Agjencioni floripress.blogspot.com

2019/10/21

SHËTITJE E HERONJVE NËPËR MAJE THIKASH



N:6, 03.03.1997

Rezultate imazhesh për skender tafaj


Reagim ndaj emisionit dokumentar: “Çke bërë sot për Kosovën” kushtuar figurave të ndritshme të kësaj epoke: Jusuf Gërvaallës, Kadri Zekës dhe Bardhosh Gërvallës, në 15 vjetorin e rënies krenare të tyre, transmetuar më 17 janar 1997 në televizionin satelitor shqiptar.

Për këtë meritat kryesore i takojnë skenaristit - regjisorit Esat Brajshori dhe ekipit të tij që realizuan këtë emision dokumentar të pritur tash e 15 vjet. Shumë kush këtë mund t'a konsiderojë krejtë normale, megjithatë, sidomos xhiruesi Nikolla MAIST(0)ROVIÇ-Kame, i cili, le të më falë poqese ofiqari ka bërë gabim në regjistrimin e emrit në amzën e të lindurve(?!...). Përderisa të mos ipen sqarime më të plota për këtë, mbase as ky nuk bëri më shumë se bashkemnaku i tij VIDIÇ në operacionin e Jusuf Gërvallës këtu e pesëmbëdhjetë vjetë më parë...

Ju zotërinj dhe «mjeshtër» të këtij emisioni dokumentar po ju drejtohem për arsyen time se e njoh mirë Jusuf Gërvallën, krijimtarinë e tij letrare e patriotike dhe familjen e tij të madh e të vogël. Prandaj jam i heshturi më i madh për të gjitha që kanë ndodhur dhe që kanë kaluar deri më sot, për shkak të llavës së çakenjëve perëndimorë të cilët vrapojnë pas fronit dhe sot në këtë emision shumë të rëndësishëm na dolën që të promovohen si vallëtar të tmerrshëm, të cilët, me çirrjet e veta makabre, duan të prezentohen si Kipca të heronjëve.

E pyes regjisorin Esat Brajshori dhe tërë ekipin e tij të çregulluar që realizuan këtë emision: sa herë zoti regjisor e fillove këtë emision dokumentar? Sa here e përfundove këtë emision tragjikomik, këtë atentat dhe prej cilit skenarist hiçkokian i nxorre këta heronjë të një niveli të tmerrshëm?. Nga cili skenarist u mbushe e u frymëzove aq shumë që ta nxjerrësh nënë Ajshen si qyqe kur edhe aktoret më në zë shqiptare ëndërrojnë ta luajnë në jetë rolin e saj, por jo ashtu si e nxore ti. Nënë Ajshes, ti zoti regjisor dhe ata që t'a përgatitën këtë skenar, ia nxorrën nga gjiri i saj Kadriun dhe Bardhoshin duke e lënë me qiri në dorë me klithjen e sajë si të ishte e çmendur «Jusuf, Jusuf»!!! që aq shumë i gjasonte thirrjes së shpendit vajtues, të cilin me shekuj e njohin breznitë tona me refrenin «kuku Jusuf»!!!???.

Po të drejtohem ty, zotëri regjisor e «skenarist» i ri, sepse konsideroj se qëllimi yt ka qenë i mirë në fillim, mbase, por duke dashur që të bësh një BUM artistik për heronjët, harrove që në këtë emision tën-din t'i gjesh aktorët apo personazhet meritore për këtë. Aktorët tuaj të skenarit të përgatitur mendoj se të janë imponuar pa vetëdijen tënde profesionale, të cilët, të etur për t'u ekspozuar dhe promovuar, me siguri që nuk ishin të vetëdijshëm se ç'veprojnë. Të këtillët, siç janë: Ibrahim Kelmendi, Hasan Mala, Hasan Kadriu, Fahredin Tafallari, Nusret Rekaj, Gani Syla, dhe Shyqëri Ukshini, e sidomos disa prej këtyre, të cilët u prezentuan për t'u promovuar si KIPCA, a janë në gjendje të vlerësojnë se po t'i prezentojnë (pas këtij skenari) storjet filmike të tyre ndonjë komisioni psikiatrik (duke pasur parasysh se ndodhen në shtete të ndryshme perëndimore) me siguri se do të fitonin së paku nga një pension invalidor të shkallës së mbi njëqindpërqindtë.

Unë ju pyes juve, pra aktorë të kësaj tragjikomedie: ëndëroni se publiku e populli nuk di që t'u vlerësojë sa bëni ju për atdhe? Endërroni dhe besoni se nuk e ka të njohur populli lakminë tuaj të madhe për fron? Pyetni veten apo ate «skenaristin» tuaj dhelprak, se ç'bëtëju me amanetin e dëshmorëve?! Deri ku u mbetët besnik qëllimit të tyre?!

Kështu mendoni se do të promovoheni?!... Zoti regjisor, po edhe ty, o arkitekt i këtij skenari të fshehur, a i ke të vetëdijshëm edhe personazhet tjera si Hydajet Hyseni, Bashkim Shehu, Zeqir Gërvalla, etj... se çfarë dhe ku luajtën?.

Po ti, o Sabri Novosella, pse ngurrove të dalësh në shpicë të filmit si bashkpunëtor dhe shok i Jusuf Gërvallës, por dole vetëm si pjesmarrës i njëfarë takimi të Stambollit, apo ndoshta për juve të atyre lëvizjeve të dyfishta ky takim doli se kishte rëndësinë e barabartë me Besëlidhjen e Prizrenit, ndërsa për ne si spektator, megjithatë ky takim prapseprapë doli shumë i zbehtë dhe i parëndësishëm. E ti e din fort mirë, o Sabri Novosella, se si i është mbyllur dera Bardhosh Gërvallës, i cili mbetet qyqe vetëm duke pritur në një kafene Bardhoshin e Gërvallës, organiza-torin e të gjithave, i cili po të mos ishte dhe po të mos e njohin njerëzit si organizator të denjë dhe me përkushtim veprimtaria e jote, e Jusufit dhe e Kadriut, të mbyllura do t'i mbulonte pluhuri në banesën numër 40 në Untergrupenbach. Po ti zonjë e nderuar, Florë Brovina, sa bukur e gjete vertikalen e pashërueshme bashkë me publicisten Mervete Dershajn në këtë skenar hiçkokian. Vërtetë vetëm nga kjo pozitë juaja horizontale mund të shihet Jusufi si «pak më të dalluar se krijuesit e brezit të vet».

A nuk u gjend tjetër njeri pos juve të qëndroni horizontalisht?!

Non comment!

Dioptria e simbolit të rezistencës tonë kombëtare na i është dobësuar fatkeqësisht kësaj radhe dhe nuk na e prezentoi Jusufin hiq më shumë se sa një patriot të ndershëm, më tepër u përpoq që të na bindë se ai di shumë për sekretet e vrasjes. Baca Adem nuk na tevove asgjë më tepër se sa i vëllai i Jusufit, Hysen Gërvalla para shtatë viteve në gazetën Mlladina të Lubjanës. Nuk e di në çfarë mënyre na u lute që të heqim dorë nga të etiketuarit vrasës shqiptar. Cili shqiptar është etiketuar gjer më sot apo për diçka të këtillë je në dijeni vetëm ti. A mos deshe të na largosh edhe prej Stane Dollancit dhe Franjo Herleviçit dhe atyre inspektorëve tu me të cilët paske biseduar. Mendon ti, o Adem Demaçi, se ata inspektorë do të të tregojnë ty vrasësin?! Heu këtë kurrë mos e dhashtë zoti, se ti i pari do duhej t'ia rrudhje gishtin...

Zoti Adem Demaçi a ishe në gjendje të kuptosh se çfarë skenari ke përpara? Ta them kështu se rrethin e veprimit politik e reduktove duke e lënë aty, pas vrasjes së Jusufit, vetëm Nënë Ajshen plakë 75 vjeçare si vijuese të rrugës së tij. Harrove se kjo nënë Ajshe ka edhe dy djem të cilët ti i njeh fort mirë; Hysenin dhe Avdylin, të cilët kanë vepruar së bashku me ty edhe veprojnë edhe sot. Bashkë me këta i harrove edhe 30 anëtarë të tjerë të ngushtë të familjes Gërvalla, apo vallë ata, për hesapin tënd, po u merrkan me biznes personal. Po ty bre burrë një popull i tërë nuk po ta mbush syrin me luftën e vet deri më sot?!... Përsëri dy fjalë me ty, zotëri skenarist dhe regjisor i këtyre akteve tragjikomike. Ku i gjete ato gërshërë, e kush ti dha ato, që të këpusësh gjuhën e vëllezërve Gërvalla veçmas të Hysenit, vëllait dhe bashkëveprimtarit të Adem Demaçit, sepse edhe ai ishte i organizuar besnikërisht e i burgosur politik. Pse e censuroni Avdylin pa e dhënë pjesën që i paraprinë dy detajeve që i thotë ai, por e tejbartni dhe e ngushtoni deri në devalvim idenë e tij?! Zotërinjë skenaristë e regjisorë: më jeni bërë shumë të tillë, andaj këtë reagim e konsiderova si një atentat të dytë ndaj heronjëve dhe familjeve të tyre, sepse palën e gjakut të heronjëve i përdore vetëm si rekuizit të shfaqjes, duke mos i lënë madje as si statistë. Thjeshtë, pa dijeninë dhe pa pëlqimin e tyre, marnipulove me ta ashtu mjeshtërisht sepse ke qenë kështu i konstruktuar nga matrapazët e institucionit të informatave. promovove «bukur» heronjët psikopatë, ndërkaq anëtarët e dy familjeve i prezentove duke vajtuar si qyqet. Krenohuni praju matrapazë politikanesk të perëndimit!...

Zotërinj «skenaristë» të padukshëm dhe ti o regjisor dhe autor i të gjithave, kush ty t'a dha shpatën e Zelfi Asllanit për të shkallmuar - kush qe ai?! Vallë këtë t'a dha redaktori apo ndon-jë autoritet tjetër më i lartë, apo ky ishte ndonjë urdhër ministror (i vetëshpallur)?! Kështu, ti zoti regjisor fillestar, pa i kuptuar gjërat dhe pa i njohur këta valltarë të tmerrshëm të pa koreograf, tenton të arrish në majen e Olimpit dhe të Talias me xhambazët të vetquajtur politikë?! E pra, me kend u konsultove të bësh këtë punë?!...

E di se ti nuk je fajtor, sepse këtë e bëre nga dëshira jote e zjarrtë për të bërë emisionin të pasur, po ja që të ka dalur ndryshe, ke rënë nën ndikimin djallëzor të këtyre matrapazëve të perëndimit, këtyre mosnjohësve të thellë të politikës dhe të «shokëve» të tyre të vrarë, njerëzve të kësa kategorie kaq të ulët, të cilët në sfond shohin vetëm frone dhe karriga e nuk i shohin këmbët e tyre të futura në baltë. Po si patët mundësi dhe guxim zotrinjë realizator të emisionit që të harroni misionin tuaj e të shëndrroheni në inspektor policie duke i marrë në pyetje anëtarët e familjes pikërisht në vendin e ngjarjes, thuase vet këta janë aktorët e krimit. Këta nuk kishin ndonjë dëshni tjetër pos atyre që i kan dhënë para autoriteteve të policisë gjermane, fundja ato ngjarje nuk mund të thuhen ndryshe asnjëherë. Çka t'ju them tjetër zotërinjë realizator të emisionit dhe ju vallëtarë të tmerrshëm para mbylljes së kësaj perdjeje pos një të Friddch Niçes:

«...Ne spektatorët e këtij spektakli - po ju falim për ate çka na keni bërë neve - por atë çka i keni bërë vetes, atë kurrë nuk mundë t'ua falim!». Unë do të përpiqem që perdja të mos bie: veçmas në këtë akt të teatrit «hiçkokian» sepse jam i futur e i nxitur nga përdhuna e dialogu ynë le të vazhdoi vetëm me fakte e kompetencë, pa gërshërë dhe tendenca tjera, sepse për Jusufin, Kadriun dhe Bardhosh - Bardhosh Gërvallën nuk mjafton të thuhet se kan qenë burra të mirë dhe atdhetarë të kujdesshëm siç doli nga ky emision, efektet mund të dalin vetëm në planin ideo-emocional ndërsa porosia dhe ngushëllimi të përmbyllet me «ju pastë shpirti rahmet»!!!. Ju do të pyesni dhe do të thoni: po ç'tu desht ty o Skender Tafaj të futesh këndej pari? unë mund t'u përgjigjem se tani do të filloi theqafja e valltarëve pa koreografi «politikaj» të ashtuquajtur, ja pra, bini teposhtë dhe rrugë të mbarë për ku jeni nisur vetë - drejtë mbretërisë së HADIT!!! Nuk trembem ngaju edhe poqese mbetem i vetmuar siç jam kësaj radhe, sepse kam shok të vërtetën, armën më të fortë. Për përmbajtjen e këtij reagimi unë i nënshtrohem kriterit të përgjegjësisë pa e përjashtuar mundësinë për të thënë edhe shum çka tjetër.

 (Skender Tafaj, Zvicër)

UDBA është përgjegjëse e mbi 200 vrasjeve dhe rrëmbimit të kundërshtarëve politik.


Uprava Državne bezbednosti (shqip: Shërbimi i Sigurimit Shtetëror), (akronim UDBA) ishte shërbimi i sigurimit jugosllav, dhe paralelisht ishte polici sekrete e jugosllavisë. UDBA u themelua në vitin 1946 dhe shpërbëhet me shpërbërjen e Jugosllavisë në fillim të viteve 1990.

Kjo Organizatë kishte qëllimit luftimin e kundërshatërve të sistemit dhe rendit socialist në jugosllavi. Kjo rezultoi me burgime, eliminime fizike dhe presione psiqike. Dyshohet se UDBA është përgjegjëse e mbi 200 vrasjeve dhe rrëmbimit të kundërshtarëve politik. Urdhëri për vrasjen dhe eliminimin e desidentëve merrej personalisht nga shefi i shtetit jugosllav Tito. Pas vdekjes së Titos në vitin 1980, urdhëresat e tilla merreshin nga hartuesit e politikave në kuadër të Komiteteve Ekzekutive të Partisë Komuniste në nivel Republikan.

Historia

Në vitin 1943 nga partizani i Titos Dalibor Jakaž u themelua fillmisht "qendra kryesore e infomimit". Jakaž kishte qenë më parë i trajnuar nga Internationalja Komuniste në Moskë si agjent. Me 13 Maj 1944 nga OZNA u krijua Departamenti për të huaj i shërbimit sekret Jugosllav nën udhëheqjene Dalibor Jakazhit.

UDBA u krijua në vitin 1946 nga ndarja e OZNA-s në shërbimin civil dhe atë usharak. Kështu doli UDBA si pjesë e policisë dhe KOS-si , Shërbimi i kundërzbulimit që funksionoi në kuadër të Armatës Jugosllave. Nga viti 1955 KOS morri emërtimin Organi i Sigurimit.

Shefi i UDBA-s deri në vitit 1966 ishte Aleksander Rankovic i cili në kongresin e brioneve u detyrua të jipte dorëheqje. Nuk ishte fjala se ai përdori dhunë ndaj shqiptarëve. Ishte qështje rreziku për pushtetin e Titos nga forca e Rankovicit. Kështu atij iu ishte përgatitur një kurth ku ai u obligua të jipte dorëheqje. Në të njejtin vit UDBA u riemëruar përsëri dhe tani morri emrin SDB (Shërbimi i Sigurimit Shtetëror). Këtë emër e mbajti deri në shkatërrimin e Jugosllavisë.

Pas shpërbërjes së Jugosllavisë në vitin 1990 u shpërbë edhe UDBA ose SDB. Shumica e funksionarëve të saj kaluan dhe u pranuan nga shtetet që dolën nga prishja e jugosllavisë.

Organizimi

Deri tek reformimi i UDBA-së në vitit 1966 ajo ishte udhëhequr në mënyrë centralike nga kryeqyteti i jugosllavisë Beograd. Pas Reformimit të saj gjashtë republikat jugosllave krijuan shërbimet e tyre të sigurisë me emrat SDS (Sluzhba Deržavne Sigurnosti – Shërbimi i Sigurimit Shtetëror) . Në nivel Federal , si koordinator ishte SDB (Sluzhba Državne Bezbednosti)

Të thelb njësitë nëpër republikat jugosllave ishin autonome në veprimtarit e tyre mbrenda njësive autonome dhe nuk nevojitej ndonje miratim paraprak nga shërbimi federal. Vetëm në rast se ishte në pyetje veprime ndaj politikës së jashtme atëher duhej marrë një leje-aprovim nga shërbimi federal.

SDB funksiononte në kuadër të Ministrisë së Punëve të Mbrendëshm pra SSUP (Savezni Sekretaiat Unutrasnih Poslova- Sekretariati Federal i Punëve të Mbrendshme. Ashtu funksionin edhe SDS nëpër Republikat dhe Krahinat Jugosllave. Struktura organizative sikur në federat edhe në njësit konstituive ishte e ngjajshme.

Në kuadër të tyre funksiononin Nëntë (9) Departamente-Divizione , Departamenti II i secilit shërbim merrej me „ emigracionin armiqësorë”. Shërbimet e këtyre ishin të vendosura kryesisht nëpër qendra regjionale, jo në çdo qytet.

Sigurimet kishin edhe Departamentet Analitike të cilat analizonin dhe përpunonit të gjitha informacionet nga vendi dhe jasht dhe i paraqitnin udhëheqjes së shërbimit (SDS-SDB)

Shërbimi i fshehtë

Përveç bazës legjislative dhe punonjësve zyrtar, në punët e shërbimeve të sigurisë (p.sh. SDS dhe SDS) nga mesi i viteve 1960, ishte angazhuar një rrjet i njerëzve që vepronin e punonin vetëm në bazë të udhëzimeve politike të zyrtarëve të sigurisë publike kompetencë kjo e Komitetit Ekzekutiv të Partisë Komuniste në qeverinë federale apo njësitë federale.
Detyra e këtyre të punësuarve në këtë rrjet ishte të punojnë jasht vendit ose të dërgohen jashtë për veprime të caktuara : për të përgatitur ose ose kryer operacione jashtë vendit.
Në qoftë se ata punonin mbrenda Republikën Jugosllave: t’i filtronin informacionet e marra e të dobishme për partinë komuniste dhe pushtetmbajtësit e tyre , për të krijuar bazën e vlerësimit për procesin e vendim-marrjes.

Jo rrallë zyrtarët e këtyre shërbimeve (SDS dhe SDB) paralelisht mbanin edhe pozita në udhëheqjen politike të vendit. Kryesisht mbanin poste të nënsekretarëve.

Për të punuar në këtë shërbim të fsheht, zyrtarisht nuk është shpallur ndonjë konkurs për të interesuarit. Ata rekrutoheshin secili sipas kualifikimit që kishte dhe transferohej në detyrë sipas besueshmërisë.

Për tu mos u krjuar dyshime në ta, dërgoheshin shpesh jasht vendit për të krijuar kontakte dhe besim.

Ata dërgoheshin zakonisht jashtë vendit për të punuar si menaxher ose punonjës konzulate, në agjensi ushëtimi, hotel, për ndonjë gazetë, si dhe në organizatat e punëtorëve jugosllave në mërgim për të punuar për këtë shërbim të fshehtë. [1]

Aktivitetet e mbrendëshme

Brenda shtetit, UDBA ishte përgjegjëse dhe vepronte për zbulimin dhe ndalimin e kundërshtarëve politikë dhe të dyshuarit, shumë prej të cilëve u arrestuan dhe u dërguan në ishullin Goli Otok. Ligji për siguri për këtë i la hapësirë të pa kufizuar veprimi.
Neni 39 Paragrafi 1 i "Ligjit Themelor për punët e brendshme" të Jugosllave i vitit 1966 vuri detyrë Shërbimit të Sigurimit Shtetëror, që përmes "mbledhjes së dokumenteve dhe informacioneve tjera për aktivitetetin e organizatave klandestine“ të zbulohen, ata që duan ta minojnë rendin kushtetues, për qëllime të caktuara.[1]

Aktivitetet e Jashtme

Jashtë vendit, UDBA veproi tërësisht në fshehtësi. Ata u përfshinë kryesisht në vrasje, kërcënime dhe rrëmbim i emigrantëve antikomunistë. Viktimat i përkisnit kryesisht nacionalitetit kroatë, serbë dhe shqiptarë. Neni 92 i Kodit Penal të jugosllavisë lejonte ndjekjen e kundërshtarëve pavarësisht shtetësia ose vendi i veprimtarisë së tyre antijufosllave. Ky nen legjitimonte veprimtarin e e tyre edhe jasht kufijve.[1]

“Divizioni i II” kishte për detyrë të vepronte kundër emigrantëve. Qendrat Rajonale dërguan agjentët e tyre në shërbim jashtë vendit, për të grumbulluar informacione. Nëse nga perspektiva e shërbimit paraqitej ndonjë rrezik i ve­çant nga ana e emigrantëve, atëherë, fillohej të veprohej me “mjetet operative” për ta “pasivizuar” personin. “Pasivizimi” nënkupton prej fushatës me dezinformata për karakterin e personit deri te likuidimi. [1]

Në periudhën prej vitit 1945 deri 1989, UDBA vrau vetëm në Republikën Federale të Gjermanisë në total 67 disidentë, siç konstatoi një një recensues i Gjykatës së Lartë Rajonale të Mynihut në vitin 2008 [2]

Këtu përfshiheshin këto vrasje:[4]

............
17. Janar 1982 – shqiptaro kosovarët Bardhosh e Jusuf Gërvalla si dhe Kadri Zeka nga dalja me makinën e tyre nga garazhi në Untergrupenbach tek Heilbron-i vriten nga plumbat e revoleve. Njëri nga ata nuk ishte i vdekur në vend dhe akuzoi agjentët jugosllav si doras.


Jusuf Gërvalla në Dosjen e UDB-së (marrë nga youtube)


Qeveria gjermane ishtë mirë e informuar në lidhje me aktivitetet e inteligjencës, nuk dëshironte ose nuk kishte mundësi për të marrë hapa konkret kundër saj shkaku i marrëdhënieve të mira me jugosllavinë. Kështu raportonte Renac Tomo, drejtor i Seksionit Konsollor në Ambasadën jugosllave në Bon, sipas shefit të tij (kreu i SID) të Beogradit: "Disa ngjarje tregojnë se lëvizjet dhe aktivitetet e shërbimeve tona në RFGJ monitorohet nga afër dhe të analizohen nga shërbimet gjermane kundër-zbulimit dhe inteligjencës.
"Shërbimi sekret jugosllav „ vepronte që nga fillmi i krijimit të jugosllavisë komuniste në juglindje të austrisë, duke vrarë e rrëmbyer refugjat anti komunistë nga jugosllavia.

Përpunimi

Në vitin 2003 ish Konsulli Honorar në Zelandërn e Re, Dušan Lajovič, publikoi në web fawen e tij www.udba.net (kjo faqe më nuk ekziston) të dhëna për personat me të cilët ka bashkëpunua Policia e fshehtë jugosllave.

Më von Lajovič të dhënat e studimit të tij i botoi ne një libër me titull „Mes lirisë në Yllin e kuq“ (Med svobodo in rdečo zvezdo). Është një shkurtesë e përmbledhjes për kreun politik sloven që bashkëpunoi me Sigurimin e fsheht jugosllavë.


nga gjuha gjermane përktheu; Xh.Selmani

Literatura

Hans-Peter Rullmann: Mordauftrag aus Belgrad“: Dokumentation über die Belgrader Mordmaschine. Ost-Dienst, Hamburg 1980.

Dušan S. Lajovič: Med svobodo in rdečo zvezdo. Nova obzorja, Ljubljana 2003. ISBN 961-238-206-9 (slowenisch)

Einzelnachweise [Bearbeiten]
↑ a b c d e f OLG München, Urteil vom 16. Juli 2008, AZ: 6 St 005/05 (2), S. 9 ff.
↑ a b Josef Hufelschulte: Großkreuz für Mërder. In: FOCUS, Nr. 3/2012 vom 16. Januar 2012, S. 47.
↑ Interview der Journalistin Darka Stuparić mit Dalibor Jakaž für den „Vjesnik“, anläßlich des 30. Gründungstags der OZNA am 13. Mai 1974. Zitiert nach: Hans-Peter Rullmann: Mordauftrag aus Belgrad : Dokumentation über die Belgrader Mordmaschine. Ost-Dienst, Hamburg 1980, S. 3 f.
↑ Krieg im Untergrund: 40 Tote seit 1967. In: Die Zeit, Nr. 19/1982 vom 7. Mai 1982, S. 35.
↑ Hans-Peter Rullmann: Mordauftrag aus Belgrad : Dokumentation über die Belgrader Mordmaschine. Ost-Dienst, Hamburg 1980, S. 26.
↑ Hans-Peter Rullmann: Mordauftrag aus Belgrad : Dokumentation über die Belgrader Mordmaschine. Ost-Dienst, Hamburg 1980, S. 21.
↑ Florian T. Rulitz: Die Tragëdie von Bleiburg und Viktring. Partisanengewalt in Kärnten am Beispiel der antikommunistischen Flüchtlinge im Mai 1945. Hermagoras Verlag, Klagenfurt/Ljubljana/Wien 2011. ISBN 978-3-7086-0616-3, S.294.
↑ Florian T. Rulitz: Die Tragëdie von Bleiburg und Viktring. Partisanengewalt in Kärnten am Beispiel der antikommunistischen Flüchtlinge im Mai 1945. Hermagoras Verlag, Klagenfurt/Ljubljana/Wien 2011. ISBN 978-3-7086-0616-3, S.284.
↑ Hans-Peter Rullmann: Mordauftrag aus Belgrad : Dokumentation über die Belgrader Mordmaschine. Ost-Dienst, Hamburg 1980, S. 1.
↑ Florian T. Rulitz: Die Tragëdie von Bleiburg und Viktring. Partisanengewalt in Kärnten am Beispiel der antikommunistischen Flüchtlinge im Mai 1945. Hermagoras Verlag, Klagenfurt/Ljubljana/Wien 2011. ISBN 978-3-7086-0616-3
↑ Das Ziel hieß: Kärnten spalten. In: Kleine Zeitung, 14. August 2009
↑ Die Webseite www.udba.net existiert nicht mehr.

Shërbimi sekret i Republikës Socialiste të Maqedonisë, gjegjësisht UDB-a maqedonase, ka luajtur rol aktiv në spiunimin e aktivitetit atdhetar të veprimtarit të njohur shqiptar, Jusuf Gërvalla.


Donika Gërvalla: UDB-a e Maqedonisë e ka spiunuar Jusuf Gërvallën



“Maqedonia ka luajtur rol të rëndësishëm në survejimin e veprimtarisë së babit. Me siguri kanë qenë të frikësuar nga aktiviteti i tij, sepse nëna ime është nga Shkupi, unë dhe vëllai im i vogël jemi të lindur në Shkup”, thotë Donika Gërvalla, duke numëruar shkaqet sqë sipas asaj kanë mundur të jenë motivi pse UDB-a maqedonase dhe bashkëpunëtorët e saj kanë qenë aq shumë të interesuar të përcjellin aktivitetet e Jusuf Gërvallës, Bardhosh Gërvallës dhe Kadri ZekësShërbimi sekret i Republikës Socialiste të Maqedonisë, gjegjësisht UDB-a maqedonase, ka luajtur rol aktiv në spiunimin e aktivitetit atdhetar të veprimtarit të njohur shqiptar, Jusuf Gërvalla. Këtë në një deklaratë ekskluzive përmes telefonit për gazetën “Lajm” e thotë vajza e Jusufit, Donika Gërvalla.


“Maqedonia ka luajtur rol të rëndësishëm në survejimin e veprimtarisë së babit. Me siguri kanë qenë të frikësuar nga aktiviteti i tij, sepse nëna ime është nga Shkupi, unë dhe vëllai im i vogël jemi të lindur në Shkup”, thotë Donika Gërvalla, duke numëruar shkaqet që sipas asaj kanë mundur të jenë motivi pse UDB-a maqedonase dhe bashkëpunëtorët e saj kanë qenë aq shumë të interesuar të përcjellin aktivitetet e Jusuf Gërvallës, Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës.

Jusuf Gërvalla, së bashku me vëllain e tij Bardhoshin dhe aktivistin tjetër Kadri Zeka, u vranë mizorisht më 17 janar të vitit 1982, në Untergruppenbach të Shtutgartit në Gjermani.

Por parashtrohet pyetja se cila ka qenë forma se survejimit të Jusuf Gërvallës nga ana e shërbimeve të RSM-së? Mos ndoshta këtë e kanë bërë përmes bashkëpunëtorëve shqiptarë të rekrutuar në Maqedoni, e që pastaj i kanë dërguar në mesin e emigracionit shqiptar?

“Unë mendoj se vrasjen e babit dhe bashkëveprimtarëve të tij e kanë bërë ekipe të UDB-së nga Beogradi. Dihet se ato kanë qenë 3-4 ekipe dhe aty nuk ka pasur shqiptarë. Mirëpo mendoj se ka pasur shqiptarë që kanë survejuar aktivitetin dhe lëvizjen e babit tim, axhës Bardhoshit dhe Kadri Zekës, e më pas ato informacione ua kanë dhënë udbashëve. Babai im është shoqëruar me shqiptarë dhe ata e kanë ditur se ku lëvizë dhe kur lëvizë. Kjo është e tëra që mund ta them për momentin për opinionin shqiptar në Maqedoni. Nuk mund të them diçka më tepër sepse bëhet fjalë për material voluminoz të prokurorisë gjermane, që përmban disa mijëra faqe”, theksoi Donika për “Lajm”. Ajo shton se prokuroria gjermane me shpejtësi të kënaqshme është duke e proceduar rastin, por meqë bëhet fjalë për lëndë voluminoze nuk mund të bëjë ndonjë parashikim se kur mund të mbyllet ky rast. ”Besoj se zhvillimet pozitive në Kroaci me arrestimin e disa udbashëve do të ndihmojnë që edhe rasti i babait tim të ndriçohet sa më shpejtë. Lënda ka kaluar nga Prokuroria lokale gjermane, në prokurorinë federale. Nuk mund të them nëse rasti do të smbyllet pas gjashtë muajve apo pas pesë viteve, por për ne është me rëndësi që një ditë e vërteta të del në dritë”, shton vajza e Jusuf Gërvallës, duke shpresuar se në këtë mënyrë do të dalin në shesh edhe emrat e atentatorëve direkt por edhe bashkëpunëtorëve shqiptarë të UDB-së të implikuar në likuidimin e babait të saj dhe bashkëveprimtarëve të tij.

Ajo shkarkoi reagime të shumta në opinionin kosovar javën e kaluar, pas një interviste në emisionin “Rubikon” në “Kohavizion”, ku deklaroi se në dosjen e hetimeve përkitazi me atentatin e para 32 viteve në Gjermani, ka edhe emra të Qeverisë aktuale.

Vrasja e vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zekës është aktualizuar kohëve të fundit me shumë akuza dhe kundërakuza që janë aktualizuar nga njëri prej themeluesve të Lëvizjes Popullore të Kosovës (LPK), Ibrahim Kelmendi. Ky i fundit, përmes një libri dhe disa intervistave ka ngritur gishtin e akuzës për këtë vrasje të trefishtë drejt një tjetër aktivisti të asaj kohe në diasporë, Riza Salihut. Kundër Riza Salihut është deklaruar edhe Hysen Gega, ish i burgosur politik, i cili thotë se Salihu ka agjituar kundër Gërvallajve. Ai madje ka thënë se Salihu i kishte ofruar revolen që të vriste Jusuf Gërvallën.

Atentati në Shtutgart është një enigmë që për kohë të gjatë është pjesë e debateve. Se gisht në këtë vrasje mund të kishte ndonjë shqiptar, dyshime ka patur edhe i ndjeri Jusuf Gërvalla, për të cilin thuhet se në spital, në prag të vdekjes kishte thënë: “Nëse vrasësi është shqiptar, mos u zbuloftë kurrë”.

“Emrat e zyrtarëve të Qeverisë së Kosovës janë pjesë e dosjes”, ka thënë Donika, duke shtuar se vrasja është kryer nga profesionistët e UDB-së (Sigurimi i Brendshëm Shtetëror i ish-Jugosllavisë).

Në këtë intervistë Donika Gërvalla ka kritikuar edhe Qeverinë e Kosovës që e ka sjell Kosovën në nivelin e shteteve afrikane.

“Qeveria e Kosovës i ka dyert e mbyllura në Gjermani”, ka deklaruar Donika, që jeton në Gjermani. “Qeveria që udhëheq Kosovën është partner i papranueshëm për BE-në. Qeveria gjermane është e zhgënjyer. Gjermania nuk ka lëshuar pe ndaj Serbisë, por të jeni të qartë se gjermanët nuk do të lëshojnë pe as ndaj korrupsionit e krimit në Kosovë”.

Gazetari kroat: UDB-ja nuk gjente shqiptarë për të vrarë Shqiptarë

Dosja JG
Serbët i kanë vrarë serbët, kroatët i vrisnin kroatët, boshnjakët i vrisnin boshnjakët, derisa serbët i kanë likuiduar edhe shqiptarët”, ka thënë gazetari dhe publicisti kroat, Zeljko Peratovic, duke folur për vrasjet e kryera nga UDB-ja serbe në ish-Jugosllavi.Gazetari kroat, Peratovic i cili për një kohë të gjate merret me hulumtimin e vrasjeve politike në ish-Jugosllavi, ka deklaruar se vrasjet e disidenteve që ishin larguar nga vendi, UDB (Sigurimi Shtetëror Jugosllav) i ka kryer në mënyrë specifike, shkruan Telegrafi.

Ai ka thënë se UDB-ja ka gjetur bashkëpunëtorë që kanë kryer vrasje të bashkëkombësve të vetë,“serbët i kanë vrarë serbët, kroatët i vrisnin kroatët, boshnjakët i vrisnin boshnjakët, derisa serbët i kanë likuiduar edhe shqiptarët”.

“Vetëm për shqiptarët nuk ka vlejtur kjo rregull pasi që UDB nuk ka mundur të gjejë shqiptarë për të vrarë shqiptare", ka thënë Peratovic per "Blic"
Vrasjet e kryera në kohën e ish Jugosllavisë janë ri-aktualizuar pas arrestimeve të ish shefave të UDB-së në Kroaci sot gjatë ditës.

Tashmë dihet se ky shërbim famëkeq (UDB-ja) ka qenë i përfshirë në vrasjet e Jusuf e Bardhosh Gervalles dhe Kadri Zekës në Gjermani dhe Enver Hadrit në Belgjikë.

Vrasja e Jusuf e Bardhosh Gërvallës, Kadri Zekës por edhe e Enver Hadrit zyrtarisht është bërë publike nga Kuvend i Serbisë pas vit 2003, si dhe nga publikimet e bëra nga oficer të shërbimit të cilët ishin organizatorë të këtyre akteve.

Nga kjo rezulton se SDB në këto akte terroriste kishte angazhuar ekipe të posaçme në përbërje të së cilës ishin: Zelko Raznjatovic-Arkan, Ratko Gjokic, Dragan Malesevic-Tapija, Gjorgje Bozovic-Gishka, si dhe ekipi i dytë Veselin Vukotic (Vesko), Andria Lakonic, dhe Darko Asanin.
Në vrasjen direkte të Jusufit, Kadriut dhe Bardhoshit atentatorë kanë qenë Zelko Raznjatovic-Arkan dhe Gjorgje Bozovic-Giska.

Për këtë arsye, Sekretari Federativ i Punëve të Brendshme, Stane Dolanc, shumë vite më vonë pati deklaruar se “Arkani ka qenë më i dobishëm se i gjithë shërbimi”, kurse ai përpos privilegjeve dhe shumave të parave, nga Sekretariati Federativ i Punëve të Brendshme si dhuratë kishte marrë një pistoletë të dekoruar me ar.

Shefi i dikurshëm i shërbimit shtetëror jugosllav Stane Dolanc, kishte thënë se "Arkan vlen më shumë se sa krejt shërbimi".

A ËSHTË ARKANI VRASËSI I JUSUF E BARDHOSH GËRVALLËS DHE KADRI ZEKËS?

Dosja JG

Ish-shefi i policisë sekrete të Jugosllavisë dhe Kroacisë Josip Perovic është liruar nga paraburgimi, por një gjykatë kroate ia ka konfiskuar dokumentacionin dhe ia ka ndaluar që të largohet nga vendlindja.
Avokati i tij, Ante Nobilo, ndërkaq, ka thënë se do t'i kundërvihet vendimit eventual për ekstradimin e Perovic në Gjermani, ku akuzohet për vrasjen e emigrantit kroat Stjepan Durekovic. Ndërkohë, Nobilo ka mbrojtur klientin e tij, duke thënë se shërbimet kroate nuk e kanë kryer këtë vrasje. Për këtë ai ka akuzuar Serbinë dhe Malin e Zi.

Avokati Bernd Von Hajnstel, i cili ka qenë gjykatës kryesor në procesin kundër Krunoslav Prates për vrasjen e Durekovic, është i bindur se Perkovic është pjesëmarrës në vrasje.

"Në fund të procesit kemi qenë të bindur se Perkovic ka qenë pjesëmarrës në vrasjen e Durekovic. Perkovic ka qenë ai që ka dhënë urdhrin dhe që i ka pasur të gjitha në dorë", ka thënë ai për Deutsche Welle.

Ndërkohë mediat serbe shkruajnë se arrestimi i ish-shefit të UDB'së në Kroaci Josip Perovic mund të çojë drejt zbulimit se cili ishte roli i Zeljko Raznatovic-Arkan në likuidimin e kundërshtarëve të regjimit të Ish-Jugosllavisë.

Sipas "Blic", askush në Serbi nuk ka dhënë përgjegjësi për vrasjet e emigrantëve serbë e as nuk është nisur ndonjë hetim. Por, tashmë dihet roli i kriminelëve serbë, siç është Arkan, i cili ka vrarë në emër të sigurimeve të armatës jugosllave (KOS) dhe UDB'së.

Shefi i dikurshëm i shërbimit shtetëror jugosllav Stane Dolanc, kishte thënë se "Arkan vlen më shumë se sa krejt shërbimi".

Një ish-pjesëtar i Sigurimit Jugosllav, ka folur në kushte anonimiteti për Arkanin dhe përfshirjen e tij në likuidimin e shqiptarëve.

"Besimin që e kishte fituar në qarqet e udbashëve e ilustron detyra që e kishte marrë atëherë nga sigurimi shtetëror, që të neutralizojë një çerdhe të fuqishme të emigracionit në rrethinën e Shtudgartit. Dy javë është ushqyer me konserva dhe ka fjetur në kulm të ndërtesës ku është dashur të takohen tre terroristët. Ndërkohë që shërbimin e kishte njoftuar se në objekt ndodhen 15 shqiptarë dhe se ky është një rast i mirë", ka thënë ky oficer.

Sipas këtij, ish-sigurimsi, Arkan e kishte përfunduar me sukses misionin. Siç, dihet më 1982, në afërsi të Heilbronnit të Gjermanisë Perëndimore, ishin vrarë Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka. Dyshohet se vrasja është organizuar nga shteti jugosllav por dorasit nuk janë zbuluar kurrë. Ndërsa për atentatin e trefishtë tashmë ka shumë versione.

Rreth përfshirjes së Arkan në këto vrasje kishte folur edhe zëvendëspresidenti i INTERPOL'it Budimir Babovic, i cili ka thënë se është folur shumë që Arkan ka qenë ekzekutor i ngarkuar nga shërbimi shtetëror për eliminimin e kundërshtarëve të ish-regjimit.

"Ai (Arkan) edhe publikisht është lavdëruar dhe i ka treguar edhe revolet që ka marrë nga sigurimi shtetëror nga ish zyrtarët e lartë të shtetit".

Arkan është vrarë në më 15 janar të vitit 2000 në një hotel në Beograd.

‘DUHET THYER HESHTJA’


Dosja JG


Deri sot kam heshtur rreth faktit që e njoh çdo faqe të dosjes hetimore të organeve gjermane. Kam heshtur edhe rreth asaj që kam mësuar nga këto dosje rreth miqve të vërtetë, por edhe armiqve të babait tim. Kam mësuar shumë edhe për armiq të tij, të cilët si atëherë ashtu edhe sot, shtiren sikur kanë qenë shokë të tij.                           



Shkruan: Donika GËRVALLA

Unë kam qenë 10-vjeçare kur u vra Babi në Gjermani. Vrasja u krye nga profesionistë të Sigurimit jugosllav. Jusuf Gërvalla vdiq më 18 janar 1982, në orën tre të mëngjesit në spital, si pasojë e atentatit të ushtruar më 17 janar ndaj tij, vëllait të tij Bardhoshit, si dhe mysafirit të tyre, Kadri Zeka. Rreth rrethanave të vrasjes kam heshtur 30 vjet.

Për mua dhe vëllezërit e mi, ai më shumë se gjithçka tjetër mbetet Babi ynë. Për nënën tonë ai mbetet bashkëshorti dhe shoku i dashur i jetës. Për Nënën Ajshe, së bashku me mixhën Bardhosh, ata mbesin djemtë e saj të dashur, vdekja e të cilëve ia rëndoi zemrën shumë. Për shumë njerëz në Kosovë, njeriu Jusuf Gërvalla, shkrimtar, gazetar dhe kantautor, ka qenë dhe mbetet një figurë e nderuar, por edhe një njeri i dashur për ta. Këtë burrë trupvogël e bëri të madh jeta dhe vepra e tij.

Deri sot kam heshtur rreth faktit, që e njoh çdo faqe të dosjes hetimore të organeve gjermane. Kam heshtur edhe rreth asaj që kam mësuar nga këto dosje rreth miqve të vërtetë, por edhe armiqve të babait tim. Kam mësuar shumë edhe për armiq të tij, të cilët si atëherë ashtu edhe sot shtiren sikur kanë qenë shokë të tij.

Qëllimi i Babit në Gjermani ishte të bashkonte diasporën shqiptare. Këtë qëllim e ndiqte me shumë ngulm, pasion dhe mençuri. Ai me shqiptarët e emigruar bisedonte rreth familjeve të tyre, lirisë dhe asaj që duhej bërë për të përmirësuar situatën në vendlindje. Në fillim të viteve ‘80, për herë parë nën organizimin e tij, shqiptarët mbushën rrugët e Gjermanisë për të demonstruar për të drejtat e tyre dhe kundër tankeve dhe dhunës së ushtruar në Kosovë.

Babi im vendosi shumë shpejt të dëgjojë zërin e popullit në Kosovë dhe e përkrahu menjëherë kërkesën për Republikë, gjë që nuk i solli vetëm miq në radhët e diasporës shqiptare. E mbaj mend mirë skenën kur dëgjoi për herë të parë për demonstratat e studentëve në mars 1981. Rrallë e kisha parë kaq të entuziazmuar.

Nuk duhet të heshtin më dëshmitarët e kohës që i njohin të gjitha këto fakte. Nuk duhet të heshtet as për atë burrë që e dërguan me armë tek Babi në shtëpi që ta vriste. Babi, pa i nuhatur aspak qëllimet e tij, gjatë bisedës së gjatë që zhvilluan e bëri që të nxjerrë armën, ta vërë para vetes në tavolinë dhe t’i thotë: „Jusuf, bëj çfarë të duash me mua. Unë kam ardhur të të vras, sepse më patën bindur se je tradhtar. E shoh që qenkam mashtruar“. Përgjigjja e Babit ishte miqësia që i ofroi. Po i njëjti person, një atdhetar i flaktë dhe i pakompromis, nga të njëjtët njerëz dërgohet në Kosovë, bie në kurth dhe dënohet me 14 vjet burg. Një viktimë e regjimit jugosllav dhe njëkohësisht një viktimë e tradhtisë shqiptare.

E vërtetë është që në mesin e shqiptarëve atë kohë kishte mjaft spiunë, të cilët punonin për UDB-ën ose të tillë, që për një privilegj të vogël në konsullatën aq të urryer jugosllave në Stuttgart raportonin për Jusuf Gërvallën dhe ata që kishin kontakt me të. Sa të ulët paskan qenë këta njerëz që në këtë formë e shfrytëzonin derën dhe zemrën e hapur të familjes Gërvalla.

Babi dhe Kadri Zeka kanë bashkëpunuar për arritjen e qëllimit të tyre të përbashkët, lirinë e Kosovës. Kadriu ishte shpesh i pranishëm në demonstratat që organizoheshin në Gjermani. Babi, si gazetar me shumë përvojë, angazhohej me ftesë të Kadriut për një përmbajtje sa më cilësore të gazetës „Liria“, që botohej në atë kohë nga Kadri Zeka. Njëjtë vepronte edhe me gazeta të tjera që botoheshin në diasporë. Ai donte që të flitej fuqishëm dhe me një gjuhë të përbashkët.

Por e gjithë e vërteta është që unë nuk jam e vetmja që e di se sa të tensionuara ishin një kohë relatat mes Babit tim dhe Kadri Zekës. Ata asnjëherë nuk arritën të bëheshin shokë. Shkak për këtë mund të ishte edhe fakti që kishin përfytyrime të ndryshme, se cila do të ishte rruga më e mirë për arritjen e synimeve të përbashkëta. Babi asnjëherë nuk ka punuar me kërcënime, nuk ka mbajtur armë, madje as atëherë kur nuk kishte më asnjë dyshim, se sa në rrezik ishte jeta e tij. Por Babi dhe Kadri Zeka në luftën e përbashkët për liri përpiqeshin të arrinin megjithatë një bashkim.

Pikërisht më 17 janar, pra ditën e atentatit, ata u liruan mjaft me njëri - tjetrin. Nga shtëpia dolën duke qeshur me të madhe dhe duke bërë shaka. Mjaft tragjike që ata vriten pikërisht në këtë ditë të afrimit të tyre. Nuk është ndonjë turp, nëse luftën e përbashkët për liri nuk e kufizon brenda rrethit të shokëve dhe miqve të ngushtë. Përkundrazi, edhe më madhështore na duken në retrospektivë këto figura, kur e dimë që bashkonin forcat në luftë për çlirimin e Kosovës, edhe pse personalisht mund të kishin rezerva ndaj njëri-tjetrit.

Në një kohë kur Kosova kërcënohej nga regjimi jugosllav dhe më vonë edhe më rëndë nga ai serb, rreth këtyre rrethanave nuk është folur asnjëherë për të mos zbehur dhe rrezikuar edhe atë unitet të brishtë, i cili u krijua mes shqiptarëve në diasporë pas kësaj vrasjeje mizore. Kosova sot është e lirë. Kosova sot është Republikë. Shtet i pavarur dhe sovran. Është koha të flitet për të gjitha etapat e luftës për çlirimin e Kosovës dhe është koha që të flitet e tërë e vërteta. Ua kemi borxh brezave të rinj që historinë t’ua përcjellim të pastër dhe pa legjenda. Dhe këtu nuk e kam fjalën vetëm për historinë e Babit tim.

Pas largimit të detyruar nga Kosova, Babi në Gjermani shkroi qindra faqe. Kohën e kalonte kryesisht „lart“, në dhomën e tij të punës. Kur doja të kaloja pak kohë me të shkoja nganjëherë lart tek ai në dhomë. Ai zakonisht punonte në tavolinë, shkruante dhe korrigjonte. Kishte dorëshkrime pa fund, të cilat i shtypte në fund në një makinë shkrimi mjaft moderne për atë kohë (ai nuk e përjetoi kohën e kompjuterit, sepse vdiq shumë i ri). Shkruante në makinë vetëm me dy gishtat tregues, por me një shpejtësi të jashtëzakonshme që më mahniste si fëmijë. Kur kishte kohë më ftonte të ulesha pranë tij dhe t’ia diktoja tekstet që ishte duke i hedhur nga dorëshkrimi në makinë. Herë pas here ulej këmbëkryq në karrige, ngaqë kaq gjatë shkruante sa i lodheshin këmbët. Ndërpriste shkrimin, më tregonte diçka ose më shpjegonte ndonjë pjesë të tekstit që nuk e kuptoja, dhe vazhdonte të shkruante.

Babi im, shkrimtari dhe poeti, njeriu i artit dhe i letërsisë, në dy vjetët e kaluar në Gjermani nuk shkroi as edhe një poezi të vetme. E kishin privuar nga vendlindja, për lirinë e së cilës luftonte tani nga Gjermania me mjetet e tij, me forcën e fjalës dhe penës së tij. Gjatë këtyre 30 vjetëve kam gjetur nga ajo kohë vetëm një strofë të shkruar me stilograf në këndin e një faqeje të një gazete. Strofa titullohej: Vdekja.

Babi e donte shumë kitarën e tij. Në Gjermani të dy vëllezërit, Bardhi dhe Jusufi, merrnin shpesh kitarat e tyre në dorë dhe këndonin. Kur isha në klasën e tretë dhe duhej të zgjidhja në shkollë një instrument muzikor e pyeta Babin se a mendonte ai që unë të zgjidhja kitarën apo flautin (natyrisht që unë doja ta merrja kitarën si Babi im!). Ai më këshilloi të merrja flautin. „I biem bashkë“ më pati thënë, „ti flautit e unë kitarës“. Edhe pse unë ende nuk dija t’i bija flautit mirë, më ftonte herë pas here të luanim melodinë shumë të thjeshtë të këngës kaq kuptimplote „Për Mëmëdhenë“.

Më 17 janar, ditën e atentatit, pati biseduar me ne fëmijët për Skënderbeun dhe faktin që atë ditë ishte përvjetori i vdekjes së tij. Askush përveç vrasësve të tij dhe atyre që e kishin urdhëruar atë vrasje nuk e dinte në atë moment që Babi im do të vritej në ditën e vdekjes së Skënderbeut.

Por ai do të arrinte ta shtynte datën e vdekjes së tij për një ditë. Jusuf Gërvalla e ka parë vrasësin e tij. E dinte që Kadriu kishte vdekur në vendin e ngjarjes, sepse e shihte të shtrirë përtokë skaj makinës. Në spital është dërguar duke menduar që vëllai i tij më i ri ishte ende gjallë dhe mund t’i kishte shpëtuar atentatit. Më e rëndësishme sesa të operohej, atij do t’i jetë dukur të bënte një deklarim të qartë që nuk linte asnjë dilemë.

Atentati u krye rreth orës 22:15. Babi nguli këmbë të pritej derisa të vinte policia dhe në orën 00:30 të datës 18 janar, deklaron në prani të personelit mjekësor dhe të policisë gjermane që vrasja ishte kryer nga UDB-ja jugosllave.

Ndërkohë e kam shumë të qartë që UDB-ja nuk do të mund ta kishte vrarë Babin pa ndihmës - ose thënë më saktë pa tradhtarë - nga rrethi i njerëzve që ndodheshin rreth tij. Babi kishte shumë kohë që kur binte zilja e derës nuk dilte asnjëherë ta hapte. Të gjithë pjesëtarët e familjes e dinim që kishte kërcënime të vazhdueshme. Unë vetë pata parë një natë nga dritarja një person, që përpiqej të hapte derën e garazhit tonë dhe i pata njoftuar prindërit menjëherë.

Babi pak minuta pas atentatit, ndërkohë që pritej ndihma e shpejtë dhe policia, Mamit i thotë: „Në qoftë shqiptar, kurrë mos u gjettë“. Nuk është e vërtetë që ai nuk donte të zbulohej vrasësi. Jusuf Gërvalla nuk donte që shqiptarët e robëruar të bëheshin viktimë e propagandës serbe, që vazhdimisht thoshte se shqiptarët po vriten mes vete. Ai shumë kohë para vdekjes së tij e ka ditur që edhe në mesin e shqiptarëve kishte vegla në duart e vrasësve jugosllavë.

Si vajzë e tij, e kam përjetuar nga afër Babin tim, kam përjetuar mendimet dhe ndjenjat e tij. Dhe një gjë e di me siguri: Kosova për të cilën Jusuf Gërvalla, Bardhosh Gërvalla, Kadri Zeka dhe shumë të tjerë dhanë jetën, është Kosova e lirë si një shtet, i cili pas gjithë atyre viteve të robërisë na e kthen dinjitetin dhe krenarinë.

Le ta thyejmë heshtjen së bashku…

Çka ju thoshte Jusuf Gërvalla mediave të huaja për lirinë e Kosovës më 1980?


Jusuf Gërvalla e kishte dhënë një intervistë në vitet e 80-ta për gazetën “Tagische Zeitung”.

Ai e kishte shpjeguar vizionin e tij për luftën. Më poshtë është një pyetje dhe një përgjigjje:

TZ: Ju keni bashkëpunuar me një organizatë ilegale të“minoritetit shqiptar” në Jugosllavi, në Lëvizjen Çlirimtare. Si paraqitet puna e kësaj organizate përgjithësisht?

Dosja JG


JG: “Lufta ka disa faza. Fillimisht kemi të bëjmë me njohjen e historisë dhe me njohjen e së vërtetës. Hapi tjetër është që, këto njohuri t’i përhapim në popull. Kjo është faza e iluminizmit përmes trakteve, gazetave, parullave e në mënyra të tjera.

Në fazën e dytë shumëçka mvaret nga relacionet në botë, në Evropë dhe në vend. Faza e dytë përmban luftën e armatosur. Siç duket kalimi në të po përshpejtohet, për shkak të terrorit të sforcuar jugosllav mbi popullin shqiptar. Por në këtë moment ende nuk jemi të përgatitur për këtë”.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...