Agjencioni floripress.blogspot.com

2011/05/09

Trillimet historik


artikuj
 













Ata huazuan prej orientalistëve dhe disa fanatikëve fetar trillimet, se populli shqipëtarë u konvertua në muslimanë në sajë të dhunës dhe mjeteve ekonomike që ushtroi perandoria Osmane në Shqipëri...



Nga: A. Skënderaj, Shqipëri

Shumë persona të njohur tashmë në sferën intelektuale, të cilët, disa prej tyre në shërbim të politikës asimilues sllavo – greke, dhe disa të tjerë të lindur me prirje servilizmi dhe karriere, mundohen të spekulojnë mbi historinë e kombit shqipëtarë, vençarishtë mbi periudhën e ardhjes së perandorisë osmane në Shqipëri, ata e thërrasin popullin shqipëtarë muslimanë të rishikojnë historinë, që i lidh me Islamin, Turqin dhe Lindjen.
Këta persona, të ashtuquajtur intelektual, jo vetëm që e falsifikuan historinë duke e shpërfillur të vërtetën, - që tashëm është i njohur fakti se shqipëtarët, duke përqafuar fenë Islame, ruajtën dhe indentitein e tyre kombëtarë – mirëpo kjo shtresë nën pretekstin e integrimit të Shqipërisë në Evropë, jo vetëm që gjeti liri dhe mbështetje prej qeverisë Shqipëtare, por shpeh herë luan rolin e ambasadorit politko – fetare të Evropës.
Ata huazuan prej orientalistëve dhe disa fanatikëve fetar trillimet, se populli shqipëtarë u konvertua në muslimanë në sajë të dhunës dhe mjeteve ekonomike që ushtroi perandoria Osmane në Shqipëri, kështu që rruga më e mirë sot për integrimin e kombit shqipëtarë në evropë, është korrigjimi i historisë dhe braktisja e fesë Islame dhe konvertimi në fenë Krishtere – pa na treguar se në cilën rrymë, në atë ortodokse, apo katolike, apo protestante ... etj . Meqënse kjo thirrje, thithi në gjirin e vetë atë shtresë njerëzish që përkrahin gjithmonë shumicën dhe më të fortin, sesa të vërtetën dhe drejtësinë, atëherë ata servirën në arenën shqipëtare trillimin e ri të radhës, ‘’Komunizëm Islamik’’.
Për këtë trillim të radhës thotë Avdi Baleta: ‘’Pra kemi të bëjmë me një variant politiko-fetar të tezës politiko-historike të shkollave sllavo-greko-bizantine se armiq të shqiptarëve nuk janë fqinjët sllavë e grekë, por dikush tjetër më larg e sidomos osmanët dje dhe turqit e myslimanët sot. Pra “komunizmi islamik” i duhet dikujt që të sajojë një armik të ri të përbashkët të paqenë për shqiptarët, sllavët, grekët’’.[1]
Kështu që ky trillim e shumë trillime të tjera janë mjete të vlefshëme për të krijuar armiqësi dhe përçarje në popullin shqipëtarë, sikurse edhe duke diskriminuar personalitetin e myslimanit shqipëtarë.
Çdo besimtarë që mediton në Kuran, do të gjejë trillime e spekulime të shumta janë përdorur ndaj të dërguarëve të Allahut me qëllim devijimi dhe përgënjshtrimi ndaj thirrjes së tyre. Çifutët dhe të Krishterët e njihnin shumë mirë prej Teuratit dhe Inxhilit të dërguarin e fundit të Allahut, Muhamedin s.a.s, por interesi i tyre vetjak dhe arroganca hipokrite i verboi ndaj së vërtetës, kështu që trillimi ishte mjet i vlefshëm për të arsyetuar vetëveten e tyre, por edhe për të luftuar të dërguarin e Allahut.
Kështu që metodolgjia e trillimeve ka qenë e do të jetë mjet i nevojshëm për të arritur qëllimet e një shtrese të caktuar njerëzish, rryme fetare apo shteti, mirëpo kur trillimet kanë të bëjnë me historinë – siç po ndodh në Shqipëri - rrezikshmëria është më e madhe, ngaqë pas një kohe ky trillim mund të prenzahtohet si e vërtetë historike.
Sa i përket periudhës së historisë Osmane në Shqipëri, janë hedhur shumë trillime, mirëpo shumë historianë por edhe studiues kanë reflektuar me studimet e tyre duke zbardhur të vërtetën, ‘’megjithatë nuk mjafton që e vërteta vetëm të thuhet që njerëzit ta dëgjojnë dhe me kaq ta përqafojnë. E drejta, e vërteta ka nevojë për argumente dhe për pushtet që ta mbrojë e ta realizojë atë, përndryshe e shtrembra, me gjithë falsitetin e vet, herë me anë të forcës e herë me anë të zbukurimit të fjalëve mund të fitoi mbi të drejtën[2].
Kështu që teologët myslimanë shqipëtarë përkrah ligjëratave me tematikë fetare duhet të mos neglizhojnë çështjet historike që po trillohen dita ditës, por sipas mundësisë në çdo mexhlis apo ligjëratë të thuhet e vërteta, por edhe të shpërndahen ato studime që e zbardhin të vërtetën dhe të këshillojn xhematin për leximin e tyre.
Sot në botë shumë trillime historike po njihen si të vërteta historike, ato mësohen në shkolla si të vërteta, dhe prej këtyre trillimeve është se Evropianët zbuluan Amerikën, ose më sakët Kolombi, mirëpo ky trillim që serviret si e vërtetë historike ka si qëllim të fshihen prej memories historike shumë krime çnjerëzore në të shkuarën.
Për të sjellë një fakt në fushën e trillimeve historike, e pashë të arsyeshme të përkthej ligjëratën e mëposhtme si argument se trillimet historike njihen si të vërteta historike, por megjithatë siç thotë Gothsuord ''E kaluara sido që të ketë qenë nuk mund të varroset’’.

Ligjërata e Prof.Dr. ALI bin el-MUNTESIR el-KITANIJ. [3]
Me të vërtetë kjo temë është me rëndësi dhe përmban shumë vlera domethënse por gjithashtu edhe tërheqëse, unë njohurit e para rrethë kësaj teme fillova ti mbledhë kur jetoja në Amerikë.
Sikurse i thonë Amerikanët ''history is a story of the rankers - historia është tregim i fitimtarëve'', do të thotë se kur dëgjojmë zbulimin e Amerikës prej Kristofor Kolombit, dhe sikur evropianët pas zbulimit të saj të mos sundonin ose dominonin mbi botën, do të ishte tregimi i zbulimit të Amerikës prej Kristofor Kolombit nga evropianët një legjendë, sepse Amerikën nuk e zbuloi Kristofor Kolombi por ka qenë e njohur (e zbuluar) prej shumë popuj dhe në vençanti nga popujt musliman.
Prezantimi im në këtë ligjëratë është i bazuar mbi tre libra:
Libri i parë: Libër me shumë vlerë i cili shumë afër do të botohet, prej të cilit kam një kopje, e kam marrë prej internetit në gjuhën spanjolle, titullohet ''Africa versus America'' e ka shkruajtur ''Luiza Isabel al ferris Do Tolido'' ajo është dukesha e qytetit ''Cedonia'' e cila rrjedh prej një familje të madhe spanjolle, ajo jeton në kështjellën e saj afër qytetit ''San Luca De Paramida'', kjo dukeshë posedon në biblotekën e saj shumë dorëshkrime të vjetra e të rralla, në përgjithësi dorëshkrimet flasin rreth historsë së Spanjës dhe në vençati ato flasin për ekzistencën Islame në Amerikë përpara Kristofor Kolombit .
Dukesha i trashëgon dorëshkrimet prej gjyshërve të saj të cilët kanë qenë gjykatës e gjeneralë në ushtri dhe admiralë në flotën spanjolle, pra këto dorëshkrime në biblotekën e saj konsiderohen me shumë rëndësi e vlerë.
Libëri i dytë : Ky libër përmbledh një grup artikuj të shkruara prej meje bashkë me dokëtor Mukhtar Embu, që çdo kush mund ti gjejë në ''Enciklopedia e Ekzistencës Islame në Botë'', ky libër u realizua nën kontributin financiar të kryeministrit të Libanit ''Rafik el-Harijri'' , artikullin e parë në këtë libër e ka shkruajtur muslimani amerikan ''Abdullah el-Hakim Kuik'' ai është profesor në unversitetin ''Toronto'' gjithashtu pjestarë në ''Black Tigres'', artikujt e tij janë shumë të rëndësishme e të dokumentuara të cilat flasin rreth isalmit në Amerikë përpara Kristofor Kolombit.
Libri i tretë : Gjithashtu ky libër është shumë i rëndësishëm, në gjuhën angleze titullohet ''The Malingers'' kështu që personat e thjeshtë në Amerikë kur lexojnë këtë titull nuk i japin rëndësi librit sepse ky titull është emri i banorëve që jetojnë në malet e Appalachians, në lindje të Amerikës ose siç e njohin këtë zonë edhe me emrin ''The white of the Appalachians'', autori i këtij libri është prej banorëve të këtij populli i cili quhet ''Brand Kennedy'' studimi i autorit përqendrohet në origjinën e popullit të tij, ky studim i thellë është përkrahur dhe financuar nga unversiteti i virxhinias perëndimore, ndërsa rezultati përfundimtar që arriti autori është se origjinia e tyre rrjedh prej muslimanëve të Andalousit dhe Portugalisë, dhe sot e kësaj dite ata trashëgojnë në jetën e tyre të përditëshme zakone e tradita islame.
Abraham Lincoln është një ndër personalitetet më të rëndësishme që i përket këtij populli, ai u dha lirinë robërve si për tu hakmarr ndaj krishterëve të andalousit në rrugë indirekte, kështu që historia nuk fshihet lehtësisht.
Pas kësaj parathënie kam dëshirë të shpreh shkurtimisht pikat më të rëndësishme të ligjëratës sime, ato janë:
E para: Cilat janë ato argumente që vërtetojnë ekzistencën Islame në Amerikë përpara Kristofor Kolombit ?
E dyta: Gjurmat e ekzistencës Islame përpara Kristofor Kolombit janë zhdukur apo ekzistojnë deri në ditët tona?
Këto pyetje lindën si rezultat i intersimit tim për ardhmërin Islame nëpër botë ose siç e quaj ndonjëherë ''Residual Islam around the world'', sot gjen shumë popuj në vende të ndryshme të pesë kontinetëve që janë të mbetura prej shtrirjes Islamit në shekuj, gjithashtu nënkuptohet se rikthimi i Islamit në këto vende ose popuj është shumë e pritur që të rikthehet sërish, unë do tu sjell ju disa shembuj nga Amerika.
Siç e përmenda edhe më sipër zbulimi i Amerikës prej Kristofor Kolombit është gënjeshtër e qartë pasi argumentet hollësisht tregojnë se Skandinavët e zbuluan Amerikën një mijë vjet përpara Kristofor Kolombit, p.sh ''Toll Hoyer Da lida'' siç e përshkruan Burk el-Berdij ''Papyrus'' se ai doli me anijen e tij prej qytetit Asifij që është në Marok dhe lundroi me lehtësi përmes oqeanit për në Amerikë, gjithashtu Burk përmend se Egjiptianët e lashtë kanë shkuar në Amerikë .
Atëherë, kjo tregon se marrëdhëniet me Amerikën kanë qenë të vazhdueshme përpara islamit dhe pas tij, por në veçanti prej shumë popujve mysliman kështu që termi ''zbulim'' konsiderohet trillim i evropianëve të cilën ia mësuan brezit tonë dhe ne ua mësojmë fëmijëve tanë, pra të gjitha çka do përmend në këtë ligjëratë nuk u mësohet studentëve në shkollat myslimane qoftë edhe në shkollat e tjera, sepse shumica e dorëshkrimeve të vjetra gjendet në perëndim duke përfshirë edhe dorëshkrimet e botës arabe por edhe studiuesit tanë nuk kanë kërkuar, ''se kush kërkon gjen''.
Sigurisht që kërkuesi do përballet me vështirësi në kërkimin e tij ngaqë në dorëshkrimet e vjetra nuk përmendet termi ''kontinenti i Amerikës'' ngaqë nuk njihej ndarja e kontinenteve siç njihet sot, por në kohërat e shkuara ndahej bota sipas klimës kështu që kur dëshironin të flisnin për Afrikën flisnin për klimën e saj, prandaj do të gjesh në dorëshkrime që Amerikën e përfshinin me Afrikën sipas klimës .
Në vazhdim, ligjëratën ekzistenca Islame në Amerikë përpara Kristofor Kolombit do ta ndajmë në dy pjesë sipas dy zonave:
E para: Prej Marokut dhe Spanjës (el-Endlous).
E dyta: Prej Afrikës Arabe Islame (Arabia perëndimore)

Zona e parë : Maroku dhe el-Endlous (Spanja)
Prej argumenteve dhe gjurmëve që ekzistojnë deri sot janë fjalët dhe shprehjet gjuhësore arabe dhe emazigije[4] që i përdorin Indianët e kuq në gjuhën e tyre, pra nuk mund të ekzistojnë këto fjalë e shprehje atje veçse me ekzistencën e arabëve ose emazigëve shumë kohë më parë.
Shumë fakte historike në librat e vjetër – qofshin ato libra arabe ose jo arabe – por edhe gjurmët që ekzistojnë deri më sot dëshmojnë për ekzistencën islame në Amerikë, megjithëse me mundimin e madh që dhanë spanjollët pas Kristofor Kolombit për zhdukjen e gjurmëve islame ose ekzistencës islame në kontinentin e Amerikës ishin veçse me qëllim për shtrembërimin ( falsifikimin ) e historisë.
Në kohërat e lashta, arabët oqeanin Atlantik e kanë quajtur deti i errësirave dhe nëse shikojmë faktet arkeologjike do të përballemi me zbulime të shkrimeve kufijeti[5] në Amerikën jugore. Pra, kush e kaloi shkrimin arab në Amerikë?
Gjithashtu u zbuluan në shumë zona të ndryshme thesare që përshiheshin në to monedha romake dhe monedha islame, siç dihet prej kërkimeve shkencore se zbulimi i thesarit në një vend e përcakton periudhën kohore të arritjes së thesarit në këtë vend ajo datë që është shënuar mbi monedhë dhe monedha e fundit që është zbuluar deri më sot i përket shekullit të tetë kështu që nënkuptohet se anija e myslimanëve i ka njohur brigjet e Amerikës qysh prej shekullit të tetë .
Le të krahasojmë çka përmendëm më sipër – ajo është e pakët prej shumicës - me çka përmendet në disa libra arabe me vlerë, p.sh . Ebu el-hasen Alij bin el-Husejn el-Mesudij, përmend në librin e tij ''Miruexh e-dheheb ue Meadin el-Xhehuer'' i vitit 956 , se një prej aventurierëve nga Kurtuba i cili quhet ''el-Khashkhash bin Saijd bin el-Esued'' bashkë me shokët e tij lundroi përmes detit të errësirave derisa arriti në tokën pas këtij deti dhe u kthye prej andej në vitin 988, dhe kur e pyetën Khashkhashin për udhëtimin e tij, ai u përgjigj se kam gjetur njerëz që banonin atje dhe i ka përshkruar ata.
Ndoshta kush e ka lexuar këtë libër në kohën e tij ka menduar se autori ka përshkruar në të legjenda, megjithatë el-Mesudij skicoi hartën e botës në librin e tij dhe vizatoi pas detit të errësirave tokë e quajti toka e panjohur, pra ky person vizatoi tokën pas deti të errësirave pra nuk e la bosh pas detit të errësirave siç pretendonin evropianët në hartat e librat e tyre .
Pra qysh në shekullin e nëntë myslimanët e kanë njohur tokën pas detit të errësirave dhe e dinin shumë mirë që ajo s'është India ndryshe nga paragjykimet e gabuara të Kristofor Kolombit i cili mendoi se arriti në Indi por jo se ai zbuloi tokë të re, kështu që edhe në ditët e sotme evropianët e quajnë Amerikën ''L’Inde Occidental. West India".
Le të përmendim një tjetër dorëshkrim historik prej historisë arabe, ku flitet për udhëtimin e ''Ibn Feruh el-Endelousij'' në vitin 999, këtë udhëtim e përshkruan ''Omer bin el-Kutijeti'' ku thotë se Ibn Feruh nuk arriti në Amerikë por ai vizitoi ishujt ''Canaries'' dhe më pas disa ishuj të tjerë brenda oqeanit Atlantik, ai përshkoi banorët e ishujve kur u kthye në el-Andalous.
Ju e njihni Sherif el-Idrisij i cili jetoi në shekullin 12 ndërmjet (1099 - 1180 ), origjina e tij është nga ''Sibteti'', ai ishte gjeografi të cilin e zgjodhi ''Ruxher'' mbreti i Normandëve mbret të Sicilisë dhe në librin e tij ''el-Memalik ue el-Mesalik'' përmend tregimin e djemve mendjelehtë që lundruan me anijet e tyre në detin e errësirave, duke u nisur nga ''Lisbona'' - në atë periudhë kohe ishte në dorën e myslimanëve – dhe pas një kohe të gjatë u kthyen disa prej tyre, ata treguan hollësisht vështirësitë e lundrimit dhe lajmëruan se përtej detit të errësirave ata kishin gjetur tokë dhe banorë të saj, atje kishin takuar edhe mbretër të ndryshëm por më e çuditshme për ata ishte se kishin parë njerëz që flisnin gjuhën arabe atje .
Meqenëse prej banorëve të atëhershëm në mesin e tyre kishte njerëz që flisnin arabisht atëherë argumenti është shumë i qartë, se numër jo i vogël arab kanë mbërritur atje derisa mësuan prej banorëve të Amerikës gjuhën arabe që të përkthenin mes mbretërve dhe djemve aventurierë .
Disa argumente të tjera në gjuhë i përkrahin ato çka përmendëm më sipër, p.sh. Evropianët vizatuan hartën e Amerikës, dhe prej saj vizatuan hartën e qytetit Florida në vitin 1564, aty përmenden emra qytetesh të njëjtë me disa qytete që ndodhen në el-Endlous dhe Marok, që të kenë këto qytete emra arab është e pashmangshme emigrimi arab përpara 100 – 200 vjet të paktën.
P.sh, në hartë gjejmë qytetin Mijrakatu, emri i këtij qyteti është i ngjashëm me Mijrukatu – i cili është emri i një ishulli prej ishujve lindor në Spanjë që sot njihet me emrin Belbeljar – qyteti Kadijka veç një devijim i vogël është i ngjashëm me qytetin Kadisa – i cili ndodhet në jug të Spanjës - ose qyteti Marako i cili i ngjason qytetit Maraksh – i cili është në Marok...etj.
Dukesha e qytetit ''Cedonia'' duke u bazuar në dorëshkrimet që posedon në bibliotekën e saj shkroi librin ''Africa versus America'' me vlera dhe të dhëna shumë të rralla, unë isha shkaku kryesor për nxitjen e shkrimit të këtij libri ngaqë në studimin tim mbi ''el-Muriskijin'' zbulova disa çështje shumë të çuditshme .
Zbulova se në Spanjë në vitin 1664 u ngrit komploti i rikthimit të shtetit Islam, grupe e kategori të ndryshme të shoqërisë morën pjesë në këtë komplot, ndërsa unë po u tregojë për katër persona të rëndësishëm që ishin organizatorët kryesor të këtij komploti:
I pari: Mbreti i Portugalisë, i cili e humbi në fillim pavarësinë në luftën ''Uadi el-Mekhazin'' dhe arriti ta kthej pavarësinë në vitin 1644 pasi u bashkua me Spanjën .
I dyti: Figurë prej krahinës ''el-Merijeti'' i cili quhej ''Tahir el-Hurr'' kështu e përmendim dorëshkrimet me emër mysliman dhe jo të krishterë, i cili kur fletë për origjinën e tij, thotë se jam prej shtëpisë Bejti el-Ahmer, ai bashkë me grupin e tij mori pjesë në komplotin e vitit 1644 në Spanjë .
I treti: Moriskinët e-Rribatit, në dorëshkrimet e Marokut do të gjesh se Marokenët paragjykuan se Moriskinët kishin si qëllim bashkëpunim me të krishterët e Spanjës, ndërsa e vërteta ishte se Moriskinit kërkonin që të çlironin përsëri Spanjën, ata u munduan që bashkë me anijet e tyre të hynin në luginën e madhe dhe të pushtonin ''Ishbiljen - Sevil'' .
I katërti: Personazh shumë i rëndësishëm që lidhet drejtpërdrejt me temën tonë, ai është duka i qytetit ''Cedonia'', i cili sundonte qytetin nën emrin e mbretit të Spanjës.
Si është e mundur që duka e qytetit Cedonia i cili përfaqësonte pushtetin krishterë në Spanjë bashkëpunon në komplotin për çlirimin e Andalousit ? Këtë gjest nuk po e kuptoja përse të ndodhte !!!
Pasi mu dha rasti të takohem me dukeshën e qytetit Cedonia, ajo më ftoi në kështjellën e saj afër qytetit ''San Luka du Baramijda'' shumë afër derdhjes së luginës së madhe (el-Uadij el-Kebir).
E pyeta dukeshën: Cili i ishte shkaku i dukës që të merrte pjesë në komplot? Përgjigja e saj ishte aq e çuditshme saqë nuk e prisja një përgjigje të tillë, ajo u shpreh: ''është shumë e qartë sepse origjina jonë – e familjes së dukës së qytetit Cedonia – është myslimane, ne kemi qëndruar mysliman në fshehtësi'' dhe vazhdoi duke thënë : ''eja të tregojë diçka në kështjellën tonë, dhe pasi rrëzoi një mur të vogël në bodrumet e kështjellës u shfaqë përpara meje një xhami e vogël brenda kështjellës, hyra brenda dhe fala namazin në këtë xhami'' atëherë ky dukë – Allahu e mëshiroftë – ka kontribuar me të gjitha mundësit për çlirimin e Andalousit .
Ajo çka është me rëndësi tek dukesha e qytetit Cedonia është biblioteka e saj e cila posedon dorëshkrime të periudhës kohore 300 - 450 vjeçare, duke përfshirë edhe dorëshkrimet e myslimanëve të Amerikës Jugore, që dëshmojnë për ekzistencën Islame në Amerikë përpara 400 vjetësh nga Kristofor Kolombi .
Më thotë dukesha:''Unë frikem për këto dorëshkrime pas vdekjes time – mosha e saj është rreth të 70 – se ndoshta mund të vidhen e të zhduken tërësisht, nuk ka besim tek të krishterët e Spanjës, sepse edhe sot e kësaj e dite ata zhdukin dorëshkrimet historike që nxjerrin në pah mashtrimet historike që mundohen të bindin me to njerëzit''.
I thashë dukeshës: Unë të propozojë të shkruash një libër ku përfshihen dorëshkrimet e vjetra në këtë libër, ajo e përkrahu propozimin tim dhe ishte ky shkaku kryesor i shkrimit të librit të saj të cilin e titulloi ''Nga Afrika në Amerikë ''.
Ky libër u botua në vitin 2000 në gjuhën Spanjolle, vlera dhe rëndësia e dorëshkrimeve në këtë libër e bëjnë të domosdoshme përkthimin e tij në gjuhën arabe dhe në gjuhët e tjera .
Në disa çështje të ndryshme historike Marokenët nuk kanë dijeni, nëse janë pjesë e historisë së tyre, p.sh, se ''Jasini'' babai i ''Abdu llah bin Jasin'', i cili është themeluesi i shtetit ''el-Murabitijn'', ka lundruar bashkë me njerëzit e tij përmes oqeanit Atlantik dhe ka zbritur për vendbanim në veri të Brazilit dhe Gejnja, ku përhapi Islamin dhe themeloi e ndërtoi në këto krahina shtetin el-Murabitijn i cili ishte pjesë e shtetit el-Murabitijn në Marok e Andalouz kështu që nënkuptohet që el-Murabitijn nuk janë shtrirë vetëm në veri të Afrikës, Spanjës, Portugalisë por gjithashtu janë shtrirë edhe në veri të Brazilit dhe Ginjia, këto të dhëna janë të dokumentuara në dorëshkrimet që posedon dukesha e sipërmendur .
Me të vërtetë, sot e kësaj dite në këto krahina gjenden qytete e fshatra që quhen Fas, Merakish, Telmisan, Sela dhe kisha menduar se këto emra kishin ardhur bashkë me udhëtimin Spanjollë, ndërsa dukesha më thotë se këto emra qytetesh e fshatrash kanë ekzistuar përpara se të shkonin Spanjollët, që prej ekzistencës së myslimanëve në Amerikë, 400 vjet përpara se Kristofor Kolombi .
Atëherë në përgjithësi dhe me përmbledhje të shkurtër del në pah se lidhja mes Marokut dhe Andalouzit me Amerikën e sotme kanë qenë të hershme dhe të vazhdueshme, saqë shumë historianë Spanjollë e Amerikanë kanë nxjerrë si konkluzion se Islami ishte përhapur në veri e jug të Amerikës përpara Kristofor Kolombit, pra ky ishte edhe shkaku kryesor që hapi i parë i krishterëve spanjollë që ndërmorën pas ndjekjes dhe sulmit ndaj myslimanëve të Spanjës dhe Islamit ishte zhdukja e dorëshkrimeve të myslimanëve, por në veçanti edhe dorëshkrimet që kanë lidhje me Islamin në kontinentin e Amerikës, por me gjithë mundin e madh të Spanjollëve për zhdukjen e gjurmëve Islame në Amerikë nuk ia arritën qëllimit që të zhduknin plotësisht ç'do gjurmë.

Zona e dytë : Marrëdhëniet e shtetit Othman dhe Afrikës me Amerikën
Tani do të flas për marrëdhëniet e Othmanëve me Amerikën përpara Kristofor Kolombit, dhe do ta plotësojë këtë ligjëratë duke përmendur marrëdhëniet e el-Memalik Islamij në Afrikën perëndimore me Amerikën përpara Kristofor Kolombit .
Në vitin 1929 u zbulua harta e oqeanit Atlantik të cilën e kishte skicuar ''Bijrij Muhijidin Raijs'', admirali i flotës Othmane rreth viteve 1510 – 1515, kjo hartë ekziston edhe sot, ajo çka të befason në këtë hartë është vizatimi i përkryer dhe i sakët i brigjeve të Amerikës bashkë me lumenjtë dhe shumë krahina të ndryshme të cilat Evropianët i zbuluan rreth viteve 1540 – 1560. transmetohet prej Bijrij Raijs se në skicimin e hartës së tij u bazua rreth 90 harta të tjera, të cilat ia dhuruan detarët el-Andalozit e të Marokut, kushdo qoftë Raijsi apo detarët e el-Andalozit e të Marokut ose myslimanë të tjerë përpara tyre sigurisht që i njohën këto vende dhe emrat e tyre përpara Evropianëve.
Argumentet e ndryshme që përfshin kjo hartë tregon përparësinë e myslimanëve ndaj evropianët rreth njohurive të ndryshme mbi kontinentin e Amerikës, në këtë hartë gjenden të vizatuara shumë ishuj të oqeanit Atlantik që evropianët s'kishin njohuri në ato kohëra siç janë ishujt ''Cap Verde'', madijra, ezur bashkë me përshkim të sakët të ishujve kanarina të cilat arabët i quanin ishujt e përjetshëm, gjithashtu në këtë hartë gjenden të vizatuara malet Entish që ndodhen në perëndim të Chilit në Amerikën jugore ndërsa evropianët arritën në këto male në vitin 1527, por edhe lumenjtë e Kolumbisë përmenden në këtë hartë, në veçanti lumi Amazona i cili përshkruhet me hollësirat më të vogla prej burimit e deri në derdhjen të tij kurse evropianët nuk kishin njohuri të tilla dhe as që posedonin harta të tilla, ata në fund të shekullit 16 arritën të kishin njohuri dhe hartë të tillë .
Një hartë tjetër dëshmon përparësinë e myslimanëve ndaj evropianëve në zbulimin dhe njohurit e kontinentit të Amerikës ajo është harta e ''haxh Ahmed el-Othmani'' e vitit 1559 , kështu që frika e ankthi i madh i pushtonte përherë zemrat e evropianëve në shekullin e 16 se ndoshta otomanët pushtonin kontinentin e Amerikës dhe i nxirrnin evropianët prej saj, gjithashtu në shekullin e 16 akoma ndihej ekzistenca islame në Spanjë, kjo ekzistencë shfaqej tek shtypja, zhdukja dhe largimi i moriskijinëve prej spanjollëve dhe përpjekjet e shpeshta të moriskijnëve për rezistencën e tyre.
Ndërsa për afrikanët, siç e përmendëm edhe më sipër për lundrimin e ''Toll Hoyer Da lida'' prej qytetit Asifij që ndodhet në Marok për në ishujt karabij krijon mundësi të madhe që përpara tij të kenë shkuar Egjiptianët e vjetër sepse në Amerikë gjatë zbulimeve u gjet ngjasim i madh ndërmjet qytetërimit të el-ztek dhe qytetërimit Egjiptian.
Dokumentohet në librin e Shihabu din el-amrij i cili titullohet '' Mesalik el-ebsar ue memalik el-emsar'' se myslimani i parë që lundroi detin e errësirave prej Afrikës perëndimore ishte prej mbretërisë së Malit saqë sulltani i Malit nga semuseti shkoi për haxhë ( pelegrinazh ) në Meke në vitin 1327 gjatë rrugës së tij shpërndau flori aq shumë sa i ra vlera floririt në Egjipt prej sadakas ( lëmoshës) që shpërndau ky sulltan, i cili tregoi se gjyshërit e tij kishin ndërtuar një flotë detare prej 100 anije dhe lundruan përmes oqeanit Atlantik për në brigjet e përtejme dhe nuk u kthyen përsëri kështu që unë e trashëgova mbretërinë .
U zbuluan në Pire dhe Brazil shkrime të vjetra që i përkasin gjuhës afrikane ''el-mandijnek'' e cila është gjuha e popullit mysliman që sot e quajnë ''el-fulan'' bashkë me shkrime arabe ''kufije'' ,por gjuha afrikane el-mandijnek ka lënë gjurmë të thella në gjuhën e indianëve të kuq saqë sot e kësaj dite mund të dallohen shumë thjeshtë, megjithëse në Amerikën jugore ekzistojnë edhe sot e kësaj dite disa fise indiane akoma shkruajnë me shkronjat e gjuhës el-mandijnek .
A arritën Spanjollët që të shfarosnin ose të zhduknin gjurmët e ekzistencës Islame dhe ekzistencës el-Mandijki përfundimisht, plotësisht ?! kjo është diçka e pa arritshme, nëse do kthehemi tek librat e zbulueseve të parë evropianë bashkë me Kristofor Kolombin do të gjejmë se ata përmendin ekzistencën islame në Amerikë, p.sh, thotë profesori i universitetit Harford në librin e tij që e shkroi në vitin 1920 i cili titullohet ''Afrika dhe zbulimi i Amerikës - Africa and the discovery of America'' i cili shprehet se Kristofor Kolombi ka qenë plotësisht i vetëdijshëm për ekzistencën islame në Amerikë, dhe përqendrohet profesor Luiz në argumentimin e tij tek gjurmët e mbetura në bujqësi, gjuhë dhe kulturë, dhe thotë se el-mandijkët më shumë janë shpërndarë në mes dhe veri të Amerikës, ata u martuam me dy fise ''el-kunijker dhe ijruku'' prej fiseve të indianëve të kuq që jetonin në veri të Amerikës dhe më vonë u shpërndan në detin e karabijëve në Amerikën jugore gjithashtu edhe në veri të Amerikës derisa arritën në kufijtë e Kanadasë, por edhe Kristofor Kolombi e përmend se ai kishte gjetur Afrikanë në Amerikë dhe mendonte se ata janë banorët e vendit, ndërsa në të vërtetë Amerika nuk ka banorë vendas të zi, atëherë nga erdhën Afrikanët.?
Shkrimtari francez Xhim Kufin në librin e tij ''les berberes d'Amerique'' thotë se në Amerikë ka jetuar fisi ''Almami'', kjo fjalë në Afrikën veriore do të thotë '' imam – prijës '' ky titull u vishet drejtuesve myslimanë, shumica e këtij fisi kanë jetuar në Amerikën qendrore në Hindoras përpara Kristofor Kolombit, gjithashtu në librin ''Historia antigua de la conquesta de Mexico'' e autorit Emanuel Ijrusku Ibijra thotë se Amerika Qendrore dhe Brazili në veçanti kanë qenë të pushtuara prej popujve të zinj të cilët erdhën prej Afrikës dhe u shpërndan në Amerikën veriore dhe qendrore, ndërsa në vitin 1775 murgu Fransisko Karasijs zbuloi në Meksikën e re një fis me popull të zi i përzier me indianët e kuq të cilët akoma ruanin disa idhuj dhe harta të vjetra që i përkasin Afrikës, pra ky zbulim tregon se Afrikanët nuk janë banorë të Amerikës por kanë ardhur prej Afrikës .
Ndërsa prej argumenteve të tjera që dëshmojnë për ekzistencën e afrikanëve mysliman në Amerikë po përmendim dy pika të rëndësishme, tregtinë e floririt të Afrikës dhe pambukut përpara Kristofor Kolombit, siç dihet që ndërmjet Marokut dhe Afrikës ekzistonte lidhja tregtare e floririt e cila kryhej nëpërmjet shkretëtirës së Saharas, ndërsa Ahmed Dhehebij es-Sadij për të cilin nuk kam shumë përshtypje të mira, shkoi në Tombokto që të godiste shtetin e varfër mysliman për të mbizotëruar mbi floririn e saj që ti shfrytëzonte kërkesat e Marokienëve të cilët kishin nevojë për floririn në atë kohë për ta përdorur në çlirimin e moriskijnëve në andalous, është shumë e thjeshtë njohja e floririt Afrikanë në çdo pjesë të tokës për nga veçorit e karakteristikat e tij sepse dheu i floririt afrikanë në 32 pjesë floriri përmban 18 prej floririt, 6 prej argjendit dhe 8 prej bakër, pra një përbërje e tillë tregon që ky flori është prej Afrike pra qysh në shekullin e 13 u gjend ky flori tek indianët e kuq në Amerikë.
Argumente të tjera të bazuara jo vetëm mbi floririn dëshmojnë për ekzistencën e islamit në Amerikë siç janë gjurmët e gjuhës arabe dhe afrikane bashkë me dëshmitarët okular, argumentet e gjuhës : ato terma që përdoren në gjuhën arabe ose afrikane për monedhën është e ngjashme me termat që përdorin indianët e kuq kështu që nuk është e mundur që këto terma të jenë huazuar prej pushtuesve Spanjollë ose Evropianëve,p.sh, në gjuhën arabe: ganij, ganijetun , ganijmetun kurse në gjuhën indianëve të kuq guani që do të thotë flori, fjala nekije në gjuhën arabe kurse në gjuhën e indianëve njikaja që do të thotë xhevahire prej foliriri, ose siç gjenden disa pseudonime të mbretërve indian të huazuara prej arabëve pra të gjitha këto tregojnë se të gjitha këto fjalë nuk arritën veçse duke jetuar arabë në mesin e tyre.
Një tjetër argument shumë i rëndësishëm, tregtia e pambukut e cila nuk ka ekzistuar në Amerikë por erdhi prej Afrikës perëndimore kështu që edhe vetë Kolombo e shpreh në librat e tij ku thotë se indianët e kuq visheshin me veshje pambuku të ngjashme me atë që veshin gratë myslimane të Granatës në Anadalous, gjithashtu edhe i biri i tij transmeton po të njëjtën gjë .
E çuditshme se në Amerikën qendrore ekziston ende fisi ''galifona'' që banorët amerikanë i quajnë indianët e kuqë e zinj sepse ngjyra e tyre është ndërmjet ngjyrës së kuqe e të zezë, pra ky fis është prej mbetjes së fisit el-mandijka të cilët u martuan e u bashkuan me fiset indiane edhe sot e kësaj dite gjen tek ata shumë tradita e zakone islame, lind pyetja - ç'ka ndodhi me ta, përse u zhdukën?.
Thotë ''Mijira Mos'' në gazetën ''Daily Clairon'' në vitin 1946 e cila botohet në ''Biliz'' që është një prej republikave të vogla në Amerikën qendrore, se kur zbuloi Kristofor Kolombi Indin perëndimore, pra detin e karabijve në vitin 1493 gjeti një racë njeriu të bardhë me flokë të ashpra të cilët quheshin el-karijb, ata merreshin me bujqësi dhe peshkim, ata ishin myslimanë, tek ata nuk ekzistonte padrejtësia kurse gjuha e tyre ishte arabishtja, kështu shprehet në gazetë, ndërsa ne në shkollë mësojmë se ishin karabijët banorët e këtij vendi dhe u zhdukën dhe jo i zhdukën e i shfarosën, që sot e kësaj dite ishujt dhe deti mbanë emrin e tyre, edhe ata të cilët mbijetuan ose që shpëtuan i gjen tek fisi galifona ngaqë u përzien me fiset indiane dhe nuk ka dyshim se origjina e tyre është islame ngaqë edhe sot e kësaj dite ata trashëgojnë tradita e zakone islame, kështu që sot në galifona gjenden një numër i madh xhamish ngaqë një pjesë e madhe e popullit u kthye në fenë islame prej kontakteve që kanë lindur me rininë islame. Përse nuk ekzistojnë këta popuj sot ?
Ndërsa ''el-mijlunxhuns'' të cilët emigruan në shekullin e 16 nga Portugalia në Brazil për tu shpëtuar gjykatave të kontrollit e shtypjes dhe shfarosjes prej krishterëve por megjithatë ata nuk mund të qetësoheshin edhe në Brazil se kur mbërritën portugezët në Brazil vazhduan përsëri ndjekjen e tyre atëherë ata morën anijet e tyre dhe shkuan në veri të Amerikës përpara se të mbërrinin Anglezët dhe u bashkuan e u ndërthurën me fiset indiane, por edhe Anglezët kur mbërritën ndoqën të njëjtën rrugë si portugezët, ata nuk i dalluan el-mijlunxhuns nga indianët por vazhduan ti shfarosin të gjithë pa dallim atëherë u detyruan që të largohen përsëri drejt maleve el-abalsh, ndërsa Brand Kennedy i cili rrjedh prej këtij fisi nën financën e universitetit''West Virginia''është obliguar që të studioj origjinën e këtij fisi prej nga kanë ardhur dhe arriti ky kërkues në rezultatin përfundimtarë se origjina e tyre rrjedh prej myslimanëve të Spanjës .
E çuditshme, historia është shumë e frikshme, cilido popull që shtypet në çfarë do rruge qofte hakmerret për veten e tij: një prej kryetrarëve të Amerikës ''Abraham Lincoln'' origjina e të cilit rrjedh prej këtij populli e shpreh të kaluarën e tij në çastin kur u jep të zinjve lirinë njëlloj sikur i dha lirinë vetes për tu hakmarrë ndaj krishterëve të bardhë .
Librin që kam përpara ma dhuroi një profesor i universitetit '' Toronto'' i cili më tha se origjina ime rrjedh nga një anë prej el-mijxhuluns dhe nga një anë tjetër prej Afrikanëve .
Në përfundim të kësaj ligjërate pas prezantimit të mësipërm synova që tu shtojë oreksin meditues në këtë fushë - megjithëse me shumë keqardhje – ngaqë ne Marokenët kemi shumë mangësi e boshllëk në universitetet tona në specializimin e fushës së historisë, p.sh, ne kemi njohuri të pakta për lëvizjet detare drejt Amerikës prej Marokut, gjithashtu si të kërkojmë në trashëgimin tonë kulturore një gjë të tillë! Padyshim që ekzistojnë tek ne dorëshkrime të vjetra që flasin për temën tonë por nuk gjen dorëshkrim që ta titulloj këtë kontinent me emrin Amerika ngaqë nuk ka ekzistuar ky emër në ato kohëra, sigurisht që ka pasur emër tjetër, por ne nuk e dimë saktësisht këtë emër por megjithatë ne mund të gjejmë edhe më tepër të dhëna në dorëshkrimet tona për marrëdhëniet që ka pasur Maroku me kontinentin e Amerikës përpara Kristofor Kolombit.
Pika e dytë e cila dëshiroj të flas për të në përgjithësi dhe në veçanti për çka lidhet me historinë, duhet që mbështetemi në vetveten tonë për njohjen e origjinës dhe historisë tonë, në këto çaste më kujtohet kur isha i vogël studioja në shkollën franceze e cila na mësonte se arabët nuk kanë histori, e gjitha kjo veçse që t'na shkatërrojnë, sepse populli pa histori është popull pa identitet, popull pa kujtesë historike, por ka qenë fati im që babai im më ka mësuar historinë e popullit tim kështu që francezët nuk arritën që të shkatërrojnë plotësisht kujtesën time.
Ndër armët më të fuqishme që përdorin popujt arrogantë për zhdukjen e popujve të dobët është devijimi dhe falsifikimi i historisë, prandaj është turp dhe dobësi për ne që të bazohemi në zbulimin e historisë islame, arabe ose Marokene...etj, në dorëshkrimet perëndimore, ne falënderojmë Allahun që ekzistojnë akoma gjurmë të islamit në perëndim si dorëshkrimet që posedon në bibliotekën e saj dukesha e qytetit ''Cedonia'' që dëshmojnë për ekzistencën islame në Amerikë përpara Kristofor Kolombit, ose siç arriti ''Bernard Kennedy'' në rezultatin përfundimtarë ne studimin e origjinës së popullit të tij në Amerikën veriore se rrjedh prej popujve myslimanë .
Me këtë rast kisha dëshirë që tu jap një këshillë për të gjithë, është obligim për ne që të kemi kontakte e marrëdhënie me ato popuj dhe të ringjallim kërkimet tona në këtë fushë, për gjithçka thashë më sipër i lutem Allahut të më falë mua dhe juve, paqja,mëshira dhe bereqeti i Allahut qoftë mbi ju .

--------------------------------------------------------------------------------
[1] - shiko, Kush dhe çfarë fshihet pas trillimit Komunizëm Islamik, Avdi Baleta.
[2] - Ateizmi shkaqet dhe trajtimi i tij, abdurrahman ebdul halek, tiranë, nëntor-1993, f-39. (në shqip).
[3] - kjo ligjëratë është marrë nga forumi: "Multaqa Ahl al-Hadeeth".
[4] - janë popull që jetojnë në veri të Afrikës, ngjyrën e kanë të bardhë, flasin gjuhën e tyre ( jo arabe).
[5] - gjuha arabe ka lloje të ndryshme shkrimi, dhe një prej këtyre llojeve quhet kufij.

Pse quhemi Shqiptarë


artikuj
 













Kalimi i emrit nga ilirë në arbën, arbër mendohet se u bë në Mesjetën e herëshme.



Nga: Bukurosh Z. Dylgjeri, Histroian

Shkas i këtij shkrimi u bë im bir, nxënës në një shkollë 9-vjeçare i cili një pasdite teksa ishte duke mësuar tekstin e historisë së popullit tonë, krejt papritur më pyeti: – Babi, pse quhemi shqiptarë ne? U ndjeva ngushtë, nuk po dija si të përgjigjegja, diç mërmërita me gjysmë zëri dhe i thashë se do të përgjigjem më saktë ndonjë ditë tjetër. Në fakt, kemi mësuar në shkollë dhe më pas se në lashtësi vendasit që banonin me shumicë në gadishullin Ballkanik, pasardhës të të cilëve jemi ne shqiptarët e sotëm, quheshin ilirë (mendohet se e kemi zanafillën nga formacionet etnike të lashta ose pellazgjike! ), ndërsa vendi ynë thirrej Iliri. Hapsira ilirike shtrihej nga Istria në perëndim e deri në lumin Tuna (Danubi) në lindje, si dhe vazhdonte poshtë në jug deri në malet e Pindit (Greqi) e kthehej në perëndim në Gjiun e Ambrakisë në detin Jon. Këtë dëshmi e japin shumë dijetarë dhe udhëpërshkues të huaj, antikë dhe të mëvonshëm (Ptolemeu, Plini, Polibi, Livi, Hierakli, Straboni, Halkokondili, Prokopi i Çezaresë, Anonimi i Ravenës, Itinerari i Antonit, Itinerari i Burdigales, Kristobuli, Hoxha Saddedin Efendi, Idris Tbilis, Haxhi Kallfa, Çelebi, Hahn, Durham etj.). Po kështu, qytetet e Ilirisë (Apollonia etj.) përmenden edhe në Bibël, kur bëhet fjalë për apostullin Pal i cili gjatë rrugëtimit të tij nëpër Europë për të predikuar krishtërimin, kaloi edhe nëpër vendin tonë (Veprat e Apostujve, 17:1). Hapsira ilirike u rrudh më pas nga dyndjet sllave në shekujt VI-VII e.s. dhe popullsia veriore e këtyre trevave u përzie dhe u asimilua me ta prej nga u krijuan kombi kroat, boshnjak, slloven, maqedon e pjesërisht edhe ai serb. "…Ilirët do të përmenden për herë të fundit në historinë kishtare në Euagrit në lidhje me luftën e Bizantit kundër avarëve në vitin 584…" (S.Anamali).
Në vazhdimësi sot ne vetënjihemi me emrin shqiptarë dhe vendin tonë e quajmë Shqipni-Shqipë ri, ndërkohë që të huajt atdheun tonë e cilësuan Albanoi (Plini), apo Arbanon, Arbëri dhe ne na quajtën: arbanë, arbnesh, arbanas, albanë (ndoshta për shkak të emrit që mbanin fiset që banonin nga Durrësi deri në Dibër, ose nën Shkodër). Ndërkohë që të tjerë të huaj përdorin shprehje derivate të këtij termi si albanci, albanezi, alvanikos, arnautë etj.. Sipas dokumenteve kishtare të vjetra del se popullsia albanofone emërtohej etnikisht sipas fesë dhe në varësi të pushtetit politiko-fetar të sundimtarëve të kohës, pra latin për katolikun, grek për ortodoksin, bullgarë për ata që ishin nën sundimin bullgar, apo dhe vlleh(!) për ata që ishin blegtorë. Në periudha të caktuara të kësaj kohe nga të huajt u përdorën për këtë popullsi edhe termat ilirë, romaios, makedonë, epirotë etj. Kjo ishte gjendja deri para pushtimit osman i cili siç do të rezultojë, do ta ndërpresë sllavizimin dhe greqizimin e mëtejshëm të arbërve.
Por pse gjithë këto emra, kur ka ndodhur kalimi nga një term i caktuar etnogjeografik tek një tjetër, për çfarë shkaqesh… janë pyetje që kërkojnë me u ndal gjatë. Siç shihet edhe më lart, kalimi i emrit nga ilirë në arbën, arbër mendohet se u bë në Mesjetën e herëshme. Të dyja trajtat: arbnesh apo alban për popullsinë albanofone fillimisht janë dokumentuar nga autorët bizantinë Mihal Ataliati dhe Ana Komnena në shek.XI. (Hist.Shqipë risë , Vol.I, 1967,fq.153).
Në këtë periudhë të Mesjetës vihet re se shumë bujarë arbër të kësaj kohe kishin lidhje të shumta martesore me familjet ortodokse sllave dhe bizantine të të njëjtin rang dhe mbiemrit të tyre origjinal këta fisnikë i shtonin edhe mbiemrat e krushqive që bënin. Kështu p.sh. Aranitët mbanin mbiemrin Golem-Komnen- Topia, familja e Kastriotëve kishte lidhje martesore me një familje bujare sllave nga Pollogu afër Tetovës, Balsha II kishte grua Helenën që ishte e bija e car Lazarit të Serbisë, mungesa e alfabetit shqip, si dhe nën presionin e pushteteve politikë të huaj njerëzit e thjeshtë krahas emrave origjinalë arbër mbanin edhe emra e mbiemra me sufiksë sllavë ose krejt sllavë, apo grekë etj. Pra, mendoj se lidhja e martesave të këtij lloji, përdorimi i antroponimeve sllavë, latinë apo bizantinë nga arbërit, besimi fetar kristian i përciptë dhe lënia e tyre jashtë prej historiografisë bizantine të jepte përshtypjen e një populli pa identitet. Një kronist bizantin i fundshekullit XIV, jo pa qëllim, për të përcaktuar përkatësinë etnike të një fisniku arbër, përdori termin e përçudnuar "servo-arvanito- vullgaro- vllah"! Për mendimin tim, tre ishin shkaqet e kësaj tollovije të etnosit albanofon në këtë periudhë të mugët të Mesjetës: mungesa e onomastikës tonë unitare kombëtare, mungesa e klasës së formuar feudale dhe mungesa e kishës tonë kombëtare, siç i kishin fqinjët përreth.
Por, qëllimi i këtij shkrimi është që të përqendrohemi shkurtimisht vetëm te rasti i fundit, ai i kalimit nga arbën, arbër në shqiptarë, fakt të cilin tekstet tona të historisë dhe të gjuhësisë historike e anashkalojnë dhe nuk japin fare asnjë të dhënë. Ja sa thuhet për këtë çështje në "Shqiptarët dhe trojet e tyre", botim i Akademisë së Shkencave të R.P.S. të Shqipë risë, autor Rrok Zojzi, fq..507. "…Formimi i kombit shqiptar u shpreh edhe me emrin e përbashkët "shqiptar" për popullin e "Shqipni" për vendin, që shkoi duke mbuluar emrat e krahinave të veçanta. Nuk dihet se kur filloi të përdoret për herë të parë emri shqiptar për gjithë popullin shqiptar; në literaturë ndeshet për të parën herë në vitin 1766 tek Zmajçeviçi në veri dhe më 1774 te Thunmani në jug. Emrat e rinj u përgjithësuan që në fillim të shek. XIX dhe janë shprehje e zhvillimit kombëtar të popullit tonë…". Asgjë më shumë.
Parë sa më sipër, rezulton se ky emërtim i ri pra, shqip për gjuhën, shqiptarë për popullin dhe Shqipni-Shqipë ri për vendin, duhet të ketë ndodhur aty kah messhekulli i XVII deri në shekullin e XVIII. Në veprën studimore Antologji Historike, (botim i "SEIKO", 2001, fq.120) autori Mustafa Kruja jep një fakt interesant duke na rrëfyer se i fundmi komunitet arbërish që janë larguar nga trungu amë (krahina e Krajës, sot në Malin e Zi) në vitin 1726 e që përdor ende fjalën arbnesh për identifikim etnik, janë shqiptarët e vendosur në Borgo Erizzo pranë Zarës në Kroaci. Pra, para 283 vjetësh. Më tutje, fjala arbnesh, arbëresh ndër banorët e të 4 Vilajeteve shqiptare është shuar, nuk përdoret më dhe është zëvendsuar me fjalën: shqiptar. Sipas autorit, shkaqet që çuan në këtë ndryshim termi ishin të thella dhe kishin të bënin me ruajtjen e vetëdijes kombëtare dhe kompaktësinë territoriale nën një realitet të ri, që do të thotë se është koha kur arbërit masivisht filluan me ndërrue fenë. Nëse çështja trajtohet në kontekstin etimologjik dhe kronologjik, ky ndryshim emri përputhet vërtetë me kohën kur duke iu referuar regjistrave osmanë për popullsinë (tahrir defterleri), arbërit me shumicë filluan të konvertohen valë-valë nga të krishterë në myslimanë (ndonëse paria feudale dhe popullsia e qyteteve kishin nisur më herët islamizimin).
Sipas autorit të mësipërm M.Kruja, ky përdorim i ri i termit përcaktues etnogjeografik u bë për të shmangur dasitë e reja fetare dhe lindjen e konflikteve të mundshme. Pra, lindi emri i ri: shqip, shqiptarë dhe Shqipni-Shqipë ri. Por, nuk jepen shpjegime bindëse. Megjithatë, kemi përpara një gjë tepër interesante, dallohet qartë se me konvertimin konfesional, populli ynë filloi të përdorë emrat: shqip, shqiptarë dhe Shqipni-Shqipë ri. Mirëpo, ky korrelacion i ndërrimit të fesë dhe ndërrimit të emrit kombëtar njëkohësisht nuk ishte krejt rastësor.
Me të drejtë lindin pyetjet, pse u kthyen arbërit nga të krishterë në myslimanë gati 300 vjet pasi kishte përfunduar pushtimi osman; pse ky kthim nuk u krye që në fillim të pushtimit, pse kthimi nuk qe i përgjithshëm dhe i menjëhershëm ashtu siç vepruan bogumilët e Bosnjës? (e quajtur lëvizje heretike antifeudale, antikatolike- hungareze dhe antiorthodokse- sllave njëkohësisht). Pse nuk e ndërruan fenë edhe grekët, serbët, bullgarët, polakët, hungarezët, armenët etj. të cilët ishin nën të njëjtat kushte si edhe ne? A mundet që dhuna ushtarako-ekonomike osmane ishte më e madhe tek ne dhe më e vogël te fqinjët; si shpjegohet që grupe të mëdha të popullsisë në brendësi të vendit e ruajtën fenë e parë (Himara, Myzeqeja, Shpati, Mirdita, Malësia e Veriut etj.); çfarë mënxyre parandjenë arbërit saqë u shtrënguan me "tradhtue" besimin e parë; nga kush kërcënoheshin; dhe a u tjetërsua geni arbër me kthimin në fenë e re, gjuha, psikika, tradita, toponimia, ritet e lashta, mënyra e jetesës, kultura shpirtërore në përgjithësi?
Le t'i gjykojmë gjërat me radhë. Bash në këtë kohë zhvillimet politiko-ushtarake përreth hapësirave me popullsi autoktone albanofone në Ballkanin Jug-Perëndimor, po lëviznin me shpejtësi dhe kahje jo të favorshme për ta. Kjo situatë duhet të ketë pasur pa dyshim ndikim absolut në vetëpagëzimin me emrin: shqiptar. Kështu, pas humbjes në Luftën e Krimesë me rusët, Perandoria Osmane u detyrua të firmosë më datë 21 korrik 1774 dokumentin më fatzi të historisë së saj, Traktatin e Kyçyk Kajnarxhasë në të cilin Sulltan Mustafai III (mbretëroi 1757-1774) u bëri lëshime të shumta rusëve. (Hist.Perandorisë Osmane….., botim i " Jehona Study Center ", 2006, autor S.J.Shaw, fq.301). Me anë të kësaj marrëveshje perandoresha Ekaterina e Rusisë përveç përfitimeve territoriale në kurriz të osmanëve mori edhe rolin e mbrojtjes së ortodoksëve në Ballkan në të cilin bënin pjesë edhe shumica e arbërve, që më herët kishin qenë pjesë e Bizantit për afro 6 shekuj. Në të njëjtën kohë dhe në po atë linjë fanariotët grekë shpallën se të gjithë ortodoksët që jetojnë nën sulltanin "duhet të jenë grekë"(!), kurse serbët e paraqitën Kosovën si me qenë "djepi i trashëgimisë së tyre historike"(!). Ata shkuan edhe më tej duke përpunuar programe politike antishqiptare siç ishin Naçertanja serbe dhe Megaliidhea greke. Haptas synohej gllabërimi i trojeve me popullsi albanofone që atbotë banonte në pellgun adriatiko-ballkanik prej Tivarit deri në Prevezë në një sipërfaqe afro 100.000 km kuadrat. Referuar kohës dhe hapsirës kur zhvilloheshin këto ngjarje, arbërit pra, ishin të përfshirë pa dashje në këtë qerthull kobzi për ta. E në këto kushte, mendohet se të trembur nga ky ekspansion pansllav në tërësi, nga presioni asimilues e kontinuitiv i fqinjëve sllavo-ortodoksë për fat të keq me të njëjtin besim fetar e që e rrethonin në tre anë të horizontit në veçanti, si dhe mungesa e aleatëve të fuqishëm bëri që instikti i vetëmbrojtjes ta shtyjë shumicën e arbërve të përqafojnë vullnetarisht fenë e pushtuesit osman, fenë Islame. Ishin pikërisht banorët e rajoneve kufitare më të ekspozuarit e për pasojë më të rrezikuarit ndaj rrezikut sllavo-bizantin, që u konvertuan të parët në myslimanë dhe krijuan si të thuash një "kordon sanitar". Këtë të vërtetë e pranon edhe studiuesi ynë Aleks Buda i cili konstaton: "Proceseve të serbizimit dhe greqizimit iu kundërvu deri diku islamizimi i një pjese të popullsisë shqiptare, ndërsa vazhduan deri vonë për pjesën tjetër të mbetur e krishterë" (Shqiptarët dhe trojet e tyre", botim i Akademisë së Shkencave të R.P.S. të Shqipë risë, fq.38). Këtë ide e përforcon edhe tradita jonë gojore dhe veçanërisht Eposi Shqiptar i Kreshnikëve i cili është tërësisht antisllav dhe aspak antiosman.
Dhuna dhe metodat barbare që kishin nisur me kohë serbo-sllavët për zbimin e shqiptarëve nga trojet e tyre ishin të përbindshme. Kjo dëshmohet edhe në Kanunin e perandorit serb Stefan Dushan i cili që në kohën e mbretërimit të tij (mbret 1331-1342 dhe perandor 1345-1355) shpalli sllavizimin e orthodoksizimin e të gjithë besimtarëve të besimeve të tjera. Në Nenin Nr.10 të këtij Kanuni famëkeq thuhet: "Dhe në qoftë se ndodh që ndonjë heretik (joorthodoks) të jetojë mes pravosllavëve, të damkoset me hekur të skuqur në fytyrë dhe të përzihet, e nëqoftëse gjendet dikush që i jep strehim, edhe ai të damkoset". – (Zakonik Stefana Dušana, autor Stojan Novaković).
Për fat të keq, koha-kjo aleate besnike e drejtësisë vërtetoi pse arbërit patën të drejtë që u ndjenë të friguem. Meqenëse asimilimi "paqësor" i tyre që kish filluar kah motit tash me kthimin në fenë Islame u ndal, ahere në skenë u thirrën ushtritë sllavo-orthodokse të bekuara nga kishat e tyre shoviniste, të cilat ndërmorën fushata masive vrasjesh, djegie të banesave, shkatërrim të pronave dhe shpërnguljen me forcë të shqiptarëve drejt Turqisë duke i paraqitur këta sikur të ishin myslimanë turq. Sipas historianit amerikan Justin McCarthy, pansllavistët rusë, serbë, bullgarë, grekë, malazezë dhe armenë brenda një shekulli (1821-1922) vranë, masakruan si dhe dëbuan prej shtëpive mbi 10 milion myslimanë (shqiptarë, turq, boshnjakë, çerkezë, kurdë etj). nga ky genocid u vranë 5.060.000 burra, gra e fëmijë, ndërsa 5.381.000 të tjerë u dëbuan nga shtëpitë. ("Death and exile- the ethnic cleansing of Ottoman Muslims, 1821-1922″.-The Darwin Press, New Jersy 1995″, evidentuar nga historiani Skënder Riza në botimin "Kosova në shekujt…").
Me kthimin në fenë e re Islame, shqiptarët u distancuan përfundimisht nga fqinjët e tyre agresivë orthodoksë dhe me vetëpagëzimin e ri, shqip për gjuhën, shqiptarë për veten dhe Shqipni-Shqipë ri për vendin, ata u distancuan njëkohësisht edhe nga popujt e Lindjes që më së shumti e përbënin perandorinë Osmane.
Kjo ishte si një mrekulli hyjnore. U njësua kështu nën të njëjtin emër kompaktësia etnike dhe gjeografike shqiptare. Megjithatë, ndonëse shumica dërrmuese e shqiptarëve u kthyen në myslimanë ndjenja nacionale ishte aq e fortë tek ata sa që këtë të vërtetë e kanë dalluar me habi edhe shumë udhëtarë apo konsuj europianë të kohës që kalonin nëpër Rumeli. Kur këta të huaj pyetnin banorët e rajoneve të ndryshme se çfarë jeni, përgjigja ishte sipas përkatësisë fetare dhe vetëm shqiptarët, pavarësisht nga besimi fetar, përgjigjeshin sipas përkatësisë kombëtare. Po kështu, midis shqiptarëve, tash e tutje me besime të ndryshme nuk ndodhi dhe nuk ka për të ndodhur kurrë as edhe një e vetme Natë Shën Bartolome.
Nën këtë emër të ri gjithëpërfshirës, pjesë të veçanta të trojeve nga trungu albanofon që njiheshin më herët me toponimet antikë e mesjetarë si Dardania, Maqedonia, Arbëria dhe Epiri, tash do të vihen në heshtje paqësisht.
Ndërkohë, dihet se fise të tëra arbërish që banonin në veri dhe pikërisht në territoret ku sot janë Mali i Zi, Serbia dhe F.Y.R.O.M. (Maqedonia) e që nuk u konvertuan në myslimanë, u sllavizuan përfundimisht.
Është i njohur koncepti mesjetar osman, por edhe europian i kohës sipas të cilit: e kujt ishte kisha, e atij ishte edhe kombësia që ndiqte atë fe. Fatkeqsisht kjo ndodhi edhe me popullsinë shqiptare të Çamërisë në fund të Luftës II Botërore, ku çamët myslimanë u masakruan dhe u deportuan dhunshëm drejt Shqipërisë ndërsa vëllezërit e tyre me besim orthodoks u mbajtën në Greqi, por u greqizuan dhe pothuajse nuk njihen më si shqiptarë.
Por, le të kthehemi te qëllimi i këtij shkrimi dhe të shohim, kush e vendosi emrin e ri shqiptar, ç'përfaqson ky emër, nga e ka prejardhjen…?
Natyrisht ky term nuk u shpik, nuk u planifikua dhe aq më pak nuk u "importua" nga jashtë prej ndonjë propagande proshqiptare. Meritë e këtij termi universal, etno-kulturor- gjeografik të kombit tonë është vetë mendja e gjeniut shqiptar.
Sipas studiuesit M. Pirraku (Përmbledhje studimesh, botim i "Genelek", 2003, fq.80) thuhet se vallja e emrit të ri për gjuhën, popullin dhe vendin, nisi nga vendet e Dardanisë-Peonisë antike dhe pikërisht nga trevat albanofone midis Nishit-Limit- Malet e Sharrit-Matit- Dibrës-Strugës-Shtipit e Kumanovës, me epiqendër në viset e qytetit të Shkupit, që në shkencën gjuhësore konsiderohen si djepi i gjuhës shqipe, fazë moderne e ilirishtes dhe e popullit shqiptar historik pasilirian. Në vazhdim ky autor shkruan se emri i ri për popullin, emri kombëtar, duhej të ishte emër i një popullsie dardano-ilire i periudhës parakrishtere dhe pikërisht emri i popullsisë që jeton midis Qafës së Prushit dhe poshtë nën qytetin e Shkupit, banorët e të cilës Plini i lashtësisë i shënoi si skirtarë, kurse aleksandrini Ptoleme i quajti skyrtonë. Emri i ri mund të ishte edhe shumësi i banorëve të Shkupit: shkuptarë, shkyptarë, shqyptarë, shqiptarë; lidhje më e thellë me emrin e shpendit totem ose Orë dardano-ilire; shqype, shqipe. Në këtë përfundim arrin edhe studiuesi ynë E.Çabej i cili shkruan: "Brenda kësaj treve, ndër të tjera Naissus-Nish, Scupi-Shkup e Astibos-Shtip dëshmojnë që Dardania bashkë me viset kufitare të Maqedonisë e të Peonisë bëjnë pjesë në territorin e formimit të shqipes".
Dhe nuk është çudi, pasi edhe albanologu i shquar austriak Norbert Jokl mbas studimesh të shumta albanologjike arrin në përfundimin se: djepi i lashtë i shqiptarëve në Ballkan ka qenë Dardania. (Shqiptarët dhe trojet e tyre", botim i Akademisë së Shkencave të R.P.S. të Shqipë risë, fq.43, nga E. Çabej referuar Eberts Reallexikon der Vorgeschichte I,1924).
Çuditërisht, edhe turqit osmanë e quajtën qytetin e Shkupit: Ysqyp, që kur artikulohet është shumë i ngjashëm me hipotezën e mësipërme, ku baza ose rrënja e kësaj fjale është sqyp, shqyp, shqip.
Në përfundim, mendoj se ky shkrim do të ndihmojë sado pak në shtjellimin dhe përcaktimin e saktë të prejardhjes së fjalëve: shqip, shqiptar dhe Shqipni-Shqipë ri.. Është e drejta e gjuhëtarëve dhe historianëve tanë që të merren me këtë çështje dhe të vendosin të vërtetën përfundimisht në tekstet e historisë tonë, veçanërisht sot kur që prej 19 vjetëve nuk ka më diktat dhe mungesë të lirive intelektuale.

Hasan Riza Pasha dhe mbrojtja e Shkodrës

artikuj
 












Kohët e fundit, autorë shqiptarë kanë dhënë më mire peshën dhe rolin që luajti garnizoni osman dhe në mënyrë të veçantë valiu dhe komandanti turk, Hasan Riza Pasha.



Autor: Prof. Dr. Gazmend SHPUZA

Historiografia shqiptare ka vënë në dukje, sipas saj, rolin vendimtar që luajti faktori shqiptar në mbrojtjen e qytetit të Shkodrës nga forcat malazeze dhe ka sqaruar prej kohesh rëndësinë që pati kjo luftë dhe pasojat që pati rinia e saj nga pushtuesit malazezë gjatë debateve për caktimin e kufijve veriorë të shtetit shqiptar. Kohët e fundit, autorë shqiptarë kanë dhënë më mire peshën dhe rolin që luajti garnizoni osman dhe në mënyrë të veçantë valiu dhe komandanti turk, Hasan Riza Pasha.
Po evidentohet këndvështrimi realist që ai pati për gjendjen dhe zhvillimet ushtarake në pjesën perëndimore të Perandorisë Osmane në prag, sidomos pas fillimit të Luftës së Parë Botërore. Në këtë kuadër ai vlerësoi realisht shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë dhe mori qëndrimet përkatëse që qenë shumë realiste për momentin. Si komandant me vizion të qartë, jo vetëm ushtarak, por edhe politik, ai arriti të kapërceje hendeqet nga politika e gabuar e xhonturqve, kur ata erdhën në pushtet. Mbi baza të ndërsjella, u realizua aleanca luftarake shqiptaroturke në krye të cilës ishte për turqit komandanti, Hasan Riza Pasha dhe për palën shqiptare, kryetari i bashkisë së Shkodrës, Muharrem Gjylbegu. Mbrojtësi i Shkodrës u dëshmua me qëndrimin e tij, jo vetëm si një strateg i shquar, por edhe një komandant trim.
Qëndrimi për pak kohë pro-malazez i malësorëve të Mbishkodrës, kryesisht katolikë dhe qëndrimi konsekuent gjatë luftës Ballkanike pro-osman i mjaft personaliteteve të lëvizjes kombëtare anti-osmane, qofshin edhe të krishterë edhe klerikë si Fan Noli e Gjergj Fishta, flet për vlerësimin e drejtë të tyre për rrezikun vdekjeprurës të agresionit ballkanik ndaj tokave shqiptare. Ky qëndrim nuk mund të shpjegohet dhe të motivohet nga studiues dhe historianë të ndryshëm më frymën orientale të veprimtarëve shqiptarë që e paska lënë Shqipërinë jashtë rolit dhe pjesëmarrjes së saj në luftërat Ballkanike. Marrëveshja në mes të Hasan Riza Pashës dhe atdhetarëve shkodranë për ngritjen e flamurit në kala, krahas atij turk, u sabotua me vrasjen e pabesë të Hasan Riza Pashës nga Esat Pasha. Të gjitha rrethanat, si për sa i përket vendosmërisë së garnizonit turk dhe qytetarëve të Shkodrës, raportit real të forcave ushtarake në front, qoftë edhe ato pak rezerva të mbetura ushqimore, nuk e përligjin aktin kapitullues të Esat Pashës për t'u dorëzuar Shkodrën malazezëve.
Nga të gjithë tashmë dihet se çfarë pasojash pati në caktimin e kufijve veriorë të shtetit shqiptar tradhtia e Esat Pashës. Lufta e aleatëve ballkanikë në brendësi të trojeve shqiptare nuk ishte një luftë për të evropianizuar Ballkanin, por synonte deorientalizimin e tij. Lufta e padrejtë pushtuese e Malit të Zi ndaj Shkodrës nuk mund të quhet e drejtë në emër të qëndrimeve euroatlantike, duke menduar se në këtë mënyrë mund të zhduken mendimet orientale, duke përligjur politikat aneksuese dhe shoviniste të fqinjëve tanë ballkanikë ndaj vendit tonë, të cilat nga ana tjetër do ta gjakosin Ballkanin deri në shekullin e XX me masakrat që u bënë në ish-Jugosllavi. Lufta për mbrojtjen e Shkodrës do të mbetet një nga faqet më të ndritura të atdhetarizmit shqiptar dhe të vendosmërisë së popullit shqiptar për mbrojtjen e trojeve të Atdheut. Kjo luftë e viteve 1912-1913, në mbrojtje të qytetit të Shkodrës, do të mbetet gjithashtu një dëshmi e bashkëpunimit ushtarak në mes të popullit shqiptar dhe atij turk, bashkëpunim që është prezent edhe në ditët e sotme, kur një repart ushtarak shqiptar është i inkuadruar në komandën e trupave turke në Afganistan. Qëndrimin pozitiv ndaj zhvillimeve në Shqipëri në ato momente, komandanti turk e shprehu qartë, kur e kuptoi se në këto momente historike interesat në mes të shqiptarëve, që ishin ndarë, tashti duheshin të bashkoheshin përballë një armiku të përbashkët që ishte shovinizmi malazes ndaj trojeve shqiptare..
Duke pas parasysh realitetet e reja, komandanti trim turk nuk interesohej vetëm për fatin e garnizonit turk, që kishte në komandë, sepse këtë mund ta kishte bërë lehtë duke u marrë vesh me forcat malazeze. Në një letërkëmbim me deputetin e Dibrës në Parlamentin xhonturk, Basri bej Dukagjini, ai është dakord që të sigurohen rrugët për të shpëtuar Shqipërinë. Për Hasan Riza Pashën,mbrojtja e Shkodrës kishte të bënte me çështjen e zgjidhjes së çështje shqiptare në mbështetje të vendimeve të Kuvendit të Vlorës dhe të njohjes së autonomisë së Shqipërisë nga Konferenca e Londrës. Komandanti i garnizonit turk i kishte kërkuar Gjergj Fishtës të shkruante një marsh për ushtarët shqiptarë, në shumicë muslimane, që ata ta këndonin këtë marsh në gjuhen shqipe në stërvitje dhe beteja luftarake. Është po ky Hasan Riza Pasha që do ti kërkojë komandantit të armatës Perëndimore Osmane, Mahmut Hajret Pasha, që me forcat e tij ushtarake të angazhohej kundër forcave serbe që po marshonin drejt Shkodrës, thirrje që ai ia bën këtij komandanti në emër të shqiptarizmit dhe të osmanizmit. Angazhimin e Hasan Riza Pashës në mbrojtje të shqiptarizmit e ka kënduar edhe poeti popullor. Sipas këngës popullore, Hasan Riza Pasha kishte menduar që të vihej në shërbim të kësaj toke për ta shpëtuar këtë komb dhe se rruga e vetme për të shpëtuar Shkodrën ishte ''Ta çojmë bajrakun''dhe se komandanti trim turk flamurin shqiptar e kishte bërë edhe flamurin e tij. Forcat për mbrojtjen e Shkodrës ishin të ndara në dy pjesë. Në njërën ishte Hasan Riza Pasha me garnizonin e tij dhe luftëtarët shqiptarë të cilët ishin nën komandën e Valiut të Shkodrës. Interesant është fakti se këngët kushtuar mbrojtjes së Shkodrës kanë një shtrirje deri në Çamëri, të cilat e përshkruajnë me simpati komandantin turk duke e paraqitur si hero legjendar që martirizohet për Shqipërinë. Kur u shtrua çështja e kandidaturës së një princi të Shqipërisë që sapo u njoh ndërkombëtarisht, kleri katolik parapëlqente një princ musliman që ishte Hasan Riza Pasha.
Në vitin 1936, eshtrat e Hasan Riza Pashës u çuan në varrezat e Komaneve. Gjergj Fishta do ta vlerësonte komandantin e famshëm turk duke thënë se Hasan Riza Pasha do të kujtohet si atdhetari më i mire për shpëtimin tonë nga kthetrat e malazezëve, ai meriton të lavdërohet baras me heronjtë e kombit shqiptar dhe se ai kishte qenë mik i shqiptarëve dhe i Shqipërisë. Kurse Zejnel Prodani, kryetari i Bashkisë së Shkodrës do të deklarojë se populli i Shkodrës nuk e harron kurrë…..Edit Durhami do ta vlerësojë duke thënë se një gjë është e vërtetë. Hasan Riza Pasha ishte një ushtar i shkëlqyer, sepse ai e shpëtoi Shkodrën me planin e tij ushtarak Mund të thuhet me të drejtë se mbrojtja shqiptaro turke e Shkodrës në vitet 1912-1913 u kurseu popujve të Ballkanit një luftë të katërt ballkanike dhe banorëve të Shqipërisë veriperëndimore gati një shekull shtypjeje nga një gjenocid fetar-etnik të cilin e pësuan shqiptarët e viseve të tjera veriperëndimore, lindore dhe jugore. Sot, në Shkodër lartësohet një memorial madhështor para prefekturës së qytetit në shenjë nderimi për këtë mik të shqiptarëve dhe të Shqipërisë sepse ai ka mbetur një urë solide për lidhjet e hershme dhe në vazhdim në mes të popullit shqiptar dhe atij turk, të cilët patën bashkëqeverisur Perandorinë e Famshme Osmane.

Në Finiqin antik, 10 vjet gërmime Ital-Shqiptare

artikuj
 





















Prej 11 vjetësh arkeologë shqiptarë dhe italianë kryejnë ekspedita të përbashkëta në sitin arkeologjik të Finiqit, në jug të vendit, falë të cilave ka dalë tërësisht në dritë teatri antik.



Prej 11 vjetësh arkeologë shqiptarë dhe italianë kryejnë ekspedita të përbashkëta në sitin arkeologjik të Finiqit, në jug të vendit, falë të cilave ka dalë tërësisht në dritë teatri antik.
Eksperienca e këtij bashkëpunimi, që nisi një dekadë më parë, në një projekt të përbashkët arkeologësh dhe studiuesish shqiptarë dhe italianë, u promovua në një takim të mbajtur sot në mjediset e Hotel "Butrintit", në Sarandë.
Shpresa Gjongecaj, drejtore për palën shqiptare e kësaj ekspedite, njëherësh dhe drejtore e Institutit të Arkeologjisë, thotë se gërmimet kanë nxjerrë në dritë një bilanc të pasur objektesh dhe monumentesh të shumta si në akropol edhe në nekropolin e qytetit.
Duke folur për historikun e gërmimeve në Finiq, Gjongecaj vuri në dukje vështirësitë që janë hasur gjatë punimeve në këtë sit, nga fakti se terreni për një kohë të gjatë ishte në përdorim të ushtrisë, në periudhën para viteve '90.
Sipas saj, arritjet e punës 10-vjeçare kulmojnë me daljen në dritë tërësisht të teatrit antik.
Në simpoziumin kushtuar 10 vjetëve gërmime në Finiq, foli edhe akademiku italian, Prof. Sandro de Maria, zëvëndëskryetar i Akademisë italiane të Shkencave dhe pedagog në Universitetin e Bolonjës, dega e arkeologjisë.
Prof. Muzafer Korkuti, veteran i arkeologjisë shqiptare, solli përjetime nga fillimet e këtij bashkëpunimi, ndërkohë që Enriko Xhorxhi prezantoi rezultatet e gërmimeve më të fundit, si dhe për gjurmët e zhvillimeve kulturore në Foinike.
Një ndër gërmuesit e parë në këtë sit arkeologjik, As. Prof. Dr. Dhimitër Çondi, solli detaje nga bashkëpunimi i frytshëm italo-shqiptar në Finiq.
Finiqi, me emrin e lashtë Foinikia, njihej në lashtësi si kryeqendër e Kaonëve, ndërsa në shekullin III-të u bë kryeqyteti i gjithë shtetit të Epirit.
Sipas studiuesve, Foinikia ka qenë qyteti më i fortifikuar i Epirit. Vendbanimi i lashtë ngrihej në një kodër, në formën e një anijeje të përmbysur, ndërsa fshati i sotëm ndodhet në rrëzë të kësaj kodre.
Në zonën e Akropolit, që në periudhën bizantine u shndërrua në baptister, kohë më parë u zbulua një thesar i vogël. Po ashtu, në Finiq u zbulua një teatër me kapacitet të madh si dhe janë gjendur tri cisterna që i përkasin periudhës midis shekujve të V-të dhe të III-të para Isaut.a.s

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...