Agjencioni floripress.blogspot.com

2011/02/27

Dëshmi e krimit të organizuar dhe gjithëpërfshirës ndaj shqiptarëve


nga Akademik prof.dr.sc. Pajazit Nushi



Para veti kam veprën Krimet e Serbisë në Kosovë 1998-1999 e dalë nga shtypi para pak kohësh dhe e botuar në dy vëllime me 1152 faqe.


Në këtë vepër në formë individuale dhe komulative jepen të dhënat e faktuara për humbje e zhdukje kapacitetesh njerëzore të të gjitha moshave, gjinive e kombësive në format më makabre që nuk kompensohen me asnjë formë dhe karakterizojnë një kohë ndër më të vështirat për Kosovën dhe, sidomos, për popullin shqiptar të saj.

Nga këto fakte arkivore lexuesi i kësaj vepre ose i pjesëve të kësaj vepre do të formojë një gjykim bindës se mendja njerëzore është shumë më fleksibile se ngurtësia e fakteve objektive që janë të parrëzueshme në çdo rrethanë, në çdo grup kushtesh e raportesh dhe vetëm si të këtilla ngelin në arkivat shtetërore.

Agjencia shtetërore e arkivave të Kosovës ka bërë punë të mirë që është marrë me saktësim të këtyre fakteve dhe të njëjtat do t’i plotësojë vazhdimisht duke krijuar dosje për të vrarët, të zhdukurit, të masakruarit, dosje për masakrat, për djegie pronash dhe asgjësim të ekonomisë së përbashkët të krijuar me mund, djers e gjak me vite, dekada dhe shekuj të tërë.


Arkivi shtetëror me këtë kryen detyrën e vet imediate duke u krijuar mundësi studiuesve shfrytëzimin e lëndës së arkivuar. Por, le t’i kthehemi përmbajtjes së kësaj vepre, që sot përurojmë.

Nga leximi i kujdesshëm i kësaj vepre mësojmë se iniciativa e përpilimit të një projekti për mbledhje dhe sistemim të dëshmive mbi konfliktin e armatosur në territorin e ish Jugosllavisë ka dalë nga Këshilli i Evropës që nga nëntori i vitit 2002. Por, për një projekt të përbashkët nuk treguan interes arkivat e disa vendeve federale të ish Jugosllavisë, kurse Kosova i ka hyrë kësaj pune pavarësisht nga qëndrimet e institucioneve shtetërore të vendeve të tjera.

Qëllimi i këtij projekti, siç thuhet në parathënie të kësaj vepre është: ‘’ ...prezantimi i fakteve, që paraqesin dokumentacion për krimet e Serbisë në Kosovë gjatë viteve 1989 dhe 1999 dhe të periudhave të mëhershme, të cilat i kanë paraprirë këtij krimi’’.

Për këtë qëllim ekipi i angazhuar ka arkivuar lëndën e duhur nga kuvendet komunale, nga Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, nga Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq, nga Grupi Ndërkombëtar për vlerësimin e dëmeve dhe të shkatërrimeve të luftës të Komisionit Evropian për Kosovë, nga Fondi për të Drejtën humanitare dhe nga disa organizata e institucione nivelesh ndërkombëtare, shtetërore, komunale dhe nivelesh të vendbanimeve.

Grumbullimi, stratifikimi ose shtresëzimi i fakteve dhe përpunimi i tyre i është nënshtruar standardeve arkivore ndërkombëtare. Duke pas për bazë qëllimin hulumtues dhe standardet arkivore ndërkombëtare lënda e këtij hulumtimi është sistemuar sipas karakterit të krimeve. Lidhur me këtë lënda është ndarë në vështrim të dëmeve të mëdha në kapacitete njerëzore, ku flitet për dhunime, tortura, trauma, për të vrarë, të masakruar, të pagjetur, të burgosur, të zhvendosur, të dëbuar dhe të depërtuar.

Ngushtësisht lidhur me dëmet e mëdha në kapacitetet njerëzore është përpunuar hollësisht lënda e dëmeve dhe e shkatërrimeve lëndore e materiale në nivel të të gjitha komunave dhe në nivel qendror. Në këtë mënyrë për herë të parë kemi paraqitje sintetike të dëmeve materialo-ekonomike dhe të dëmeve njerëzore me format e çrregullimeve të sjelljeve sociale dhe me forenzikë karakteristike të natyrës mjeko-ligjore.

Nga materialet e arkivuara mësojmë se dëmet materiale të luftës janë më të mëdha së që është menduar më parë.

U dëmtuan 100.389 shtëpi dhe 100. 1fshatra. Ndër objektet e dëmtuara ka komplekse objektesh të trashëgimisë kulturore, objekte të veprimtarisë edukativo-arsimore, shëndetësore, objekte të shërbimit publik dhe objekte ndihmëse. Autorët e përpilimit të kësaj vepre i kanë paraqitur të diferencuara dëmet dhe shkatërrimet si edhe efektet e tyre në 30 komuna të Kosovës, në vendbanimet dhe në fshatrat e secilës komunë të Kosovës.

Ja si duket tabela gjithëpërfshirëse e dëmtimeve dhe e shkatërrimeve të shtëpive dhe objekteve të tjera. (Tabela nga fq. 469 e librit 2). Nga këto të dhëna dallojmë karakterin e përgjithshëm dëmtues e shkatërrimtar të ndërtimeve të Kosovës. Vlerësimi financiar ende i karakterit preliminar llogaritet të jetë 10,830.073.00 €(Euro).

Dëmet dhe shkatërrimet e kapaciteteve prodhuese në bujqësi e blegtori, në industri, në xehetari e metalurgji, etj. do të përpunohen në botim të veçantë nga ana e institucionit’’Agjencia shtetërore e arkivave të Kosovës’’. Disa nga këto komplekse shkatërrimtare janë paraqitur të përpunuara edhe në botime të veçanta në gjuhë të huaja, por tërësia e tyre, gjithsesi duhet të përpunohet dhe të botohet së paku vetëm në anglishte.

Autorët e kësaj vepre kanë gjurmuat edhe rrënjët, shkaqet dhe pasojat e këtij krimi të rëndë dhe kanë ardhur në përfundim: ‘’Pushteti okupues serb,... me plotë paramendim aplikoi rrënimin e ekonomisë kosovare dhe shndërrimin e Kosovës në tokë të djegur duke ua bërë shqiptarëve autokton të pamundur ekzistencën dhe duke i dëbuar pasivisht nga vatrat e veta shekullore.

Lidhur me këtë përfundim dhe duke i komentuar të dhënat e faktet si edhe raportet kruciale ndërmjet tyre Këshilli redaktues dhe renesuesit e kësaj vepre përmbajtjen e saj e përdorin më tepër për të argumentuar karakterin e gjenocidit të konfliktit në Kosovën e viteve 1998 e 1999 pavarësisht nga titulli qendror, ku përmbajtja e kësaj vepre emërtohet me termin krim në kontekstin e titullit ‘’ Krimet e Serbisë në Kosovë 1998-1999’’.

Por duke mos u ndalur në këtë raport domethëniesh të termave dhe të koncepteve themelore për këtë vepër, përmbajtja e kësaj vepre i është përkushtuar më tepër dëmtimeve dhe asgjësimeve të kapaciteteve njerëzore gjatë luftës në Kosovën e viteve 1998 e 1999.

Në kaptinën kryesore të kësaj vepre është shkruar gjerësisht për burgosjet, dëbimet, depërtimet, zhvendosjet dhe eksodin e shqiptarëve përgjithësisht, për vrasjet në burgje, për vrasjet e inskenuara, për vrasje të fëmijëve, të të rinjve, të familjeve të tëra, për vrasje masive e për masakra dhe për të pagjetur, përkatësisht për të zhdukur. Këtu është vështir të bëhet fjalë për secilën formë të krimit.

Për këtë rast të kuptuarit e kësaj pjese të rëndësishme të kësaj vepre do të na mundësohet nga paraqitja e tabelës përgjithësuese për të vrarët, të pagjeturit dhe dëshmorët në Kosovë nga janari i vitit 1998 deri me 12 qershor 1999. (Ekspozohet tabela2.’’Të vrarë, të pagjetur dhe dëshmorë në Kosovë, janar 1998-12qershor 1999’’ nga fq. 470 e librit 2.

Format më të rënda të krimit ndaj njerëzimit u zbatuan ndaj popullsisë së Kosovës të të dy gjinive, të të gjitha moshave, të të gjitha shtresave të popullsisë dhe këto u zbatuan kryesisht ndaj popullsisë shqiptare, por edhe ndaj serbëve, boshnjakëve, romëve, hashkalive, turqve, etj.

Nga popullsia e 30 komunave me përbërje pjesëtarësh të kombësive të ndryshme, por me sasi strukturore heterogjene, përkatësisht të ndryshueshme popullsia e këtyre komunave i është nënshtruar vuajtjeve, vrasjeve dhe zhdukjeve në forma shumë të rënda pak të njohura në luftërat mëhershme. Këto fakte të pathyeshme dhe të padiskutueshme i japin krimeve në Kosovë karakter të krimit të organizuar dhe gjithëpërfshirës ndaj shqiptarëve në rend të parë.

Nuk është e tepërt edhe me këtë rast të thuhet se në vargun e këtyre fakteve dhe sistemit të kompozimit të tyre nuk duhet të kemi eksploziv ndjenjash dhe sulme agresive as ndaj raportit të Dick Martit, por të përgatitemi që në rrugëtimin e këtij raporti prej komisionit ligjor të të drejtave të njërit të Këshillit të Evropës ti furnizojmë anëtarët e këtij forumi me argumente të padiskutueshme për rolin e ushtrisë çlirimtare të Kosovës në mbrojtjen e thurjes dhe të asgjësimit të popullsisë shqiptare së Kosovës nga ana e ushtrisë, e policisë dhe paramilitarëve serb.

Në fund duke falënderuar përgatitësin e këtij botimi Prof.Dr.Jusuf Osmanin, i bëjë disa propozime për botuesin: Dokumentet autentike të luftës në Kosovën e viteve 1998-1999 dhe të pasojave të saja të arkivuara të botohen në vepër të posaçme, ku do të bëhej përkthimi dhe komentimi i tyre në gjuhë të huaj;

Disa nga dokumentet më të rëndësishme të luftës në Kosovë dhe të pasojave të kësaj lufte të lëshohen në qarkullim intermediatik bashkëkohor; Të bëhet përkthimi i kësaj vepre ose i pjesëve të saja në gjuhë të huaj, dhe të sajohet dosja e posaçme për të pagjeturit, përkatësisht për të zhdukurit dhe të plotësohet sistematikisht dosja e secilit prej tyre, sepse zhdukja e njerëzve dhe e gjurmëve të zhdukjes së tyre përbën karakteristikën kryesore të krimeve në Kosovë dhe formën më të rëndë të krimeve në Kosovën e viteve 1998-1999.

Madje, do të ketë mbetje mortore të të zhdukurve që do të zbulohen dhe identifikohen nga gjeneratat e mëvonshme.
Currently 5.00/5
12345

Dramë psikologjike

 Një satirë zvicerane e transformuar në dramë që i përshtatet realitetit social kosovar do të shfaqet premierë  në skenën e Teatrit Kombëtar të Kosovës.

Shfaqja “Fizikanët”, e shkruar nga autori zviceran, Friedrich Dürrenmatt, është adaptuar në formën e një drame psikologjike nga regjisori kosovar, Isa Qosja, tregon Vjosa Shala-Loca, menaxhere e këtij projekti “Fizikanët” sipas Shalës, është një shfaqje që nuk është adaptuar deri tani në Kosovë dhe ka qenë dëshirë e regjisorit Isa Qosja, që pikërisht këtë vepër ta inskenojë në dërrasat e TKK-së.

“Shfaqja është duke u përgatitur që një muaj e gjysmë”, tha Shala, duke shtuar se shfaqja përbëhet nga 2 akte, ndërsa trupa e aktorëve do të jetë një përzierje gjeneratash.

”Aty mes tjerëve do të interpretojnë Selman Jusufi e Luan Jaha por edhe artistë të rinj si Albulena Kryeziu”, tregon Shala.

E shkruar ne vitin 1962 ‘Fizikanët’ është një dramë psikologjike e ndarë në dy akte, ku tregohet përditshmëria e tre të sëmurëve mendorë, të cilët gjenden në një sanatorium të udhëhequr nga psikiatrja e quajtur Mathilde, e cila e monitoron gjendjen e tyre. Por, këta tre të sëmurë mendorë mendojnë se janë dikush tjetër.

Pacienti i parë, Herbert Georg Beutler beson se është Isaac Newtoni, pacienti i dytë Ernst Heinrich Ernesti beson se është Albert Einsteini dhe pacienti i tretë, Johann Wilhelm Möbius beson se vizitohet rregullisht nga mbreti biblik Salomoni.

Shfaqja fillon me aksion-vrasjen e një motre medicinale nga pacienti Einstein, vrasje kjo që hulumtohet nga inspektori policor, Richard Foss, që fillon të zbërthejë situatën e krijuar në sanatorium pas vrasjes, e cila del të mos jetë e vetmja.

Gjatë shfaqjes zbulohet se që të tre pacientët kanë sekretet e tyre dhe se në fund, me keqardhje ata rrëfehen te publiku për problemet e tyre. Shfaqja “Fizikanët” deri tani ka pasur më së shumti adaptime në formë të filmave televizivë në Finlandë, Rusi dhe disa vende të tjera evropiane

Yll Rugova;Babadimri dhe katër lezbeiket lakuriqe (video!)

 

Po ju kërkoj falje paraprakisht, ky tekst nuk ka lidhje as me babadimrin as me katër lezbeiket lakuriqe. Titullin e kom zgjedhë për me ju nxitë me kliku. Sepse ngjajshëm si kjo punë funksionon edhe industria e marketingut edhe PR (Public Relations). Përmes shenjimeve, hajde t’thojim populiste, imponohen produkte, agjenda edhe ide.
Me fore të k’tij lloji dhe me manovrime psikologjike, marketingu dhe PR-i (kjo e dyta konsiderohet edhe emër tjetër për propagandën) na bon me vendosë çka kemi me ble, çka na pëlqen n’jetë edhe për kon kemi me votu. Osht totalisht përtej perceptimit tonë, sa shumë pushtet kanë njerzt n’këtë industri. Qaq përtej perceptimit, saqë pritojim edhe me mendu.
N’vitet e gjashtëdhjeta në SHBA ka pasë lëvizje masive kundër manipulimit të masave. Epiqendra e lëvizjes kanë qenë hipikat. Ata kanë kërku që mos me iu diktu mënyra e jetesës prej establishmentit (shtetit dhe koorporatave). Krejt grupet e rebelume të k’saj periudhe jon njoftë si e majta e re – sepse kanë qenë të prirun ma shumë drejt kolektivizmit sesa individualizmit. Gjatë qesaj kohe, (kur n’Kosovë ka pasë demonstrata për ma shumë të drejta të shqiptarve), SHBA-të kanë hy në recesion të thellë edhe korporatat me establishmentin (po ju kërkoj falje për tej-thjeshtzimin) kanë nisë me kërku rrugë të shpëtimit. Kah mesi i viteve të 70-ta përmes kompanive të marketingut e PR-it kanë nisë me përdorë anketa masive për me mujt me i shenju individualisht kërkesat e konsumatorve (dhe votuesve), me i grupu ato edhe me i plotësu sa ma mirë. Në fakt, kjo strategji osht tregu e suksesshme, (vendi ka dalë prej krizës – nuk e di sa kanë qenë koincidencë kjo!) edhe njerzt jon ndi që kanë liri me konsumu çka ata dojin, edhe me jetu jetën qysh ata dojin (a ka qenë iluzion apo, nuk kam bythë me diskutu!). Poget qyky ka qenë fillimi i ni ‘popullizmi të ri’ që ka lindë, i lidhun drejtpërdrejtë me PR-in edhe marketingun.
Prej plotësimit të kërkesës për konsum, kjo mënyrë ‘plotsimit t’kërkesave të popullit’ ka kalu edhe në politikë. Programi elektoral i presidentit Clinton ka qenë i krijum përmes anketave të këtij lloji – si duket për herë të parë në histori. Edhe marketingu i tij elektoral osht bazu në fushata shumë të specializume për profile të ndryshme të popullatës.
Mbas fitores së tij, edhe Toni Blair ka përdorë anketat për me kriju programin e tij zgjedhor. Tu e huazu strategjinë e marketingut të homologut t’tij amerikan, edhe ky i ka fitu zgjedhjet. Nejse, problem ka qenë fakti se, programi i bazum’ në kërkesa t’popullit e ka pasë mongi nivelin e ekspertizës. Edhe disa pjesë të programit kanë dështu totalisht.
Strategjia mandej osht shpërnda edhe në vendet tjera të botës, për me mbrri edhe tek populli ynë krenar, arkaik, bujar, trim... Në dy an’t e kufinit, fitoret në zgjedhje mujin me iu atribuu kryesisht marketingut edhe PR-it. Gati gati mujim me nxjerrë ligj prej ksaj pune:
Gjasat për fitoren e zgjedhjeve jon në raport të drejtë me paratë e shpenzuara në marketing dhe PR.
Paret që i kanë shti për marketing të Obamas jon afërsisht dyfish ma shumë se ato që jon hi për fushatë të MacCainit.
Në zgjedhjet e fundit (para pavarësimit) PDK i ka fitu zgjedhjet tu iu falënderu marketingut të dobët të LDK-së – edhe marketingut masiv të vet. Kurse kjo e fundit, i ka fitu zgjedhjet e në Prishtinë (2009), falë marketingut dhe PR-it të mendum’ mirë. Edhe pse, për asnjonën nuk dihet sa pare i kanë dhonë, ato, masi po mujin, nuk po i deklarojnë shpenzimet hiq.
Edhe n’Shipni, n’zgjedhjet e fundit, s’ka qenë lufta mes dy liderëve politik, po n’mes ekspertëve t’marketingut të tyne.
Ndoshta krejt kjo punë nuk ka kurgjo të keqe. Në fakt po duket ma afër ni modeli ideal të demokracisë. Problemet e vetme që i ka jon, pushteti që po u jepet njerzve të marketinut dhe zgjidhja e problemeve prej vetë popullit e jo ekspertëve. Në zgjedhjet e fundit në Evropë, kanë fitu në shumicën e rasteve të djathtët, veç për shkak të politikave të tyne ksenofobe. Popullata, e shtyme prej dobësimit ekonomik ka kriju përshtypjen se jon të ardhunit ata që po ia shkaktojin krizën edhe po ua marrin vendet e punës. Në fakt, osht e kundërta, pa numër të caktum të t'ardhunve n'vit, ekonomia Evropiane kish me shku drejt dështimit. Ec e bjeri n'fije!

Arbana Xharra;Fmijtė tanė Snoba

Tu mendu cka me shkru nė Bllog, fillova ti numroj problemet me te cilat ballafaqona çdo dite. Gjithçka me bijke n’mend. Po thash s’po kallxoj kurgjo tė re, mu duke sikur krejt bota po i din edhe “s’ėshtė asgjė interesant tė shkruhet pėr to”. S’po du me pėrmend, ujin, rrymėn, bėrrllogun… Po as nuk po du me shkru pėr korrupsion e as me pėrmend kėtė qytet ku jetoj e qė s’ki as trotuar tė shlir pėr me ec.


Po ajo çka po me shqetėson dhe pėr tė cilin menoj mė sė shumti, dhe mė vjen keq shumė ėshtė koha e paktė qė e kaloj me dy djemtė e mijė, Andin (5) vjeç edhe Artin 10 muajsh. Edhe ndikimi shumė i vogėl qė unė kam nė rritjen dhe zhvillimi e tyne. Mė vjen keq, qė ju kanė qellu tė dytė prindėrit gazetar dhe shumė pak kohė kemi pėr ta.
Megjithatė kemi zgjedh m’i qu nė qerdhe qė aty mu socializu. Andi ka hy me njė fazė qė gjithçka sheh, dėgjon, apo mėson nė çerdhe, flet pėr to kur vjen nė shtėpi. Prej muhabetit qė ai e kallon kur tė vjen nė shpi, sado qė edukatorėt mundohen qė me planprogramin e tyre ti edukojnė fėmijėt, po me vjen keq ta them, por po e shoh qė socializmi dhe edukimi ėshtė e kot.
Ndikimin me tė madh e kanė nga fėmijėt qė shkojnė nė atė çerdhe. Fėmijė secili mė i bukur se tjetri, shumica e tė cilėve veshin kėpuce tė firmave tė “Geox” dhe “Ciciban” çmimi i tė cilėve sillen prej (30-100 euro), gardėrobė tė shtrenjtė. Ata shkojnė nė çerdhe tė pėrcjellur nga prindėrit qė nisin kerre secili mė tė mirė se tjetri. Dikush ju merr lakmi, qė po ka njerėz qė po dijnė me jetu.


Njė dite Andi vetėm 5 vjec , lypke (Game boy), qė po kushtojke 150 euro, njė ditė tjetėr lypke Portal DvD player, e sa e sa sende tė tjera e lodra qė ju ka pa fėmijve tė tjerė aty. Kur e sheh ty tė kajt fėmija tė dhimbset, por kur ndalesh e mendon se nė cka ėshtė ka tė shėndrrohet fėmija yt tė vjen pėr me kajt.
Tash jam bind qė Andi asht ka rritet me njė rreth tė fėmijėve prindėrit e tė cilėve shesin mend tu i vesh me gardėrobe me firma, me kompleksin qė ju fusin nė kokė hala pa mėsu mirė me fol, qė duhet mu dukė qė kanė pare, pėrndryshe nuk ėshtė shumė i rėndėsishėm nė rreth.


Pronarja e çerdhes tu e pa tendencėn e prindėrve qė tė shesin mend pėrmes fėmijėve tė tyre, e ka nxjerr njė letėr nė derė me kėrkesė qė fėmijėt tė vishen thjesht dhe me tesha tė pambukta. Por, ajo urdhnesė nuk ka pas ndikim aspak, prindėrit “modern”, po vazhdojnė me tė veten.


Edhe para disa ditvėe, Andi vjen nė shpi brej banesės edhe m’vet cfarė kerri ka Mehmet Kosova?, edhe a e kom pa unė naj herė Mehmet Kosovėn?.
Cka me bo, veq u nala e mendova, po cka ju duhen ato tesha e ato kėpuce, e ato kerre, kur fėmijte e tyne flasin pėr Mehmet Kosovėn, dhe edhe naj ditė s’kanė me mendu pėr kurgjo pos kerreve tė shtrenjta, telefonave...Kėshtu kadal kadale shėndrrohen nė “Snoba”.

Një autobus që t’çon n’stacion t’autobusëve!



Nga Krenar Gashi,Prishtine
Prishtina mbase është qyteti i vetëm në botë, që nuk ka autobus që të çon në stacion të autobusëve. A e keni menduar këtë ndonjëherë? Asnjë autobus lokal që qarkullon nëpër qytet, nuk të çon te stacioni i autobusëve, prej ku nisën autobusët e linjave kombëtare e ndërkombetare!

Në mungesë të një linje të tillë, që do të ishte e logjikshme dhe e nevojshme (hej, paramendojeni, nuk ka autobus që t’çon n’stacion!) qytetarët janë të detyruar të marrin taksi, apo të arrijnë në stacion të autobusëve duke përdorur linjat ndërurbane, kryesisht atë për në Fushë Kosovë. As kjo linjë, e as ajo tjetra për në Obiliq, nuk kanë vendndalje të ligjshme afër stacionit qendror të autobusëve. Kësisoj, secila ndalje që bëhet në rrugët rreth stacionit për të lënë apo marrë udhëtarët, jo vetëm që shkakton tollovi në trafik, por edhe është e paligjshme.

Autoritetet rregullative, në këtë rast Komuna e Prishtinës, si duket i kanë rregulluar punët e tyre për merak, sa që nuk iu ndodhë që të shfrytëzojnë transportin publik për ta vërejtur këtë fenomen.

Por ja që, po e zëmë, iu vjen një musafir nga ndonjë qytetet a shtet tjetër, përmes transportit publik rrugor, dhe zbret në stacionin e autobusëve në Prishtinë. Nëse nuk keni dalur ta prisni musafirin, e me ç’rast do duhej të paguanit 1 euro për të hyrë në stacion, musafiri ka për të qenë i detyruar të paguaj një nga taksitë shumë të shtrenjta që lejohen të futen brenda në stacion. Meqë, po e përsëris duke qeshur, nuk ka autobus që vjen prej qytetit n’stacion.

Ky është veç një nga shumë paradokset rreth stacionit të autobusëve. Ja edhe një tjetër: Stacioni i autobusëve në Prishtinë duhet të jetë i vetmi stacion në botë, ku më shumë njerëz presin jashtë stacionit, sesa nëpër peronat përkatës. Madje, shpesh ndodhë që të ketë më shumë udhëtarë që presin “te rrethi” sesa në stacion.

E pse të shkojnë në stacion? Së pari nuk ka transport publik që i dërgon atje. Së dyti, bileta që blehet në stacion kushton për 0.5 euro më shtrenjtë sesa bileta që blehet në autobus. Dhe së treti, nuk ka ndonjë autoritet mbikëqyrët apo rregullativ, që do ta rregullonte këtë punë. Kësisoj, nuk bëhet nami që autobusët që nisen për në Prizren, Ferizaj a Shkup, ndalojnë fillimisht të porta e stacionit, e më pas te rrethi, duke e bllokuar kështu trafikun edhe ashtu të rënduar të Prishtinës.

Krejt në fund, më duhet të kthehem te fillimi: na duhet një autobus që na çon n’stacion t’autobusëve. Sa më shpejt që të jetë e mundur!

Plakushi i Hemingway-it dhe Peshku i madh

nga Ron Salaj
 
 
“Plaku dhe Deti” është një romanë “bestseller” i letërsisë amerikane dhe mbarë botërore, i shkruar nga shkrimtari i njohur Ernest Hemingway. Besoj që shumica e ka lexuar këtë vepër fantastike e cila pushtoi mbarë botën. Plakushi peshkatar – Santiago, i stërmunduar nga jeta, i vetem, pa pronë dhe me një barrake të rrënuar, gjendet në detin e pafundmë, në mes dallgëve të harbuara që simbolizojnë jetën e tij të përplasjeve. Me fuqinë e tij, përvojën dhe dëshirën të paepur për të mbijetuar, ai arrinë ta fitoj luftën në mes të detit me “Peshkun e madh” duke dalë fitimtar. I cvilitur dhe i dërmuar ai e sjell në breg vetëm skeletin e mbetur nga ai gjah i Peshkut të madh, të cilin gjatë udhës ia shqyen peshkaqenët.



Romani “Plaku dhe Deti” sot është shndërruar në një fiksion jetësor, i cili në mënyrën më metaforike e përshkruan gjendjen aktuale në Kosovë. Kosova ka shumë njerëz si “Santiago”, të lodhur nga jeta, të varfër, filikat, disa me familje e disa pa familje, por prap me një fije shprese në këto kohë të turbullta politike. Krahas “Santiago-ve”, kohët e fundit po na dalin ca si shumë “peshq”; disa më të mëdhenj e disa më të vegjël, disa të cilësuar si më të rrezikshëm e disa si më pak të rrezikshëm.



Para se të merret gjyqësia, njëri ndër ta u cilësua nga gazeta britanike The Gurdian si “the Biggest Fish” për gjoja krim të organizuar në Kosovë, tamam sikurse ai peshku i Santiagos – alamet krapi do të thoshin në Shkodër. Menjëherë pas tij, pasoi gazeta franceze Le Monde e cila nxorri në pah një tjetër alamet peshku mu në kohën më të papërshtatshme për Kosoven, madje artikulli përmbante një dokument sekret të marrë nga KFOR-i,për të cilën dokument nuk kishte njohuri as vet KFOR-i! Nëqoftëse deri tani kemi patur mungesë të energjisë elektrike, papunësi, mungesë të pastërtisë, mungesë të parqeve, mungesë të ndërgjegjës, mungesë të kulturës, për një gjë nuk mund të ankohemi sepse mediat ndërkombëtare po na ushqejnë me mish peshku. Edhepse jemi vend kontinental pa detra dhe me kriza të paralajmëruaar nga FMN-ja megjithatë sipas mediave ndërkombëtare të pakën mish peshku kemi me bollëk.Jo më kot jemi cilësuar si shtet Sui Generis!



Por ajo që e bënë kaotike tërë këtë tragji-komedi e cila po ndodhë në “ishullin ballkanik të banuar nga Evropianët e Rinjë” është emërtimi “peshqit” që po përdorët nga ndonjë prokuror dhe media. Kjo përkon edhe me një shprehje shumë popullore që përdoret tek shqiptarët – “e paske trurin e peshkut”. Tingëllon në pamje të parë si një fjalë e koduar nga mediat dhe prokurorët duke e njohur naivitetin e shqiptarëve të bien në çdo karrem.



Ndërsa në karrem po biem të gjithë, çështja mbetet ku të gjejmë Santiagon për t`i vënë në grep “big fish-at” dhe t`i sjellë deri në breg. Apo mos duhet te ngjallet Hemingway dhe ta sjell plakushin e tij me kurajo e zemër të paepur që solli në breg skeletin e peshkut të madh dhe të na e s`pastroj këtë shtet nga kundërmimi i erës së “peshkut”.

Befasitë e bisedimeve me Serbinë

nga Adrian Çollaku

Fillimi i shpejtë i bisedimeve direkte me Beogradin, i paralajmëruar nga zyrtarët e lartë të Bashkimit Evropian se do të ndodhë brenda pak javësh, mund t’i zërë në “befasi” institucionet e Kosovës.

Ekzekutivi i vendit, ndonëse ka caktuar edhe bartësin (Edita Tahiri) të procesit të bisedimeve me Serbinë, megjithatë ende nuk e ka bërë publike agjendën e bisedimeve. Për më tepër, ende nuk dihet nëse Prishtina zyrtare ka një platformë të qartë të bisedimeve dhe nëse kjo platformë duhet të kalojë apo jo edhe nëpër “filtrat” e Kuvendit të Kosovës.

Nga ana tjetër, partitë politike dhe shoqëria civile, kanë kërkuar transparencë nga institucionet e Kosovës, në agjendën e bisedimeve si dhe kanë kërkuar që për këtë çështje kaq të ndjeshme të merret “leja” nga ana e organit më të lartë qeverisës në vend, Kuvendit.

Kabineti i shefes së diplomacisë evropiane, Catherine Ashton, ka bërë me dije se përgatitjet për të nisur dialogun Prishtinë-Beograd janë në fazën finale.

BE: Konsultimet për dialog në fazën finale

Zëdhënësja e baroneshës Ashton, Maja Kocijançiq ka bërë të ditur se BE-ja po zhvillon konsultimet e fundit me palët. “Ne po kryejmë raundin final të konsultimeve para dialogut Prishtinë-Beograd. Presim që pas këtij raundi, dialogu të fillojë në javët e ardhshme”, ka thënë për Radion Evropa e Lirë zëdhënësja e kabinetit të Ashtonit, Maja Kocijançiq.

Ajo ka thënë se ka shumë fusha ku pritet të diskutohen në bisedimet ndërmjet Prishtinës e Beogradit.

“Ka shumë fusha ku ekziston nevoja për të promovuar bashkëpunimin dhe zhvillimin e raporteve, si: regjistrimi civil, aviacioni dhe tabelat e veturave. Pritet që të jetë proces hap pas hapi, ku të dyja palët do të tejkalojnë çështjet specifike në atë mënyrë për të cilën të dyja palët janë pajtuar t’iu qasen”, ka thënë Kocijançiq.

Pavarësisht këtyre deklarimeve, burime ndërkombëtare i kanë thënë gazetës se në këto bisedime do të diskutohen edhe çështjet politike, sidomos çështja e veriut, do të jetë një nga çështjet e para që do të diskutohet, sidomos kur kemi parasysh qëndrueshmërinë e qeverisë së re.

Edhe vetë fakti i emërimit të zëvendëskryeministres Edita Tahiri në rolin e shefes së ekipit kosovar në këto bisedime, nga shumë analistë dhe nga opozita është parë si provë e mjaftueshme bisedimet do të jenë të nivelit politik.

Se do të ketë bisedime politike nuk i ka përjashtuar as presidenti i vendit, Behgjet Pacolli. Gjatë qëndrimit në Mitrovicë, i pyetur se a do të përfshihet veriu si temë e bisedimeve ndërmjet Prishtinës e Beogradit, Pacolli nuk ka dashur që të komentojë shumë rreth kësaj çështjeje, por vetëm ka thënë se grupi i bisedimeve është në përgatitje e sipër dhe ata kanë agjendën, e vet e cila është e mbështetur nga, siç është shprehur ai, “miqtë tanë ndërkombëtarë, Qeveria e Kosovës dhe Presidenca”.

Opozita dhe shoqëria civile kërkon transparencë

Deputeti i partisë më të madhe opozitare në vend, Gauk Konjufca, ka thënë se platforma e bisedimeve duhet domosdo të kalojë edhe nëpër Kuvendin e Kosovës. “Në mbledhje të Kryesisë së Kuvendit të Kosovës e kam ngritur këtë çështje që negociatat patjetër të kalojnë nëpërmjet Kuvendit dhe e kam kritikuar këtë punën e emërimit të kryenegociatores, derisa nuk është diskutuar fare nëse bën apo jo dhe ne jemi informuar prej medieve”, ka thënë ai.

Sipas tij, qeveria nuk bën në asnjë formë ta anashkalojë Kuvendin për këtë çështje kaq të ndjeshme për vendin.

Ndaj paralajmërimit të fillimit të shpejtë të bisedimeve me Serbinë të shtunën ka reaguar edhe Klubi për Politikë të Jashtme. Sipas këtij klubi, mënyra se si qeveria po i qaset këtij procesi, ngrit shqetësime serioze për ecurinë e tij, por mbi të gjitha për pasojat që do të mund të prodhohen në raport me interesat shtetërore.

“KPJ vlerëson se i tërë procesi i bisedimeve duhet të jetë konsensual dhe duhet t’i nënshtrohet verifikimit të Kuvendit të Kosovës”, thuhet në reagimin e KPJ-së.

Sipas këtij klubi, nisja e takimeve të para negociatore dhe emërimi i zyrtarit që do t’u prijë bisedimeve, tregojnë se z. Thaçi ia ka mësyrë këtij procesi pa përfillur opozitën dhe pa përfillur Kuvendin e Kosovës. “KPJ konsideron se Kuvendi i Kosovës është vendi ku procesi negociator duhet fillimisht të diskutohet e më pas të aprovohet fillimi i tij”, thuhet ndër të tjera në reagim.

Derisa zyrtarë të lartë shtetërorë nuk kanë shprehur gatishmëri që të flasin dhe të japin detaje lidhur me bisedimet direkete me Beogradin, zëvendëskryeministrja e Kosovës, Mimoza Kusari- Lila i ka thënë “Zërit” se patjetër se këto bisedime duhet të kalojnë edhe në Kuvend. Sipas saj, qeveria nuk mundet e vetme të hyjë në këto bisedime, por sipas saj në to duhet të përfshihet i tërë spektri politik.

KPJ-ja ka paralajmëruar qeverinë se nëse ajo do të devijojë nga vendimmarrja konensuale për hyrje në bisedime, ajo e rrezikon potencialisht stabilitetin e vendit.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...