http://www.albeu.com/kryetitull/lista-dhe-thes-me-para-fotoja-nxjerr-zbuluar-doganierin-e-arrestuar-ne-shkoder-foto-lajm/315292/
Bushaj identifikohet si mbështetës i LSI-së, ndërsa në rrjetet sociale ka shpërndarë foton me presidentin e zgjedhur Ilir Meta gjatë aktiviteteve të kësaj partie.
Koincidencë apo jo, pak kohë më parë ai ka shpërndarë foton e një makine të mbushur plot me para, ndërsa sot u arrestua pikërisht me akuzën se po blinte vota dhe në makinë kishte shuma të mëdha parash.
Njoftimi i policisë
Sot, Policia e Shkodrës mori informacion në rrugë operative se në fshatin Kullaj dhe Ura e Mesit disa persona me një automjet tip Hunday me targa AA 797 MK dyshohej se kishin një listë votuesish dhe sasi të konsiderueshme parash të destinuara për t’i shpërndarë me qëllim blejrjen e votës.
Si pasojë e veprimeve profesionale nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër është bërë e mundur kapja në flagrancë e shtetasit:
I. B. vjec 26, banues në Kullaj, Shkodër, me detyrë doganier në doganën e Vermoshit.
Xh. B. 30 vjeç, banues në Drisht, Shkodër
Pasi u bë kontrolli i automjetit tip Hunday me drejtues I.B. u konstatuan në një çantë të zezë një listë votuesish dhe sasi e konsiderueshme parash ku rezultuan 48 copë kartmonedha me prerje 2000 lekëshe, të destinuara për ti shperndarë me qëllim blerjen e votës.
Gjithashtu gjatë kontrollit fizik të shtetasit Xh. B. I cili ishte pasagjer në mjetin e lartpërmendur, iu gjetën 3 kartmonedha me prerje 2000 lekëshe.
Materialet do ti referohen Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje” e “Korrupsioni pasiv në zgjedhje” të parashikuara nga nenet 328/a/b i Kodit Penal.