Nga Prof. Dr. Jahja Kokaj,shkencëtar nga Kosova._
Pas
një “ heshtje” të gjatë të sipërfaqes diellore, këto ditë po ndodhin
erupcione apo eksplodime kolosale të quajtuara flera diellore. Mungesa e
magnetizmit sekundar i cili i ndajshtohet magnetizmit primar
të diellit të lidhur me dy polet kryesore magnetike, ishte fenomen apo “
heshtje “ e gjatë e siperfaqes diellore, e cila jo vetem befasonte
shkenctarët por edhe brengoste ata, për efeketet që do të sqarojmë në
vijim. Magnetizmi sekundar i cili gjenerohet në trupin diellor është i
bazuar në “pikat diellore” të cilat janë zona me temperaturë më të ulët
se sa siperfaqja tjetër e terësishme e dielllit. Ato quhen “pika”
ndonëse madhësia e tyre është aq sa edhe madhësia e një kontinenti
tokësor. Nga ato Pika apo vrima të cilat shihen si të atilla me anë të
teleskopit në siperfaqen diellore dalin vijat magnetike të cilat
përfundojnë në pikën fqinje të siperfaqes diellore. Polariteti i këtillë
në hemisferën e siperme të trupit diellor.
është
i kundërt me polaritetin e hemisferës së poshtme (tjetër) të diellit.
Pikat e këtilla të cilat gjenerojne magnetizem lokal në siperfaqen
diellore i ndajshtohen vijave magnetike primare të cilat si meridiane
duhej të nisen nga poli verior (lart) dhe përfundojnë në polin jugor
poshte” (Vija të cilat do të ishin analoge me vijat magnetike tokësore,
meqë edhe toka vepron si një magnet i madh me dy pole magnetike). Por
fusha magnetike diellore nuk përfaqësohet me vija në formë të
meredianeve. Ato kanë formë
shumë specifike si rezultat i superponimit të magnetizmit primar dypolar
dhe atij lokal i bazuar në pikat diellore në fjalë.
Ndërkaq
pamja e vijave magnetike që përfqëson magnetizmin tokësor është shumë
simetrike dhe se ato janë në formë të meridianeve. Kjo simetri apo
qetësi e sferës magnetike tokësore deformohet vetëm me rastin e stuhive
diellore të cilat bazohen në prominancat apo flerat të cilat në fakt
janë eksplodime në siperfaqen diellore duke hudh lavë eruptive në mënyrë
të vrullshme. Si rezultat i kësaj, një masë kolosale e diellit në
grimcash hudhet në hapsirën rreth tij, duke arritur edhe e ne në tokë, edhe pse gjendemi larg në distancë prej 150 milion kilometrash.
Për
fatin apo fatkeqësinë që shkaktohet në tokë si rezultat i veprimit të
stuhive magnetike diellore, do të flasim më vonë, por t’i kethehemi
dukurisë të pikave diellore dhe magnetizmit të tij lokal, me të cilin
është i lidhur fenomeni apo ngjarja kozmike e këtyre ditëve. Kahja e
poleve magnetike lokale e përmendur në hemisferën veriore dhe jugore të
Diellit, ndërron në çdo 11 vjet. Pra është e njohur perioda njembedhjet
vjeçare e magnetizmit diellore. Në çdo 11 vjet bëhet ndërrimi i poleve
në fjalë aty ku ishte pika veriore bëhet jugore dhe anasjelltas.
Viti 2010 duhej të shënonte fundin e një periode në fjalë dhe fillimi i një periode të re.
Por
në këtë vit u regjistrua një befasi e jashtëzakoneshme. Pikat diellore
nuk dukeshin fare as me telekope shumë të fuqishme. Pra ishte një qetësi
apo manifestim i papritur dhe i jashtëzakonshëm i siperfaqes diellore.
Në
këto dy ditë që lamë pas, i erdhi fundi i qetësisë në fjalë. Papritmas u
paraqitën eurupcione kolosale, u paraqitën flera të fuqishme, ku me
mijëra e mijëra tona të materjes plazmike apo lave hudhen si flake e
zjartrtë nga siperfaqja e Diellit. Natyrisht Dielli si trup me masë 10 në fuqinë e 30 kilogram ka gravitacion shumë të fuqishëm dhe një pjesë të madhe të lavës së ngritur lart me mijëra kilometra rikethehet
në Diell. Megjithatë mijëra e mijëra tona të lavës diellore në formë të
grimcave hudhen në hapsiren rreth tij. Ato grimca arrijnë edhe te na në
tokë në formë të stuhive magnetike.
Detektimi dhe prognozimi i stuhive magnetike:Teleskopi Mionik i Kuvajtit
Shkruesi i këtij artikulli punon në qendrën hulumtuese kosmike të Universitetit të Kuvajtit,
ku gjendet edhe një teleskop mionik. Vlen të thesohet që teleskopët të
këtillë mionik gjenden vetëm edhe në tri qendra tjera hulumtues të
rruzullit tokesor. Për informacione më të holla lidhur me këtë teskpo
dhe rrjetin që bashkë me tre teleskopët të tjerë formojnë një rrjet
informativ hulumtues me rëndësi botërore, lexuesit mund të informohen
duke vizituar në internet vebfaqen përkatës dhe klikuar- Space Weather
Prediction with Cosmic Rays-.
Pra,
rezultatet e matjeve të Kuvajtit këtu mund të shihen në çdo sekondë, ku
mund të shihen edhe ndryshimet e përmendura kosmike apo te motit
hapsinor të lidhura me flerat apo stuhitë magnetike të cilat këto ditë
janë shumë agresive.
Teleskopi
mionik i Kuvajtit, sikur se edhe treteleskopët tjerë janë të bazuar në
detektimin e mioneve të cilat gjenerohen me përplasjen e parë të
grimcave kosmike në siperfaqen e atmosferës tokësore. Jetëzgjatja e
këtyre mioneve është vetëm 2. 2 sekonda.
Që të arrijenë në tokë,
nevojitet që të jetojnë një kohë shumë më të gjatë. Por meqë ato lëvizin
gati me shpejtësi të dritës, paraqitet efekti i relativitetit special- i
Ajnshajnit, për çka edhe arrijmë t’i detektojmë mionet në mënyrë fizike
me detektorët tonë në Kuvajt. Me
përplasjen e stuhive magnetike, kahja e ardhjes së këtyre mioneve
ndërron. Pra ato devijojnë. Matja e devijimit në fjalë, të cilin e bëjmë
me teleskpin mionik në Kuvajt, përcakton apo edhe mund të parashikon
ardhjen e stuhive magnetike nga siperfaqja e diellit.
Këto
ditë regjistrohet një stuhi mjaft e fuqishme magnetike diellore, pas
një qetësije të gjatë. Në anën tjetër me teleskope optik tani shihen
edhe pikat diellore, mugesa e të cilave shqetësonte shkenctarët gjatë
muajve që shkuan. Autori i ketij artikulli momentalisht është në Kuvat,
nga ku këto ditë në mëngjes, në momentin e lindjes së Diellit, sheh edhe
me sytë të paarmatosur, vetëm në bazë të shikimit të rëndomtë të
diellit, pikat në fjalë në mënyrë shumë të dukeshme. Ju sugjeroj edhe
shikueseve në Kosove e Shqipëri që
në momente shumë të hershme të lindjes së diellit, kur edhe pa rrezik
dëmtimi të syve, mund të shikohet në mënyrë direkte, mund të shikoni
pika të zeza në sipërfaqen diellore. Para një jave këto mugonin, nuk
mund të shiheshin as me teleskop më të përsosur.
Mungesa e këtyre pikave
dhe aktivitetit të përshkruar magnetik lokal apo sekundar të siperfaqes
diellore, ishte një “heshtje”, e cila brengoste shkenctarët. Por tani
paraqitja e flerave dhe stuhive diellore, ka jo vetëm efekte
psikologjike-shkencore, mund të paraqiten aurora në qiell, por edhe
veprime shpesh edhe shumë të dëmeshme. Dëmet kryesisht kanë të bëjnë me
rrzikimin e kosmanautëve, stabilimenteve elektronike, antenave,
kompjuerëve që kontrollojnë flutirimet e aeroplanëve apo trenave,
korozioneve të vrulleshme, dëmtimit të satelitëve orbital e shumë
veprime të tjera me efekte serioze për jetën e nejriut.
Stuhitë
diellore në fjalë kanë të bëjnë me të ashuquajturin mot hapsinor. Ky
dallon nga moti konvencional apo meteorologjik. Por hulumtimet më të
reja tregojne që edhe ky i fundit, ndikohet nga moti hapsinor.
NASA
por edhe agjensitë të tjera për hulumtime hapsinore, eksplodimet këtyre
ditëve në siperfaqen diellore i quajnë me efekte serioze “ devastating
effects” siç ata i quajnë.
Hulumtime të këtilla në të ardhmen edhe në Kosovë
Është
e njohur për lexuesit tonë që autori i këtij artikulli me inicativën
dhe investimet private ka filluar ndërimin e një qendre për hulumtime
dhe demnostrime kosmologjike në majën e Çabratit të Gjakovës. Për këtë
lajm lexuesit janë informuar në vitin e kaluar.
Dikush nga lexuesit ka
themeluar edhe një vebfaqe në Facebook për qendrën në fjalë. Atëherë të
gjitha ishin në fjalë apo letër. Por me këtë rast dëshirojmë t’i
informojmë lexiesit që tani në majë të Çabratit shihet një objekt
grandioz me rëndësi hulumtuse dhe didaktike kosmologjike.
Ndonëse në
ndertim e sipër ky objet tani mund të shihet edhe nga sateliti orbital.
Madhësia dhe përformancat e këtij objekti që quhet “ Planetariumi
jakoka” shënojnë të veçanta në nivel jo vetem kombetar. Nxënësit,
studentët shqipetarë të të dy anëve të kufijve shqipetarë, por edhe të
inersuarit të tjerë, së shpejti do të kenë rast që në Kosovë të mësojnë
apo të bëjnë hulumtime siç janë këto që trajtohen në këtë
*************
Jahja Osman Kokaj (1 korrik 1948) është i biri i Osman Kokës i cili u shpërngul nga Tirana në Gjakovë, gjatë Luftës së II Botërore. Studioi fizikën në Fakultetin e Shkencave të Natyrës në Universitetin e Prishtinës. Lëmitë e spektroskopisë dhe optikës lazerike i studioi në Institutin e Fizikës, në Universitetin e Zagrebit, Kroaci. Studimet e doktoraturës i vazhdoi në Zagreb dhe Moskë. Mbrojti tezën e doktoraturës në lëminë e holografisë lazerike para komisionit me përbërje: Prof. Moser, Prof. Bacevanxhiev dhe prof. Janiçijeviç në Prishtinë në vitin 1980.
Studimet e pas doktoraturës i vijoi tek Universiteti Carnegie Mellon, në Pitsburg, ShBA. Gjatë kësaj kohe ishte i kyçur në projektin e hulumtimeve optike të modelit të tuneleve të rrymimeve të furishme, që e financonte NASA.
U kthye në Prishtinë dhe themeloi laboratorin e holografisë në Universitetin e Prishtinës, një nga laboratorët më të avancuara të këtij lloji në Jugosllavinë e atëhershme. Në këtë laborator janë realizuar hulumtime shkencore dhe doktortaura në nivel ndërkombetar.
Joana Demakopolo, magjistër i shkencave të fizikes nga Selaniku, duke dëgjuar për këte laborator në konferenca ndërkombetare, shkoi në Prishtine për ta punuar disertacionin nën udhëheqjen e prof. Kokës.
Me këtë punë u publikuan në revista ndërkombëtare 3 punime shkencore.
Pasi u përjashtua nga universiteti si shumë kuadro të tjerë shqiptare, Dr.Koka vazhdoi punën në Pittsburgh, në Universitetin Carnegie Mellon si hulumtues, e pastaj si profesor i Optikës lazerike.
Në të njejtën kohë ka punuar në Projektin LITTON dhe hulumtime të inicuara nga Departamenti Shtetëror i shteteve të bashkuara, që kishin për qëllim zbulimin e metodave të reja të kompjutimit optik për identifikimin dhe njohjen e objekteve ushtarake në Tokë dhe qiell. Pas çlirimit të Kuvajtit nga Iraku, u emërua si drejtor i studimeve posdiplomike të një universiteti amerikan në Kuvajt ku akoma punon.
Prof. Kokaj ka publikuar më se 80 punime shkencore në revista eminente ndërkombtare. Është recensent i shumë revistave shkencore ndërkombëtare si Phys. Rev. Letters, Optik, Applied Optics, Optics Letters, Optics and Lasers in Engineering etj. Ka botuar librin e parë në gjuhën shqipe për lazerët, me titull “Laseret”, në Universitetin e Prishtinës dhe më vonë vazhdimin e ketij libri në nivel me të avancuar me titull "Fizika e Lasereve" e botoi në Universitetin e Tiranës. Ky ishte libri i parë për lazerët i botuar në Shqipëri. Ka kontribuar në mënyrë materiale për universitetin e Tiranës dhe Universitetin e Prishtinës. Në vitet 1993 dhe 1996 ka sjellë pajisje, lazerë e detektorë modernë për disa ushtrime nga lëmia e fizikës moderne.
Gjate kohës së qëndrimit në diasporë prof. Kokaj ka mbajtur falas ligjërata dhe seminare në Universitetin e Tiranës dhe Prishtinës.
Gjatë kësaj periudhe 20 vjeçare, ka kontribuar në ngritjen e ekspertëve shqiptarë në nivel ndërkombetar në lëminë e tij shkencore. Në Fakultetin Elektroteknik, në Prishtinë, ka qenë mentor gjatë punës së doktoranturës së Dr. Nebi Cakës dhe Dr. Rexhep Hasanit.
I pari ka mbrojtur doktoraturën para prof. Kokës Dr. Qerim Kamberi, ka kryer punën eksperimentale të doktoraturës në laboratorin holografik nën udheheqjen e Dr.Kokës Mr. Lirije Galani ka punuar pjesën eksperimentale në këte laborator nën udhëheqjen e tij, si dhe shumë të tjerë[1]
Familja
Duke vijuar traditën patriotike familjare, axha i tijë Col Koka, vdiq në luftë kundër serbëve në vitin 1945, babai Osman Koka vuajti shumë vite në burgjet serbo-sllave (Nish, Goli Otok etj), për çështje politike, nipi Uran Koka u plagos ne UÇK, Jahja në vitin 1999 nga Orlando, SHBA ku ishte me aktivitete shkencore, posa dëgjoi kushtrimin e Jakup Krasniqit në TV, niset me aeroplanin e parë dhe arrin ne Tiranë ku jep kushtrimin në RTSH për luftë kundër pushtuesit serb, para se ai vetë t'i dorëzohët Jakup Krasniqit dhe shtabit të luftës, të cilët i japin detyra të caktuara të cilat i kreu me sukses.
Pas luftës ka botuar afër 100 artikuj publicistik, në gazetat e përditshme në Kosovë, Shqipëri dhe Herald Tribune, si dhe në amëzat e internetit, posaçërisht në Forumin Shkencor Gjithëshqiptar Alb-Shkenca. Këto artikuj kanë të bëjnë me strategjitë politike për arritjen e lirisë dhe pavarësisë së vërtetë të Kosovës.
Ka marr pjesë në shkrimin e disa memorandumeve të Forumit të institutit Alb-Shkenca, për pavarsinë e Kosovës.
Ka botuar librin me titull "Kosova në pragun e agimit të lirisë apo në majen e turbulencave shekullore.
Në Institutin gjithshqipëtar Alb-Shkenca i cili numëron afër 2000 doktorë shkence, nga vende të ndryshme të botës dhe trojet shqiptare, Dr. Koka është shumë aktiv.
Ishte Drejtor këtij instituti për Kosovë. Aktualisht është drejtor i zyrës për koordinimin e aktivitetit në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni.
Prof. Jahja Kokaj ishte kryetar i Komitetit të Tubimit shkencor ndërkombetare i IASH i cili me 8 Konferenca shkencore u mbajt në Prishtine në gusht te vitit 2007. Tani është kryetar i konferencës së parë gjithëshqiptare që mbahet ne Prishtinë për ndotjen e ambientit dhe problemeve energjetike.
Me iniciativën dhe investimet e tij private ka nisur ndërtimin e një observatori astronomik në majen më të lartë të Çabratit.
Do të jetë ky observatori apo muzeu i parë shkencor në Kosovë.
Mirënjohjet
Studime shkencore nga Fondi i FULTBRIGHT-it- Profesor vizitues në Universitetin Carnegie -Mellon në Pittsbungh, SHBA
Studime shkencore nga Fondi i IREX-it- Pjesëmarrës i Projektit të NASA-s, Pittsburgh
Studime Shkencore- ne MGU- Institutin Lomonosov , Moskë, BRSS
Klikoni:
Përgatiti për botim:Flori Bruqi