Posts

Showing posts from March, 2017

NGA BONI - JUSUF BUXHOVI (fragment nga libri im ne proces Lufta ime per Kosoven)

Rexhep Shahu


Kur kisha lexuar para shumë vitesh romanin “Shënimet e Gjon Nikollë Kazazit”, nuk kisha guxuar as të ëndërroja se mund të njihesha apo mund të flisja me autorin e tij shkrimtarin e madh të letrave shqipe Jusuf Buxhovi.
Kur gazeta “Rilindja’ filloi të botohej në Tiranë, shkrimet e Jusuf Buxhovit ishin një shkak më tepër që ta lexoja çdo ditë atë gazetë e cila falë Skënder Zogajt, i vinte falas Radio Kukësit. Shkrimet e Jusuf Buxhovit, krahas Ali Podrimes, Mehmet Krajes, Ramush Tahirit, Xhemail Mustafes, Ibrahim Berishes, Rustem Rugovës, Veton Surroit, Shkelzen Maliqit, Sylejman Gashit, Sylejman Aliut, Milazim Krasniqit etj., ishin lëndë e parë për emisionet e mia. Shpesh shkrimet e tyre i përcillja të plota për dëgjuesit e radios.
Duke kërkuar që të mbaja lidhjet me zyrat e Lidhjes Demokratike në Gjermani, me Hafiz Gagicën e Sali Çekën, lidhje që i pati vendosur Izet Duraku, rasti e solli që të mësoj numrin e telefonit të Jusuf Buxhovit.
Dhe në ato ditë të vitit 1998, kur …

REXHEP SHAHU : ÇADRA E PROTESTES DESHMON SE KA ENDE SHPRESE

Çadra e lirise, sic e quajne disa, çadra e demokracise, ose sera ku rritet shpresa e shqiptareve, e ngritur pak metra larg vendit ku pati ngritur çadren "restorant pica & berxolla" Edi Rama me militante te Partise Socialiste, i kujton shume gjera kryeministrit Rama dhe shqiptareve qe nuk e pergojojne pa dite asgje per te, thjeshte ne emer te partise.
E para gje qe i thote cadra kryeministrit Rama eshte se ne kete vend ka ende shprese dhe cadra eshte sera ku rritet kjo shprese, mu ne syte e hunden e kryeministrit.
U thote shqiptareve se shume pushtete i ka gllaberuar Edi Rama por ende e ka nje oaz qe nuk e ka pushtue.
U thote shqiptareve se pushteti i rrenes, i shpifjes, i mashtrimit, i lyerjes e suvatimit, i shplarjes se truve te njerzve jane te Edi Rames, por cadra eshte gishti i akuzes qe nuk fshihet edhe pse mediat nen pushtetin e dhunshem te Edi Rames nuk e japin cadren as 10 % sa jepnin mediat cadren "restorant pica & berxolla" Edi Rama kur qeveriste …

Amerika e Britania ndalojnë laptopët në avionë

Image
Ka hyrë në fuqi ndalimi i laptopëve dhe tabletave në bagazhet e kabinës për fluturimet nga Turqia dhe disa vende të Lindjes së Mesme dhe Afrikës së Veriut, drejt SHBA-së dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Zyrtarët thonë se pajisjet më të mëdha se smartphone-t duhet të udhëtojnë të ndara, për shkak të rreziqeve në rritje se ato mund të përmbajnë eksplozivë.

Ndalimi i Shteteve të Bashkuara përfshin tetë vende, ndërkohë që ndalimet e Britanisë përfshijnë gjashtë vende. Turqia, Maroku, Jordania, Egjipit, Katari, Arabia Saudite, Kuvajti dhe Emiratet e Bashkuara Arabe janë vendet e prekura nga ky ndalim, ndërkohë që ato operojnë rreth 50 fluturime në ditë drejt Shteteve të Bashkuara.

Ndalimi britanik prek të gjithë fluturimet që vijnë nga Egjipti, Turqia, Jordania, Arabia Saudite, Tunizia dhe Libani. Çdo pajisje, përfshi edhe smartphone më të gjatë se 16 cm dhe më të gjerë se 9.3 cm nuk do të mund të merren me vetë në këto udhëtime drejt Mbretërisë së Bashkuar.

Presidenti turk Recep Tayyip Erdoga…

GJURMUESI I VRASJEVE ENIGMATIKE(Arif Molliqi “Gruaja e vizatuar nudo”, roman. – Botoi “Faik Konica”.-Prishtinë 2008)

Image
Ali D. Jasiqi *


Numri i punëtoreve tanë që punojnë në botën e jashtme, dhe të cilët pos punës se tyre të rëndomtë merren edhe me krijimtari artistike nuk është i vogël. Disa prej tyre janë afirmuar në lëmin e arteve figurative, të tjerët në ato skenike e të ngjashme. Ndërkaq, numri më madh i tyre kanë bërë emër në fushën e letërsisë, duke botuar vepra në të gjitha lëmit e krijimtarisë letrare: në poezi, prozë , në studime letrare apo edhe në dramë. Do theksuar se në të shumtën e rasteve krijimet e tyre sjellin risi në letrat shqipe, nga se ata, në kontakt me letërsitë e vendeve ku jetojnë thithin prej tyre nektarin e domosdoshëm për realizime letrare e artistike në një anë dhe në anën tjetër mallëngjimi apo dashuria për vendlindjen dhe njerëzit e saj, të përjetuara nga largësia është më e madhe se e atyre që jetojnë në fshatin apo qytetin e lindjes. E ky është edhe një nga faktorët që ndikojnë në ndjeshmërinë e krijuesve artistik, në zgjimin e ndjenjave suptile të domosdoshme për krij…

Kur mediokrët fjalën poezi e përdorin në kuptimin inferior të saj, si “ broçkulla ose përralla”

Image
Njerëzit e paditur dhe poezia

(Mbi romanin “Emma Jazzi” dhe krijimtarinë e shkrimtares Puntorie Muça-Ziba)

Image
Nga Prof.Dr. Fatmir Terziu
Kurë s’më ka ndodhur deri më sot të lexoj një prozë të tillë, që të më shijojë me oreksin e Oscar Wilde. E them këtë me bindje. E them nga kontrasti që më kanë krijuar ‘shenjat’ e një rruge të gjatë leximi dhe shënimesh akademike. Edhe tek mjaft akademikë të lexuar, dhe këto me qindra përpos një rruge gati tetë vjeçare në vazhdim të edukimit tim në Britani, po aq edhe tek mjaft krijues në fusha të ndryshme, që kam lexuar e studiuar nga afër, ndoshta jo aq shumë sa janë në fakt, [kjo më së shumti në gjininë femërore], nuk do të gjendej një kënd ku të pikëtakohej e veçanta dalluese e Oscar.



Puntorie Muça-Ziba
 Dhe kjo e zgjedhur përpos arsyes me romanin “Emma Jazzi” të shkrimtares Puntorie Muça-Ziba. Një lidhje që në rrëfim. Një veçori që në detaj. Që në fabulë! Oscar shprehet tek “Lady Windermere’s Fan”, pikërisht me këtë fabulë që romani i shkrimtares shqiptare dikton një arsye në lidhjen me kanunin në familjen shqiptare. Thënia e Oscar Wilde dëshmon qartë: “…

Një letër për njerëzit e vegjël që s’duan Europën

Image
Njerëz të vegjël ka kurdoherë. Në këtë rast kanë rëndëkuptuar vlerën e urtësisë së themeluesve të Europës së Bashkuar


Nga Majlinda Bregu
Sot në Romë kujtohet 60 vjetori i Traktatit të Romës, zanafilla e krijimit të Bashkimit Europian.

Burrave te mencur të asaj kohe iu deshën 10 vjet negociata e plane për të ngritur mbi rrënojat e Europës së pasluftës, Bashkimin e Paqes.

Ishte fjalimi historik i Churchill në 1946 i cili me qartësi e vizionin ndërtues, prej Universitetit të Zyrich shpalli atë që do të ndodhte: “Ju paraqes idenë e një Europe të bashkuar ku Britania e Madhe do të ketë një rol vendimtar si anëtar i familjes Europiane.”

Sigurisht ai nuk mund të parashikonte që në 1946,se Britania e Madhe do të kishte si për ironi të parin Kryeministër që projekton Bashkimin e Europës dhe 70 vjet më pas, të parin Kryeministër që i ikën Europës!

Gjenialiteti i vizionarëve si Churchill, Monnet, Schuman, Spinelli, Adenauer, De Gasperi e Church ndoshta nuk e vizatoi dot tërësi…

Monika Shoshori Stafa, pjesë elitare e publicistikës shqiptare

Image
Nga Skënder Temali

 Zonjën Monika Shoshori Stafa, e njoh nga ekrani i televizorit, por dhe nga artikujt e saj që kam lexuar tash e parë viteve të fundit në shtypin shqiptar. E se ato janë disafarëshe: realiste, filozofike, historike, politike, kulturoro-artistike, etike, përshkruese etj. Monika nuk mbetet robëreshë e zhanreve publicistike, i kapërcen caqet e tyre, përdor mjeshtërisht edhe figura e trajtime letrare të mirëfillta, kap e trajton probleme të mprehta të kohës pa bërë asnjëherë kompromis me të keqen e “baballarët e kombit”, ka depërtim vertikal e jo horizontal për ato që merr përsipër të trajtojë e kjo, mendoj, se përbën vlerë për çdo krijues.



Unë vetë, për 15 vjet kam punuar redaktor në Radio- Shkodra e gazetën lokale në kohën e komunizmit. Di si pak kush të bëj dallimet, censurën e autocensurën, siç edhe lirinë e sotme, me hapësira të pakufizuara të shprehjes. Këtë liri Monika e shfrytëzon, përmes një gjeografie problemesh e sfidash që i ofron vetë koha që jetojmë. Fatmir…

Naim Kelmendi, „ESENCA“, poezi, botoi „RUGOVA ART“, Prishtinë 2010, faqe 56. ISBN 978-9951-536-15-8

Image
SENTENCAT LAKONIKE AVANCOJNË ESENCËN E TË QENIT POET


Shkruan: Shefqet DIBRANI
Naim Kelmendi është poet që shkruan e boton më me ngulmim se sa krijuesit tjerë që i përkasin brezit të tij. Ai tashmë ka tërhequr edhe vëmendjen e kritikës letrare duke zënë një vend meritor në kuadrin e poezisë së sotme shqipe.



Naim Kelmendi 
Vlerësimin tim për “Esencën” e kësaj poezie po e nis me tre vargje të poezisë „ZOTI DIELL DHE NJË PERËNDI TJETËR“, të vëna qysh në fillim të librit.

„Zoti diell…
dhe një perëndi tjetër,
është i plotfuqishëm“ (faqe 7)

Poezia e Naim Kelmendit jo rrallë mbulohet me një mister, me një ndjenjë ndrydhur në brendësinë e shekujve shpirtëror, ku në raste të veçanta ka një ngarkesë emocionale që shoqërohet me një koncept filozofik racional, por më shumë me një sentencë lakonike që të shtynë me besuar se poeti u bënë një qasje të drejtë zhvillimeve të përditshmërisë, poezia ka një sinkronizim të saktë, duke e avancuar esencën e të qenit shenja – poet.

“pra unë jam shenja
që eci …

Rreth përmbledhjes poetike “Kthimi i Syve” të poetit Kujtim Morina

Image
Nga Dukagjin Hata
Prirja intuitive për ta sendërtuar figurën në rrënjët fabuleske të poezisë është një veçori e poetëve modernë, të cilët shkrijnë në një kulm abstragimi të gjitha enumeracionet dhe lakimet e mundshme të trajtave të vetëdijshme apo inkoshiente të lëndës së parë poetike. I tillë na shfaqet edhe Kujtim Morina në vëllimin e tij të dytë me poezi “Kthimi i syve”, Botimet Princi, Tiranë 2011, ku variacionet në formë mozaiku brenda konstruktit poetik të poezive të tij shkrihen në kodet nëntekstuale, prej të cilave rrjedh mesazhi dhe qëndrimi i poetit ndaj gjërave që e rrethojnë, si ngacmime të vatrave të trillit dhe fiksacionit poetik. Nëse në vëllimin poetik pararendës “Dehja nën mjegull”, ky element ishte ende në embrion, si një prirje në potencë, në këtë vëllim shfaqet si një tipar i poezisë së Morinës, në rrekjen e tij për të qenë në unison me zërat e fshehtë të një minibote që i zgjon atij ndjesitë e sensacionit.
Morina nuk konstaton, ai depërton thellë nën lëvoren e ob…

Kush e vrau legjendarin Bajram Curri

Image