Agjencioni floripress.blogspot.com

2015/05/08

SUZANA KUQI-TREGIM DHE ESSE



K O I N C I D E N C E !

- o -

Nje dite tek rregulloja dhomen e vajzes sime adoleshente vura re nje liber mbi misteret e magjise. Ku e kish gjetur, dhe ç’donte aty ai liber ? Mendimi im i pare ishte ta merrja , ta grisja e ta hidhja. E pastaj ? A do ta kishte veshtire ajo te gjente nje tjeter ?Jo, aspak. Mund te gjente gjithe librat qe donte. E lashe ku e gjeta nderkohe qe shpirtin nje ndjesi e turbullt e shqetesuese ma peshtolli. Perse i duhej, perse u kushtohej ketyre gjerave qe mua me shtinin frike? Nje vendim arbitrar nuk kishte vend ne kete mes, duhej te flisja me te.Sa me shume kalonte koha ndersa beja punet e shtepise e prisja oren qe ajo te kthehej nga shkolla , aq me te forta ishin kujtimet e rinise sime qe me sulmonin e ma turbullonin edhe me shume shpirtin

- o –


Ajo hyri ne shtepi si nje rreze drite, e bukur, e paster, e dlire, e qeshur, si rinia . Fytyra e saj, qe une e mendoja akoma femije, davariti rete e zeza qe ishin ulur kembekryq e me kishin pushtuar zemren e cila fergelloi nga gezimi e krenaria qe ajo krijese e mrekullueshme qe qendronte para meje ishte ime bije.Ime bije.Tek pashe syte e shndritshem e enderrimtare, ndoshta te dashuruar, nuk pata guximin t’i thoja as edhe nje fjale. Me erdhi keq t’ja prishja ate moment te bukur,e kujt nuk do t’i vinte keq? Nje here tjeter , mendova, do ta gjej rastin e duhur e do t’i flas.


- o –

Dhe rasti me erdhi disa here por nuk dija nga t’ja filloja. T’i thoja se nuk kish asgje te mire nga magjite , nga ato rite qe ne fakt jane vetem nje deformim i magjise se vertete, apo… Ajo me siguri do te qeshte

me mua e do te me thonte se une nuk marr vesh vete nga keto gjera. E me te vertete ç’dija une nga keto gjera, mos valle isha nje shtrige?Jo. Por ç’fare t’i thoja , se kisha frike nga keto gjera ? Po, kisha dhe shume. Po ku bazohej kjo frike… une as dhe vete nuk isha e sigurte se ato qe mendoja mund te ishin te verteta por kujtimi i hidhur i Lines , shoqes sime te dikurshme, nuk me linte te qete. Une mund ta lija vajzen time te merrej me ate liber e me budallalleqet e shkruara ne te, me kohe do t’i kalonte e nje dite ndoshta do ta hidhte vete ne koshin e pleherave, por Lina… ajo vinte nga kohe te shkuara e zinte vend ne nje cep te trurit tim , e me mundonte tere diten, per dite e dite me rradhe. Une duhej t’i tregoja per te vajzes sime. Aq me teper sot qe e pashe tek ndizte nje qiri e diç lexonte ne ate liber.

- o –

- Te kam folur ndonjehere per shoqen time Lina ?- e pyeta ne mbremje kur u gjetem te dyja vetem ne salle para televizorit , duke u munduar te merrja nje pamje indiferente e ti jepja te kuptonte se biseda qe doja te nisja nuk ishte shume e rendesishme pasi dihet se adoleshentet kur nuhasin diçka te tille ja mbathin para se te fillosh e te lene me fjale ne goje.

- Jo mami . – u pergjigj ajo duke kerkuar ndonje film interesant ne televizor.

- Ke deshire ta degjosh historine e saj ?- vazhdova une si pa te keq.

- Fol, se po te degjoj.- kanalet vazhdonin te kontrolloheshin.

- Eshte interesante do te te pelqeje- ngulmova une.

Ajo vazhdoi te kontrollonte por pasi nuk gjeti ndonje gje qe t’i interesonte ndaloi ne nje kanal me muzike e u kthye nga une.

- Ma trego mami , po te degjoj.

Une u mbusha me fryme e per nje çast nuk dija nga ta filloja.Por Lina doli nga cepi ku ishte fshehur e erdhi e qendroi perpara meje, e semure me nje buzeqeshje te zbehte mbi buze e pas saj u shfaq edhe Diri. Une mora kurajo te tregoja ate histori qe isha munduar t’ja tregoja aq here vetes e

asnjehere nuk kisha mundur ta tregoja siç duhej pasi kurre e as tani nuk i kam gjetur nje zgjidhje llogjike ne trurin tim .



- o –

- Ne fakt ishin dy, njera ishte Lina dhe tjetra ishte Diri. Nuk ishin shoqet e mia te ngushta, ti i njeh ato dhe i therret teta, por ishin shoqe te cilat i frekuentoja sepse kishin moshen time, me njeren me lidhte aboneja ndersa tjetren e kisha ne lagjen ku banoja ne femijeri.Nuk e njihnin njera tjetren , asnjera nuk dinte gje per tjetren derisa rastesia apo fati me nyjet e tij te mistershme, i lidhi ne nje pike, nje djale, te cilin njera e dashuronte ndersa tjetren e detyroi familja te fejohej me te.

- Si ka mundesi, si mund te te detyrojne?- u hodh adoleshentja ime e mua me erdhi per te qeshur tek pashe indinjaten ne syte e saj te bukur.

- Ashtu ishte koha atehere- i them une.

- Aman dhe ti mami, koha thote, ç’tregim koti.- shfryu ajo dhe u be gati te ngrihej.E kapa per dore dhe e detyrova te ulej.

- Degjoje deri ne fund, pastaj e diskutojme.Djali quhej Alqi e pasi kish mbaruar studimet per mjekesi e kishin caktuar ne nje fshat afer ku ushtronte profesionin e mjekut. Ne ate fshat punonte dhe Diri ku u njohen dhe u dashuruan. Te ishte per ata te dy do te ishin fejuar e martuar , por familjet nuk donin. Alqi ishte ortodoks e Diri myslymane, pra jo te te njejtes fe. Familja e vajzes ndoshta edhe bente leshim por ajo e Alqit qelloi me e forte. Megjithese une nuk jam e sigurte nese per mamane e tij qe mbulonte nje post ne bashkimet professionale e hiqej laike ,ishte feja apo mbleseria qe kishin ndermend te benin me familjen e Lines, babai i te cilit gjithashtu mbulonte nje vend te privilegjuar ne komitetin ekzekutiv.Dhe atehere, bija ime, nje post i tille , ne nje sistem diktature ku shume gjera une edhe sot i shikoj absurde, e pyes veten se si kane ekzistuar me te vertete , nuk ishte pak.

- Cfare ishte absurde?


- Ke degjuar ndonjehere se ç’do te thote te kesh biografine e paster ? Apo rregullat qe kane te bejne me te ?

- Jo.

- Aq me mire. I pari rregull kur fejoheshe ne ate kohe ose e para pyetje qe behej ishte si e ka biografine.

- Edhe ?

- Nese nuk e kishe te paster, nuk te jepte njeri nuse ose nuk te linin te merrje djalin qe dashuroje . Familja mund te te mbyllte brenda kater mureve te shtepise e te linte pa u martuar kurre.

- C’absurditet !Po si ishte biografia e paster ?

- Kur nuk kishe asnje nga familja, prind, vella, gjysh , stergjysh, kusherinj te denuar per politike. Nese kishe ndonje te tille e kishe koken te ulur per tere jeten. Ndersa te denuarit ordinere… hynin e dilnin nga burgu e ajo qe ishte me e bukura ishte se familjet e kishin ballin lart, vertet ishin te denuar por ishin ordinere, ishin hajduter, perdhunues,kriminele por nuk ishin politike e biografia mbetej e paster. Ndersa politiku…Nejse se u larguam nga ngjarja qe doja te te tregoja.Ku e lame. Ah po. Pasi kaluan nja dy vjet dashuri mes Dirit dhe Alqit, e cila u pengua me te gjitha mjetet nga familja e tij per te mos u kurorezuar, ja ku i servirin Linen. Vajze e bukur, fisnike, ishte studente ne vit te dyte , une e kisha ne abone, benim rrugen bashke. Ne fillim ai nuk pranoi por pak nga pak filloi te interesohej per te. E nuk kish se si te mos i pelqente. Nderkohe qe njihte Linen dashuria per Dirin filloi te dobesohej, e pse jo, ishte ne moshe e donte te martohej, por kam pershtypjen se martesa per te ishte nje mjet per t’u shkeputur nga nena e tij qe e mbante nden thonj dhe e komandonte gjithmone.Lina nuk e donte, as nuk i pelqente dhe aq ai djale, e une nuk e di nese ajo e ka ditur se ai kishte nje tjeter apo jo. Di vetem qe pas nje vere te gjate e te mundimshme per te pasi kish mbetur ne dy provime per vjeshte, e zene ne nje moment bosh nuk i kish rezistuar presionit te prinderve te saj dhe kish dhene fjalen te fejohej me te. Keshtu qe kur filloi viti i trete i studimeve tona, kishim edhe nje shoqe tjeter te fejuar ne abone.

- Po ti mami ishe e fejuar ne ate kohe?- me pyeti me nje buzeqeshje qesendisese ime bije.

- Jo, - ja preva shkurt.-Nuk ishte e vetmja vajze e fejuar qe te fejuarit vini e i prisnin tek stacioni i trenit tek zbrisnim e i kapnin per

krahu te permalluar a thua se kishin dite pa u pare e jo vetem disa ore. Ishte i vetmi çift qe nuk i kam pare kurre te kapur per krahu ne dy vjet abone qe bera me te. Tani te kthehemi tek Diri. E zhgenjyer, e demoralizuar, tashme historine saj me Alqin e dinin shume vete e peshperisnin, ajo do ta kishte te veshtire te gjente nje burre tjeter ne ate kohe por ti bija ime nuk ke si ta kuptosh kete, je rritur ne nje kohe tjeter dhe une falenderoj Zotin per kete, pothuaj kaloi ne depresion. Dashuria e saj per Alqin jo vetem qe nuk u pakesua por u rrit me teper, e deshperoi edhe me shume e ju kthye ne ide fikse dhe e persekutonte.E deshperuar deri ne ate pike sa ne vend qe te qetesonte shpirtin e saj me idene se fundja Alqi nuk e vlente dashurine e saj, luftoi per ta fituar ate. Sigurisht, nje shpirt i lenduar e i deshperuar nuk mund te gjeje mjetet e duhura. Filloi te shkoje neper fallxhore, keto po qe kane ekzistuar edhe ne ato kohe ,siç kane ekzistuar edhe me pare e edhe me vone ne historine e njerezimit e qe me te shumtet jane shushunja , e shpenzoi ato kursime te pakta qe kish per ti bere derman shpirtit te saj. Qe kur Alqi ishte fejuar me Linen vinte shpesh ne shtepine time e qante.Me vinte keq por nuk kisha se ç’ti beja. Ajo ligesi qe shfrente kundrejt asaj vajze qe mua me pelqente dhe e kisha per zemer, me indinjonte ,por kur shihja se si ishte katandisur e lija te shfryhej. U mundova t’i spjegoja se nuk ishte faji i asaj vajze por i atij , Alqit, qe ishte treguar maskara, por nuk degjonte nga ai vesh.Shpesh nuk doja t’ja hapja deren. Ajo ngulmonte qe une duhej t’i tregoja Lines per te, por une kurre nuk pata guximin ta beja kete. Me siguri diçka do te kish degjuar qe i rrinte aq ftohte te fejuarit, por varej se nga çfare gojesh , e ndoshta nuk i kish besuar, ndersa po t’ja thoja une me siguri do te me besonte. Po pastaj? C’rendesi kish ne me besonte apo jo, a do te kish qene aq e forte sa te prishte fejesen? Ne ate kohe bije vetem djemte kishin te drejte te prishnin fejesat, e burrat te linin grate, por vajzat jo. E Lina megjithese ishte inteligjente, me karakter te forte, dyshoj se do te ishte e zonja te perballonte nje opinion te tere. Nese une do t’ja thoja, kjo veç do rendonte shpirtin e saj, do ta ftohte me shume me te fejuarin por gjendjen e saj si nje vajze e premtuar per tu martuar me te, jo.Zgjodha te heshtja.Dhe jam penduar…

- Pse mama, e la ai ?- vajzes sime i ishte shtuar kurreshtja.

- Jo, nuk e la , por degjoje deri ne fund.

- o –

Pasi ishte zhdukur per disa muaj , Diri mbiu perseri ne shtepine time. Syte i shndrinin ethshem. Nuk eshte ne terzi nga trute, mendova, si do ta heq qafe sot qe kam per te studjuar. Por nuk e zgjati shume. Pasi mori karamelen dhe piu kafene qe une ja bera menjehere, shenje kjo qe duhej te ngrinte takat sa me pare, duke me çuditur pak se nuk e zuri fare ne goje deri ate kohe te dashurin e saj u ngrit e mori te ikte. U ndal para deres e nxorri nga xhepi nje shishe te vogel qe mua mu duk shishe penicilline e ma zgjati.

- Dua te me besh vetem nje nder. Nuk te kushton gje. Lage ate vajzen me kete uje, nuk ka rendesi se ku, mjafton qe ta lagesh pak pa i rene ne sy.

- Cfare uji eshte ?- e pyeta e habitur.

- Uje qe kane lare nje te vdekur. Ty nuk te ben dem. Mund te lagesh doren tende me te dhe t’ja kalosh mbi shpine.

Une deri ne ate kohe nuk e dija se ç’ishte uji qe kishin lare te vdekurit dhe nuk e dija se pse perdorej. Megjithate nje vale zemerimi e indinjate u ngrit brenda meje, ç’me kujtonte mua ajo, nje cope injorante qe duhej te besoja e te beja keto gjera? Pa e zgjatur hapa deren dhe e shtyva jashte.

- Mos u duk me ne shtepine time !- i brita nga pas.

- o –

Megjithate kurioziteti me shtyu te pyesja se ç’ishte uji qe lanin te vdekurit dhe pse e perdornin. Nje fqinja ime plake me tha se njerezit e keqinj e perdornin per te ftohur çiftet, per ti ndare . Nuk i besova. Fundja njerez te keqinj ka plot e njerez qe vdesin perdite ka gjithashtu. Nese do te ishte e vertete kushedi sa ndarje do te degjonim çdo dite. Por plaka shtoi se ku ka vertete dashuri nuk funksionon.Edhe kjo nuk ma mbushi mendjen. Sa njerez jane martuar ato kohe pa dashuri dhe martesat kishin rezistuar . Vertet, bej çudi edhe sot, po ta krahasosh me te tashmen ku divorcet jane ne mode… Po ekzagjeroj. Nejse, le ti kthehemi Lines sime, ajo i rezistoi fejeses me Alqin, nje vel ftohtesie e trishtimi veshi figuren e

saj dhe e beri edhe me te bukur, si nje princeshe te nje kohe tjeter, te trishtuar por krenare.Keshtu e mbaj mend ata dy vjet derisa mbaruam shkolle dhe veren e atij viti ajo u martua. E pashe te veshur nuse, e zemra me pikoi. Pertej grimit e trukut qe e bente te dukej si nje perendeshe spikata frike e dhimbje. Dhimbje, po, zemren e saj te re ndoshta ne fshehtesi ja kish falur dikujt qe ne nuk e dinim. Mund te ishte nje sekret qe e kish mbajtur vetem per vete. Nuk eshte çudi, kush mund t’i rezistoje nje marteseje te tille nese nje zjarr qofte dhe imagjinar nuk i ngroh zemren. Une ate çast i bera nje betim vetes, kurre , sido qe te vinin punet nuk do te martohesha me nje qe nuk do ta doja .Kthehemi tek Lina. I rezistoi marteses. Qe çift i çuditshem , asnjehere nuk u pane te dilnin bashke, ai dilte bulevardit me shoke ndersa ajo ose me motrat ose me shoqe e salutoheshin kur kalonin perbri si dy te njohur te zakonshem. Megjithkete pas dy vjetesh Lina u be me vajze.Por as vajza nuk ndryshoi asgje mes tyre, krenare, te ftohte e te adhureshem , ja ç’mund te them per ata si çift.

- o –

Diri. C’te them per te. Nuk e pashe me kurre. Por shpesh takoja motren e saj. Diku me thote se ishte martuar ne nje qytet tjeter e kish lindur tri vajza, te bukura si drita. I shoqi ishte nje djale shume i mire dhe ajo kishte patur fat. Shyqyr, tha qe nuk kishte perfunduar me Alqin, ishin çift i goditur dhe duheshin shume.Pra Diri, mendova, kish patur fat, ndersa Lina jo. Diri ishte e lumtur, ndersa Lina ishte fatkeqe e mbyllur si nje zog ne nje kafaz , per me teper qe flitej se Alqi ja dridhte me te tjera. Po sikur Diri ta kish patur mundesine e ta perdorte ate shishe uji ? Kete kurre nuk mund ta di me siguri, por tek hasja nganjehere rruges, syte e saj te mbushur me boshllek, e ate buzeqeshje te ngrire ne buze, mendja me shkonte tek ajo shishe e mallekuar. Nuk ishte e drejte nese ja kishin bere kete. Kish te drejte edhe ajo te gezonte ne kete jete. Ose me mire kish te drejte te bente dhe ajo nje jete normale…

- o –

Koha kalon, e punet e problemet e ndryshme te bejne te ndahesh nga shoqeria qe frekuentoje dikur e vendin e tyre e zene te tjere. Por kjo nuk ka te beje me ata qe ke per zemer. Ke ke patur ne zemer mbetet gjithnje atje e nuk luan, veç se i shikon me pak e nderkohe ata minuta qe kalon me ta jane çmueshme pasi jane te veshur me nje petk malli. Keshtu dhe une nuk i pashe per vite me rradhe, dhe ate punen e shishes e kisha harruar. Ika jashte shtetit e jeta me mori perpara me problemet e saj. Kur u ktheva pas disa vjetesh degjova se Lina nuk ishte me nder te gjallet, nje semundje e keqe e kish vene perposhte dhe e kish marre brenda disa muajsh. Nderkohe qe ajo pritej t’i thosh lamtumire kesaj bote, u mor vesh se Alqi kish lene nje nga te dashurat e tij shtatzene, e me pas u martua me te. Pra ky kish qene fundi i shoqes sime. Brenda vetes dyshimi se ajo tjetra ja kish helmuar jeten e saj te shkurter u ngrit perseri. Nuk e di se perse me erdhi me keq, per menyren si e kish trajtuar jeta apo per vdekjen e saj. Ndersa Diri me siguri eshte mire me familjen e saj, ka mundesi qe edhe ta kete harruar fare Alqin e nuk ka se si ta dije se ç’i ka ndodhur Lines. Aq i ben tani asaj. Mendova ta kerkoja , doja ta pyesja se ç’kishte ndodhur ne te vertete me ate shishe te vogel uji. E kish perdorur? Une qe nuk i kisha besuar keto gjera doja ta dija. Ne nje nga ato dite te pakta qe me kishin mbetur t’i kaloja ne qytetin tim , vendosa te shkoja ne shtepine e nenes se saj e t’i kerkoja adresen e Dirit. E gjeta ate grua te urte te mpakur e fytyre te vijezuar nga rrudha dhembjeje. Biseduam nje cope here per gjera te pergjitheshme e kur u pyeta per Dirin syte e saj u mbushen me lote e buza e poshtme filloi ti dridhej.

- C’i ka ndodhur ?- u alarmova une e urova me gjithe zemer qe te mos kish vdekur edhe ajo.

- I vdiq i shoqi. Ja vrane ne Greqi ku shkoi per te punuar. Ka mbetur vetem qyqja me tri vajzat, si e ka hallin, nuk e di. Ishte aq djale i mire sa nuk di ç’te te them. E desha si djalin tim.-lotet i rrodhen faqeve.

Une nuk e kerkova me adresen e Dirit. Dola ne rruge edhe me e turbulluar se me pare. Ajo shishe uji ishte perdorur , ate moment nuk kisha asnje dyshim. Nje veprim , nje gje e bere ne deshperim e siper kish shkaterruar te dyja. Te dyja kishin paguar shtrenjte.Beja mire une qe nuk i kisha besuar keto gjera, por pas kesaj edhe nese do ti besoja nuk do te kisha marre kurre guximin per t’i bere., Dhe nuk do te doja qe asnje te mos i bente ne shtepine time.


- E ke fjalen per mua mami ?- pyeti adoleshentja ime duke fshehur veshtrimin.

- Po, meqe ra fjala kam pare nje liber qe nuk me ka pelqyer. Me thuaj si e ke hallin.

Ajo filloi te qeshte.

- Te intereson ai liber ?-vazhdova une.

Ajo tundi koken perseri duke qeshur.

- Une nuk perdor uje te vdekurish- kukurisi ajo,- thjesht dua te mesoj te praktikoj telepatine. Dua ti çoj mesazhe dikujt qe me pelqen.

- Te duket e drejte kjo?

Ajo papritmas u be serioze.

- Mami , ne lufte dhe dashuri , mund te perdoresh te tera mjetet.

Kete rradhe qesha une. Dashuri, ndonje nga ato simpatite fluturake te moshes, pastaj ajo nuk kish nevoje per keto gjera, eshte aq e bukur dhe…

- C’do te beje me nje djale qe do t’i prishesh mendjen ne kete menyre? Kur ta njohesh nga afer e te zbulosh se nuk eshte ai qe ke menduar se eshte , nuk do te mund ta heqesh qafe.

- Do te provoj prape magjine.

- Magjine ? Telepatia nuk eshte magji bija ime dhe as nuk duhet perdorur si e tille. Magjia nuk eshte leximi i mendimit dhe as transmetimi i tyre. Magjia e dashurise eshte hyrja ne nje bote qe per ty eshte ende e panjohur, qe e ke brenda vetes, ne zemren tende te papervoje. Nje dite qe do ta njohesh, do te mrekullohesh e do te vuash. Kjo bote eshte brenda teje, e nuk ka aresye te ekzistoje nese nuk ekziston ti, nese zemra jote nuk do te ndjeje. Ate dite do te kuptosh se nuk ke nevoje per keto libra…

- Naten e mire mami,- ma preu shkurt ajo dhe u fut ne dhomen e saj. E ndoqa me sy silueten e saj te holle e delikate, i mungojne flatrat te duket engjell.Ajo eshte engjell…

Fritz Radovani: 70 vjetori i robnisë staliniste në Europë


9 MAJI 1945

Në 70 vjetorin e përmbytjes së Shqipnisë...

Nga Fritz RADOVANI


9 Maji 1945  “PËRANDORIA E SË KEQES” ME DISA MILJON SKLLAVË
Ma në fund u gjet edhe mënyra per me shkatrrue Europen e qytetnueme!
Edhe pse të gjithë e kishin kuptue se kush ishte Bashkimi Sovjetik dhe udhëheqësi i tij diktatori Stalin, as Rusvelti dhe as Çërçilli nuk ishin në gjendje me i caktue cakun se deri ku mund të shtrihej sundimi i tij, madje, shpesh, edhe tue harrue barbarizmin e tij.
Fatkeqsia e popujve të Europës e ma vonë të Azisë, ishte se Rusvelti asnjëherë nuk arrijti me kuptue mjeshtrinë diplomatike të Stalinit per me sigurue zonat e influences së vet!
Atëherë kur Stalini dukej sikur kishte dalë nga vetvetja e po fliste në Jalta, pra në muejn Shkurt 1945, per “zgjedhje të lira dhe të drejtën e vetvendosjes në zonat e lirueme”,  ishte ajo kohë kur ushtria sovjetike i kishte pushtue të gjitha ato, e do të vepronte si donte ai!
Stalini shkoi edhe ma perpara tue propozue edhe “Qeveri Demokratike në të gjithë Europën Lindore, të daluna nga zgjedhjet e Lira nder ata shtete!” Pikrisht, kur ushtria sovjetike vazhdonte marrshimin drejtë pushtimit të Tokave të tjera drejtë Berlinit!
Prova ma e sakta e mashtrimeve të Stalinit për ata “premtime” ishin zgjedhjet që po përgatiteshin në Jugosllavi, dhe shtetin e varun prej saj në Shqipninë komuniste. Pra, Stalini zgjodhi dy shtete që nuk ishin çlirue nga ushtritë sovjetike, po influenca e tij ishte vendimtare në zgjedhjen e Titos e Enver Hoxhës, në këto “zgjedhje të lira e bolshevike”!
Me 9 Maji 1945, Stalini kishte arrijtë shtrimjen e vet deri në lumin Elba...
Në të gjitha shtetet e Europës Lindore (e ma shumë nder ata Perëndimore), Stalini, jo vetem, nuk lejoi zgjedhje të lira, po edhe perforcoi poziten e partive komuniste nder të gjitha shtetet ku kishte kjoftë edhe vetem një ushtar sovjetik, ndersa, nga pikpamja e tyne “demokratike”, ata ishin dhe mbeten deri diten e fundit “parti staliniste”...
”Perandoria e së keqes” Bashkimi i Republikave Socialiste Sovjetike ase BRSS, me datën 9 Maji 1945 kishte 16 “republika bolshevike” që shtriheshin deri nder kufinjtë e Koresë dhe në Lindjen e Largët... poshtë me dalje në Detin e Zi dhe Adriatik e Jon... dhe me një territor të pushtuem ku, mbizotnonte diktatura staliniste nder këto shtete: Letoni, Estoni, Lituani, Poloni, Gjermani Lindore, Çeki e Sllovaki, Hungari, Rumani, Bullgari, Jugosllavi dhe Shqipnia ynë “Dera e Adriatikut”, e “Paktit të Varshavës”!
Sikur të kalonim para syve tanë vetem portretet e udhëheqësve komunistë të këtyne vendeve para vitit 1990, tue fillue nga Oneker i Gjermanisë apo Çaushesku i Rumanisë, e deri tek anadollaku i Shqipnisë Ramiz Alia... Vetem atëherë, do të kuptonim fatin e zi të Popujve tanë, që per 70 vjetë vuejten nën diktaturen e pashoqe staliniste bolshevike.
Nëse historia e BRSS nuk do ti harrojë kurrë “Gulagët” e Stalinit, apo ata tmerret e kampeve të shfarosjeve në Siberi... As Populli Shqiptar nuk do të fundosin në “Arkivin e Harresës” asnjëherë: Torturat, masakrat dhe zhdukjet e bame nga hetuesit dhe vrasësit komunistë, nder 26 Burgjet dhe hetuesit e Shkodres nga viti 1944... e përgjithmonë!
***
Në këte 70 vjetor të datës 9 Maji 1945, Putin i Rusisë... ka mendue me dekorue edhe
24 vetë, që po i thonë se janë “shqiptarë’’: Rustem PEÇI, Odhise PORODINI,
Sul DOMI, Gjike KURTIQI, Ziqiri MERO, Faik ALIAJ, Servet AGALLIU, Orhan FRASHËRI, Gjemal KACANI, Spiro JANI, Llutfie MERO, Gjon BANUSHI,
Manushaqa MIKO, Lefkoshe PAPAJANI, Alfred MOISIU, Rita MARKO, Ballëm META, Kadri DINGU, Asllan GROPASI. Nuk i njoh! Edhe mund të jenë...
Më çuditë vetem një fakt: Si përputhet mendimi i Putin me veprimin e kryeministrit Edi Rama, që në gjithë listen nuk ka mujtë me gjetë asnjë emen “katolik” ashtusi, edhe kryeministri Rama, tash dy vjet “nuk gjenë asnjë katolik, per ambasador në Vatikan”!!
A mos asht një kujtesë kjo e vitit 1945...Që, përkon me Sulltan Mehmetin e II...në 1478...
“Në Shqipni, të mos mbetet ...Asnjë Katolik!”...

Image result for fritz radovani

Fritz Radovani u lind në Shkodër me 6 janar 1940. Në bombardimin e bamë nga Aleatët me 13 tetor 1943 në Tiranë, ìu vra i ati Kol Radovani, major i policisë shqiptare dhe u rrit me t'ëmën.

 Në vitin 1956, në Shkodër ka përfunduar shkollën e mesme Pedagogjike.

U emënue nga Ministria e Arsimit në Burrel, në fshatin Macukull. Për arsye shëndetësore u kthye në Shkodër dhe u emënue disenjator në Kabinetin Pedagogjik, ku punoi 4 vjet. Mbas katër vjetësh për arsye të shkurtimit t'organikës kaloi mësues në lagjen Liria po në Shkodër.

Gjatë asaj kohë pra, në vitin 1965 ka përfunduar Liceun artistik me korrespondencë në Tiranë. Nuk ìu dha e drejta me vazhdue shkollë të lartë për arsye biografie. Në vitin 1968 në periudhën e Revolucionit Kultural, mbas arrestimit të dytë të vëllaut të madh, u transferua në fshatin Kosmaç, mësues në klasat fillore.

Në vitin 1969, u largua nga arsimi (po për arsye biografie) dhe u emënue piktor në fabrikën e Tekstilit Shkodër. Aty nuk vazhdoi vetëm dy vjet me titull “Piktor” dhe kaloi në organikën e asaj fabrike si punëtor reparti stampimi deri me daljen në pension të parakohshëm në vitin 1992.

Që nga viti 1967 nuk ka pas të drejtë as me marrë pjesë në ekspozita pikture.

Që nga viti 1945 dhe deri në vitin 1998 (tue përjashtua vitet 1961–1964) ka pas vazhdimisht një njeri të familjes në burgjet e kampet e shfarosjes, prandej edhe ka qenë gjithmonë i përfshimë në “luftën e klasave” të pushtetit komunist. Në vitet 1945 janë arrestuar dy dajat Paulin e Mikel Prennushi.

Paulini ka ba 5 vjet burg e 5 vjet internim. Mikeli ka ba 10 vjet burg. Në vitin 1946 është arrestuar axha i nënës At Mati Prennushi, Provincial i Françeskanëve të Shqipërisë, i cili është pushkatuar me 11 mars 1948. Në vitin 1948 është arrestuar daja tjetër prift Don Kolec Prennushi, i cili mbas hetuesisë ka vdekur në vitin 1950.

Në vitin 1950 është arrestuar vëllau Alfonsi, dhe është dënue 8 vjet burg me grupin e studenteve të Gjimnazit Shkodër. Eshtë arrestuar prapë në vitin 1967 dhe është dënue me grupin e klerikëve të Tiranës, me 10 vjet burg për pikëpamje fetare tue u përfshi në nenin e “Agjitacionit e Propagandës kundër pushtetit”.

Në vitin 1991, në muajin janar u zgjedh Kryetar i Sindikatës së Fabrikës Pëlhurave të Shkodrës, në periudhën e lëvizjes antikomuniste në Shqipëri. Po këtë kohë u zgjedh edhe anëtar i Kryesisë BSPSh (Bashkimi i Sindikatave të Pavaruna Shqiptare) në Shkodër, për sektorin e propagandës dhe marrëdhënieve mes besimeve.

Ka kontribuuar në përmbysjen e qeverisë komuniste të Ramiz Alisë, tue organizuar mbledhje, mitingje, greva dhe në radio “Shkodra” e gazeta, me artikuj kundër komunizmit. Nuk u pajtue asnjëherë me demagogët dhe komunistët e konvertuem në “demokrat” e “socialist”, për këtë arsye edhe nuk kam ba pjesë asnjëherë në asnjë parti politike të djathtë as të majtë.

Kjo e ka shtye që në vitin 1997 me u larguar nga Shqipëria ilegalisht, mbasi u kercnue me vrasje. Në vitin 1998 u kthye në Tiranë dhe në vitin 2000 ka emigruar në Australi. Edhe këtu nuk kanë munguar veprimet kundër tij nga metastazat e Sigurimit famëkeq të komunistëve të Tiranës. Falë Shtetit Australian që i ka siguruar jetën.

Këtu ka përfunduar në vitin 2002 librin “Një monument nën dhe” dhe ka vazhduar punën për një botim të dytë të librit “At Pjetër Meshkalla S.J.”, i botuem për të parën herë në Shqipëri në vitin 1993. Në vitin 1992-1993 është bashkautor i librit “Martirizimi i Kishës Katolike Shqiptare 1944-1990”, libër i cili i është dhurue Papës Gjon Pali II, me rastin e vizitës në Shqipëri me 25 prill 1993. Kam përfundue edhe librin “Gurt’ e Parë” dhe është futë në “labirintet e demokracisë përparimtare”, me mujtë me i dhanë rinisë një punë tjetër modeste nga ana eme. Dy të fundit janë dorëshkrime. Përveç “publicistikës” tashti Radovani po punon mbi një libër të vogël (xhepi) për mësimin e bazave të para të GJUHËS SHQIPE (Gegërishtja e sotme), për nxënësit e rritun në Australi që kanë përfunduar shkollat e ulëta e nuk njohin Gegërishten.

ARDITA JATRU: Kёrkomё tek ndonjё varg(Cikël poetik )

Përg.Flori Bruqi








- Ardita Jatru ka lindur më 1972 në Tiranë. Aktualisht, jeton në Selanik ( Greqi ). Pas përmbledhjes poetike ‘I falem jetës’ ajo ka botuar librin e saj të dytë, të titulluar ' Alter - Ego'. Poezia e saj dallohet për ndjenjat e pastra e të vrullshme lirike, intimitetin e ëmbel dhe sensual si dhe një ndjeshmëri prekëse e tepër njerëzore -




Kënga e fundit


Ana
kujdesu për mua
krihmi flokët me gishtërinjtë e hollë
se për ty kam krijuar një himn.
Eja, lámë për të fundit herë
dhe e dashur, falmë,
siç ti fal shiun kur gjethet rrëzon në tokë, padashur.
Në sirtar është një fletore pentagrami,
hape në faqen e fundit dhe këndoje pa zë.
Pranoje si dhuratë,
pastaj thuamë, nëse i mungon diçka
që të jetë e përsosur.

Ana
një mollë pret për ta qëruar. Qëroje ti!
Në vazo, lulja është etur për pak ujë. Ujite ti!
Shallin e bardhë, dy dimra pa u  veshur,vishe ti!
Dhe tani hape dritaren e dashur,
të shijoj melodinë e pyllit teksa zhvishet kësaj stine.
Oh, në kokën time ka veç heshtje.
E ndjen dridhjen e ajrit?
Është fryma e Zotit.
Fytyra jote, shëmbëlltyra e Tij!
Kam qënë i humbur pa ty Ana,
hutaq  si një i verbër,
mjeran si një i shurdhër.
Ana,
qeni po angullin,
paralajmëron shtegëtimin e shpirtit.
Po ç’ka përtej pyllit Ana…?
  

Kurvat e qytetit tim

Kurvat e qytetit tim
ishin vajza të bukura
mbretëresha të ardhura nga lashtësitë.
Brraka kishte mbretëreshën e saj,
Semiramidën, kurvën e Babilonisë.
Tek  Varri i Bamit printe Helena
Trojanët e ruanin natë e ditë.
Çdo lagje kishte nga një mbretëreshë
dhe qëllonte të ishte e bukur kjo kurvë.
Kur prinin bulevardit,
O zot sa të lira.
Prapa shpine ndonjë fishkëllimë a ndonjë gur.
Djemtë e trotuarëve,
ktheheshin papritur në luftëtarë.
Isha e vogël kur mbretëronin kurvat
Dhe një ditë pata dëgjuar tek dera gratë e lagjes,
kur Meremja ja plasi me psherëtima:
Paç fatin e kurvës o gra,
se për ne të ndershmet,
asnjë burrë veten s’e ka vra.
  

Antony


Antony
mos vdis kësaj vjeshte
se ky pikëllim i kuqërremtë i natyrës
duhet ndjerë në asht
dhe muzgun kur ngjit fytyrën qelqeve me brymë.
Eh, dhe liqenin e hirtë e të heshtur pa një shpend.
Por asnjë vjeshtë nuk është njësoj
as dashuritë.
Pa gjak Antony…pa gjak e do kjo jetë.

Në fund të fundit Antony
kjo është jeta,
i njëjti diell që lind
të njëjta dhe perëndimet.
Fati ynë nuk është i njëjtë.
Ndaj kur të zgjohesh mëngjesin tjetër
eja më trego historitë e tua, i kthjellët,
për zhgënjimin tënd me zonjën Mina
e për natën e ndarjes që u rrahët paq.
Për të shtunën që desh vrave veten për pak.
Tregomë gjithçka…

O Zot, më dhimbsesh.
Ta marrë e mira, sa shumë që ngjajmë.

  

Fli i dashur

Fli i dashur
Pranë teje do vij dhe unë.
Gjithë jeta na shkoi në një shtrat
Dëm gjithë jeta.
Borxhe dhe gjumë.
Fli i dashur, shko.
Do vij t’i bashkohem frymëmarrjes tënde
e t’i mbështjellim fyejt  mirë  me çarçafët
për të mos patur ftohtë
gjë tjetër s’kemi ç’bëjmë.
Kush e di,
i është tekur perëndisë e na bën zogj
në jetën e dytë
a na bën ketër.
Kush e di !
Të shohim e ta besojmë

Shkojmë të flemë i dashur
në shtratin tonë të qetë.
Fituam të paktën diçka si trashëgimtarë
por humbëm mendjen.
Ç’rëndësi ka.
Gjithçka e kemi bërë me frymëmarrje të plotë.
Askujt s’i  kërkuam,
ndodh të gjithëve t’u kemi borxh.
Natën e mirë.
Ne fjetëm .
Na ka mbetur dhe një pjesë tjetër
për ta çuar dëm.



At-dheu im

Nuk më ftove njëherë në dasëm
Martove kaq bij’.
As në ditëlindjen tënde nuk më ftove
e nuk u kujtove për pak ëmbëlsirë
por ta rrëmbyen me kova
ta hëngrën e ta grinë, 
të uriturit, bijtë që ke në gji.
Unë prapë s’u ankova.
As për vdekjet nuk kujtohesh të më bësh një zë.
Lajmi më vjen e fundit
kur fytyrën e birit të vdekur e mbërthen dheu
dhe unë prapë s’ankohem.
Ka halle At-dheu them,
se bijtë i mbetën rrugëve 
e të vegjëlit e tyre akoma s’i njeh
se shtëpinë At-dheu e ka të vogël 
dhe nuk na nxë.
Punojnë bijtë e tjerë, në vende të largëta
për një shtëpi të madhe e të re
me shpresën se do bëhet një ditë.
Ka dhimbje koke At-dheu , them.
Nuk ka faj .
Dhe unë kujtohem gjithnjë të shkoj papritur
në kohë të liga 
atëherë kur At-dheu im është i zënë me punë 
e s’ka kohë të flasim.
Dhe une prapë s’ankohem,
se një i rritur i justifikon prindërit 
atë ditë kur kupton
që At-dheu nuk ishte perëndi.




Kënga e plakut Duk për një cigankë

Eja tё tё fsheh nё pyllin mё tё dendur
Ciganka ime, e bukura Dalina
ë n
ёn bajame tё puth trupin tёnd tё thekur
se je e imja, e imja, e imja…

Ti që më shket nga duart si gjethja
b
ёmё njё me shpirtin tёnd bredharak.
Nuk
ёsht’ e thёnё tё ndihem kёshtu ngahera,
p
ёr njё grimё lumturie jeta ёshtё pak.


Eja ciganka ime, yll i sapo rёnё
k
ёmbёzbathura ime, belthyera, trupёpakta.
Gush
ёs tёnde, do lё shenjё hёnёn e ngrёnё
e gjoksit t
ёnd perfekt, puthjet mё tё gjakta.




Erdhi  një ditë

Dhe erdhi një ditë, atëherë
që na thanë gënjeshtrën më të madhe
e hëngrëm me bukë
dhe fjetëm të uritur.
Krijuam dhe një zot
e nëna ime jepte gjak
treqind gramë në muaj për tremijë lek
dhe puthja e saj vinte era plumb mëngjeseve
me qumështin në çantë.
Nëna ime e re, anemike, dukej plakë,
babai në burg,
vëllezërit e mi, të rritur parakohe.
Dhe erdhi pastaj një tjetër ditë
perëndinë tonë e shkelëm me këmbë gjith’ urrejtje.
Poetët e oborrit, dogjën poezitë.
Pastaj morëm arratinë e s’pamë nga ikëm
mes katër udhëve të çuditur,
Ne, të varfërit e botës.
Dhe erdhi dita sot,
mbiu e njëjta farë e vjetër, 
fara u bë trung
trungu u bë pemë me rrënjë të forta.
Nga një pikë e tokës,
ndjek udhën e kthimit nëpër qiell.
Me aeroplana letre, i çoj të fala nënës .




Ka patur raste që kam dashur të të mbys

Ka patur raste që kam dashur të të mbys.
Atë mbrëmje, kurvën me gjoksin jashtë
që para meje të joshte e të ndriste sytë
kam dashur ta mbys dhe atë
por jam përmbajtur
pastaj të kam zënë kot për gishtash
i kemi ngatërruar
dhe shihesha pasqyrës që brenda kishe hyrë
e para saj dukesha  o zot  sa shëmti.
Por prapë, veten s’e kam dhënë.
Atë natë, kam qënë ulkonjë në krevat
kemi arritur kulmin
pastaj ti ke fjetur qetë.
Kam pritur pak dhe kam ndezur në ballkon një cigare
një të dytë më pas
një të tretë dhe…. ajo kurva e bukur
që t’i ndriste sytë, shfaqej para meje
dhe gjakun ma bënte ujë
e n’atë çast, kam dashur t’i vija duart në grykë
e të të mbysja në gjumë
dhe të nesërmen kemi thënë “Mirëmëngjes”.
Jemi puthur.
Fjete mirë e dashur?
Qetë, kam thënë. Po ti?
Dhe fshehur kam qeshur me veten
sa shpesh kam dashur të të mbys.



Ky vend ka vdekur prej kohësh

1
Tunden e shkunden çarçafët e botës nëpër tela
i merr era, nga kapëset  i shkul
dhe vjen perëndia me një dorë  i mbledh në ajër
dhe i shpërndan në pole ku s’ka jetë
dhe ngre flamurin “këtu mbërrita i pari Unë”.
I harruan gratë të ngrijnë ballkoneve
ato pak grimca njerëzore që kishin mbetur
i lanë në dorë të fatit.
E kujt i plasi !
Dashuria është për çilimijtë.
Ky vend prej kohësh ka vdekur

2

Troket  Pavlo
dhe hyn me një vrund vetëtimash e thërret
gjithë ai zemërim,
gjithë ajo energji e çuar dëm.
Tetëdhjetë e pesë kilogram i peshon vetmia.
Noton padrejtësia nën dy rrathë të zinj  poshtë syve të tij
fryhet dhe mbytet.
Fajin  e ka qeveria.
Dashurinë s’e zë në gojë
S’ka rrogë për ta mbajtur

Troket Dori,
hyn, ikën
 me njëmijë  shpikje të zeza në kokë.
Shtatëdhjetë e dy kilogram i peshon vetmia,
ankohet, pështyn
Nuk i del rroga as të krihet.
Dashurinë nuk e zë në  gojë.
Fajin e ka qeveria.


3

Dje televizori dha lajmin e fundit
U hodh nga ura dashuria
(se dashuritë nga urat hidhen)
 dhe ra në ujërat e grira.
Mundet ka shpëtuar, u tha, nuk dihet
Mundet është përplasur dhe i ka ngecur shpirti në ndonjë ferrë
Kush vajti dhe e pa?
O të verbër!
Që harruat dashurinë ferrave për politikë.
Na latë fukarenjë
Na mbyti vetmia
Ky vend prej kohësh ka vdekur.



25

Kam ikur

kam matur rrugën me sy deri në qiell dhe
atje kam dashur të shkoj
dhe jam nisur me zhurmë pa ditur rrugën që të çon atje
kam ecur dhe veten e kam gjetur përballë një kishe
kam hyrë brenda
vetëm unë dhe prifti
dhe qirinjtë e ndezur për dëshira, lutje dhe shpirtrat e te vdekurve.
Jam ulur në një qoshe
dhe shihja kuben e kishës që lartësohej
ngrihej, derisa sa u hap, u bë një vrimë qiellore
pastaj shiu ka rënë mbi mua dhe të kam kujtuar.
Prapë jam kthyer
kam hapur derën
nuk kemi arritur të themi një fjalë
por jemi mbytur në puthje deri në ngërthime  thonjsh
më ke ngjeshur fort pas kraharorit
pastaj të dy kemi qarë
dhe me një zë të dalë si nga fundi i detit
të kam thënë: nuk iki më!
Dhe jemi mbështjellë  në guackën tonë, e kemi mbyllur
dhe kemi  kujtuar gjëra të bukura
dhe moti i nesërm, mendonim,  çfarë ngjyrash do kish.

Ke ikur
në heshtje
Ti gjithmonë gjërat i bën në heshtje
rrëmuja jam unë
Ke mbyllur derën lehtë pas shpine
dhe ç’ka ndodhur me ty më pas, nuk di
por di veten time, që mbeta fshehur brënda tymit të cigares 
derisa ti
je kthyer prapë.
Je shfaqur në derë si lajm i bukur në mes të zisë.
Ke shpërndarë tymin me frymë
dhe ka ndodhur e njëjta gjë
jemi mbytur me puthje
jemi shtrënguar fort deri në “oh”
jemi varur krahëve gjersa jemi këputur
pastaj kemi qeshur me të madhe si të qe e gjitha një anekdotë
dhe papritur ke marrë një pamje serioze
e me një shikim të ujshëm si foshnje e të butë , ke thënë:
prej teje nuk dua të ik !

Derisa një ditë,
s’ja mbante  të ikte asnjërit.
Ndërruam bravën e derës
i vumë çelsin.
Nuk ishim më të rinj.

  

Fustani

Nëna ime kishte vetëm një fustan
e lante natën dhe e thante pranë furnelës.
Ditën e vishte me aromë te re
Nuk e pyeta asnjëherë pse nuk blinte një të dytë
Nuk desha të kishte një të dytë
Unë ashtu e njoha
me fustanin me lule rozë,
deri tek gjunjët.
Kur bleu një këmishë  mëndafshi  të verdhë
e preva copash natën me gërsherë
dhe mbusha xhepat.
Nëna heshti dy ditë
e unë gëzohesha nga brenda
që ajo vishte prapë të njëjtin fustan
dhe i përsërisja vetes,
sa dua t’i ngjaj.
Tani kam filluar të kuptoj nënën.
Pikëpyetjet e atëhershme i zgjidha,
 nga dalin ofshamat
kam filluar të kuptoj
dhe vetëm pse copëtohej,
pse luftonte vetëm.
Fundja pse duhej të kishte një fustan.
Për të gjitha  këto, kuptoj një gjë,
rritem dhe i ngjaj asaj
por me fustane të ndryshme
luftoj vetë i dytë
dhe stinët e mija thinjen para pasqyrës.












Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...