2014-04-23

Sazan Goliku-Rilindja e një poeti

image
Agim Mato

Agim Mato jeton  buzë detit, po dikur nuk e shihte detin; punonte po nuk e shijonte kënaqësinë e punës; ishte i lirë, brenda vetes në mendimet e dëshirat e tij, po nuk e gëzonte atë liri që i duhej për të realizuar veten.

Agim Mato është një dukuri e dhimbshme. Atë vetë nuk e futën në burg si të atin për “politikë”, por e përjetoi  në mënyrë të dyfishtë. Ishte aq i zgjuar sa shmangu hekurat në duar e në dritare. Por ai e provoi burgun e të atit ekonomikisht , shpirtërisht e potencialisht. Ai provoi në kurriz robërinë e burgut të madh me emrin “diktatura e proletariatit”.
Poetit Agim Mato ia dhanë, ia hoqën, ia dhanë sërish të drejtën e botimit sipas valëve goditëse të së famëkeqes lufta e klasave. Për paradoks, edhe 20 vjet pas rënies së diktaturës ai nuk botoi. Po asesi kjo nuk do të thoshte se Agim Mato nuk ishte më Agim Mato poeti. Shkruante, lexonte, rishkruante  dhe si fara e ullirit priti deri këtë pranverë të 2012-ës për të flakur kapakun e heshtjes dhe për t’ia besuar lexuesit këngët e tij. Librat me poezi “Jashtë eklipsit” dhe “Fundo” mund të quhen si një lirim nga ndrydhja, vetëfrenimi e dyshimi për vlerat poetike të artit të tij. Te ky shpërthim shohim urrejtjen e natyrshme për diktaturën, për plagët e kufizimet absurde që ajo i krijoi atij si individ, si familje, si popull. Pra, në këto vargje shpallet në mënyrë eksplicite hakmarrja ndaj asaj diktature. Motivet e lëna përgjysmë nga frika e natyrshme (se dhe nga dorëshkrimet  “e gabuara”, “armiqësore” dënoheshe)  janë rishikuar, plotësuar e ripunuar, për të parë dritën e botimit pas 30 vjetësh. Pra, kemi dy libra të shkruar  në dy kohë të ndryshme, po duke parë thelbin perspektivë, kemi në dorë vargjet e të njëjtit poet si stil, si koncepsion poetik dhe si ideal estetik.
Poezia e Agim Matos ka një harlisje të organizuar të figurave stilistike, të metrikës së lirë, të imazheve jetësore e fantastike që krijon gati në çdo varg, të shtresave e nënshtresave semantike e semiotike. Poezitë ai i strukturon të ngjashme me figuracionin e ndërtimin e një peme që është vazhdimisht në lëvizje. Kjo e karakterizon e poezinë e tij, e cila rrjedh përherë e shqetësuar, e ngarkuar me kontradikta ndjesore e ekzistenciale, me shprehje të fshehura e të hapura të pakënaqësisë ndaj realitetit që poeti e ka përjetuar dhe e përjeton, por pa e bjerrë asnjëherë dashurinë për njeriun dhe vendin ku ka rrënjët e veta.
Edhe pse krijimtaria poetike e Agim Matos shtrihet, me ndërprerje drastike, në një periudhë të gjatë kohe mbi 40-vjeçare, ai i ka mbetur besnik stilit të vet. Ky konstatim  nuk  nënkupton ngurtësimin në prirjet e minierat e fillimit (Jug, Në prag të shtëpive tona, Buka e fjalëve), kur ai shkruante e botonte, si gjithë të tjerët, në kushtete kufizimet prangore të të ashtuquajturit realizëm socialist, por flet qartë për konsekuencëne vijimësinë e parimeve dhe kërkesave të tij estetike, të cilat mishërohen artistikisht në poezi në një nivel edhe më të lartë sot në saje edhe të lirisë, edhe të përvojëse kulturës.

Biznismeni dhe investitori Elon Musk parsheh reduktimin e rrezikut të zhdukjeve të njerëzimit duke bërë jetën multi-planetare" duke i vendosur -koloni njerëzore në planetin Mars.

    Kërko brenda në imazh                                                           Nga Flori Bruqi ,PHD Elon Reeve Musk ( 28 qershor, 1971)...