2024-09-24

ÇFARË GJYSHËR JETONIN NË ISNIQIN E LASHTË…

 Nga Flori Bruqi









Në shkofshi ndonjëherë ju nipër në Isniq,
Në shtëpinë e të parëve,
Udhëve të stërlashta do të gjeni gjurmë,
Në gurrat e shumta të Lojzave
Në burime nga malli,
Këpusni një dushk gështenje,
E vini në buzë,
Aty do të shuani etjen për ujë.
Bisedoni me zogjtë e malit,
Seç çfarë gjyshër jetonin në Isniqin e lashtë…



Edhe pse s’dëgjohet më troku i kalit të Isa Boletinit,
Sorrat do të gugatin në blinit plak,
Po, po, kjo është një Legjendë e lashtë…
Edhe pse dyert kanë ngelur si gërdalla,
Me çelës të ndryshkur nga koha,
Shikoni me kujdes gurët e sokakut,
Në çarjet e tyre do të gjeni plagë,
Dhembesh të isniqasve ndër mote…

Më vellon e bardhë të trishtimit të hedhur,
Mbuluar do të jenë tek tuk shtëpitë e gurta,
Nga plakat më gurë të dyerve hijerënda,
Do të pikojnë lotët për gjurmët e humbura…