Agjencioni floripress.blogspot.com

2011/08/15

A flet Bibla për profetin Muhamed?




   

Në fillim lind pyetja, “Pse mundohen muslimanët të thonë që Bibla flet për Muhamedin”, dhe pastaj, “A flet Bibla në të vërtetë për Muhamedin”.
Ka disa arsye pse muslimanet përpiqen me çdo mundim të provojnë se Bibla flet për profetin Muhamed.
Së pari sepse do ishte turp që asnjë libër të mos fliste më parë për ardhjen e profetit më të madh të njerëzimit (sipas muslimanëve), kur për profetë të tjerë kishte jo vetëm shkrime që flisnin për ta por edhe lajmëtarë që paralajmëruan ardhjen e tyre sic është rasti i profecive në Bibël për ardhjen e Jezusit dhe paralajmërimi nga Gjon Pagëzori për ardhjen e Tij.
Së dyti është e rëndësishme që muslimanët të provojnë se Bibla flet për ardhjen e Muhamedit pasi vetë Kurani thotë që Jezusi foli për ardhjen e tij.
Sura 61:6

Dhe, kur Isai, biri i Merjemes tha: "O beni israilë, unë jam i dërguar i All-llahut te ju, jam vërtetues i Tevratit që ishte para meje dhe jam përgëzues për një të dërguar që do të vijë pas meje, emri i të cilit është Ahmed!" E kur ai u erdhi atyre me argumente të qarta, ata thanë: "Kjo është magji e hapët".


Ngado që ta kapin mulsimanët, trillimet e Muhamedit dhe Kuranit bëjnë bllof. Së pari ata theksojnë me forcë që Bibla është e korruptuar, nga ana tjetër përpiqen të thonë se Bibla flet për Muhamedin. Por kjo shkon më tutje. Muhamedi tha që arabët ishin rraca e zgjedhur (Sura 3:110), por nga ana tjeter nuk dinë si të shpjegojnë faktin se të gjithë profetët ishin çifutë dhe shkuan tek populli i Izraelit. Asnjë prej profetëve të tjerë nuk ishte arab.

Siç shikohet me llogjikë, nuk ka kuptim fare që Muhamedi të ketë qënë profet i Zotit të vërtetë apo që Bibla të flasë për të, megjithatë ne do të shikojmë disa nga referencat që muslimanët thonë që flasin për Muhamedin.
Ligji i Përtërirë 18:15,18
Zoti, Perëndia yt, do të krijojë për ty një profet si unë në mes teje dhe vëllezërve të tu; atë keni për ta dëgjuar,
unë do të nxjerr për ta një profet nga gjiri i vëllezërve të tyre dhe do të vë në gojën e tij fjalët e mia, dhe ai do t`u thotë atyre të gjitha ato që unë do t`i urdhëroj.


Ky është një nga pasazhet që muslimanët pretendojnë se flet për Muhamedin. Ata që nuk dinë asgjë për Biblën edhe mund ta besojnë këtë përrallë, por ata që dinë diçka qeshin me një pretendim të tillë.

Ky profet për të cilin flitet këtu, identifikohet si Jezusi tek Veprat 3:22.
Jo vetëm kaq por Jezusi tha që Ai vetë ishte profeti për të cilin Moisiu shkroi:
Gjoni 5:46,47
sepse nëqoftëse ju do t`i kishit besuar Moisiut, do të më besonit edhe mua, sepse ai ka shkruar për mua. 
Por nëqoftëse ju nuk u besoni shkrimeve të tij, si do t`u besoni fjalëve të mia?``.


Megjithatë, vargu ku jepet kjo profeci tek Ligji i Përtërirë 18 (lexoni lart) thotë shumë qartë që ky profet do të vijë nga populli i Izraelit, jo nga arabët. Disa muslimanë kundërshtojnë duke thënë se shprehja “nga gjiri i vëllezërve të tyre” nuk do të thotë nga Izraeli, por nga pasardhësit e Ismaelit, dmth arabët. Sipas Biblës Abrahami kishte dy bij, Isakun dhe Ismaelin. Ismaeli u lind nga një marrëdhënie jashtë martese e Abrahamit dhe shërbëtoren e tij Hagar, kurse Isaku u lind nga premtimi i Perëndisë dhënë Abrahamit se Zoti do bekonte pasardhjen e tij nëpërmjet Isakut, prej nga vjen edhe Krishti. Duke qënë se Muhamedi e gjeti veten ngushtë duke qënë pasardhës i Ismaelit dhe jo Isakut, atëherë ai shpiku teorinë se Zoti i tha Abrahamit se do bekonte pasardhjen e tij nëpërmjet Ismaelit. Atëherë sipas disa muslimanëve meqënëse Ismaeli ishte gjysëm vëlla me Isakun (dhe çifutët janë pasardhës të Isakut), shprehja nga “gjiri i vëllezërve të tyre” do të thotë nga gjiri i Ismaelitëve, ose arabëve. Megjithë dëshirën e madhe që muslimanët kanë që ky të jetë interpretimi i saktë, faktet janë ndryshe. E njëjta shprehje që është përdorur tek LiP 18 “nga gjiri i vëllezërve të tyre” është përdorur një kapitull më parë LiP 17 në lidhje me caktimin e mbretit ku thuhet:
Ligji i Përtërirë 17:14,15
Kur do të hysh në vendin që Zoti, Perëndia yt, po të jep dhe do ta shtiesh në dorë dhe do të banosh atje, në rast se do të thuash: "Dua të caktoj mbi mua një mbret ashtu si tërë kombet që më rrethojnë", 
do të caktosh mbi ty mbretin që Zoti, Perëndia yt, ka për të zgjedhur. Do të caktosh mbi ty një mbret të zgjedhur midis vëllezërve të tu; nuk mund të caktosh mbi ty një të huaj që të mos jetë vëllai yt.

Pra, këtu shpjegohet qartë se mbreti që do të vinte nga gjiri i vëllezërve të tyre (çifutëve) duhet të ishte nga Izraeli, pa asnjë kundërshtim. Ismaeli nuk ishte Izraelit, e ëma e tij Hagar ishte Egjiptase, nuk ishin as e njëjta rracë. Prandaj, nuk ka mundësi që ky pasazh të flasë për ndonjë tjetër veç Jezusit, e jo më një arab. Për t’i vënë vulën kësaj pune Bibla thotë qartë se shkrimi i shenjtë u dha nëpërmjet judenjve (çifutëve, izraelitëve):

Romakët 3:1,2
Cila është, pra, përparësia e Judeut, ose cila është dobia e rrethprerjes? 
E madhe në çdo mënyrë; para së gjithash sepse orakujt e Perëndisë iu besuan atyre.

Pra, duket qartë që shkrimi nuk do të vinte nga asnjë popull tjetër përveç çifutëve, prandaj ai varg nuk ka si të flasë për Muhamedin.
Pretendimi i dytë (se Bibla flet për Muhamedin) ka të bëjë me pasazhin tek
Gjoni 14:16
Dhe unë do t`i lutem Atit dhe ai do t`ju japë një Ngushëllues tjetër, që do të qëndrojë përgjithmonë me ju,

që sipas mjaft muslimanëve, Jezusi këtu po flet për Muhamedin.
Është interesante të shohësh hipokrizinë e muslimanëve në këtë pikë. Në rradhë të parë ata thonë që Bibla është e korrptuar, por papritmas ata gjetën një pasazh që nuk qënka korrptuar, dhe së dyti ata lënë pa lexuar vazhdimin e fjalisë (siç e shikoni nuk ka pikë në fund të fjalisë, por presje) që thotë:
Frymën e së Vërtetës, që bota nuk mund ta marrë, sepse nuk e sheh dhe nuk e njeh; por ju e njihni, sepse qëndron me ju dhe do të jetë në ju.
Pra, për çdo njeri që di të lexojë të paktën sa një fëmijë i klasës së dytë, po të lexosh të gjithë fjalinë, Jezusi e përkufizoi se kush është ky ngushëllues, pra është Fryma e Shenjtë. Gjithashtu kjo duket qartë, pasi vargu thotë qartë që ky ngushëllues do qëndrojë gjithmonë me besimtarët, që padyshim nuk ka zbatim për Muhamedin pasi ai vdiq.
Në pamundësi për të gjetur ndonjë varg në Bibël që flet për ardhjen e Muhamedit, dëshpërimi i muslimanëve bëhet aq i madh saqë shikon tentativa qesharake prej disa prej tyre për t’u munduar të na bindin se Bibla flet në të vërtetë për të. Në lidhje me këtë ata marrin fjalë të ndryshme nga Bibla dhe mundohen t’i përshtatin në Arabisht duke pretenduar se këto fjalë flasin për Allahun apo Muhamedin.
Në rradhë të parë, Bibla u shkrua në Hebraisht dhe Greqisht dhe disa pjesë të vogla në Aramaisht. Asnjë nga këto gjuhë nuk ka ndonjë gjë të përbashkët me arabishten. Së dyti, ngjashmëri fjalësh në gjuhë të ndryshme nuk do të thotë domosdoshmërisht që fjalët janë të njëjta apo të lidhura disi.
Psh. fjala bukë dhe book (në shqip dhe anglisht, respektivisht), megjithëse mund të shqiptohen gati njësoj apo të kenë shkronja të përbashkëta nuk do të thotë që këto fjalë janë të lidhura (book do të thotë libër).
Madje, edhe fjalë të njëjta në gjuhë të ndryshme nuk do të thotë se kanë të njëjtin kuptim.
Psh. fjala bar në shqip do të thotë bimë që rritet mbi dhe, kurse në anglisht do të thotë copë, psh një copë druri, një copë metali, një copë sapun, etj.
Kështu që të marrësh disa fjalë nga Bibla që kanë 2-3 bashtingëllore të përbashkëta me një fjale arabisht, nuk do të thotë që fjalët kanë lidhje. Eshtë vërtetë qesharake të shikosh përpjekjet e disa muslimanëve me lojëra të tilla fjalësh. Në qoftë se Zoti i vërtetë do kishte dërguar Muhamedin si profetin e tij të fundit për njerëzimin, jua premtojmë se do kishte prova të forta për këtë, jo lojra kalamajsh apo manipulime fëmijënore.
Atëherë, a do të thotë kjo që Bibla nuk flet fare për profetin Muhamed?

Padyshim që jo. Megjithëse Bibla nuk e përmend me emër Muhamedin ajo flet shume qartë për të. Shikoni vargjet më poshtë:

Mateu 24:24-26
Sepse do të dalin krishtër të rremë dhe profetë të rremë, dhe do të bëjnë shenja të mëdha dhe mrrekulli të tilla aq sa t`i mashtrojnë, po të ishte e mundur, edhe të zgjedhurit. 
Ja, unë ju paralajmërova. 
Pra, në qoftë se ju thonë: "Ja, është në shkretëtirë", mos shkoni atje: "Ja, është në dhomat e fshehta", mos u besoni.

Gjithashtu, 1Gjonit 4:1-3
Shumë të dashur, mos i besoni çdo frymë, por i vini në provë frymërat për të ditur nëse janë nga Perëndia, sepse shumë profetë të rremë kanë dalë në botë.Nga kjo mund të njihni Frymën e Perëndisë: çdo frymë që rrëfen se Jezu Krishti ka ardhur në mish, është nga Perëndia.
Dhe çdo frymë që nuk rrëfen se Jezu Krishti ka ardhur në mish, nuk është nga Perëndia; dhe kjo është fryma e antikrishtit që, siç e keni dëgjuar se vjen; dhe tashmë është në botë.

Tek referenca e parë, nga Mateu 24, Jezusi paralajmëron dishepujt e tij për profetet e rremë, dhe në vargun 26 ai jep dy cilësi specifike, e para që ndodhet “në shkretëtirë”, dhe e dyta në “dhomat e fshehta”. Shkretëtira përkufizon vend ndodhjen gjeografike duke folur për shkretëtirën e madhe atë të Arabisë, dhe “dhomat e fshehta” flasin për shpellat ku Muhamedi kishte vegimet.
Atëherë a flet Bibla për profetin Muhamed? Bibla flet qartë fare. Sipas Biblës ai është një profet i rremë. Jezusi na paralajmëroi për të 600 vjet para ardhjes së tij.
Në qoftë se Muhamedi është profet i vërtetë si shpjegohet që ai nuk paralajmëroi ndjekësit e tij për të tëra ato gjëra që shumë prej tyre do bënin në emër të tij? Shumë terroristë muslimanë sot bëjnë akte terroriste në emër të Muhamedit dhe të Kuranit. Nëse Muhamedi ishte profet i vërtetë pse nuk i tha ai ndjekësve të tij që njerëz të tillë do të vinin dhe do të bënin gjëra të tmerrshme në emër të tij dhe të Kuranit?
Jezusi nga ana tjetër e parashikoi një gjë të tillë dhe paralajmëroi dishepujt. Nuk kemi parë deri tani asnjë provë nga komuniteti islamik se Bibla flet për Muhamedin si profet i Zotit, përveç vargjeve që flasin qartë se ai ishte një profet i rremë. Kuptohet që çdo njeri do të vendosë vetë nëse do të besojë Biblën ose jo, por të paktën shpresojmë të kemi sqaruar në këtë artikull se Bibla nuk thotë asgjëkundi se Muhamedi është profet i Zotit, në të kundërt e quan atë profet të rremë. Përgjegjësia bie mbi ne të vendosim se cilin do të besojmë, Jezusin apo Muhamedin, Biblën apo Kuranin, por nuk mund t’i besojmë të dyja sepse nuk janë njësoj, nuk predikojnë të njëjtat gjëra dhe nuk flasin për të njëjtin Zot. Zoti ju bekoftë.


Të gjitha referencat e Kuranit janë marrë nga përkthimi në shqip i Kuranit nga Sherif Ahmeti. Referencat janë cituar ashtu sic gjenden në Kuran pa ndryshuar asgjë, prandaj gabimet gramatikore, gjuhësore, apo drejtshkrimore nuk jane korrigjuar për arsye se dëshironim që të citonim Kuranin ashtu sic është, pa ndryshuar asgjë. Ky version i Kuranit mund të gjendet në internet tek: www.albislam.com/kurani/. Për shkak të vërtetësisë së informacionit të prezantuar këtu, ju inkurajojmë që të verifikoni vetë çdo citim nga Kurani për të gjitha referencat që kemi dhënë.



Qëndrimi i profetit MUHAMED ndaj krishterëve

 

Edhe përpos kontradiktave aktuale të Lindjes myslimane dhe Perëndimit krishterë, e njohur për ne si “konflikt civilizimesh”, të dhënat materiale dhe historike që nga kohërat sa ishte gjallë hasreti MUHAMEDI, tregojnë krejtësisht një qëndrim shumë më tolerant dhe tejet miqësorë ndaj pjesëtarëve të këtij religjioni në përgjithësi, si dhe ndaj thelbit të filozofisë religjioze krishtere në veçanti.
Shikuar në bërthamën e filozofisë dhe ideologjisë të të gjitha religjioneve monoteiste gjatë historisë, në asnjërin prej tyre nuk mund të hasësh në ndonjë predikim apo pasus të shkruar që tregon mungesë tolerancë dhe armiqësi ndaj konfesioneve dhe grupeve tjera fetare.
Në anën tjetër, realiteti i pamohueshëm praktik na tregon krejtësisht një eksperiencë të kundërt. Dihet nga historia se në emër të besimeve dhe të feve, ndërmjet popujve dhe civilizimeve të ndryshme, janë bërë shumë luftëra dhe krime, shumë komplote dhe gjakderdhje. Bazuar në mjaft të dhëna të dëshmive historike që ne kemi sot, lirisht mund të konstatohet se këto përleshje, nën petkun e motivit religjioz, realisht kanë pasur karakter tërësisht klasor dhe politik duke ndikuar kështu edhe në rrjedhat globale të raporteve interkontinentale dhe ndërcivilizuese.
Këso konflikte fetare, ka pasur mjaft, po ne do të ndalemi kryekëput te raportet e dy religjioneve që sot konsiderohen si më të mëdha në botë, ISLAMIT dhe KRISHTERIMIT, e që janë religjione që e ndërtojnë edhe besimin multi fetar të popullit tonë shqiptar.

Islami dhe krishterimi si dy fe miqësore

Shpesh herë qëllimisht nga historia është keç treguar qëndrimi që profeti Muhamed kishte ndaj të krishterëve. Mite dhe legjenda të tepërta qëllimkëqija e kanë mbuluar këtë qëndrim. E vërteta e zbuluar nga dokumentet më të hershme historike e tregon të kundërtën. Profeti Muhamed jo vetëm që nuk kishte ndonjë qasje armiqësore ndaj tyre por përkundrazi i kishte trajtuar me dashamirësi dhe afërsi.
Ata dijetarë dhe studiues të mirëfilltë dhe neutral të këtyre dy feve, e dinë mirë se, që nga fillëzënia e parë e tyre, krishterimi dhe islami kurë nuk kanë qenë fe kontradiktore, por, përkundrazi, i kanë pasur shumë elemente të ngjashme në mes tyre.
Historia e shkruar e zhvillimit të fesë islame, me pietet dhe respekt të veçantë i kujton vitet e para të predikimit të kësaj feje dhe peripecitë e besimtarëve që atëbotë e kishin pranuar islamin, përballë ndjekjeve të bashkëvendësve të tyre që kishin besimin zyrtar në idhuj dhe toteme (totemizëm).
Nga dhuna e paparë fizike që i ushtrohej myslimanëve të parë që kishin pranuar islamin, me urdhrin e Muhamedit a.s., më vitin 615 të e.s., shumica prej tyre, gjejnë strehim në Abesini (Etiopia e sotme) ku sundonte mbreti krishterë Negusi, i cili, jo vetëm se i ofroi azil këtyre emigrantëve myslimanë që kishin ikur prej dhunës nga vendi i tyre, por edhe i mori nën mbrojtje zyrtare mbretërore.
Përveç kësaj ngjarje historike të raporteve tejet të mira ndërfetare në mes të myslimanëve të parë dhe një mbreti krishterë, në vazhdim do t’ua prezantoj një letër si dëshmi materiale (e shkruar në origjinale), të cilën Profeti e kishte adresuar murgjve të Manastirit të Shën Katerinës.
Kjo letër e dërguar në adresë të këtij manastiri mban datën e vitit 628.

"Ky është një mesazh nga Muhamed ibn Abdullah, si një pakt për ata që mbajnë Krishterimin, pranë dhe larg, ne jemi me ta. Me të vërtetë unë, shërbëtorët, ndihmuesit, dhe ndjekësit e mi i mbrojnë ata, sepse kristianët janë qytetarët e mi; dhe për Allah, unë jam gjithmonë kundër çdo gjëje që i dëshpëron ata. Asnjë lloj detyrimi nuk duhet të ketë mbi ta. As gjykatësit e tyre nuk do të hiqen nga puna dhe as murgjërinë nga manastiret e tyre. Asnjë nuk lejohet që të shkatërrojë një shtëpi të besimit të tyre, ta dëmtojë atë, apo të marrë ndonjë gjë nga ajo për tek shtëpitë e myslimanëve. Në qoftë se ndonjë merr ndonjë nga këto, ai do të shkelë paktin e Zotit dhe nuk i bindet profetit të Tij. Me të vërtetë, ata janë aleatët e mi dhe kanë statutin tim të sigurt kundër çdo gjëje që ata urrejnë. Asnjë nuk do t'i detyrojë ata që të udhëtojnë apo t'i obligojnë për luftë. Myslimanët duhet të luftojnë për ta. Në qoftë se një femër krishtere martohet me një mysliman, kjo nuk duhet të ndodhë pa aprovimin e saj. Ajo nuk duhet të ndalohet të vizitojë kishën e saj për t'u lutur. Kishat e tyre duhet të respektohen. Atyre nuk duhet t'u ndalohet riparimi i tyre as shenjtërimi i pakteve të tyre. Asnjë njeri nga ymmeti (bashkësia myslimane) nuk duhet të shkelë këtë pakt deri në Ditën e Kiametit (fundi i botës)."

Një shembull të një tolerance dhe respekti në mes të këtyre dy feve, patjetër se e kemi si unikat në botë edhe te ne shqiptarët. Kurrë në historinë tonë kombëtare nuk ka ekzistuar ndonjë konflikt ndërfetar me përmasa të mëdha, por, përkundrazi, jemi të njohur për një respekt, mirëkuptim dashuri dhe konsideratë të ndërsjellët fetar. Një qëndrim të tillë human, të drejtë e zemërmirë bota nuk ka parë në asnjë rast tjetër. Nga një sjellje e tillë bujare mund të mësojnë edhe sot mjaft shtete e shoqëri duke filluar nga Evropa, Amerika dhe gjithë bota...

Adnan Abrashi

Ramush Haradinaj do të shpallet i pafajshëm

Rigjykimi ndaj kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe njëherësh ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinajt fillon këtë javë, pas një zvarritjeje të gjatë. Në një prononcim për mediet, avokati Michael O’Railly është i bindur se Haradinaj do të shpallet i pafajshëm. Ai shpreson se beteja e dytë e liderit të AAK-së me Hagën do të përfundojë në nëntor ose dhjetor.
“Ramush Haradinaj do të shpallet i pafajshëm”, citohet të ketë thënë O'Railly, të dielën në një prononcim përmes telefonit. Avokati O’Railly thotë se nuk ka asnjë fakt që implikon Ramush Haradinaj në akuzat për të cilat pretendon Prokuroria e Tribunalit.
 
“Nuk besoj se ka ndonjë fakt kundër tij, për shkak se të gjitha faktet në gjykimin e parë kanë treguar se nuk ka fakte kundër tij dhe se sjellja e tij gjatë gjithë kohës ka qenë shembullore, jashtëzakonisht e mirë. Nuk ka asnjë fakt të vetëm që ai është sjellë keq lidhur me ndonjë nga incidentet që përmenden në aktakuzë”, ka thënë ai.
Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) për Zonën Operative të Dukagjinit do të rigjykohet sërish në Tribunalin e Hagës. Seanca e parë e procesit gjyqësor mbahet këtë të enjte. Një ditë më herët, të mërkurën, mbahet e ashtuquajtura konferencë paragjyqësore, në të cilën mund të jepen hollësi për numrin e dëshmitarëve që mund t’i sjellë Prokuroria.
Haradinaj dhe dy bashkëluftëtarët e tij, Lahi Brahimaj dhe Idriz Balaj do të gjykohen në Hagë për herë të dytë, gjë që nuk ka ndodhur me asnjë rast tjetër në Tribunalin e themeluar nga Kombet e Bashkuara.
Rreth dy vjet e gjysmë pasi ishte shpallur i pafajshëm nga gjitha akuzat për krime lufte, Haradinaj sërish ka udhëtuar vullnetarisht në Hagë, për rigjykim. Ai ndodhet në qendrën e paraburgimit që nga 21 korriku 2010.

Rrugëtimi i liribërësve të Kosovës ..

 Po botojmë të plotë shkrimin e publicistës së mirënjohur nga Çarrabregu i Deçanit ,kolonel Fitnete Ramosaj:


Rrugëtimi i liribërësve të Kosovës ..




Liria e Kosovës përmbledh në vete përpjekjet, flijimet sublime dhe sakrificat shekullore të popullit shqiptar për liri e pavarësi. Padyshim se periudha më meritore është ajo e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e cila me flijimet dhe përpjekjet e gjithanshme të këtij populli, mileniumin e dytë e kurorëzoi me fitoren e lirisë.



Nga Flori Press ..



Heroizmi vetëflijues i djemve liridashës…



      Në historinë jo të largët të UÇK-së, një kapitull të veçantë zë edhe furnizimi me armë, ku vetëm në kufirin e dhunshëm shqiptaro-shqiptar ranë për të mos vdekur kurrë shumë prej luftëtarëve më të mirë. Edhe pse të ndodhur përballë forcave të shumta pushtuese serbe, të koncentruara përgjatë gjithë brezit kufitar me qëllim të ndërprerjes së furnizimit me armë që ishte aorta kryesore e luftës sonë, liribërësit nuk e ndalën rrugëtimin për asnjë çast, edhe pse ishin të vetëdijshëm se në çdo hap i priste vdekja. E këtillë është rënia e Luan Haradinajt, pastaj rënia e 23 luftëtarëve nga Hereqi e Sllupi, të atyre nga Prejlepi, Raushiqi, rënia e komandant Mujë Krasniqit me 35 bashkëluftëtarë, rënia e 21 të tjerëve në Bishtazhin, Goden e Rogovë të Hasit në krye me komandantët Agim Zenelin - “Cergashin” e Agron Ramën, rënia e të tjerëve në Bjeshkë të Belegut e në dhjetëra raste të tjera...

      Por lufta kërkonte armë, kërkonte barot, kërkonte flijime mbinjerëzore, e heroizmi vetëflijues djemve liridashës nuk u mungoi kurrë. Edhe përkundër rënieve të lavdishme, edhe përkundër rreziqeve të mëdha nëpër të cilat detyroheshin të kalonin, hapën shtigje e rrugë të reja për t’ua shtuar shokëve barotin, për t’ia shtuar një pushkë më shumë luftës për liri, të bindur se ai që bie për atdhe gjaku nuk i humb kurrë. E të këtillë janë edhe katërmbëdhjetë dëshmorët e rënë në krye të detyrës dhjetë vjet më parë në Shishmon të Bokës.



Drejt Kosovës...



      Meqë në Zonën Operative të Dukagjinit edhe gjatë periudhës së dimrit asnjëherë nuk kishte ndërprerje të luftimeve kundër forcave serbe, përballja me mungesën e municionit e teknikës luftarake ishte e pashmangshme. Aq më tepër kur në prak të fillimit të stinës së re, forcat pushtuese serbe veç kishin bërë lëvizjet dhe përgatitjet e duhura për një ofensivë të re kundër zonave të luftës dhe kundër gjithë Kosovës.

      Për këtë arsye, më 17 mars 1999, grupi i luftëtarëve i përbërë nga Naim Avdiu (Lata), Besim Rama, Canë Demiraj - “Korabi”, Bashkim Lokaj, Naman Demolli etj., meqë ishin njohës të mirë të terrenit të brezit kufitar, dhe iu kishte rënë shpesh herë të shkelin edhe rrugë të pashkelura nëpër atë terren, urdhërohen nga Komanda e Zonës Operative të Dukagjinit që të kalojnë nga vijat e luftës në Dukagjin për në Shqipëri për të sjellë një kontigjent armatimi dhe për të shoqëruar një grup luftëtarësh vullnetarë që kishin një kohë të gjatë që po pritnin për të hyrë në Kosovë, madje kishin tentuar të hyjnë disa herë, por pa sukses. Më 22 mars 1999, kjo njësi niset drejt Kosovës. Në brezin kufitar në drejtim të Padeshit hasin në fushë të minuar. Aty plagosen lehtë disa luftëtarë. Meqë depërtimi në atë drejtim ishte i pamundur, detyrohen të kthehen prapa për të gjetur rrugë të re.



Beteja heroike te “Livadhet e Gjata”



      Më 28 mars, grupi i përbërë prej dyzet e katër luftëtarëve tejet të përgatitur, të pajisur mirë me armatim modern të paparë deri atëherë në frontet e luftës, niset sërish nga Vlana e Shqipërisë për të marshuar drejt Kosovës, edhe pse e dinin se në brezin kufitar, sidomos pas fillimit të sulmeve ajrore të NATO-s ishin përqendrur forca të shumta serbe me arsenal të rëndë luftarak. Kishin kaluar kufirin. Kishin hyrë brenda në thellësi të territorit të Kosovës, të lodhur e të rraskapitur nga pesha e rëndë e rruga e gjatë dhe e mundimshme, plot të papritura. Mesnatën e kishin lënë pas. Diku rreth orës 02.15 minuta të 29 marsit, në vendin e quajtur te “Livadhet e Gjata” mbi Shishman të Bokës, në një pozicion mjaft të papërshtatshëm për luftime, ndeshen në pritën e forcave serbe, të ngritur “ad hoc” mbase vetëm disa orë më parë enkas për ta... Krahas forcave ushtarake serbe thuhet se kanë marrë pjesë edhe e ashtuquajtura “polici lokale” e Serbisë, që në këtë anë drejtohej nga famëkeqi Muharrem Ibraj... Të gjendur në mes të zjarrit të gërshetuar të mitralozëve të rëndë, në një përleshje të rreptë e të pabarabartë, në një luftë mbinjerëzore bien heroikisht katërmbëdhjetë luftëtarë të lirisë e njëmbëdhjetë të tjerë plagosen rëndë e lehtë. 



Bashkërisht e shkruan historinë me një vetëflijim të pashembullt



      Shumica prej të rënëve e kishin mbushur vitin nëpër fronte të ndryshme të luftës, ishin dalluar e kishin bërë emër në beteja të njëpasnjëshme, shumë prej tyre plagët ua kishin hijeshuar shtatin në beteja të rrepta frontale në Zonën e Dukagjinit, të Drenicës e të Pashtrikut. Por këtë ditë, në momentet më të vështira për popullin dhe fatet e luftës çlirimtare, Armend Qymyri, Besim Rama, Bujar Syla, Bujar Shala, Florim Sejdija, Ibrahim Asllani, Jahja Danuza, Jashar Jashari, Kadri Berisha, Mehdi Zabeli, Mon Maçi, Naim Avdiu-Lata, Nuhi Elezaj e Xhemajl Avdullahu po e shkruanin bashkërisht historinë me një luftë të jashtëzakonshme, me një vetëflijim të pashembullt...



·       ARMEND (SEFEDIN) QYMYRI

- u lind më 8 shtator të vitit 1976 në një familje bujare në Gjakovë. Si i ri mori pjesë në të gjitha demonstratat gjithëpopullore të viteve ’89 - ’91 në Gjakovë e më gjerë. Radhëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës iu bashku më 2 korrik të vitit 1998 në fshatin Nec të Gjakovës, ku bënte pjesë në njësinë e luftëtarit të njohur të UÇK-së, komandant Shaban Golës. Aty qëndroi deri në rënien heroike të Shabanit. Pas kësaj, Armendi kalon në Shqipëri, prej nga disa herë u kthye për të ndihmuar popullatën civile të përndjekur nga pushtuesit serbë. Në një aksion të tillë Armendi plagoset në këmbë dhe në krahëror, prandaj detyrohet të shtrohet për shërim në spitalin e Shkodrës e në atë të Tiranës. Menjëherë pas shërimit, në momentet më të vështira për Kosovën, vendosë të kthehet në frontet e luftës. Në këtë përpjekje, më 29 mars 1999, bie dëshmor për të mos u harruar kurrë.



·       BESIM (ALI) RAMA

- u lind më 6 korrik të vitit 1963 në fshatin Batushë të Gjakovës, në një familje atdhetare. Gjatë viteve të ‘90-ta, dënohet me 2 vjet burgim për shkak se në shtëpinë e tij policia serbe kishte gjetur armë. Edhe shumë herë të tjera u keqtrajtua rëndë nga organet e sigurimit serb. Prandaj, që në muajin prill të vitit 1998, inkuadrohet në radhët e UÇK-së në Shtabin e Smolicës, ku bënte pjesë në Njësinë Speciale, ku mori pjesë në luftime të rrepta në Smolicë, Dobrosh e Junik. Disa herë mori pjesë edhe në sulme guerile kundër forcave serbe të pozicionuara në Batushë e Koshare. Pas rënies së Junikut, në gusht të vitit 1998, Besim Rama kalon në Shqipëri, ku pa vonuar kthehet në Kosovë dhe sistemohet në kuadër të Brigadës 134 “Bedri Shala” në fshatin Qëndresë (ish-Ratishë). Në bazë të veprimtarisë së palodhshme, sakrificës dhe guximit të pashembullt, caktohet komandant i Njësisë Speciale të kësaj brigade. Besim Rama mori pjesë në dhjetëra aksione guerile të kryera në prapavijë të armikut, në rajonin e Rekës së Keqe. Do të udhëheqë dhjetëra rrugë për furnizim deri në brezin kufitar dhe anasjelltas, por do të jetë edhe në ballë të betejave të njëpasnjëshme frontale. Në muajin mars, Besimi caktohet nga Komanda e ZOD-it që me disa bashkëluftëtarë të tjerë të kalon nga Qëndresa në Shqipëri për të sjellë armatim dhe vullnetarë të rinj. Ky ishte rrugëtimi kur në të kthyer bien në pritën e forcave pushtuese serbe, duke pasur një rënie madhështore për lirinë e Kosovës, pasi e pagoi veten shumëfish. Besimi ishte i martuar dhe la pas vetes pesë fëmijë, tre djem e dy vajza.



·       BUJAR (BEQIR) SHALA

- u lind më 20 mars të vitit 1978 në fshatin Rashiq të Pejës, në një familje atdhetare që gjithnjë ishte halë në sy të regjimit serb, e cila herë pas here u bastis e u keqtrajtua. Menjëherë pas Betejës së 24 marsit ’98, Bujari mobilizohet në radhët e UÇK-së në Shtabin e Gllogjanit, ku bashkë me disa bashkëluftëtarë kryen edhe stërvitjet ushtarake nën komandën e komandantit Bedri Shala (dëshmor). Në radhët e UÇK-së ishin të mobilizuar familjarisht. Në prill të vitit 1998, derisa gjendej në Gllogjan, merr pjesë në betejat e rrepta të zhvilluara në Baballoç e Gramaçel. Pas kësaj kohe, Bujari me disa bashkëfshatarë të tij urdhërohet që të kthehet në fshatin Rashiq dhe të ndihmojë mobilizimin. Një herë kishte qenë edhe për furnizim me armë. Në kuadër të shtabit lokal të fshatit do të veprojë si pjesëtar i njësisë speciale, e cila intervenonte në vija të luftës, ku paraqitej nevoja. Mori pjesë në luftimet e zhvilluara në Loxhë, Gllogjan, Bokshiq, Kijevë, Kryshec, te Përroi i Gërvallës, Vranoc, Bokshiq, Raushiq etj. Bujar Shala bie heroikisht më 29 mars 1999 në Shishmon të Bokës.



·       BUJAR (ESAT) SYLA

- u lind më 14 nëntor 1974 në Gjakovë, në një familje të përndjekur nga regjimi serb. Si nxënës i shkollës së mesme ishte pjesëmarrës në demonstratat gjithëpopullore të viteve 1989-1991. Bujar Syla ndërpreu studimet e larta, Dega e Veterinarisë që po i vazhdonte në Institutin e Bujqësisë në Tiranë. Nuk mund të rrinte duarkryq kur populli i vet po i nënshtrohej dhunës, masakrave e terrorit të shfrenuar serb. Prandaj, lë në gjysmë vitin e katërt të studimeve dhe u bashkohet radhëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Sistemohet në kuadër të Brigadës 134 “Bedri Shala”. Kryen stërvitjen në Vlanë dhe më 28 mars nisen drejt Kosovës. Kalojnë kufirin e dhunshëm ndërshqiptar, ku ishin stacionuar forcat më elite të Serbisë e mbetjes jugosllave. Arrijnë deri në Shishmon të Bokës, ku në një përballje të pabarabartë bien për të mos vdekur kurrë.



·       FLORIM (ELEZ) SEJDIJA

- u lind më 2 qershor 1976 në fshatin Smolicë të Gjakovës, në një familje atdhetare e cila u trajtua egërsisht gjatë regjimit komunist serbosllav. Axha i dëshmorit, Hasan Sejdija, kundërshtar i regjimit që po instalohej në Kosovë, në vitin 1947, kapet nga ushtria jugosllave. Atë, thanë se e dërguan në burg në Maqedoni, por familja e tij kurrë më nuk pati as gjurmë, as shenjë. Një vit më vonë, tërë familjen ia burgosin duke e mbajtur në burgun e instaluar në Brovinë. Florimi si student i Elektroteknikës, duke e parë dhe vlerësuar drejt gjendjen në të cilën gjendej Kosova, lë studimet dhe radhitet në radhët ilegale të UÇK-së, në njësitin e Smolicës, qysh më 10 shkurt të vitit 1998. Vazhdimisht kryen detyra të furnizimit armë. Pas daljes haptazi, në prill të vitit ’98, caktohet komandant i Njësisë Speciale pranë Shtabit të Smolicës. Këso kohe Smolica ishte bërë qendër e njohur e luftës dhe qëndresës, ku për pesë muaj me radhë forcat serbe edhe pse përdorën tërë makinerinë e rëndë dhe njësitë më të përgatitura ushtarake, policore e paramilitare, nuk mundën ta thyejnë qëndresën e luftëtarëve të lirisë. Aty u shquan edhe luftëtarët tani dëshmorë si: Florim Sejdija, komandanti Agron Rama, Sejdi Rama, Naim Lata, Burim Hamza, Avdyl Tahiri, Fetah Krasniqi etj. Mori pjesë në të gjitha luftimet e zhvilluara në Rekë të Keqe. Florimi me njësinë e tij për një kohë stacionohet në Nec të Gjakovës, ku ndërmerr aksione të shumta kundër forcave serbe, aksione për minimin e rrugëve si në Smolicë, Nec, Shishman, ku kolonat e motorizuara serbe disa herë patën humbje të mëdha. Gjithnjë u dallua për luftë të pa kompromis kundër pushtuesve serbë, deri në rënien e lavdishme.



·       IBRAHIM (KADRI) ASLLANI

- u lind më 5 korrik të vitit 1973 në fshatin Devë të Gjakovës, në një familje atdhetare, anëtarët e të cilës shpesh herë u keqtrajtuan e burgosën nga regjimet serbe. Ibrahimi inkuadrohet në radhët e UÇK-së në Shtabin e Smolicës qysh më 10 mars të vitit 1998. Më vonë, në Nec emërohet komandant togu. Mori pjesë në të gjitha luftimet e zhvilluara në Rekë të Keqe deri më 2 gusht 1998. Ibrahimi luftoi e veproi me vetëmohim në kuadër të Brigadës 134 “Bedri Shala”, duke marrë pjesë në furnizim me armë nga Shqipëria, por edhe në luftime frontale e aksione guerile. Bie për të mos vdekur kurrë më 29 mars, së bashku me 13 dëshmorë të tjerë.



·       JAHJA (REHAN) DANUZA

- u lind më 27 prill 1971 në Rahovec, në një familje atdhetare e cila në disa gjenerata ishte angazhuar aktivisht në ngjarjet e kohës për liri e çlirim. Më 3 maj 1998 kyçet në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, pikërisht në Shtabin e Rahovecit, të cilin e drejtonte komandanti i shquar i UÇK-së dëshmori Xhelal Hajda – “Toni”, fillimisht duke u angazhuar në furnizimin me armë nga Shqipëria. Ka marrë pjesë në betejën e Vrajnstenës, përkatësisht në marrjen e Rahovecit më 17 korrik 1998 dhe në të gjitha frontet tjera në këtë anë. Luftoi e veproi në kuadër të Shtabit “Arti” derisa u detyruan të tërhiqen në drejtim të maleve të Izbishtit e Retisë. Në fund të gushtit detyrohet të kalojë në Shqipëri. Prej andej kalon në Zvicër. Ndërgjegjja nuk e linte të qetë të qëndronte larg Kosovës që po digjej në flakët e luftës. Kthehet në Shqipëri dhe bashkë me 43 bashkëluftëtarë niset drejt Kosovës, për të rënë heroikisht në Shishmon të Bokës.



·       JASHAR (ZEJNULLAH) JASHARI – KOMANDANT “DURAKU”

- u lind më 16 shkurt të vitit 1962 në fshatin Strofc të Vushtrrisë, në një familje të njohur atdhetare, e cila kishte dhënë dëshmorë edhe në vitin 1945, kur gjyshi i dëshmorit luftoi përkrah Shaban Polluzhës. Jashari në vitin 1981 u burgos për shkak të pjesëmarrjes në demonstrata. Kurrë nuk u përkul para shtypjes së regjimit pushtues serbo-jugosllav. Në vitin 1990 kishte emigruar në Holandë, e prej andej dy vjet më vonë kaloi në Gjermani ku ishte bashkë me familje. Ndër të parët la mërgimin dhe iu bashkua radhëve çlirimtare në Kosovë. Më 8 mars 1998, arriti në Tiranë, për të hyrë në Kosovë vetëm katër ditë më vonë. Që nga ai moment mori pjesë në luftime të rrepta e të njëpasnjëshme në Zonën Operative të Drenicës. Jashar Jashari, i njohur me nofkën e luftës “Duraku” ishte komandant në Shtabin e Çiçavicës. Para ofensivës së shtatorit 1998 shkoi për armatim në Shqipëri, që ishte aq i domosdoshëm, ku qëndroi deri më 28 mars 1999, gjithnjë duke punuar në organizimin dhe mobilizimin e rekrutëve të rinj në Kalimash. Në çastet më të vështira ishte nisur drejt Kosovës, për të pasur një rënie të lavdishme dhëmbë për dhëmbë me forcat pushtuese serbe së bashku me 13 bashkëluftëtarët tjerë. Gjithë familja Jashari ishin të mobilizuar në luftë, kush me pjesëmarrje të drejtpërdrejtë në vijat e frontit e kush me angazhim maksimal për sigurimin e ndihmave dhe armatimit për luftën. Kjo familje lirisë së atdheut ia fali dy dëshmorë Jashar Jasharin dhe vëllanë e tij Januzin. Ka lënë pas vetes gjashtë fëmijë: dy djem e katër vajza.



·       KADRI (MUHAMET) BERISHA

 - u lind më 28 prill të vitit 1966, në fshatin Pozhar të Deçanit, në familjen e Demë Ali Pozharit, e cila më shumë se një shekull, brez pas brezi, qëndroi në ballë të luftërave kundër pushtuesve serbo-malazezë, për çka gjithnjë ishte në shënjestër të regjimeve pushtuese, e keqtrajtuar dhe e përndjekur për shkak të pikëpamjeve dhe veprimtarisë atdhetare. Në periudhën kohore që nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit (1878) e këndej, kjo familje dha pesëmbëdhjetë dëshmorë të kombit. Në luftën e fundit ranë dëshmorët e rinj Kadri Berisha dhe Shkëlzen Berisha. Ishte inkuadruar në radhët e UÇK-së që në nëntor të vitit 1997, duke marrë pjesë në një varg aksionesh. Pas shpërthimit të luftës frontale, si luftëtar i Shtabit të Gllogjanit do të merr pjesë në një varg luftimesh të zhvilluara në rajonin e përgjegjësisë së Brigadës 131 “Jusuf Gërvalla” dhe të Zonës Operative të Dukagjinit. Ishte edhe epror në Shtabin Lokal të fshatit Pozhar. Kadriu mori pjesë dhe u dallua në luftimet e zhvilluara në Dashinoc, Prejlep, Baballoç, Gramaçel, Llukë të Epërme, Isniq, Strellc, Broliq, Carrabreg, Sllup, Voksh, Pozhar etj. Disa herë ka organizuar edhe bartjen e armatimit nga Shqipëria në Kosovë nëpërmjet familjarëve të tij që gjendeshin prej kohësh në Shqipëri. UÇK-në e ndihmoi dhe e përkrahu me tërë qenien, duke vënë në dispozicion të luftës gjithçka kishte. Ra në fushën e nderit më 29 mars ’99 në përleshje të pabarabartë me forcat serbe në Shishmon të Bokës, duke lënë pas lavdinë për jetën dhe veprën heroike. Ka lënë pas vetes katër fëmijë, dy djem e dy vajza.



·       MEHDI (ADEM) ZABELI

- u lind më 16 mars të vitit 1968, në fshatin Lum i Madh të Vushtrrisë. Rrjedh nga një familje atdhetare e Zabelit të Drenasit, e cila gjatë tërë kohës ishte në shënjestër të regjimit pushtues serb, pasi që familja e tyre ishte çerdhe e Ballit Kombëtar. Ky persekutim i përcolli deri në fillim të luftës çlirimtare. Mehdiu në vitin 1989 kishte kaluar në Austri, ku vazhdimisht mori pjesë në protesta e demonstrata të organizuara për Kosovën. Çlirimin e vendit e ndihmoi edhe materialisht. Në fillim të korrikut ’98 lë përgjithnjë Austrinë, mobilizohet në radhët e UÇK-së dhe kthehet në Kosovë. Meqenëse nuk arrin ta mobilizojë fshatin e tij që ishte me popullatë të përzier ku gjysma ishin serbë, Mehdiu sistemohet në fshatin Zhilivodë, në kuadër të Shtabit të Çiçavicës. Mori pjesë në aksionin luftarak në Hamidi ku u shkatërruan dy blinda të kolonës së motorizuar serbe dhe u vranë e plagosën disa policë. Mori pjesë në të gjitha luftimet e zhvilluara në këtë rajon deri në gusht të vitit 1998, si zëvendëskomandant njësie. Mehdiu plagoset në vijat e frontit, për çka detyrohet të kalojë për shërim në Shqipëri. Menjëherë pas kurimit vendosë të kthehet në Kosovë. Pesë herë u përpoq të hynte por më kot. Herën e gjashtë hyjnë brenda kufirit, por bie heroikisht për të mos vdekur kurrë në Shishmon të Bokës. Ishte i martuar dhe ka lënë pas vetes dy djem. Trupin e tij nuk kishin mundur ta gjejnë forcat serbe, sepse atë bashkëluftëtarët e tij kishin arritur ta tërheqin. Rreth 2 kilometra larg vendit të ngjarjes, në vitin 2002, janë gjetur eshtrat e tij dhe janë varrosur me nderime të larta në Varrezat e Dëshmorëve në Dumnicë të Poshtme të Vushtrrisë. 



·       MON (MUHAMET) MAQI

- u lind më 11 prill të vitit 1975, në fshatin Shishmon të Gjakovës, në një familje e cila u keqtrajtua herë pas here nga regjimi serb i pasluftës së Dytë Botërore deri në fillim të luftës. Në radhët e UÇK-së u inkuadrua në prill të vitit 1998 në Shtabin e Smolicës, ku u angazhua me theks të veçantë në furnizim me armë. Mori pjesë edhe në luftime, ku duhet veçuar luftimet e zhvilluara në fshatin Nec gjatë vitit 1998. Bie dëshmor më 29 mars 1998 pikërisht në vendlindjen e tij, së bashku me 13 bashkëluftëtarë të tjerë, për të mos u harruar kurrë.



·       NAIM SHIN AVDIU - LATA

- u lind më 21 janar të vitit 1977 në Smolicë të Gjakovës në një familje të ndershme e atdhetare. Ishte ndër të parët në këtë fshat që u inkuadrua në radhët ilegale të UÇK-së, që nga 10 shkurti i vitit 1998, në Njësitin e Smolicës, ku ishte njëri ndër luftëtarët më të dalluar. Pas daljes haptazi të UÇK-së në Smolicë, që në fillim të prillit 1998, Naimi luftoi me heroizëm të rrallë në fronte të shumta të luftës në Rekë të Keqe e në mbarë Dukagjinin, si në Smolicë, Morinë, Ponoshec, Dobrosh, pastaj në Kallavaj të Junikut, ku luftimet u zhvilluan plot trembëdhjetë ditë pandërprerë. Qëndroi sypatrembur dhe u dallua në luftimet e zhvilluara në Ponoshec, ku së bashku me Agron Ramën, Florim Sejdiun e dhjetëra luftëtarë të tjerë nga viset shqiptare i thyen keq forcat serbe, edhe pse fshati u sulmua me tanke, blida e helikopterë luftarakë. Gjatë vitit 1998, duhet veçuar edhe betejën e zhvilluar tek Ura e Musë Imerit në Smolicë, ku së bashku me shokë minoi rrugën në gjatësi prej 200 metrash, me ç’rast forcave serbe iu shkaktuan dëme tejet të mëdha: dy tanke të shkatërruara, një kamion, një blindë e mbi 20 ushtarë të vrarë e dhjetëra të tjerë të plagosur. Me depërtimin e forcave serbe në Smolicë, Naim Lata me disa bashkëluftëtarë niset drejt Gllogjanit, ku që nga 8 gushti deri më 12 gusht 1998 lufton heroikisht në këtë vijë të frontit. Naim Lata ishte betuar se deri në vdekje do t’i qëndrojë besnik UÇK-së. Në Brigadën 134 “Bedri Shala” veproi si komandant kompanie në kuadër të Batalionit të Parë dhe zëvendëskomandant i Batalionit të Policisë Ushtarake të kësaj Brigade. Edhe pas ofensivës së shtatorit ’98, atë e gjejmë në aksione të shumta të kryera në prapavijë të armikut, në rajonin e Rekës së Keqe dhe në luftime të rrepta si në Jabllanicë, Gërgoc, Ratishë të Epërme, Dujakë, Irzniq, Pozhar e shumë e shumë vende tjera. Merr pjesë edhe në betejën e 17 dhjetorit ’98 në Gllogjan, por edhe në betejën lavdiplotë të janarit të vitit 1999 të zhvilluar në Ratishë e Dashinoc nën drejtimin e komandantëve Shkëlzen e Daut Haradinaj. Më 17 mars, Naim Lata me një njësi, urdhërohet nga Komanda e ZOD-it që të kalojë në Shqipëri për të sjellë një kontigjent me armë dhe për të shoqëruar një grup luftëtarësh të lirisë. Deri në vdekje qëndron në krye të detyrës. Naimi në luftime po përballej si vigan. As prita e pabesë, as plagët e rënda në krahëror, në dorë e në këmbë nuk ia ndalën jehonën e pushkës e të këngës, kujtojnë bashkëluftëtarët e tij. I ishte shpenzuar municioni i automatikut, por nuk u ndal, pranë kishte bombat dhe revolen… Ishte betuar se nuk do të tërhiqej kurrë, por do të binte në krye të detyrës pa rënë i gjallë në duart e armikut, dhe për të mundësuar tërheqjen e shokëve të tjerë... Vargjet e këngës që e kishte kënduar shpesh me bashkëluftëtarët “Diell e hanë shndrit atdhenë / Nanë Kosovën ku kam le / Ku së pari e rrita shtatin / Në këto troje derdha gjakun…”, po jehonin nga goja e tij nëpër errësirën e natës e krismat e armëve gjëmonin deri në frymën e fundit. Dikur i plagosur rënd vret veten të mos bie i gjallë në duart e armikut.



·       NUHI (HAXHI) ELEZAJ

- u lind më 27 prill 1981, në fshatin Lubizhdë të Hasit, në një familje të ndershme e punëtore. Që në vitin 1996 punoi në Tetovë për të siguruar ekzistencën, prej nga u kthye me t’u dhënë kushtrimi i luftës. Pas një tentimi të pasuksesshëm që të kalojë ilegalisht kufirin, kur kapet dhe burgoset nga ushtria maqedonase, Nuhiu arrin ta kalojë kufirin më 7 mars 1999 dhe u bashkohet radhëve të UÇK-së në Vlanë të Shqipërisë. Për dy javë mbaron stërvitjet dhe me grupin e 44 luftëtarëve nisen drejt Kosovës. Bie heroikisht më 29 mars ’99, në Shishmon të Bokës.  



·       XHEMAJL (IDRIZ) AVDULLAHU
- u lind më 12 mars 1964, në Gjakovë, në një familje të dalluar atdhetare (e ardhur nga Gjilani), e cila që në vitin 1920 iu kishte kundërvënë drejtpërsëdrejti regjimit pushtues serb. Në vitin 1944, kur partizanët hynë në Gjilan familjes Abdullahu ia ekzekutuan njëmbëdhjetë anëtarë të familjes. Edhe Bajram Abdullahu, luftëtar i Ballit Kombëtar, vritet nga sigurimi jugosllav. Në vitin 1955 kjo familje detyrohet të shpërngulet në Shkup, prej nga kthehet në vitin 1958 dhe vendoset në Gjakovë. Xhemajli ishte pjesëmarrës aktiv në demonstratat gjithëpopullore gjatë viteve 1989-1990, kur i vriten shokët Fatmir Kërleshi dhe Xhevat Hoxha. Ndërsa Xhemajlit policia i vëhet në ndjekje. Për këtë arsye detyrohet të largohet nga Gjakova. Vendoset në Korçul të Kroacisë. Me shpërthimin e luftës mobilizohet në radhët e kroatëve. Pas përfundimit të luftës në Kroaci, kalon në Gjermani. Fillimi i luftës në Kosovë e tronditi shumë dhe nuk mund të rrinte larg saj, ai që kishte luftuar për lirinë e të tjerëve. Më 10 qershor 1998, lë Gjermaninë dhe u bashkohet radhëve të UÇK-së, duke u sistemuar në Shtabin Rajonal të Rekës së Keqe. Disa herë shkoi për furnizim me armë. Mori pjesë edhe në luftimet e rrepta të zhvilluara në Prejlep të Deçanit. Nga ana e komandantit të ZOD-it, Ramush Haradinaj, emërohet komandant i një njësie speciale dhe dërgohet përforcim në Smolicë. Luftoi me heroizëm të rrallë përkrah dëshmorit Shaban Gola, në betejat e përgjakshme të zhvilluara në Dobrosh, Kallavaj, Nivokaz etj. Gjatë gjithë kohës u shqua për përdorimin e të gjitha llojeve të armëve, sidomos të atyre antitank. Mori pjesë edhe në luftimet e zhvilluara në Carrabreg dhe në Gllogjan. Pas rënies së Smolicës detyrohet të kalojë në Shqipëri. Më 28 mars niset sërish drejt Kosovës, për të pasur një rënie tepër të jashtëzakonshme e të lavdishme. Pas rënies, forcat serbe me trupat e tyre kishin ngritur stivë, aty kishin grumbulluar edhe armatimin e tyre... ua kishin vënë zjarrin dhe kishin minuar terrenin përreth... E pasuksesshme ishte edhe përpjekja e një njësie speciale të Brigadës 134 “Bedri Shala” për të bërë diçka, e cila kishte depërtuar nga Qëndresa (ish Ratishë) në atë rajon, me të marrë të lajmit për rënien në pritë të këtyre luftëtarëve... Meqë andejpari ishin stacionuar forca tejet të mëdha të njësive speciale, paramilitare e ushtarake serbe, pas katër ditë kërkim nëpër terren mjaft të rrezikshëm detyrohen të kthehen prapa... Që në ditët e para të pasluftës, bashkëluftëtarët e tyre të Brigadës 137 “Gjakova” dhe 134 “Bedri Shala” u drejtuan drejt vendit të rënies. Duke nxjerrë eshtrat e këtyre dëshmorëve lëndohen në mina edhe dy luftëtarë të tjerë...Dhe ata që kishin ardhur nga anë të ndryshme të Kosovës në një rënie të përbashkët, në ditët e para të lirisë, më 30 qershor 1999, me nderime të larta ushtarake, në praninë e mijëra qytetarëve, 13 prej tyre në një arkivol u varrosën në një varr të përbashkët në varrezat e Dëshmorëve në Gjakovë, si shembull unikat i bashkimit dhe flijimit të madhërishëm. Këto flijime të shtrenjta edhe sot janë mesazh i qartë për të ruajtur të paprekur lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

************
  Gazeta C

PROF.DR.YMER UKAJ ne 21/06/2011 16:05:44
avatar
Redaksi e nderuar,

Juve dhe z.Flori Bruqi,shkrimtar dhe shkencetar nga Prishtina,ju pergezojme per shkrimet e nduardurshe te z.Bruqi si dhe shkrimet tjera qe ky intelektual shqiptar i plason pothuaja cdo dite ne internet.
Ju lumte z.Bruqi dhe ju Redaksi e Gazetes C.
Shendet,suksese,mvaresi.

Prof.dr.Ymer Ukaj

Berlin,21.6.2011

Nga Petrit Zeneli : Migjeni ishte një meteor që u fik pa u lindur mirë,por vepra e tij nuk u shua kurrë..



Migjeni ishte një meteor që u fik pa u lindur mirë,por vepra e tij nuk u shua kurrë..










































 Me kangë në buzë e me hove të reja u zgjue agimi pranveruer, largësinat e hjedhta ka zatetë hareja n´argjent shkëlqejnë brigjet tërthuer.

Lindja  edukimi , shkollimi ..

Millosh Gjergj Nikolla (Migjeni),ndonëse vdiq 27 vjeç dhe la pak krijimtari,një krijimtari të papërfunduar,u bë shkrimtari më i shquar i viteve ´30 “prijësi i artit të ri” siç e quajtën bashkëkohësit e tij.
U lind më 11 tetor 1911 në qytetin e Shkodrës në një familje me prejardhje nga Dibra e Madhe,kishte katër motra Cvetkën,Ollgën,Lenkën,Jovankën dhe një vëlla Nikollën.Fëmijërinë e hershme e kaloi në qytetin e lindjes nën kujdesin e gjyshes pasi prindërit e kishin lënë shumë të vogël,nëna,Sofia vdes në vitin 1916,ndërsa babai,Gjergji vdes në vitin 1924.
http://t2.gstatic.com/images?q=tbn:ANd9GcRiksG1jnNRZgDDkAovf20Na6ls0zKJRsyMp8qnkg9ExulU1Okt


Pasi mbaroi serbisht shkollën fillore në Shkodër në vitin 1923,në moshën 12 vjeçare shkon në Tuz për të vazhduar shkollën qytetëse.Pastaj në vitin 1928 fillon seminarin ortodoks (shkollë teologjike) në (Bitolje) Manastir,të cilin e mbaron në vitin 1932.Seminari ndikoi në formimin e tij kulturor,ndonëse nuk u pajtua as në shollë,as jashtë saj me kulturën fetare.Që në shkollë dallohen prirjet e tij për letërsi,aty mësoi përveç serbokroatishtes,rusishten e frengjishten,do të mësonte greqishten e vjetër dhe latinishten.Lexoi në origjinal shkrimtarët klasikë e ekspresionistëA.Sinkler,S.Levis,Xh.London,Traverin,Dostojevskin,Turgenievin,M.Gorkin,V.Majakovskin,kishte për zemër Shopenhauerin,studioi Niçen.
http://t2.gstatic.com/images?q=tbn:ANd9GcRzg8IJcnSaXxILJolO1-PITQtm9bTV9rRTtInbzG2hK77l6wyt

Pasi mbaroi shkollën teologjike nuk pranoi të mbaronte fakultet teologjik.(Kisha serbe donte ta dërgonte në fakultetin teologjik në Oksford pasi kishte ndërhyrë daja i tij,i cili kujdesej vazhdimisht për të.)Ai e refuzoi Oksfordin sepse në manastir në vend të një kleriku fanatik,të përkushtimit dhe të predikimit të fesë,seminari ndikoi në të kundërten,
do ta përbuzte veladonin e zi të predikuesit,të përçuesit të fesë.Me kulturën që mori brenda dhe jashtë seminarit  u bë antiklerik dhe afetar.Më vonë do të shkruante “Mos u lut për mua,se dua pash më pash t´i bij ferrit”.Pasioni dhe ëndrra e tij ishte të bëhej shkrimtar. Në funksion të kësaj dëshira dhe ëndrra e tij ishte të vazhdonte studimet e larta për letërsi në Itali.
Në vitin 1933,pas dhjetë muajsh që mbaron seminarin,pasi nuk i doli bursa,fillon punë si mësues në fshatin Vrakë të Shkodrës,por këtu shpejt u sëmur në mushkëri,pasi ishte shëndetpak dhe rrugën prej 7 km e bënte çdo ditë me biçikletë në të ngrohtë e në të ftohtë dhe në shi.
Në vitin 1935 në pamundësi për të shkuar në ndonjë sanatorium vajti për disa

1 muaj në qytetin bregdetar Volos në Greqi.
Në vitin 1936 duke shpresuar se shëndeti do t´i merrte për mbarë në klimë malore, me kërkesën e tij u dërgua kryemësues në shkollën verore në Pukë.Por klima e ashpër e Pukës ia acaroi edhe më tepër ftizinë sa në muajin dhjetor të vitit 1937 shkoi në Itali me shpresë se do të mjekohej dhe pas shërimit do të vazhdonte studimet shumë të ëndërruara për letërsi.Por fatkeqësisht ëndrra e tij u këput në mes,ai vdiq më 25 gusht 1938 në moshën 27 vjeçare në Torre Peliç pranë Torinos.
Vitet 1932 – 1937 janë vitet dhe koha kur Migjeni vazhdon veprimtarinë  e tij letrare,rreth 5 vjet.
Vajtja në Vrakë dhe në Pukë ndikuan shumë në krijimtarinë e tij.Atje u njoh me jetën e rëndë të njerëzve të thjeshtë të fshatit.Me jetën e mjerë e të këputur të malësorëve,
në kontrast me mjedisin natyror piktoresk e mahnitës (në Pukë) një bukuri që vret do të shkruante Migjeni.Ishin  këto tablo dhe pamje të fshatit e të qytetit të cilat nuk mund t´i pasqyronte sipas stilit klasik e romantik të cilin e ndeshim deri në kohën e Migjenit.
Në gjallje të tij vepra e Migjenit u bë varri i tij,sepse nuk u botua pjesa më e madhe,por shumë shpejt vendin e varrit do ta zinte djepi,pasi vepra e tij do të botohej dhe do të bëhej më e suksesshmja ”unë – djepi juej: ndoshta vorri juej” .
Migjeni erdhi  atëherë kur Shqipëria kishte dalë prej humbëtirës pesë shekullore osmane,kur kufijtë e saj ishin prerë e copëtuar nga një kirurgji e egër xherahu primitiv,kur pllakoste injoranca,prapambetja,varfëria,vuajtja,mjerimi,padituria.

http://t3.gstatic.com/images?q=tbn:ANd9GcR_7Eh8U86GDQKhVE1ipm43SCSoRZOM-Ej4jYA6CuR6rGVnzG7u


Ai ishte një prurje e re  duke i dhënë letërsisë së atyre viteve një frymë të re.Çfarë bëri që vepra e tij të bëhej shumë e njohur,më shumë se çdo vepër tjetër e autorëve të tjerë të kohës.Kjo për vetë faktin se ishte një prurje origjinale që s´i ngjante askujt përveç Migjenit,falë talentit tij,një talent i lindur si askush tjetër në stilin e tij.Me veprën e tij në mënyrë realiste pasqyron mjerimin ekonomik,varfërinë,skamjen,mjerimin shoqëror e moral,mjerimi ishte “kafshatë që s´kapërdihet”.
Ai jetoi dhe krijoi në Shkodër,Shkodra si gjithnjë ishte djepi i kulturës shqiptare, aty në kohën e Migjenit shkruanin edhe përsonalitetet më të shquara të kohës si Gj.Fishta,N.Mjeda,E.Koliqi vepra e të cilëve, ndryshe nga Migjeni,kishte karakter herë kushtrues,herë deklamativ e herë himnizues për çështje të mëdhë kombëtare.Ndërsa zëri i Migjenit ishte zë ndryshe,një zë krejt i veçantë,një zë që akuzonte,një zë që dilte nga fundi i shpirtit të trazuar,i cili herë shpërthente me vrull,herë ndrydhej e herë fashitej si vullkani,por që nuk u shua asnjëherë.Me stilin e tij vetëm migjenian,përcolli te bashkëkohësit e tij në mënyrë të natyrshme,me origjinalitet të jashtëzakonshëm dhe me realizëm të thellë kronika të gjalla nga jeta e kohës së tij,tablo të gjalla migjeniane.

Shkrimet ..
Shkëputja nga tematika e letërsisë së kohës si temat atdhetare,të çështjeve kombëtare,a temat e së kaluarës nuk e zbehen aspak veprën e tij,ndonëse këto tema i trajtoi tërthorazi në temat aktuale.
Krijimtaria e tij merr shkas nga ngjarjet e ditës dhe na sjell pamje rrënqethëse me vuajtjen,skamjen,mjerimin.Diku është një bukuri që të vret;diku malësori me shtat të lartë si shkëmb graniti,me pamje epike dhe krenare detyrohet të bjerrë cilësitë e veta dhe të bëhet servile para nëpunësit të komunës për pak misër për fëmijët;diku tollumbat e Lulit rrezik hanë mësuesin;diku malësorja detyrohet të shesë nderin e saj për bukën e fëmijëve;diku një voglush  “qetësohet “nën rrotat e autove;diku është një melodi e mekun,e lodhur,ndryshe nga ato të kabareve,vajzat e reja kënaqin epshet e vizitorëve;diku fshatarët në arat e tyre mbollën grurë,por në vend të grurit mbinë 2tyta topash të hekurt.
Këto e shqetësojnë Migjenin më shumë se gjithçka dhe e rebelojnë duke shtrënguar grushtin për të shëmbur malin që s´bëzan,për të ndryshuar realitetin e kohës,për të sjellë një të ardhme më të mirë edhe për këta njerëz,larg shtypjes e shfrytëzimit,për një shoqëri të emancipuar e të qytetëruar.

http://t2.gstatic.com/images?q=tbn:ANd9GcSEVsT6Y4gJzrlgBwWYlp8hUs1GTaQJXkjd-CkqF0Bn00DS6sUH

Në veprën e tij ai herë përshkruan realitetin,herë thekson idenë a mesazhin,herë shpreh dhëmbjen e shpirtit,herë mediton,herë shpreh melankolinë a dëshpërimin,herë shpresën dhe optimizmin.Në tërësi në vepren e tij qoftë në poezi,qoftë në prozë ai përshkruan herë me nota elegjiake e herë me nota epike ferrin e realitetit shqiptar në vitet ´30, një ferr dantesk.”As gria e jetës së përditshme,-shkruan Kadarea,as konkretësia e ngjarjeve,e së fundi as pasioni i tij nuk zhveshin veprën e tij nga ai thesar i paçmuar që është universalizmi.” Ai ishte një meteor që u fik pa u lindur mirë,por vepra e tij nuk u shua kurrë.Në poezi shkruajti “Vargjet e lira”,ndërsa në prozë “Novela të qytetit të veriut”.
Libri “Vargjet e lira”përherë të parë u botua në vitin 1936,i cili nuk u lejua të qarkullonte,sepse u censurua nga qarqet qeveritare të kohës.Botimi i dytë i plotë u bë në vitin 1944.
Krahas poezive përgëtiti edhe librin në prozë me skica dhe tregime “Novela të qytetit të veriut” i cili u botua pas vdekjes.
Vargjet e lira” fillojnë me “Parathënie e parathënieve” si hyrje e cila u censurua në botimin e vitit 1936 dhe nuk u botua as në vitin 1944 dhe vazhdojnë me ciklet:Kangët e ringjalljes,Kangët e mjerimit,Kangët e përndimit,Kangë në vete,Kangët e rinisë,Kangët e fundit.
Në qendër të poezive është e tashmja (koha e Migjenit) e trazuar,e dhimbshme dhe e trishtuar,por edhe shpresa e së ardhmes.
Vend të rëndësishëm zë motivi shoqëror.Te cikli “Kangët e ringjalljes”autori thekson se të birtë e shekullit të ri janë forca e madhe dhe e domosdoshme në luftë kundër së vjetrës që do të mbajë shoqërinë në errësirë(Të birtë e shekullit të ri).Do të lindet një njeri i zakonshëm i cili e vret ligështinë që ka trazuar ndërgjegjën e njerëzve për t´u zgjuar kundër shtypjes e padrejtësisë (Te lindet njeriu).Për t´u zgjuar kundër kësaj shtypje e padrejtësie poeti e ndien se përmes shkëndijave po lindin forca të reja kundër së vjetrës (Zgjimi).
Ëndrrat,shpresa,besimi për një botë të re e të bukur duke përmbysur botën e mjerimit i shpreh te “Kanga e rinisë”.Migjeni te poezia “Te lindet njeriu”ndryshe nga poezia “Trajtat e mbinjeriut”në të cilën ndikohet nga Niçja duke shpresuar te mbinjeriu,këtu bashkë me lirinë dhe ngadhnjimin e së ardhmes e sheh edhe daljen dhe rolin e një njeriu,një prijësi të shquar.
Tema e mjerimit është sunduese,një mjerim i llahtarshëm “kafshatë që të mbetet në fyt”.Jeta e rëndë dhe e pamëshirshme i raskapit këta njerëz,i këput fizikisht,
shpirtërisht e moralisht deri sa i përplas në humbëtirat e saj.Autori përmes groteskut të thellë te“Poema e mjerimit” me metafora rrënqethëse,simbole mjeshtërore e aliteracione noliane,kumbuese,me indinjatë të thellë dhe me shpirt të trazuar pasqyron hendekun e thellë të shoqërisë së asaj kohe.Nga njëra anë luksi ku zotërinjtë “me zonjat flenë në shtratin e lumnisë”,në anën tjetër punëtori,shëgerti,vocërraku,lypësi “tue zhigatun
deri në gjunj në baltë/e prapë zorrët nga uja i bahen palë- palë.
Po kështu te poezitë “Lagjja e varfun”,”Baladë qytetëse”,”Recital i malësorit”,
Melodi e këputun” mali i pamëshirshëm i pinte gjakun shqiptarit.Diku lagjja e varfërpërkundet ende ndër “andrra”,ndaj poeti revoltohet me njerëzit e varfër  se ende nuk sheh ndër ta hove kryengritëse.Diku është një melodi e mekur,e lodhur,ndryshe nga ato të hareshmet e kabareve,vajzat e reja me lotë ndër sy kënaqin epshet e vizitorëve,të cilëvë, edhe atyre u vjen keq për to.
Në lirika të tjera si “Kanga e përndimit”,”Rima e tretun”,”Mbas tryezës”edhe në këto pasqyrohet hendeku i thëllë dhe pabarazia shoqërore.Te poezia “Rerignata” flet me dhëmbje e me zemërim për përpjekjet e njerëzve për të mposhtur mjerimin dhe vuajtjen por “rrugët janë të shtruara me ferra” rreth ferrave shihen “varre të shpëlamë me lotët e të marrët që zgërdhihen. ” këtu autori duket sikur i nënshtrohet fatit.
Ndërsa te poezia “Shpirt i ri”shpirti i ri që po lind do të hap lajmin se do të vijë dita edhe për të shtypurit, por prapë poetin e shqetëson fakti se ky shpirt është “shiponjë me krah të thyem” dhe se u fik edhe një yll dhe shpirti i ri ndien dhëmbje.Autorin e shqetëson çështja se si do të ndërrohet bota, sepse “shpirtënt tonë skiftera deshën të bahen pëllumba”  në një kohë kur “jeta e tij asht helm pa asmjë pikë mjaltë”.
Migjeni është akuzuar si kundërshtar i fesë,por ai e ndien vetën entuziast se në shekullin e ri njeriu po çlirohet nga kthetrat skllavëruese të fesë,e cila e kishte munduar njeriun e asj kohe.Poezi të tilla janë “Parathënie e parathënieve”,”Blasfemi”,”Kanga  skandaloze”,kujtojmë Shkodrën e kohës së Migjenit gjysma e qytetit të krishterë,gjysma tjetër myslimanë  në luftë ta papajtueshme ndërmjet tyre,pak ortodoks të cilit besim i përkiste vetë.
Një vend të vogël zë poezia erotike “Ndeshja“,“Malli rinues“,“Dy buzë“,
“Z.B.“.Në këto poezi ndihen nota dëshpërimi,kjo duhet kërkuar në faktin se dashurinë nuk pati fat ta gëzonte asnjëherë,ndonëse dashuria për Migjenin është e kapshme,e prekshme,reale,me sa dimë ai dashuronte shoqen e motrës së tij së cilës i kushton edhe poezinë “Z.B“ zonjushës B,por vuante dhe nga një dashuri incesti.
Migjenin e shqetëson vazhdimisht ngadhnjimi i shtresave të varfëra,triumfi i tyre ndaj padrejtësive që i bëheshin,ai shpreson për një pranverë që do të vijë dhe një jetë e bukur dhe e re shpejt do na“buzëqesh“ (Ekstazë pranverore).Ai e himnizon pranverën me një lirizëm të thellë,të ndjeshëm dhe prekës,e cila s´do vonojë“Sonet  pranveror“:
Me kangë në buzë e me hove të reja
u zgjue agimi pranveruer,
largësinat e hjedhta ka zatetë hareja
n´argjent shkëlqejnë brigjet tërthuer.
Vargjet e lira“ mbyllen me poezinë  “Nën flamujt e melankolisë“ (1936) ai e nis me një shqetësim trishtues:“kudo valojnë flamujt e një melankolie të trishtueshme…“
Migjenin e shqetëson një brengë e madh,se shoqëria shqiptare nuk po ndërton diçka të re…Ai shqetësohet se vegjëlia nuk po e gjen frymën e duhur,rrugën e shpëtimit.Por ka edhe një shqetësim e një brengë tjetër shumë të madhe,sepse janë edhe sprovat e fundit në krijimtarinë e tij,dhe se sëmundja po i përparonte,e shihte vdekjen me sy,gjë çfarë shihet pothuajse në të gjitha poezitë te cikli “Kangët e fundit“ dhe në mënyrë të veçantë në poezitë “Vuejtja“,“Një natë pa gjumë“,“Vetmija“. 
Aq sa është i madh në poezi po qa i madh është edhe në prozë.Skicat e Migjenit janë copëza të gjalla nga jeta e fshatit dhe e qytetit.
Skicat kulmojnë te “Legjenda e misrit”.Me të Migjeni e thyen himnizimin romantik të realitetit shqiptar duke sjellë siç thotë Kadarea një nga tablot më tëpikëllueshme të kohës.Këtu janë ndërthurur e treguar një varg problemesh nga jeta,psikologjia dhe mentaliteti i malësorëve.Në prehërin e legjendave,ushqimit shpirtëror të këtyre njerëzve,humbasin legjendat,treten dhe legjendë bëhet misri,sepse jeta ka shkuar deri në atë cak të ekzistencës “ku ka shumë u e aspak misër“.Për bukën  e gojës ata bjerrin cilësitë e tyre burrërore,humbasin krenarinë,gjunjëzohen e bëhen servilë për një kokërr misër para nëpunësit “engjëjve që ndajnë misër“ shprehet me ironi Migjeni.
Edhe atëherë kur mungonte ushqimi,kur varfëria dhe skamja mbretëronin kudo,jeta ripërtërihej për të vazhduar trashëgiminë,por drama është shumë e rëndë.Nusja te “Qershiat “ vuan shpirtërisht,sepse “Fryti i saj i filluem dhe i lindun në mjerim dhe ka me u rritë në mjerim“.Dhe urimi për lindjen e djalit është  tragjik: “I shkoftë lypa mbarë!“
Te “Bukuria që vret“ Për t´i lëshuar vendin Larës (lopës) pranë zjarrit,burimit të vetëm të jetesës,prindërit harrojnë vocërrakun,duke u bërë pa dashje shkaktar për vdekjen e famijës tyre.Migjeni e quan vocërrakun e ngrirë “shtatore e ngurtë“dhe e përdor si aktakuzë për shkaktarët e vërtetë.Si “përmendore“  dhurojani ministrave a deputëtevë në mos “perëndisë klasike“  ironizon ai.
Te “Zeneli“autori pasqyron shqetësimin edhe të fëmijët për gjendjen në të cilën janë malësorët,të varfër dhe të prapanbetur,si dhe etjen e madhe për dije,për të mësuar.I tillë është Zeneli,i zgjuar nga natyra,i etur për dije,por me shpirt të trishtuar dhe zemër të vrerosur.
Hendeku i thëllë në mes të pasurve dhe të varfërve mjaft mirë pasqyrohet te skica “Luli i vocërr”.
Pasojat e mjerimit s´kanë kufi,malësorët e varfër bien pre dhe viktimë e realiteti të kohës.Për kafshatën e fëmijëve detyrohen të shesin edhe nderin “A do qymyr zotni?“


http://t3.gstatic.com/images?q=tbn:ANd9GcSyl9VnEhdVUZJdyfLyVDgXVyRAwhirearAaqMCN9Wpr4HiCt6P

Po kaq e rëndë dhe e mjerë është jeta edhe në qytet.Te “Mollë e ndalume“,
“Zoti të dhashtë“,“Në kishë”,”Një refren i qytetit tim” njerëzit e thjeshtë të shtyrë nga varfëria bëhen lypësa,vjedhës,rrugaçë,pijanecë,prostituta,imoralë.
Një vend më vete zënë “Novelat e qytetit të veriut “.Janë gjashtë novelëza si në një,Studenti në shtëpi,Te çelen arkapiat,Historia e njenës nga ato,Pak poezi,“…Bukëntonë të përditshme falna sot…,“Matanë gardhit asgja të re“.Këto janë në vazhdim të njëra – tjetrës dhe i lidh bashkë tematika,ambienti,mjedisi,fati i përsonazheve,të cilët i ka kapluar jo vetëm mundimi ekonomik,por edhe ai moral.Ato janë si një roman më vete me gjashtë kapituj.Përmes tyre autori pasqyron shpërbërjen e shoqërisë shqiptare të viteve´30 me kultet,me kodet kanunore,me kodet e nderit,me të gjitha.Në këto novelëza vajzat dhe gratë shqiptare tashmë nuk janë “zanat“,“shtojzovallet“,Nora e Tringa si në vargjet e Fishtës,të Mjedes,të Koliqit etj.por më dhëmbje e trishtim Migjeni tregon se ato janë Agëja,Lukja,Lilushja.Njëra shkon me dashnorin duke mashtruar burrin me të cilin e kishin detyruar të martohej (Agëja).Tjetra bëhet prostitutë dhe mendon se me paratë e fituara do të gjejë një burrë me të cilin do të bëjë një jetë familjare,por i shoqi ia prish paratë duke shëmbur ëndrrat e saj,ajo përfundon tragjikisht,çmendet (Lukja).Tjetra është në ankth të tmerrshëm e djeg një dashuri incesti (Lilushja).Kurse tjetra nuk ka para,fëmija po i vdes,detyrohet të shesë trupin për të shpëtuar fëmijën (gruaja e Kolës).Të gjitha këto femra e duan jetën edhe dashurinë,por jeta e tyre bëhet tragjike,mjerimi ekonimik u sjell edhe mjerimin shpirtëror,shfrytëzohen e poshtërohen.Bëhen pre dhe viktimë e asaj shoqërie që s´kishte as nder,as moral.
5
Një numër skicash janë satirike si “Sokrat i vuejtun – apo derr i kënaqun?“
Sokrati,filozofi i lashtë është simbol i së vërtetës,simbol i njeriut që lufton për të gjetur të vërtetën,por hipokrizia dhe fataliteti i kohës së Migjenit e kanë bërë me fytyrë derri.
Sokratit i vihet fytyra e derrit,ndërsa derrit i vihet fytyra e sokratit,kështu njeriu luan lojën e dyfishtë,të dy fytyrave,të maskës.
Thumbuese dhe therëse janë edhe skicat “Gogoli”,”Programi i një reviste” etj.
Te “Idhujt pa krena” përmes alegorisë tregon se tufani do të shembë të vjetrën e cila do të zëvendësohet me të renë.

Mesazhi i Migjenit :
Kur të tjerët këndonin e himnizonin krenarinë kombëtare si temë e ditës,natyrisht
temë me rëndësi  dhe me vlerë,Migjeni mori guximin të shkruaj ndryshe,të shkruaj për mjerimin,të cilin e sheh si mjerim të dyfishtë,mjerim material dhe shpirtëror në një mjedis të vërtetë dhe real.
Ai me realizëm të thellë na sjell kronika të gjalla dhe reale nga jeta e kohës së tij,të cilat nuk i pasqyron thjeshtë si konstatues,por edhe i gjykon,i vlerëson dhe mban qëndrim.
Për një periudhë 4 – 5 vjeçare shkruajti në poezi dhe në prozë duke kundërshtuar shkrimin tradicional dhe duke sjellë një mënyrë dhe stil të ri të të shkruarit.
Në qendër të krijimtarisë së tij është njeriu,njeriu real,një njeri në situata të rënda e të vështira,i cili vuan fizikisht,materialisht,moralisht e shpirtërisht.
Migjeni përmes përshkrimit konstaton dhe akuzon,pastaj duke mos u përmbajtur shpërthen fuqishëm.Ai nuk ankon,por gjëmon me shpërthime të papërmbajtura,dhe thërret për ndryshim me tone herë zemërimi e herë mallëngjimi duke përdorur herë ironinë e herë sarkazmin,duke rrëzuar zotërat,idhujt,apo duke shtrënguar grushtin për të rrëzuar malin,në mos njeriu i zakonshën,mbinjeriu.
Tregimet janë skica,tregime të shkurtëra e disa tregime të gjata.Prozat e shkurtëra janë proza me nota poetike.Ato nuk kanë shumë shtrirje,sepse Migjeni në plan të parë nxjerr personazhin duke i mëshuar me të idesë a mesazhit.Te këto përsonazhe më shumë i intereson portreti moral se ai fizik,vend të rëndësishëm zë edhe monologu i brendshëm i tyre.
Figurat stilistike të planëve të gjera janë antitezat,simbolet dhe alegoritë qoftë në poezi,qoftë në prozë.Krahas këtyre shumë të pasura janë:metaforat,simbolet,krahasimet,
sinekdokat;shkallëzimet,hipërbolat;inversionet,sinalefat,elipset etj.
Vetë titulli i poezive “Vargjet e lira” do të thotë se ai theu rregullat e poezisë klasike dhe të traditës,duke mos iu përmbajtur masës së vargut,as rimës.Poezitë janë disa strofike,disa monokolonë e disa të përziera,4,5.6 dhe 7 vargjeshe.Vargjet janë të rregullta,
të thyera e më shumë të lira,çfarë ka bërë që Migjeni të jetë mjeshtër i lirive poetike si askush tjetër.Ai më shumë ka punuar me rimën e brendshe të poezisë se me atë të jashme,çfarë e ka bërë poezinë e tij më të gjallë,më të ndjeshme,më të prekshme.Rimën e jashtme edhe aty ku e rimon e rimon me anë të asonancës ose të kosonancës.
Migjeni me vepren e tij zë një vend të artë në fondin e letërsisë shqiptare.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...