Agjencioni floripress.blogspot.com

2011/05/09

Kalaja e Harilaqit, oazë e gërmimeve


artikuj
 



















Ky kompleks paraqet një kompleks unikat jo vetëm në Kosovë por edhe në tërë rajonin.



Oaza e gërmimeve në Kalanë e Harilaqit ka shenjëzuar gërmimet e saj, për herë të parë në këtë Kala, që nga viti 2005, e cila ka vazhduar praktikat e saj arkeologjike deri në ditët e sotme. Këto praktika arkeologjike të cilat kanë filluar me iniciativën e Kuvendit Komunal të Fushë Kosovës, janë kryer nga Muzeu i Kosovës nën udhëheqjen e arkeologut Fatmir Peja, shef i sektorit të arkeologjisë në Muzeun e Kosovës dhe njëkohësisht përgjegjës i gërmimeve, si dhe arkeologut Arben Hajdari, pjesë e ekipit të gërmimeve. Peja flet qartas se para fillimit të gërmimeve Kalaja e Harilaqit e cila daton që nga shek IV-VI pas Krishtit, mund të thuhet se ka qenë e mbuluar me një vegjetacion të dendur dhe nuk është parë asnjë gjurmë apo asnjë strukturë arkitektonike.
Ai ka thënë se gërmimet arkeologjike në Kalanë e Harilaqit që nga viti 2005 e deri në vitin 2009 janë financuar nga Kuvendi Komunal i Fushë Kosovës, ndërkaq që gërmimet e fundit, që tashmë kanë përfunduar para një muaji, janë financuar nga Ministria e Kulturës.
Spektri i gërmimeve që nga viti 2005 e deri më sot ka dhënë rezultate të rëndësishme dhe e kanë pasuruar arkeologjinë kosovare. Ndërkaq, arkeologu Arben Hajdari ka shpjeguar me detaje rreth specifikave të gërmimeve që prej fillesave të saj e deri në gërmimet e fundit. “Rëndësia e këtyre gërmimeve konsiston në atë që në fakt është arrite me u nxjerr komplet faqja e jashtme e murit rrethues, që nga fillimet e saj, e cila ka një sipërfaqe prej një hektar e 30 ari”, ka thënë Hajdari. Sipas tij, muri rrethues është kryesisht i ruajtur mirë, i cili është i ndërtuar me përzierjen e gurëve dhe të tullave, ndërkaq në mure janë të vendosura 4 porta, ku dy prej të cilave janë ndihmëse, që do të thotë se u ka shërbyer përvojave praktike.
“Ndërkaq porta kryesore që ndodhet në pjesën juglindore të Kalasë është e përforcuar me dy kulla këndë drejtë, që është karakteristikë për shekullin e VI, dhe një kullë tjetër e cila ndodhet në pjesën më të lartë të Kalasë, e cila ka formë trekëndëshi dhe del në formë sqepi nga jashtë dhe ka shërbyer për nevoja praktike për amortizimin e goditjeve”, ka thënë Hajdari.
Karshi këtij mozaiku të rëndësisë së kalasë, Hajdari ka treguar se në brendinë e Kalasë janë zbuluar edhe dy monumente me strukturë unazore, të cilat kanë dimensione dhe përmasa simetrike ku madje edhe distanca në mes dy monumenteve është e barabartë me gjerësinë e tyre.
Ai ka shtuar se duke marrë parasysh strukturën e ndërtimit dhe destinimit të tyre, ky kompleks paraqet një kompleks unikat jo vetëm në Kosovë por edhe në tërë rajonin, ku siç ka thënë ai, të tilla nuk janë gjetur as në Shqipëri, në Mal të zi, në Maqedoni, në Serbi, madje as në Bullgari.
“Ndonëse janë unikate dhe nga mungesa e origjinës së tyre, mendohet se bëhet fjalë për një kompleks pelegrinazhi, ku mund të thuhet se fjala është për ndërtime shumë cilësore”, ka thënë Hajdari.
Në këtë vazhdë të punimeve gjithashtu edhe Peja ka treguar se janë gjetur edhe tulla me monograme të ndryshme, ku në fakt është gjetur edhe figura e njeriut, ku siç ka thënë ai, është një dëshmi e mirë e ndërtimit luksoz të kohës, ku është fjala për një ndërtim shumë luksoz dhe të kushtueshëm të kohës.
Ai ka shtuar se përveç këtij materiali, objekteve, dhe strukturave arkitektonike është gjetur edhe një material i pasur, i lëvizshëm arkeologjik ku bëhet fjalë për monedhat e ndryshme, si vegla pune, stoli dhe qeramikë të cilat kryesisht i takojnë shek. IV-VI.
“Megjithatë, vitet e fundit që përfshijnë gërmimet e vitit 2009 dhe 2010, përveç këtyre strukturave, objekteve me strukturë unazore me dimensione simetrike dhe kishës, që së bashku paraqesin një kompleks kulti kanë dalë në pah edhe objekte të tjera. Në fakt bëhet fjalë për dy objekte, ku e para ndodhet në afërsi të portës kryesore në pjesën juglindore të kalasë, ku me gjasë është një objekt banimi, pra është një ndërtim jo shumë cilësor, dhe është i punuar kryesisht me gurë ku si material kanë përdorur baltën. Dhe objekti i radhës është një objekt me përmasa të mëdha i vendosur në afërsi të kullës këndë drejtë atë që del në formë të sqepit, në pjesën veriore të bazilikës, ku funksioni i së cilës, nuk mund të definohet për momentin, mirëpo vërehet prezenca e një pitosi, i cili ka dimensione të mëdha, ka një diametër prej 3m e 65 cm, me lartësi 1m e 10 cm, ku len të kuptohet që ky objekt mbase mund të quhet si objekt banimi në të cilën janë ruajtur edhe rezervat e ndryshme ushqimore”, është thënë nga Peja.
Peja ka treguar rëndësinë e monumentit të Kalasë së Harilaqit duke u shprehur se gjatë këtyre viteve të gërmimeve në Kalanë e Harilaqit, me rastin e vizitës nga shumë vizitorë nga vendi, rajoni dhe më gjerë, edhe nga shumë arkeologë ndërkombëtar, ku disa prej tyre edhe kanë marrë pjesë në gërmime, të gjithë këta janë habitur me zbulimet në Kalanë e Harilaqit.
Më pas nga arkeologët është thënë se gërmimet arkeologjike të mëhershme por edhe këto të vitit 2010, kanë rezultuar se përpos materialit i cili i takon shek IV-VI është gjetur edhe qeramikë parahistorike e cila i takon bronzit të vonë, respektivisht hekurit, d.m.th fazës transitore nga periudha e bronzit në hekur.
“Këto gjetje të bëjnë të kuptosh që Kalaja e Harilaqit ka qenë e banueshme që nga kjo periudhë, që nga bronzi i vonë respektivisht hekuri përafërsisht vitet 1200-1000 para Krishtit”, është përfunduar nga arekologët.

Autostrada shkatërron lokalitetin arkeologjik Postlishtë


artikuj
 





















Lokaliteti është shkatërruar në masë të madhe dhe se gjetjet në këtë lokalitet janë rrafshuar nga ekskavatorët e kompanisë ‘Bechtel&Enka’.

 “Moteli” romak dhe i gjithë lokaliteti arkeologjik në Postlishtë të Prizrenit u shkatërrua, duke u mbuluar me zhavorr dhe duke u shtypur nga ekskavatorët e kompanisë “Bechtel&Enka”, Këshilli i Kosovës për Trashëgimi Kulturore i ka dërguar një kërkesë Ministrisë së Kulturës, të Rinisë dhe të Sporteve dhe asaj të Transportit dhe të Postë- Telekomunikacionit.
Kërkesa të cilën e ka siguruar gazeta, është nënshkruar të martën nga kryetarja e Këshillit, Edi Shukriu.
Ndërprerja e përkohshme e punimeve në autostradë në lokacionin kontestues, vlerësimi i gjetjeve arkeologjike dhe identifikimi i shkallës së dëmtimeve, zbatimi i masave stabilizuese të strukturave arkeologjike të zbuluara, përnjohja e trasesë së autostradës në gjithë shtrirjen e saj, prezenca e ekipit mbikëqyrës arkeologjik gjatë ndërtimit të saj dhe plani i mbrojtjes afatgjate, janë gjashtë kërkesat e këtij Këshilli.
“Këta hapa duhet të zbatohen detyrimisht, duke formuar komision punues me përfaqësim të autoriteteve, institucioneve dhe ekspertëve të disiplinave relevante”, thuhet letrën e KKTK-së.
Në kërkesën drejtuar këtyre dy ministrive, KKTK-ja shpreh shqetësimin për dëmtimin e trashëgimisë arkeologjike gjatë ndërtimit të autostradës Vërmicë - Merdar.
“Sipas kuadrit ligjor të Kosovës, ruajtja dhe mbrojtja e trashëgimisë kulturore është detyrim ligjor”, thuhet në letër. Zyrtarë të MTTP-së, të martën, nuk kanë pranuar të flisnin për kërkesën e KKTK-së.
Por Këshilli, për t’i zgjidhur këtë çështje më 19 të këtij muaji ka thirrur në takim Ministrinë e Kulturës dhe atë të Transporteve. Kjo e fundit thotë se do të japë një përgjigje brenda ditës së sotme (e mërkurë), ndërsa në MKRS-ja, thonë se përgjigjja e tyre është pozitive.
“Po, do të marrim pjesë”, ka thënë Shkëmb Manaj, ushtrues detyre i sekretarit të përhershëm në MKRS.
Sipas tij, Ministria e Kulturës është duke pritur që brenda kësaj jave të marrë raportin zyrtar të ekspertëve të Institutit Arkeologjik të Kosovës, i cili është caktuar të hartojë një raport ku do të shpërfaqet e gjithë gjendja në lokalitetin arkeologjik.
“Ne do të shkojmë me raport të IAK-ut. Kemi caktuar arkeologët më të mirë dhe do të flasim me letra”, ka thënë Manaj. “Ne do të marrim të gjitha informatat zyrtare edhe nga IAK-u, edhe nga MTPT-ja dhe në bazë të tyre ne do të marrim veprimet tona”, ka shtuar Manaj, duke qëndruar prapa pohimit të tij të para disa ditëve kur kishte thënë se nëse është shkelur ligji, MKRS-ja do të padisë shkelësin.
Gazeta më katër janar ka raportuar se lokaliteti i Poslishtit - i zbuluar pjesërisht në gusht në trasenë e autostradës – me lejen e MTTP-së është mbuluar me zhavorr. Sipas arkeologëve, aty qenë zbuluar themelet e një objekti i përbërë nga një stacion rrugor, i cili ka shërbyer për qëndrim të karvanëve tregtarë, apo të luftëtarëve. Ai përbëhej nga disa vende të ndejës për njerëz dhe një stalle për kafshët udhëtuese, si dhe nga një termë apo banjë romake. Monumenti i takon periudhës romake, përkatësisht shekujve II-IV dhe ka qenë në shërbim të rrugës Naisum - Lissus (Nish - Lezhë), nga kanë kaluar karvanë të ndryshëm. Pas veprimit të MTTP-së tashti ka mbetur pak nga ky monument, të cilin arkeologët që e zbuluan e “pagëzuan” si motel romak. Madje arkeologu i Institutit Arkeologjik të Kosovës, Shafi Gashi, kishte thënë se “lokaliteti është shkatërruar në masë të madhe dhe se gjetjet në këtë lokalitet janë rrafshuar nga ekskavatorët e kompanisë ‘Bechtel&Enka’”.

Rrugëtimi nëpër mjegulla – artikuj, ese dhe studime



artikuj
 














Libri “Rrugëtimi nëpër mjegulla”, paraqet një ndihmesë dhe plotësim të madh nga fusha të ndryshme.


Libri “Rrugëtimi nëpër mjegulla”, paraqet një ndihmesë dhe plotësim të madh nga fusha të ndryshme. Tekstet e paraqitura në këtë libër, një pjesë e tyre janë më parë të botuara, edhe nëpër revista të ndryshme dhe gazeta, e që tani janë të përmbledhura si një tërësi homogjene dhe të lidhura në varg të njëpasnjëshëm, saqë të japin përshtypjen se i ndihmojnë njëra-tjetrës dhe që çdo heqje eventuale e ndonjë teksti mund të prishë kohezionin logjik të librit. Përmes këtyre shkrimeve mëtohet të thuhet “Atë që e bëra për shkencën i takon tërë botës”, thënie kjo mjaft domethënëse. Përmes këtyre eseve dhe studimeve, të cilët në vete ngërthejnë probleme dhe padrejtësi aktuale, do të mundësohet një fillim i një rrugëtimi, esenca e të cilit është kapja e të gjithëve për litarin e quajtur qëndrueshmëri dhe gjallëri, do të shihet e vërteta, qoftë edhe ajo e hidhur, e vërtet që për dikë do të jetë helm, por para se gjithash shërues dhe mëshirues për të devotshmit.

Libri është i ndarë në tre kapituj:
Kapitulli i parë: Çështje ekonomike
Kapitulli i dytë: Sfida shoqërore
Kapitulli i tretë: Përballë problemeve aktuale
Recensentë: Mr. Ardian Ramadani dhe Qerim pllana

Titulli: Rrugëtimi nëpër mjegulla
Autori: Iljasa Salihu
Numri i faqeve: 308
Botues: Autori
Viti dhe vendi i botimit: 2010, Shkup

 


“Shpalosja e Labirinthit ” Studime, Artikuj dhe analiza

artikuj
 






















Doli nga shtypi dhe u publikua libri i dytë i Magjistër Ardian Ramadanit, me titull “Shpalosja e Labirinthit ”- Studime, Artikuj dhe analiza.



Libri përfshin shkrime, artikuj dhe analiza të cilat janë të botuara më parë nga autori në gazetat e përditshme, revistat dhe portale të ndryshme në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni.
Botues i librit është Akademia Diplomatike Shqiptare, qendra rajonale e ADSH-së në Maqedoni me presidentin gjeneral, Ambasador Lisen Bashkurtin dhe Arsim Sinanin.
Në fjalën e tij recensuese, ambasadori, Prof. Asoc. Dr. Lisen Bashkurti thekson: “në të vërtetë, Ardian Ramadani me këtë libër shpalos vlerat e tija të pamohueshme intelektuale dhe shpresojmë se shumë shpejt do të bëjë edhe botime tjera me hulumtime dhe studime të rëndësishme mbi tema të caktuara, por ajo që shihet është se ai pëlqen të studiojë dhe flas me shumë zell për Francën dhe Risheljenë, për Ballkanin dhe popujt e tij, për problemet dhe vizionin për një të ardhme, si një i ri që kërkon të kalojë përtej mureve të Evropës dhe të bëhet pjesë e këtij civilizimi dhe qytetërimi. Më duhet të them se Libri “Shpalosja e Labirinthit- Studime, Artikuj dhe Analiza”, paraqet një botim shumë të veçantë që në vete ngërthen tema nga fusha e politologjisë, sociologjisë, historisë, diplomacisë. Poashtu, në këtë libër do të mund të gjeni edhe tema nga kultura, nga jeta shoqërore dhe edukativo-arsimore. Ajo që vlen të thuhet është se kolegu Ardian Ramadani është i pasionuar pas gjuhës frënge dhe problematikave evropiane, ku me shumë kujdes na sjell tema që për botën shqiptare janë të veçanta dhe shumë domethënëse”.
Recensenti tjetër Arsim Sinani në fjalën e tij recensuese shprehet: “Kolegu i nderuar Ardian Ramadani në këtë libër shprehet dhe vë në pah shumë gjëra interesante dhe rikapitullon një periudhë kohore që është shumë e rëndësishme për të gjithë ne. E përgëzoj për pasionin që ka dhe për angazhimin e tij si intelektual i ri dhe me perspektivë”.
Ndërsa recensenti i tretë z. Qerim Pllana nga Lidhja e Shkrimtarëve Shqiptarë të Kosovës- Prishtinë, në fjalën e tij recensuese thekson: ” Është rast i veçantë dhe njëherazi mjaft i gëzueshëm, kur një studiues mjaft i ri, rritet së bashku me rritjen e demokracisë në këtë pjesë të globit, merr pjesë aktive në procese të ndryshme shoqërore-politike dhe kulturore-edukative, si dhe me një portret të mprehtë, me një qëndrim serioz, me një disiplinë, dëshirë, kurajë dhe zell të pazakontë, i përqaset gjërave që duhet qasur me shumë vëmendje dhe guxim ”.
Përndryshe Mr. Ardian Ramadani është i lindur më 1983 në Kumanovë. Studimet deridiplomike i ka mbaruar në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë, ku ka mbaruar Fakultetin e Trajnimit Pedagogjik e Metodologjik, Dega e gjuhës dhe letërsisë frënge duke u zgjedhur Student i dalluar. Ka mbaruar studimet postdiplomike me sukses të shkëlqyer, në kuadër të Fakultetit të Administrimit Publik dhe Shkencave Politike në UEJL, Drejtimi i studimeve të diplomacisë. Ka qenë deputet i Maqedonisë në Parlamentin Frankofon të të Rinjve në Bruksel. Ardiani ka punuar për tre vite me radhë profesor i gjuhës frënge në gjimnazin e Kumanovës si dhe për tre vite të tjera profesor i gjuhës frënge në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë. Është ligjërues edhe në Akademinë Diplomatike Shqiptare në Tetovë. Aktualisht është sekretar i Fakultetit të Gjuhëve, Kulturave dhe Komunikimit në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë. Mr. Ardian Ramadani është autor i rregullt i shumë shkrimeve, artikujve dhe analizave nëpër ueb portale të ndryshme, revista dhe gazeta të përditshme shqiptare në Maqedoni, Shqipëri dhe Kosovë.
Deri më tani ka botuar librin “Franca dhe diplomacia franceze në periudhën e Risheljesë, doktrina Raison d`État dhe Shteti-Komb”. Libri i posadalur nga botimi “Shpalosja e labirinthit- Studime , artikuj dhe analiza” është libri i tij i dytë.

Doli fjalori i parë arabisht-shqip

artikuj
 




















Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Kulturës Islame organizoi përurimin e fjalorit të parë Arabisht-Shqip.



Në sallën Aleks Buda të Akademisë së Shkencave të Tiranës, Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Kulturës Islame organizoi përurimin e fjalorit të parë Arabisht-Shqip.
Autor i tij është Sulejman Tomçini, lauruar në Bagdad dhe ish-Bashkimin Sovjetik për orientalistikë, diplomat karriere shumë vjet në vendet arabe.
Drejtori i Institutit, Ramiz Reka, tha se kjo vepër është vazhdë e një morie botimesh të këtij instituti që prej 14 vjetësh, që ka për qëllim ta afrojë popullin shqiptar, kudo që ai jeton me botën arabe, të njohë në mënyrë të ndërsjellë kulturën, historinë dhe të forcojë miqësinë tradicionale me arabët.
Fjalori përmban 70.000 fjalë si edhe një sasi të madhe shprehjesh frazeologjike në më shumë se 1100 faqe, në një libër me pamje të denjë për një vepër të tillë. Pjesëmarrësit në tubim kishin rastin ta blejnë atë me gjysmë çmimi.
Tomçini tha se po punon edhe për fjalorin shqip-arabisht duke u bazuar në Fjalorin e Madh të Shqipes së sotme.
Prof. Ismail Ahmeti i universitetit të Tetovës shpalosi me hollësi vlerat leksikografike dhe shkencore të fjalorit, po ashtu edhe profesori Enver Hysa që është marrë me redaktimin e tij.

“Prejardhja e festave”

artikuj













Libër i ri nga Mexhid Yvejsi



Kohë më parë doli nga shtypi libri më i ri i autorit, shkrimtarit, poetit, studiuesit, hulumtuesit, publicistit Mexhid Yvejsi nga Gjakova, nga Kosova, me titull ”Prejardhja e festave”.
Në parathënien e librit, shkrimtari, Mexhid Yvejsi, nga Gjakova, nga Kosova, përveç tjerash, shkruan: ” Mashtrimi që iu bëhet njerëzve gjatë tërë jetës në emër të festës, nuk është vetëm trillim, i cili na sjellë humbje, kurse atyre fitim. Fitimi i tyre është humbja jonë, kjo, sigurisht, të gjithëve na dëmton. Dëmtimi nga mashtrimi sjellë edhe krizën shpirtërore, sigurisht kriza shpirtërore e shoqërisë njerëzore është shumë herë më e rëndë se ajo ekonomike e politike”.
Pas rëniës së sistemit komunist, e posaçërisht në këtë kohë të demokracisë në të cilin jetojmë dhe veprojmë, këto valë të reja demokratike sollën edhe shumë risi, e sidomos pas luftës dhe çlirimit të Kosovës, pas vitit 1999, edhe shumë festa apo kremtime që nuk kanë asgjë të përbashkët me kulturën tonë që e kemi, dhe se ato datojnë që nga koha e paganizmit, para Krishterimit, ashtu që me këto imitime, imponime, reklamime, popullin tonë shqiptar po përpiqen ta kthejnë në kohën e ilirëve, apo të kulturës pagane që e kanë pas, edhe pse tani gjendemi, jetojmë dhe veprojmë në mileniumin e tretë apo në shekullin XXI, në të cilin autori shumë bukur e cek :
“Festat që nuk janë festa janë paraqitur, shpikur, nga mesi të rrejshëm, që janë shpërnda nëpër botë, në veçanti në Europë, për me na futë n’gropë...”.
Më tutje vijon përshkrimi i hollësishëm i prejardhjes së 11-të festave që tani janë bërë zakon të shënohen edhe në treva tona shqiptare, në të cilin hulumtuesi Mexhid Yvejsi nga Gjakova, nga Kosova, jep në mënyrë studimore dhe shkencore, zanafillën, prejardhjen, trashëgiminë, përshtatshmërinë e këtyre festave me kohë nga popujt e ndryshëm në Evropë apo edhe në botë. Më poshtë po shënojmë sipas kronologjisë prejardhjen e tyre që në libër e ka përshkruar me rradhë studiuesi Mexhid Yvejsi nga Gjakova:
“Prejardhja e Kalendarit”, “Prejardhja e muajve të vitit”,” Prejardhja e Vitit të Ri”, “Prejardhja e Ditës së Shën Valentinit”, “Prejardhja e Ditës së Nevruzit”,” Prejardhja e Ditës së Shën Gjergjit”, “Prejardhja e Natës së Shtrigave”, “ Prejardhja e Darkës së Lamës”,“Prejardhja e Ditës së Falënderimeve”,” Prejardhja e Babadimrit”, si dhe”Prejardhja e Bredhit”
Pas kësaj, autori shënon edhe literaturën e gjerë të konsultuar, duke vënë re se për çdo shkrim jep burimet kryesore në të cilin është bazuar autori e në të cilin kryesisht dominon literatura e konsultuar botërore në gjuhën angleze.
Tani lexuesë të nderuar, e keni në dorë, këtë libër me vlerë të çmuar të studiuesit dhe hulumtuesit nga Gjakova, nga Kosova, Mexhid Yvejsi, pasi që të lexoni do të shihni se sa pa vlerë dhe e kotë është të festohen festat pagane siç janë Shën Valentini, Viti i Ri, Shën Gjergji, Darka e Lamës, Nata e Shtrigave, Babadimri e të tjera. Do të përmbyll këtë prezantim të shkurtër të librit më të ri të Mexhid Yvejsit me një verset të bukur kur’anor i cili thotë:
“Vetëm njerëzit e arsyeshëm që kanë mendje të shëndoshë e kuptojnë të vërtetën” (Kur’an, kaptina 13, verseti 19.)
Në fund të këtij prezantimi të këtij librit të ri, do të mbes borxh lexuesve nëse nuk i ceki edhe disa shënime biografike për autorin.

Mexhid Yvejsi lindi më 13 Korrik 1950 në Gjakovë, në Kosovë. Mësimet fillestare dhe të mesme i kreu në Gjakovë, ndërsa pranë Universitetit të Prishtinës, në Fakultetin Filozofik, studioi gjuhën dhe letërsinë angleze.
Që nga mosha e hershme rinore është marr me lexime, studime, shkrime, hulumtime. Shkrimet e tij janë të ndryshme, me tematikë politike, historike, letrare, fetare, kulturore, ai është studiues i veçantë i feve, ndërsa kurora e tij e vlerave artistike është poezia dhe rimimi i vargjeve poetike, poashtu karakterizohet edhe me një specifikë të veçantë tjetër letrare, rimimi i rreshtave të shkruara në prozë.
Ka qenë i ftuar dhe ka marrë pjesë me kumtesa, studime, në shumë tryeza shkencore, konferenca, tribuna, simpoziume, kongrese si me karakter lokal, rajonal, kombëtar dhe ndërkombëtar. Ky është libri i tij i 14-të i botuar, ndërsa në dorëshkrime ka edhe libra tjerë që presin dorën bujare të sponsorëve për të parë dritën e botimit dhe të pasurimit tonë kulturor e shpirtëror.
Disa nga vepra autoriale dhe të përkthyera, të botuara janë:
1. “Prej errësirës në dritë”, 1997, Shkup;
2. “Në shërbim të Zotit, të popullit”, 1998, Gjakovë;
3. “Lavdi Zotit, Kosova do të jetojë”, 1999, Prizren;
4. “Ilaçi i lumturisë”, 2000, Gjakovë;
5. “Për Fe e Atdhe”, 2001, Gjakovë;
6. “Kështjella e gjakut tonë”, 2002, Gjakovë;
7. “Ylematë e Gjakovës, mburojë e Kosovës”, 2003, Gjakovë;
8. “Rrëfime të vërteta”, 2004, Prishtinë;
9. “Emrat e bukur të Allahut”, 2010, Gjakovë;
10. “Prejardhja e festave”, 2011, Gjakovë.
 Etj.
Mexhid Yvejsi jeton dhe vepron në Gjakovë, në Kosovë.

Vjehrrat apo Rejat, Luftë e pafund

artikuj
 




















Reja mendon se ajo ka përparësi të ulet afër burrit të sajë ndërsa vjehrra duhet të ulet mbrapa në ulëset e pasme të veturës.


Autor: Mr. Avdyl Rrahmani

Në shtëpitë ku ka vjehrra, vërehet se synohet nga ato që ta kanë në duart e tyre zotësinë e shtëpisë. Një dukuri e tillë pothuajse është prezent në të gjitha shtëpitë.
Ato femra të cilat ende nuk janë bërë vjehrra, ato edhe nuk ndiejnë ndonjë detyrim i cili duhet t’i pret në të ardhmen.
Ka gra të tilla të cilat janë të angazhuara në punë jashtë shtëpisë dhe as që u shkon mendja se ato një ditë do të plaken dhe do të bëhen vjehrra. Kjo vlen vetëm për ato gra të cilat kanë fëmijë, qofshin fëmijët e tyre djem ose vajza. Sepse edhe ato të cilat kanë vajza, një ditë do të kenë dhëndurë e kjo nënkupton se ato do të bëhen vjehrra.
Mos u çudit, nga ky shkrim që unë e paraqes këtu, sepse vërtetë ajo që më nxiti të shkruaj në këtë drejtim, është; se ekzistojnë probleme të shumta të cilat shkaktojnë çrregullime të mëdha në familje, ndërsa shkak i këtyre problemeve janë marrëdhëniet e këqija që ka vjehrra me renë e saj.
Këto probleme rrjedhin nga asgjëja ose thënë më mirë rrjedhin nga mosrespektim i resë për vjehrrën ose anasjelltas. Për shembull; po që se djali dëshiron t’i vizitoj të afërmit e tij dhe marrin udhëtimin me nënën dhe nusen e tij, lind problemi se cila prej tyre duhet të ulet në ulësen e parë të automjetit, vjehrra apo reja?. Gjithnjë po flasim në prizmin e mentalitetit dhe jetës që zhvillohet në Kosovë.
Reja mendon se ajo ka përparësi të ulet afër burrit të sajë ndërsa vjehrra (nëna e burrit) duhet të ulet mbrapa në ulëset e pasme.
Mendoj se nuk është fare e udhës që nusja të mendoj kështu dhe se do të ishte jo e logjikshme që djali ta ulë nënën e tij në ulësen mbrapa kur ajo e rriti dhe e edukoj me edukimin më të mirë, ndërsa nusja të ulet në ulësen e parë të veturës.
Rejat të cilat mendojnë kështu u mungon edukimi, sepse ky lloj i të menduarit nuk sjell kurrfarë dobie as për renë dhe as për burrin.
Përkundrazi, sjell vetëm dëm dhe çrregullim në marrëdhëniet bashkëshortore dhe se dashuria dhe respekti që ka burri ndaj nuses së tij ajo vjen duke u zbehur mu për shkak të sjelljeve të këqija të nuses me vjehrrën.
Prej këtu, këshillojmë se nëse nusja dëshiron të ketë jetë të lumtur dhe suksese në jetën bashkëshortore atëherë, duhet ta respektoj vjehrrën, sepse po që se e respekton atë në realitet ajo e ka respektuar burrin e sajë.
Përpiqu t’i thuash fjalë të mira dhe të buta dhe ofroja mundësinë, që në ndeja dhe vizita të hyjë dhe të dalë ajo para teje. Të paktën ajo meriton një respekt të tillë. Ajo është që e lindi, e rriti dhe e edukoi djalin të cilin tani ti e do shumë.
Mendo pakë më larg, kur edhe ti, do të vjen koha të bëhesh vjehërr, e reja jote do të sillet mu ashtu siç je sjellur ti me vjehrrën tënde.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...