Agjencioni floripress.blogspot.com

2018/11/24

Bisedë me krijuesen vlonjate, Rudina Mërkuri-Papajani

  Nga :Murat Gecaj  publicist e studiues

“POEZITË E MIA JANË PRITUR MIRË DHE LEXUESIT MË KANË NXITUR, QË TË SHKRUAJ  ENDE MË SHUMË…”
            Lexoni :     http://revistapsikologji.com/poezia-e-rudina-merkurit-nje-hyjnizim-i-realitetit/


  1. Përshëndetje, mike Rudina! Është kënaqësi, që po e zhvillojmë bashkë këtë Bisedë… Unë njoh dhe  kam shkruar për disa krijuese të tjera vlonjate…Desha të di, se sa je e përfshirë ti, në jetën e bashkësisë së krijuesve të Vlorës? Më qartë, a merr pjesë në veprimtaritë, që zhvillohen, siç janë:konkurset, përurimet e librave ose ngjarje tjera të tilla?
-Në qytetin e Vlorës kemi Shoqatën “Petro Marko”, që ndihmon sa e si duhet, në përurimin e talenteve të reja. Marr pjesë aktive në këtë Shoqatë dhe ndjehem e vlerësuar, që jam pjesë e saj. Ndër të tjera, kam qenë e pranishme, kur autorë të ndryshëm kanë përuruar librat e tyre, në poezi ose prozë etj.
        2. Kur të lindi dëshira e pasioni për të shkruar poezi? A të kujtohet, cila ka qenë poezia jote e parë dhe a e mbajtje “të fshehur” në fletore apo e bëre të ditur, për të tjerët?
-Deshira për të krijuar më ka lindur që fëmijë. Poezitë i shkruaja në copa letre ose në blloqe. Mbaj mend që, poezinë e pare, ua kam kushtuar prindërve. Pastaj, siç kuptohet, tematika e poezive të mia është zgjaruar, duke u përpjekur që ta pasqyroj jetën përmes vargjeve të mia.
         3.Kur dhe ku ke nisur t’i publikosh poezitë e para?
Poezitë e para i bëra të njohura, për herë të parë, në veprimtaritë e zhvilluara në shkollë, kurse në media i publikova më vonë. Me poezitë e mia, jam bërë pjesë e gazetave dhe revistave të ndryshme.
           4.E di që me profesion je infermiere, pra punon në sektorin e shëndetësisë…Kjo gjë, a të ndihmon apo të “pengon”, që të shkruash poezi?
-Profesioni i infermieres është një detyrë njerëzore dhe të jep kënaqësi, por dhe ndjen përgjegjësi, për këtë gjë. Puna me pacientët të bën të ndjehesh shumë miqësore me ta, sidomos kur ajo shërben si moto, në sloganin: “Shpëto një jetë!”
Sigurisht, kjo punë më ka bërë dhe shumë të ndjeshme, më ka motivuar që të futem në botën shpirtërore të njerëzve. Pastaj, natyrshëm, këto ndjenja I kam pasqyruar në krijimtarinë time poetike. Pra, nuk mendoj se puna në sektorin e shëndetësisës të më ketë “penguar” në këtë fushë, përkundrazi…
Ballinat e librit poetik, “Violinat e shiut”, nga Rudina Mërkuri…
            5.Ke botuar një vëllim me poezi…Po më tej, a po punon që të dalësh para lexuesve me ndonjë libër tjetër me krijimtari poetike?
-Po, deri tani, kam botuar vetëm një vëllim me poezitë e mia. Ai e ka titullin “Violinat e shiut”, i cili ka tematikë të larmishme, nga jeta jonë e përditëshme. Aktualisht jam duke punuar dhe për publikimin e vëllimit tjetër me poezi.
            6.Libri i botuar dhe, në përgjithësi, poezitë e publikuara,  si janë pritur nga lexuesit dhe keritika letrare?
-Poezitë e mia janë pritur mirë dhe janë ndjekur nga shumë lexues, duke më vlerësuar dhe nxitur që të shkruaj ende më shumë. Kështu, p.sh., ata i kanë pëlqyer edhe poezitë e publikuara, në mars të këtij viti, me titujt: “Më përloti rrezja e fortë…”, “Kuptoje zemrën!”, “Them, ta grisi ëndrrën!…” etj.
              7.A ke marrë pjesë në konkurse letrare, zonale ose kombëtare dhe si je vlerësuar apo ke marrë çmime të ndryshme?
-Kam marr pjesë në konkurse të ndryshme poetike dhe jam vlerësuar shpesh herë me çmime. Jam bërë pjesë e disa antologjive me krijmtari poetike. Më lejoni të përmendi, se ku janë publikuar disa nga poezitë e mia: Antologjia“Sa-Kra-CH“, Antologjia “Maja Çajupiane” e Antologjia Rumune. Po kështu, në gazetat: “Bota Press”, “Telegraf”e  “Alb-Dreams”, te “Poezi nga autorë vlonjatë” dhe “Kritikë e Letërsi Rumune”. Gjithashtu, poezi të miat janë botuar në revistatn “Dituria” – Suedi dhe “Obelisk” -Tirane, në ”Agjencioni Floripress”,”Agjencioni Floart-Press” etj. Jam fituese e Konkursit “Maja Çajupiane”.
              8.A ke projekt për ta botuar ndonj vëllim të ri poetik dhe cila do të jetë veçoria dalluese e tij, krahasuar me të mëparshmin?
-Te vëllimi me poezi, që po përgatis, veçori dalluese nga vëllimi i parë, është se poezia shënon rritje, pjekuri më të madhe letrare dhe vargu ecën më i sigurtë,si pjesë dhe vlerësim i lexuesve, që më ndjekin. Këtë gjë e kam vërejtur me disa poezi  të publikuara edhe në Internet ose në shtypin  shkruar.
             9.A ke ndonjë merak, për të shtuar diçka tjetër, në mbyllje të kësaj Bisede, për të cilën të falënderoj, përzemërisht?!
-Giithashtu edhe unë u jam mirënjohëse dhe shprehi respektin tim, për punën e palodhur e profesionale, që bëni në dobi të krijuesve, sidomos për femrat poete e shkrimtare, artiste dhe veprimtare të dalluara, në fusha të ndryshme të jetës!
-Ndërsa, në fund fare, për të kuptuar sadopak ndjesitë dhe frymëzimin poetik  të Rudina Mërkurit, po botojmë një ndër krijimet e saj më të reja:
KUPTOJE ZEMRËN!…
Kuptoje zemrën,
ka pamundësi të shprehet;
ajo futet me guxim,
në gjakun që vlon.
Është zanë e përpirë nga dallga,
në të gëdhirë;
është kaq e bardhë,
kaq e shtrenjtë, në gazin e asaj.
Tremben muret, se ka zjarr;
dritë që feks, në plagën pa fjalë.
I thotë “lamtumirë”, qiellit me hënë,
jetën-pranverë e ngjyen,
në venat, pranë një burimi, me embrion.
Ta dini:
Këtu banon shpirti, prej akulli;
shkriu, sa pa atë….
Mori plagë…rilindi!…

NGJASHËM SI KUNDËR SERBISË, NE DUHET TË MOBILIZOHEMI EDHE KUNDËR KEDS-IT

Shkruan Flori Bruqi 


Shteti arrestoi gylenistët pasi ia dha Aeroportin dhe KEDS-in dhëndrit të Erdoganit


Ministri Lekaj thotë se aeroplani që do të merrte gylenistët kishte leje fluturimi

Në mënyrë krejtësisht të paqartë, të enjtën u arrestuan gjashtë drejtues të shkollës “Mehmet Akif” përfshirë, drejtorin e kësaj shkolle dhe katër punonjës në këtë shkollë plus një mjek turk.

Emrat e gjashtë të arrestuarve janë Cihan Özkan, Kahraman Demirez, Hasan Hüseyin Günakan, Mustafa Erdem, Osman Karakaya dhe Yusuf Karabina dhe për arrestimin e tyre nuk kanë informacion drejtuesit e shtetit, presidenti Hashim Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj dhe kryetari i Parlamentit, Kadri Veseli.



Por teksa shteti i Kosovës në mënyrë krejtësisht të paqartë ka arrestuar gjashtë shtetasit turq që janë pjesë e shkollës që presidenti turk, Recep Tayip Erdogan, kishte kërkuar që të mbyllet pasi ai dyshon se janë të lidhur me Fetullah Gulen, kundërshtarin më të madh të Erdoganit.


Por teksa kërkesa e vazhdueshme e Erdoganit drejtuar shtetit të Kosovës që të mbyllte “shkollat e Gulenit” dhe gjithashtu të arrestonte drejtuesit e tyre është bërë realitet, shteti i Kosovës i ka dhënë në shfrytëzim dhëndrit të Erdoganit, rrjetin e distribucionit të energjisë elektrike.
Njëri nga 6 ‘gylenistët’ e arrestuar në Kosovë e pranon faijn
Korporata turke ku Kryeshef Ekzekutiv është dhëndri i kryeministrit të këtij vendi Rexhep Taip Erdogan ka blerë rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike që tash njihet si KEDS.

Erdogan në Turqi është akuzuar nga partia më e madhe opozitare për keqpërdorim të autoritetit të tij si Kryeministër për dobi të “Çalik Holding”, ku kryesues është miku i tij Ahmet Çalik e Kryeshef Ekzekutiv i korporatës është dhëndri i tij Berat Albayrak.


“Çalik Holding”, ku dhëndri i Erdoganit Berat Albayrak është Kryeshef Ekzekutiv, e cila është në konzorcium me “Limak Holding”, ishte shpallur nga Qeveria e Kosovës si pronar i Kompanisë së Distribucionit dhe Furnizimit të Energjisë Elektrike.

Image result for gylenistët

Dy korporatat turke i kishin ofruar Qeverisë së Kosovës një shumë vetëm prej 26.3 milionë eurosh për blerjen e këtij aseti publik.

E njejta kompani e lidhur me ERdoganin ka fituar edhe koncesionimin e Aeroportit të Prishtinës. Aeroporti i Prishtinës i është dhënë me koncesion konsorciumit turko-francez “Limak Çalik”, ku Kryeshef Ekzekutiv i korporatës është dhëndri i ERdoganit, Berat Albayrak.


Në anën tjetër, Erdogan qysh prej vitit 2010 kishte kërkuar në mënyrë të vazhdueshme mbylljen e shkollave që sipas tij janë me Fetullah Gulenin.




Image result for erdogani dhe keds
Kompania KEDS, e cila është në pronësi të korporatave turke Çalik dhe Limak, ka investuar shumë për ta dëmtuar imazhin e saj. Është zhytur në skandale, vit pas viti.

Duke nisur që nga tetori i vitit 2012. Atë kohë ishte nënshkruar kontrata e privatizimit të distribucionit të energjisë mes Qeverisë së Kosovës dhe dy korporatave turke, Çalik e Limak Holding. Atëkohë, kryeshef i të parës ishte dhëndri i udhëheqësit të Turqisë, Rexhep Taip Erdoganit. Dhëndri i tij, Berat Albayrak, aktualisht është ministër i Turqisë.

Distribucioni ishte shitur për pak para te njerëzit e Erdoganit. Më vonë, do të zbulohej se tinëz i ishin falur edhe katër hidrocentrale. Ato ishin në pronësi të KEK-ut. Ish-ministri i Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj, ende është nën hetime për këtë veprim të dyshuar kriminal. Këto fakte dëshmojnë se para gjashtë vitesh, më 2012, njerëzit e Erdoganit përfituan falas KEDS-in nga njerëzit e Hashim Thaçit, atëkohë kryeministër.





Ky transaksion politik do të mirëkuptohej ndoshta nga qytetarët e Kosovës, nëse KEDS-i do të vepronte si kompani serioze dhe do furnizonte pa reduktime, 24 orë, Kosovën me energji elektrike. Furnizimin 24 orësh me rrymë e ka të obliguar me kontratë.

Por, kurrë nuk e realizoi këtë. Vendosi që të humb energji me gjëra tjera.

Ndërtoi skema të dyshimta kriminale për rrjepjen e qytetarëve të Kosovës.

Na detyroi që të paguajmë faturat e banorëve serb të pjesës veriore të Kosovës. E bëri këtë tinëz. Me vite kemi diskutuar me njëri-tjetrin, duke shprehur habi për faturat e fryra që KEDS-na sjellte para derës së shtëpisë. Në fund u zbulua se kishim qenë duke paguar për dy shtëpi. Ose më shumë. Por, ajo që dihet saktë është fakti që nuk paguanim vetëm për tonën.

Ky veprim i kësaj kompanie turke lirisht mund të klasifikohet si vjedhja e shekullit. Megjithatë, asnjë zyrtar i lartë i KEDS-it nuk është në burg. Ka ndryshuar vetëm diçka në jetën e tyre: Kosova i ka bërë shumëfish më të pasur.

Posedimi i shumë parave ka bërë që zyrtarët shtetëror të Kosovës të gjunjëzohen para KEDS-it.

Korporatat turke në pronësi të dy miliarderëve turq, Ahmet Çalik dhe Nihat Ozdemir, i kanë futur institucionet kosovare në kthetrat e tyre.

Shembulli që e dëshmon është ky: Zyra e Rregullatorit për Energji është institucioni që duhet ta mbikëqyrë KEDS-in. Komplet udhëheqësit e këtij institucioni kanë punuar më herët për KEDS-in.

Petrit Pepaj, tani anëtar bordi në ZRRE, dikur kishte qenë menaxher i lartë në KEDS. Izet Rushiti, po ashtu ishte menaxher i lartë në KEDS.

Edhe anëtari tjetër i ZRRE-së, Selman Hoti, dikur kishte punuar si menaxher në kompaninë turke.

Por, si kanë ardhur këta njerëz deri këtu?

Bordi i ZRRE-së emërohet nga Kuvendi i Kosovës, pas propozimeve të bëra nga Qeveria. Janë votat e deputetëve që i kanë dërguar në ZRRE njerëzit e KEDS-it.

Kjo tregon se shtrirja e dyshuar kriminale e KEDS-it është shumë e madhe. Përfshinë qeveritar e deputetë të Kosovës. Shumica e qeveritare e deputetëve nuk i kanë kërkuar asnjëherë llogari KEDS-it. Ata e kanë një arsye se pse nuk e bëjnë këtë: Është paraja.

Derisa kemi pushtetarë të tillë, kjo kompani do të vazhdojë me mashtrimet ndaj qytetarëve të Kosovës. Shpeshherë është përballur me protesta të qytetarëve të indinjuar me mashtrimet në faturim dhe rritjet e dyshuara kriminale të çmimeve të rrymës. Deri tash i ka shpërfillur të gjitha protestat.

Ka vazhduar me punën e vetme që di të bëjë. Me mashtrimin e konsumatorëve për të realizuar objektiven e qartë të kompanisë: Rritja e profitit për Nihat Ozdemir dhe Ahmet Çalik, dy miliarderët turq që janë pjesë e listës së “Forbes”, e cila përfshin njerëzit më të pasur në botë.

Insajderi ka raportuar tërë kohën për skemat mashtruese të kësaj kompanie.

Kompania KEDS vetëm gjatë vitit 2018 ka mashtruar njëzetë katër konsumatorë, nëpërmjet faturimit të rrejshëm. Këtë konkludim e ka dhënë Zyra e Rregullatorit për Energji, e cila ka vendosur që ta detyrojë KEDS-in që t’ua kthejë paratë konsumatorëve.

Ky konkludim është dhënë nga zyrtarët e ulët të ZRRE-së. Jo nga shefat e ZRRE-së. Atyre duhet bërë presion publik që të mos e shfuqizojnë këtë vendim. Ndëshkimi financiar nga shteti i Kosovës është mënyra që ndikon në ndërprerjen e mashtrimeve nga ana e KEDS-it.

Mosndëshkimi është duke rritur apetitet e saj për të mashtruar sërish.

Edhe sot ka tentuar ta bëjë të njëjtë gjë. Veprimin që ka bërë sot kompania KEDS nuk do të kishte guxuar ta bënte në asnjë shtet tjetër të Evropës.

Ka shkelur kontratën me Qeverinë e Kosovës për furnizimin 24 orësh me rrymë.

Kosova është paralizuar që nga dje, kur KEK-u ka dërguar në riparim një bllok të prodhimit të rrymës. Në raste të tilla, KEDS-i obligohet me kontratë që të gjejë rrugë alternative të blerjes së rrymës. KEDS e ka importuar rrymë dje edhe sot. Por, ka terrorizuar qytetarët e Kosovës me njoftimin e sotshëm.

Nëpërmjet një kumtese shtypi ka njoftuar se është duke e blerë shumëfish më shtrenjtë se sa zakonisht energjinë e importuar. Por, kompania ka njoftuar se kjo do të ndikon në shumëfishimin e çmimit të faturave të qytetarëve. Kjo është mendësi kriminale. KEDS-i është kompani dhe duhet të bartë vetë rreziqet e të bërit biznes. Kompanitë private ka raste që fitojnë shumë, por ka raste që situatat emergjente mund të ndikojnë në rënien e profitit.

Qindra bizneseve kosovare i janë shkaktuar sot e dje për shkak të mungesës së rrymës. Atyre nuk ia kompenson askush këto humbje. Është thjeshtë risku i të bërit biznes në Kosovë. Mirëpo, KEDS po kërkon që qytetarët ta kompensojnë nëpërmjet fryrjes së faturave.

Kjo kompani po kërkon që në asnjë situatë të mos rrezikohet jeta luksoze e pronarëve të saj, Ozdemir dhe Çalik.

Ky njoftim i kompanisë turke ka ardhur pas deklarimit të kryeministrit Ramush Haradinaj, i cili tha se Qeverisë dhe qytetarëve nuk i intereson se nëpërmjet çfarë rrugëve e siguron KEDS-i energjinë elektrike.

Mirëpo, KEDS ka shpërfillur kërkesën e Haradinajt. Është duke këmbëngulur që qytetarët e varfër të Kosovës të mbulojnë humbjet dhe të jenë garantues të jetës luksoze të miliarderëve Ozdemir dhe Çalik.

Por, shumica e kosovarëve janë të zënë me betejën e tyre për mbijetesë dhe duhet të protestojmë kundër kësaj dëshire kriminale të KEDS-it.

Nuk kemi para për luksin e shfrenuar të miliarderëve turq.





Image result for keds kosovo

Kompania turke KEDS është duke këmbëngulur që qytetarët e varfër të Kosovës të mbulojnë humbjet e saj dhe të jenë garantues të jetës luksoze të miliarderëve Ozdemir dhe Çalik. Por, shumica e kosovarëve janë të zënë me betejën e tyre për mbijetesë. Duhet të protestojmë kundër kësaj dëshire kriminale të KEDS-it. Nuk kemi para për luksin e shfrenuar të miliarderëve turq.
Ngjashëm si kundër Serbisë, ne duhet të mobilizohemi edhe kundër KEDS-it

Related image

Primatin e biznesit më famëkeq në Kosovë duket se KEDS-i do të mbajë për kohë të gjatë. Ka investuar me vite të tëra me veprime skandaloze për ta krijuar këtë imazh negativ.

Për nam të keq, kompania KEDS e lë mbrapa edhe gangsterin e njohur kosovar, Enver Sekiraqa. Rezultati doli i tillë edhe pas një ankete që e pata realizuar në llogarinë time në Facebook, të cilën e pata bërë në mars të këtij viti. U pata befasuar me rezultatin.

Pyetja e anketës ishte kjo: Cili biznes e ka imazhin më të keq në Kosovë?

Ngjashëm si kundër Serbisë, ne duhet të mobilizohemi edhe kundër KEDS-it

Opsionet ishin dy: KEDS, apo Caffe Bar Sekiraqa.

Vetëm 12 për qind e miqve të mi në Facebook votuan për opsionin e dytë: Sekiraqen.

Ndërkaq, 88 për qind votuan për KEDS-in.


Edhe nëpërmjet komenteve treguan pakënaqësitë e mëdha ndaj KEDS-it. Bazuar në komentet, Enver Sekiraqa nuk shihej si më famëkeq se KEDS-i. Ky është një lajm i për Enverin.

Unë nuk kisha një pritje tillë. Besoja se përmendja e biznesit të Enver Sekiraqës do të tingëllonte si diçka më famëkeqe se KEDS-i.

Por, dola i gabuar.



Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut - KMDLNJ ka vlerësuar se me të hyrë në sezonin dimëror kur furnizimit me energji elektrike vështirësohet pë shkak të rritjes së konsumit dhe kur faturat fryhen me arsye dhe pa arsye ZRRE po tregohet e papërgjegjshme në mbrojtje të intereseve të konsumatorëve.

KMDLNj thekson se në vend se të jetë në anën e konsumatorëve të përgjegjshëm, ZRRE haptas po bëhet aleat i KEDS-it duke lejuar këtë kompani të fryejë faturat me një haraçë shtesë e që do t’i mbulonte humbjet e KEDS-it sikur edhe vjedhjet që bëhen ndaj kësaj kompanie abuzuese.

"Madje, sipas ZRRE nuk do të ketë ngritje të çmimit të energjisë elektrike por se konsumatorët do të paguajnë për të mbuluar humbjet e KEDS e që qenka normale në të gjitha vendet e botës e që nuk është fare e vërtetë", thekson KMDLNj.

Konsumatorët sipas KMDLNj-se janë plaçkitur për vite me radhë duke e paguar rrymën për serbët e veriut dhe viseve tjera të Kosovës dhe për këtë askush nuk ka dhënë përgjegjësi ndonëse kemi të bëjmë me plaçkitje klasike të konsumatorëve dhe shpërdorim të detyrës zyrtare si dhe falsifikim të dokumenteve.

"Autoritetet shtetërore duhet të reagojnë me shpejtësi për ta ndërprerë me këtë gjobitje shtesë të konsumatorëve në kohën kur për shkak të situatës së rënduar ekonomike nuk po janë në gjendje t’i paguajnë as faturat e rregullta."

KMDLNj fton organet e hetuesisë të fillojnë hetimet në ZRRE dhe KEDS për dëmtin të qëllimshëm të qytetarëve të Kosovës duke i detyruar të paguajnë për energjinë e pashpenzuar por të faturuar kundërligjshëm.

KMDLNJj-së po i drejtohen qytetarë të shumtë për të këshilluar se si duhet të veprojnë me faturat e fryera dhe të falsifikuara. KMDLNj rekomandon që qytetarët të organizohen dhe të protestojnë para ZRRE dhe KEDS dhe para qeverisë sikur që këto raste t’ paraqesin në Policinë e Kosovës dhe të ngrejnë padi kundër shpërdoruesve.

KMDLNj e ka një propozim konkret për ZRRE , nëse duan që humbjet e KEDS-it të mbulohen nga qytetarët konsumatorë , në shumë raste kategori sociale , pse atëherë ZRRE nuk merr vendim që fitimet e KEDS të ndahen me qytetarë të Kosovës, konsumatorë që me rregull e paguajnë për rrymen e shpenzuar!



Duke e parë situatën e krijuar dhe shqetësimet e mëdha të qytetarëve për mungesën e furnizimit me energji elektrike, Korporata Energjetike ka njfotuar me kapacitetet prodhuese qe i ka aktualisht, si dhe ka sqaruar edhe njëherë se cilat janë përgjegjësit e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) dhe kush e ka përgjegjësinë për furnizimin e qytetarëve me energji elektrike.

"Fillimisht me lejoni të ju njoftojm se KEK-u, sipas Bilancit energjetik, deri me 15/12/2018 ka qene e planifikuar të kemi ne operim dy njësi gjeneruese në TC “Kosovës A” dhe një njësi gjeneruese në TC “Kosova B”. Aktualisht jemi në prodhim me “Njësinë B2” të TC “Kosova B” e po ashtu me “Njësinë A3” të TC “Kosova A”", thekson KEK.

Kapacitetet prodhuese sipas KEK aktualisht janë mbi 400 Megavat/Orë energji elektrike. Kurse, “Njësia A4 e TC “Kosovës A”, me datën 21.11.2018 është jashtë operimit për shkak të një defekti teknik të paraqitur në rrjedhën e Kaldajës (kjo njësi është instaluar para 60 viteve, prandaj ka probleme të mëdha teknike). Sipas obligimeve dhe rregullave të tregut, KEK-u me kohë, 24 orë me herët i ka njoftuar operatorët për këtë ndalesë. Sipas planifikimit pritet të kthehet në prodhim më datën 26.11.2018.

Ndërsa, “Njësia B1” e “Kosovës B” e cila është në remont të planifikuar vjetor pritet të startoj me prodhim me datën 15.12.2018.

KEK-u nuk ka asnjë përgjegjësi sa i përket furnizimit të konsumatorëve me energji elektrike dhe reduktimeve qe po ndodhin.

Sipas licencës, KEK-u nga viti 2013 ka përgjegjësinë ekskluzive vetëm për prodhim të energjisë elektrike dhe eksploatimit të thëngjillit.

Kurse, furnizues publik nga viti 2013, sipas licencës është KEDS/KESCO. Ky operator ka përgjegjësi dhe obligim për furnizimin e qytetarëve me energji elektrike. Ndërsa KOSTT është përgjigjes për balancimin e sistemit të energjisë elektrike.

Prandaj, për reduktimet apo mungesën e energjisë elektrike të konsumatorëve duhet të japin llogari ata të cilët janë të licencuar dhe kanë këto obligime.

Fundja pikërisht për këtë arsye sipas KEK edhe është privatizuar distribucioni, pra që të sigurohet energji elektrike sa janë nevojat e konsumit dhe jo vetëm sa janë kapacitet tona të prodhimit.

"Kapacitetet prodhuese të KEK-ut, edhe nëse janë të gjitha njësite në prodhim, qe është absolutisht e pamundur për shkak të vjetërsisë, (rreth 60 vite me parë janë instaluar në TCA dhe e 30 viteve me parë në TCB), prodhojnë maksimumin e mundshëm, 800 MW/h, derisa konsumi i brendshëm në sezonin e dimrit shkon deri në 1100 MW/h. "

"Prandaj edhe janë ndarë përgjegjësit dhe obligimet sipas licencave qe kemi dhe është rregulluar se kush janë operatorët në treg qe duhet të sigurojnë mungesën e energjisë, pra importin."

"Edhe një herë dëshirojmë ta sqarojmë se; KEK-u e ka për obligim të prodhoj aq sa ka kapacitete dhe mundësi teknike dhe t’i njoftojmë me kohë, 24 orë me herët operatorët për sasinë e prodhimit vendor, ndërsa operatoret e licencuar në treg (KEDS / KESCO dhe KOSST) janë të obliguar ta sigurojnë sasinë tjetër të energjisë nga importi."

"Ndryshe, ne jemi dukë bërë maksimumin brenda mundësive tona teknike qe t’i mbajmë në prodhim njësite tona prodhuese në mënyre qe të mbulojmë sa me shumë konsumin, por nuk kemi përgjegjësi për reduktimet dhe as të sigurojmë sasinë tjetër të energjisë së nevojshme", thekson KEK-u.

Gjatë nëntë mujorit të këtij viti KEK-u ka arritur me sukses të realizojë prodhimin sipas planifikimeve dhe bilancit energjetik.

Po ashtu KEK thekson se ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme edhe për periudhat e ardhshme dhe janë duke u përfunduar të gjitha remontet sipas planifikimeve të parapara dhe janë krijuar rezerva të mjaftueshme te thëngjillit.

"Në dy muajt e fundit, edhe pse nuk kemi pasur obligim sipas bilancit energjetik, kemi punuar me 3 blloqe të Termocentralit “Kosova A” vetëm dhe vetëm qe të ulim importin e shtrenjtë".

"Për fund edhe një sqarim, opinioni duhet të njoftohet se importi i energjisë elektrike është i paraparë në tarifat e konsumatorëve dhe këtë e ka obligim dhe duhet ta sqaroj Zyra e Rregullatorit të Energjisë Elektrike", thuhet ne fund te reagimit te KEK.

Maqedonia përfituese nga taksa ndaj mallrave serbe


Ata që mund të përfitojnë më shumë nga lufta ekonomike mes Prishtinës e Beogradit, janë tregtarët nga Maqedonia. Pas vendimit të qeverisë kosovare për të rritur në masën 100% taksën mbi produktet e importuara nga Serbia dhe Bosnja, krijohet një situatë e re me mallrat serbe në tregun kosovar dhe nevojat reale të tij.
Maqedonia përfituese nga taksa ndaj mallrave serbe
E gjithë kjo, nga sa pohoi për radion Europa e Lirë, Drilon Iseni, Drejtor i Dhomës Ekonomike të Maqedonisë Veri-perëndimore, ekziston një mundësi e mirë për tregtarët maqedonas, që të kenë përfitime.

“Ky rast duhet shfrytëzuar, si për të ndihmuar tregun kosovar me produktet që ekzistojnë në Maqedoni, si për të përfituar t’i jepet një stimul i ri shkëmbimit tregtar mes dy vendeve”, ka thënë Iseni.


Megjithatë, ministria maqedonase e ekonomisë konsideron se të tilla përfitime do të ishin afatshkurtra, ndërsa kreu i saj Kreshnik Bekteshi, tha se Shkupi nuk do të përzihet në këtë çështje, por do t’i lerë palët ta zgjidhin vetë problemin.

PRODUKTET SERBE ME INSEKTE BRENDA TREGUT KOSOVAR


Vetëm pak para disa ditësh është vendosur taksa prej 100 % për mallrat serbe që hyjnë në Kosovë, e cila ka ngjallur reagime të shumta.Shpageta nga prodhuesi “Zitko” i Serbisë janë të mbushur përplot insekte.Ky produkt i prishur gjendet në njërin nga super marketet në qytetin e Gjilanit.

Produktet serbe me insekte brenda tregut kosovar

Tenderi mashtrues me dyshekë të Kompanisë “Mobelland” nga Theranda


Tenderi mashtrues me dyshekë


Të mashtruar kanë dalë zyrtarët e Qendrës së Studentëve (QS) nga një tender për dyshekë, tavolina e shtretër të dedikuar për banuesit e konvikteve të kësaj Qendre.

Gati asnjë specifikë e kërkuar në dosje të tenderit dhe e nënshkruar më vonë edhe në kontratë nuk është përputhur me mallin që e ka pranuar QS-ja nga fabrika për prodhimin e mobileve “Mobelland” nga Suhareka, që e kishte fituar këtë tender në vlerë rreth 200 mijë euro. Gjithçka dukej se po shkonte mirë derisa kishte nisur futja e këtyre mobileve nëpër konvikte, shkruan sot Koha Ditore.

Kompania “Mobelland” i kishte zgjedhur ditët e vikendit e kohën jashtë orarit të punës për t’i futur pjesët e mallit të dyshimtë. Defektet nuk ishin vërejtur derisa po fillonte montimi i këtyre mobileve. Burime të gazetës kanë treguar se kompania në fjalë i ka sjellë dyshekët gati përgjysmë me peshë më të vogël sesa ishte kërkuar në specifikat teknike dhe në kontratë dhe po ashtu edhe tavolinat e kornizat për shtretër shumë më të holla. Kjo është vërtetuar edhe nga vetë zyrtarët e Qendrës së Studentëve. Në përgjigjet me shkrim të Zyrës për informim thuhet se kompania “Mobelland” ka provuar t’i mashtrojë kur e ka sjellë atë mall.

2018/11/21

Gjergj Kastrioti – Skënderbeu (l. 6 Maj 1405 – v. 17 Janar 1468), dhe Adem Shaban Jashari( 28 Nëntor 1955 – 7 Mars 1998)legjenda të gjalla të shqiptarizmit .


Image result for flori bruqi
Nga Flori Bruqi



Image result for adem jashari


Edhe pse kanë kaluar 550 vjetë nga Epoka e Gjergj Kastrioti- Skënderbeut, dhe 20 vjetori I vdekjës së Adem Shaban Jasharit veprimet e tyre të guximshme dhe strategjia gjeniale e tyre ,bëjmë me dy personalite, të cilët edhe sot rrezatojnë besim, përkushtim, konsekuencë dhe integritet!



Kjo epokë dhe këto personalitete që e ndriçojnë rrugën tonë të integritetit njerëzor e kombëtar, vlejnë sidomos për liderët që përfaqësojnë qytetarët tanë, të majtë apo të djathtë, pozitë apo opozitë, sepse në radhë të parë janë dhe mbrojnë interesat e atdheut.

Gjergj Kastrioti.jpg

E fillova më Gjergj Kastrioti- Skënderbeun, duke e zgjedhur Gjergjin, për faktin se integriteti i tij është i veçantë, më i veçanti nga gjithë udhëheqësit e kohës (së tij), që me luftë të pakursyer i kundërshtuan pushtimet osmane në Evropë. Cila është e veçanta e Gjergj Kastriotit- Skënderbeu më se 20 vjet ishte edukuar dhe kishte luftuar në radhët e ushtrisë osmane.

Image result for adem jashari


E njihte mirë organizimin e saj (më mirë se kushdo tjetër në Evropën e kohës), e njihte fuqinë e saj ushtarake, epërsinë e saj numerike, por këto fakte nuk qenë të mjaftueshme për të pranuar robërinë e popullit që i përkiste, për të pranuar robërinë si zgjidhje për atdheun e tij stërgjyshor.

Rrjedhimisht, Ai nuk mund të pranonte nderin dhe dinjitetin e nëpërkëmbur, prandaj vendosi të luftonte për liri. Për ta arritur këtë paraprakisht bëri planin e veprimit, të cilin e realizoi me konsekuencë e përkushtim.




Ajo që bëri Gjergj Kastrioti-Skendërbeu kërkonte vizion, kërkonte guxim, kërkonte besim, kërkonte qëndrim dhe veprim me integritet.

Po të kishte interesin personal, do të ngrihej lehtësisht në shkallët e hierarkisë ushtarake të Perandorinë Osmane, siç edhe bënë shumë bashkëkombës të tij, të cilët (duhet pranuar këtë) janë pjesë e ndritshme e historisë së Perandorisë Osmane. Ajo ndritshmëri nuk i shërbeu ndritshmërisht atdheut të tyre – Shqipërisë.



Kam bindjen e thellë dhe besimin e plotë se Gjergj Kastrioti- Skënderbeu ishte personalitet me integritet të pacenueshëm gjatë gjithë jetës, që e shënoi Epokën e Tij, Epokën Skenderbegiane.



Image result for adem jashari


Adem Shaban Jashari legjendë e gjallë e shqiptarizmit.-

Komandanti Legjendar i UÇK-së,Adem Shaban Jashari ,nga Prekazi I Dradanisë ,I lindur e rritur, formuar e vepruar në rrethana krejtësisht të tjera, është personalitet krejt ndryshe nga Gjergj Kastriot - Skënderbeu. Një antipod i çuditshëm, por që të përbashkët kanë:
Image result for adem jashari

a)Guximin për të luftuar pushtuesit, fuqitë e të cilëve i njihnin mirë dhe

Related image


b) integritetin njerëzor për të hapur shtigje lirie për popullin e tyre.


Adem Shaban Jashari, është përgatitur gjatë për luftën çlirimtare. Kjo përgatitje, sipas shumë dëshmive ka filluar në majin e vitit 1981, kur Shaban Jashari me të bijtë, Hamzën dhe Ademin, të varret e Tahir e Nebih Mehës, të vrarë nga pushteti i huaj më 13 maj 1981, u betuan se do ta vazhdojnë luftën për liri deri në fitore.

Related image


Në vitet e ’90-ta, armiku më të gjithë mekanizmat e tij vrastarë siç ishin politika destruktive gjenodicale, policia që nuk e fshihte dot mllefin famëkeq udbist, ushtria e stërarmatosur, gjyqësia e dirigjuar dhe mediet e frymëzuara dhe të mbështetura nga Akademia dhe Sinodi i Kishës Ortodokse Serbe në unison përhapnin pasiguri, frikë e tmerr në tërë hapësirën shqiptare të ish-RSFJ-së (nga 1992 RFJ, njëfarë Serbosllavie). Edhe pjesa më e madhe e alternativës demokratike shqiptare i ndihmonte në përhapjen e frikës e tmerrit në Kosovë.

Image result for adem jashari



Është tejet vështirë që të gjithë përfaqësuesit e popullit, të paktën ata që numërohen në gishtërinjtë e dy apo të një dore të jenë në integritetin e personaliteteve që mora në shqyrtim, por, përfaqësuesit e popullit e kanë për obligim të marrin të paktën diçka nga integriteti i tyre.


Image result for new york times dhe adem jashari

Gazeta “The New York Times” e 29 shtatorit 1972, në kryeartikullin “Ndershmëria në Washington”, shkruante:

“Virtyti më i mirë në politikë është integriteti”. Të dyja figurat, Gjergj Kastrioti Skënderbeu dhe Adem Jashari, përveç shumë anëve historike të ndriçuara tashmë, veçohen edhe për integritetin e veçantë me të cilin duhet të udhëhiqen liderët dhe përfaqësuesit e zgjedhur të popullit.

Image result for new york times dhe adem jashari



Image result for adem jashari

E sotmja, koha jonë, kërkon vlera të tjera integriteti, përgjegjësie, përkushtimi e konsekuence për liderët përfaqësues. Kërkon personalitet me integritet që i përgjigjet dhe shënjon kohën, sikur Epoka e Skënderbeut dhe Epoka e Adem Jasharit.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...