Posts

Showing posts from March, 2014

“QYTETI I LUTJEVE” LIBRI I RI POETIK I REXHEP SHAHUT

Image
Qyteti i Lutjeve është libri më i ri poetik i poetit Rexhep Shahu që doli në qarkullim në mars 2014. Ky është libri i katërt poetik i këtij poeti e gazetari dhe i nënti në radhë nga librat e tij. Libri poetik Qyteti i Lutjeve, në 176 faqet e tij ka 138 poezi, e mes tyre, dy poema, me titujt, Një mijë vjet që pres, dhe, Më ka marrë malli. Shtëpia botuese është “Adonis a.h”, shtypshkronja, Urtësia Bektashiane. Redaktor është poeti e gazetari Izet Duraku, recenzentë poetët Aqif Hysa dhe Elinda Marku. Figura në ballinë është një fragment nga memoriali i skulptorit rumun Amy Keus, kushtuar Masakrës së Nanjingut në Kinë.



Pas vëllimeve poetike Mali i Hënës, 1998, Bregu i Brengës 2000, Lis i Vetëm në Fushë, 2011, vjen vëllimi Qyteti i Lutjeve në të cilin poeti ka derdhë revoltë dhe na shfaq një poezi mjaft të angazhuar qytetare duke mundur të ngrejë në art mjaft dukuri e shqetësime të kohës që jetoj më, shqetësime që në fund të fundit janë të gjithkohëshme, janë brenga të përhershme të njer…

R E P O R T A Z H : KUJTIME MIRËNJOHËSE DHE MBRESËLENËSE NGA VIZITA NË I T A L I .

Image
Në  muajin  Maj , nga  data  24 / V /  deri  më 29 / V / 2008, familja SHEHU, Engjëllusha me  Namikun  bënë  një  vizitë familiare, respekti,  miqësie, kortezie  , shoqërore  dhe  turistike  në Italinë  tonë fqinjë, tek  populli  mikpritës, i lashtë, artdashës dhe i kulturuar  Italian, me  ftesë  të kushurinjëve  ,të familjes shqipëtare  Milova , të Blerinës dhe të Fatmirit, me  banim prej 17  vjetësh në qytetin antik,  mjaft simpatike   dhe pikturesk  të Mantovës.
  Kjo vizitë  dhe  ky udhëtim na  shtonte kurreshtjen ,gëzimin  dhe  na  jepte një kënaqësi të  veçantë dhe  të  shumëfishtë,sepse  bashkohej  me  dashamirësinë dhe  me mikpritjen  vëllazërore   që na  bënë  dhe  që ne  gjetëm përpara   tre  ditësh   tek familja e  Flori Bruqit dhe  tek  miqtë  tanë atje , kur  ne ishim në  Kosovë, si  dhe  me  kujtimin e kahëhershëm  të vizitës së   Namikut , kur ai  shkoi 15 vjetë më  pare  në Itali, me dragetin“La Viking” sëbashkë  me  prof. B. Prezën   më dt.  27 / IX / 1993  , ku  mo…