Prokuroria italiane e seksionit të Shtatë të Antidrogës së Kuesturës së Torinos në vitin 2003 ka hapur dosjen me emrin e koduar “Bijoux 2” (Bizhu 2) kundër bandës së Lushnjes, për shkak se shumë element të kësaj bande operonin me qëllime kriminale në territorin e shtetit Italian. Afërmendsh një nga metodat kryesore që policia gjyqësore italiane përdor për të hetuar dhe gjetur fakte e prova për dosjen kriminale është përgjimi i bisedave telefonike mes të dyshuarve. Në rastin tonë të dyshuarit kryesorë janë Alfred Shkurtit, përndryshe Aldo Bare dhe krahu i tij i djathtë Enveri Dondollaku i njohur me nofkën “Goni”. Ky fundit përdorte numrin e celularit 350642073479560 për të kontaktuar dhe akorduar pazare me shefin e tij, Aldo Bare.
Prej interceptimeve të policisë italiane kuptohet vetiu se kreu i bandës së Lushnjës dhe krahu i djathtë Dondollaku edhe pse ishin larg Shqipërisë (i pari në Turqi dhe tjetri në Itali) përdornin të gjitha mjetet dhe metodat për të menaxhuar ekonominë e qytetin e Lushnjes duke lidhur “miqësi” me eksponentë të politikës lokale dhe figura të larta të Partisë Socialiste, që ishte në pushtet dhe në saj të tyre gllabëronin tenderët publikë. Në interceptimet telefonike policia italiane konstaton në materialin e mbledhur prej 430 shpeshtësinë e emrave të shumë politikanëve të majtë shqiptarë në Pushtet. Krahas emrit recidiv të deputetit të PS-së, Erjon Braçe, figuron sefte edhe ai i kryebashkiakut të Tiranës dhe njëkohësisht kryetari i PS-së, Edvin Rama. Telefonata ku shfaqet emri i Ramës është e cikluar si e 145-ta dhe është kryer në orën 13.08 të datës 22 shkurt 2003, në periudhën kur Kuvendi pa shih pa shih diskutonte ngritjen e një Komisioni parlamentar Hetimor ndaj kryebashkiakut, komision, i cili drejtohej nga deputeti Sokol Olldashi. Fokusimi i komisionit hetimor përqendrohet tek ndërtimet e disa pallateve në qendër të Tiranës nga njerëzit afër organizatës terroriste “Hakmarrjes për Drejtësi, të drejtuar nga bijtë e Haredin Shyti-t, Zv/Ministri i Sigurimit gjatë viteve në 90. Këto leje ndërtimi si të gjitha lejet e ndërtimit në Tiranë prej 10 vjetësh jepen nga Krye-bashkiaku Edi Rama, cili shpesh herë është akuzuar publikisht për favorizim të pallateve jashtë standardeve ligjore. Konteksti i bisedës telefonike të dy krerëve të bandës së lagunës vjen në një moment shumë interesant. Edi Rama po kërkonte një mandat të dytë në krye të Bashkisë së Tiranës. Frika se Rama humb pushtetin e lejeve të ndërtimit sepse favorizon njerëz afër organizatës terroriste nxit debatin telefonik. Në transkriptime e përgjimeve të bisedës "Goni" (Dondollaku) i thotë "Profesorit" (Aldo Bare) se do të flasë përsëri me shefin e Policisë Kriminale. "Profesori" i komunikon që të mos dërgojë Erjonin. "Goni" i thotë se ka mësuar se reparti special i Policisë së Tiranës (RENEA) ka vajtur në Tropojë… Goni shton se, Edi Rama rrezikon të humbë mandatin, sepse po ndihmon "ata të Hakmarrjes" (bëhet fjalë për organizatën kriminale "Hakmarrja për Drejtësi"). Aldo Bare e pyet nëse kanë nisur sërish punën. "Goni" i përgjigjet po, duke shtuar se kërkon të nisë punë me prostituta, por "Profesori" nuk e aprovon dhe e fton të shkojë tek ai në Turqi.
Aneks i konfliktit/Pranvera e vitit 2002 sjell në mënyrë të pashmangshme përplasjen mes Bandës së Aldo Bares me organizatën terroriste "Hakmarrja për Drejtësi" për shkak të fitimi të tenderit prej 1.2 milionë dollarësh për pastrimin e qytetit të Lushnjës. Njerëzit e bandës së Lushnjës në njërën anë dhe në anën tjetër ata "Hakmarrjes për Drejtësi", që sipas përgjimeve të bisedave nga Prokuroria italiane përfaqësoheshin prej Roland Shytit, i mbiquajtur prej bandës "Mustaqekuqi", po kërkonin që të siguronin këtë tender të majmë me një afat kohor 5-vjeçar. Mirëpo pas presioneve të ndryshme ndaj krerëve të bashkisë, të dy grupet kriminale u gjendën në zgjidhjen përfundimtare, pra, duke matur forcën e armëve me njëra-tjetrën. Nga ky konflikt i ashpër pati 5 të vrarë dhe 6 të plagosur. Policia Italiane e Torinos shënon në dosjen përkatëse Bizhu2 telefonatën me numër “161” të kryer në datë 25 mars 2003 një tjetër detaj për këtë shqetësim të Bandës për organizatën "Hakmarrja për Drejtësi". Në bisedën telefonike të interceptuar Dondollaku dhe Aldo Bare flasin për faktin që "Mustaqekuqi" (R. Shyti) "kishte marrë një kapar prej 500 mijë eurosh për tenderin e pastrimit të qytetit të Lushnjës", dhe se prej kësaj kaparrë fuqizimi i tyre ishte i pandalshëm.
Agjencioni floripress.blogspot.com
2010/12/28
Paragjykimet dhe shpifjet e një raporti të trilluar
Nga Prof. Dr. Agim Zogaj
Derisa, Republika e Kosovës, shtet demokratik dhe i pavarur po hap shtigje të reja në ndërtimin e shtetit ligjor, funksional, ndërkohë, propaganda serbe, nuk zgjedh mjete për t’i penguar, dëmtuar proceset e shtet ndërtimit të fqinjit të saj, Kosovës. Në frymën e kundërshtimeve, jo vetëm të njohjes së pavarësisë së Kosovës, jo vetëm të njohjes së integritetit dhe sovranitetit territorial të Republikës së Kosovës, shteti fqinj, Serbia, nuk zgjedh mjete që të ndërhyjë në punët dhe në zhvillimet e brendshme të vendit tonë. Serbia, me veprime institucionale, krejt në mënyrë të hapur dhe e pa penguar nga askush po e përdor komunitetin pakicë serb, veçmas ata në pjesën veriore të Mitrovicës që të pengojë ecjen përpara të shtetit të Kosovës. Por, Serbia, në bashkëpunim e edhe me miq e aleat të saj historik, po ashtu nuk pushon të përdor, propagandën si mjet të fushatës manipuluese, luftës politike për qëllime të saja hegjemoniste ndaj Kosovës. Propaganda politike, e sajuar dhe e lëshuar në veprim , gjithnjë sipas traditës serbe, pra, kundër kombit shqiptar dhe jo vetëm kundër shtetit, udhëheqjes tonë dhe ish Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, është e njohur dhe historikisht e ditur. Sa për ta ilustruar traditën serbe dhe afinitetin e qeverive serbe për të sajuar propagandë antishqiptare, po citojmë ideologun e nacionalizmit modern serb, akademikun Dobrica Qosiq i cili shkruan :” Rrena është formë e patriotizmit tonë dhe dëshmim i inteligjencës sonë të lindur. Gënjejmë në mënyrë kreative, me imagjinatë dhe me invencion”.
Në këtë referencë të akademikut serb duhet kërkuar rrënjët e qëllimeve propaganduese dhe thellësisht antishqiptare të Raportit të hartuar nga parlamentari zviceran i Asamblesë së Këshillit të Evropës, z. Dick Marty. Raporti i parlamentarit Marty, i cili akuzon udhëheqës të ish Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për pjesëmarrje në gjoja, trafikim të organeve njerëzore gjatë periudhës së luftës së Kosovës (1998-1999 ) në thelb është i ideuar, i sajuar mbi formulat e propagandës serbe/sllave. Raporti, siç del edhe nga shumë reagime jo vetëm të institucioneve shtetërore të Kosovës dhe të Shqipërisë në tërësi është i pa bazuar në fakte, në prova apo në realitet. Raporti si i tillë, që për objektiv e ka përdhosjen dhe diskreditimin moral të luftës çlirimtare, anti-koloniale të popullit të Kosovës është i motivuar politikisht, ndaj qartësisht ia mban anën Serbisë dhe aleatëve të saj që ishin dhe vazhdojnë të jenë kundër pavarësisë së Kosovës. Madje, do të thoshim se përmbajtja aq denigruese e Raportit të parlamentarit Marty përbën abuzim të thellë të drejtpërdrejt me autoritetin e Këshillit të Evropës dhe, si i tillë nuk pasqyron frymën e përgjegjshmërisë, besueshmërisë dhe të maturisë që e përçon, e përcjellë Këshilli i Evropës.
Lexuesit evropian t’ia rikujtojmë faktin se, që në vitin 2004, Gjykata Ndërkombëtare për Krimet e Luftës në ish- Jugosllavi, si i vetmi organ ndërkombëtar ligjor, i kualifikuar dhe i mandatuar për të hetuar krimet e kryera në hapësirat e ish- Jugosllavisë , i kishte hedhur poshtë pohimet e Dick Marty se në Shqipëri dhe në Kosovë është kryer trafik organesh, duke i cilësuar ato pretendime si të pa bazuara në prova, dëshmi dhe fakte. Raporti i z. Marty thekson ndërsa se, gjoja, shteti shqiptar, Republika e Shqipërisë nuk ka bashkëpunuar. Por, e vërtetat është se, siç u deklarua edhe Ministria e Jashtme e Shqipërisë, pretendimet e tilla”...janë krejtësisht të pa vërteta, spekulative dhe shpifëse. Institucionet e Republikës së Shqipërisë kanë bashkëpunuar ngushtë me grupin hetimor të Gjykatës Ndërkombëtare për Krimet në ish Jugosllavi në vitin 2004 dhe i kanë ofruar bashkëpunim të plotë edhe vetë z. Marty gjatë vizitës së tij në Shqipëri në vitin 2009”. Pra, z. Marty, për të cilin deputeti i Partisë Popullore Evropiane në Parlamentin Evropian, Bernd Posselt, ( në intervistë dhënë radios “ Deutsche Welle) thotë se është “ një demagog” thjesht dhe për qëllime propagandistike , të sojit të makinerisë propaganduese serbe, vazhdon të sajojë, të përpilojë raporte mashtruese të mbështetura nga shërbime të caktuara, madje, të formuluara, pse jo, edhe për qëllime gjeo-politike. Z. Marty dhe bashkë mendimtarët e tij, sikur kanë harruar se, është e lehtë të ngresh gjykime, akuza pas opinioneve, pas direktivave të qendrave të caktuara politike, ndërkohë që, kur opinionet janë ideuar, ngritur mbi opinione atëherë e vërteta nuk mund të vërtetohet. Metodologjia prej hetuesi ka si parim prova dhe dokumente të dorës së parë, faktike, dhe jo opinione që dalin nga bota e spekulimeve dhe e propagandës politike. Ndaj, publiku shqiptar po të mos e njihte, z. Marti edhe më herët, si një kundërshtar i rreptë dhe i hapur i pavarësisë së Kosovës, do të mund të habitej se si është e mundur që një deputet i Këshillit të Evropës të del një shpifës i rëndomtë, i cili i inskenon ngjarjet sipas porosisë. Dhe, pjesë e skenarit të porosit bërësve të hartimit të këtij Raporti shpifës është edhe përllogaritja e saktë politike që ai të rikthehet si çështje politike e Këshillit të Evropës në kohë dhe në hapësirë të caktuar. Përse, fjala vjen, Raporti nuk u bë publik para mbajtjes së zgjedhjeve të lira të 12 dhjetorit 2010 në Kosovë, por tani, pikërisht kur edhe Beogradi po e pranon se, në bisedimet midis Kosovës dhe Serbisë nuk ka pritur dhe nuk ka dashur që udhëheqës i delegacionit të Kosovës të jetë z. Hashim Thaçi, sërish i mandatuar për kryeministër të ardhshëm.
Sidoqoftë, pretendimet e falsifikuara, skandaloze të z. Marty dhe të bashkëmendimtarëve të tij, Kosovës dhe mbarë popullit shqiptar do t’i rrinë si shpatë e Demokleut përderisa, në nivelet më të larta të drejtësisë, ndërkombëtare, evropiane të mos hedhen poshtë, me argumente, dëshmi dhe me prova akuzat, shpifjet, trillimet tendencioze, shumë të dëmshme të autorit të Raportit të aprovuar në Komisionin e të Drejtave të Njeriut të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës. Të gjitha argumente, provat, drejtësia janë në anën e Kosovës, sepse, është Serbia ajo e cila ka zhvilluar luftë pushtuese, është Serbia ajo e cila që 100 vjet ka bërë gjenocid ndaj popullit të Kosovës, është Serbia ajo e cila ka pasur struktura kriminale shtetërore gjatë luftës së Kosovës, është Serbia ajo e cila vazhdon t’i fshehë krimet dhe kriminelët e luftës, është Serbia ajo e cila, nëpër fushat dhe malet e saja vazhdon t’i fshehë trupat e pajetë të shqiptarëve të vrarë, është Serbia ajo e cila me çdo kusht po përpiqet ta destabilizojë Kosovën dhe ta rrënojë pavarësinë e shtetit më të ri në botë.
Populli i Kosovës ndërsa, nën udhëheqjen e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës zhvilloi luftë për çlirim nga sundimi serb, prandaj edhe u përkrah nga Aleanca Veri – Atlantike dhe mbarë bota demokratike. Në atë luftë çlirimtare, Ushtria Çlirimtare e Kosovës jo vetëm që, në asnjë rast nuk bëri krime lufte, por, gjithashtu nuk e cenoi as integritetin dhe sovranitetin territorial të Serbisë, duke dëshmuar botërisht se, po zhvillonte luftë për liri dhe jo për pushtim të territoreve apo të popujve tjerë siç e kishte bërë Serbia.
Shkrimi është botuar së pari në revistën gjermane të Këlnit “Globalia Magazine”

Akuza e deputetit demokrat, Alibeaj: Edi Rama, shpif dhe trillon kundër shqiptarëve si Dick Marty
Partia Demokratike i konsideron shpifjet dhe trillimet e pazakonta të Edi Ramës të ngjashme me ato të raporterit zviceran në Këshillin e Evropës, Dick Marty. Deputeti i PD-së, Enkelejd Alibeaj, tha se për asnjë moment kryetari i socialistëve s’ka kërkuar hetimin e zgjedhjeve, pasi ai e di shumë mirë që më 28 qershor mori ndëshkimin e merituar, humbjen e zgjedhjeve. Edi Ramaka një vit e gjysmë që refuzon hetimin. Ai nuk e do hetimin sepse e di që është humbësi më i madh i zgjedhjeve. Ai nuk e do hetimin sepse nuk ka asnjë provë për manipulim të rezultatit. Ky zotëri, njësoj si Dick Marty shpif dhe trillon pa prova”- u shpreh deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj.
...
Teoria Gopher. per peradhjen e njeriut
Një grup arkeologësh izraelitë bëri të ditur mëngjesin e sotëm se ka gjetur provat e para për ekzistencën e një njeri modern në kohët e lashta, teori që mund të hedhë poshtë të gjitha spekulimet për prejardhjen e homo sapiensit.
Lajmi i publikuar sot në një të përditshme të vendit hebre, është veçanërisht i gëzueshëm për Vatikanin dhe besimet fetare në përgjithësi, pasi ato kundërshtojnë fuqimisht çdo teori të evolucionit.
Një grup i Universitetit të Tel Avivit ishte duke gërmuar në qendrën e Izraelit, kur zbuloi në një shpellë mbetjet e njerëzve të lashtë pothuajse 400 mijë vjet, të cilit kishin një pamje pothuajse identike me njeriun e sotëm.
Përpara këtij zbulimi, njeriu më i vjetër i gjendur daton dy herë më i ri, rreth 200 mijë vjet më parë. “Është shumë emocionuese të mbërrish në këtë përfundim”, deklaroi arkeologu Avi Gopher, i cili ekzaminoi rezet X dhe skanimet e avancuara që kanë si qëllim të zbulojnë moshën e zbulimeve nga gërmimet.
”Eshtë e qartë që kërkime të reja duhet të bëhen për të verifikuar gjithçka, por nëse ajo që ne mendojmë është e vërtetë, atëherë do të hedhë poshtë të gjithë teoritë ekzistuese për evolucionin”, theksoi Gopher.
Sipas teorisë së pranuar shkencore, njerëzit e parë modernë migruan nga Afrika në kontinentet e tjera. Nëse teoria e arkeologëve izraelitë do të vërtetohet, atëherë bota shkencore do të jetë e detyruar të pranojë se njerëzit e parë kanë jetuar pikërisht në Izrael.

Horoskopi 2011, zbuloni fatin tuaj
Dashi – Duhet të mbështetet në intuitën e tij. Yjet favorizojnë një plan të ri dhe ndryshime të mëdha duke nisur nga vera deri në dhjetorin e 2011-s.
Demi – Duhet të mbështetet në fuqitë e tij, që e kanë shndërruar në një prej shenjave dominante. Probleme do të shfaqen në aspektin profesional dhe ato mund të zgjidhen vetëm me këmbëngulje dhe shumë energji.
Binjakët – Priten ndryshime në jetën personale. Shumë prej të lindurve të kësaj shenje do të takojnë partnerin e duhur. Nuk duhet të keni frikë për të marrë iniciativa, fati do të jetë në krahun tuaj.
Gaforrja – Mënyra e vetme për të patur sukses është duke u mbështetur në punën e grupit. Do të ishte mirë që të besonit më shumë në fjalën e të tjerëve.
Luani – Duhet t’i kujtojë vetes në momentet e nervozizmit se vetpërmbajtja është një veti e çmuar. Diçka e vështirë për Luanin është të mbështetet tek njerëzit e tjerë, por në vitin pasardhës fati nuk do të favorizojë ata që do të punojnë të vetëm.
Virgjëresha – Një vit shumë i mirë. Të lindurit e kësaj shenje do të jenë në gjendje të rifitojnë besueshmërinë me të tjerët. Ndryshime në jetën personale dhe përmirësim i gjendjes financiare.
Peshorja – Një vit i mirë për ata që kanë lënë punë përgjysmë në 2010-n. Projektet e reja gjithashtu do të jenë të favorizuara.
Akrepi – 2011-ta rrezikon të jetë një test i vërtetë, që mund të kalohet me humbje minimale vetëm maturi dhe vendime të peshuara mirë.
Shigjetari – Do të provojë një numër ngjarjesh të paharrueshme dhe pothuajse të gjitha do të jenë me përmbajtje pozitive.
Bricjapi – Fati do të favorizojë ata që kanë projekte në kokë, ndërsa suksesi do të shoqërojë jetën profesionale.
Ujori – Mund të çlirohet prej pengjeve të së shkuarës dhe të ndiejë në vetvete atë aftësi që e bën të ketë vetbesim në jetën profesionale.
Peshqit – Do të shkëlqejnë dhe fitojnë shumë simpati nëpërmjet sharmit të tyre. Një kohë e mirë për karrierat, por vetëm për ata që janë diplomatë të aftë.

“Marty” pengoi anëtarësimin në KiE
Qeveria në largim e Kosovës, sipas zëvendësministres së Jashtme, Vlora Çitaku kishte bërë të gjitha përgatitjet për të aplikuar në këtë institucion për çka kishte siguruar edhe numrin e shteteve që do të votonin pro anëtarësimit.
“Meqë edhe numerikisht ne kishin shumicën për aplikim dhe anëtarësim, një raport i tillë padyshim që do të ketë efekt të drejpërdrejtë në shtyrjen e aplikimit tonë në KiE, por do të ketë efekt edhe në njohjet kryesisht nga pesë vendet e BE-së”, është shprehur Çitaku.
Teksa flet për punën e Ministrisë së Jashtme në fund të vitit, por edhe në fund të mandatit të qeverisë, zëvendësministrja e Jashtme Çitaku pranon se nuk janë realizuar pritjet e qeverisë për sa i përket numrit të njohjeve, sidomos pas opinionit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.
“Ne nuk jemi të kënaqur me dinamikën e njohjeve që nuk është në proporcion me përpjekjet që bën Ministria e Jashtme si dhe me koordinimin e fuqishëm që kemi me partnerët tanë ndërkombëtarë”, tha Çitaku.
Diplomacia kosovare vazhdimisht ka qenë e kritikuar nga shoqëria civile për një strategji të dobët për sa i përket proçesit të njohjeve.
Ajo nuk arriti të realizojë premtimin e qeverisë për njohjen e Kosovës nga 100 shtete, çka do t’i siguronte shtetit vendin në OKB.
Numri i njohjeve për pavarësinë e Kosovës është 72. Më i zbehtë duket viti 2010 në të cilin Kosova është njohur nga vetëm 8 shtete.

Raporti i Dick Marty-t dhe politika shqiptare
Fillimet e shekullit XX nuk kanë qenë aq të mbarë për imazhin e Ballkanit në Europë. Pas një rizbulimi të tij në fillimet e shekullit XIX, entuziazmit dhe një idili dashurie për këtë pjesë të skajshme jugore të Europës, gjë e cila u dokumentua dhe në shumë vepra dhe ditarë udhëtimi të udhëtarëve, diplomatëve dhe njerëzve të letrave si Bajroni, Shatobriani, Lamartini., etj shoqëria europiane e fillimit të shekullit XX u ballafaqua me ikonat e tmerrshme të luftërave ballkanike. Viset e largëta dhe romantike, gjithë shkrepa dhe gurë që dikur kishin detyruar Bismarkun të pohonte se “nuk vlejnë për të lënë eshtrat as dhe një granatieri gjerman” papritur nëpërmjet realitetit të trishtë të luftërave ballkanike u kthyen në një sinonim të barbarisë, tmerrit, grindjeve pafund për territore dhe konflikteve etnike. E kësaj periudhe është dhe përdorimi për herë të parë në gjuhën angleze dhe hyrja në fjalorin e kësaj gjuhe të fjalës Balkanize-të ndash (një rajon ose trup) në shtete ose grupe reciprorikisht të vogla që janë në armiqësi me njëri-tjetrin.
Natyrisht që reporterët e gazetave kryesore europiane nuk ishin të ndërgjegjshëm se po ndikonin në krijimin e një etike kulturore negative për Ballkanin, pasi ajo që ishte më imediate për ta ishte emetimi i saktë i fajtorëve të kësaj kasaphane. Denoncimi i ambicieve të nacionalizmit të pafre të serbëve, malazezve, grekëve dhe bullgarëve shpeshherë u interpretua si ekzagjerim i tepruar i tyre dhe se shkaqet e këtyre luftërave ishin më tepër jashtë Ballkanit sesa brenda tij. Gjithsesi, përsëritja e ngjarjeve në vitet ‘90 në Ballkan tregoi se shumë nga prognozat e tyre ishin të sakta dhe shumë studiues dhe politikanë i rilexuan shkrimet e tyre për të kuptuar sërish rrënjët e konflikteve.
Në përqasjen e europianëve rreth Ballkanit, sigurisht që nuk kishte pasur vetëm kritika, përçmim apo dhe sarkazëm ndaj atyre që mund të bëheshin shumë shpejt sivëllezërit e tyre pas largimit të otomanëve, por dhe simpati dhe ekzaltim të popullsive dhe etnive të veçanta veçanërisht të grekëve dhe sllavëve nën influencën e dy nga rrymave të mëdha të mendimit politik dhe kulturor europian, Filohelenizmit dhe Pansllavizmit. Më pak të privilegjuarit në këtë mes ishte popullsia shqiptare, që pozita gjeografike e vendit ku jetonin shikohej si një pengesë kryesore si për pansllavistët që dëshironin të kishin një dalje në detin Adriatik, por dhe për filohelenistët që pozitën dominuese të tyre në pashallëkun e Janinës e shikonin si një ofendim ndaj racës helene që aq shumë e adhuronin. Fitimi i pavarësisë nga Greqia dhe Serbia dhe kërkesa e tyre për ekspansion territorial veçanërisht në kurriz të territoreve të banuara me shqiptarë i dha udhë dhe krijimit të një literature përçmuese dhe raciste ndaj shqiptarëve nga pseudo akademikët e tyre, duke dashur të përligjin në këtë mënyrë sundimin dhe gllabërimin e këtyre territoreve nën petkun e qytetërimit që gjasme do u ofronin këtyre territoreve. Për fat të keq, këto përqasje gjetën jehonë dhe në Europë, shtetet e së cilës po përgatisnin shkatërrimin e Koncertit Europian të rendit të krijuar në Kongresin e Vjenës më 1815, kështu që interesat e tyre në rajon i ndërtonin mbi bazën e aleancave të real politikës, domethënë dominimit të forcës ndaj më të dobëtëve.
Në fakt, forca dominoi në ngjarjet e luftërave ballkanike dhe bashkë me fatin e vulosur të gjymtimit të Shqipërisë në Londër, mbijetuan dhe paragjykimet dhe perceptimet e gabuara ndaj shqiptarëve. Europa dhe Fuqitë e Mëdha për të larë duart si “Ponç Pilati” pranuan se territoret që iu kaluan këtyre shteteve nën administrim ishin me shumicë shqiptare ndaj iu kërkuan që të respektonin të drejtat e tyre gjuhësore, kulturore dhe fetare, kërkesë që asnjë nga shtetet ballkanike nuk e mori parasysh. Por jo vetëm kaq, por ato hartuan dhe platforma të vërteta të dëbimit dhe zhdukjes të tyre duke i kthyer në popullatat më martire të Europës Lindore që duheshin të flijoheshin për të përfunduar plotësisht vendet që i gllabëruan procesin e formimit të shteteve-kombeve.
U deshën më shumë se 80 vjet që kjo gjendje e padurueshme shtypje nacionale të përfundonte, kur në një nga aksionet më të mëdha të lirisë, NATO dhe aleatët e saj të ndërhynin fuqimisht në Kosovë për të parandaluar një nga tragjeditë më të mëdha të shekullit-gjenocidin shtetëror të Serbisë ndaj shqiptarëve. I pari për në llojin e vet, kjo ndërhyrje përveçse krijoi një precedent të zbehjes së konceptit të sovranitetit të shtetit që ushtron gjenocid ndaj shtetasve të vet duke u dhënë fund kështu parimeve të imponuara me anë të forcës dhe mentaliteteve nacionaliste të mosndërhyrjes në punët e brendshme, nxori në sipërfaqe sërish të gjitha rrymat antishqiptare që të bashkuar kanë më se 11 vjet që po përpiqen ta zhbëjnë aksionin e madh të lirisë dhe formimin e shtetit të Kosovës. I tillë është dhe raporti i Dick Marty-t, në formë pasi në përmbajte ai pritet tashmë që fjalën e fundit ta thonë sërish hetimet. Pa dashur të paragjykojmë hetimet nëse ato do ndërmerren sërish nuk mund të rrimë këtu pa nënvizuar se ngjarja ngjan në fakt si një film horror. Një film, një skenar që i përmban të gjitha klishetë e mundshme të historive të shekullit XIX, ku shqiptarët paraqiteshin si barbarë dhe të pacivilizuar që vrisnin, prisnin dhe rrëmbenin mbi popullsitë e tjera “paqedashëse” të Ballkanit. Madje, Marti shkon dhe më tutje, zgjon nga gjumi Drakulën e famshëm të rumunëve dhe ua vesh shqiptarëve, të cilët në ditën me diell dhe nga aeroporti i vetëm zyrtar i shtetit të tyre bëjnë trafik organesh! Por s’mbetet me kaq, për trafikun dinë shërbimet e fshehta shqiptare dhe organizatori kryesor i tyre është Kryeministri i një vendi sovran. Deklaratat e tij lënë pa gojë opinionin botëror dhe aty ku asnjë nuk mund të flasë pasi janë shumë të shokuar nga amatorizmi i paraqitjes së hamendësimeve si fakte, bash vjen një zë nga Moska i ministrit të Jashtëm rus, Lavrov, që e “dinte prej kohësh se UÇK ishte e përfshirë në këto veprimtari kriminale”. Nga ana tjetër e oqeanit, një zonjë që ka shkuar për pushime diplomatike në Argjentinë, pasi ka dështuar plotësisht me kapjen dhe dënimin e kriminelëve të luftës në ish-Jugosllavi përsërit sërish fantazitë e saj të përshkruara në librin që s’mundi dot të bëhej bestseller edhe pse zonja loboi shumë që t’ia arrinte këtij qëllimi. Këtij skenari filmi në fakt i mungon vetëm epilogu, i cili nuk shkruhet, por lihet të nënkuptohet që Kosova ndoshta do të ishte më mirë që të administrohej sërish nga Serbia, pasi ky shtet është shtet zotëri, të vret si vrau në Bosnjë dhe Kosovë, por të paktën është i qytetëruar, nuk i tejkalon normat ndërkombëtare të luftës dhe nuk bën trafik organesh me kufomat e vrara. Kurse këta shqiptarët duket që s’e meritojnë lirinë, janë barbarë, pasi mu në mes të fitimit të saj e kanë mendjen të bëjnë para me trafiqe organesh. Për besë edhe filozofi francez Montenji që përshkruan veset e kanibalëve në esenë e njohur të tij për ta, do ta kishte zili stilin përshkrues të Del Pontes, solemnitetin e deklarimeve të Dick Marty-t dhe njohurinë e gjerë rreth çështjeve ballkanike të Lavrovit.
Skenat e përshkruara më lart, po të mos diheshin ngjarjet mund t’u vije çfarëdolloj viti poshtë si vit kur zhvillohen ngjarjet pasi, kjo histori ngjan si dy pika uji me shumë histori të stisura rreth shqiptarëve, të paktën këtu e 150 vjet që kur çështja e formimit të shtetit shqiptar ka dalë në skenë. Ajo që me të vërtetë mbetet shqetësuese në gjithë këtë histori është pohimi që shumë mballoma të kësaj historie Marty për të thurur pëlhurën e vjetër të paragjykimeve antishqiptare i ka huazuar nga akuza të politikës shqiptare në Kosovë mes palëve. Papërgjegjshmëria e deklarimeve, thjesht dhe për kapital politik të çastit është një sëmundje kronike e gjithë politikës shqiptare që sa vjen nga papjekuria e atyre që merren me politikë po aq ka brenda saj dhe trillin krijues ballkanik popullor shqiptar. Duke vazhduar të sillet në mënyrë folklorike klasa politike shqiptare për shumë kohë akoma do të vazhdojë të jetë viktimë e papërgjegjshmërisë së vet, e paaftë të ndërtojë vektorë besueshmërie për atë çka kërkon dhe deklaron. Në histori mitin nga ngjarjet e vërteta e ndan besueshmëria e këtyre të fundit e bazuar në dokumente të burimeve parësore. Ka ardhur koha që dhe klasa politike shqiptare në rajon të ndjekë rastin e shkrimit të historisë dhe që të bëhet e besueshme për ato çka deklaron duhet të sjellë para opinionit platformat, idetë dhe ecushmërinë ekonomike të vendit dhe jo broçkullat dhe pallavrat e thashethemnajave provinciale dhe ambicie politike brenda llojit të vet. Në fakt, në reagimin e përbashkët që ajo pati këndej andej kufirit ndaj raportit të Marty-t, pjesa më thelbësore dhe sfida e saj ndaj të ardhmes nuk mbetet bashkimi i saj para kësaj dukurie, pasi kjo gjë është vërejtur dhe më parë, por gjetja e “burimeve parësore” të veta, pra ndërtimi i kodit të ri etik dhe një morali të ri politik në marrëdhëniet e saj brenda vetes.

Subscribe to:
Comments (Atom)
Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar
Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
Akademik Prof. Kujtim Mateli Pak histori derisa nisa t ë shkruaj librin “E vërteta për Dodonën dhe Epirin” (Pjesa e parë e para...
-
Search inside image Shkruan Akademik prof.dr.Flori Bruqi, PHD Search inside image Pak biografi për t’mos ju ardhtë mërzi…. Search inside ...
-
Kërko brenda në imazh Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme Haki Taha, u lind n...
-
Shkruan Akademik Flori Bruqi, PHD. Në historinë e popujve të Evropës, vështirë se mund të gjendet ndonjë popull që...
-
"Zëra nga burime të nxehta" mbetet një libër i veçantë i shkrimtarit Sabri Godo . Ai vjen për të dëshmuar se ka autorë dhe vepr...
-
Organizatorët e protestave antiqeveritare në Serbi kërkuan nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, që të paraqesë planin e tij për Kosovën ...
-
Shkruan Akademik Prof. Dr. Flori Bruqi, PHD AAAS. Në Arkivin Qendror të Shtetit, Tiranë, në Fondin 144 – Koleksioni i hartav...
-
Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...
-
Kush është Koço Kokëdhima ? Koço Kokëdhima nga Qeparoi i Himarës është njëri ndër biznesmenët më të pasur dhe të suksesshëm në...