DISIDENCÊ
Nga Shefki Hysa
Fakte për disidencën e Bilal Xhaferrit
Të nderuar lexues. Nëpërmjet Valbona Çollakut, vajzës së Qani Çollakut, ish-i dënuar politik i regjimit komunist, më ra në dorë libri "Miqësi e tradhtuar" i Nexhmie Hoxhës, ku ajo ka botuar edhe një letër që ish Kryeministri Mehmet Shehu i dërgonte Enver Hoxhës, me mendimin për të mbajtur qëndrim të ashpër ndaj pikëpamjeve antiparti në letërsi e në art, të Bilal Xheferrit e Qani Çollakun e për t’i demaskuar, shpallur e dënuar ata si armiq të pushtetit popullor.
Pra, më jepet rasti t’ju sjell edhe një fakt të ri që argumenton tezën time se Bilal Xhaferri ishte disident që në Shqipëri dhe se u detyrua të arratisej prej atdheut në vitin 1969, jo për të shprehur disidencën e vet, siç pretendon ndonjë studiues i socrealizmit, por për të shpëtuar veten prej burgimit, gjë të cilën e kam deklaruar edhe në shkrimin "I njohuri i panjohur-Bilal Xhaferri", ku komentoj, midis të tjerash, edhe idetë e motivet antikomuniste që gjallojnë në poezitë e nxjerra nga dosja e sigurimit të shtetit, e hapur në vitet ’60 me synimin për të motivuar dënimin e shkrimtarit në sytë e opinionit publik.
Ja si shprehet Nexhmie Hoxha, me sa kuptohet për të justifikuar veten dhe Enverin:
"Po e botoj edhe këtë letër për të njohur më mirë se kush ishte në fakt "gjahtari" i sëmurë ndaj njerëzve të artit e të letërsisë… dhe jo vetëm kundër tyre"…
"Shoku Enver,
Më ranë në dorë këto dy materiale, të cilat po jua dërgoj që t’i lexoni, po patët kohë.
1.- Një "artikull" me titull "Luftëtarë artizanë të artit", shkruar nga Qani Çollaku (i vëllai i Reshit Çollakut) dërguar redaksisë së Zërit të Popullit për botim;
2.- Një material "Diskutim mbi romanin "Dasma", që është diskutimi i Bilal Xhaferrit në mbledhjen që organizoi këto ditë Lidhja e Shkrimtarëve për të marrë në shqyrtim romanin e Ismail Kadaresë me titull "Dasma".
"Artikulli" i Qani Çollakut është një sulm i egër, i çfrenuar dhe i hapët kundër vijës së partisë në art e letërsi dhe kundër vetë partisë. Qani Çollaku është armik i njohur i partisë. Ka qenë mësues, është demaskuar e hequr nga puna si mësues në Berat, por tash na qenka prapë mësues në Pogradec! Thuhet se ka hedhur votën kundër Frontit në zgjedhjet e fundit. Mejtoj që, duke përdorur këtë material, të mbledhim mësuesit e Pogradecit, ta demaskojmë gjer në fund dhe ta çojmë në gjyq (me dyer të mbyllura), sepse me këtë material i ha gjer 15 vjet burg, ose ta internojmë në fermën e Lushnjës, ku të punojë me kazmë. Është jashtëzakonisht i poshtër!
"Diskutimi" i Bilal Xhaferit është, gjithashtu, një sulm kundër partisë, por i tërthortë – godet egër dhe në mënyrë të poshtër Ismail Kadarenë drejtpërdrejtë, dhe, nëpërmjet tij, godet rëndë dhe vijën e partisë në art e letërsi. Ky "shkrimtar" është i biri i një çami, të cilin ne e kemi pushkatuar si kriminel lufte, ka bërë shkollë vetëm 7 – vjeçaren a të mesmen, pastaj organet tona nuk e kanë lejuar të vazhdonte më tej studimet dhe tash punon si punëtor krahu në fermën e Sukthit. Ka talent si shkrimtar, ka studiuar vetë dhe gjuhë të huaja, shkruan shumë, i ka dërgaur Lidhjes së Shkrimtarëve shumë shkrime, por nuk i janë botuar, si bir armiku dhe sepse shkrimet e tij kanë përmbajtje armiqësore. Më kanë thënë se i kanë botuar një roman dhe e kanë popullarizuar bile dhe me fletë volante në stadium, në një lojë futbolli dhe se Dhimitër Shuteriqi e paska propozuar për t’u futur në Lidhjen e Shkrimtarëve, ku u shqyrtua romani i Ismail Kadaresë. Është enigmë: ai dihej se ishte bir armiku dhe vetë me qëndrim të poshtër, por ja që mori pjesë në diskutim para qindra intelektualëve dhe foli kundër vijës së partisë! Në atë mbledhje ndodhej edhe Thoma Deliana, Fadil Paçrami e të tjerë dhe Fadili, Dhimitri e shumë të tjerë e goditën si provokator. Por fakti është që ai mundi të fliste. Kush e pruri në mbledhje? Nuk dihet! Dihet që dhe Qamil Buxheli "ka punuar" për shumë kohë në Sukth.
Është interesante se si Qani Çollaku, ashtu dhe Bilal Xhaferi, megjithëse njëri në Pogradec e tjetri në Sukth, në ato që shkruajnë të dy u referohen: Majakovskit, Kafkës dhe Heminguejit.
Mejtoj që çështjen e Bilal Xhaferit ta çojmë gjer në fund për të gjetur dhe shokët e tij midis Lidhjes së Shkrimtarëve, pastaj ta demaskojmë si duhet po në atë mbledhje ku ka folur e ta internojmë.
8.4.’68
Mehmeti"
Marrë nga libri "Miqësi e tradhtuar" i Nexhmie Hoxhës, botimi Tiranë, 2004
Agjencioni floripress.blogspot.com
2010/12/19
Jeta e artistit në diktaturën komuniste
Mendime për romanin "Robër të paqes" të Shefki Hysës
Megjithëse në tërësi librat e shkrimtarit Shefki Hysa trajtojnë një tematikë dhe problematikë të larmishme, ata i përshkon fund e krye fshikullimi dhe demaskimi i diktaturës komuniste, pasqyrimi me realizëm e vërtetësi i jetës së njerëzve të thjeshtë në atë kohë të egër e të mbrapshtë kur populli më i varfër i Europës mbante mbi kurriz peshën, dhunën e terrorin e diktaturës më gjakatare të kontinentit. Në këtë kuptim, ndërsa te romani "Parajsa e mallkuar" autori synoi të nxirrte në pah tablo të jetës së njerëzve në përgjithësi gjatë diktaturës, te "Robër të paqes" ai ngre një problem të rëndësishëm e disi të veçantë, pak të rrahur në letërsinë tonë: problemin e jetës dhe të punës së artistëve gjatë diktaturës komuniste.
Problemi i artistit lidhet ngushtë me problemin e sistemit nën të cilin jeton një popull. Artistët janë shtresa më e ndjeshme e tij dhe opozitarë gjithnjë me çdo lloj force politike që nuk përmbush detyrimet ndaj vendit dhe popullit. Por diktatura komuniste është aq e rreptë dhe e fuqishme sa me terrorin, djallëzinë dhe finokërinë e saj arriti që edhe këta zgalemë të së vërtetës t’i shndërronte në "robër të një lufte të pazëshme nën bekimin e paqes… Po, po! Robër të paqes"… (f.91). Prandaj dhe disa nga figurat më të shquara të letërsisë shqiptare që bëhen personazhe të këtij romani, nuk tregojnë për ndonjë dëshirë, mburrje a servilizëm të autorit për njohjen" me ta, por përkundrazi demostrojnë një përpjekje tejet serioze për të zbuluar mesazhin që gjatë diktaturës edhe talente elitarë si Kadareja apo Agolli u detyruan të mbijetonin me veprat e tyre, pra, në një farë mënyre, pavarësisht nga bindjet dhe fryma opozitare ndaj rregjimit, edhe ata ishin "robër" të paqes. Dhe kur qenë këta, merreni me mend pastaj sesi mund të ishte radha e tërë shkrimtarëve dhe artistëve shqiptarë. Natyrisht, pati edhe shkrimtarë që nuk e duruan më dhunën komuniste, iu mbyllën të gjitha shtigjet, çanë ferrën e u arratisën si p.sh., shkrimtari me të ardhme Bilal Xhaferri, figurën e të cilit Shefki Hysa e ka përshkruar me dashuri jo vetëm në këtë roman, por edhe në vepra të tjera të tij.
Pra, "Robër të paqes" ndonëse i bën një portret tërheqës shkrimtarit të shquar Ismail Kadare, nuk është thjesht roman personal për Kadarenë, por për artistin shqiptar në përgjithësi gjatë diktaturës. Nga ana tipologjike mendoj se është roman artistik me sfond historik e dokumentar. Një lloj letërsie e tillë sa vjen e po e tërheq gjithnjë e më tepër lexuesin e sotëm.
Subjekti i romanit është i thjeshtë. Në një qytet bregdetar të Jugut vjen për pushime shkrimtari Ismail Kadare bashkë me familjen. Krijuesit e qytetit me në krye Cifen, kryetarin e degës së Lidhjes së Shkimtarëve dhe Artistëve të Rrethit gjallërohen dhe veçanërisht Cifja, Xheki dhe Piroja i bëjnë shkrimtarit dhe familjes një pritje të ngrohtë. Gjatë atyre ditëve që qëndron me pushime Kadareja shndërrohet në qendër kryesore të vëmendjes jo vetëm të shkrimtarëve e të artistëve të atjeshëm, por të të gjithë njerëzve. Dhe kështu vazhdon e shtillet romani me biseda e ngjarje të ndryshme për Kadarenë, për veprat dhe mendimet e përparuara për kohën.
Në paraqitjen e figurës së shkrimtarit të madh, autori i romanit veç shfrytëzimit të trillit krijues që i jep figurës karakterin artistik, pra e kthen në personazh, vë në përdorim edhe plot mbresa a ngjarje që janë të vërteta lidhur me Kadarenë. Në këtë mënyrë, me intuitën e vet autori bën portretizimin e këtij shkrimtari e personaliteti të veçantë të letrave shqipe. Kështu, Kadareja zbulohet si një "njeri i qetë, serioz, jo vetëm si shkrimtar i madhërishëm për Xhekin, Cifen apo Piron e në përgjithësi për rininë e atyre viteve, por edhe si mendimtar e filozof për artin e për jetën në përgjithësi. Në këndvështrimin e krijuesve të rinj si Xheki e Piroja ai merr përmasa të veçanta dhe kthehet në një shëmbëlltyrë për t’u imituar për vlerat e tij si krijues i madh. Duke i qëndruar besnik së vërtetës, autori, gjatë përshkrimit të figurës historike të Kadaresë, lë të nënkuptojë se ky artist i shquar nuk e pëlqente, madje e quante të gabuar përzierjen e politikës në art dhe sidomos të atyre pushtetarëve mediokër që udhëhiqnin veçanërisht ideologjinë dhe kulturën komuniste, ai nuk i honepste fare. Mjaft të kujtojmë episodin kur Kadarenë e ka ftuar për darkë, bashkë me të është edhe Cifja, sekretari i parë dhe me sa zymtësi e shpërfillje sillet shkrimtari me të.
Figurë tjetër historike që jepet me viza të shpejta në roman është edhe ajo e Dritëro Agollit, e shkrimtarit tjetër të madh që paraqitet si gjithnjë i veçantë e hokatar, me atë humorin e tij të këndshëm, edhe me veset e njohura, por gjithsesi dashamirës e babaxhan. Në vazhdën e paraqitjes së këtyre figurave të shquara e të dashura për lexuesit e veçanërisht për krijuesit e rinj, siç e kemi përmendur edhe më sipër, Shefki Hysa nuk lë pa i bërë një portret me viza të gjetura edhe shkrimtarit të tij të zemrës, disidentit të vërtetë, Bilal Xhaferrit. Duke e njohur me thellësi origjinën e tii çame, jetën dhe veprimtarinë e këtij shkrimtari trim që u arratis pasi nuk gjeti kurrfarë hapësire t’i shpaloste vlerat e tij në atdhe, me veprat që la, pasi u shua në kulmin e pjekurisë artistike, autori në vepër i bën jehonë mesazhit se nëqoftëse Bilali do të kishte pasur mundësitë në një mjedis demokratik, e jo nën thundrën e diktaturës, të shkruante e të botonte, mbase sot do të kishim edhe një kolos tjetër të letrave shqipe.
Në veprën e tij "Robët të paqes" shkrimtari Shefki Hysa, duke ndjekur rrjedhën e historisë së ngjarjeve, gjen rast të përshkruajë edhe figurën e Enver Hoxhës, gjatë një takimi që pati me shkrimtarin Ismail Kadare dhe familja e tij. Figura e diktatorit në roman jepet me viza të shpejta, siç e ka njohur çdo shqiptar, por autori i veprës me një nëntekst kuptimplotë rrëfen sesi udhëheqësi i diktaturës komuniste i udhëzonte edhe krijuesit më në zë sesi duhet t’i shërbenin kauzës së partisë.
"Para se të delnin, përveç librit të Zaharia Majanit "La fin du mistere etrusque", Hoxha i dhuroi edhe kompletin e veprave të Balzakut në frëngjisht.
- O, të mbushëm me Balzak! - bëri shaka ai.
Ishte shaka e hollë e njeriut të informuar në mënyrën më të plotë për diskutimet që bëheshin kudo në botë lidhur me raportin midis letërsisë realiste të shekullit XIX-të dhe asaj bashkëkohore, diskutime në të cilat Balzaku ishte në qendër të kundërvënieve dhe që nuk kishin kaluar pa njëfarë jehone edhe te ne. Vështrimi i qeshur i Hoxhës e ka patjetër edhe një nëntekst, mendonte Kadareja. Don të thotë, besoj: "Në krijimet letrave mos ji realist kritik si Balzaku, ndërkohë bëj atë që bëri ai, dil prej bindjeve të tua dhe përkundër tyre, kushtoju metodës së realizmit socialist, përshkrimit të realitetit në zhvillimin e tij revolucionar. Kështu do të sjellësh në letërsi realitetin e bukur të së ardhmes me në qendër heroin pozitiv…" (f.156).
Përveç personazheve historike, në të cilat gërshetohet krijimi i autorit me të dhëna dokumentare, në romanin "Robër të paqes" janë vizatuar edhe një sërë figurash të personazheve krejtësisht artistike me cilësi dhe karakteristika të veçanta. Ndër ta mund të përmendim çiftin Xheki – Pirro, dy djem të rinj të talentuar, i pari në fushën e letërsisë dhe i dyti në atë të pikturës, të dy me ëndrra për të ardhmen që të bëjnë karrierë në fushat përkatëse, të bëhen dikushi në jetë, por që regjimi komunist edhe këtyre artistëve të rinj e me të ardhme nuk ua hap dyert lehtë për shkaqe të biografisë. Këta dhe plot të tjerë si këta e kanë Kadarenë si krijues model imitimi dhe frymëzimi, kanë për të respekt të madh edhe pse për shumë gjëra që lidhen me shkrimtarin e madh diskutojnë mesvedi. Më gjerë është trajtuar figura e Xhekit, i cili si personazh simbolizon deri diku autorin vetë e që jepet edhe në planin intim, në marrëdhëniet me Esmeraldën.
Personazh i dhënë me mjeshtri është edhe Cifja, një tip i gjallë, gazmor e plot humor, i cili vërtet ka kaluar një kalvar jo të lehtë në jetë, por ka ditur të manovrojë e të mbijetojë falë karakterit të tij të fortë. Cifja është admirues i Kadaresë dhe i veprës së tij, prandaj si Xheki e Piroja ka edhe ky respekt e simpati të pamatë për shkrimtarin e madh.
Dihet mirëfilli se diktatura komuniste kishte si levë kryesore për mbajtjen e pushtetit me dhunë Sigurimin e Shtetit. Shkrimtari Shefki Hysa te "Robër të paqes" ka bërë përpjekje dhe mendoj se ia ka dalë mbanë të skalisë me viza të gjetura figurën e njeriut të Sigurimit, Ramush Kalecit. Që nga mbiemri i këtij njeriu të pështirë lexuesi e kupton se autori këtë figurë e ka vënë në fokus që ta demaskojë e denigrojë për zanatin e tij të ndyrë. Ka një pasazh në roman ku figura e Ramushit ironizohet në mënyrë aq groteske e tallëse sa bëhet si zhele: "Xheki, çuditërisht, si me magji ishte shndërruar në hije. Dhe ishte i padukshëm për sytë e Ramush Kalecit. Një gjendje e mrekullueshme, e papërceptueshme për një mendje të zakonshme të qenurit hije. Pa shiko se si vërtitej fluturimthi nga ia donte qejfi në atë gjendje fantazmagorike. Shihte gjithçka, gjithkënd dhe pa u parë prej askujt. Këtu qëndronte lezeti i asaj gjendjeje të re që po përjetonte. Ja, Ramush Kaleci! Pa t’i afrohemi. Ashtu. Asgjë nuk ka ndjerë ende. Edhe frymë si makut merr, sikur do ta përlajë tërë oksigjenin për të afiksuar qëniet e tjera. Armiqtë. Dhe ç’fytyrë të fryrë "si simite më ka, u gajas Xheki dhe fap e goditi me majën e gishtit tregues në hundë". Ramushi me një pamje prej budallai kroi hundën dhe një hop përgjoi si të donte të kapte në befasi ndonjë brumbull bezdisës. Xheki u shkri së qeshuri, hata fare të talleshe ndopak me këtë rondokp surratsimite. E gudilisi në qafë dhe pa e lënë të mbledhë veten i përdrodhi lehtas njërin vesh, pastaj tjetrin. Ramushi ndali në vend gojëhapur si t’i kishte rënë pika. O, ç’gallatë!…"
Figura e hijes që përndjek Ramush përndjekësin dhe elemente të tjera të së magjishmes si episodi i përshkrimit të ngrehinës së Ferrit, apo episodi i kthimit pas në kohë ku realizohet takimi i Kadaresë me mbretin Piro të Epirit, etj., të sjellin ndërmend atmosferën e magjishme që gjallon në eposin popullor çam dhe njëkohësisht të kujtojnë se sa me mjeshtëri i shfrytëzon autori Shefki Hysa të tilla gjendje ëndërrore në krijimtarinë e tij, duke shkrirë mrekullisht si me magji realen me irealen, jetën e vërtetë me ëndrrat e personazheve, duke u bërë kështu përfaqësuesi tipik i një lloj rryme të re të realizmit magjik me karakteristika nga më shqiptaret, disi i ngjajshëm me realizmin magjik që karakterizon veprën e Gabriel Garcia Markesit…
Ramush Kaleci është prototipi i ndjekësit, spiunit, i zagarit që i vete pas "gjahut" të vet dhe e persekuton derisa i bën gjëmën. Në një mënyrë të tillë ai ndjek edhe Kadarenë kur vjen në qytetin jugor bregdetar gjoja "për ta ruajtur", por në të vërtetë edhe për ta survejuar se ç’bën e me kë rri ai. Interesante në roman është edhe historia "e vjedhjes" së librit të Kadaresë që në fund përfundon në një blof për Ramushin dhe ky demaskohet përfundimisht.
Vepra e Shefki Hysës dallohet për një stil të zhdërvjellët e energjik, për një gjuhë të pastër, për një dialog të gjallë e tërheqës e për imtësi shprehëse të gjetura të cilat në tërësi e bëjnë të lexohet me interes e kërshëri nga ata lexues që kanë kërkesa të mësojnë sa më shumë nga ajo periudhë e zymtë e historisë sonë, nga koha kur sundoi diktatura komuniste.
Sokol Jakova

U KÊPUT NJÊ YLL
Shënime për romanin "Krastakraus" të Bilal Xhaferrit
Në fillim të viteve tetedhjetë (1980), kur punoja në Ndërmarrjen e Ndërtimit të Sarandës, fatmirësisht u njoha me Agim Maton, poetin e talentuar, të nëpëkëmbur e të mohuar nga ish-diktatura. Emrin e tij e shkruaj me respekt në krye të këtyre radhëve, jo vetëm se ishte udhërrëfyesi im i parë nëpër shtigjet e parrahura të letërsisë, por edhe për një arsye tjetër që më vonë do të ndikonte shumë në jetën time. Një ditë më ftoi në shtëpi për të më bërë një surprizë. Gërmoi midis librave të bibliotekës vetjake dhe nxori një libër të vogël, që në vend të kopertinës e mbështillte një copë kartoni.
- Lexoje, - më tha, - dhe do të mrekullohesh veçse, me një kusht: zëre se s'ke parë gjë e s'ke lexuar gjë! Duhet ta harrosh brenda mureve të shtëpisë sime egzistencën e këtij libri, po qe se e do, sado pak kokën tënde dhe timen...
E mora librin duardridhur prej emocioneve dhe, në faqen e parë, poshtë mbështjellëses prej kartoni që shërbente si maskim lexova: BILAL XHAFERRI "NJERÊZ TÊ RINJ TOK Ê E LASHTÊ" tregime.
Për mua, emër i padëgjuar gjer atëherë, megjithatë fillova t'i lexoja me etje tregimet. U befasova qysh në faqet e para. Prej radhëve të librit sikur frynte puhiza e ngrohtë e atyre ditëve të marsit që sjellin pranverën me bulëzimin e sytheve, mugullimin e gjethit të ri dhe çeljen e luleve të para pas zymtësisë së gjatë dimërore. Ndjeva të më lëkundej dimërthi brenda meje dhe akujt e shkaktuar nga acaret e përndjekjes komuniste krisën për të derdhur nëpër qënien time një valë rrëkesh pranverore. Dalëngada1ë po më thëthinte të tërin lirizmi dhe ajo botë e tërë ndjenjash nga më të brishtat, nga më të këndshmet dhe më të befasishmet që po përjetoja si të isha zhytur i tëri në hapësirën e ndezur të një eposi. Si të eposit që ka krijuar fantazia popullore çame, ku gjallojnë heronj fluidë që i ngjajnë dashurisë dhe dhembjes, ëndrrave fluturake që e zaptojnë materien e botës në një grimëherë. Ç’ ishte ky Paustovsk që ndryhej në këtë libërth të humbur në morinë e librave socialistë?! Ç’ishte ky profet i harruar si në një manastir të largët e të vetmuar, ku fryjnë më shpesh erërat e vdekjes se të jetës?!
Ndihesha vërtet i mrekulluar. Atë botë artistike që ëndërroja të krijoja, po e gjeja pjesërisht të mishëruar në veprën e Bilalit. Them pjesërisht sepse, më pas, do mësoja se Bilali ishte një bilbil që s'arriti kurrë ta këndonte të tërën këngën e vet, si në atdhe edhe në mërgim ku u këput siç këputet papritmas një yll. Diktatura, ashtu siç po më gjymtonte mua, siç kish gjymtuar Agim Maton etj., vite më parë apo me saktë, në gjysmën e dytë të viteve gjashtëdhjetë (1967-69) pat gjymtuar njëherë e përgjithmonë talentin e jashtëzakonshëm Bilal Xhaferri. Mjaftoi një kritikë dashamirëse që Bilali i bëri romanit "Dasma" të Ismail Kadaresë, në një nga diskutimet e organizuara prej Lidhjes së Shkrimtarëve e Artistëve, dhe inkuizitorët e kuq e gjetën pretekstin për ta shpallur atë si heretik dhe veprën e tij herezi. E dëbuan nga Lidhja, pa dashur t'ia dinin për atë thesar që humbiste kombi. I hoqën të drejtën e botimit, po të shprehemi në mënyrë figurative, i prenë majën e gjuhës që artikulonte atë këngë që e ngrente në lartësitë e yjeve. E internuan në humbëtirat e Hamallës së Durrësit, përderisa një ditë Bilali u detyrua të arratisej e të mërgonte në SHBA, ku edhe gjeti përkohësisht "parajsën" e Robinsonit. Në mërgim veprimtaria e tij do të përmblidhej në "Krahun e Shqiponjës", revistë e Lidhjes Çame. Po më tej? Ende nuk dihet plotësisht se cila ishte hapësira e dritës së këtij ylli të letrave shqipe, BilaI Xhaferrit. Vëllimi poetik "Lrishta e kuqe" iu shndërrua në karton ende pa dalë në dritën e botimit, romani "Krastakraus", i rrallë për nga vlerat artistike e kombëtare, mbeti në dorëshkrim si dhe një pjesë e tregimeve dhe... Po tjetër, tjetër?!... Nuk e besojmë që të jetë vetëm kaq hapësira letrare e Bilal Xhaferrit, por edhe në qoftë kështu, është kaq origjinale dhe e spikatur vepra e tij saqë numri i vogël i titujve, nuk do t’ia zbehë asnjëherë atë ndriçim të magjishëm yllor. Për këtë të bind edhe romani "Krastakraus" që i jep në dorë lexuesit shqiptar Shtëpia Botuese "BILAL XHAFERRI".
"Njerëz të rinj, tokë e lashtë" do të bëhej për mua si bibla, si kurani për besimtarët, sidomos kur mësova se një mal e ndante fshatin tim Shalësin prej atij ku kishte lindur Bilali. Ishte nga Ninati i Konispolit, farefis dhe pasardhës i të madhit Hasan Tahsini. Kaq pranë dhe kag larg e të panjohur! O perëndi! Ku na kishte katandisur lufta e klasave!
Bëra si bëra dhe me njëmijë e një marifete e hodha në dorë, më në fund, librin e Bilalit dhe e ruajta fshehtas si gjënë më të shenjtë, si një hajmali çudibërëse që më ruante prej rreziqeve që më ndillte magjistari shtrigan komunizëm. Ishte e vështirë dhe plot peripeci edhe jeta ime, si e Bilalit. Ndoshta kjo ngjajshmëri e dhimbshme dhe dëshira për t'i shpalosnr dikur vlerat e talentit të tij në sytë e njerëzimit, më ushqenin imagjinatën…
Këputet një yll, shket vetëtimshëm nëpër pistën qiellore dhe… Humbet?!... Zhbëhet?!... Harrohet?!... Në sytë e njerëzve po. Kështu edhe Bilali në sytë e bashkëkohësve u harrua. Mirëpo një yll që këputet nuk është e thënë të zhbëhet. Ndodh që thjesht i shmanget orbitës së vjetër për të ndriçuar në një tjetër orbitë. Dhe njerëzit kujtojnë se u shua, e harrojnë…
Për të nderuar veprën dhe kujtimin e emrit të Bilal Xhaferrit, për ta shkundur nga pluhuri i harresës, themelova shtëpinë botuese me emrin e tij. Vëmendja e atyre që e patën njohur dikur dhe e atyre që po e njohin nëpërmjet kësaj shtëpie botuese, është përqendruar tanimë edhe rreth dritës së këtij ylli të pashuar. Koha ia gjeti pozicionin e shmangies prej diktaturës. Ia gjeti kostelacionin yjor që i ndrin së ardhmes së kombit shqiptar…
Romari "Kastakraus" qëndron si një basoreliev i gdhendur mjeshtërisht në muret e ngrehinës artistike të shtëpisë botuese "Bilal Xhaferri". Mirëpo nuk duhet nënvleftësuar largpamësia e zonjës Ballkiz Halili, e cila për vite me radhë rrezikoi për ta ruajtur veprën e pabotuar. I lavdëruar qoftë i madhi Zot që i jep mendjen e ndritur njeriut.
"Krastakraus" – Dashuri dhe Qëndresë
Bilal Xhaferri (2 nëntor 1935 – 14 tetor 1986), poet, prozator dhe publicist i shquar disident.
Autor i shumë veprave ende të papublikuara: "Krastakraus"- kryevepra e tij. Ky do të ishte përkufizimi më i saktë për Bilal Xhaferrin, shkrimtarin e etnisë shqiptare, siç e kanë cilësuar disa studiues.
U lind në Ninat të krahinës së Konispolit, në rrethin e Sarandës, në një familje atdhetare që i përket fisit të dijetarit të shquar enciklopedist Hasan Tahsinit, Rektor i parë i Universitetit të Stambollit.
Më 1945 komunistët i pushkatuan babanë, Xhaferr Ferik Hoxhën, për bindje nacionaliste antikomuniste. Bilali mbeti jetim, djalë i vetëm, vëlla i tri motrave. Jeta e tij më vonë do të ishte një fatalitet. Si një Sizif, mbi shpinë do t’i rëndonte guri i rëndë i biografisë së "keqe". Mezi arriti të mbaronte një shkollë për teknik gjeometër dhe jeta e tij zuri të rridhte nëpër kantjeret e vështira të ndërmarrjes rruga-ura, duke ndërtuar dhe asfaltuar rrugë të reja dhe në kërkim të shtigjeve të krijimtarisë letrare.
Më 1966 botoi vëllimin me tregime "Njerëz të rinj, tokë e lashtë" që shkrepëtiu në mendjet e lexuesve si rrufeja në qiell të kthjellët. Talenti i jashtëzakonshëm, Bilal Xhaferri, po sillte në letërsinë shqiptare një frymë të re romantiko-realiste që synonte zgjimin e ndjenjave të fashitura të njeriut të indoktrinuar prej komunizmit. Përkundër "njeriut të ri", bastardit që synonte të gatuante diktatura komuniste, Bilali me krijimtarinë e tij u bënte thirrje shqiptarëve t’i kthenin sytë nga lashtësia, nga të parët e tyre, etërve luftëtarë bujarë e liridashës, zotër të këtyre trojeve amtare.
Më 1967 u botua vëllimi i tij poetik "Lirishta e Kuqe", mirëpo nuk arriti të qarkullonte. Me urdhër të censurës komuniste u shndërrua në brumë kartoni. Në ato pak kopje që arritën të shpëtonin, vjedhur prej dashamirëve të Bilalit, lexuesit, krahas mjeshtërisë artistike, shihnin të spikaste disidenca e heshtur e këtij autori të papërkulur, krenar për gjakun e vet pellazgo – ilir.
Më 24 gusht 1969 Bilal Xhaferri u detyrua të arratisej për në Greqi e mandej të emigronte për në SHBA, në Çikago ku botoi për më shumë se 10 vjet revistën antikomuniste "Krahu i shqiponjës", revistë dygjuhëshe shqip – anglisht.
Vdiq në rrethana të panjohura më 1986, i brejtur nga malli për atdheun dhe urrejtja për komunizmin që e kishte izoluar Shqipërinë përbrenda telave me gjemba.
Romani i tij "Krastakraus" (Kreshta e Krujës, qytet – vendlindja e kryetrimit legjendar Gjergj Kastrioti Skënderbeut), shkruar që në vitin 1968, u end gjatë nëpër redaksitë e të vetmes shtëpi botuese të shtetit komunist, përderisa përfundoi i burgosur nëpër arshivat e saj për vetë idetë që shtjellonte. U botua vetëm në vitin 1993 prej shtëpisë botuese private "Bilal Xhaferri", krijuar për të përkujtuar emrin e këtij autori të shquar disident.
Romani "Krastakraus" është një vepër monumentale, njëherësh sa klasike dhe moderne. E merr temën nga e kaluara historike e Shqipërisë e pikërisht nga periudha e luftërave heroike të Gjergj Kastriotit Skënderbeut, mbretit të shqiptarëve (1417-1467), i cili për një çerek shekulli përballoi me shpatën e vet dyndjet osmane në mbrojtje të shtetit shqiptar dhe të krishterimit. Është një vepër e shkruar mjeshtërisht. Imagjinata e fuqishme e këtij autori depërton nëpër mjegullën e mesjetës dhe përmes tablove dhe detajeve që përshkruan arrin t’i zbresë nga trualli i legjendave heronjtë dhe t’i sjellë ashtu të gjallë në sytë e lexuesve. Përmes jetës dhe bëmave të luftëtarëve të thjeshtë të Gjergj Kastriotit, shpaloset e tërë historia e luftërava shqiptaro – turke, e fitoreve dhe e humbjeve, e tradhëtive dhe e qëndresës.
Në qendër të këtij romani ngrihet figura e Strezit, njërit prej oficerëve trima të gardës së Skënderbeut dhe nëpërmjet linjës së dashurisë së tij për princeshën Ajkuna, në njërën anë dhe veprimtarisë së tij prej luftëtari trim, në anën tjetër, shtjellohen fatet e personazheve të tjerë në situata paqeje dhe betejash.
Bota e personazheve, psikologjia e tyre gërshetohen me natyrën aq sa herë – herë nuk kupton nëse njeriu është krijesë e natyrës apo natyra krijesë e tij. Trinia: Perëndi, natyrë, njeri dhe anasjelltas, ndërthuret si një nyje fatale në botën e secilit personazh si dhe në rrjedhën e ngjarjeve dhe situatave liriko – dramatike të prirura drejt tragjikes që kërcënon fate personazhesh dhe popujsh.
Fundi i këtij romani është një përshkrim mjeshtëror, gati homerik, i një beteje tepër të përgjakshme, pa fitimtarë dhe pa të mundur; i një beteje që nënkupton beteja dhe qëndresa të tjera dhe më të përgjakshme për të siguruar mbijetesën e një populli krenar që di ta jetojë jetën edhe në kohëra paqesh, edhe në kohëra luftërash.
"Krastakraus" është njëherësh simbol i dashurisë dhe i qëndresës njerëzore, është simbol i fitores së qytetërimit përballë dyndjeve barbare të të gjitha kohërave.
Njeriu i sotëm shqiptar gjen nëpër faqet e romanit shembëlltyrën e tij dhe gati dashurohet me vetveten si Narcisi i Mitologjisë përballë veprës së Bilal Xhaferrit. Shpresojmë të jetë një befasi e këndshme edhe për lexuesit ky libër.
Shefki Hysa
Shefki Hysa :Fakte për disidencën e Bilal Xhaferrit
Të nderuar lexues,
Nëpërmjet Valbona Çollakut, vajzës së Qani Çollakut, ish-i dënuar politik i regjimit komunist, më ra në dorë libri "Miqësi e tradhtuar" i Nexhmie Hoxhës, ku ajo ka botuar edhe një letër që ish Kryeministri Mehmet Shehu i dërgonte Enver Hoxhës, me mendimin për të mbajtur qëndrim të ashpër ndaj pikëpamjeve antiparti në letërsi e në art, të Bilal Xheferrit e Qani Çollakun e për t’i demaskuar, shpallur e dënuar ata si armiq të pushtetit popullor.
Pra, më jepet rasti t’ju sjell edhe një fakt të ri që argumenton tezën time se Bilal Xhaferri ishte disident që në Shqipëri dhe se u detyrua të arratisej prej atdheut në vitin 1969, jo për të shprehur disidencën e vet, siç pretendon ndonjë studiues i socrealizmit, por për të shpëtuar veten prej burgimit, gjë të cilën e kam deklaruar edhe në shkrimin "I njohuri i panjohur-Bilal Xhaferri", ku komentoj, midis të tjerash, edhe idetë e motivet antikomuniste që gjallojnë në poezitë e nxjerra nga dosja e sigurimit të shtetit, e hapur në vitet ’60 me synimin për të motivuar dënimin e shkrimtarit në sytë e opinionit publik.
Po ju citoj disa vargje nga poema "Mjegulla" (e sjellë e plotë për botim në revistën "Krahu i Shiponjës" nga miku i Bilalit, poeti Namik Mane), fragmente të së cilës i kemi nxjerrë prej dosjes së sigurimit të shtetit:
…A e di cili jam?
Biri i egër i shkrepave në jug,
I rrahur me shtrëngatë në veri.
Jam si një ujk i uritur
Që hungëron me urrejtje,
Të rreptën këngë të pyjeve të lira.
Kalova pranë vitrinave,
Pranë librave,
Pranë teje.
Kalova pranë linjave,
Muzeve.
U enda porsi ujk
Dhe mbeta i pazbutur,
Ujk për jetë,
S’u mësova
Si duhet të leh me qentë...
Namik Mania dëshmon, po ashtu edhe dosja e sigurimit të shtetit, se kjo poemë është shkruar në vitin 1969. Ju lutem, më thoni të nderuar lexues, cili redaktor do të guxonte t’i botonte të tilla vargje në atë kohë?!…
Po citoj edhe vargjet e poezisë "Arti im" nxjerrë nga "burgu" i dosjes dhe botuar në revistën "Krahu i Shiponjës":
Mund të shkruaja me lehtësi vargje të lehta
politikisht të xhelatisura, siç duhet.
Duke rendur pas suksesit,
poezive mund t’ua ngjeshja me shkelma,
siç ua ngjeshim teneqeve të lëshuara rrugëve.
Do të të verbonin sytë
vërtitjet e teneqeve plot shkëlqim në hapësirë.
Tringëllimat e bujshme metalike
idiotëve do t’u hynin në shpirt,
do t’u nxirrnin klithma entuziaste,
klithma plot mallëngjime histerike.
Po unë nuk dua t’i ndërtoj vetes
një pjedestal fallco teneqesh.
Artin tim unë e dua
jo që ai të më shërbejë mua gjersa
të jem velur,
por që unë t’i shërbej atij
gjersa të jem gjallë dhe gjersa të jem
vdekur...
Besoj se edhe ju e kuptoni që nuk ka nevojë për koment. Shprehje disidence. No coment!
Po vazhdoj më tej me faktin e shkëputur nga libri "Miqësi e tradhtuar. Ja si shprehet Nexhmie Hoxha, me sa kuptohet për të justifikuar veten dhe Enverin:
"Po e botoj edhe këtë letër për të njohur më mirë se kush ishte në fakt "gjahtari" i sëmurë ndaj njerëzve të artit e të letërsisë… dhe jo vetëm kundër tyre"…
"Shoku Enver,
Më ranë në dorë këto dy materiale, të cilat po jua dërgoj që t’i lexoni, po patët kohë.
1.- Një "artikull" me titull "Luftëtarë artizanë të artit", shkruar nga Qani Çollaku (i vëllai i Reshit Çollakut) dërguar redaksisë së Zërit të Popullit për botim;
2.- Një material "Diskutim mbi romanin "Dasma", që është diskutimi i Bilal Xhaferrit në mbledhjen që organizoi këto ditë Lidhja e Shkrimtarëve për të marrë në shqyrtim romanin e Ismail Kadaresë me titull "Dasma".
"Artikulli" i Qani Çollakut është një sulm i egër, i çfrenuar dhe i hapët kundër vijës së partisë në art e letërsi dhe kundër vetë partisë. Qani Çollaku është armik i njohur i partisë. Ka qenë mësues, është demaskuar e hequr nga puna si mësues në Berat, por tash na qenka prapë mësues në Pogradec! Thuhet se ka hedhur votën kundër Frontit në zgjedhjet e fundit. Mejtoj që, duke përdorur këtë material, të mbledhim mësuesit e Pogradecit, ta demaskojmë gjer në fund dhe ta çojmë në gjyq (me dyer të mbyllura), sepse me këtë material i ha gjer 15 vjet burg, ose ta internojmë në fermën e Lushnjës, ku të punojë me kazmë. Është jashtëzakonisht i poshtër!
"Diskutimi" i Bilal Xhaferit është, gjithashtu, një sulm kundër partisë, por i tërthortë – godet egër dhe në mënyrë të poshtër Ismail Kadarenë drejtpërdrejtë, dhe, nëpërmjet tij, godet rëndë dhe vijën e partisë në art e letërsi. Ky "shkrimtar" është i biri i një çami, të cilin ne e kemi pushkatuar si kriminel lufte, ka bërë shkollë vetëm 7 – vjeçaren a të mesmen, pastaj organet tona nuk e kanë lejuar të vazhdonte më tej studimet dhe tash punon si punëtor krahu në fermën e Sukthit. Ka talent si shkrimtar, ka studiuar vetë dhe gjuhë të huaja, shkruan shumë, i ka dërgaur Lidhjes së Shkrimtarëve shumë shkrime, por nuk i janë botuar, si bir armiku dhe sepse shkrimet e tij kanë përmbajtje armiqësore. Më kanë thënë se i kanë botuar një roman dhe e kanë popullarizuar bile dhe me fletë volante në stadium, në një lojë futbolli dhe se Dhimitër Shuteriqi e paska propozuar për t’u futur në Lidhjen e Shkrimtarëve, ku u shqyrtua romani i Ismail Kadaresë. Është enigmë: ai dihej se ishte bir armiku dhe vetë me qëndrim të poshtër, por ja që mori pjesë në diskutim para qindra intelektualëve dhe foli kundër vijës së partisë! Në atë mbledhje ndodhej edhe Thoma Deliana, Fadil Paçrami e të tjerë dhe Fadili, Dhimitri e shumë të tjerë e goditën si provokator. Por fakti është që ai mundi të fliste. Kush e pruri në mbledhje? Nuk dihet! Dihet që dhe Qamil Buxheli "ka punuar" për shumë kohë në Sukth.
Është interesante se si Qani Çollaku, ashtu dhe Bilal Xhaferi, megjithëse njëri në Pogradec e tjetri në Sukth, në ato që shkruajnë të dy u referohen: Majakovskit, Kafkës dhe Heminguejit.
Mejtoj që çështjen e Bilal Xhaferit ta çojmë gjer në fund për të gjetur dhe shokët e tij midis Lidhjes së Shkrimtarëve, pastaj ta demaskojmë si duhet po në atë mbledhje ku ka folur e ta internojmë.
8.4.’68
Mehmeti (Shehu)"
Marrë nga libri "Miqësi e tradhtuar" i Nexhmie Hoxhës, botimi Tiranë, 2004
Përsëri po këmbëngul para juve, të nderuar lexues, se pasi lexon këtë letër kurrsesi nuk mund ta vësh më në diskutim disidencën e Bilal Xhaferrit. No coment!
Është i verbër ose i qëllimtë cilido që shprehet ndryshe dhe unë i uroj:
Rroftë edhe njëmijë e një vjet në verbërinë e tij!..

Kujtime për Bilal Xhaferrin
PUNOI ME SHPIRT PËR ATDHEUN, POR…
Kujtime për Bilal Xhaferrin
Ishte fundi i vitit 1966 kur për herë të parë mësova se në qytetin tonë, në Shijak, banonte shkrirmtari i ri Bilal Xhaferri. Vazhdoja vitin e fundit të gjimnazit. Në këtë periudhë organizoheshin shpesh pasdite tematiko-letrare, por ne i quanim pasdite dëfrimi. Një fizarmonikë, një bateri e rrallë, ndonjë instrument tjetër e ne me padurim prisnim të kërcenim në palestrën e shkollës me shoqet tona.
Në një nga këto pasdite ishte i ftuar shkrimtari i njohur Qamil Buxheli. Pyetjes se cili nga talentet e reja të kohës ishte më premtuesi, ai i ishte përgjigjur shkurt: "Ju e keni në qytetin tuaj, ai quhet Bilal Xhaferri"…
Nga Bilali kisha lexuar tregimin "Në rrugë" të botuar në revistën "Ylli" si dhe novelën "Dashuri e fate", botuar në revistën "Nëntori". Vonë mësova se në novelën "Dashuri e fate" kishte elemente autobiograftke dhe përshkrime nga qyteti ynë, Shijaku, buzë lumit, ku Bilali kishte punuar disa kohë si hekurkthyes. Tregimet nuk i kisha lexuar, por i kisha përpirë. Më kishte magjepsur talenti e stili i veçantë i këtij të riu, i cili shkruante ndryshe nga të tjerët. Kur mësova se jetonte në qytetin tim, m’u shtua dëshira për ta takuar sa më parë.
Tani pas afro 40 vjetësh që shkruaj këto rradhë, përpiqem që të kujtoj takimin e parë me Bilalin, por e vërteta është se s’më ka mbetur asgjë në mendje. Më duket sikur e kam njohur tërë jetën. Për Bilalin duhet të kisha shkruar kohë më parë, për t’i përmendur emrin që të mos e harrojmë, se ishte çam dhe sidomos një shqiptar i madh. Njeriu i shkretë gjen një mori justifikimesh për dembelizmin dhe paaftësinë e tij për të shkruar, deri sa një ditë takova shkrimtarin Shefki Hysa, i cili, pasi më dëgjoi me durim, më nxiti të shkruaja kujtimet e mbresat e mia për Bilalin.
Atë kohë Bilali ishte një djalosh rreth të tridhjetave, me trup mesatar, i imët, flokët kaçurrel të gështenjta gjithnjë të krehura anash, sytë që i lëviznin vashdirnisht e sikur kërkonin t’ua kalonin buzëve. Kishte një zë të ulët e të butë, por tepër bindës. Në dimër mbante veshur një pardesy të bardhë të gjatë një pëllëmbë poshtë gjunjëve e me jakë jo shumë të madhe. Fytyra e tij më ka ngelur në kujtesë me pak mjekërr ku aty-këtu i dalloheshin thinjat e para.
Në Shijak jetonte motra e madhe e tij, Bekua, e cila ishte e martuar me Islam Lamën.
Për aq kohë sa qëndroi në Shijak, Bilali banoi tek halla e tij, Rrarraja, kështu e thërrisnim të gjithë - se emrin e saj nuk e mësova kurrë. Ajo punonte në fermën e Sukthit, si shumë çamë të tjerë, (ashtu si prindërit e mi), bashkë me dhëndërrin e saj, Sadikun, një burrë i urtë, i mirë e i ndershëm.
Pasi kishte ndërruar shumë punë, jo për faj të tij, Bilali mundi të stabilizohej si teknik në komunalën e qytetit.
Unë kisha mbaruar gjimnazin dhe kisha filluar punë si mekanik në ofiçinën e fermës së Sukthit. Të asaj kohe janë shkrimet e para të miat në prozë e poezi, të cilat m’i botonin me lehtësi në gazetën lokale "Adriatiku" të rrethit të Durrësit.
Një pasdite, vonë, takova Bilalin në "bulevardin" buzë lumit Erzen, një rrugë e paasfaltuar që të shpinte në fushën e futbollit pranë varrezave të qytetit. Ishte një "bulevard" ideal për të biseduar qetësisht, i veçuar dhe larg veshëve të padëshiruara. Nga kjo rrugë e pashtruar e me pluhur buzë lumit, ruaj kujtimet më të bukura për Bilalin. Në netë të tilla të qeta e të buta, shpesh ecnim pa folur, Bilali fërshëllente melodi të operave të Verdit e Puçinit. Ndryshe ndodhte kur me Bilalin shëtisnin Aliu (hoxha), Feruzi apo Njaziu, me të cilët Bilali debatonte për filozofinë e për fenë. Niçen, Frojdin e shumë filozofë të tjerë që tani s'më kujtohen, për herë të parë i kam dëgjuar në këto biseda. Ata ishin më të mëdhenj, ishin antikomunistë, por unë nuk i kam dëgjuar asnjëherë të flisnin kundër regjimit. Bënin shumë kujdes se edhe për një fjalë të plasnin prapa hekurave.
Kisha shkruar një reportazh nga puna në oficinë me titullin "Vajzat e ofiçinës". Shihej si përparimtare dhe e guximshme që femrat të punonin si mekanike, tornitore, motoriste apo traktoriste. Kryeredaktori i "Adriatikut" më nxiti të shkruaja për to. Ashtu si Bilali ato pak krijime i shkruaja me laps në fletore me vija, katër lekshe.
Para se ta dërgoja për botim materialin, i kërkova Bilalit që t’i hidhte një sy. Më bëri disa korrigjime të vogla si një mësues letërsie dhe një shprehje ma nënvizoi fort me laps.
Unë shkruaja: "…ato vajza kanë ardhur nga fushat... kanë kapërcyer kohërat, sepse ato qëndrojnë mbi kohërat"...
Kujdes, më tha, se vetëm për këtë shprehje mund të hash burgun, ti e di që ka vetëm një kohë e ajo është koha e Partisë.
Nuk ia vura veshin këshillës së Bilalit dhe shkrimi u botua pa këtë korrigjim.
Bilalin e kam takuar një ditë pas debatit të ashpër që u bë në Lidhjen e Shkrimtarëve për romanin "Dasma" të Ismail Kadaresë. Ishte tejet i mërzitur. E dinte mirë se tani për të do të fillonte një kalvar i ri mundimesh. Këtë e mendoja dhe unë ndaj me keqardhje i thashë:
- Pse, mor Bilal, i kundërvihesh Kadaresë, nuk e kupton që nuk i mund dot këta?
Nënqeshi lehtë, më hodhi një vështrim ku dukej hapur që ndjente më shumë keqardhje për mua e merakun tim sesa për vete, dhe u shpreh:
- Kam gjashtë muaj i ndaluar, pa botuar asnjë rresht, as edhe një varg… Bëra diçka që të mos më humbte emri. E si e sheh nuk më humbi. Vetë "Zëri i Popullit" e shkroi emrin tim…
Këto i tha me një ironi të hollë ku fshihte një zemërim të thellë.
Pasoi një heshtje e shkurtër. Pak më tutje, atje poshtë këmbëve tona rridhte lumi i qetë. Një tufë rosash të buta po i ngjiteshin monopatit. Rosat e Bilalit, mendova, në novelën "Dashuri e fate"…
- Aqif! A më bën një nder? - më ndërpreu përfytyrimet Bilali.
- Nder?! - i thashë. – Fol! Me sa të mundem do të ndihmoj.
Në ato çaste mendova se do të më kërkonte para borxh. E dija që ishte ngushtë, por njihja njëkohësisht edhe stoicizmin në krenarinë e tij.
- Unë jam shkrimtar i ndaluar, - vijoi Bilali. - Sot a nesër pres nga këta, më e pakta, interrnimin.
Kur punoja në komunale kisha shkruar një reportazh të shkurtër me portretet e punëtorëve të sektorit tim, të cilët gjithmonë më kanë dashur e respektuar. Ti e ke mirë me ata të "Adriatikut", vëri emrin tënd reportazhit e besoj se do ta botojnë…
Një shkrim i Bilalit me emrin tim! Në fillim desha ta kundërshtoja, por pastaj e kuptova se vërtetë po i bëja nder mikut tim.
Pas një jave reportazhi u botua në faqet e "Adriatikut"...
Bilali e bënte me shumë kujdes rolin e mësuesit apo shokut më të madh. Një herë më pyeti:
- A e di nga e ka prejardhjen fjala konfuzion?
- Po, - iu përgjigja, pa u menduar gjatë. - Nga frengjishtja konfuzion, - përsërita, duke vënë theksin te o-ja.
Ai qeshi me të madhe.
- Jo, - më tha. - E dija që do gaboje. Në Kinë, - filloi të më shpjegonte, - ka jetuar një filozof i madh i quajtur Konfuci, i cili mendimet e tij i shprehte në mënyrë kontradiktore.
Ndërsa në një rast tjetër teksa shëtisnim, pasi më foli me keqardhje për vëllimin me poezi "Lirishta e kuqe", të cilin ia kishin kthyer në karton, më pyeti:
- E ke lexuar "Fije bari"?
- Jo, - i thashë. - Mos ka lidhje me bujqësinë?
- Ti s'ke faj, se dhe librashitësit e vendosin në stendat e librave për bujqësinë, ngaqë nuk e njohin. Gjynah, lexoje! Êshtë libër i bukur me poezi nga Uitmani i Madh.
Të nesërmen në librarinë që ndodhej në rrugën e portit, në Durrës, e gjeta dhe e bleva. Kur shkova ushtar atë libër e kam mbajtur poshtë jastëkut me kashtë. Tani ai rri zverdhur, me faqet e para që i mungojnë në bibliotekën time si kujtim i mikut tim të paharruar.
Mbetesha i habitur nga erudicioni i këtij njeriu që dhe shkollën e mesme e kishte mbaruar natën me shumë sakrifica duke punuar kantjereve.
- Kur punoja në asfaltimin e rrugëve, - më shpjegonte Bilali, - jetoja në një rulot prej druri me rrotat e hekurta, i cili ndiqte kantjeret. Sajoja kandil me vaj, ngaqë nuk kisha mundësi tjetër ndriçimi, dhe lexoja deri në të gdhirë. Ky ka qenë universiteti im…
Pas këtyre rrëfimeve vija re se Bilali humbiste në botën e tij, pastaj niste e fërshëllente.
- E dëgjon? Nga Klod Debysi, - më tha.
Radio Tirana, nga altoparlanti në qendër të qytetit, po transmetonte muzikë klasike. Nuk më kujtohet mirë, por Bilali më përmendi titullin e pjesës ku ishin fjalët, natë, hënë... Ecnim buzë lumit e mbrëmja kishte mbërritur e qetë, e ngrohtë me hënën që ngrihej ngadalë sipër kodrave mbi qytet…
Bilalin për të fundit herë e kam takuar aty nga fundi i tetorit të vitit 1968. Kisha lënë punën si zakonisht në orën 12.00 për të shkuar në shkollën mekanike të natës, në Durrës. Autobusin nga Sukthi për në Shijak nuk e zura dot, kështu që dy-tre km rrugë m’u desh t’i bëja në këmbë, siç ndodhte jo rrallë. Te merkatoja, në Durrës, që ishte ngjitur me stacionin ku ndalonte autobusi i Shijakut, mora dy byrekë shtatë lekësh me gjizë për të shuar urinë. Sapo nisa të haja m’u shfaq papritur Bilali…
Nuk do ta harroj kurrë atë fytyrë të trishtë, me mjekrën që kishte ditë pa i rënë brisku. Kishte veshur një xhup pambuku ngjyrë kaki, si ato që përdornin minatorët e asaj kohe. Pas internimit në Kullë, kisha muaj pa e parë.
- Ku je, - i thashë, - s'je bërë i gjallë?!…
Nuk m’u përgjigj menjëherë. Ktheu kokën majtas e djathtas, sikur po kërkonte dikë, e pastaj tha:
- Mua më ruajnë edhe tani, pas e kam, po ti për në shkollë?
- Po, - i thashë, - por po të marr dhe ty dy byrekë se qenkan të mirë.
- Jo, jo, - tha, - kam ngrënë.
E kuptova që po më gënjente, dukej që kishte uri. I lashë me pahir një byrek në dorë dhe u nisëm të dy në drejtim të bulevardit për nga shkolla.
- Po të shoqëroj deri të kthesa, - më tha.
Rrugës tek ecnim, pak metra kishim kaluar nga hotel Durrësi, kur rastësisht u përballëm në trotuar me Ismail Kadarenë. Unë nuk e vura re, ndaj Bilali më tha:
- Mos e kthe kokën, por sapo na kaloi Ismaili, - vazhdoi. - Aqif nuk do të më kërkosh më sepse mua po më ndjek Sigurimi. Unë nuk dua që ti të kesh telashe, të mjaftojnë ato që ke, se ti je dhe nga familje..., - nuk e përfundoi fjalinë.
Vura re se ndjehej shumë keq.
Më zgjati dorën e më tha:
- Mbetsh me shëndet e mos më tako më!
I dhashë dorën pa mundur të thoshja as edhe një fjalë. E ku ta dija se po ndahesha për gjithnjë nga miku im i paharruar Bilal Xhaferri?!…
Me gjithë vitet e shumtë që kanë kaluar, atë ndarje e kam ruajtur thellë në kujtesë. Fytyrën e trishtë e të parruar të Bilalit, xhupin kaki prej pambuku, dorën e vogël të zgjatur që ma shtrëngoi fort dhe... "Mos më tako më"… E unë s’e takova më...
Më një dhjetor të atij viti më mobilizuan ushtar në Selë të Vlorës. Në gusht të vitit tjetër, Bilali u arratis në Greqi e më pas për në Amerikë. Kur u ktheva nga ushtria mësova për ikjen e Bilalit. Në qytetin tim të gjithë miqtë e tij kishin kaluar në sitën e sigurimit. Unë kisha shpëtuar sepse isha ushtar apo lavdi Zotit nuk u kishte rënë në mend emri im.
Në vitet më pas Bilalin e kam kujtuar shpesh në rrethe të ngushta miqsh e shokësh kur bisedonim për libra e letërsi. Në kujtim të tij, djalit tim i vura emrin Ergys, emër i prijësit të thesprotëve përshkruar në tregimin brilant "Përtej largësive" të Bilal Xhaferrit.
Në qytetin tim janë tre-katër Ergysë dhe në gjithë Shqipërinë me siguri me dhjetëra e dhjetëra. Miqtë dhe adhuruesit e Bilalit gjetën këtë mënyrë për ta kujtuar…
Në vitin 1991, në periudhën pas rrëzimit të sistemit komunist shqiptar, propozova që emri i
Bilalit t’i vihej një shkolle tetëvjeçare në plazhin e Durrësit, ku banojnë shumë çamë. Isha anëtar i Komitetit Ekzekutiv Pluralist të Rrethit dhe në një nga mbledhjet e radhës bëra këtë propozim, të cilin nuk e përkrahu pothuaj asnjë. Ky ishte zhgënjimi i parë që do të provoja nga politika postkomuniste…
Çdo fillim shtatori atje në Sarandë, buzë Jonit, fare pranë Çamërisë, përshëndetem edhe me Bilalin…
Tërë këto vite jam përpjekur të mësoj se përse vallë të gjithë ata që deshën mbi çdo gjë Shqipërinë, që punuan, sakrifikuan e shkrinë jo vetëm pasurinë, por edhe jetën për të, kurrë nuk u shpërblyen?!… Përse?!…
AQIF DINO

Njohja dhe jeta bashkë me Bilal Xhaferrin
DO TË THEM ATO QË DI PÊR BILAL XHAFERRIN …
Intervistë me inxhinierin Genc Sejko,mik i afërt i shkrimtarit Bilal Xhaferri
Njohja dhe jeta bashkë me Bilal Xhaferrin
Në vitin 1959 punoja teknik ndërtimi në Ndërmarrjen Rruga-Ura. Ndërmarrjes sonë iu ngarkua detyra për zgjerimin dhe sistemimin e rrugës automobilistike nga Miloti në Burrel. Zyrat i kishim në Skuraj, pak më tej Milotit dhe mua më caktuan përgjegjës të atij sektori. "Do të të japim një normist, por duhet ta ndihmosh, - më thanë, – është i ri dhe ende nuk e njeh mirë punën që duhet të bëjë". Më tepër ishte kohëshënues normisti në atë kohë. "Është djalë i mirë", dhe më prezantuan me të. Bëhej fjalë për Bilal Xhaferrin.
Ishte rreth 168 cm i gjatë, imcak në fytyrë e në trup. Flokët me onde i rrethonin atë fytyrë simpatike ku shquheshin sytë e tij blu. Nuk fliste shumë dhe përherë ishte i matur e serioz. Kur nuk i pëlqente muhabeti nuk debatonte, ikte. Vishej thjesht e nuk ishte sqimatar e i lëpirë.
Shkurt, më pëlqeu; djalë pa fjalë, i dëgjuar dhe vazhdimisht fytyrëqeshur.
-Nga je?- e pyeta.
- Jam nga Çamëria.
- Qenkemi patriotë, - i thashë, - se edhe unë çam jam. Do ta shkojmë mirë.
- Ajo varet nga ti: si të sillesh do të ecim…
Ishte natyrë shumë krenare. Duke qenë se unë isha autoritet mbi të, ai kërkoi të përcaktonte caqet e tij.
Pas katër muajsh, që ndejtëm atje, na transferuan në Baz-Burrel. Mua më lejuan të zgjidhja personelin, kështu Bilalin e mora me vete, për vetitë e tij.
Në Baz gjetëm një kantier me dërrasa. Ishin rreth 200 punëtorë dibranë. Ishte mensa, fjetoret dhe gjithë mjediset e tjera. U vendosëm të dy në të njëjtën dhomë. Kishim dy krevate, një tavolinë, në të cilën edhe hanim. Dritat elektrike për ndriçimin e kantierit i kishim me motor. Ai punonte deri më dhjetë e gjysmë të natës e pastaj shuhej, duke mbytur gjithçka në terr.
Nganjëherë zgjohesha natën dhe shikoja që Bilali ishte zgjuar. Në dritën e llambës sonë me vajguri shkruante. Nganjëherë e kapte edhe mëngjesi duke lexuar apo shkruar.
- Çka shkruan, o Bilal?
- Asgjë, ca shënime për vete.
- M’i jep t’i shoh.
- S’t’i jap shënimet e mia.
Pas dy muajsh ma kërkoi vetë:
- Shkruaj ca tregime, po deshe lexoi e më jep ndonjë mendim.
Më dha tregimin "Përtej largësive". Them të drejtën, më pëlqeu tregimi e i thashë: "Pse s’i çon tregimet për botim?" Ai, jo se më dëgjoi mua, por i erdhi mirë që e mbështeta. Kishte dhe besim te fjala ime, sepse edhe unë lexoja shumë libra. Në dorëshkrime kishte tregime edhe për jetën që bënim ne atje në kantier. Madje ai bënte edhe prova të tilla; "ç’ndjen njeriu kur rri tetë orë në shi?" dhe ai ndenji një rast në shi deri sa i ra të fiktë. Nuk kërkoi ta ndihmonte njeri; qëndroi deri sa u përmend dhe u ngrit vetë.
Ka qenë shtatori i vitit 1959, kur erdhi me vrap duke më tundur gazetën "Drita". "Shikoje! – më thirri, - ma botuan tregimin "Përtej largësive"", hidhej, gëzonte. Që nga ajo kohë redaksitë i kërkonin t’u shpinte tregime dhe redaktorët e inkurajonin: "Na sill, o Bilal, të tjera!" Dhe ai punonte e shkruante pa prerë.
Veç ushqimeve, tërë lekët e tjerë i shpenzonte për libra. Krahas "Anti-Dyringut", fshehurazi lexonte edhe Niçen dhe filozofë të tjerë. Kishte dhe miq e të afërm që i dhuronin e i jepnin libra.
Zënka e parë
Në kantier kishim tre evgjitë kovaçë. Një mashkull dhe dy femra. Njëra prej tyre ishte shumë e bukur dhe Bilali "desh u ngatërrua" me të. Çdo darkë merrnim sheqer që të përgatisnim çajin në mëngjes. Kur zgjohesha sheqer nuk gjeja; "sheqeri ishte mbaruar…"
Më erdhi një intendent i kantierit e më tha: "Bilali merr sheqerin e ua çon evgjitëve, çdo ditë."
Më kapi inat, jo për sheqerin po pse nuk më tregoi vetë. E thirra:
- Ku shkon sheqeri?
- E ha.
- Nuk hahet një tas i tërë.
- Ç’ka të duhet ty?
- Më duhet se jam përgjegjës.
- Nuk të pyes fare se ç’bëj me lekët e mi…
Dhe gjërat morën rrokullimën; me fyerje e sharje dhe përfunuam në një zënkë të vërtetë. U prishëm. Bashkë flinim, bashkë hanim, mua më dhembte nofulla – atij qafa dhe nuk flisnim.
"Duheshim, o burrë i dheut, ishim si vëllezër…", por kur unë fërkoja nofullën e mezi haja atij i bëhej qejfi, ashtu si mua që e shihja të rrinte qafështrembër. Pas një jave folëm, se në fakt, asaj jave veç fjalëve asgjë nuk mungonte nga gjërat e mëparshme.
Me evgjitkën nuk pati histori dashurie, se ata të tre për fat u transferuan në një kantier tjetër, ikën… Historia ndodhi në fshat. Ishte një vajzë atje, shumë e bukur, që kulloste delet. Bilali iu qep asaj. Bisedonin e rrinin shpesh bashkë, por deri ku arritën nuk e di se nuk ia lejoja vetes ta pyesja. Këtë vajzë, Pashkën, e donte edhe operativi i sigurimit, - Maliq, më bëhet se e quanin, me të cilin Bilali desh ishte zënë.
- Ç’e mban këtë? – më pyeti, operativi.
- Ma kanë sjellë, - ia preva, ta hiqja qafe.
- E di ti se ç’familje është?
- As që më intereson.
- Jo, se ti vetë je me biografi të mirë…
- Këtu kam ardhur jo për biografi, kam ardhur për punë.
Por as me Pashkën nuk krijuan lidhje… Veçse them se qenia e saj ka pasur ndikim të ndjeshëm tek romanca "Dashuri e përgjakur." Ai punonte në kantier dhe gjithë natën shkruante.
Një herë po i thosha: "Enveri ka qenë trim, udhëheqës i zoti!", aq dinim ne.
- Rri, o Genc, mos më fut në politikë!
- Pse, o Bilal?
- Gjithë partizanët dolën nga lufta me barkun zgavër, vetëm ai doli me bark të madh…
Më vonë e kujtoja dhe qeshja. Zura të kundroja fotot e filmimet e kohës në fjalë dhe paskësh pasur të drejtë.
Bilali kishte lindur në vitin 1935, në Ninat të Konispolit. Ishte nip i Hoxha Tahsimit. Ishte vëlla me tri motra, më shumë bënte për më të voglën, Antikën, e cila kishte lindur pas Bilalit. I ati, Xhaferr Ferik Hoxha, kishte qenë nacionalist. Në vitet 1941-1944 kishte luftuar kundër bandave të Zervasit e andartëve grekë. Më 1944, Xhaferri u kap nga partizanët shqiptarë dhe u pushkatua pa gjyq, si "krimbërës ndaj Greqisë." Kështu, Bilali nëntëvjeçar mbeti jetim dhe i damkosur politikisht.
Jo shumë pas të shoqit, vdiq dhe nëna e Bilalit. Atë e rriti gjyshi dhe gjyshja. Nga persekutimi që u bëhej, gjyshi vrau veten duke e shkrehur pushkën me gishtin e madh të këmbës dhe me tytën e vendosur nën mjekër. Të mbetur vetëm, i morën në përkujdesje ca dajo në Sarandë. Atje kreu edhe arsimin shtatëvjeçar. Kur mbushi 11 vjeç, dajot e futën në punë, në ndërmarrjen Rruga-Ura, ku mbante ujë për të pirë punëtorët. Ky kantier u transferua në Mirditë, për ndërtimin e rrugës Perlat-Burrel, dhe këto sollën si rrjedhojë njohjen dhe shoqërinë tonë.
Periudha të ndërmjetme
Më pas më emëruan në Ndërmarrjen Rruga - Ura të qendrës dhe fillova studimet natën për Inxhinier Ndërtimi. Bilalin e mora me vete, viti 1960, dhe e vendosa në Fushë-Krujë. Atje kishim kantier dhe ai u emërua përgjegjës teknik për mirëmbajtjen e rrugës Fushë Krujë- Qafë Shtamë. Aty u njoh me Sadri Ahmetin, një djalë i talentuar kosovar, që banonte bashkë me të vëllanë. Bilali më sillte piktura, poema të Sadriut, i cili e kishte dhomën plot me punime dhe sirtarët plot me cigare "Diamant" e pije. Dhe u lidhën shumë, pavarësisht se Bilali nuk pinte as duhan, as pije të asnjë lloji. Vetëm limonadë se "ai nuk ishte i asi avazesh…"
Në këtë kohë, sigurimi i shtetit i kishte vënë një njeri që ta mbikqyrte, quhej Ramiz Gjetani. I kërkonin të dhëna: "Çka di ti për Bilalin?", - i thoshnin; "S’di gjë"- u përgjigjej. E thirrën për së dyti. I bënë presion. "Nuk di gjë për të, pse të sajoj?!" dhe Gjetanin përfundimisht e futën tetë vjet në burg. Ai ishte nga familje e mirë dhe e ndershme e Gjetanëve të Burrelit.
Mendova ta largoja që andej. Në urat e mëdha duhej një mbikëqyrës, të vëzhgonte për rreziqe që mund të ndodhnin, të vëzhgonte gërryerjet, etj. E çova në Sallmone të Shijakut, se punë nuk kishte, paguhej më mirë dhe ai ndërkohë shkruante e botonte tregime e prozë të gjatë.
Një herë vajtëm me drejtorin e përgjithshëm, Andrea Nasi, quhej. "Kam dëgjuar se këtu punon një shkrimtar"- më thotë . "Po", iu përgjigja. "Thirre ta njohim!"- urdhëroi ai.
E thirra.
- Po për ne pse s’shkruan? – i tha drejtori.
- S’kam ç’të shkruaj…, - ia ktheu Bilali.
- Si s’ke?
- Këtu bëhet mirëmbajtje, nuk ndërtohet ndonjë vepër e re.
- More, ç’është ky, o Genci? – më drejtohet mua. – Me cilin flet ky kështu?! Hiqe, mo, nga puna!
Kaq qe, Bilalin e pushova nga puna. "Tani hajde në shtëpinë time", i thashë të të sistemohej, se ku do të rrinte?
Unë isha vetëm me nënën e kishim tërë ato dhoma tek shtëpia, në rrugën Qemal Stafa, në Tiranë. "Zgjidh një nga dhomat ", i thashë e ashtu bëmë.
Gjatë kësaj kohe, që rrinte tek unë në Tiranë, ai u njoh me krijues të tjerë: Bedri Myftarin, Pëllumb Kacon, çam edhe ky, që tek "Hosteni" botonte me pseudonimin Puka. U njoh me shkrimtarë të rinj si Roland Gjoza, Guri Miçinoti, Zydi Morava e plot të tjerë.
Për të mos më bezdisur mua, më pas, zuri një dhomë tek hotel "Çajupi" në Tiranë. Atje takohej me letrarët, atje e takoja edhe unë. Sa herë veja e gjeja me shtatë a tetë vetë. Ai ngrihej dhe miqve u thoshte "Unë ika!" e dilnim bashkë.
Kërkonte të punësohej, se me honorarët s’i përballonte dot shpenzimet. "Shih me shokët e tu se mos arrin të më gjesh ndonjë punë", më kërkoi ndihmë.
Njihja nja dy vetë të Gjeologjisë që punonin në Krrabë të Tiranës: - njëri Dëfrim Shkupi dhe tjetri quhej Agim, e ngaqë s’jemi takuar prej vitesh nuk më kujtohet mbiemri. Ua kërkova dhe ata e morën në punë. Bilali flinte tek unë. "Si është?", i pyesja të njohurit e mi: "Djalë i urtë." "Ma kini kujdes, është edhe shkrimtar!" Aq, s’e zgjatëm më.
"Si je, o Bilal?"- e pyeta. "Mirë jam", ma ktheu. "Të paguajnë gjë, apo jo?" Ai u nxeh: "Ç’lekë, more, atje po lë copërat e mishrave!" dhe zbuloi supet. I kishte plagë, plagë po të them…
"Ngremë motorët me krahë malit."…
Ca kohë e bënë korrespondent të gazetës "Bashkimi". Ai shkruante për fshatin. Botonte vazhdimisht edhe letërsi. U evidentua, madje i arriti zëri deri tek Todi Lubonja e Ramiz Alia dhe ata ishin të predispozuar ta ndihmonin. Aso kohe, më kujtohet se po shkruante "Krasta Kraus – Kreshta e Krujës". E shkruante në fletore me një laps të vogël. Ma dha për ta lexuar e më kërkoi mendim: "Gjë më të bukur nuk ke shkruar…", i thashë. Ndërkohë Ismail Kadare kishte shkruar romanin "Kështjella".
Një herë, në mesnatë, dëgjova hapa në oborr. Hapa dritaren, kujtova se mos ishte ndonjë hajdut. Pashë një djalë me pardesy të bardhë. Ishte Bilali, se atë pardesy vishte gjithnjë; vazhdonte të ishte gazetar.
- O Bilal, Bilal! – i thirra e u kthye.
As ai vetë nuk dinte ku të vente.
- Ke ngrënë?
- Po, - m’u përgjigj.
Zgjova nënën.
- Ç’ke në dollap, jepi Bilalit të hajë…
Ishte një gjysmë bukë, një çikë djathë, pak qumësht në një shishe; këto ishin gjëra të gatshme që na ndodheshin. Kam ngrënë, kundërshtonte ai dhe instinktivisht kapërdinte pështymët, pastaj pranoi të hante, e mbaroi bukën, djathin edhe qumështin.
- Sa kohë ke pa ngrënë? – e pyeta.
- Tash dy ditë nuk kam futur gjë në gojë.
- Ku i çove dietat? – ia jepnin paradhënie. Atë mbrëmje po kthehej nga Qafë Molla.
- Qerasa disa në klub, aq janë dietat, - më tha.
Ndërmjetëse tjetër…
Ishte te "Çajupi" dhe shkova ta takoja atje tek hoteli. Do të botonte romanin "Krasta Kraus" dhe Razi Brahimi i kishte dhënë paradhënie, më duket nja shtatëmbëdhjetë mijë lekë të vjetra. U ngrit e doli me mua, siç bënte përherë. Shkuam tek Pastiçeri "Tirana", pranë Estradës së Shtetit, sot Bar "Çaplini". U ulëm dhe prisja të porosiste ndonjë gjë, se kur kishte para e bënte qerasjen bujarisht. Atë ditë nuk po dëgjohej. Porosita një konjak për vete dhe një pastë për atë, se Bilali nuk pinte asnjë lloj pije alkoolike. Pas pak, më foli për ecurinë e romanit. Razi Brahimi e kishte pritur shumë mirë dhe e konsideronte si "një vepër të arrirë…" Thirrëm kamerierin e prisja të paguante, por ai qëndronte i ndrojtur. E kuptova se ishte trokë.
Ndërkaq vura re që kishte veshur një kostum të ri, ngjyrë gri dhe një këmishë të verdhë. E urova për kostumi e i thashë; "pse s’ke blerë edhe një këmishë?" Kostumet, si i atij, ishin të gatshëm e nuk ishin nga ata specialët që kushtonin dhe i bënin ata që kishin ndonjë lekë. "S’më dolën paratë", më tha.
E ftova të venim nga shtëpia. Rrugës na zuri një rrebesh. Ishte rreth mesditës. U futëm nën një ballkon se nuk ecej më. Pashë Bilalin që nuk rrinte rehat. Hodha sytë e ç’të shikoj(!), këpucët e tij ishin të shqepura. "Si kështu, o Bilal, as këpucë nuk paske blerë…"
"S’kisha lekë."
"Po ç’i bëre?"
"Kisha borxhe, ca ia dërgova edhe motrës, Tikës.
Në mbrëmje i huajta diçka e ai iku në hotel, ku vazhdonte të shkruante pjesën e dytë të romanit "Krasta Kraus"…
* * *
Për ta ndihmuar Todi Lubonja e caktoi përgjegjës të shtëpisë së kulturës në Shijak, ndërsa pagën ia jepnin në Parkun e Mallrave Durrës, si dispeçer, se shtëpia e kulturës nuk kishte organikë. Kur ishte atje i ndodhën dhe ngjarjet e fundit:
- Pjesëmarrje në Lidhjen e Shkrimtarëve në diskutimin për romanin "Dasma", për të cilin shfaqi mendimet kritike për disa pjesë, e si kundër-reagim e fyen dhe e përzunë nga mbledhja (F. Paçrami).
- Pas kësaj, Rita Marko, sekretar i Parë i Komitetit të Partisë së Durrësit, bëri analizë në Parkun e Mallrave dhe e përjashtuan nga puna dhe e internuan në Hamallaj. Atje, qëlluan disa çamë, të cilët e kanë mbajtur si fëmijën e tyre, sidomos një Namik Mane, që tani shkruan.
Nga atje u arratis e pastaj dihet fundi tragjik, i vdekjes së parakohshme në Amerikë.
Këto ngjarjet e fundit unë i kam me të dëgjuar e janë pasqyruar edhe në shtyp… E vërteta është se ai qe djalë kurajoz, i thjeshtë, i ndjeshëm dhe besoj se dhe mjaft i talentuar.
E thyen, e përdrodhën në lulëzim të tij si një filiz të njomë që i venë këmbën, dhunshëm… Nuk e meritonte!
Intervistoi: Ndue Gjika

Kush është Zejnullah Rrahmani ?
Zejnullah Rrahmani lindi më 1952 në fshatin Ballovc të Podujevës, Kosovë, është shkrimtar shqiptar.
Shkollën fillore dhe atë të mesme i kreu në Podujevë. Ka studiuar dhe është diplomuar në Fakultetin Filozofik të Prishtinës.Studimet pasuniversitare i mbaroi në Degën e Letërsisë Shqipe dhe magjistroi më 1984. Më 1985 mbrojti tezën e doktoratës në Fakultetin e Filologjisë të Prishtinës. Një kohë të shkurtër 1972-s punoi si mësimdhënës në gjimnazin e Podujevës. Rreth katër vite ka punuar në Ndërmarrjen Rilindja, në revistën Fjala. Më 1977 është zgjedhur asistent në Fakultetin Filologjisë, ku prej atëherë është avancuar në titullin ligjërues, docent (1985), profesor inordinar (1990) dhe profesor ordinar (1995) . Edhe tash ligjëron lëndën Teori e letërsisë, në Fakultetin e Filologjisë. Prej vitit 1992 është profesor i studimeve pasuniversitare, ku ligjëron lëndën Teoritë letrare. Këto studime i ka reformuar e udhëhequr nga viti 1992–1998 në cilësinë e Kryetarit të Kolegjumit të studimeve. Nga viti 1992 deri më 1996 ka qenë dekan i Fakultetit të Filologjisë. Anëtar i Kolegjumit të dekanëve të Universitetit të Prishtinës ishte në periudhën 1992- 1996. Më 1995 është zgjedhur drejtor i Seminarit Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare. Nga viti 1970 është anëtar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës. Është anëtar i PEN Qendrës Shqiptare. Nga viti 1992 ka qenë anëtar i Këshillit Nacional të Shqipërisë për programet e letërsisë. Nga viti 1996 deri më 1999 e ka udhëhequr arsimin e Kosovës në cilësinë e Këshilltarit për arsim i kryetarit të Kosovës Ibrahim Rugova. Nga viti 1999 ka qëndruar disa herë në Kanada, përvojën arsimore–universitare të së cilës e njeh. Jeton në Prishtinë.
Veprat
I. Tekste mësimore
Njohuri nga teoria e letërsisë, Tiranë, Libri shkollor, 1996, 1997, 1998, 2000...
Teoria e letërsisë për shkollat e mesme, Prishtinë, 1997, 1999...
Teoria e letërsisë, Fakulteti Filologjik, Prishtinë 1996
Si të shkruhet disertacioni, Prishtinë, 2001
Arti i poezisë, Prishtinë, 2001
Shkrimi dhe leximi, Prishtinë, 2003
II. Vepra letrare
Zanoret e humbura, roman, 1974, 1979
Udhëtimi i një pikë uji, novelë, 1976
Sheshi i unazës, roman, Prishtinë, 1978, Tiranë 1982, Prishtinë 1985
E bukura e dheut, roman, 1986
Udhëtimi arbdhetar, roman, 1992
Mjeshtri i vetmisë, tregime, 1995
Jusufi, roman, 1999
Romani për Kosovën, roman, 1999
99 Rruzaret prej smaragdi, roman 2006
III. Vepra - studime
Romani ‘Lumi i vdekur’ i Jakov Xoxës, punim i magjistraturës, 1984,
Nga teoria e letërsisë shqipe, Prishtinë, 1986.
Teoritë letrare klasike, Prishtinë, 2001.
Malësorja e Nazmi Rrahmanit ose Arti i interpretimit, Prishtinë, 2001.
Arti i poezisë, Prishtinë, 2001.
Letërsia e Mesjetës, Prishtinë, 2002.
Ligjërata mbi artin e Renesansës, Prishtinë. 2004
Teoritë letrare moderne, Prishtinë, 2005
Letërsia e Lindjes, Prishtinë,2005
Gnosis, Prishtinë, 2005
IV. Përkthime
Teoria e letërsisë , R. Welek - O. Woren, 1982
Historia e letërsisë botërore 4, 1986
10 kryevepra poezie, 2007

Subscribe to:
Comments (Atom)
Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar
Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
Akademik Prof. Kujtim Mateli Pak histori derisa nisa t ë shkruaj librin “E vërteta për Dodonën dhe Epirin” (Pjesa e parë e para...
-
Search inside image Shkruan Akademik prof.dr.Flori Bruqi, PHD Search inside image Pak biografi për t’mos ju ardhtë mërzi…. Search inside ...
-
Kërko brenda në imazh Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme Haki Taha, u lind n...
-
Shkruan Akademik Flori Bruqi, PHD. Në historinë e popujve të Evropës, vështirë se mund të gjendet ndonjë popull që...
-
"Zëra nga burime të nxehta" mbetet një libër i veçantë i shkrimtarit Sabri Godo . Ai vjen për të dëshmuar se ka autorë dhe vepr...
-
Organizatorët e protestave antiqeveritare në Serbi kërkuan nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, që të paraqesë planin e tij për Kosovën ...
-
Shkruan Akademik Prof. Dr. Flori Bruqi, PHD AAAS. Në Arkivin Qendror të Shtetit, Tiranë, në Fondin 144 – Koleksioni i hartav...
-
Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...
-
Kush është Koço Kokëdhima ? Koço Kokëdhima nga Qeparoi i Himarës është njëri ndër biznesmenët më të pasur dhe të suksesshëm në...