Me rastin e 100 Vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, në organizim të “Grupit të Intelektualëve të Fshatit Isniq në Zvicër”, dhe me përkrahjen e Institutit të Historisë, Prishtinë, Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Zvicer, Ambasada e Republikës se Kosovës në Zvicer dhe SH. H. “Agim Kukleci” nga Isniqi – dega në Zvicer, sot në Bernë mbahet tribuna shkencore ”100 vjet shtet shqiptar dhe kontributi i fshatit Isniq në Pavarësinë e Shqipërisë”.
Në këtë tribunë, me kontributet e tyre do të paraqiten, veç tjerësh edhe historianë nga Tirana e nga Prishtina, si prof.dr. Marenglen Verli e prof.dr. Frashër Demaj, pastaj përfaqësues, gjegjësisht studiues nga kleri katolik e mysliman, si Don Pren Kolaj e imami Rexhail Neziri.
Pavarësia e Shqipërisë, e shikuar nga aspekte të ndryshme, në dritën e njëqindvjetorit të saj është në fokus të kësaj tribune.
Punimet e tyre në tribunërn për kontributin e Isniqit në pavarësinë e Shqipërisë do t`i prezantojnë edhe: Dr. Murteza Osdautaj, Mr. Shkodran Imeraj, Zekë Sinanaj, mr. Tahir Latifi, Arif Molliqi, etj.
Me fjalët e tyre pe¨rshëndetëse do të paraqiten edhe ambasadori i Shqipërisë në Bernë, Mehmet Elezi dhe ai i Kosovës, Naim Malaj.
Moderator i tribunës është Enver Pajazitaj.
Në përmbyllje të aktivitetit do të ketë edhe program muzikor, me ç`rast paraqiten këngëtarë të njohur të estradës së Kosovës.
Nikoqir dhe sponzor financiar te kësaj tribune shkencore janë: Sh. H. “Agim Kukleci” nga Isniqi dega në Zvicer dhe Banoret e fshatit Isniq.

No comments:
Post a Comment