Agjencioni floripress.blogspot.com

2011/05/10

Andej kalohej edhe më këmbë

Xheladin Mjeku u lind në Graboc të Epërm të Prishtinës ( Kastriot), me të mbaruar shkollën e mesme të mjeksisë, ka studiuar në Fakultetin Filologjik – Letërsi dhe gjuhë shqipe në Universitetin e Prishtinës. Poashtu ka studiuar edhe për Teknologji ushqimore. Nga viti 1982 punon në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës, në Departamentin e Ekologjisë Humane në Prishtinë. Vazhdon të ushtroj aktivitetin krijues pa shkëputje prej tri dekadave në krijimtari letrare për të rritur dhe fëmijë dhe në publicistikë. Në qershor të vitit 1978 Revista letrare “Pionieri” në Prishtinë, ia botoi vjershën e parë “Qershori historik”.
Xheladin Mjeku
Prej atëherë e deri në ditët e sotme ka shkruar e botuar pothuajse në të gjitha gazetat e revistat në gjuhën shqipe, që botoheshin në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni dhe në Mal të Zi, si në: ”Pionieri”, “Rilindja”, “Jehona”, “Koha”, “Bujku”, “Shëndeti”, “Flaka e vëllazërimit”, “Shkollari”, “Fjala”, “Zëri i rinisë”, “Bota e re”, “Çlirimi”, “Zog mëngjesi”, “Iliria Post”, “Focus”, “Zëri”, “Epoka e re”, “Bota sot”, “Pavarësia”, “Kosova sot”, “Kalendari letrar”, pastaj në Gazetën “Ndryshe”, “Drita”, “Obelisku” dhe “Nacional”, në Suplementin letrar “Drita ndryshe”, etj. që dalin në Tiranë, dhe së fundi edhe në ”Tribunën sindikale” ku është i pranishëm me shkrime, analiza, editoriale dhe intervista në kontestin sindikal. Poashtu shkrimet e tij janë publikuar edhe nëpër shumë faqe interneti që botojnë krijimtari letrare dhe publicistike në gjuhën shqipe, si në Web-faqet “Albacenter.it”, “Krizantem.com”, “Agimi.com”, “Tribunashqiptare.com”, “Kosova-Albemigrant.com”, “Gazetashkodra.com”, “Dritapelegrin.blogspot.com”, “Zemrashqiptare.net”, “Merbraha.com”, “Skenderajonline.com”, etj.


Është fitues i disa shpërblimeve letrare, si: për tregim në konkursin letrar të revistës “Jehona” të Shkupit, pastaj për poezi në Manifestimin tradicional “Sofra poetike -Ymer Elshani” të Drenasit; poashtu ka edhe disa shpërblime nëpër konkurse letrare të gazetave dhe revistave në Kosovë dhe një çmim për cikël poezish në web-faqen “Albacenter.it”. Pak para mbylljes nga serbosllavët, Radiotelevizioni i Prishtinës ia transmetoi Poemën për fëmijë “Gjerdan maji”, e cila konsiderohet si e zhdukur s’bashku me të gjitha librat, dorëshkrimet, materiale të botuara në shumë gazeta dhe revista, e që konsiderohet se ishin mbi dyqind njësi, të cilat i përpinë flakët në luftën e vitin 1999. Është bashkautor i Përmbledhjes së poezive “Prelud poetik”, botuar më 1997.



Cikli poetik : AKTI   PËRJETËSISË


DY HERË TAKOJ JONIN


                                      “Ndër degza vargjesh fëshfërijnë figurat,
                                       Si mbrëmjes Jonit fletëzat e ullinjve.
                                        E mbusha gojën me erëra të Jonit,
                                        Ndjej nëpër dhëmbët kokrrizat e jodit”.

                                                                                       Fatos Arapi

Kaltërsia në mes e qielli me Jonin përqafohen
Derisa shkreptinë rreze dielli në zenitin e flakrimit
Dhe nis ditë e avullt me vrushkuj drite

Të gjithë jemi fatlum
Dhe mbushim grushtet me rreze, me pak aromë Joni
Kur takohemi me ditën e kaltërsisë

Është lindje foshnjore
Dhe rritet përmasa e ditës me t’thore në hije
Me gëzimin e fëmijës që po lind

Takimi me Jonin
Fëmijëri e ikur a rinim i jetës që rilind
Përqafim i dy botërave në kaltërsi

Dy herë takoj Jonin
Herë si dallgë e lazdruar, herë si foshnjë  sykaltër
Dhe shtrij përqafimin me kaltërsi në mes


ZHVARRIMI I FEDERIKO GARSIA LORKËS  

Po ende qenkan frankot mbi këtë qiell
Këtej në mes ëndrrës së jetës dhe dritës
E Granata frymon mes dy botëvdekjeve
Dhe klithmës së fundit të poetit:
“Përse më vrisni  në një natë me hënë?!”

Tepër vonë për një ndreqje, një ndëshkim
Zhvarrosje eshtrash dhe lëkundje nga trolli
Me gjasë vrasësit nuk e trembin nga ëndrra e lirisë
Edhe kur e tërheqin drejt një rilindje të dytë

Shumë kishte dëshirë të takoj fëmijët me portokalle
Edhe korrtarët t’i përgëzonte për kallirin e grurit
Për bukën dhe lojën e shpirtit pa ia nda këndonte

Zhvarrosja nuk e trembi nga ëndrra e lirisë
Dhe derisa po bënte përjetësinë
Firmosi fjalë-testamentin e fundit
”Lëre ballkonin tim hapur!”
Hapekrah ta pres  lirinë



ARVANITASIT I TAKOVA NË PRISHTINË

Më ranë këmbët bulevardeve të Tiranës
Gjithë Vlorën kalova mespërmes deri në ullishtë
Mbrëmja në Elbasan më gjeti shesheve gjithandej
E askund nuk takova arvanitët, nuk takova njeri
As Aristidh Koljan, vetë mikun se gjeta dot
Asnjë për be nuk i takova në këto vise të lashtësisë
Heu ç’më pushtoi malli, më mbuloi zhgënjimi

Gjatëkohë po i kërkoja deri në thellësitë e jugut
Shumë mund për një çmallje, një takim me shkas
T’i tokim me afsh dhe këmbim fjalësh në pafundësi
Derisa t’ia nxjerrim rrënjën katrore mendimit
Për lëkundjet e shekujve, për ndritjen e historisë
Dhe më ranë këmbët bulevardeve, shesheve…

Zbrita në qytetin e fëmijërisë, në Kryeqytetin e lirisë
Bulevardi i librit gumëzhinte nga zërat e vizitorëve,
Kërkonin  personazhet që duket se i kishin humbur
Unë po kërkoja Arvanitët që duhej të kishin arritur
Bashk me Koljan  kishin ardhur në përurimin e lirisë
Arvanitasit i takova gjithandej në Prishtinë

Sheshet dhe bulevardet gjëmonin nga këngët arvanite
Kuvendohej në grupe, përqafimi nuk kishte mbarim
Vinin tok Ali Pashai me Marko Boçarin, me trimat e tij
Bubulina shpaloste rrugën kah ndriçon dielli i lirisë
Derisa me Aristidh Koljan shpalosnim Librin e dëshmisë
-Arvanitët tashmë shlirshëm edhe këtej mund të vijnë
Bulevardeve të Tiranës, në Vlorë, Elbasan, edhe në Prishtinë!

1)      Veprën “Arvanitët” e Aristidh Koljas, që sapo ishte botuar ato ditë,  nuk e gjetëm në qytetet e Shqipërisë. Me t’u kthyer në Prishtinë, ky botim kishte arritur në Bulevardin e librit. Tashmë është pjesë e kujtesës historike dhe banore e përhershme e bibliotekës sime personale.


UDHËZIME PËR KAPËRCIMIN NËPËR KALIMASH

Andej kalohej edhe më këmbë
Me trok kali rreth e  rrotull kalërohej
Për pesë palë qejfe ditën për diell

Të dilej matanë shkëmbit
Matej pesha e burrit dhe gurit në një
Dhe vrapi i ditës në t’thore këmbësh

Dhe kthimi ishte si ëndrra
Me mallin e kripur të Jonit që pret
Deri në Pikëtakimin e mbramë

Udhëzim për kapërcimin e malit
Deri në shembjen e ëndrrave sa shekulli
Dalëzotët  që i hapën krahërorin shkëmbit

Tej gurit të shpuar u nisëm
Kavermë e plagosur thellë si vërragë
Në zenitin e dritës që po duket

Dhe dy polet e ëndrrës i gjetëm
Me fijen e bashkimit në një pikë
Nëpër Kalimash


AKTI   PËRJETËSISË

Asgjë nuk dihet pse duhej të vdisej
Dihet për  rrëfime me udhë gjaku
Deri në ditën e përjetësisë

E lisit, e plisit i vinte hija e gjakut
I vinte njomja e urrejtjes
Deri në palcë guri  plasja e dritës

Dhe mbinin lulëkuqe çdo ag
Majë lisit e plisit, medet
E flitej për burrërinë

Ta rrëfesh të ligën, lajmësin e kobit
Një jetë udhë duhej ikur
Me flakën e shpirtit në gji

Vriteshim për fjalën e mbaheshim për tokë
E bjer e çohu deri në mbyllje
Të aktit të përjetësisë



ILIRISHTE

Eqrem Çabejt

Gjithçka  më thërriste në ilirishte
E vargut i jepte fre deri në pafundësi
Flurudhë mallkimi  në majën e dritës
Në harkun e gjakut të vet

Vetëm  njëherë po të mos këndonte                                                                     
Gurmazi do t’i bëhej ballsam
Për fije floku do të harroheshim
Në rrugën e gjatë shekullore

Udhë me harkun e dritës
Dhe një peng i fjalës ilirishte
Deri në çmalljen e ashtit
Për këngën e psalmit dhe ritet
Për Gjon Buzukun
Dhe Meshën e mëshirës së tokës

Ilirishte
Që merr flatra shekujve
Dhe zbret në thellësi shpirti arbëror
Me timbrin e zërit shqip
Eqrem Çabej


ODHISE PASKALI


E trajtoi  koha  në qëndresë guri

Me madhështi burri

Ai gdhendi gjithë qëndresën në gurë
Fortesë e çelniktë që s’do shembet kurrë

Lartësinë e fisit dhe plisit i kaptonte tek Alpet
Gjoksshkëmb sa qëndresa që ndruajnë malet     

Gjithmonë  ish fjalëpak, shkëndi në ballë-nur

Çka i pa syri, dora i skaliti në gur


Atë vetë koha e trajtoi në qëndresë guri

Me madhështi burri



KAH BIE PIKËLLIMA

 Agim Spahiut

Ku gjendet udhërrëfyesi për në Kukësin e Vjetër
Atëherë lehtë do ishte të marrim udhë
Kah bie Via Egnati

Dy ura nisin për në botë - në Kryeqytet
Hasit përmes i dilet me një trok kali
Kah bie Pikëllima

Malli po më djeg për grunajat e gurta
Dhe valltarët e qartur në Rrafshin e Lumës
Kah bie Gryka e Shejës

Andej vie Pikëllima dhe Kukësi këtej
Dhe zjarri që kall shpirtin në Kolesjan
Kah bie Kosova




BETEJA E VALIKARDIT

A u nis kali në betejë
A beteja nisi me trokun revan
Dhe rrodhën rrëke gjaku
Deri në agun e djegur

Trimërit nuk maten me vrasje
Maten me zenitin e guximit
Dhe me pak zemër të shpuar
Fushëmejdani

Betejë me lojëgjaku në pafundësi
Deri në zhbërjen e tradhtisë
Nga kryqëzim i heshtave
Në logun e trimërisë

Mbetet pak triumf
Pak  vringëllimë  shpatash
Dhe  trok kuajsh në fushëgajk
Vaj kali në Valikard




EKOLOGJIKE

Çka nëse e vrasin ujkun
Kaherë ka përmjerrë cep më cep
Të kësaj toke virgjër

Të zbutet në sojin e qenit
Se lehjet nuk e prishin imazhin
E ditës për diell

E pakuptim vrasja
Për një përmjerrje në ëndërr
Dhe një lehje në qiell

Vërtetë çka merr vesh
Soji i fismë në zbutjen e bishave
Ekologjike


SI NË KASHTËN E KUMTRIT

Tepër vonë për urata
Dashuriçkave u ka ikur ora
Ngushëllim për ditën tjetër
Me një tufë lule-ëndrra

Plot trëndafil me fjongo
E asnjë vend për be për buqetat
T’i hedhim mbi plorin e shkriftë
Vërtet dashuriçkave u ka ikur ora

Fytyra ngushëlluese gjithandej
Portrete të skalitura si në hije
Dhe gjymtyrë prej ashtit tonë
Si në Kashtën e Kumtrit


APOKALIPTIKE

Nëse një herë ke rënë
Kjo është vetëm rënja e parë
Dhe asgjë tjetër

Për rënjen tjetër
Do të mendoni gjatë
Nuk falet dështimi

Nëse sërish ke rënë
Ke rënë përgjithmonë
Kthimi është rreth vicioz

Lojë me nerva konop
Në rrotullimin e rënjes
Apokaliptike



Lulzim Bashën duhet votuar populli shqiptar

Lulzim Xhelal Basha lindi me 12 qershor 1974, është politikan shqiptar, Ish-Ministër i Brendshëm i Shqipërisë dhe deputet i Legjislaturës XVIII të Kuvendit të Shqipërisë.

Arsimimi Jurist (Meester in de Rechten ekuivalenti i LLM) i specializuar në të drejtën Evropiane dhe Ndërkombëtare Publike në Universitetin e Utrechtit në Holandë.

Deri ne 2007 ka punuar si ministër i MPPTT më vonë u emërua ministër i punëve të jashtme.

Lulzim Basha ka lindur në Tiranë, kurse familja e tij është me prejardhje nga Drenica e Kosovës kur në vitet 40-të të shekullit të kaluar gjyshi i tij detyrohet të ikë nga Kosova pas torturave serbe.

Skeda:Basha - Rice 2007 05 08 albania 600.jpg

Aktiviteti politik

 2009 - 2011 Ministër i Bredshme

 2007 - 2009 Ministër i Jashtëm

 2005 - 2007 Ministër i Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit.

 Gjatë periudhës maj – korrik 2005 vepron si Zëdhënës i Fushatës Zgjedhore 2005.

 Nga maji i vitit 2005 dhe në vazhdim është anëtar i Kryesisë së Partisë Demokratike të Shqipërisë.

 Nga prilli i vitit 2005 dhe ne vazhdim është anëtar i Këshillit Kombëtarë të Partisë Demokratike të Shqipërisë.

Nga janari i vitit 2005 dhe ne vazhdim vepron si Koordinator i Komitetit të Orientimit të Politikave në Partinë Demokratike në Tiranë.

 Përgjegjës për koordinimin e punës së ekspertëve dhe komisioneve të KOP në përgatitjen, diskutimin dhe shpalljenm e 17 projekt- platformave qeverisëse nga KOP për Partinë Demokratike të Shqipërisë.

Gjatë periudhës Nëntor 2002 – Janar 2005 veproi si Këshilltar Special për Tranzicionin. Departamenti i Drejtësisë UNMIK, Prishtinë, Kosovë.

 Përgjegjës për përgatitjen e tranzicionit të Departamentit të Drejtësisë të UNMIK-ut drejt një Ministrie të Drejtësisë të Kosovës. Përfshinte përgjegjësitë për hartimin e plan-veprimit dhe mbikqyrjen e fazave të zbatimit të këtij plani.

Gjatë periudhës Tetor 2001 – Nëntor 2002 vepronte si Zëvendës Shef i Kabinetit të Drejtorit të Departamentit të Drejtësisë UNMIK.

 Gjatë periudhës Korrik 2000 – Tetor 2001 ushtronte detyrën Këshilltar Ligjor në Departamentin e Drejtësisë të UNMIK-ut.

Gjatë periudhës Maj 1998 – Korrik 1999 ishte pjesëtar i skuadrës së hetimit të krimeve të luftës nga forcat serbe në Kosove: Tribunali Ndërkombëtar për Krimet e Luftës në ish Jugosllavi. Etj.



Lulzim Basha dhe alternativa që ai përfaqëson për Tiranën ka një rëndësi më shumë se lokale për normalizimin e demokracisë shqiptare, për të ardhmen e demokracisë lokale në Shqipëri, për një frymë tjetër në politikën shqiptare.

Lulzim Basha në krye të Bashkisë së Tiranës është normalizimi i demokracisë shqiptare, për shkak se fitorja e tij ofron shanset për t’i dhënë fund një ngërçi politik afër 2-vjeçar në të cilën e ka futur qytetin e Tiranës, opozitën dhe Shqipërinë, Edi Rama. Duke mos pranuar rezultatin e zgjedhjeve të kaluara, opozita shqiptare për afër dy vjet i është futur një lufte politike radikale për të bërë të besueshme “vjedhjen e zgjedhjeve” dhe për pasojë mosmbajtjen e përgjegjësisë para Partisë së tij për këtë bilanc. Edi Rama, duke qëndruar në krye të Bashkisë së Tiranës, dhe për më tepër duke kandiduar sërish për herë të katërt, synon avancimin e objektivave të tij politike, duke kolapsuar sistemin tonë politik nëpërmjet prishjes së axhendës normale politike, duke lënë pezull të gjitha reformat për integrim, të cilat kanë nevojë për pjesëmarrjen edhe të opozitës. Duke fituar Lulzim Basha dhe projekti i tij për Tiranën, kemi gjithashtu një kontribut për normalizimin përfundimtar të ngërçit politik, në qerthullin e të cilit kemi hyre prej vendosmërisë së opozitës së Edi Ramës, jo për të përmirësuar e garantuar zgjedhjet e lira në Shqipëri, por për të anuluar 28 qershorin dhe për të mos pranuar realitetin e votës në Shqipëri.

Lulzim Basha në krye të Bashkisë së Tiranës është një e ardhme e re për pushtetin lokal në Shqipëri, i cili sot gjendet në një kolaps të dyfishtë: jo vetëm është i pamjaftë për nga kompetencat dhe niveli i decentralizimit, por po vuan prej së paku 5 vjetësh politizimi të tejskajshëm për shkak të mbivendosjes politikë qendrore-politikë lokale. E gjitha kjo për shkak të pozitës së dyfishtë të Edi Ramës nga 2005-a, por sidomos pas 2009-s, si kryetar i Bashkisë së Tiranës dhe kryetar i opozitës së majtë.

Projekti i Lulzim Bashës, jo vetëm propozon një model të ri të pushtetit lokal, me konsensusin në qendër dhe jo konfliktin,  por zgjidh dhe ngërçin e mbivendosjes së dy detyrave që ka Edi Rama, të cilat shkatërrojnë edhe punën për qytetin, sepse e politizojnë bashkinë, edhe objektivat e opozitës, sepse shkatërrojnë kredibilitetin moral të opozitës, duke e degraduar luftën e natyrshme politike opozitë - qeveri në luftë bashki - qeveri.

Lulzim Basha në krye të Bashkisë së Tiranës është inkurajimi qytetar i një profili të ri politik, me një perspektivë premtuese brenda të djathtës shqiptare dhe në politikën shqiptare në përgjithësi. Lulzim Basha formësoi me fushatën e tij një profil politik të klasit të parë, në përmbajtjen dhe formë, në qasjen e re  ndaj problemeve politike dhe në rrugët e zgjidhjeve të tyre, në ligjërimin publik dhe natyrën moderne të përballjes me kundërshtarin, me publikun dhe me shoqërinë në tërësi. Lulzim Basha manifestoi ide të reja duke elaboruar jo thjesht liberalizmin ekonomik, por dhe qasjen e duhur ndaj problemeve komplekse që ka shoqëria jonë, të cilat në vështrimin e një vendimmarrjeje e kapërcejnë ndarjen e majtë e djathtë, apo format klasike të ndarjes politike.

Partia Demokratike dhe e djathta shqiptare, me këtë fushatë të Lulzim Bashës kanë fituar një figurë premtuese për sfidat politike të dekadës, që e djathta shqiptare ka për të përballuar; vazhdimësinë dhe sfidat jo të vogla që shtrohen para saj në dekadën e re.

Për të gjitha këto, Lulzim Basha meriton mbështetjen me votën e 8 Majit, për shkak se kandidatura e tij, programi i tij për Tiranën, dhe profili i tij politik, janë mundësia më e mirë për t’i shërbyer interesit publik.

Flori Bruqi

Nga Shevki Sh. Voca :SKENDER LUARASI: LETËRSIA MODERNE NË SHQIPËRI




Shevki Sh. Voca
Shevki Sh. Voca

Me qëllim të afrimit dhe të njohjes sa më të mirë dhe më objektiv me të kaluarën e Ballkanit dhe të popujve të saj qoftë në aspektin historik, kulturor, tradicional, fetar, kombëtar, letrar etj., Instituti Ballkanik në Beograd në gjysmën e parë të shekullit të kaluar botoi dy fletore me materiale shkencore me titull “Libri për Ballkanin” I dhe II. Libri i parë u botua në vitin 1936, me XVI+ 448 faqe e cila përveç kumtesave shkencore përmban edhe biografitë e shkurtë të autorëve, të ilustruar me fotografi, dhe tjetra një vit më vonë, më 1937, me XVI+348 faqe. Në librin e dytë nuk figurojnë të dhënat biografike të autorëve. Në këto dy fletore janë paraqitë punimet e 73 punonjësve shkencor nga të gjitha vendet e Ballkanit por edhe nga Evropa si për shembull nga Italia, Franca, Gjermania, Zvicra, Polonia, Anglia etj. Në mesin e këtyre punonjësve shkencor janë edhe dy figura të njohura të kulturës shqiptare nga Shqipëria, të cilët me trajtesat e tyre shkencore paraqiten në librin e parë, me disa të dhëna të shkurta biografike. I pari është dr .Eqrem Çabej (1908-1980) nga Gjirokastra, i cili paraqitet me punimin “Jeta dhe zakonet e shqiptarëve” me gjithsejtë 17 faqe të librit, dhe me disa fotografi mjaft interesante, kurse tjetri është Skënder Luarasi (1901-1982) diku shkruan i lindur në Selanik, diku tjetër në Luaras, ndërsa në “Librin për Ballkanin I” në fq. 431., shkruan i lindur në Kolonjë i cili paraqitet me punimin siç e kemi titullin e këtij shkrimi, dhe ka më pak faqe se ajo para saj (me 5 faqe dhe tre fotografi). Ne më këtë rast për lexues tanë të nderuar kemi zgjedhur shkrimin e këtij të dytit me shpresë se gjeneratat e reja të cilëve nga shkaqe të ndryshme nuk iu është mundësuar qasja në këto dy libra të njihen me disa të dhëna mjaft interesante të krijuesve tanë.
   Është me rëndësi me këtë rast të theksojmë se instituti në fjalë botoi edhe revistën “Revue Internationale des Etudes Balkaniques”, e cila për tre vjet rresht doli në disa numra. Në bashkëpunimin e kësaj reviste që botohej në gjuhët më të njohura evropiane kishte shkencëtar dhe hulumtues nga mbar Evropa si dhe nga Amerika,numri i të cilëve kalonte mbi treqind. Në revistën e tretë të Revue internacionale des etudes balkanikues, botuar në vitin 1936, përkrah shkencëtarëve më eminent botëror, evropian dhe ballkanik paraqitet edhe Eqrem Çabej me punimin e tij në gjuhën gjermane. Të shtojmë se kryeredaktor i numrit të parë të kësaj reviste ndërkombëtare që botohej në Beograd ishin filozofi dhe linguisti serb Millan Budimir dhe kroati dr.  Petar Skok profesor i njohur i Universitetit në  Zagreb si dhe ekspert në lëmin e romanistikës,  toponomastikës dhe të lidhjeve ndërballkanike. Ndërkaq, dhe me që kjo revistë shfaqi interesim të madh jo vetëm tek shkencëtarët ballkanik, por edhe te ata evropian dhe botëror, redaksia e cila përbëhej prej dy anëtarëve zgjeroi numrin e komitetit të saj redaktues në tetë anëtarë. Tani aty përveç emrave të  njohur siç ishin Aleksander Beliqi, nga akademia e shkencave dhe arteve serbe; N. Ekzarpohullosi, prorektori i Universitetit të Athinës; B. Fillovi, profesor universitar i Sofjes; N. Jorga, ish kryetar i qeveris në Bukuresht; M. Fuad Kyprili, dekan i fakultetit filozofik  të Stambollit; figuronte edhe emri i një eruditi shqiptar, e ai ishte Lumo Skendo (Mithad Frashëri), shkrimtar nga Tirana.

Skender Luarasi
Skender Luarasi
Edhe pse është pak e zhvilluar, gjuha jonë shqiptare është e pasur dhe e bukur të cilës “bijtë e shqipes” i kanë kushtuar kult të vërtet, kështu e fillon shkrimin e tij Skender Luarasi. Rrethanat e theksuara historike, e në radhë të parë zotërimi i huaj më tepër se katër shekuj ka bërë që jashtë çdo mase të pengohet çfarëdo lloj rilindje kulturore të një populli të dashuruar në liri.
Ne do ta lëmë anash edhe folklorin-e cila në vete përmban një kapitull tejet interesante-si dhe ai vargu tjetër i veprave religjioze, të filluara qysh në shekullin XV, rëndësia e të cilave në rend të parë është linguistike. Atëherë do të shohim se gjysma e dytë e shekullit të kaluar (është fjala për shek. XIX. SH. V.) shënon paraqitjen e veprave të para letrare të cilat deri diku janë bazë e letërsisë moderne shqiptare.

Shkrimtarët e parë shqiptarë, forcat e tyre intelektuale dhe morale i futën në shërbim të pavarësisë së atdheut. Ata para se gjithash janë Jeronim de Rada, Pashko Vaso Pasha, Naim Frashëri, Zef Skiroi, dhe at Gjergj Fishta. Veprat e tyre kontribuuan shumë në forcimin e vetëdijes kombëtare shqiptare. Pas tyre vijnë Zef Serembe, A. Z. Çajupi, Faik Konica, Luigj Gurakuqi, dhe Fan S. Noli. Me veprat e tyre letrare të përshkruara me një patriotizëm të fort, disa kanë vepruar për lirimin nga robëria,  ndërsa të tjerët prapë për lirim, por tani nga lirimi i fanatizmit fetar në të cilën veç ishin fundosur. Dhe në fund, të tretit, të cilët duke i përkthyer veprat më të mira nga letërsia botërore, kontribuuan në krijimin e një jete më intensive kulturore.
  
Jeronim de Rada (1814-1903), plaku i nderuar i kolonisë shqiptare në Itali botoi vepra romantike, në mesin e të cilave edhe “Milosau” dhe “Skënderbeu”, dhe një numër të madh të vjershave ritmi i cilave na përkujton shumë në këngët tona të vjetra popullore. Në shpirtin e të mërguarve të shkretë sikurse që ishte edhe vetë, ai dinte ta ngjalli nostalgjinë e dhembshme, nostalgjinë me vendin e largët, me ditët e lumtura të kaluara dikur në vatrat familjare në kohën e Shqipërisë përparimtare. Si redaktor shumë vjeçar i gazetës së tij të njohur “Flamuri i Arbrit”, ai para botës u tregua si mbrojtës shumë i rëndësishëm  për të drejtat e pa prekshme të popullit Shqiptar.
  
Vendasit të tij më të ri Zef Skiroi-t (1865-1927) i takon lëvdata dhe merita, sepse ai në mesin e shqiptarëve të shpërngulur në Italinë e Jugut, idealin kombëtarë e lartësonte shumë.
  
Tani vetëm kalimthi ta përmendin poetin e butë Zef Seremben. Për shkak fatalitetit e cila e lëndoj, ai shumë i afrohet shkrimtarit nga Austria, Lenau-t: me shpirt ëndrrash po si ky, endacak i përhershëm, ai vdiq në një azil diku shumë larg, në San Paulo, në Brazili.
  
Shkodrani Pashko Vaso Pasha (1827-1892) mund të futet në krye të atyre të cilët më së shumti e dërmuan popullin nga letargjia e tyre shekullore. Shpirt luftëtari, mbrojtës i lirisë, ai hyri si vullnetarë i ushtrisë në mbrojtjen e Venedikut, që u sulmua nga Austria. Më vonë kur iu njohë autoriteti i guvernatorit të Libanit, shkroi elegjinë: “Oj Shqipëri e mjera moj Shqipëri...” Kjo është një elegji e thjeshtë, e dhimbshme dhe e fuqishme, e cila shkaktoi shumë derdhje loti.
  
Skenderbeu
Kurse sa i përket Naim Frashrit (1846-1900), ai është mësuesi i popullit të vetë, ai pushtuesit turk i shpallte luftë pa kursye. Librat e tija të shkruara në Stamboll,-gjatë kohës kur sipas shprehjes metaforike të asaj kohe, “ishte i burgosur në kafazin e art të sulltan Hamidit”,-ato botoheshin në Bukuresht, prej nga pastaj fshehurazi ç’kepeshin në tërë Shqipëri. Librat e tija për gjithë shqiptarët e sinqertë shpejtë u bënë libra të lutjeve. Poet epik dhe poet lirik, ja ky është Frashri i plotë. Shqiptarët i kanë borxh dy epopeja kryesore të cilat përbëjnë pjesën më të rëndësishme të veprave epiko-letrare të tija. Epopeja e parë mbanë titullin “Qerbelaja”, për fat të keq për shkak inspirimit religjioz të saj është e dobët. E dyta, përkundër, “Historia e Skënderbeut”, e shkruar me vargje të forta, përshkruan luftërat legjendare të trimit tonë kombëtar kundër ushtarëve të Portës së lartë. Ne ia kemi borxh edhe vjershën lirike “Lulet e pranverës” në të cilën ndihej një ndikim i qartë i ideologjisë orientale tek shkrimtari i cili, megjithatë, plotësisht kishte një edukim klasik. Ta përmendim edhe poezinë e tij baritore “Bagëti e Bujqësi” e cila edhe shumë kohë në letërsinë tonë do të konsiderohet si njëra nga krye veprat më të pastër të këtij lloji, me gjithë që ajo nuk e përbënë fotografinë e saktë të karakterit tonë të jetës fshatare.                                                                                     

 
Gjergj Fishta
Gjergj Fishta
At Gjergj Fishta (1871)
do të shkoja rrugës së njëjtë të cilën e hapi Naim Frashri. Për kundër asaj, që dikush në mes të këtyre dyve sheh një dallim të madh: derisa at Fishta në veprat e tija zhvillon një theksim të fortë të shpirtit regjional, madje më mirë të thuhet të asaj veriore, gjer sa N. Frashri mundohet që në veprat e veta të shprehet i tërë shpirti shqiptar, pa dallime krahinore dhe fisnore. Për atë arsye nuk është për tu çuditur pse kryevepra epike e Fishtës “Lahuta e Malësisë” nuk pati sukses në zgjimin e përgjithshëm  entuziazmues në kohën kur megjithatë tërë popullata entuziazmohej për pavarësinë kombëtare. Vepra e tij “ Mrizi i Zanave” duhet të manifestonte figurën e vërtet të njeriut poetit i cili kishte vazhduar rrugën religjioze, ndërsa poezia elegjiake “Një lules vjeshtore” e cila i lëshohet vullnetit të vajtimeve dhe gjëmimeve të dhembshme, të një zemre bujare por të dëshpëruar. Këtu është shumë vështirë të përcaktohemi se cili prej këtyre dyve është shkrimtari më i madh epik, Frashri apo Fishta. Por në çdo rast ne me plot bindje mund të pohojmë, që satiriku jonë më i madhi Fishta, është gjithashtu edhe liriku më i madh, që për ti shprehur ndjenjat e veta, mjerisht, atij nuk i pengonte disiplina e ashpër dhe e pamëshirë e bijve të Shën Frangut
  
Nëse tani kalojmë në letërsinë moderne, ne pa u hamendur do t’ia dorëzojmë palmën poetike, poetit tonë më të ri, i cili quhet Lasgush Poradeci (1890), një poet i pastër dhe filozof i merituar. Sa i përket formës së hartuar të vargjeve të tija nuk do të lejonim kurrfarë kundërshtimi. Me pikënisje, më tepër proletare, ai diti që të ngritët sipër pa përcaktueshmërisë së kësaj jete dhe me plot kuptimin e fjalës të bëhet artist, dhe me pa dyshim duke krijuar “lar pul lar” (art sa për art) që me  poezitë e veta zbulonte botën e ndjenjave të ideve. Ai kalon përtej ideve tanë politikë. Andaj ai për këtë arsye inspirimet e tija shkon t’i kërkoi jo vetëm në poezitë popullore Shqiptare, por në poezitë popullore në
Lasgush Poradeci
Lasgush Poradeci
përgjithësi. L. Poradeci veprat e tija i ndanë në cikle. Në ciklin e katërtë janë poezitë e tij erotike. Në mesin e shumë motiveve nga të cilat dridhen telat e lirikës së tij, po e përmendim nostalgjinë e venitjes në vjershën “Partir, , c’est mourir un peu” (Venitje deri diku do me thënë vdekje) të cilin poeti jonë e ndjeu më tepër se çdo kush tjetër. Duhet t’i cekim edhe dy seria të vjershave filozofike të tija, prej cilave njëra titullohet “Loja e amshimit” kurse tjetra “Loja e vdekjes”. Nëse ndër poetët tanë të cilët, pak a shumë, gjatë jetës së tyre qëndronin anash, ekziston një boshllëk, atëherë duhet të konstatojmë se këto boshllëqe i kanë plotësuar prozatorët tanë, më në krye monsinjor Fan Nolin.

Fan Noli është lindur më 1880 jashtë vendit, ku në të vërtet edhe deri para pak kohe ka jetuar. Por, megjithatë  kjo nuk i pengonte që të marrë pjesë aktive në jo stabilitetin e fatit të popullit të vetë me të cilët mbetet në bashkësi intime. Në stilin poetik, ndonjëherë me ngjyra humori, por e cila shpesh ngritët deri në shkëlqesi dhe patetik, ai për aspiratat dhe ndjenjat e vëllezërve të vet u bë dragoman. Vepra e tij kryesore “Historia e Skënderbeut”, përkthimet e veprave të Servantesit, Shekspirit, Izbenit, e natyrisht veprës gjeniale të Edgar Poas “Korbi” dhe “Rubajat” të Omer Kajamit, Shqipërisë dhe botës letrare ia zbuluan mundësinë e gjuhës tonë, të aftë-kur mundet njeriu të shërbehet me të-që të shprehin të gjitha ndjenjat njerëzore. 
     Në fund, sot e tërë plejada e shkrimtarëve të rij po shkon gjurmëve të mësuesve të tyre. Kosta Çerkezi, Gj. Bubani, S. Malishova, Z. Fundo, e kanë hapur rrugën e gazetarisë. Tajar Zavallani me gjuhën e tij të popullarizuar me përkthimet e Tolstoit, Çehovit, dhe Gorkit masave të gjëra ua zbuloi bukurinë e letërsisë ruse. Ernest Koliqi, përkthyes i klasikëve të njohur italian, në “Novelat”, e veta të shkruara me një stil të këndshëm përshkruan mjedisin e tij “borgjez”. 
    Nga shumë të tjerë që janë tek në fillimin e veprave të tyre, disa dëshirojnë të marrin pjesë në gostit e zotëve, ndërsa të tjerët, më pak ambicioz, kënaqen duke e ngjyer kafshatën e bukës në veprat e thjeshta baritore,fshatare dhe punëtore. 
   

              

Marrë nga libri “Libri për ballkaninë I” faqe     344-348, Beograd 1936.  

                                                                                                                 
  
Shënim: Fotografit e Skender Luarasit, Skenderbeut dhe ajo e Lasgush Poradecit janë nxjerrë nga libri, ndërsa ajo e At Gjergj Fishtes nuk është nga libri.



                                                                                                                                           

Si ka ndihmuar Skënder Luarasi Lasgushin, Migjenin, Kadarenë




Skënder Luarasi kujtohet edhe pas vdekjes për veprat që ka bërë. Jo vetëm në fushën e studimeve, por edhe për ndihmën njerëzore që ai u ka dhënë të tjerëve. E shumë prej këtyre "të tjerëve" nuk janë njerëz dosido, por elita e letërsisë shqiptare në vite. Vetë Lasgush Poradeci, Migjeni, në kujtimet e veta kanë treguar ndihmën që u ka ofruar studiuesi i njohur.
Njohja me Migjenin
Skënder Luarasi, përveçse kishte lidhje familjare me Migjenin, i martuar me motrën e tij, Ollgën, ishte një nga miqtë e tij të vjetër. Ata u njohën në shtator të vitit 1935 në Shkodër. Në kujtimet e tij Skënder Luarasi rrëfen edhe për takimin e parë me Migjenin. "Shumë të tjerë e njohën Migjenin vetëm përmes veprës, kurse mua një rast i mbarë ma solli ta njoh edhe personalisht, kur më transferuan në gjimnazin e Shkodrës, në vjeshtë 1934. Tani më vret ndërgjegjja që nuk dita t'ia hap më shumë zemrën dhe të isha afruar më tepër me të. Kështu do të kisha përfituar nga ai, se që atëherë e kuptova se Migjeni qe një personalitet.Po kish edhe disa rrethana të cilat besoj që na pengonin të dy të afroheshim më shumë. Në radhë të parë, në asnjë qytet të Shqipërisë nuk ziente përçarja ndërmjet elementeve fetarë me aq fanatizëm sa në Shkodër. Hoxhallarë e priftërinj vendas, por më shumë jezuitët e huaj, e sidomos Kordinjanua dhe Valentini, mbillnin urrejtje e grindje ndër banorët, ngjallnin ftohtësirë e dyshim, i largonin qytetarët nga njëri-tjetri dhe shkallmonin shoqërinë shqiptare. Domosdo, ambienti i shtrëngonte njerëzit të ishin të përmbajtur e të ndrojtur. Miku im erdhi dhe dolëm të shëtisnim; kur iu afruam kafe "Parkut", ndaloi te rruga kryq, ku po afrohej një djalosh e më foli: "Do të të njoh me një koleg të ri, mësues në Vrakë, shumë i mirë… ortodoks".U prezantuam. Ndonëse të porsanjohur, vetë takimi u bë në mënyrë të tillë që na dha temën e bisedës. Unë, i indinjuar nga një atmosferë e këtillë fanatike, i tregova mikut të ri ç'kishte ngjarë në oborr të konviktit dhe i thashë se e para punë që duhet të bëjnë arsimtarët në Shkodër ish ta shkulnin nga rrënjët kuçedrën e fanatizmit. Migjeni buzagaz më tha se unë sapo kisha filluar dhe se do të më jepej rasti të njihesha më mirë me këtë përbindësh. Takimi im i parë me Migjenin ish i shkurtër; po më gëzoi, se gjeta në këtë djalosh një njeri që qëndronte përmbi dasitë fetare", do shkruante për takimin e parë me Migjenin studiuesi i madh. Pas këtij takimi, Skënder Luarasi dhe Migjeni u bënë miq të ngushtë. Sipas familjarëve të studiuesit të madh, ai e ndihmoi shumë Migjenin që ky i fundit të botonte veprën e tij "Vargjet e Lira". Në një letër që Migjeni i dërgonte Skënder Luarasit, i kërkonte që ky i fundit ta ndihmonte për botimin e veprës së tij, ndihmë që studiuesi do ia jepte menjëherë.Por pas çlirimit, në vitin 1948, Skënder Luarasi çoi për botim veprën e plotë të Migjenit, e cila u botua vetëm në vitin 1957. Gjithashtu, ai mbrojti jo vetëm veprën, por edhe vlerat e Migjenit ndaj shtrembërimeve të ndryshme.
Skënder Luarasi dhe Lasgushi
Po studiuesi i madh nuk ka lënë mbrapa pa ndihmuar as mikun e tij të ngushtë, shkrimtarin e njohur Lasgush Poradecin. Ai ndihmoi në vitin 1929 poetin që vuante nga një sëmundje e rëndë që të kurohej në Austri. Madje, ndonëse ishte i dënuar në mungesë me burg nga regjimi i Zogut, për t'i qenë pranë mikut të tij të ngushtë ai u kthye me të në Shqipëri nga Austria. Regjim i Zogut e arrestoi atë menjëherë sa zbriti në portin e Durrësit, por do ta lironte vetëm pak kohë më vonë. Ndërkaq Luarasi i dha edhe një ndihmë të madhe Lasgushit edhe për botimin e veprave të tij. Ai do ta vlerësonte poetin në të gjitha studimet apo fjalimet e tij. "Po të kalojmë tashti në letërsinë e kohëve më të afërta, dafinat e poezisë do t'ia kushtojmë pa ngurrim Benjaminit të poetëve tanë: Lasgush Poradecit (1899), poet serioz dhe filozof merite. Vargjet e tij të përpunuara nuk meritojnë asnjë qortim për sa i përket formës. Me prejardhje nga shtresat e thjeshta të popullit, ai ka ditur të ngrihet përmbi rasat e kësaj jete dhe të jetë artist me tërë kuptimin e fjalës, duke bërë në një farë mënyre "art për art", dhe duke shprehur në poemat e tij një botë ndjenjash ashtu edhe mendimesh. Ai s'do t'ia dijë nga kufijtë tanë si rrjedhim, inspirimin e tij poetik, ai shkon ta kërkojë jo vetëm në poezinë popullore shqiptare, por edhe në poezinë popullore në përgjithësi. Dhe aty e gjen heroin e romanit poetik të tij, në të cilin dashnori dhe dashnorja s'janë më veçse personifikimi i fuqisë fizike dhe i bukurisë morale.
I riu ynë i ndan veprat e tij në cikle. Le të shënojmë vetëm se poezitë erotike kanë gjetur vendin e tyre në ciklin e katërt. Midis gjithë atyre motiveve që e bëjnë të këndojë kalemin e tij, le të shënojmë nostalgjinë e ikjes, "të ikësh është të vdesësh ca pak", që poeti ynë e ka ndjerë më shumë se cilido tjetër", shkruante profesor Skënder Luarasi, në një nga studimet e tij kushtuar Lasgushit.
Luarasi dhe "Gjenerali i ushtrisë së vdekur"
Por pak kush e di që profesor Luarasi do ishte një nga mbështetësit më të mëdhenj të shkrimtarit të madh Ismail Kadare, në kohën që ky nxori për botim romanin e tij të parë "Gjenerali i ushtrisë së vdekur", në vitin 1964. Në një debat të madh në Lidhjen e Shkrimtarëve dhe të Artistëve, në 19 tetor 1964, studiuesi i madh ishte nga të paktët njerëz që e vlerësoi romanin e Kadaresë. Madje në diskutimin e tij në këtë mbledhje ai do deklaronte se me romanin "Gjenerali i ushtrisë së vdekur" nis udha e romanit modern shqiptar. Një deklaratë që ngjalli mjaft debate në atë kohë.

Letra e Lasgush Poradecit drejtuar Skënder Luarasit
Lasgush Poradeci,
Poradec, 12 gusht 1965
…Motra ime Zografina Gusho më ka mbajtur në krahë kur isha foshnjë dhe më mbajti prapë kur u sëmura rëndë në Austri, për të cilën sëmundje ti, shok i dashur dhe i shtrenjtë, i dhe kushtrimin botës shqiptare me anë të shtypit.
Me falënderime dhe mirënjohje që përpara.

Letra e Migjenit drejtuar Skënder Luarasit
Shkodër, më 12.1.1936
Zotni Luarasi,
Ma parë dëshëroj që të Ju gjejë kjo letër të kënaqun në çdo pikëpamje-mbasi e që e dij mirfilli se çdo me thanë i pakënaqun në të gjitha pikëpamjet.E dyta-Unë jam gati t'i lëshoj në shtyp kangët e mija. Tue qenë se Ju, kur ishit këtu, më premtuet se do ta merrni përsipër me folë me ndoj botonjës, si për shembull me Gutembergun, unë tashi po Ju kujtoj at gja tue Ju thanë se jam gati. Dhe Ju pata thanë se të holla nuk kam (këtë Ju përsërita që ta dinitë regulloheni në bashkëfjalim me botonjësin). Vjersha janë 35 copë. Mbas mendimit tim, po qe se asht formati i librit 20x13.-si dëshëroj unë-vjershat mund të shtypen në 90 faqe. Kjo barrë, që po Jua ngarkoj, asht e vetëdëshrueme nga ana e Juej, e unë do të Ju jem mirënjohtës dhe në rasë mossuksesi në këtë punë. Por, Ju lutem, të më lajmëroni përfundimin e bashkëfjalimit që të dij të rregullohem.
Dëgjova se keni qënë n' Austri, për çashtje… ma mirë mos ta thom, se ndoshta mund të gabohem. A kish ndryshue Vjena, o njerzët? Por besoj se ma tepër keni ndryshue Ju se Vjena.
Ju lutem për gjegje.
Të fala dhe nderime
M.Nikolla
Adresa: Millosh Nikolla
Shkolla "28 Nënduer"
Sh.
P.S: Po qe se takoheni me z.Llupin, shefin, Ju lutem t'i thoni se tash ma nuk më duhet transferimi për Pukë.
M.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...