Agjencioni floripress.blogspot.com

2011/03/18

Trepça e padit Serbinë



















(Foto: Visar Kryeziu)


Ekspertët e Trepçës kanë paditur Serbinë në Gjykatën Supreme për dëmin ekonomik që ky shtet i ka shkaktuar gjigantit metalurgjik. Dëmi në tërësi arrin shifrën mbi 887 milionë dollarë amerikanë dhe përfshin periudhën 1990-99.

Nga Agon Sinanaj 


Për vetëm një dekadë, dëmi ekonomik që Serbia i ka shkaktuar Trepçës arrin shifrën afër 1 miliard dollarë amerikanë. Ky vlerësim i ekspertëve të Trepçës i ka shtyrë ata që ta padisin këtë shtet në Gjykatën Supreme të Kosovës. Veç dëmit, Serbia duhet të japë llogari se si u bë që ia la barrë gjigantit metalurgjik një mal me borxhe. Vlerësohet për borxhe deri në 160 milionë euro. 

Ka qenë Serbia, e cila aso kohe kryente transaksione në emër të Trepçës dhe tash kreditorët e huaj do ta kenë edhe një adresë. Për të gjitha këto është kujdesur shërbimi juridik i ndërmarrjes Trepça. 

Padia ka të bëjë me dëmet ekonomike pas vendosjes së masave të dhunshme në vitin 1990 e deri në përfundim të luftës më 1999. “Dëmi ekonomik kap shifrën 887 milionë e 167 mijë e 525 dollarë amerikanë”, thuhet në një komunikatë të lëshuar nga “Trepça”. 

Dëmi i shkaktuar është llogaritur nga ekspertët e Trepçës dhe ka të bëjë me sektorin e minierave, të fabrikave të pasurimit dhe metalurgjive të plumbit e zinkut. 

Ekspertët kanë vlerësuar se minierave të Trepçës dhe fabrikave të pasurimit u është shkaktuar dëm ekonomik në vlerë prej 568 milionë e 515 mijë e 885 dollarë, metalurgjisë së plumbit i janë shkaktuar dëme prej 134 milionë e 107 mijë e 640 dollarë dhe elektrolizës së zinkut 184 milionë e 544 mijë dollarë. 

Gjithashtu, të njëjtit kanë përgatitur të gjitha materialet e duhura, që do të përdoren si prova materiale në gjykatë. 

Është po kjo gjykatë, e cila ditë më parë caktoi administrator për Trepçën dhe vendosi për lejimin e privatizimit fillimisht të 7 aseteve të saj. 

Ndërkaq, ndërmarrje dhe asete të tjera të Trepçës, që nga paslufta janë nën moratorium, pas problemeve pronësore e ligjore. Bëhet fjalë për pretendimet e kreditorëve të huaj, që e kanë paditur Trepçën se ka kryer transaksione në kohën e Jugosllavisë dhe ka hyrë në borxhe. 

Në bazë të pretendimeve të kompanive të huaja ndaj Trepçës, vlerësohet për borxhe deri në 160 milionë euro. 

Nga menaxhmenti i ndërmarrjes nuk e mohojnë e as pohojnë nëse padia do t’i zvarrisë procedurat e privatizimit. Për të gjitha thonë se i mbetet gjykatës të vendosë. 
Bislim Muça, zëdhënës i Trepçës, thotë se padia përfshin edhe rastet e pretendimeve të kreditorëve të huaj. “Për transaksionet që janë kryer në atë kohë ka qenë shteti serb që ka administruar ndërmarrjen”, ka thënë Muça. 

Ndryshe, sivjet edhe zyrtarisht nis privatizimi i aseteve të gjigantit metalurgjik Trepça. Pas një kohe të gjatë në status quo, Gjykata Supreme e Kosovës fillimisht ka dhënë leje për privatizimin e shtatë ndërmarrjeve. Me këtë edhe zyrtarisht fillon privatizimi i gjigantit metalurgjik.

Kosova në Central Intelligence Agency (CIA)



Për të gjithë ata që duan të dinë faktet për secilin shtet të botës, nga aspekti historik e deri te ai aktual, kanë mundësi të klikojnë në internet në faqen zyrtare Shërbimit Sekret Amerikan, CIA, në profilin e saj në Factbook.

Në këtë link, në të cilën janë të vendosura faktet e ndryshme mbi të gjitha shtetet e botës, tashmë CIA ka hapur profilin edhe për Kosovën. Në pjesë të ndryshme, jepet historia, ekonomia, shtrirja gjeografike sistemi politik dhe shumë fakte të tjera. Në këtë profil të Kosovës, janë shënuar informacione mbi historinë e Kosovës që nga koha Bizantine e deri më sot.

 
Central Intelligence Agency
The Work of a Nation. The Center of Intelligence
World Factbook Title
navigation arrows
View Text/Low Bandwidth VersionDownload Publication
Welcome to The World FactbookRSS RSS
The World Factbook provides information on the history, people, government, economy, geography, communications, transportation, military, and transnational issues for 266 world entities. Our Reference tab includes: maps of the major world regions, as well as Flags of the World, a Physical Map of the World, a Political Map of the World, and a Standard Time Zones of the World map.
Regional Maps
Flags of the World
Guide To Country Comparisons
Did You Know?
What's New Today is: Friday, March 18
View All Updates
 The online Factbook is updated weekly. ISSN 1553-8133
For additional information on government leaders in selected foreign countries, go to World Leade

Po ashtu aty janë publikuar edhe informata mbi gjendjen politike, sistemin politik, ekonominë, komunikacionin si dhe ushtrinë. Shpjegimi i të gjitha këtyre është një risi për Kosovën pasi është hera e parë që vendi vendoset krahas shteteve të tjera. Faqja për Kosovën është aktualizuar nga data 8 mars e këtij viti dhe deri më tash ata nuk kanë pranuar asnjë ankesë për ndonjë fakt të publikuar.

Afati i ankesave para se Factbook të mbetet kështu, është dy javë nga dada e hapjes dhe kjo tregon se gati ky afat është duke skaduar. Pas skadimit të afatit, kjo faqe me informacione do të mund të quhet tërësisht zyrtare.


https://www.cia.gov/library/publications/the-world-factbook/

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...