Posts

Showing posts from April, 2014

Udhembarë,drejtë Europës !

Image
(2LONLINE) - “Shtegtarët e lirë”, grup ky i përbërë nga Ekrem Avdia, Jahi Mustafa, Nazim Ajdini, Xhevdet Shabani dhe Liridon Basha kanë nisur sot rrugëtimin në këmbë prej Gjilanit drejt Brukselit dhe me moton “5 milion hapa për një hap”, synojnë të përçojnë mesazhin në Bashkimin Evropian(BE), se edhe për qytetarët e Kosovës duhet bërë liberalizmi i vizave.
E për ti dëshiruar rrugë të mbarë këtyre qytetarëve , ka dal edhe kreu i komunës së Gjilanit Lutfi Haziri, nënkryetari i komunës Rexhep Kadriu dhe të tjerë, por edhe familjarë e miq të këtij Grupi. Me këtë rast Haziri ka thënë se këta shtegtarë të lirë, po e bëjnë një veprim të madh, po e bëjnë përmes “5 milion hapave të vegjël një hap të madh”, në këtë udhëtim të tyre 78 ditor.
Haziri ka rikujtuar se një pjesë e këtij grupi një veprim të tillë, ecje në këmbë nga Gjilani drejt Vlorës e kishin bërë edhe me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë së shtetit shqiptar duke përçuar kështu mesazhin e sakrificës së popullit shqiptarë për të q…

Letërsia moderne shqiptare në Kosovë dhe disaporë

Image
Shkruan  FLORI BRUQI 


(Kumtesë shkencore e lexuar në SEEU-Tetovë-në Universitetin e Evropës Juglindore  në Tetovë , 26 prill 2014).

E pasur dhe e bukur është gjuha shqipe, nga e cila shqiptarët krijuan një kult të vërtetë; megjithëkëtë është fare pak e zhvilluar: rrethanat historike krejt të posaçme dhe sidomos një sundim i huaj prej më shumë se 5 shekujsh i vonuan për një kohë shumë të gjatë çdo farë rilindje kulturore popullit shqiptar të dashuruar për liri.

Letërsia shqiptare që zhvillohet në vitet e tridhjeta në Kosovë, kishte disa shenja paradalluese: ajo ishte e shkëputur nga letërsia amë dhe nga një pjesë e traditës letrare.

Letrarët dhe letërsia në Kosovë , pothuaja nuk ishin fare në kontakt me të dhe nuk ishin të informuar për atë çka ndodhte në fushën e letërsisë brenda kufirit të shtetit shqiptar.

Në Kosovën letrare herë pas here ilegalisht, mund të depërtonte ndonjë vepër ose autor nga periudha e viteve 1930, kryesisht përmes atyre pak nxënësve që shkolloheshin …

MIRË SE ERDHE NË ÇIKAGO, PROFESOR DANAJ !

Prof.Dr.Rasim Bebo


Prof. Koço Danaj është njëri nga pёrfaqësuesit më të spikatur të pararojës atdhetare Shqiptare në 20 vitet e fundit. Unë po kthehem prapa në imagjinatë, në 2300 vitet e historisë së popullit tonë të lavdishëm, të marr një kopje të emblemës shqiponjë të Pirros së Epirit, për t’ia sjellë si dhuratë shqiptarit të sotëm Koço Danaj, për të cilin jemi mbledhur këtu. Ky patriot i flakët është si një Pirro shqiponjë dhe neve do t’i bëhemi krahët e tij, Ai ecën mbi një prush zjarri të shtruar nga boshti grek-rus-serb, si kundërshtarë të “Shqipërisë Natyrale”. Prof. Koço Danaj, me kryelartësi, ecën përpara me flamurin shqiptar, për bashkimin e pesë pjesëve të kombit nën flamurin kuq e Zi, me një gjuhë, me një komb, me një flamur dhe me një histori. Ai i bën thirrje, intelektualëve të kombit, të bashkohen në një “Marrëveshje Historike të Madhe”, në kuvend dhe në parlament. Platforma e Shqipërisë Natyrale, bazohet në Kuvendin e Vlorës, i cili shpalli pav…

Mr. sci. Flori Bruqi: Ibrahim Rugova Cultivator Modernity

Image
The first writings on literature Ibrahim Rugova began with poetry, as all writers do, when they begin to deal with literature. He published about twenty poems, which were at the level of the poems that were published at that time. But soon he abandoned that genre and he devoted to the study of literature, literary criticism mostly. Even early in his first compilation of writings in this area, in the “lyrical touch” at 1971, he showed an inclination towards western advanced literature by avoiding the socialist realism, which had included a part of literature the so-called socialist camp whose territory belonged to Albania and Kosovo as part of Yugoslavia at that time.



Lets add that the proceedings of this book were first published in the temporary ”word” newspaper with the superscript “Literary zeniths”, where his orientation was seen to deal with roofs of literature, mainly with the universal one. In this context, we should also overview the efforts of the creator to be released from t…

Refleksione letrare :Mos i'a rrëfe shpirtin lumit

Image
Nga Flori Bruqi


Nuk më ndodhi kështu me këtë libër për të cilin po bëj këtë përcjellje sepse autorja Mimoza Legisi vjen tashmë me libër në një moshë serioze e të pjekur, ku ka patur gjithë kohën të lëshojë në tokë lulet e para të rinisë që bien nga një ngricë e lehtë dhe nuk rrezistojnë gjatë. Ajo vjen me libër në një moshë kur poezia është poezi e pjekur, e formuar, vjen pa bujë, pa zhurmë, por me një siguri të kuptueshme, ani se e brishtë në dukje.
Lexuesit do t’i thoja se në këtë libër ka botë, ndjenjë, ka jetë njerzore në gjithë pamjet e saj, me gjithë ngjyrat e saj, ka ftesë për mirësi e fisnikëri.

Përgjithësisht, janë poezi të arrira që shtrihen në një rrafsh poetik me një nivel të bukur artistik. Motivi, figuracioni, ndërthurja e bukur lirike e mendimit poetik janë përmbajtësore dhe të realizuara bukur. Plot ndjenjë, emocion, vrull, zjarr rinor, ku ngarendin në kahje të kundërta dashuria për atdhe nga njëra anë, dhe dashuria për të bukurën, të dashurën. 

Që të dyja këto në kushte …

Burrat e kombit flakërojnë nëpër histori

Image
Ishte data 9 Prill 2014 kur unë takoj shkrimtarin kosovar Bedri Tahiri. Ai shoqërohej nga Skënder Kapiti, një burrë fisnik,atdhetar e shkrimtar. Me origjinë Skënderi është nga kosova. Nga Vushtrrria për në Durrës, shkrimtari Bedri Tahiri vjen shpesh për vizitë. Piktakimin e parë,sapo shkel në qytetin bregdetar,shkon te ‘’Drenica e durrësit’’, te kjo vatër atdhetarie e kombit tonë. Çdo vizitor i huaj apo vendas, do përulet në shenjë respekti para ‘’Drenicës’’, sepse aty u projektua liria dhe pavarësia e Kosovës.

Këtë vit Kosova feston 15 vjetorin e çlirimit nga okupatori serb. Ndonse është muaji prill, me sa duket, edhe dielli ngroh e buzëqesh më shumë. Po afron qërshori i 2014! Sa bukur kanë çlur lulet e prillit! Ato vrapojnë për te dita e Lirisë së Kosovës! Edhe ‘’Drenica’’ në Durrës këto ditë prilli, pret e përcjell me dhjetra e qindra vizitorë të grupmoshave të ndryshme. Kosova jonë është një zambak i bardhë që çel e rritet mbi shkëmb! Bijët e saj flakërojnë nëpër udhët e…

Pa Rrugën e Arbërit, Dibra është e vdekur

Image
Dr Gëzim Alpion, nismëtari i peticionit për Rrugën e Arbërit, nisur gati një vit më parë, më 18 mars 2013, i cili po vazhdon të firmoset online, i ka dhënë një intervistë të posaçme gazetarit nga Kosova, Valmir Gashi. Intervista, e cila përqendrohet në probleme të ndryshme, që kanë të bëjnë me trajtimin që i kanë bërë dhe po i bëjnë çështjes së Rrugës së Arbërit qeveritarët shqiptarë, si dhe rolin që po luan shoqëria civile në këtë proces, u botua me shkurtime në gazetën ‘Panorama’ më 11 shkurt 2014, dhe e plotë në mars 2014 në gazetën ‘Rruga e Arbërit’.





Nga VALMIR GASHI



- Ju i dërguat një letër të hapur në fillim të muajit Maj 2013 Presidentit të Republikës së Shqipërisë z. Bujar Nishani, ish-kryeministrit z. Sali Berisha, kryeministrit aktual z. Edi Rama, drejtuesve të tjerë të lartë të shtetit si dhe kryetarëve të partive të përfaqësuara në Parlamentin shqiptar. Pas asaj kohe, a ka patur ndonjë reagim prej tyre?

- Përveç personave që përmendni ju, kur isha në Tiranë më 3 Maj 2013, …