“Në Kuvendin e Junikut, Hasan Prishtina projektoi planin politik se çka synojnë shqiptarët, mu në kohën kur po rinkonfigurohej harta e e re e botës. Dhe pikërisht Kuvendi i Junikut artikuloi qartë kërkesat e shqiptarëve që ishte edhe një mesazh për shtetet shoveniste fqinje mbi aspiratën shqiptare për shtetin e tyre kombëtar”, tha Dr. Skender ASANI
Në kuadër të shënimit të 100 vjetorit të ardhjes së Hasan Prishtinës në krye të Qeverisë së Shqipërisë (dhjetor 1921), sot e nesër do të zhvillohen disa aktivitete që ndërlidhen me veprimtarinë politike e atdhetare të këtij kolosi të kombit.
Një delegacion i kombinuar veprimtarësh e studiuesish sot zbrit në Drenicë dhe në Boletin, për të vizituar kullat legjendare, të cilat kishin qenë pararojë e zhvillimeve dramatike kombëtare në fillim të shekullit të kaluar.
Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, fillimisht ishte nikoqir i aktiviteteve të sotme, i cili ndër të tjera vuri theksin tek rëndësia e familjeve atdhetare të cilat kishin ndikuar në ruajtjen e traditave patriotike të popullit tonë. Ai apeloi që në vigjilje të këtyre aktiviteteve që organizohen për nder të Hasan Prishtinës, të ruhet fryma e bashkëpunimit dhe unitetit brendashqiptar.
Në emër të familjeve patriotike, një fjalë rasti mbajti studiuesi Mehmet Prishtina, i cili tha se e gjithë vëmendja këtyre ditëve është përqendruar në shënimin e 100 vjetorit të Hasan Prishtinës-kryeministër i Shqipërisë, që do të përmbyllet me një konferencë ndërkombëtare shkencore kushtuar Hasan Prishtinës, duke veçuar me këtë rast edhe aktivitetet e sotme që do të zhvillohen në Drenicë dhe Boletin, me vizitat e kullave të Isa Boletinit, Ahmet Delisë, Tahir Mehës dhe kompleksi memorial ‘Adem Jasahri’ në Prekaz.
Drejtori i ITSHKSH, Prof.dr. Skender Asani foli për rëndësinë historike të këtyre aktiviteve që si strumbullar kanë figurën madhore kombëtare të Hasan Prishtinës.
Ai fillimisht foli për sakrificën sublime të familjes Jashari, e cila paraqet modelin më të përkryer të përkushtimit atdhetar ndaj çështjes kombëtare.
Dr. Asani i njoftoi të pranishmitt me idenë e ITSHKSH që ky vit të jetë në shenjë të Hasan Prishtinës, me rastin e 100 vjetorit të ardhjes së tij në krye të Qeverisë Shqiptare. Ai tha se jo rastësisht Hasan Prishtina doli në skenë në periudhën e fundit të Rilindjes Kombëtare Shqiptare atëherë kur Aleanca Balknaike donte ta zhbënte nga faqja e dheut elementin shqiptar. Prandaj, jo rastësiusht, tha ai, Hasan Prishtinës mbeti barra të përballet me këto furtuna që solli koha, duke e orientuar popullin shqiptar politikisht, diplomatikisht por edhe duke rrokur armët për të mbrojtur interesat shqiptare.Dr. Asani tha se Hasan Prishtina pas takimit të famshëm në Taksim të Stambollit, kthehet në Kosovë dhe del në ballë të kryengritjeve shqiptare, duke organizuar edhe Kuvendin e Junikut, si pikënisje e një rrugëtimi të rëndishëm hisorik që bënë shqiptarët për të krijuar shtetin e tyre kombëtar. Ishte e domosdoshme arritja e unitetti kombëtar, tha dr. Asani, prandaj Hasan Prishtina me bashkëveprimtarët e tij vizitoi kullat e lavdishme në Drenicë dhe në Boletin, disa prej atyre familjeve ndodhen edhe në këtë sallë, në mënyrë që të arrihet një pajtueshmëri në shkallë kombëtare mbi zhvillimet e bujshme që do të pasojnë.
“Në Kuvendin e Junikut Hasan Prishtina projektoi planin politik se çka synojnë shqiptarët, mu në kohën kur po rinkonfigurohej harta e e re e botës. Dhe pikërisht Kuvendi i Junikut artikuloi qartë kërkesat e shqiptarëve që ishte edhe një mesazh për shtetet shoveniste fqinje mbi aspiratën shqiptare për shtetin e tyre kombëtar. Ky mesazh ishte shumë domethënës dhe artikulues sepse asnjëherë më pare nuk kishte ndodhur në lëvizjes kombëtare shqiptare, ku roli i Hasan Prishtinës kishte qenë unikat në kombinimin e luftës diplomatike dhe asaj ushtarake. Kjo kishte ndikuar që të senzibilozohet edhe opinion ndërkombëtar mbi kërkesat e shqiptarëve që morën një platformë unike në Kuvendin e Junikut”, nënvizoi Dr. Asani, i cili në vazhdim vuri në dukje se tani kur kujtojmë këto aktivitete që ndërlidhen me figurën e Hasan Prishtinës, sipas tij, duhet potencuar se ai nuk ishte kryeministër i Shqipërisë administrative, por përfaqësonte interesat e gjithë shqiptarëve që kishin mbetur nën pushtimin shteteve fqinje. Në këtë mënyrë, tha Dr. Asani, Hasan Prishtina dërgoi mesazh të qartë se interesat kombëtare të shqiptarëve janë një dhe të pandashme, andaj u mbeti gjeneratave të ardhshme që ta realizojnë këtë aspiratë sublime të Hasan Prishtinës.
Më pas aktivitete vazhduan me vizitën e kullës së Isa Boletinit, me ç’rast u evokuan kujtime që e lidhin këtë kullë, e cila është simboli i krenarisë dhe rezistencës kombëtare.
Gazmend Boletini, nipi i Isa Bletinit, i njoftoi të pranishmit mbi rëndësinë që ka luajtur kjo kullë në ruajtjen e frymës kombëtare, kurse Dr. Skender Asani, duke folur për figurën e Isa Boetinit tha se ai qysh kur iu bashkua Lëvizjes Kombëtare në Lidhjen e Pejës, për 50 vjet rresh maleve të Kosovës rezistoi me pushkë në dorë dhe u bë model i përkushtimit kombëtar edhe për luftëtarët tjerë.