Posts

Showing posts from October, 2014

Nga Kabil Bushati-Nasuf Beg Dizdari-shkodrani që mbajti fjalimin mbi varrin e Isa Boletinit

Image
Nga Kabil Bushati


Nasuf Tahir Dizdari u lind ne Shkodër në një familje të njohur qytetare në vitin 1857. Shtëpinë e kishte lagjen e njohur Parrucë që i kishin dhënë famë Kazazët e Jukajt. Në këtë lagje kishin trojet e veta edhe Dizdarët. Në periudhën në fjalë, Shkodra i ngjante një kështjelle te bukur ku në të katër anët vërtiteshin kulturat e ndryshme euro-aziatike. Ishte koha kur Bushatlijte kishin rënë nga sundimi dhe Shkodra kishte mbetë si varka pa busull. Ndikimi osman kishte lënë gjurmë për vehte dhe bënte përpjekje që të mos shqitej, ndikimi venecian nuk binte më poshte, pastaj vinte ndikimi austro-hungarez dhe sërbo-malazez. Të gjitha këto ndikime e kishin bërë Shkodrën si një konglomerat kulturash që konkurronin se cila të ia kalonte shoqes.

Sivjet Prishtinasit të pa kënaqur me dezinfektim të Kompanisë “Doctor Extraminator”,nga Prishtina

Image
Me gjithë dezinsektimin hapësinorë që i është bërë Prishtinës që tri faza, nga fillimi i pranverës, qytetarët po ankohen për mungesë të efektit. Ata thonë se sivjet si asnjëherë më parë në vitet e pasluftës, në kqreqytet ka prezencë të madhe të insekteve, sidomos të fluturave dhe mizave, por edhe të mushkonjave që po shfaqen më së shumti në periudhën e mbrëmjes. E pos qytetarëve, dyndjen e qytetit nga insektet e konfirmojnë edhe ekspertë të fushën së zoologjisë duke thënë se një ndër shkaqet e kësaj është dezinsektimi jo adekuat. Zyrtarët e Drejtorisë për projektin e dezinsektimit hapësinorë në Komunën e Prishtinës pohojnë se nuk po shohin askund miza e flutura. Por Bekim Sallahu nga Prishtina, ka thënë se është hera e parë që nga paslufta kur mëhalla përgjatë rrugës “Muarat Gjaka” mbulohet e tëra nga insektet, vemas nga fluturat. Ai ka thënë se qytetarët nuk kanë haber se cilat mund të jenë arsyet për këtë. “Konsideroj se dezinsektimi nuk ka pasur efektet e dëshiruara”, ka thënë Sall…

Kabineti Rama shpërndan videon që pyet UEFA-në “a ishte kjo Fair Play”

Image
A është kjo Fairplay? Kështu pyet ministrja, Arsimit dhe e Sportit e Shqipërisë, Lindita Nikolla që ka përthekuar në një video atë që rrëfen në mënyrë kronologjike gjithë çka ndodhi në Beograd, më 14 tetor.

Ministrja shkruan se nuk duhet të tërhiqemi përballë padrejtësisë. Nikolla kërkon bashkëpunimin e të gjithëve për të publikuar këtë video.

“Në këtë video është dokumentuar e vërteta që UEFA mundi ta shihte dje pa mundur ta respektojë, për të respektuar Fair Play-n dhe vetveten! Prandaj shpërdajeni sa të mundni përmes internetit në drejtim të çdo gazete, televizioni, federate futbolli, klub futbolli nëpër Evropë e botë. Shumë shpejt UEFA do të kuptojë se janë shumë më tepër sy e veshë, sesa sytë dhe veshët e shqiptarëve, të cilët do të presin të shohin e të dëgjojnë, si do t'i shkojë halli drejtësisë së munguar në këtë ditë të trishtueshme për Fair Play-n në Evropë dhe për drejtësinë në gjirin e UEFA-s”, shkruan ministrja Lindita Nikolla.

Publikuesi i parë i kësaj video, u bë k…

Dr Muhamet Shatri: Përpjekjet e Lidhjes së Dytë të Prizrenit për jetësimin e aspiratave të shqiptarëve

Image
Lidhja e Dytë e Prizrenit ishte oganizata më e rëndësisahme politike-ushtarake në Kosovë dhe në trevat e tjera shqiptare, e krijuar gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ajo u organizua sipas shembullit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe u angazhua deri në fund për çlirimin dhe bashkimin e trojeve etnike shqiptare në një shtet të përbashkët.
Kjo organizatë i vuri themelet e saj në shtator të vitit 1943 me angazhimin e 45 përfaqësuesve nga Ohri, Struga, Gostivari, Dibra, Shkupi, Tetova, Prizreni, Sharri, Theranda, Kolesjani, Rahoveci, Gjilani, Prishtina, Ferizaj, Mitrovica, Rugova, Peja, Istogu, Drenica, Pazari i Ri, Senica, Rozhaja, Plava, Gucia, Gjakova dhe Malësia e Gjakovës.

Ajo u formua jo rastësisht në qytetin historik të Prizrenit për të jetësuar amanetin e drejtuesve të Lidhjes së Parë Shqiptare të Prizrenit. Ideatorë të kësaj organizate, në themel me aspiratë fisnike kombëtare, ishin Xhafer Deva dhe Asllan Boletini, biri i Isa Boletinit të madh etj.
Kuvendi zgjodhi Komitetin Qend…