2022/12/28

Luftë në Kosovë? Flet eksperti amerikan dhe lëshon paralajmërimin: Ky politikan e ka kontrollin e bandave


Naile EjupiNGA NAILE EJUPI 
Eksperti amerikan për Ballkanin dhe ish-diplomati Daniel Serwer

Eksperti amerikan për Ballkanin dhe ish-diplomati Daniel Serwer thotë në intervistën ekskluzive për gazetën “Bota sot”, se kriminelët që kryejnë operacione në veri janë nën kontrollin e Beogradit.

Eksperti amerikan Server ka folur edhe rreth mundësisë së një luftë të re në Ballkan, për propozimin franko-gjerman dhe asociacionin.

close
volume_off

Serwer flet edhe për iniciativën e krerëve të shtetit për anëtarësim në Bashkim Evropian, duke e quajtur gjest të rëndësishëm simbolik.

Daniel Serwer: Ky është Vuçiqi që ndjek ambicien e tij për "botën serbe". Kriminelët që kryejnë këto operacione në veri të Kosovës janë nën kontrollin e Beogradit.

“Bota Sot”: Kosova ka shtyrë zgjedhjet në veri të vendit, shkas këto që filluan fillimisht sulmet në veri, por Serbia ende vazhdon ta bllokojë atë pjesë. Ndërkombëtarët bëjnë thirrje që të hiqen barrikadat, çfarë përpiqet të arrijë presidenti serb, Aleksandër Vuçiq?

Daniel Serwer: Ai tashmë ka kontroll de facto mbi veriun. Ai po përpiqet të sigurojë mosndëshkimin për bandat e tij kriminale dhe kontrollin e vazhdueshëm të Beogradit në veri.

“Bota Sot”: Presidenti serb, Aleksandër Vuciq ka kërcënuar me dërgimin e ushtrisë serbe në atë pjesë të Kosovës, pse Serbia vazhdon të përkëdhelet nga ndërkombëtarët dhe nuk i kundërpërgjigjen për veprimet e saj?

“Bota Sot”: Ambasada ruse në Tiranë, ka përkrahur Serbinë për këto veprime, a kemi rrezik të një lufte tjetër?

Daniel Serwer: Jo një luftë tjetër, por një destabilitet serioz. Rusia ka vetëm disa trupa në Serbi dhe ushtria serbe nuk do të dëshirojë të hyjë në asnjë pjesë të Kosovës me shumicë shqiptare. Por, forcat serbe të sigurisë ekzistojnë në të gjitha komunat me shumicë serbe, veçanërisht në veri. Mund të shkaktojnë shumë telashe.

“Bota Sot”: I dërguar i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, të martën është takuar me kryeministrin Kurti dhe ka kërkuar implementimin e asociacionit të komunave me shbumicë serbe, si zhbllokim të situatës. Asociacioni i komunave me shumicë, sipas marrëveshjeve të nënshkruara bie ndesh me 23 pika të Kushtetutës së Kosovës, si duhet të veprojë Kosova?

“Bota Sot”: Propozimi franko-gjerman, fillimisht i papranueshëm për Serbinë, tani me përmirësime. Ende nuk dihet saktësisht çka përmban, por raportohet se është një ndër arsyet tjera që situata në veri është tensionuar, si e vlerësoni këtë propozim?

Daniel Serwer: E kam të vështirë të vlerësoj diçka që nuk e kam parë. Një version i mëhershëm i publikuar nuk ishte aq i keq nga këndvështrimi i Kosovës. Ai nuk përfshinte asociacionin apo njohjen.

“Bota Sot”: Para se të ndodhte situata në veri, kryeministri Kurti deklaronte për një marrëveshje gjithëpërfshirëse me Serbinë në mars të vitit 2023, a mund të ketë një zgjidhje ky dialog dhe cila do të ishte zgjidhja më e mirë?

“Bota Sot”: Liderët e Kosovës kanë dorëzuar dokumentin për anëtarësim në BE, si e shihni këtë veprim dhe sa mbështetje do të ketë Kosova në këtë rrugë?

Daniel Serwer: Është një gjest i rëndësishëm simbolik që pasqyron ambiciet reale të qytetarëve të Kosovës. Mbështetja për Kosovën do të varet nga dy gjëra: Prishtina të iniciojë reformat e nevojshme dhe t'i bindë shtetet aktuale anëtare të BE-së, duke përfshirë edhe ato që nuk e njohin, se BE-ja do të jetë më mirë me Kosovën sesa pa të. Këto janë porosi të larta.

“Bota Sot”: Si e vlerësoni qeverisjen e kryeministrit Kurti dhe presidentit Osmani, çfarë duhet të bëjnë më shumë për Kosovën?

Daniel Serwer: Nuk më takon mua të vlerësoj qeverisjen e tyre. Këtë do ta bëjnë qytetarët e Kosovës në zgjedhjet e ardhshme. Por, dy gjërat që sapo përmenda do të jenë faktorë të rëndësishëm në atë vlerësim: reformat dhe diplomacia brenda BE-së.

Kosova është e çliruar nga USA , NATO dhe vendet e BE-së,Anglia si dhe Ushtria Clirimtare e Kosovës , ose do të mbetet shtet sovran evropian, ashtu siç ishte kur u sulmua Serbia nga NATO, ose vendi ynë do të ndahet.

 Opinion 


Në aferën për shkatërrimin e shtetit të Kosovës dhe faljen e Kosovës veriore   Serbisë fashiste, janë të ndërlidhura edhe partitë e inkriminuara të Kosovës, veçanërisht nënshkrueset e “Zajednicës” si dhe sivëllai i Aleksandër Vuçiqit, Edvin Kristaq Rama, qëllimi i të cilit, është që ndarjen e Kosovës, ta përdor si karrem për ndarjen e jugut të greqizuar të Shqipërisë Jugore dhe falë atë shtetit Grek”.

 Kosova është  e çliruar nga USA , NATO dhe vendet e BE-së,Anglia si  dhe Ushtria Clirimtare e Kosovës ,  ose do të mbetet shtet sovran  evropian, ashtu siç ishte kur u sulmua Serbia nga NATO, ose vendi ynë do të ndahet. 

Kështu, pjesët më vitale të tokave të vendit tonë, do ti kalojë Serbisë, me arsyetimin, për frikë nga vërshimi i ekstremizmit islamik edhe në pjesën veriore të Kosovës.  

Kështu që udhëheqja shtetërore, inteligjenca e varfër kosovare dhe partitë e inkriminuara politike, ose duhet ti japin fund turko-arabizimit, hiperxhamizimit dhe erdoganizmit të mëtejmë të vendit, me dokument zyrtar, ose shteti ynë, së shpejti mund të ndahet e asgjësohet tërësisht dhe bëhet përgjithmonë i paqenë.  

Në vend se të tërhiqet nga aktet e rënda destabilizuese, përveçse vazhdon të nxis dhe përforcojë barrikadimin në veri, ajo ka vendosur edhe trupat e saj në rreshtim luftarak në kufijtë verior dhe kërcënon me intervenim të hapur ushtarak, për okupimin e veriut të Kosovës me dhunë”, por kjo nuk do të ndodhë sa të frymojnë shqiptaret e Dardanisë martire si dhe shqiptaret kudo që janë në botë.

Prokuroria Speciale: Masa ndaj terroristit serb Dejan Pantiqit u ndryshua për shkak të shëndetit të tij

 


 

Prokuroria Speciale ka njoftuar se ka ndryshuar masën ndaj ish-policit, Dejan Pantiq, për shkak të problemeve shëndetësore që ai ka pasur.

Sipas njoftimit për media nga Specialja, edhe pse kundër të pandehurit ka ekzistuar vendim për caktim të paraburgimit, për shkak të rrethanave tashmë të njohura, i njëjti asnjëherë nuk u dërgua në paraburgim ashtu siç kërkohet me ligj.

“Pas vizitave të ekipeve mjekësore të EULEX-it, të cilët kanë konstatuar gjendje jo të mirë shëndetësore për të pandehurin, ata kanë rekomanduar trajtim në një qendër spitalore, megjithatë as ky rekomandim nuk u realizua”, thuhet në njoftim.

Në njoftim thuhet se “Prokuroria Speciale e Kosovës, duke u bazuar në aspektin shëndetësor dhe njëkohësisht aspektin human i ka propozuar Gjykatës Themelore në Prishtinë, zëvendësimin e masës së paraburgimit për të pandehurin Pantiq, pasi që i njëjti ishte në pamundësi t’i gëzojë të drejtat që ju takojnë të paraburgosurve në qendrat e paraburgimit”.

Ndryshimi i masës së sigurisë për ish terroristin --policin serb, Këshilli Gjyqësor i Kosovës reagon ndaj ‘ndërhyrjes së Kurtit’

 

Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka shprehur shqetësim për “kërkesën e kryeministrit Albin Kurti për t’u informuar me emrin e gjyqtarit”, i cili ka marrë vendim ligjor për ndërrimin e masës së ish-policit serb të Policisë së Kosovës, Dejan Pantiç, nga paraburgimi në arrest shtëpiak.

“Rikujtojmë kryeministrin se gjyqtarët janë dhe duhet të jenë të pavarur gjatë ushtrimit të detyrave të tyre kushtetuese dhe ligjore, ndërsa tendencat për ndërhyrje janë të papranueshme dhe si të tilla i dënojmë fuqishëm”, thuhet në reagimin e KGJK-së.

Në këtë reagim thuhet se “Këshilli Gjyqësor publikisht e informon kryeministrin Kurti se bazuar në Kushtetutë dhe Ligj, personi zyrtar kompetent që ka marrë këtë vendim quhet Gjyqtar i Republikës së Kosovës, vendimet e të cilit duhet të respektohen pa i komentuar, pa përjashtim, përfshirë edhe Qeverinë”.

Kurti gjatë një konference për media më 28 dhjetor tha se është “shumë kureshtar të kuptoj se cili është ai prokuror që bën këtë kërkesë e cili është ai gjyqtar i procedurës paraprake që e aprovon”.

Kundër vendimit për Pantiçin u shpreh edhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila e cilësoi si “aktin më të rëndë që mund t’i bëhej vendit nga institucionet që do të duhej të ishin shembulli më i mirë i mbrojtjes së qytetarëve dhe rendit tonë kushtetues”.

Prokuroria Speciale e Kosovës konfirmoi të mërkurën se Pantiçit i është ndryshuar masa e sigurisë, nga paraburgimi në arrest shtëpiak, dhe tha se ky ndryshim u bë për shkak të gjendjes shëndetësore të ish-policit serb.

Arrestimi i Pantiqit, nxiti ngritjen e barrikadave në veri të Kosovës. Barrikadat u vendosën nga disa serbë lokalë, duke bllokuar rrugët që çojnë drejt dy pikëkalimeve kufitare, Jarinjë dhe Bërnjak, që lidhin Kosovën me Serbinë.

Lista Serbe, partia kryesore e serbëve në Kosovë, ka paraqitur disa kushte për largimin e barrikadave, dhe njëra ndër to ka thënë se është edhe lirimi i serbëve të arrestuar.

Vrau për vdekje 67-vjeçaren në Kosovë, autorja pranon krimin!

 

E dyshuara për vrasjen e 67-vjeçares në Dragash të Kosovës ka pranuar se ka kryer vrasjen duke përdorur mjete të ndryshme të forta.

Policia e Kosovës ka njoftuar se e dyshuara për vrasjen e të moshuarës në Dragash mëngjesin e së hënës së 26 dhjetorit, e ka pranuar se e ka kryer vrasjen e 67-vjeçares në Dragash.

Sipas policisë, ajo këtë veprim e ka bërë duke përdorur mjete të ndryshme të forta, të cilat më pas i ka fshehur.

Lidhur me këtë rast Sektori Rajonal i Hetimeve nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren ka thënë se do të ndërmarrin të gjitha veprimet e mëtutjeshme të nevojshme.

Njoftimi i plotë:

Me 26.12.2022, ora 05:00 policia ka marr informatën se në fshatin Kuk,, KK Dragash ka ndërruar jetë një grua e moshës 67 vjeçare (S.D). Trupi pa jetë është gjet në shtëpinë e saj në fshatin Kuk.

Pasi që e njëjta më herët e ka pas të raportuar një rast dhunë në familje dhe bazua dhe në ankesën e një qytetari, nga policët hetues nga Sektori i Hetimeve të Stacionit Policor Dragash, në konsultim me prokurorin dhe më pas me urdhër të prokurorit kujdestar është vendos që viktima të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzaminim nga mjekët specialistë për të konstatuar shkakun e vdekjes.

Në ora 12:30, mjeku kujdestar i QMF Brodosan, pas kontrollit dhe ekzamenit fillestar në vendin e ngjarjes ka vërejtur se ne trupin e se ndjerës ka dyshime se ka shenja të dhunës. Me qëllim që të sqarimit të shkaktarit të vdekjes nga policia është hap rast “ Vdekje e dyshimtë”.

Sektori Rajonal i Hetimeve pas kryerjes së ekzaminimit mjekoligjor nga Instituti i Mjekësisë Ligjore, me urdhër të prokurorit kanë ri intervistuar kunatën e viktimës , të dyshuarën N. A e lindur në vitin 1958.

Pas ballafaqimit me prova të reja e dyshuara në prezencën e avokatit mbrojtës e ka pranuar se ka kryer vrasjen. Këtë veprim e ka bërë duke përdorur mjete të ndryshme të forta, të cilat më pas i ka fshehur. Nga njësitit e forenzikës janë sekuestruar prova të reja. Me urdhër të Prokurorit te rastit e dyshuara ndalet në ndalim policor për 48 orë.

Vepra penale është ri kualifikuar si vepër “Vrasje e rëndë”.

Sektori Rajonal i Hetimeve nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren do të ndërmarrin të gjitha veprimet e mëtutjeshme të nevojshme në bashkëveprim me prokurorin e rastit.

Ndryshe, Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar të martën se e ka arrestuar të dyshuaren për vdekjen e 67-vjeçares në fshatin Kuk të Dragashit.

Terroristi serb Dejan Pantic ,lirohet kryepolici serb, ishte në një nga kushtet e Listës serbe për heqjen e barrikadave

 

Njeriu i cili u bë shkak për ngritjen e barrikadave në veri, ish-zyrtari policor serb Dejan Pantic, i është zëvendësuar masa e sigurisë, nga ajo e paraburgimit në arrest shtëpiak.

Avokati i tij, Nebojsha Vllaiç, tha se Policia (e Kosovës) është e detyruar tani që të transferojë Pantiç në adresën ku ai jeton.

Ndërsa në një reagim në rrjetet sociale djali i Dejan Pantiç, Predrag, i atribuon ndërrimin e masës presidentit serb,  Aleksandar Vuçiç.

“Faleminderit presidentit,  jemi shumë të gëzuar dhe ende në mosbesim sepse ngadalë humbëm shpresën se çfarë do të ndodhë me babanë tonë. Pak më parë na telefonoi një avokat dhe tha se ka marrë vendimin për arrest shtëpie. Po të mos kishte qenë populli, të mos ishte kaq i përfshirë shteti dhe presidenti Vuçiç, po të mos kishit qenë ju nga media, kushedi se çfarë do të kishte ndodhur me babin tim”, shkruan ai.

Pantiç u arrestua me 10 dhjetor nën dyshimet se ka organizuar sulmin e 6 dhjetorit ndaj zyrtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri.

Që nga ajo kohë në shenjë pakënaqësie për arrestimin e tij, grupe të serbëve lokalë vendosën  barrikada në rrugët që çojnë drejt Jarinjës dhe Bërnjakut.

Lista Serbe kishte paraqitur disa kushte për largimin e barrikadave, dhe njëra ndër to ka thënë se është edhe lirimi i serbëve të arrestuar.

Zyrtarët serbë më herët kanë thënë se autoritetet në Kosovë nuk i kanë ofruar trajtimin e duhur shëndetësor Pantiçit, por Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, kishte deklaruar më 22 dhejtor se ai gëzon shëndet të mirë.

Barrikadat në veri, reagon kryeministri Albin Kurti: Koha e KFOR-it po mbaron!

 

Kosova i ka dhënë kohë misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, që të veprojë për heqjen e barrikadave të veri të Kosovës të vendosura nga serbët lokalë.

Por, kryeministri Albin Kurti shprehu pakënaqësinë duke thënë se koha e KFOR po mbaron dhe misioni nuk po vepron.

“Vendosja e barrikadave në rrugë është veprim i paligjshëm, i papranueshëm dhe nuk do të tolerohet. Në përputhje me vlerësimet e sigurisë ne i kemi dhënë kohën dhe hapësirën e nevojshme KFOR-it për të vepruar, por sigurisht kjo kohë po shteron me shpejtësi. Ne kemi bashkëpunim dhe bashkërendim me KFOR-in, prandaj edhe kjo dhe hapësira e nevojshme i është dhënë KFOR-it. Por një gjë duhet të kuptohet se nuk mund të qëndrojë edhe parimi i lëvizjes së lirë dhe barrikadat në rrugë që e pengojnë lëvizjen e lirë“, tha Kurti.

Serbët lokalë ngritën barrikadat në shenjë pakënaqësie me arrestimin e ish-policit serb të Kosovës, Dejan Pantiq. Kosova ka thënë se ai dyshohet për organizimin e sulmit të 6 dhjetorit ndaj zyrtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri.

Për barrikadat, Kosova ka fajësuar “bandat kriminale” që kanë mbështetjen e Serbisë, ndërkaq Beogradi ka thënë se barrikadat do të hiqen kur Prishtina të formojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Eruditi Zef Përgega është shkrimtari dhe peruruesi më aktiv në diasporë i trashëgimisë, letërsisë , shkencës në komunitetin shqiptaro-amerikanë

Search inside image Shkruan Akademik prof.dr.Flori Bruqi, PHD Search inside image Pak biografi për t’mos ju ardhtë mërzi….  Search inside ...