2016-09-30

KRESHNIK SPAHIU,KRYETAR I ALEANCËS KUQ E ZI : DO TË DUARTROKAS PËR PËRFAQËSUESEN SHQIPTARE TË KOSOVËS

Kreshnik Spahiu, kryetar i Aleanca Kuq e Zi, ka thënë se është i gatshëm të shkojë në stadium për të mbështetur, sipas tij, përfaqësuesen kosovare dhe nuk pranoj ta quajë atë “kombëtare”.

Spahiu: Do të duartrokas për përfaqësuesen shqiptare të Kosovës

I intervistuar në televizionin Rrokum nga gazetari Fidan Jupolli, Spahiu pranoi një biletë të ndeshjes Kosovë-Kroaci.

“I uroj fitore përfaqësueses se Kosovës, por jo kombëtares se Kosovës”, tha ai, duke e pranuar ftesën e Jupollit.

“Unë kam ba përpjekje reale që me qenë vetëm një kombëtare e shqiptarëve dhe një Superligë e futbollit”, tha ai, ndërsa ka treguar se ka marre kërcënime me jetë nga persona nga Prishtina për ketë.

Ai thotë se ka bërë kërkesë ne Shqipëri për referendum për bashkim me Kosovën, mirëpo të nesërmen asnjë medium nuk ka shkruar për ketë, ndërsa disa vende te rajonit po.

Nëse ndodhe sot një referendum në Shqipëri për bashkim me Kosovën, nuk ka asnjë garanci se mund të kalojë, thotë Spahiu në vazhdim.

“Dy qeveritë shqiptare në Shqipëri e Kosovë janë kundër bashkimit”, mendon Spahiu.

Spahiu në vazhdim ka zbuluar një moment, kur 5 ministra te Shqipërisë nuk e dinin saktë se ku është Kosova.

50 milionë euro për Skemën e veteranëve të luftës dhe invalidëve të luftës

Hamza: Kosova nuk mundet të shpenzojë 100 milionë euro për veteranët
Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Bedri Hamza, ka thënë se Kosova duhet të reformojë skëmën e pensioneve sepse në të kundërtën vendi rrezikon të mos ketë qëndrueshmëri financiare.

“Kemi ndarë 50 milionë euro për Skemën e veteranëve të luftës dhe invalidëve të luftës, 50 milionë euro janë më shumë se që kemi menduar që është ideale, por mendoj se 50 milionë euro janë të qëndrueshme, besojmë që mund ti akomodoj buxheti ato”, ka thënë ai, duke shtuar se nëse kjo skemë nuk reformohet, atëherë shpenzimi për këtë kategori do të jetë më i madh sesa 50 milionë

“Ne e kuptojmë dhe e pranojmë që ata që kanë sakrifikuar për këtë vend duhet të vlerësohen dhe të meritojnë vlerësim, por mënyra siç është konfiguruar kjo dhe shifrat siç janë paraqitur, mendojmë që janë përtej asaj që është e arsyeshme dhe e qëndrueshme”, ka thënë ai

KRYEMINISTRI I KOSOVËS AKADEMIK PROF.DR.ISA MUSTAFA: VETERANË JANË BËRË EDHE ATA QË GJATË LUFTËS KANË QENË 6 APO 7 VJEÇ


Mustafa: Veteranë janë bërë edhe ata që gjatë luftës kanë qenë 6 apo 7 vjeç

Akademik Prof.Dr. Isa Mustafa

Kryeministri i Kosovës,Akademik Prof.Dr. Isa Mustafa, duke folur për pamundësinë e pagesës së pensioneve për veteranët e luftës, tha se në këto lista ka emra të cilët gjatë luftës në Kosovë kanë pasur 6 apo 7 vjet.

I pari i qeverisë tha se ata që janë veteranë të vërtetë të luftës, do të marrin pensionet dhe nuk kanë pse shqetësohen.

“Mirëpo nuk kemi ne mjete t’iu paguajmë, sepse këto lista nuk janë lista të vërteta, janë lista mbi baza politike që janë formu sepse ka informata se aty ka njeri që ka marrë statusin e veteranit që në kohë të luftës i ka pas 6 vjet apo 7 vjet”, ka thënë  Akademik Prof.Dr.Isa Mustafa .

Në intervistë me transmetuesin publik, Mustafa po ashtu ka folur edhe për sondazhin e publikuar para rreth një jave nga kompania “UBO Consulting”, me ç’rast ka thënë se ky sondayh “është porositur nga Lëvizja Vetëvendosje.

Ai ka thënë se Vetëvendosje me këtë sondazh ia ka bërë edhe gropën vetës, në të cilën ka rënë tashmë.

“Populli thotë se ai që mundohet ta bëjë gropën, bije vetë në të”, ka thënë Mustafa.

Në sondazhin e përgatitur nga kompania “UBO Consulting” PDK radhitej e para, Vetëevendosje e dyta dhe si partia e tretë më e madhe në vend doli të jetë LDK.

SITUATË E TENSIONUAR NË BOSNJE-HERCEGOVINË

Map Bih entities.png

Boshnjakët e Bosnje-Hercegovinës po e mendojnë përgjigjen e mundshme ndaj referendumit në Republikën Serpska. Ka dhe ide për organizimin e një tubimi (Sabori) mbarëboshnjak

Pas referendumit në Republikën Serpska, situata në Bosnje-Hercegovinë (B-H) mbetet e tensionuar. Nga qarqet boshnjake dëgjohen tani kërkesa për një mbledhje (Sabor) të përbashkët të të gjtihë boshnjakëve, si kundërpërgjigje ndaj krizës më të madhe në këtë vend që nga koha e luftës, shkruan DW.

“Sabori mbarboshnjak është i nevojshëm, por mendoj se duhet të harmonizohet me bashkësinë ndërkombëtare. Së pari duhet të shohim nëse bashkësia ndërkombëtare do ta ndalë politikën e Millorad Dodikut”, pohon Suad Kurtqehajiq, profesor i sistemit politik në B-H. Sipas tij, Sabori duhet të thirret nëse bashkësia ndërkombëtare nuk i del përpara kërkesave të Dodikut.

Ndryshe, Dodiku do të mendonte se të gjithë janë dakord me idetë e tij, që një entitet në Bosnje-Hercegovinë të krijojë shtetin e vet dhe që të shkatërrojë shtetin. “Ndërkohë që boshnjakët mund të përjetojnë fatin e palestinezëve”.

SDA nuk e përjashton idenë e Saborit

Partia më e fuqishme bosnjake, Partia e Aksionit Demokratik (SDA), nuk e përjashton mundësinë e një takimi të të gjithë boshnjakëve. Përfaqësuesit e saj, për DW thonë se një takim i tillë mund të thirret varësisht nga situata dhe nevoja. “Por duhet kuptuar që B-H është një shtet i krijuar sipas standarteve ndërkombëtare”, thonë ata. Sabori i tillë i parë është mbajtur në shtator të vitit 1993. Asokohe u desh të vendosej nëse do të pranohet plani Owen-Stoltenberg, me të cilin B-H ndahej në tri mini-shtete.

“Politika boshnjake nuk ka ndonjë strategji të qartë”, mendon Suad Kurtqehajiq. Nga Evropa duhet të kërkohet që Dodikun ta largojë nga politika dhe që shteti të funksionojë si duhet, sepe populli serb nuk është i cënuar në asnjë segment. Kurtqehajiq mendon se politikanët duhet të bashkohen me elitën boshnjake, sepse askush nuk mund t’i di të gjitha gjërat

Mentaliteti i shërbëtorit

Përveç mungesës së komunikimit dhe lidhjeve mes politikës dhe inteligjencës boshnjake, një problem tjetër është edhe mendësia e shërbëtorit, që në B-H ka mbetur që nga koha e osmanëve. “Ky mentalitet është zhvilluar për një periudhë të gjatë. Ndaj kur një serb thotë diçka, boshnjakët e pranojnë, pavarësisht se cilat do të jenë pasojat “, mendon ai. Por shumëkush mendon se një takim i tillë do të ishte i dëmshëm për boshnjakët, sepse nuk dihet se si do të pranohej nga faktorët e tjerë.

ARRESTIMET NGA SERBIA DO TA DËMTOJNË NORMALIZIMIN E MARRËDHËNIEVE

Nehat Thaçi, drejtor i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, i cili është arrestuar të mërkurën në mbrëmje rreth orës 20:00, në vendkalimin kufitar në Konçul, gjatë lëshimit të vërtetimit për hyrje në territorin e Serbisë, gjendet në Qendrën e paraburgimit në Nish, kanë njoftuar autoritetet e Serbisë.
Arrestimet nga Serbia do ta dëmtojnë normalizimin e marrëdhënieve
Ato kanë theksuar se Thaçi është arrestuar sipas fletarrestim të lëshuar nga Gjykata e lartë e Nishit në vitin 2009 për, siç thuhet, vepër penale të terrorizmit.

Zëdhënësja e Gjykatës së lartë në Nish, Iva Popoviç, ka thënë se Thaçi gjatë ditës do të dëgjohet, në mënyrë që gjyqi të vendos se a do të mbetet në paraburgim apo do t’i hiqet kjo masë.

Rastin e Thaçit e ka marrë Prokuroria e shtetit për krim të organizuar, ka thënë për Radion Evropa e Lirë, Vladimir Stanojeviq, zëdhënës i Prokurorisë së lartë publike të Nishit.

“Tash, ku ai është privuar nga liria, hetimet do të vazhdojnë, ndërkaq që lënden e ka marrë Prokuroria për krim të organizuar”, ka thënë Stanojeviq.

Por, arrestimi i zyrtarit të Policisë së Kosovës, Nehat Thaçi, nga ana e autoriteteve serbe, ka nxitur reagime të ashpra në Kosovë.

Zyrtarët e Qeverisë së Kosovës thonë se rastet e tilla, sikurse arrestimi i zotit Thaçi, “ janë të papranueshme, ashtu sikurse është e papranueshme edhe rritja e numrit të kërkesave nga ana e Serbisë në kuadër të INTERPOL-it, ku shpeshherë qytetarët e Republikës së Kosovës, pa asnjë të drejtë, ndalen në kufij të shteteve fqinje”.

Valon Murtezaj, zëvendësministër i jashtëm i Qeverisë së Kosovës, thotë për Radion Evropa e Lirë se sjelljet e tilla të autoriteteve të Serbisë ngritin pikëpyetje të mëdha nëse ky vend dëshiron normalizim të marrëdhënieve me Kosovën, për çka edhe është duke u bërë dialogun në Bruksel.

“Kur sheh akte dhe sjellje të tilla, lind pyetja se a po interesohet Qeveria e Serbisë për progres në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, apo është e interesuar për regres në kuadër të këtij procesi. Këto sjellje janë të papranueshme dhe nuk i kontribuojnë klimës së dialogut për të cilën gjë janë të dy shtetet duke negociuar në Bruksel, pra, me qëllim të normalizimit. Prandaj, si të tilla ato duhet të evitohen dhe nuk duhet të përsëriten”, thotë Murtezaj.

Njohësi i zhvillimeve politike, Naim Rashiti, nga Grupi Ballkanik për Politika, duke folur për Radion Evropa e Lirë, vlerëson se arrestimet e zyrtarëve të Kosovës, por edhe qytetarëve të saj, në bazë të fletë-arresteve të Serbisë që datojnë që nga koha e luftës e deri më sot, janë vazhdimësi e mendësisë së politikës së këtij vendi.

“Përkundër ndryshimeve të elitave në Serbi, autoritet serbe nuk kanë marrë asnjë hap për të dëshmuar se nuk kanë ndonjë ngjashmëri dhe se nuk duan të ndërlidhen në të ardhmen ose në të sotmen me periudhën e 99-ës.”

“Kështu që, qëllimisht i lënë këto urdhër-arreste për të ndërtuar procese politike në raport me Kosovën. Natyrisht, në substancë e pengon normalizimin e marrëdhënieve, sepse një numër i madh i zyrtarëve kosovarë nuk mund të shkojë në Serbi për çfarëdo formati, qoftë bilateral, qoftë multilateral, apo të kalojë nëpër Serbi”, thotë Rashiti.

Zëvendësministri Murtezaj thotë se Bashkimi Evropian, si ndërmjetësues në dialogun Kosovë- Serbi, është njoftuar edhe më parë lidhur me veprimet e ngjashme të autoriteteve të Serbisë ndaj zyrtarëve, por edhe qytetarëve të Kosovës. Megjithatë, sipas tij, Bashkimi Evropian, duhet t’ia bëjë të qartë Serbisë se arrestimet e tilla janë të papranueshme .

“Këto çështje janë ngritur vazhdimisht, mirëpo është e vërtetë që tani është momenti që BE-ja të jetë shumë e qartë dhe shumë e drejtpërdrejtë me Qeverinë e Serbisë, në mënyrë që t’i bëhet tepër e qartë që këto sjellje janë të papranueshme dhe nuk do të tolerohen”, thotë Murtezaj.

Analisti Rashiti, ka vlerësuar se çështja e arrestimeve të zyrtarëve të Kosovës nga ana e Serbisë, apo edhe e fletë- arresteve të cilat i ka ngritur në Interpol, është mjaft serioze dhe duhet të jetë temë e tavolinës së diskutimeve në Bruksel.

Sjelljet e tilla, sipas tij, do ta ngurtësojnë procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, për faktin se kjo e fundit, po e ruan aparatin, të cilin e ka përdorur në vitet ’90, në raport me qytetarët e Kosovës.

Gjykata e Nishit cakton 30 ditë paraburgim për Nehat Thaçin

Drejtori Rajonal i Policisë në Mitrovicë, Nenkoloneli Nehat Thaçi, është rikthyer përsëri në Burgun e Nishit , ndërsa gjykata e këtij qyteti ka vendosë rreth masave që do të merren ndaj tij.

Gjykata e Nishit cakton  30 ditë paraburgim për Nehat Thaçin

Pas seancës së mbajtur në orët e pasdites Gjykata e Nishit ka vendosur të caktoj masën e paraburgimit prej 30 ditësh për nënkolonelin Nehat Thaçi.

Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i prokurorisë Vlladimir Stojanoviq.

Drejtori i policisë për rajonin jugor të Mitrovicës është arrestuar të ënjten nga Policia e Serbisë nën dyshimin për terrorizëm.
Policia e Kosovës ka thënë se arrestimi i drejtorit Rajonal të Policisë së Mitrovicës së Jugut, Nehat Thaçi, është bërë jashtë detyrës zyrtare të tij, pasi ai ishte në pushim.

Nehati po udhëtonte bashkë më një shok për në perëndim, dhe po kalonte nëpër Serbi.

“Ka qenë jashtë detyrës zyrtare, pra në pushim dhe së bashku me një shok të tij duke udhëtuar për çështje private nëpër territorin e Serbisë për në shtetet perëndimore ai është arrestuar”, ka thënë policia.

“Nuk kemi asnjë sqarim nga autoritet serbe për arsyet e arrestimit të tij, megjithatë përmes autoriteteve kompetente të EULEX-it, kemi kërkuar nga pala serbe arsyet e arrestimit të tij”, thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës.

Nehat Thaçi u arrestua te “Dheu i Bardhë”


Policia e Kosovës ka informacione për arrestimin e drejtorit të Policisë së Mitrovicës, Nehat Thaçi, por ende nuk i di arsyet e arrestimit.

Këtë e ka konfirmuar për Insajderin zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha.

“Sipas autoriteteve të Policisë Kufitare të Kosovës nga pika doganore “Dheu i Bardhë”, mbrëmë rreth orës 12:10 pas mesnatës, në hyrje të Serbisë, nga autoritetet serbe është arrestuar drejtori i Policisë së Mitrovicës, Nehat Thaçi”, ka thënë Hoxha.

Policia e Kosovës, sipas Hoxhës, deri më tani nuk ka më shumë informacione, por është duke bërë përpjekje ta zbardhë rastin.

Astrit Haraqija: Vetëvendosje, krijim i Thaçit- por i ka dalë doresh

astriti14

Ish-ministri i Kulturës si anëtar i LDK-së, Astrit Haraqija, duke i komentuar deklaratat e deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Albin Kurti, se rajoni mund të përfshihet në luftë, ka theksuar se ato janë deklarata vetëm të tijat.

Sipas tij, deputeti i VV-së, Albin Kurti dhe “banda e tij” nuk kanë hezituar ta quajnë Ibrahim Rugovën spiun., duke shtuar se VV-ja është krijim i Hashim Thaçit.
“Mua po më dhimbset populli që po e paguan këtë hesap. Krijimi i VV-së është krijim i Thaçit. Po edhe atij i kanë dalë prej doresh. Kur kam folur për këtë temë para pesë vitesh kanë qeshur me mua”, ka theksuar Haraqija.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...