“… Dumani paralajmëroi surpriza të reja në dosje me pritshmëri të lartë, sidomos ato që ju përkasin korrupsionit duke folur për çështje që mbajnë emra të peshave të rënda si dhëndri i Sali Berishës, i biri Shkëlzeni, Ilir Beqaj, Frida Krifca, Belinda Balluku, Mirela Kumbaro dhe një grup zyrtarësh dhe biznesmenësh të përfshirë në korrupsion me Arben Ahmetajn në arrati”.
Pushtetarët e lartë të korruptuar duhet të nisin të shqetësohen. Deri më tani ministra, ish-ministra, deputetë, ish-deputetë, kryeministra apo ish-kryeministra ja kanë hedhur të gjithë paq, edhe pse ndaj tyre ka pasur kallëzime konkrete në prokurori. Por qetësia për këdo që ka futur xhepat në duart e shqiptarëve duket se po mbaron. Të enjten, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhanë një sinjal shumë të fortë për politikën shqiptare duke i paralajmëruar se i presin “ditë të zeza”. SHBA përdori këtë herë një metodë për të dhënë një mesazh kërcënues që shumë zyrtarë të korruptuar nëse e shohin do të ngelen “pa gjumë” dhe do të presin se kur e kanë radhën. Vetë SHBA publikoi pamjet se çfarë po ndodhte brenda SPAK. Ata shfaqën foto me dosje korrupsioni të përhapura në tokë, në dollapë, në sirtar dhe në tavolinë.
Mesazhi i koduar i amerikanëve erdhi menjëherë sapo Altin Dumani paralajmëroi surpriza të reja në dosje me pritshmëri të lartë, sidomos ato që ju përkasin korrupsionit duke folur për çështje që mbajnë emra të peshave të rënda si dhëndri i Sali Berishës, i biri Shkëlzeni, Ilir Beqaj, Frida Krifca, Belinda Balluku, Mirela Kumbaro dhe një grup zyrtarësh dhe biznesmenësh të përfshirë në korrupsion me Arben Ahmetajn në arrati.
Pra puna vazhdon me intensitet dhe faktet po qepen mirë në mënyrë që kur të ndodhë arrestimi askush nuk mund të shpëtojë. Pas mesazhit të koduar, i Ngarkuari me Punë në ambasadën e SHBA në Tiranë, David Ëisner teksa takoi prokurorët dhe anëtarë të Byrosë Kombëtare të Hetimit, iu dha garanci se Uashingtoni do t’i mbështesë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Priten arrestime
Pra sinjalet amerikane janë dhënë dhe SPAK e BKH, do të fillojë goditjet në nivele të larta. Dosjet në këtë institucion pritet të shpërthejnë. Pritshmëritë dhe mesazhi i koduar nga SHBA, paralajmërojnë që në ditët, javët dhe muajt në vijim SPAK pritet të ndërmarrë veprime konkrete ndaj disa politikanëve ministrave dhe ish-ministrave që kanë abuzuar me fondet publike.
Pikërisht tetori është një muaj tjetër prove për SPAK dhe sinjalet amerikane paralajmërojnë se goditjet do të jenë në nivele të larta. Arrestimet nisën që në verë. uragani i SPAK nuk kurseu as “peshqit e mëdhenj”, shkundi pluhurin në dosjet e vjetra, “kapi” biznesmenë të lidhur ngushtë me krimin, si edhe thelloi hetimet për çështje të tjera përvëluese ku janë të implikuar zyrtarë shumë të lartë. Dumani e konsideroi fitore dënimin e ish-ministrit Koka dhe të një ish-deputeti Alqi Bllako në këtë fashikull, por pranoi se po reflektohet mbi qëndrimin e gjykatës që shpalli disa pafajësi. SPAK po reflekton gjithashtu edhe për dy ish ministra, atë të Shëndetësisë dhe të Financave për të cilët një gjyqtar antikorrupsion zgjeroi të ushtrohet ndjekja penale. Sugjerimet e gjyqtarit, Dumani i konsideroi si një e drejtë e tij, ndërkohë që shtoi se hetimi pasuror që u kërkua ndaj Ilir Beqes po kryhet jo vetëm ndaj ish-ministrit por edhe ndaj çdo zyrtari tjetër nën verifikim apo atyre që i përkasin krimit të organizuar.
Për ish-ministren Olta Xhaçka e kallëzuar për pronat e ushtrisë nëse është apo jo nën hetim, për pronat e ushtrisë, Dumani u përgjigj “nuk mund të them asgjë për këtë çështje”.
Goditja më e madhe ishte fundosja e politikanit më të rëndësishëm në Partinë Socialiste, Arben Ahmetaj i cili ka mbajtur shumë poste të rëndësishëm ndër vite. Por SPAK nuk do të ndalet me kaq, pasi tani radha nuk do të jetë vetëm për të “paprekshmit” e politikës. Drejtësia e re po qep dosjen e disa oligarkëve të fuqishëm të cilët kanë lidhje të ngushta me qeverinë dhe njerëz nga opozita që mbajnë linjë anti-SHBA.