin me poezi “Lirishtja e kuqe” , redaktori i vari ‘”vath në vesh” porosinë që pa tjetër ta hapte vëllimin me të paktën një poezi për partinë. Dhe Xhaferi shkroi një poezi që fillonte me vargjet: “Parti,/ emrin tënd të gdhendur e kam ,/ në pëllëmbët e duarve të mia”, të cilat nënkuptonin dhe anën tjetër të medaljes. Megjthatë, ky vëllim nuk doli kurrë në qarkullim. Bëra kështu këtë hyrje të gjatë, kushtuar ndihmesës së Agollit dhe pastaj poetëve të tjerë për çlirimin e poezisë sonë nga dogmatizmi dhe pasurimin dhe zhvillimin e mëtejshëm të saj me nivel shumë më të lartë artistik, vazhdim I traditave më të mira të saj, duke filluar nga Noli, Poradeci dhe sidomos Migjeni, sidoqë gjithnjë brenda kërkesave të realizmit socialist. Në vazhdim të këtyre shënimeve, në numrin e ardhshëm të gazetës të përpiqem të analizoj domethënien e titullit të tyre, “Agolli- shkrimtar i shquar, por midis të shquarish”. Pjesa e dytë- C’mund të bënte më shumë Agolli? Për të shpjeguar dhe më mirë domethëien e titullit të këtyre shënimeve, do të përdor vargje nga Agolli dhe nga disa poetë të tjerë, të cilët dëshmojnë se janë po aq të talentuar sa ai. Kam zgjedhur vargje erotike, pra kushtuar dashurisë, botë ku zor të gjesh autorë shqiptarë të të gjitha moshave, duke përfshirë edhe poetë popullorë, që të mos kenë hyrë dhe të mos jenë frymëzuar nga puhitë e viseve të dëlira të saj. Për më tepër, sepse që të jesh origjinal dhe i pëlqyeshëm në këtë lloj poezie, është me të vërtetë e vështirë . Në poezinë “I përndjekuri i dashurisë” Agolli shkruan: “Unë jam I burgosuri yt,/ Rroj në pranga që ti m’I ke vënë,/ Por çudi, as qelia s’më mbyt,/ Dhe s’më mbyt as dritarja e zezë./ Kur ti prangat m’I hodhe në mish,/ Unë i putha duart e tua./ Eshtë rast i pashembullt ta dish,/ Që xhelatin ta puth dhe ta dua,/ I përndjekuri yt erotik”. Eshtë pa dyshim një poezi me konceptim figurativ, që madje kapërcen natyrën e rrëfimit poetik të Dritëroit i cili, siç është vënë në dukje nga kritika, shquhet si vazhdues i traditave më të mira të krijimtarisë sonë poetike dhe “ruajti prej vlerave më të arrira të poezisë së traditës- frymën popullore: ( AGOLLI Dritëro,FESH, vëllimi 1,faqe 16 ,2008) Të shohim tani si i këndojnë dashurisë poetë të tjerë nga më tëshquarit: Bardhyl Londo: “ Nëse sytë e tu do të qëndrojnë të menduar mbi këto vargje,/ unë do të shoh një ëndërr të bukur./ Nëse sytë e tu do të dridhen sadopak nga këto vargje,/ unë i gjithi do të kumboj si një kitarë deri në agim./ Por nëse sytë e tu do të shkasin indiferentë mbi këto vargje,/ tëherë unë do të kem vdekur./ Mos harro të vish në varrimin tim.”(“Amanetet e poetit”); Ndoc Gjetja: “Më hidh në zjarr, në det, në ferr,/më hidh në baltë, më hidh në hon,/ veç të lutem, mos më ler,/në atë vend ku ti mungon.”( “Dashuria”); Ndoc Papleka: “Vrapi nëpër atë diellin e asaj dite qershori,/ ia kishte skuqur fytyrën e rrahur nga ajri i nxehtë,/ ia kishte skuqur gushën, llërët,/ lëkurën e zbuluar të krahërorit./Ajo vajzë që dielli e kishte mbështjellë me petale paperunësh,/ i ngjante një shisheje surealiste,/ me verë të kuqe mbushur. / Vallë kush do ta pinte atë shishe?”(“Vajza flokëkuqe”); Frederik Rreshpja: “Në të njejtin yll jemi ndeshur,/ a mund të rrimë pra të pandarë?/ si stoli në trungun e heshtur,/ i mbjellë shumë vite më parë?/Në flakë vetëtime pashë,/ ovalen dridhëse të buzëve të tua,/ dhe si një magji poshtë saj,/ gjithçka që si jeta më dukej,/ Pastaj gjëmimin unë ndjeva,/ rininë tënde të përkulej,/ në çast u hepova si degë,/ dhe gjeta gjithçka që më duhej”. (“Lirikë intime”); Visar Zhiti: “Siç duket, / unë jetoj brenda syrit tënd./Bashkohen qerpikët,/ vjen nata për mua,/ e ngrohtë…/Kam kohë që jetoj brenda syrit tënd,/ dhe që të shlodhem,/ dal herë pas here në shetitje,/ në formën e kulluar të lotëve.(“Jetoj në syrin tënd”); Kolec Traboini: “Do të hedh në akuarel pikat e shiut,/ që zbritën nga qiejtë e të prekën,/ zogjtë që u gjendën të mardhur përjashta,/ në retinën e syve të tu strehëz gjetën”.(“Akuarel’). Kurse poeti dhe prozatori aq i talentur, Bilal Xhaferi, që u arratis në Amerikë, më 1986 për t’u shpëtuar përndjekjeve të Sigurimit të Shtetit , i këndon kështu dashurisë: “Nuk më vrapoi rinia,/ duke përgjuar pulpat si shishe shampanje,/ nuk m’u verbua rinia,/ pas ngjyrave të fustaneve,/ nuk m’u mbyll rinia,/ në parantezat e qepallave./ Rinia ime zgjodhi tjetër drejtim,/ zgjodhi të tjera ngjyra./ Ajo mbarti në gjoks ngjyrat e baltërave,/ dhe tani e shoh të digjet si ylber sipër dheut,/ i pjellë nga mitra e shtërgatave”. Ferik Ferra: “Gratë na lindin,/ gratë na rritin,/ gratë na duan,/ gratë na plakin…/ gratë na mallkojnë,/ gratë na adhurojnë,/ gratë na ndjanë, /gratë na dashurojnë’. (“Gratë”). Pra, pas ballafaqimit të poezisësë erotike të Agollit, me titull “ I përndjekuri I dashurisë”, me poezi të poetëve që citova, a nuk kemi të drejtë të pohojmë se edhe ato janë po aq të goditura sa ajo, në mos ndonjë të jetë dhe më e goditur? ( Përjashtoj këtu krijimtarinë poetike të Kadaresë, e cila, ashtu si krijimitaria e tij në prozë, për mendimin tim është në përgjithësi jashtë çdo lloj krahasimi, aq sa shkrimtari ynë i madh mund të fitonte Nobelin edhe me poezitë e tij më të mira, siç e ka fituar këtë çmim me poezitë tilla shkrimtarja gjermane Herta Myller, më 2009). Por poetët e mësipërm, si edhe poetë të tjerë, poezi të të cilëve për arsye vendi nuk kam mundur t’i rendis, kanë shkruar poezi në mos më të mira, të paktën si ato që kanë nivel artistik të përafërt me nivelin e poezive të Agollit, qofshin këto lirika me temë qytetare, atdhetare, politike…Por në këtë pjesë të dytë të shënimeve të mia, unë do të ndalem në një aspekt tjetër të krjimtarisë poetike të Agollit. Jo rallë në shkrime të botuara në shtypin tonë paskomunist Agolli dhe krijues të tjerë, janë kritikuar se në veprat e tyre, në këtë rast poezitë, i kanë thurur himne regjimit komunist dhe vetë diktatorit Hoxha. U përpoqa qa të shpjegoja këtë fakt në pjesën e parë të këtyre shënimeve , se ata, dashur pa dashur, nuk mund të vepronin ndryshe, sepse kjo ishte kërkesë e diktaturës, se e njejta dukuri ka ndodhur prej shekujsh kur poetë krijonin vargje për mbretërit, perandorët…Kjo ka ndodhur dhe në Bashkimin Sovjetik dhe në vende të tjera komuniste. Në shkolla ne kemi studiuar vepra letrare kushtuar Leninit, Stalinit, Mao Ce Dunit, madje edhe Titos, deri më 1948, kur ndodhi shkëputja e Shqipërisë nga Jugosllavia. Kështu, nëse Agolli ka shkruar poezi për Partinë dhe Enver Hoxhën, veçanërisht pas vdekjes së tij, më 1985, kjo ka ndodhur, sepse , si anëtar i KQ të PPSH-së dhe kryetar I LSHA-së, ai nuk mund të vepronte ndryshe. Kjo kishte ndodhur me shkrimtarët tanë edhe më 1953, kur kishte vdekur Stalini, të cilët nën shembullin e shkrimtarëve të Bashkimit Sovjetik dhe në vendeve të tjera socialiste, edhe ata shprehën dhëmbjen e tyre të thellë për humbjen e “atit të proletariatit botëor”. Por në rastin tonë, a ishte i sinqertë Agolli kur shkruante me aq dhëmbje për vdekjen Enver Hoxhës, të këtij tirani që aq shumë të këqia i solli vendit dhe popullit tonë, ose kur krijonte vepra të tjera “për njeriun e ri, që rritej i lumtur nën qiellin e të vetmit vend që ndërtonte socializmin në botë?” Së pari, duhet të vemë në dukje se Agolli ridhte nga një familje fshatare, se ishte lidhur me luftën partizane që i mitur, se kishte vazhduar me bursë të shtetit studimet në shkollën e mesme. Pastaj, po me bursë të shtetit kishte përfunduar për pesë vjet, (1952-1957) studimet e larta per letërsi në Bashkimin Sovjetik, se pastaj kishte nisur punën si gazetar në gazetën “Zëri i Popullit”. Dhe jo vetëm kaq, por Partia e kishte zgjedhur deputet në Kuvendin popullor , më 1973 pas sulmeve të Enver Hoxhës në Plenumin e 4-t të KQ të PPSH-së kundër ndikimeve borgjezo-revizioniste në kulturë dhe art edhe kryetar te LSHA-së dhe pastaj më 1976 anëtar I KQ të PPSH-së. Vlerësime më të larta se këto nuk gjen në radhët e krijuesve tanë! (Në Bashkimin Sovjetik kjo do të ndodhte me Shollohovin dhe disa krijues të tjerë në periudhën kur vendin e drejtonte Stalimi dhe më pas Hrushovi). Pra, Agolli logjikisht kishte arsye të ishte i kënaqur për këto shpërblime dhe të mbetej “besnik i mësimeve të partisë dhe shokut Enver Hoxha” edhe kur e shoqja, sovjetike, u nda prej tij dhe u kthye në atdhë së bashku me djalin 7-vjeçar, mbase dhe për arsyes, siç del edhe nga kujtimet e njërit prej familirëve të tij, të botuara më 2mars të marsit të këtij viti shtypin tonë, se ajo lëvdonte Hrushovin, që ishte shpallur nga Enver Hoxha armik , se kishte tradhëtuar primet e maksizëm-leninizmit. Dhë këtë besnikëri ndaj Partisë Agolli e sendërtoi në vepra letrare. Mirëpo, pa pritur, më 1965 Agolli boton vëllimin me tregime “Zhurma e erërave të dikurshme, ” i cili ”u prit keq nga kritika zyrtare dhe u hoq nga qarkullimi”, sepse: “Në të heronjtë paraqiten me cenet e tyre, duke iu shmangur skemës për heroin tipik pozitiv”, (AGOLLI Dritëro, FESH, vëllimi 1, faqe 17. 2008). Jo vetëm kaq, por më 1968 u ndalua edhe shfaqja e dramës “ Fytyra e dytë”, vënë në skenë nga Teatri Popullor, ashtu si vite më pas në teatro të tjera do të të viheshin në skenë dhe do të ndaloheshin së shfaquri edhe dy drama të tjera “Mosha e bardhë” dhe “ Baladë për një grua”. Arsyeja:” Dramat e Agollit, megjithëse nuk dalin jashtë rjedhës së realizmit socialist, kanë dhënë shkas për t’u interpretuar si rrezikuese të doktrinës dhe pastërtisë ideologjike”.( Shaban Sinani,”Tri drama të pabotura të Agollit”, gazeta “Shqip”, 14 tetor 2016). Nuk mjaftonin këto, por më 1973 botonte romanin “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo”, (1973), që ishte një kritikë fshikulluese e cila vinte në lojë një burokrat që vepron në një zyrë ministrie dhe jo një drejtues i tillë në një kooperativë bujqësore a kantier ndërtimi. Ishte pra një kritikë që, ndonëse me humor, godiste njerëz të aparatit shtetëor. Dhe kjo ndodhte për herë të parë në letërsinë shqiptare të asaj periudhe. Pra, duke kërkuar hapësira të reja, Agolli tërthor dëshmonte se donte të dilte nga tuneli mbytës i parimeve të realizmit socialist. Megjithatë, pas këtyre goditjeve , Agolli më 1974, botoi poemën “Nënë Shqipëri”, vepër e quajtur idealizuese nga kritika, vazhdim, por me një nivel më të lartë se “Bagëti e bujqësia” e Naimit. Mjerisht, idealizimi në këtë poemë arrin në madhështi, kur autori, kapërcen këtë cak dhe idealizon Shqipërinë komuniste. Kuptohet se nuk mund t’I shmangej këtij qëllimi, sepse poema botohej në prag të 30-vjetorit të Clirimit , madje në… 100 mijë kopje dhe përfshihej edhe në programet shkollore. Por politizimii poemës kalonte caqet e një logjike elementare, kur, siç duket, për t’I bërë qejfin shokut Enver, autori, me zell të tepruar gjente vend që me një varg t’u sulej edhe… “ armiqve të “nënës Shqipëri”… Fadil Paçramit dhe Todi Lubonjës, që për më tepër kishin qenë miq dhe kolegë të tij dhe ishin quajtur të tillë, si dhe shumë artistëve dhe shkrimtarëve të tjerë, sepse, sipas Enver Hoxhës ishin “orvatur të futnin në artin dhe kulturën tonë “ndikime të ideologjisë borgjezo-revizioniste”. Nuk harroj kurrë një mesditë janari të vitit 1991 kur Tod Lubonja, ish-drejtori im në RTVSH, në vitet 1972-73, më takoi në rrugë dhe shumë i revoltuar më tha:” Që Dritëroi do të më kritikonte ashpër në referatet e tij, ku zbërthente raportin e Enver Hoxhës në Plenumin e 4-t të KQ, këtë e kuptoj, sepse nuk kishte si të bënte ndryshe, ngaqë ishte kryetar i LSHA-së. Por nuk e ka porositur Enveri që në këtë poemë të më demaskonte si “armik!?”. Dhe kishte të drejtë. Poema “Nënë Shqipëri” nis me vargjet:” Më ler të bie në prehërin tënd të ngrohtë,/O hallemadhja ime shekullore!…”. Dhe vazhdon: ”Ti sytë i lan në mëngjes me ujin e krojeve të maleve, / Ti llërët i lëmon në mëngjes me shkumën e deteve,/ Ti faqët i fshin me peshqirin e madh të livadheve…/ Dhe çdo mëngjes bëhesh më e re dhe përze zhubra e rudha…”. Vargje jo realiste, sepse 30-vjetorin e Clirimit Shqipëria “e festonte” me shtypjen, dhunën, thellimin e mëtejshëm të luftës së klasave mbi kurriz, të cilat kishte nisur diktatori ynë i kuq, madje me koka të këputura që nga anëtarë të Byrosë Politike, që i kishte pasur shokë të tij besnikë gjatë të Luftës, pastaj të shkrimtarëve dhe artistëve, deri te burgimet dhe internimet e panumërta familjesh,të cilat i kishin kallur datën popullit të mjerë dhe Shqipërisë, së cilës, përkundrazi, i shtoheshin zhubrat t dhe rudhat nga këto të zeza gjëmëmadhe qëi kishin rënë mbi kokë. Ndaj, thuajse në po të njejtën kohë kur Agolli i ofronte lexuesit shqiptar ketë poemë “idilike”, Bilal Xhaferi, poeti i shtrënguar të sygjynosej në Amerikë nga ndjekjet e Sigurimit të Shtetit, shkruante poezinë e tij “ Shqipëria”: “E para mjegull e prillit,/ Porsi qefin të mbuloi,/ Sa shpejt nga sytë atdhe më humbe,/ Sa shpejt errësira të gllabëroi…/ Me tel me gjemba, gjoksi yt,/ I lidhur mbeti në kufi./ Ashtu të lashë, i shtrenjti vend,/ Dhe rrugën mora për këtej./ Vallë ku më çon kjo rrugë e largët?/ Kur vetë tek ti do të kthej?” Kurse në një poezi tjetër ”Shqipëri, 1976”, vit, kur terrori enverhoxhist po arrinte kulmin, Bilal Xhaferi, tashmë në Amerikë, shkruante: ” Vend i vogël, kohë e vogël, racion I vogël,/ Errësirë e madhe, frikë e madhe, mjerim i madh./ Dhe rrugëve të atdheut, si kukuvajkë nën hënë,/ Leh dhe ulërin “Gazi 69”. Një e vërtetë e dhëmbshme që të shtrëngon edhe sot të nxjerrësh nga gjoksi ulurima të thekshme. Vargje krejt e kundërta me ato të mësirmët të poemës “Nënë Shqipëri” të Agollit. Poeti Trifon Xhagjika, ushtarak , që u pushkatua më 1963, shkruante fshehurazi poezi, ndër të cilat poemën “ Kënga e verbër”, kushtuar “Republikës popullore”, nga e cila po shkëpus vargjet: “O Republikë e pabesë!/ T’u fala si kristiani Krishtit,/ Po ç’më dhe?/ Tek ti jam i lirë, pa liri,/I gjallë, pa jetuar,/I vdekur, i pavarrosur…/ Nuk mundem të të fal,/ Gjuha m’u zgjidh,/ Në neët e tua të përgjakura ,/ Do të dëgjosh zërin tim:/”Të urrej, Republkë,/ Lavire e zotërve gjakpirës..”, (prill 1962). Sigurisht që nga Agolli, dhe jo vetëm nga ai, por edhe nga poetë a prozatorë të tjerë, është e natyrshme nuk priteshin të botoheshin vargje të tilla. Dhe kur Kadareja një ditë tetori të vitit 1975 guxoi të dërgonte për ta botuar në gazetën “Drita” poemën “Në mesditë Byroja Politike u mblodh”, që njihet edhe me titullin” Pashallaët e kuq”, kryeredaktori i saj, duke kuptuar rrezikshmrinë që paraqiste, e hoqi në çastin e fundit nga shtypi. Cështja u ngjit deri te”Kupola e kuqe”, shefi i propagandës, Ramiz Alia, ia dërgoi për ta lexuar vetë Enver Hoxhës, i cili, midis të tjerash, e porositi që ta thërriste Kadarenë, sepse: “Për këtë poet reaksionar rendi ynë socialist është burokratik” dhe, për më tepër burokratët i kanë “duart të lyera deri në bëryl duart me gjak “.(“Ditari vetjak I Enver Hoxhës”, 20 tetor 1975). Ndaj jo vetëm në mesin e viteve ‘70-të të shekullit të kaluar, dhe më pas, Agolli nuk mund të shkruante ndryshe. Ishte i detyruar do t’u përshtatej rrethanave. Ose mund të bënte diçka tjetër. Të shkruante vepra, në prozë a poezi, dhe t’i ruante thellë sirtarëve , në një kohë që Kadareja shkonte dhe më tutje: romanin e tij ”Hija”, që demaskonte sistemin tiranik shqiptar, e dërgonte më 1988 fshehurazi në Francë, që të botohej pas vdekjes së tij.Por edhe për këtë Agolli nuk duhet fajësuar. Në radhë të parë, sepse nuk dimë nëse ai pas kritikave që përmeda më sipër, deri në ndalimin e disa veprave te tij, kishte ndërruar bindjet e tij ideologjike, sidomos pas Plenumit të 4-t, 1973, që solli pasojat tragjike që përmenda më sipër. Nuk besoj se ai të miratonte dënimet e rënda të shumë krijuesve që arritën deri burgosjen për shkaqe politike të F.Rreshpes, J.Bllacit, .Z. Zorbës, P.Taçit, D. Gumenit, V. Zhitit, Z. Moravës etj., të cilat pas dënimit me vdekje të T. Xhagjikës të pasoheshin edhe me dënimet mizore, po me vdekje, të dy poetëve të tjerë tërinj, V.Bloshmit dhe Genc Lekësm më 1967. Por as që të ngrinte zërin, në rast se kishte krijuar këtë bindje, ai nuk kishte mundësi, sepse, siç përmenda lart, xhelati Hoxha, nuk kishte ngurruar të shpinte në varr shokët e tij të luftës. Në intervistën e gjatë, të botuar, siç vura në dukje mësipër, më 2 mars të këtij viti thuajse në të gjitha gazetat tona , një familiar i ngushtë i Agollit thekson: “Dritëroi vlerësonte shumë Enver Hoxhën, e cilësonte atë si “njeriun që bëri shtet dhe që ishte në gjendje ta mbante shtetin. E vlerësonte dhe e cilësonte atë të zgjuar”. Veç këtyre familiari shton se Agolli vlerësonte edhe Mehmet Shehun, në shtëpinë e të cilit bënte dhe vizita dhe se nuk besonte se ai të kishte qenë poliagjent dhe të kishte vrarë veten. (Po aty). Pra, vinte kështu në dyshim bindjet e Enver Hoxhës, që kishte zbuluar “këto fakte”, të cilat kishin sjellë si pasojë vetëvrasjen e kryeministrit, “ vetëvrasje” që ai quante “vrasje”. Pra hidhte poshtë bindjen e diktatorit!… Jo vetëm kaq, por familiari shton se më 1984, gjatë një vizite në fshatra te jugut të Shqipërisë, kur kishte parë në fusha gomerë, Dritëroi kishte thëë: ”Shihni si ikin gomerët me vrap, se hanë tani ushqimimin e lopëve që janë futur në kooperativë!… Në vend që t’i lenë fshatarit lopën, tani i kanë lënë gomarin, që vetëm punë bën dhe asgjë tjetër.” Pas këtyre fjalëve familiari e kishte qortuar se mund t’I merrte më qafë, por Dritëroi kishte shtuar: “Unë them të vërteta dhe mbajeni mend se kjo nuk zgjat më shumë se 10 vjet”.( Po aty). Sidoqoftë, deri tani asnjë familar tjetër nuk ka përgënjështruar pohimin e mësipërm se Dritëro Agolli vlerësonte kaq shumë Enver Hoxhën…. Por do të vinte viti 1985.. Diktatori do të shkonte në ferr. C’farë do të bënte tani Agolli nga ato që mund të kishte bërë më parë. Për këtë do të flasim në pjesën e tretë dhe të fundit të këtyre shënimeve . Pjesa e tretë dhe e fundit- C’nuk bëri dhe bëri Agolli pas vitit 1985 15 prill 1985. Diktatori Enver Hoxha “ngrë patkojtë nga dielli”…Por, ndërkohë, Shqipëria është mbuluar në heshtje tragjike nga kjo… fatkeqësi. Shqiptarët përpiqen ta shprehin këtë dhëmbje me lot, (oh, sa lotë të stisur, kur shumicës dërmuese anë e kënd mëmëdheut i rreh zemra nga gazi dhe hareja!). Këtë “dhëmbje “e shprehin”edhe shkrimtarët dhe poetët. Ndër ta edhe Agolli. Ndër të parët. Mbase dhe i pari. I takon më shumë se të tjerëve, sepse është kryetar I LSHA-së, anëtar i KQ të PPSH-së.. .Dhe midis të tjerash në poezinë e tij ai shkruan edhe këto vargje:”Falmë, Enver, që po përmend në vjershë,/ fjalën vdekje, mbushur gjëmë e zi./ Fjalën vdekje Ti në varg s’e deshe,/ deshe jetën në çdo poezi”. Publicistja dhe poetesha kosovare, Adrina Shala Prishtina, në esenëe saj me mjaft interes, të botuar më 6 shkurt të këtij viti në gazeta dhe portale interneti, shkruan kështu për këto vargje kushtuar vdekjes së tiranit gjakësor: ” Jo, ai vdekjen në varg nuk e deshi; e deshi në jetët e njerëzve që e kundërshtuen; e deshi gjithandej; e deshi në dhomat e Sigurimit; e deshi në kazermat e internimit; e deshi në burgjet e tij; dhe aq shumë e deshi, saqë edhe eshtnat ua zhduku, deri sa Shqipnia u ba vorr madh”. Përcaktim rrëqethës i një të vërtete të lemerishme! Nuk ka nevojë për t’u shpjeguar më tej, sepse këtë të vërtetë e pamë me vargjet e B.Xhaferrit, të T. Xhagjikës dhe të sa e sa poetëve që patën guximin t’i shkruajnë dhe t’i mbajnë ato ato fshehur në vitet e zymta të diktaturës dhe shumë më tepër t’i shkruajnë dhe t’i botojnë ato pas shpalljes së pluralizmit, në dhjetor të vitit 1991. Në qoftë se nisemi nga pohimet e familiarit të të Agollit, të shprehura në shtypin tonë, që i citova në pjesën e dytë të këtyre shënimeve se: “ Dritëroi e vlerësonte shumë Enverin, e cilësonte si njeriun që bëri shtet dhe ishte në gjendje ta mbante shtetin”, atëherë arrijmë në përfundimin se ai i ka shkruar me çilëtëri dhe dhëmbje të madhe ato vargje. Për të ardhur vërtet shumë keq… Mirëpo, pas vdekjes së këtij tirani të perbindshëm zhvilimet e reja që filluan në Evropën lindore , veçanërist në B. Sovjetik, me “Gllasnostin”,(Kthjelltësi”), dhe “Perestrojkën”(“Rindërtim”), sollën si pasojë që edhe në Shqipëri burgjitë e shtypjes tiranike të liroheshin disi. U pakësuan ndjekjet, burgosjet, internimet, sidoqë Ramiz Alia që erdhi në pushtet pas vdekjes së Enver Hoxhës, deklaroi se Partia do të ndiqte rrugën e tij. Së pari, Agolli mund të kishte biseduar me Ramiz Alinë dhe t’i shpjegonte që vepra e poetit të madh Lasgudsh Poradeci, e lënë si dhe ai në heshtje të thellë që nga viti 1944, pas vendosjes pra të regjimit komunist, të ribotohej dhe ai të mbahej më pranë. Dhe kishte një mbështetje shumë të sigurtë nga vetë Enver Hoxha, i cili në kujtimet e tij kishte shkruar:” E kam njohur Poradecin që para lufte, kur ishte profesor në gjimnazin e Tiranës. Më kishte ftuar dy herë në dhomën e tij të thjeshtë, pa zjarr, dhe me një velenxë të hedhur krahëve më kish lexuar disa vjersha të tij të bukura të asaj kohe… Ai ishte i dëshpëruar nga regjimi i Zogut, prandaj preferonte të jetonte i vetmuar”. ( “Nga Ditari i shokut Enver”, 2 gusht 1981, botuar në gazetën “Drilon”, organ i KP të rrethit të Pogradecit, 22 dhjetor 1988). Jo vetëm kaq: Në në gusht të po atij viti u mor vesh lajmi I kobshëm se poeti Havzi Nela, deri atëherë i burgosur dhe i syrgjynosur disa herë, ishte dënuar me varje dhe dënimi ishte ekzekutuar. E pra, ai s’ kishte vrarë ndonjë sigurimas, as kishte hedhur në erë ndonjë kantier a fabrikë, as kishte te kryer asnjë vepër tjetër sabotuese kundër rendit socialist. Ai kishte në poezi të tij të mbajtura fshehur, vetëm se kishte shprehur urrejtje ndaj komunizmit të përçudnuar shqiptar. A kishte mundësi që Agolli me funksionin e tij të lartë partikak dhe si kryetar I LSHS-së, mbi të gjitha- personalitet shumë i njohur në popull me veprat e tij letrare, të takonte Ramiz Alinë, sekretar i parë KQ të P.P. SH-së dhe president I Republikës? Me të ai kishte pasur lidhje të vjetra, që kur kishte qenë gazetar në “Zërin e Popullit”, aq më tepër që e dinte mirë se sa i ndryshëm ishte nga xhelati Enver Hoxha, dhe kështu i kishte të tëra mundësitë të ndikonte që kjo masë mizore për këtë poet të kthehej të paktën në burgim të përjetshëm? Kishte plotësisht. Madje jo vetëm ai, por edhe veprimtarë shumë të njohur edhe në fusha të tjera të jetës. Agolli, për fat të keq, këtë nuk e bëri. Pikërisht ndaj këtij poeti dhe atdhetari i cili në qelitë e burgut kishte shkruar fshehurazi edhe poezinë “Kur të vdes”, nga e cila kam shkëputur vargjet e mëposhtme: “ Kur të mësoni se kam vdekë,/ Thoni: “Dritë ai kërkoi,/ Dhe dritë nuk pa me sy,/… Thoni:” Terri e qërroi ”,/ Thoni: ”Dielli nuk e ngrohu,/ Thoni: “Tmerri e trishtoi,/ E të shtypunit i tha: ” Cohu!”./ Kur të vijë, të çelë pranvera,/ Kur bilbili nis me këndue,/ Mbi vorr timin me gurë e ferra,/ Një tufë lulesh me ma lshue”… Korrik i vitit 1990. Mbi 3000 të rinj shqiptarë të strehuar për shumë ditë nëpër ambasada të huaja, janë vendosur në vende perendimore, në shenjë proteste kundër shtypjes dhe tiranisë së padurueshme komuniste. Dhe ja, më 19 gusht, kryeredaktor i “Dritës”, poeti i njohur, Bardhyl Londo, boton me guxim poezinë “Kuajt” të studentit Gjekë Marinaj, nga një fshat pranë Shkodrës. Po citoj disa vargje të saj: “Tërë jetën duke vrapuar rrimë,/ Shohim veç përpara,/ C’bëhet prapa, s’ duam t’ia dimë,/ Nuk kemi emër, / Të gjithëve kuaj na thonë,/ Nuk qajmë, nuk qeshim,/ Heshtim, dëgjojmë./ Hamë ç’të na japin/ “Ecni!”, na thonë..”. Sigurimi i Shtetit që deri atëherë duket se dremit si gërdallë, nxjerr dhëmbët dhe kërkon ta kallë në burg ketë djalosh rrebel. Por ai arrin të kalojë kufinjtë nga veriu dhe të vendoset në Amerikë ku jeton edhe sot. A e kishte njoftuar Londo Agollin nga i cili varej gazeta, për botimin e kasaj poezie të ukubetshme reaksionare në të cilën kuajt simbolizonin popullin e mjerë shqiptar? Nuk e di, por fakti është se Londo mbeti sërishmi kryeredaktor. Mbase i mbrojtur nga Agolli. Në dhjetor të atij viti PPSH-ja detyrohet të pranojë pluralizmin partiak.Themelohet Partia Demokratike. Dhe më 5 janar 1991 qarkullon gazeta e parë opozitare “RD”. I pari që e përshëndet në faqet e saj, është.. Dritëro Agolli!… Ramiz Alia e ndjen se edhe nga gjiri i Partisë së Enverit po dalin kundërshtarë. Ndër ta edhe Londo, që në shkurt 1991 është tashmë ai vetë që boton poemën “Thirrja”, e cila përpihet nga lexuesit, sepse demaskon hapur diktaturën enverhoxhiste. Kam bindjen se poema është botuar edhe me miratimin e Dritëroit.. Ja disa vargje të saj… Shkojmë më tutje: në qershor të atij viti mbidhet Kongrers i 10-të i PPSH-së, kur nuk kanë kanë veçse disa muaj nga rrëzimi i përmendores së tiranit. Ramiz Alia e ka kuptuar se PPSH-ja duhet të riformohet. Ndër të parët që diskuton është dhe Agolli. Sulmon ashpër vijën e gabuar të partisë . ”Pasqyrë e kësaj vije,- shpërthen ai me mllef ,- është gjendja katastrofike e Shqipërisëë, është varfërimi deri në palcë i popullit, si pasojë e zbatimit të dogmave marksiste-leniniste….”. Ndërpritet gjatë dhe disa herë nga britmat çjerëse: ”Parti, Enver, jemi gati kurdoherë!”, të cilëve ai u përgjigjet: ”Ju me të vërtetë treguat se Partia e Punës nuk rinovohet”. Dhe vazhdon të demaskojë sistemin e ashtuqujatur demokratik. Po atë e ka krijuar Enver Hoxha, dhe familiari i tij, siç e kemi parë në pjesën e dytë të këtyre shënimeve, pranon se Dritëroi e respektonte dhe lëvdonte “këtë Enver”, që kishte bërë shtet..etj.. etj…. Por njëkohësisht, po sipas familiarit, që më 1984, kur diktatori i ishte ende gjallë, kritikonte politikën e Partisë që I kishte marrë fshatarit lopën!.. Shtonte, gjithashtu sipas familiarit, se kjo gjendje nuk do të vazhdonte më shumë se 10 vjet, siç ndodhi në të vërtetë. Profeci apo, meqë komunizmi po rrëzohej për ibret, o burra, t’i biem, që të fitojmë respekt në opinon dhe në popull, sepse i vdekuri nuk ngjallet më? Jo, sepse e vërteta është se ato kritika asgjësuese që shprehu në Kongresin e 10- të të PPSH-së,ose në Kongresin e Parë të PS-së së porsakrijuar, (dashamirës të letërsisë gjykonin se ai që atëherë duhej që mejëherë të largohej nga politika, sepse leteërsia e mirëfilltë kurdoherë është në opozitë dhe qëndron të), Agolli u përqoq t’i sendërtonte në krijimtarinë e mëtejshme letrare. Së pari, më 1990 u ribotua, ndonëse pa ripunime, romani humoristik “ Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo”. U botua madje edhe në Francë dhe deri më 1994 edhe në disa vende të tjera, shoqëruar me recensione shumë pozitive. Por, për ironinë e fatit, u botua në një periudhë krejt të papërshtatshme. Asokohe, lexuesi, nuk ia kishte ngenë të lexonte këtë roman, i cili kishte pasur jehonë në vitet 70-80 –të të shekullit të kaluar, sepse na bënte e të qeshnim me marrëzitë e këndshme të Zylos dhe Demkës, dy shëmbëlltyra shqiptare të Don Kishotit dhe Sanço Pançës, vepër që ishte shkruar edhe si jehonë e fjalimeve të Enver Hoxhës më 1966 dhe 1972, kundër shfaqjeve burokratike në aparatin shtetëror. Zyloja I Agollit, edhe atëherë, nuk paraqiste rrezik për shqiptarët, sepse nuk ishte përfaqësues i së ashtuquaturës “diktaturë e proletariatit”, që të kallte në burg, dhe që bënte gjëmën edhe familjes… Megjithatë, Mehmet Shehu në një letër që i drejtone Enver Hoxhës për luhatjet ideologjike të Agollit, vinte në dukje: ”… Mjafton të përmendim dy vepra të gabuara të Dritëro Agollit:a) Romani “Shkëlqimi dhe rënia e rënia e shokut Zylo”, ku absolutizohet burokratizmi, ku del se vendi ynë është i kalbur me burokratë të pandreqshëm, si Zyloja etj; b) Drama “Fytyra e dytë”…që e nxin situatën e vendit…”. ( Alma Mile, “Shaban Sinani zbulon letrën e Mehmet Shehut për Enver Hoxhën:” Ku gabon Agolli?”, “ Panorama”, 8 shkurt 2012). Por, mëgjithatë, romani nuk u ndalua dhe në shtypin e viteve 1970-të dhe më pas nuk iu bë ndonjë verejtje. Mbase meqë Agolli ishte tashmë kryetar I LSHA-së dhe anëtar I KQ? .. Mbase Partia donte të tregonte se lejonte në vepra letrare edhe kritikë ndaj dukurive të tilla negative si burokracia? Sidoqoftë, më 1990 e në vitet e mëpasme, lexuesi ynë, kishte nevojë të lexonte jo për këta tipa burokratësh, “me bojë pelikan të përjargur”, siç shkruan Kadareja në poemën e tij ‘”Në mesditë Byroja u mblodh” dhe për të cilën kam shkruar në pjesën e dytë, por për “Zylo” të tjerë, “ të kobshëm,/me duar të përgjakura gjer në bëryl..”, siç vazhdon ai më pas tutje në këtë poemë, të cilët ishin bërë edhe më gjakësorë, sepse po shihnin se pushteti po u rrëshqiste nga duart. Ndaj, ishte kjo arsyeja që kur Enver Hoxha lexoi dorëshkrimin e poemës së mësipërme, u tërbua dhe, siç kam vënë në dukje po në pjesën e dytë të këtyre shënimeve, e porositi Ramiz Alinë ta thërriste Kadarenë këtë poet “korb”dhe “ta vinte të lëpinte mutërat që kishte shkruar…”. Për më tepër, ky roman i Dritëroit , u krijonte lexuesve të huaj idenë se edhe në Shqipërinë e viteve 1990 problem kryesor nuk vazhdonte të ishte mungesa e lirisë, por vazhdonte të ishte burokracia, e përfaqësuar nga “Zylot”, si ai romanit në fjalë. Ndaj “ “Shkëlqimi dhe rënia..…” nuk u ndërpre së botuari në variantin e parë në faqet “Hostenit”,( 1972), për shtrëmbërime të realitetit socialist ,siç është shkruar dhe shkruhet ende në shtyp. Këtë e dëshmon vetë Agolli, i cili në një intervistë rreth këtj romani, që gjendet në google, shkruan:”Kur romani përfundoi së botuari në revistën “Hosteni”, Niko Nikolla, (kryeredaktori i “Hostenit”, shënimi imi, S.K) dhe unë, në fillim të vitit 1973 shkuam në Shtëpinë Botuese ”Naim Frashëri”. Botimi i ri i romanit, përveç pjesës së së Afrikës, nuk ka ndryshime nga botimet e mëparshme”. Sidoqoftë, “Shkëlqimi dhe rënia…”, për vlerat artistike mbetet edhe sot vepra më e mirë humoristike në letërsinë shqiptare. Si perifrazim i kritikave të rrepta që, siç e pamë Agolli bëri në diskutimin e tij në Kongresin e Parë të PPSH-së më 1991, është dhe romani “ Dështaku” . ”Faqet e këtij romani , – shkruan kritiku Yrjen Berisha,- sjellin imazhin e errët të inkuizicionit bashkëkohor, që i ngjan periudhës mesjetare…Dhe bazuar në këtë filozofi, mendoj se autori me këtë roman… i dha një grusht të merituar diktaturës së kuqe, e cila vepronte sipas ligjeve mafioze dhe kriminale që për interesa të ngushta, zbaton ligjet e xhunglës”. (Agjensioni Floripres, 30 qershor, 2011). Po në të njejtën rjedhë zhvillohen edhe ngjarjet e romanit tjetër “Kalorësi lakuriq”, (1996). Por, si në të parin, ashtu dhe në këtë roman, ndonëse përsëri demaskohet diktatura komuniste, mendoj se niveli artistik nuk është në lartësinë e disa romaneve të Agollit, ku, sidoqë brenda kërkesave dogmatike të realizmit socialist, për karaktere dhe mjedise të spikatura, shquhen romanet “Komisari Memo, (1970) dhe “Njeriu me top”, ( 1975) . Mbi të gjitha, nuk shënoi ngritje të dukshme artistike as romani i ri humoristik “Arka e djalli”, (1997). Në një shkrim në google, me titull “Diskutim: ”Shkëlqimi…”, ku flitet për këtë roman, lexova se në biseda me miq Agolli shprehej: “Me të do të ndryshoj përfytyrimin e letërsisë”. Por, për shumicën e lexuesve kontributi më i mirë ishte dhe mbetet, “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo”. Për më tepër, romani i mësipërm, ku parodizohet skematizmi i realizmit socialist dhe nënvizohet se ”personalitete e fuqishme të letërsisë shqipe kanë qenë më të lirë se metoda e tyre krijuese”, (AGOLLI Dritëro, FESH faqe 17, vëllimi 1, 2008), edhe ai, jo për faj të autorit, iu paraqit lexuesit në një peridhë periudhë të llahtarshme, në periudhën rënies së firmave piramidore. Ishte koha ku shqiptarët humbën miliona e miliona para të kursimeve e tyre, kur vendi u përpI nga djegie, shkatërrime dhe mijëra të vrarë dhe plagosur; ishte dhe koha kur lexuesit, (nga ata që kishin nge të lexonin), mund të pritnin prej tij një roman shumë tronditës për këto ngjarje, më tragjiket pas vitit 1945, se sa romanin e mësipërm, i cili mund të ishte botuar më parë. Ose pritnin dhe kanë pritur nga Agolli ndonjë roman, dramë, që tashmë të shpinte më tutje idetë e dramës “ Fytyra e dytë”, a “Mosha e bardhë”, a të shkruante komedi, ose romane të tjera humoristike ku, me stilin e tij hokatar, satirik dhe sarkastik, të jepte pasazhe të viteve paskomuniste, deri në ditët që jetojmë, kur Shqipëria dhe populli shqiptar janë bërë “verme” në laboratorët e shumicës së politikanëve pushtetarë, që kanë emërues të përbashkët- korrupsionin. Pritnin pra, të zbërthnte në prozë ato dukuri që lexojmë në poezisn e tij “Gënjeshtra”, disa prej të cilave po i rendis më poshtë: “ O popull, ç’të bëjnë,/ Të japin lodra të luash,/ Të mbajnë me përralla,/ Të flesh në shtrat sa të duash,/ Të quajnë të vogël,/ Dhe thonë s’di shumë,/ Të japin prapë një lodër,/ Dhe prapë të thonë:/”Pusho, mos bëj zhurmë!”. Nuk jam shkrimtar i humorit, por, gjithsesi, I ngacmuar nga dukuritë bashkëkohore të shoqërisë sonë, kam shkruar dy romane humoristike: “Tirani ngrihet nga varri”, (2004) dhe ”Politikanët mëkatarë fluturojnë në Mars”, ( Prishtinë, 2006). Në të parin, një riosh që i ngjan tiranit të vdekur, shtihet dhe bind miletin se me ndihmën e perendisë që i ka falur mëkatet, është ringjallur për të vendosur demokracinë e vërtetë në këtë vend të vogël, “demokraci” e shpërdorur nga partitë politike. Në të dytin, po ky djalosh, pas dhjetë vjetësh u dërgon krerëve të po këtyre partive politike “emaile”, veç e veç, sikur ato vinë nga… marsianët. Me anë të tyre, ata u shjegojnë, përsëri veç e veç se, meqë temperturat në tokë do të ngrihen mbi 50 gradë dhe jeta do të vdesë, me anije të tyre kozmike do t’i marrin dhe shpien në planetin e kuq, Mars, që atje të ndërtojnë shoqërinë ku të tërë banorëte këtij planeti të jenë të barabartë. Të dy romanet u botuan me entuziazëm nga botuesit, por, mjerisht për to nuk u shkrua as edhe një resht në shtyp. Siç duket, nuk patën jehonë te lexuesit. Të kthehemi përsëri tek Dritëroi . Ndoshta ai nuk mundi, ose nuk vuri vetes si qëllim të shkruante vepra të tilla. Nuk është mëkatë, për shembull , që ai nuk mundi të bënte në prozë, atë që bëri të paktën shkrimtari i njohur, Fatos Kongoli, me disa romane, si “ I humburi”, “ Kufoma”, ”Lëkura e qenit”… që kanë pasur jehonë edhe te lexuesit e huaj, vepra ku shfaqen me nivel të lartë artistikisht dramat e dhëmbshme që kemi përjetuar dhe përjetojmë . Sidoqoftë, Agolli, siç është cilësuar nga kritika, mbetet poeti që në veprat e tij , si “Fjala g gdhend gurin”,(1977), ”Udhëtoj I menduar,(1985), ” Pelegrini I vonuar, (1993),”Fletorkat e mesnatës,,(1999), etj., i këndoi me shumë ndjenjë vendlindjes, vlagës së tokës, flladeve të viseve të mahnitshme të natyrës shqiptare, që e bëjnë atë shkrimtar të shquar, por midis midis të shquarish. Mars 2017, Watertown, Boston, SHBA

SHKRIMTARËT, LEXUESIT, KRITIKA…

                            


                                    Nga Kastriot Fetahu


 Shkrimtarët, lexuesit, kritika, një triumvirat që më kujton atë të Romës së lashtë, me Cezarin, Pompein dhe Krasin, ku padyshim Cezari është lexuesi. “Lufta” midis tyre është e pranishme edhe sot, si në kolonat e Pallatit të Romës së lashtë.

 Sipas Kantit, arsyen e mundojnë pyetje që as i shpërfillim, as iu përgjigjemi dot. Dhe midis tyre Kanti rreshton estetikën, në të cilën edhe gënjeshtra më e vogël prish parimin e tij të çmuar kategorik. Ndaj po ndalem të them dy fjalë për kritikën dhe shkrimtarët e burgut, edhe pse duket sikur është e vështirë të jemi të thjeshtë në këtë çështje. Të gjithë kemi shkrimtarët tanë të preferuar, idhuj nga adoleshenca, të pajtuar mes yjeve. 

Ideja e magjepsjes të çdo njeriu nga një shkrimtar karizmatik dhe mediatik nuk do të thotë se prozhektorët nuk fokusohen te të tjerët e më tej të mos shohim as yjet në qiell. 

A është në fund të fundit çështje vetëperceptimi, ideja fikse individuale?

 Duke qenë se njeriu natyrshëm bën kritikën, do të thotë se vetëperceptimin rrezikojmë ta paraqitim si perceptim të publikut. Vokacioni kritik jo profesionist është i rrezikshëm, të cilit pak njerëz mund t’i rezistojnë. Arti i drejtohet zotësive të mendjes që janë imagjinata dhe ndjeshmëria. 

Prandaj profesionalizmi dhe empatia janë kritere bazike të kritikës, duke pasur parasysh se poezia dhe proza shkruhen në shtëpi të thjeshta, jo në shtëpi miliarderësh. Dua t’i përkas modelit të targetit të njerëzve që nga dritarja e dhomës nuk dua të shikoj vetëm pemë të trishta dhe kalimtarë pa shpirt. Dua t’i përkas atyre që nuk hedhin kripë mbi plagë të vjetra. 

Për këtë kërkoj kuptimin historik, të cilin mund ta quajmë të domosdoshëm për këdo që do të vazhdonte të ishte shkrimtar përtej vijës së të qenurit i lirë në 360 gradë në krahasim me të tjerët. Ndaj pyes veten: kush është ndryshimi i shkrimtarit që vjen nga skëterra e burgut të diktaturës?

 Emra si Trebeshina, Morava, Zhiti e të tjerë janë personazhe që kanë provuar Hadin. Për ekzistencialistët s’ndodh asgjë, po nuk preke fundin. Trebeshina, Morava, Zhiti e kanë prekur dhe sjellin perceptimin e vet për lexuesin, natyrisht me tone epike. 

Shkrimtari duhet të zhvillojë ose të përftojë vetëdijen e së kaluarës dhe duhet të vazhdojë ta progresojë këtë vetëdije gjatë jetës së tij, pasi pasqyron kohën që ka jetuar e jeton. 

Kam një pikëpyetje të madhe për sjelljen tonë qytetëruese në rastin e këtyre shkrimtarëve. Popuj të qytetëruar si çekët, bullgarët apo dhe të tjerë, figurave të tilla iu besuan tranzicionin politik (Vaclav Havel apo Zhelju Zhelev), ndërsa ne ia besuam njerëzve me të kaluar komuniste, ndaj duket se endemi akoma rrugëve të autokracisë dhe “triumviratit romak” në letërsi.

 Nuk e imagjinoj dot se Trebeshina, Morava, Zhiti janë të tejkaluar, pasi idetë e tyre janë mjaft të freskëta dhe aktuale. “Vajtimi’’ i tyre është “Klithma’’ e Edvard Munch, shprehur me fjalë dhe “grafika Kepleriane”. Po e vazhdoj opinionin tim me një emër tjetër, me mbretin e mendimit të fshehtë, Martin Heidegger. 

Për të, mendimtaria është një aktivitet vetmitar dhe, si e tillë, është një vetëperceptim. Për ta kthyer këtë vetëperceptim në një perceptim publik duhen gjëra fare të thjeshta si një census letrar apo sondazh, ku të dalë zgjidhja e të vërtetave që pretendojnë kritikët. 

Kam lexuar shumë konkluzione vetjake në formë aksiomatike, po nuk kam parë kurrë një anketim. Unë nuk konsideroj anketim rezultatet nga pagesat nën dorë, bërë blogerëve apo influencierëve të publikut, sepse deformojnë të vërtetën për “tre aspra”. Anketimet janë bankoprova që iu përgjigjen pyetjeve kantiane dhe drejtohen nga institucione zyrtare artistike. Shpesh ngatërrojmë të vërtetën e emrit shkrimtar, duke e përfshirë në fenomenologji atë.
.
 Fenomenologji është vetëm një panair me çështjet makro të tij. Nuk është kurrë fenomenologji të futim në një thes Homerin, Shekspirin, Tolstoin dhe Kafkën me makrodukuritë e një panairi në pak rreshta opinioni teknik, apo në një simpozium letrar për një kohëzgjatje prej dy orësh. Nuk mund të vrasim me një frazë të pamenduar veprimtarinë e një shkrimtari që, për fat, jeton ose jo, kur analizën individuale e shesim për opinion publik. Duhet të mos harrojmë se, kur nazistët trokitën në derën e priftit, atë nuk kishte kush ta mbronte më. Këtë ma vërteton ideja se për “Çeta e profetëve’’ të Bogdanit apo “Gjahu i malësorëve’’ të Kristoforidhit nuk ka asnjë fjalë, duke i fshirë nga memoria e publikut.

 Druaj se në këto kohëra tranzicioni janë analizuar dhe ngritur si vlera plagjiatura letrare, aq sa mendoj se edhe romane kanë përvetësuar, duke iu ndryshuar emrat e personazheve. Është hipotezë që, sikurse thotë Kanti, nuk mund ta shpërfill dhe as ti përgjigjem dot, por kritikë seriozë me studimin e tyre mund të kenë një konkluzion ndoshta. Shkrimtaria është një fe, është një besim për mua dhe çdo shkrimtar është zot në universin e tij. Ideja që i bëjmë kritikë është vlera e vërtetë, por hedhja poshtë me një frazë vetëperceptimi përbën akt me plot epitete negative kundër çdo shkrimtari. Kritika nuk duhet të ketë lidhje me proverbin amerikan: “Po nuk pate armiq në jetë, nuk ke bërë asgjë siç duhet.” 

Për Stenli Kubrik, në filmin “The Shining”, ankthi më i madh është frika nga vdekja prej dorës së njeriut që duhet të kujdeset për ty. Duket sikur Kubrik do të na kumtojë se në letërsinë tonë po “lulëzon horrori”, pikërisht nga ata që duhet ta ndalin atë. Goditja nën brez po sofistikohet me fshehjen e targetit në turmë emrash që shërbejnë si “Muri i madh kinez”. Kritika nuk është një numër telefonik palindrom, pasi mund të kthehet edhe në “shigjetë Odiseu”. 

Ka kritikë “të palicencuar’’ të cilët nuk kanë krijimtari, që më kujtojnë prokurorët në ngjarjen me përmasa përtej kontinentit, të Allen Ginsberg, edhe pse “sofistikojnë” fjalën me teknologjinë e kohës. Një gjykatës konservator për “Kuja’’ të Allen Ginsberg u shpreh: “Për kritikët Kuja është art; për prokurorët, pleh, vepër e turpshme, material që trajton seksin duke i mëshuar epshit, pa kurrfarë vlere sociale.”

 Talenti është i lindur, intuitiv, iracional, i pandërgjegjshëm, i pamësuar, nga i cili shpërthen krijimtaria e vërtetë, dhe këtu nuk përjashtohet as kritiku. 

Druaj se këta kritikë dinë të mendojnë letrarisht. Të dish të mendosh është zeja më e çmuar e njeriut. Më tremb mediokriteti i ndërthurur me ndërlikimin në disa raste. Të bësh kritikën duhet të jesh i zhveshur nga pasionet xheloze dhe të errëta; duhet të veshësh kostumin e të vërtetës me prerjen që meriton. E theksoj “prerjen që meriton”, duke u nisur nga një debat i Emily Dickinson me kushërirën e saj, një poete e rëndomtë. Kur kushërira e pyeti Emily-n se “si jam unë si poete”, ajo iu përgjigj: “Nuk dyshoj se vargjet tuaja pasqyrojnë talentin tuaj.” Kritika nuk ka asnjëherë jehonë të vdekur, ndaj personi që e zhvillon duhet të kujdeset për atë që të mos i kthehet si një paralajmërim se po bëhet e kaluara e jetës së tij..... 

Guri i Sizifit u ngjit deri afër majës, sepse Sizifi pati fuqinë ta kryejë atë rrugë. Por jo të gjithë bëjmë Sizifin. Shumë prej nesh as e ngrenë dot gurin mbi kurriz; Trebeshina, Morava dhe Zhiti ndoshta kanë arritur kuotën e Sizifit. 

Mos të harrojmë se Harold Bloom, kritiku legjendar amerikan, i shihte shkrimtarët dhe poetët jo si zejtarë, madje as si mendimtarë, por si vizionarë dhe profetë që shohin thelbin e gjërave.

Fitorja e LVV-së në zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025 sipas Exipolit.-

 LVV (Levizja Vetëvendosje) 43.3% 7,535 PDK (Partia Demokratike e Kosovës) 18.4% 3,204 LDK (Lidhja Demokratike e Kosovës) 12.9% 2,256   AAK...