2014-04-23

Burrat e kombit flakërojnë nëpër histori

Ishte data 9 Prill 2014 kur unë takoj shkrimtarin kosovar Bedri Tahiri. Ai shoqërohej nga Skënder Kapiti, një burrë fisnik,atdhetar e shkrimtar. Me origjinë Skënderi është nga kosova. Nga Vushtrrria për në Durrës, shkrimtari Bedri Tahiri vjen shpesh për vizitë. Piktakimin e parë,sapo shkel në qytetin bregdetar,shkon te ‘’Drenica e durrësit’’, te kjo vatër atdhetarie e kombit tonë. Çdo vizitor i huaj apo vendas, do përulet në shenjë respekti para ‘’Drenicës’’, sepse aty u projektua liria dhe pavarësia e Kosovës.

Këtë vit Kosova feston 15 vjetorin e çlirimit nga okupatori serb. Ndonse është muaji prill, me sa duket, edhe dielli ngroh e buzëqesh më shumë. Po afron qërshori i 2014! Sa bukur kanë çlur lulet e prillit! Ato vrapojnë për te dita e Lirisë së Kosovës! Edhe ‘’Drenica’’ në Durrës këto ditë prilli, pret e përcjell me dhjetra e qindra vizitorë të grupmoshave të ndryshme. Kosova jonë është një zambak i bardhë që çel e rritet mbi shkëmb! Bijët e saj flakërojnë nëpër udhët e historisë. Atë mbrëmje të datës 9 prill,Klubi i Shkrimtarëve e Artistëve të qytetit durrës, kishte ditën letrare të poezisë. Aty, në atë mbrëmje letrare, morën pjesë edhe kolegët nga kosova. Diskutimet letrare rreth poezive të reja të Nikolla Spatharit, iu shtuan edhe mendimet e miqëve të ardhur enkas në këtë eviniment letrar të klubit. Mendimet dhe vlerësimet, deri te kritikat gjallëruan orën letrare të asaj mbrëmje prilli.Ky takim i befasoi miqtë nga kosova. Të nesërmen, shkrimtari Bedri Tahiri anëtarësohet në Klubin e Shkrimtarëve e Artistëve të Durrësit. Por edhe Skënder Kapiti e…
image
Në foto, nga e majta në të djathtë: Skënder Kapiti, Bedri Tahiri e Xhevahir Cirongu, Durrës prill 2014.


Atje, në një kafene te rruga ‘’Egnatja’’ së bashku me mua, Skënder Kapitin e mikun nga Vushtrria e Kosovës, pimë një kafe miqësore. Dhurata më e bukur për mua ishte dhurimi i një libri, që Bedriu ia kushtonte përfaqësuesit të Drenicës në Lidhjen Shqiptare të Prizrenit, Ramadan Zymer Bajraktari. Ashtu, shpejt e shpejt i hodha një sy duke lexuar librin. Shfletova një e nga një fletët e tij, e vetja m’u dukë sikur shfletoja vitet e dekadave të historisë sonë. Ndjeva emocione, sepse shkrimtari i palodhur ish ushtar i UÇK-së,(sot mban statusin e veteranit të UÇK-së), lartëson figurat e atdhetare burra apo gra qofshin ata duke shkruar libra, me qëllim që historia e popullit tonë të ngelet e shkruar që t’ju tregojmë brezave nesër, se liria e pavarsia i ka rrënjët te sakrifica e gjaku i derdhur nëpër shekuj. Në faqen 13, autori shkruan: ‘’…Sidoqoftë, Drenica në historinë tonë kombëtare,mbetet territor i qëndresës shqiptare,që secilit pushtues i rezistoi me armë në dorë.Që nga beteja e Kosovës(1389) e deri më sot, nga kjo trevë dolën njerëz që me pushkë e me penë luftuan për çlirim, pavarësi e bashkim kombëtar……… Millosh Nikollë Kopiliqi(nga Kopiliqi i Skënderajt) do të plagosë për vdekje sulltan Muratin e I.’’ Bedriu është një njeri që heshtë kur takohesh me atë, qoftë edhe kur pi një kafe. Por, ai të ‘’flet’’ me penën që shkruan historinë e burrave e grave shqiptare në gjithë hapsirën shqipfolëse, dhe u ngre përmendoren e pavdeksisë në librat e shkruar prej tij.

Nga çanta nxjerr librin e shkruar prej tij e ma dhuron me dedikim mua! Por, edhe unë e ‘’kap’’ në befasi duke i dhuruar librin me titull ‘’Mançllarët’’. E merr librin në dorë, dhe në shenjë respekti e mirënjohje, por e me dhimbje, ledhaton foton e atdhetarit e ish veteranin e LANÇ Qemal Mançe. Heshtim që të tre:Skënderi,Bedriu e unë! …Në ato dy libra ishin shkruar copëza historie të popullit tonë. Dhe sërisht rilexoj fletët e librit. Kryebiseda jonë u përqëndrua te Ushtria Çlirimtare e Kosovës me në krye Komandantin legjendar, ADEM JASHARI,te dita e bardhë e Lirisë dhe Pavarësisë së Kosovës.

Atje, te ai lokal në rrugën ‘’Egnantja’’ të qytetit bregdetar të Durrësit bëmë edhe një fotokujtim për të fiksuar kohën tonë.Por,këtë radhë një foto me aromë Lirie! 12 qërshori i 2014 po afron. Kosova, 15 vjet në Liri! Kështu do të jesh mot e jetë e lirë, Kosova ime!

Burrat e kombit flakërojnë nëpër padeksinë e historisë!