2020-02-28

"Korrigjimi i kufirit" me shtetin serb

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, kohëve te fundit pothuajse çdo ditë po mbanë konferenca për media, ku temë kryesore është marrëveshja finale me Serbinë, si dhe siç thotë presidenti “korrigjimi i kufirit” me shtetin serb.
E së fundi, Thaçi, në rrjetin social twitter është përfshirë në debat me dy diplomatët botërorë,  ish kryeministrin suedez Carl Bildt dhe analistin amerikan Daniel Serwer.
Image
Përgjigjja e Hashim Thaçit për Carl Bildt

“I dashur Carl Bildt, unë jam i përkushtuar në rrugën tonë drejt NATO-s dhe Bashkimit Europian. Ne duhet të arrijmë njohjen reciproke dhe raporte të fqinjësisë së mirë mes Kosovës dhe Serbisë, dhe gjithashtu të arrijmë paqen. Marrëveshja për demarkimin e kufirit do të garantojë multietnicitetin tonë. Vonesat do na kushtonin shumë”, ishte përgjigjja e Thaçit ndaj Bildt në rrjetin social twitter.
Ndërkohë reagimi nga ish kryeministri suedez erdhi menjëherë.
“Pajtohem. Është e domosdoshme që të lëvizet përpara. Është në interesin e Kosovës dhe Serbisë perspektiva e integrimit në Bashkimin Europian dhe institucione Euro-atlantike, duke mbrojtur kufijtë, interesat e përbashkët dhe karakterin multietnik të rajonit”, shkuan Carl Bildt.
Image
Pyetja dhe paralajmërimi nga Daniel Serwer për presidentin e Kosovës Hashim  Thaçin

Ndërkohë, në debat është përfshirë edhe Daniel Serwer, diplomat dhe analist amerikan, i cili i ka dhënë edhe një paralajmërim presidentit Thaçi.
“A dëshironi vërtet të hapni për rinegocim marrëveshjen me SHBA-të dhe shumicën e vendeve të BE-së që i kanë dhënë njohje vendit tuaj? Kjo mund të përfundojë shumë keq”, kishte shkruar Serwer.
Image
Përgjigjja e  presidentit të Kosovës zt.  Hashim Thaçi për zt. Daniel Serwer

“I dashur Daniel Serwer, jam i përkushtuar thellësisht të arrijmë anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe BE. Bazuar në vlerat e përbashkëta që ndajmë. Bazuar në nevojën për të arritur siguri për fëmijët tanë. Duhet ta mbyllim kapitullin i cili do sjellë njohje reciproke dhe marrëdhënie të mira ndërfqinjësore në mes Kosovës e Serbisë. Jam kundër ndarjes, jam kundër shkëmbimeve, jam kundër status quosë. Jam kundër krijimit të një Republika Srpska në Kosovë. Por jam në favor të arritjes së demarkimit paqësor të kufirit prej 400 kilometrash në mes Kosovës e Serbisë. Një marrëveshje e balancuar është në interesin e ne të gjithëve, përfshirë SHBA-në e BE-në”, shkruante presidenti Thaçi në përgjigjen e tij për Daniel Serwer .

“Ra ky mort e u pamë” !



Nga:Fatmir Bajraj

Ta ndihmojmë zbardhjën e aktit makabër, dhe t’mos derdhim ulje n’zjarr ! Vrasja dhe ekzekutimi makabër i Qerim Kelmendit, vëlla i Ibrahim Kelemendit, ish Kryetar i Levizjës Popullore të Kosovës, levizje kjo klandestine e cila n’kontinuitet thirret në autorësinë e themelimit të UÇK-së, si vazhdimësi e levizjeve çlirimtare dhe e rezistencës së armatosur kundër pushtuesit serbo-sllav në fundvitet e shekullit të kaluar, ka goditur dhe trishtuar çdo shqiptar, kudo që ndodhët, por nuk ka befasuar si akt, i cili është konsekuencë e një klime të kontaminuar e të mbarsur mafi-kriminale në mëse paku dy dekadat e fundit në skenën “politike” shqiptare ; këndej dhe matanë Drinit n’Shqipërinë natyrale.


 – Lakimi i emrit të ish pjestarit të UÇK-së, tanimë të ndjerit, Qerim Kelemndi, fillimisht si bashkëluftetar i Heronjëve ; Zahir Pajaziti, Adrian Krasniqi dhe Ilir Konushevci, dhe më pas edhe për vrasjet politike të gjatë dhe pas luftës çlirimtarenë Kosovën e çliruar e t’lirë nga “çizma” serbe, nuk le indiferent asnjë qytetar lojal të Republikës së Kosovës dhe jo vetëm. – Një vrasje dhe ekzekutim i tillë i një qytetari të Republikës së Kosovës ; pa gjyq dhe n’pusi e n’pabesi, është n’kundershtim ; jo vetëm me ligjet pozitive të vendit, por edhe n’kundershtim me traditën kombëtare ; kulturën dhe normat zakonore të popullit tonë, të cilat kishte kultivuar në traditën mijëravjeqare nën thundrën e pushtuesve të e gër e barbarë. – Një ekzekutim i tillë histerik, pavarësisht motivit të aktit, është i papranueshëm dhe i denueshëm prej shumicës absolute të qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe shqiptarëve përgjithësisht. – Sjellja e pa takt dhe e pa sens e kryefamiljarit të Këlmendëve, z.Ibrahim Kelmendi, si vëlla i viktimës Qerim Kelmendi, por edhe i vet Qerimit tanimë të ndjerë, gjatë gjithë luftës çlirimtare dhe pas saj, në raport me vrasjet politike të shqiptarëve, që nga vrasja e Heroit të Kosovës e shqiptarizmës, z.Enver Hadri në Bruksel të Belgjikes, cilësimi jo adekuat i të ekzekutuarve, atentatorëve dhe i vetë familjarëve të prekur nga humbja e me të dashurve të tyre ; të atentatuar ; pa gjyq, pa hak dhe pas shpine, ka lënë një shije të keqe dhe ka dëmtuar dhe lënduar traditën tonë nacionale të skalituar ndër shekuj (respekti për viktimat), por edhe ka dëmtuar edhe imazhin për shqiptarët si popull i beses dhe i traditës në sytë e opinionit nderkombëtar të cilët ndihmuan Kosovën dhe shqiptarët të prekin ëndrrën e lirisë, nga e cila ishim t’privuar me shekuj ! Kush e vrau Qerim Kelmendin, pse, dhe pse tani ? Përgjigjën përfundimtare duhet t’a jap Drejtësia, pas zbardhjës së rastit, kapjes së autorëve të krimit dhe verdiktit nga Gjykata për t’cilin jemi të intersuar si qytetarë lojal të shtetit sovran e demokratik të Kosovës, por edhe duke bashkëpunuar me Sistemin e Drejtësisë për të arritur tek faktet dhe autorët e krimit, fakt ky i cili do të lehtësonte dhëmbjën e madhe që shëmb familjën e të ndjerit dhe heqë një barrë të rendë, shoqërisë sonë të helmuar e t’kontaminuar me helm, pezm e vrer që gëlltisim prore edhe pse armiku shekullor , me s’banon këtu që mëse dy dekada. – Reagimi i kryefamiljarit të Kelmendëve, z. Ibrahim Kelemndi, pas shfaqjës së parë, pas lajmit të kobshëm për Qerimin, duke cuilësuar vrasjën dhe drejtuar gishtin në “Rugovistët”, edhe pse në afekt të dhimbjës dhe humbjës së madhe, nuk mund të arsyetohet e justifikohet nga një vëlla dhe burr n’moshën e pleqërisë dhe me një autoritet t’fuqishëm n’familje, n’fis dhe jo vetëm. Bindja ime për aktin makabër : Qerim Kelmendi u vra nga e njëjta ideologji dhe kastë mafio-kriminale, nga e njëjta kupollë e krimit, me gjasë, e po asaj kupolle të ciles i kishte besuar e sherbyer verbërisht , vetë Qerimi, por tani ky i fundit u vra për arsye tjetër nga ajo për t’cilën u vranë tjerët, biles duke filluar nga bashkëpunëtoret e hershëm të tij, tanimë heronjë të Kosovës. – E vrau, ajo dorë e zgjatur e armikut, që vrau në pritë dhe n’babesi ; Ali Ukën, Enver Malokun, Ilir Konushevcin, Behajdin Allaqin, Ministrin e Mbrojtjës, Kolonel Ahmet Krasniqin, kolonel Tahir Zemaj, Avokatin Shaban Manaj, Komandant Drinin (Ekrem Rexha), Komandant e Deputet, Smajl Hajdaraj, Kryekomunarët ; Ismet Rraci e Ukë Bytyqi dhe deri të atentati të heronjët e gjallë, zotërinjtë Fetah Rudi e Gani Geci…! – E vrau ajo mëndësi dhe ideologji armike, e cila kishte dekonspiruar Zahirin, Ademin e Salihun…! Por me një motiv, qellim e synim tjetër ; për pushtet, me çmimin e vëllavrasjës dhe n’sherbim të armikut, për dallim të vrasjës së Qerimit tani ; – Qerimin nuk e vranë Rugovistët të cilët evituan vëllavrasjën edhe me çmimin e vrasjeve të njënshme dhe duke vuajtë humbjet brënda radheve nga krahu tjetër, i luftës për pushtet, – Qerimi nuk u vra për “hakmarrje” të pretenduar e t’spekuluar nga dikush që kishte pësuar nga vrasjet politike, ngase një gjë e tillë mund të ndodhte ma herët dhe jo pas dy dekadave n’liri, – Qerimin, nuk e vrau Serbia, ngase ajo nuk banon më këtu, por dora e zgjatur e saj, ajo që i vrau të lartpërmendurit, tanimë heronjë të Kosovës. I ndjeri Qerim Kelmendi, mori me vete shumë fakte dhe t’verteta ! Qerim Kelmendi, u vra nga “shoket e idealit”, për hesape tjera, hesape këto që nxjerrë n’shesh frika nga Gjykata Speciale, frika nga zbulimi i papastertisë së luftës për pushtet dhe eleminimit të kundershtarëve politik deri n’marrëzi. – Qerimi, tanimë i ndjerë, i përfolur dhe i dyshuar, dhe ndoshta edhe si i inkriminuar në atë luftë të pistë për pushtet, qoft edhe si i instrumentalizuar, megjithatë ka dijtë shumë për krimet vëllavrasëse të atyre që i kryen ato dhe janë n’kapje të shtetit që dy dekada n’liri. Eleminimi dhe zhdukja e deshmitarëve, ishte normë e veprimit kriminal të bandava dhe urdhërdhënsve të atyre krimeve, normë kjo e promovuar e provuar jo vetëm ndër shqiptarët, por edhe ma heret dhe tutje gjithandej, viktimë e së ciles mund të jetë, tanimë i ndjeri Qerim Kelmendi. Duam t’besojmë dhe le t’shpresojmë se ngushtimi i “rrathëve” nga ana e Gjykatës Speciale me seli në Hagë të Holandës, të mos zgjeroj spiralën e vrasjeve të tilla, histerike dhe barbare në përpjekjën për t’mbuluar krimet e kryera me çmimin e vrasjes së atyre që së paku dijnë për krimet dhe autorësinë e tyre kriminale. – Vrasjet brënda sojit dhe për qellime të errëta : mbulimin e krimeve dhe humbjën e gjurmëve të krimeve pararëndëse, mund të ashpersohet dhe t’marr përmasa shqetësuese-tragjike, për çfarë duhet t’jemi koshient dhe t’përgjegjshëm si shoqëri e shtet. Zbulimi i kësaj vrasje, pengon dhe parandalon spiralën tragjike eventuale të motiveve për akte të njëjta, dhe trimëron Drejtësinë në zbardhjën dhe ndeshkimin me verdikt Gjykate të të gjitha vrasjeve dhe ekzekutimeve politike, peng i së ciles kemi mbetë si shoqëri dhe shtet. Tanimë, Sistemi i Drejtësisë, organi indjekjës, akuzës dhe gjyqësori, janë në duartë tona, të kapën autorët, të zbardhët krimi dhe le t’pasoj verdikti, për rastin Kelmendi dhe të gjitha vrasjet tjera politike dhe jo vetëm.

Koronavirus Covid-19, një krijim artificial nga laboratori i armëve biologjike kineze, apo si?



Dean Koontz - The Eyes of Darkness
Kopertina e librit: Dean Koontz – Sytë e Errësirës
Përgatiti e përktheu Arben Çokaj
Një libër i çuditshëm, që nuk dimë si ta konsiderojmë, trillim, si libër parashikues i të ardhmes, apo si një libër, ku dalin në mënyrë letrare disa sekrete të shteteve të ndryshme, që kanë të bëjnë me armët biologjike, si puna e këtij Koronavirusit Covid-19, i cili edhe në libër trajtohet, sikur u prodhua në laboratorin kinez të armëve biologjike, në periferi të qytetit Wuhan, ku edhe shpërtheu Koronavirusi në vitin e kaluar.
Libri në fjalë, i shkruar si trillim, nga Dean Koontz dhe i botuar së pari në shkurt 1981, nën pseudonimin Leigh Nichols, është edhe një libër bestseller, por më pas është vjedhur dhe ka humbur… Pra, agjenturat e ndryshme bëjnë punën e vet…
Tani që historitë e treguasra në libër po ngjasojnë kaq shumë me një ngjarje të vërtetë, me shpërthimin e virusit korona, Covid-19, përmbajtja e librit ka marrë një rëndësi të veçantë. Unë e gjeta librin në anglisht, në PDF, dhe po e publikoj një pjesë edhe këtu në vijim, ndërsa versionin në PDF, po e bashkangjis këtu për shkarkim, për ata që janë të interesuar ta lexojnë në origjinal.


PJESË NGA LIBRI, KU LITET PËR KORONAVIRUSIN, QË AUTORI E QUAN WUHAN-400:

“Mua nuk më intereson filozofia apo moraliteti i luftës biologjike”, tha Tina. “Tani për tani, unë dua të di se si dreqin Danny u infektua në këtë vend.”

“Për ta kuptuar këtë” – tha Dombey, “duhet të shkoni njëzetë muaj më pas. Ishte pak a shumë në atë kohë, kur një shkencëtar kinez me emrin Li Chen dezertoi në Shtetet e Bashkuara, duke marrë një regjistrim në disketë të një prej gjërave më të rëndësishme dhe më të rrezikshme: një armë e re biologjike e një dekade. Ata e quanin materialin ‘Wuhan-400’, sepse ai u zhvillua/krijua në laboratoret e tyre RDNA (një sekuencë DNA që codon për ribosomal RNA), në periferi të qytetit Wuhan, dhe kjo ishte tendosja e vlefshme e katërqindtë e mikro-organizmave të krijuar nga njeriu në atë qendër kërkimesh.”

“Wuhan-400 është një armë perfekte. Ajo prek vetëm njerëzit. Asnjë krijesë e gjallë nuk mund ta mbajë atë. Dhe ashtu si sifilizi, Wuhan-400 nuk mund të mbijetojë jashtë një trupi të gjallë të njeriut, për më shumë se një minutë, gjë që do të thotë se ai nuk mundet të kontaminojë në mënyrë permanente objektet ose vende të tëra në atë mënyrë siç bën antraksi, dhe që mund ta bëjnë edhe mikro-organizmat e tjera virulente. Dhe kur mbartësi skadon, Wuhan-400 brenda tij mbaron pak kohë më pas, aq shpejt sa temperatura e trupit të bjerë poshtë tetëdhjetë e gjashtë gradë Fahrenheit (30oC). (Trupi i njeriut e ka temperaturën 36,5-36,7oC). A e shikon avantazhin e gjithë kësaj?”
Tina ishte tepër e zënë me Danny-n për të menduar rreth asaj që Carl Dombey po i thoshte, por Elliot e dinte se çfarë donte të thoshte shkencëtari. “Nëse unë ju kuptoj, kinezët mund ta përdorin Wuhan-400 për të pastruar totalisht një qytet ose një vend, dhe pastaj nuk do t’u duhet atyre fare që të bënin një eksperimet hileqar dhe të shtrenjtë për dekontaminimin, para se ata të hynin brenda dhe ta pushtonin territorin.”

“Pikërisht,” – tha Dombey. “Dhe Wuhan-400 ka të tjera avantazhe të ngjashme e të rëndësishme përkundër agjentëve biologjikë më të njohur. Për një gjë, ju mund të bëheni mbartës i infeksionit vetëm 4 orë, pasi keni rënë në kontakt me virusin. Ka një periudhë inkubacioni tepër të shkurtër. Një herë infektohesh, dhe asnjë nuk mund të jetojë më shumë se njëzetekatër orë. Shumica vdesin brenda dymbëdhjetë orëve. Është më i keq se virusi Ebola në Afrikë – pafundësisht më keq. Norma e vrasjeve nga Wuhan-400 është njëqind për qind. Asnjë nuk supozohet se mund të jetojë. Kinezët e kanë testuar atë, një Zot e di se në sa të burgosur politikë. Ata nuk ishin kurrë në gjendje të gjenin një anti-trup apo antibiotik, që mund të ishte efektiv kundër tij. Ky virus migron në qelizat e trurit, dhe atje fillon e sekreton…

një toksinë, që ha drejtpërdrejtë indet e trurit, si acidi i baterisë që shpërbën lëpushën. Ai shkatërron pjesën e trurit, që kontrollon të gjitha funksionet automatike të trupit. Viktima thjeshtë pushon të ketë një puls, organe funksonale, ose ndonjë përpjekje për të marrë frymë.”
“Dhe kjo është sëmundja, të cilës i mbijetoi Danny?” – tha Elliot.
“Po,” tha Dombey. “Për aq sa dimë, ai është i vetmi i mbijetuar deri tani.”
Tina kishte tërhequr batanijen nga krevati dhe e palosi atë përgjysmë, në mënyrë që të mund ta vendoste Danny-n mbi të, për udhëtim jashtë Eksploruesit. Tani ajo po e shikonte fëmijën nga puna e paketimit, dhe i tha Dombey-t, “Po pse ishte infektuar ky ndopak?”
“Ishte aksident,” tha Dombey.
“E kam dëguar këtë edhe më parë.”
“Këtë herë është e vërtetë,” tha Dombey. “Pasi Li Chen dezertoi me të gjitha të dhënat rreth Wuhan-400, ai u soll këtu. Ne filluam menjëherë të punojmë me të, duke u përpjekur të krijojmë një duplikim të saktë të virusit. Në një periudhë të shkurtër, ne e bëmë atë. Pastaj filluam të studiojmë virusin, duke kërkuar për një vegjë, që të kapemi në atë që e kishin mbikqyrur kinezët.”
“Dhe dikush u tregua i pakujdesshëm,” tha Elliot.
“Më keq,”, tha Dombey. “Dikush u tregua i pakujdesshëm dhe i marrë. Pothuajse para 13 muajve, kur Danny dhe djemtë e tjerë në trupën e tyre, ishin në daljet e tyre të mbijetesës dimërore, një prej shkencëtarëve tanë, një bir kurve i vërtetë, me emrin Larry Bellinger, kontaminoi aksidentalisht vetveten, ndërsa po punonte vetëm në një mëngjes në laborator.”

(E kështu historia vazhdon si më poshtë…)



2020-02-27

Lamtumirë Hero i Dukagjinit!!!


Kur vriten luftëtarët e lirisë në mënyrë makabre, vitet liria.

Nga Flori Bruqi 

Vrasjen e rëndë në qytetin e Pejës e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë, Shkodran Nikçi.


Rezultati i imazhit për qerim kelmendi


“Prokurori kujdestar i Departamentit të Krimeve të Rënda së bashku me njesitë policore, kanë dalë në vendin e ngjarjes, dyshohet se ka qenë një trup i pajetë. Prokuroria dhe policia janë duke marrë masat e nevojshme për ndriçimin e rastit”, ka thënë Nikçi.



Qerim Kelmendi ish luftëtar i UÇK, u gjet sot  i vrarë në Zahaçin  e Pejës.. ! Ai u gjend i djegur në veturën e tij ...



Fotografia e Partizan Cene


Duke qënë se i ndjeri kishte folur shumë për luftën e UÇK-së  dhe rolin e politikës shqiptare të asaj kohe ,  pikëpyetjet dhe paqartlsitë janë të dukshme ..për të afërmit dhe ka vend për hetime të thella , speciale.

Vallë kush dhe përse  të  vranë  o Liberator i   Dukagjinit  dhe martir i lirisë  !


Rezultati i imazhit për qerim kelmendi


Lamtumirë  Hero, lamtumirë Qerim trimi ... Qoftë i lehtë dheu i Mëmëdheut  që ti e deshe shumë .. Ngushëllime  vëllëzërve ,miqve e të afërmve .. !Une humba nje mik Mëmëdheu ,Kosova dhe Dukagjini  humbi nje trim dhe sherbetor te zellshem të shqiptarizmit!.

Qerim Kelmendi dikur kishte zbuluar detaje të vrasjes së Ilir Konushefcit.


Rezultati i imazhit për qerim kelmendi


Qerim Kelmendi, ish-ushtar i UÇK-së, është personi që u gjet i vrarë sot në orët e para të mëngjesit, në Pejë.


Rezultati i imazhit për qerim kelmendi

Sipas Policisë së Kosovës, Kelmendit së pari ishte vrarë e pastaj djegur në veturë e tij, kurse trupi i është gjetur i karbonizuar.



Vendit të ngjarjes i janë përgjigjur njësitet relevante të sektorit rajonal të hetimeve të DRP-së në Pejë, Njësitë e specializuara të Sektorit të NJSO-së " K9" , si dhe prokurori i shtetit dhe ekipi mjekësor, të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës.

Rezultati i imazhit për qerim kelmendi


Gjatë shikimit të vendit të ngjarjes është konstatuar se vetura e djegur është e tipit VW  Passat me targa vendore.


Në njoftim thuhet se Sektori Rajonal i Hetimeve pranë Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë(DRP), në bashkëpunim të plotë me prokurorin e shtetit janë duke u marrë të gjitha veprimet hetimore për të sqaruar rrethanat e këtij rasti të cilësuar ‘vrasje’ dhe janë duke u bërë përpjekje maksimale për të identifikuar kryesin ose kryesit e mundshëm.


Kelmendi dikur kishte zbuluar detajet rreth vrasjes të ish-figurave kryesore të luftës, që ndërlidheshin edhe me politikën.


Përmes një postimi në Facebook, Kelmendi kishte folur edhe për vrasjen e Ilir Konushevcit.

Madje, ai kishte hedhur akuza të rënda ndaj shtetit shqiptar, duke shkruar se dosja e vrasjes së Ilir Konushevcit dhe Hazir Malës është e blinduar në arkivat e Shqipërisë.

Kjo, sipas Kelmendit ishte bërë me urdhër të Fatos Nanos.



Qerim Kelmendi dikur kishte zbuluar detaje të vrasjes së Ilir Konushefcit


Qerim Kelmendi është vëllau i poitikanit dhe publicistit shqiptar  Ibrahim Kelmendit, ish-anëtarit të Lëvizjes Popullore të Kosovës.(LPK-së)i cili është në mjekim e sipër në SHBA.


Ndërkohë, që familjarët e Qerim Kelmendit, kanë filluar reagimet e tyre nëpër rrjetet sociale, për vrasjen e vëllait të tyre.


Reagimi i fundit vjen nga vëllai i tij Osman Kelmendi.


Ai ka shkruar duke thënë se u prehtë në paqe ushtari i orëve të para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Sot vëllai im Qerim Kelmendi, u bë bashkë me Ilirin dhe Adrianin! U prehtë në paqe ushtari i orëve të para të UÇK-së Qerim Kelmendi”, ka shkruar Osman Kelmendi.


Për vrasjen e Qerim Kelmendit ka reaguar edhe vëllai i tij, Ibrahim Kelmendi nga Amerika : 

Rezultati i imazhit për qerim kelmendi


“Dorë e zgjatur vrastare e Serbisë, mallkimi dhe turpi ju mbulofshin”, ka shkruar Ibrahim Kelmendi në Facebook.


Presidenti Hashim Thaçi ka reaguar pas vrasjes së ish-luftëtarit të UÇK-së Qerim Kelmendit .
Ai ka thënë se vrasja tinëzare e Kelmendit e ka tronditur atë dhe gjithë Kosovën, derisa i ka bërë thirrje organeve të drejtësisë që ta zbardhin këtë vrasje sa më parë dhe kryesit e saj të dalin para drejtësisë.
I pari i vendit u ka shprehur ngushëllime familjarëve dhe bashkëluftëtarëve të Qerim Kelmendit, derisa i ka siguruar se krejt  mekanizmat ligjorë të shtetit do të vihen në funksion për zbardhjen e kësaj vrasje.
Për këtë vrasje ka reaguar edhe Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.


“Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së reagon ashpër në lidhje me vrasjen e më pastaj djegien e luftëtarit të orëve të para të luftës së UÇK-së Qerim Kelmendi. Vrasja e bashkëluftëtarit tonë është një lajm shumë i dhimbshëm për ne. Kërkojmë nga organet e drejtësisë, që sa më shpejt ta zbulojnë këtë krim dhe përgjegjësit të marrin dënimin e merituar”, thuhet në reagim.




Qerim Kelmendi ishte anëtar i Lëvizjes Popullore të Kosovës (LPK) dega brenda Kosovës dhe së bashku me vëllain e tij, Ibrahimin ishin pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës qysh në fillimet e saj.

Rezultati i imazhit për qerim kelmendi


Madje, Qerimi kishte thënë se ishte plagosur në gusht vitit 1996, duke qenë kështu i plagosuri i parë i UÇK-së.

Qerim dhe Ibrahim Kelmendi ishin akuzuar për vrasjet e pasluftës në Kosovë, nga dëshmitari i mbrojtur i Prokurorisë Speciale, Shkumbin Mehmeti, i cili ka qenë pjesë e një grupi kriminal që kreu këto vrasje.


I vrari në Pejë është Qerim Kelmendi, reagon familja


Sipas Shkumbin Mehmetit, vëllezërit Ibrahim dhe Qerim Kelmendi kanë urdhëruar vrasjen e deputetit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Smail Hajdaraj dhe vrasjen e kolonel Tahir Zemajt.



 Shkumbin Mehmeti

"Vrasja e deputetit të LDK’së, Smail Hajdari, dhe ajo e Tahir Zemajt, është bërë me urdhër të vëllezërve Ibrahim dhe Qerim Kelmendi. Kështu ka thënë Shkumbin Mehmeti, i cili bënte pjesë në një grup vrasësish me dy vëllezërit.
Mehmeti, i dënuar me 30 vjet burgim, për vrajsjen e policëve të UNMIK’ut në vitin 2004, ka dhënë një rrëfim ekskluziv në Klan Kosova për veprimtarinë e një grupi të njerëzve që kryen disa prej rasteve më të rënda kriminale të pasluftës, përfshirë vrasjet politike.
Mehmeti tash është dëshmitar i mbrojtur i Prokurorisë Speciale të Kosovës.

Ndonëse fillimisht është menduar se Mehmeti do të flasë i maskuar, ai ka kërkuar që këtë ta bëjë me zë dhe me fytyrë, pa u fshehur."


Dëshmitari i mbrojtur i Prokurorisë Speciale kishte thënë po ashtu se Qerim Kelmendi dhe vëllai i tij, Ibrahimi, kishin ngarkuar Florim Ejupin me detyrë për vrasjen e Xhavit Halitit, ish-deputet i PDK-së – por se plani për vrasjen e tij ka ngecur.


Rezultati i imazhit për qerim kelmendi

Vëllëzrit qerim dhe Ibrahim Kelmendi 

Këto akuza Qerim Kelmendi i kishte quajtur telenovela.

“Telenovela që po tjerret qe 10 vite! E paska zbulue Makinën me Avull !”, kishte thënë Qerim Kelmendi për medie.


Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas vrasjes së ish-ushtarit të Ushtrisë Çliritmare të Kosovës, Qerim Kelmendi.

Kurti ka bërë të ditur se lajmin për vrasjen e Qerim Kelmendit e ka mësuar nga ministria e më pas nga media.

Kryeministri  Albin Kurti ka thënë se 21 vjet pas luftës, në kohë të paqes, askush nuk duhet të jetojë me ndjenjën e frikës e sidomos ata që sakrifikuan më së shumti.

Rezultati i imazhit për qerim kelmendi

Qerim Kelmendi dhe Ilir Konushevci 


Në reagimin e bërë, shefi i ekzekutivit ka theksuar se policia dhe prokuroria duhet ta hetojnë me gjithë kapacitetin e tyre këtë vrasje mizore që është më shumë se krim.

“Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së reagon ashpër në lidhje me vrasjen e më pastaj djegien e luftëtarit të orëve të para të luftës së UÇK-së Qerim Kelmendi.


Rezultati i imazhit për qerim kelmendi

 Vrasja e bashkëluftëtarit tonë është një lajm shumë i dhimbshëm për ne. Kërkojmë nga organet e drejtësisë, që sa më shpejt ta zbulojnë këtë krim dhe përgjegjësit të marrin dënimin e merituar”, thuhet në komunikatë.

Tutje, në këtë komunikatë thuhet se kur vriten luftëtarët e lirisë në mënyrë makabre, vitet liria.

“Kur vriten luftëtarët e lirë në kohë paqe e në mënyrë makabre, vritet liria. Ngushëllime familjes dhe shokëve të tij”, thuhet në komunikatë.





Por cili kishte qenë raporti i Qerim Kelmendit me Fatmir Haklaj nga Tropoja i cili vjen nga familja e Hakljave.

Kelemendi në vitin 2013 ishte pyetur edhe për raportet më Fatmir Haklaj. Në një intervistë të dhënë për DITA-n në vitin 2013, ai i rrëfen detaje të këtyre kohëve

“Pra siç ju thashë Fatmir Haklaj ka shprehur dëshirën me na dal në ndihmë, neve si UÇK, por unë personalisht gjatë një takimi i kam thënë tekstualisht: 

“Fatmir, ti sot je në gjak me një pjesë të kësaj treve dhe ndihma jote karshi nesh nuk shihet mirë nga kundërshtarët e shumtë që ti ke, ndaj më e udhës është që me ne të rrish indiferent, sepse neve nuk na leverdis të jemi në sy të keq nga një pjesë e Malësisë së Madhe”. 

Fatmiri e ka mirëpritur këtë këshillë timen. Madje atë natë ai ka ardhur vonë në takim dhe mbante kapuç, dhe ja vura në dukje këtë fakt duke i thënë : “a po shef se edhe tek ne po vjen gjysmë i fshehur, ilegal”.

“Në disa raste Fatmir Haklaj na ka ndihmuar sepse ka qenë një periudhë kur Fatos Nano kishte urdhëruar që bazat tona të mbyllen medeomos për shkak të presionit që i bënin ndërkombëtarët e sidomos anglezet dhe italianët.

 Sepse deri atëherë edhe ndërkombëtaret që më vonë u rreshtuan me ne, ishin kundër nesh dhe akoma po përkrahnin Serbinë ...

Gazetari Prishtinas Baton Haxhiu

Zotri  Baton Haxhiu ka bërë një deklaratë të bujshme gjatë një debati televiziv, ku ka pohuar se Partia Socialiste (PS) ka kontribuar për...