2020/03/03

A mund të mbrohesh nga virusi Korona virusi ?

Nga Flori Bruqi

Koronavirusi me origjinë nga Kina, po shqetëson botën, ndërsa tanimë raste të shumta janë raportuar në Itali, ku dy persona kanë vdekur dhe numri i të infektuarve sa vjen e rritet.
Në Kosovë ka nisur paniku pasi virusi është te dera...
 Si të ruhemi nga koronavirusi, dhe cilat janë këshillat elementare që japni profesionistët?
Nuk ekziston akoma një vaksinë për të parandaluar sëmundjen nga koronavirusi 2019 (COVID 2019). Mënyra më e mirë për parandalimin e sëmundjes është shmangia e ekspozimit ndaj virusit. Kjo arrihet duke zbatuar çdo ditë rregullat parandaluese të përhapjes së infeksioneve respiratore që janë: shmangia e kontaktit me personat e sëmure; larja e shpeshtë e duarve me ujë dhe sapun apo   dezinfektant, mosprekja e syve, hundës dhe gojës, qëndrimi në shtëpi kur jemi të sëmurë, mbulimi i gojës dhe hundës më brryl apo kartpecetë kur teshtijmë apo kollitemi, pastrimi dhe dezinfekimi i shpeshtë i objekteve dhe sipërfaqeve duke përdorur spray apo pastrues të tjere me përdorim shtëpiak.
Tashmë janë bërë normale pamjet që shohim në media të njerëzve që mbajnë maska në ambjente publike. Ajo çfarë është e rekomandueshme nga OBSH në lidhje me maskën është ky: nëse jeni i shëndetshëm, ju mund të mbani maskën vetëm nëse po kujdeseni për një person të dyshuar apo diagnostikuar me infeksion nga nC0V 2019. Mbaje masken nëse kollitesh apo teshtin. Mbajta e maskës është efektive vetëm kur përdoret së bashku me mënyra të tjera të mbrojtjes siç janë larja e shpeshtë e duarve me ujë dhe sapun apo me xhel larës me baze alkooli. Nëse mban maskën, duhet të dish si ta përdoresh atë.
Larja e shpeshte e duarve
Laj sa më shpesh duart  me uje dhe sapun (për të paktën 20 sekonda) ose përdor xhel larës apo dezinfektues me bazë alkooli nëse nuk i ke vizualisht të ndotura duart. Ky proces mundeson eliminimin e virusit nëse ai ndodhet në duart e tua.
Higjena respiratore (apo etika e kolles dhe teshtitjes):
Sa herë që kolliteni apo teshtini mbuloni gojën dhe hundën me berrylin tuaj ose me kartpecete dhe hidheni kartpecetën menjëherë në koshin e plehrave më të afërt dhe pastroni duart tuaja me xhel me baze alkooli apo duke i larë me ujë dhe sapun. Nëse kolliteni apo teshtini mbi duart tuaja dhe nuk i lani ato, ju mund të kontaminoni objektet apo njerëzit që prekni.
Distancimi social
Mbani një distancë prej 1 deri 2 metra nga personat e tjerë sidomos ato te cilët kolliten, teshtijnë apo kanë temperaturë.
Mos prek sytë, hundën dhe gojën me duar! Duart mund të prekin shumë siperfaqe apo sende të cilat mund të jenë të kontaminuara me virus. Nëse prekni sytë, hundën apo gojën me duart e kontaminuara, ju mund të transferoni virusin nga këto sende tek vetja juaj.
Nëse keni temperaturë, kollë dhe vështiresi në frymemarrje kërko për kujdes mjekësor (Përdor shërbimin e urgjencës përmes numrit të telefonit dhe mos u paraqitni vetë pranë institucioneve shëndetsore) . Ju duhet t’i tregoni mjekut apo personelit shëndetsor nëse keni udhëtuar në Kinë apo nëse keni qenë në kontakt me dikë qe ka udhëtuar në Kinë dhe ka simptoma respiratore.
Nëse ju keni simptoma respiratore dhe nuk keni udhëtuar në Kinë apo vende të tjera ku janë raportuar raste me infeksion nga nCoV, zbatoni rregullat e mësiperme të higjenës respriatore dhe të duarve dhe qëndroni në shtëpi derisa të shëroheni.
Shmangni kontaktin me kafshët e gjalla, dhe praktikoni rregullat e higjenes së larjes së duarve dhe respiratore kur bini në kontakt me to. Lani shpesh duart dhe mosprekni hundën sytë dhe gojën me duar. Mos konsumoni produkte shtazore të pa përpunuara termikisht.
Jemi në mes të një epidemie gripi? Si të kuptojmë që është korinavirus apo grip sezonal?
Është shumë e vështirë të dallosh klinikisht nëse je i prekur nga gripi i zakonshëm sezonal apo infeksioni nga koronavirus.
Nëse prekesh nga gripi mund të kesh disa nga këto simptoma: temperaturë, ethe, kollë, dhimbje fyti, hundë të zëna apo rrjedhje hundësh, dhimbje muskujsh apo trupi, dhimbje koke, dobësi trupore, ndonjëhere të vjella dhe diarre (sidomos fëmijet). Disa nga shenjat e nje forme të rëndë të gripit janë: vështirësi në frymëmarrje, dhimbje në gjoks, marrje mendsh, konfuzion mendor, kriza konvulsive, dobësi shumë e madhe, dhimbje të forta muskujsh, temperaturë e lartë e padominueshme.
Nëse keni shenja të lehta të gripit dhe nuk keni sëmundje të tjera kronike (veshkash, zemre, mushkërish, diabet etj) qëndroni në shtëpi dhe ndiqni këshillat e mjekut. Nëse keni sëmundje kronike dhe paraqisni shenjat e mësipërme të formës së rëndë atëherë kërkoni ndihmë mjekësore.
Rekomandimet e OBSH dhe CDC janë që edhe gjate sezonit të gripit të bëni vaksinimin për gripin nëse nuk e keni bërë atë, të  ndiqni rregullat e higjenës respiratore dhe të larjes së duarve dhe të merrni mjekimet e nevojshme të përshkruar nga mjeku.
Ku duhet të drejtohemi për pyetjet që kemi? Mjek lagje, mjek specialist, farmaciste lagje, portale dhe emisione televizive për shëndetin?
Informacionet per coronavirusin e ri janë tashmë të kudogjendura. Ju mund t’i drejtoheni mjekut të familjes, atij specialist, farmacistit, faqeve zyrtare në internet të Ministrisë së Shëndetësisë së Kosovës , IKSHP, WHO, ECDC, CDC  por edhe portaleve apo emisioneve televizive
Gati 78 mijë, të prekurit nga sëmundja në botë. Shtohen rastet në Korenë e Jugut, ndërsa pakësohen në Kinë. Në Itali 44 vetë janë prekur nga virusi, dy kanë vdekur. Por për Giuseppe Ippolito, drejtor shkencor i Spallanzanit, spitalit të famshëm të Romës, “nuk duhet të alarmohemi”.

  Mbrojtja nga Covid19, koronavirus

Koronavirusi Covid 19 ka shkaktuar deri tani 2.360 viktima në nivel botëror. Ky, bilanci i përditësuar nga Universiteti amerikan Hopkins. Numri i të prekurve ka arritur në shifrën 77.662, ndërsa e i të shëruarve, në 21.029. Sipas Kryqit të Kuq Ndërkombëtar rastet e reja të regjistruara në Evropë, në Kore e në Iran dëshmojnë se epidemia nuk është përhapur vetëm në Kinë.

Dy të vdekur në Itali, një i shëruar në spitalin Spallanzani

Ka arritur në 44, numri i pacientëve që rezultuan pozitivë në testin e Korovinarusit, në Itali. Janë njerëz, që banojnë ndërmjet Lombardisë e Venetos. Italia është vendi që ka më shumë të prekur nga sëmundja në nivel evropian. E flitet edhe për një të vdekur: një grua me banim në Lombardi. Por nuk mungojnë as lajmet pozitive. Nga spitali Spallanzani po dalin shëndosh e mirë disa nga të shëruarit që qenë prekur nga virusi, i cili po alarmon mbarë botën! Giuseppe Ippolito, drejtor shkencor i Spallanzanit, mendon se asnjeri nuk duhet të pushtohet nga alarmizmi. Çka duhet bërë, është të merren masat e duhura për ta mundur sëmundjen!

Masat, që duhen marrë

Ka shumë rëndësi, pra, të merren të gjitha masat për t’iu kundërvënë kësaj emergjence. Sipas porosisë së prefekturës, ipeshkvi i Piaçencës, imzot Giovanni Ambrosio, vendosi që gjatë Meshëve Kungimi të jepet vetëm në dorë, jo në gojë. E akoma, u kërkoi besimtarëve ta shmangin shkëmbimin e paqes. Kujdes duart e gojën, pra. Duhen larë sa më shpesh! Kjo, një nga masat për t’u mbrojtur nga rreziku i prekjes nga sëmundja!

Edhe Kryqi i Kuq kërkon përgjegjësi të lartë nga vetë qytetarët: “Epidemia po shtegton nga vendi në vend - kujton - nuk është mbyllur vetëm në Kinë. Duhet ta luftojnë të gjithë së bashku, prandaj. Solidariteti e përgjegjësia e lartë janë themelore për të fituar mbi këtë sëmundje, që s’pyet për kufij. E hyn edhe atje ku janë të pakta mundësitë për ta mundur!".

Virusi Korona po përhapet me shpejtësi në Europë. Sipas Prof. Krause kontrollet kufitare nuk sjellin rezultat, sepse shumë të infektuar nuk tregojnë simptoma. Masat e higjienës - mbrojtja më e mirë.
    
Italien Rom Kolosseum Touristin mit Schutzmaske (Reuters/R. Casilli)
Një turiste para Koloseumit, Romë

 Sa i madh është rreziku, që virusi Korona të vazhdojë të përhapet i pakontrolluar në Europë?
Gérard KrauseNë një rast të tillë duhet përcaktuar qartë koha, nga mbajtja nën kontroll deri tek zbutja e një epidemie të tillë. Nuk duhet të kemi iluzione, që një vend do të jetë i mbrojtur gjithmonë nga një virus i tillë. Tek ky lloj virusi me sa duket kjo nuk ka për të ndodhur. Herët a vonë një vend i hemisferës veriore do të konfrontohet me të. Megjithatë në fillim ka rëndësi që të fitosh kohë, të përgatitësh spitalet dhe të mbash në gatishmëri sistemet e paralajmërimit për të mësuar më shumë për virusin dhe për të reaguar më mirë.
Që do të thotë, se nuk ka shumë kuptim të ngresh kontrolle shëndetësore në kufijtë brenda vendeve të BE për të matur për shembull temperaturën e udhëtarëve, siç bëjnë disa aeroporte?
Për këtë ka disa modele llogaritjeje, që tregojnë se masa të tilla si rregull nuk sjellin shumë rezultat. Sidomos tek ky virus nuk ke shumë siguri tek efekti i kontrolleve kufitare. Sepse shumica e të infektuarve në fillim nuk ka asnjë simptomë. Prandaj edhe kontrollet nga autoritetet e shëndetësisë nuk do t'i mund të identifikonin dot.
Italia është një destinacion i preferuar, do të këshillonit që të mënjanohej ky vend nga udhëtarët apo nuk ka nevoje për shqetësim për sa kohë nuk shkon në rajonet e prekura nga virusi ?
Personalisht nuk do të thoja të mos udhëtohej, sepse pres që edhe në Francë, Gjermani e vende të tjera të kemi rajone të tilla, ku mund të kemi shpërthime të tilla. Në këtë kuptim nuk shtrohet më pyetja, nëse udhëton apo jo.
Gerard Krause Leiter Epidemiologie Helmholtz-Zentrum für Infektionsforschung (HZI)
Prof. Dr. Gerard Krause
Por megjithatë karnavalet në Venecia u anuluan, 11 rajone janë në karantinë, janë masa të tilla të ekzagjeruara?
Më pas je gjithmonë më i ditur, por do të vijë një moment të caktuar, kur masa të tilla nuk kanë kuptim. Tani është momenti i duhur për të vepruar me rigorozitet, për të fituar kohë. Por këtë nuk mund ta zbatosh për çdo komunë apo çdo vend në Europë, ku shfaqet virusi.
A mund të mbrohesh nga virusi Korona?
Në këtë rast duhet të sjellësh në mendje rregullat e përgjitshme të higjienës. Larja e duave, nëse je vetë i sëmurë të mënjanosh kontaktin me të tjerët. Gjithçka që bëhet për të mënjanuar virusin influenca, duhet ta bësh edhe në këtë rast.
Për shembull për të vënë mënjanë disa maska?
Maskat e thjeshta kanë rëndësi, kur je vetë i sëmurë dhe nuk do t'ia ngjisësh virusin të tjerëve. Por nëse do të mbrosh veten, efekt kanë vetëm maskat FFP3, të cilat duhen vendosur mirë dhe duhen ndërruar shpesh. Kjo është shumë e komplikuar, e ka kuptim për njerëz me sitem imunitar të dobët. Përtej kësaj nuk mund të mbrohesh dot, nuk ka ende vaksinë dhe terapi profilaktike.

(Prof. Dr. Gérard Krause është drejtor i Departamentit të Epidemiolgjisë në Qendrën Helmholtz për Studimet e Infeksioneve në Braunschweig, Gjermani.)
Prishtinë,3.3.2020.

No comments:

Post a Comment

Konfirmohet aktakuza ndaj Naim Murselit dhe të akuzuarve tjerë për vrasjen e Liridona Ademajt

NGA FLORI BRUQI   Gjykata Themelore në Prishtinë ka konfirmuar aktakuzën ndaj Naim Murselit, Granit Plavës dhe Kushtrim Kokallës, të cilët n...