2011-09-04

SHQIPTARËT – NJË GJUHË, NJË HISTORI, NJË KOMB




Nga Xhelal Zejneli


Kohët e fundit në hapësirën shqiptare në Ballkan paraqiten do ide, sipas të cilave shqiptarët nuk qenkëshin një komb por dy a më shumë sish. Fatmirësisht, numri i atyre që thonë se ndërmjet shqiptarëve të Shqipërisë dhe shqiptarëve jashtë saj, ka dallime të caktuara, është tejet i vogël dhe numërohet në gishta.

Shqiptarët në Ballkan: në Shqipëri, në Kosovë, në Kosovën lindore (Preshevë, Bujanovc, Medvegjë), në Maqedoni, në Mal të Zi, në Greqi, duke përfshirë dhe çamët - janë një popull, flasin një gjuhë, kanë një histori dhe janë një komb. Pjesë e pandarë e kombit shqiptar në Ballkan janë edhe shqiptarët nëdiasporë: në Evropë, në SHBA, në Kanada, në Australi...

Midis shqiptarëve, kudo qofshin ata, nuk ka kurrfarë dallimesh të theksuara, madje mbi kurrfarë baze.Shqiptarët janë një.

Ka individë që thonë se ekziston kombi shqiptar në Shqipëri si dhe kombi kosovar – në Kosovë. S’ka komb kosovar. Kosova është term gjeografik. Ka komb shqiptar në Kosovë:


- që përbën 92% të popullsisë së përgjithshme të Republikës së Kosovës;

- që është trashëguese e shtetësisë;

- që është mbartëse e shtetësisë;

- që posedon kapacitet të plotë shtetformues apo shtetkrijues;

- që ka një histori të lavdishme;

- që ka perspektivë euro-atlantike.


Kosova është shtet i shqiptarëve, me të drejtat e pakicave, të garantuara me ligj, sipas standardeve evropiane. Askush s’mund t’i detyrojë shqiptarët ta ndërrojnë emrin, për hir të 5% serbëve. In ultima linea, a ka forcë në botë që mund t’ia ndërrojë një populli shpirtin, zemrën, mendjen, gjakun, kujtesën historike dhe vetëdijen kombëtare. S’ka plan në botë që mund ta bëjë këtë.


Ca individë, që numërohen në gishta, thonë se shqiptarët nuk janë një komb, por dy a më shumë kombe. Këta individë, te shqiptarët vërejnë:


- dallime historike;

- dallime gjuhësore;

- dallime kulturore;

- dallime psikologjike;

- dallime arsimore;

- dallime në pikëpamje të emancipimit.


Asnjë nga “dallimet” e sipërthëna nuk është i bazueshëm.


Shqiptarët kanë një histori - Në vjeshtën e tretë të vitit 1912 Ismail Qemali, të pavarur e shpalli -Shqipërinë. E Shqipëri ishin trojet shqiptare në Ballkan që shtriheshin deri aty ku bukës i thonin bukë, e ujit ujë. Fqinjët grabitqarë – Serbia, Bullgaria, Mali i Zi dhe Greqia, të ndihmuar nga Moska, Parisi dheLondra, pushtuan më tepër se gjysmën e trojeve etnike dhe historike shqiptare. Ndërkaq, shqiptarët e viseve të pushtuara, që nga dita e parë e pushtimit e deri më sot, kurën e kurës nuk e njohën pushtimin. Pushtuesve të egër serbë, bullgarë, malazez, sllavo-maqedonas dhe grekë, u bënë ballë me sakrifica mbinjerëzore.

Që nga Konferenca e Ambasadorëve në Londër (1912-1913) e deri në ditët tona, shqiptarët e viseve të pushtuara, Shqipërinë e quajnë nënë, e konsiderojnë të shenjtë dhe të shtrenjtë, e kanë në zemër dhe e duan me shpirt. Dhe do ta duan deri në jetë të jetëve. Edhe pas vendimeve të Konferencës së Ambasadorëve (1912-1913), shqiptarët në Ballkan, vazhdojnë të kenë një histori.

Pavarësisht nga përkufizimet e kombit që janë bërë nga sociologët borgjez dhe marksistë, kombi është para së gjithash dhe mbi të gjitha: gjaku, zemra, shpirti, dhe mendja.

* * *

Gjuha popullore shqipe përbëhet prej dy dialekteve kryesore, prej disa nëndialekteve dhe prej shumë të folmeve. Përkundër dialekteve, nëndialekteve dhe të folmeve të gjuhës popullore shqipe, shqiptarët në Ballkan dhe kudo në botë, komunikojnë dhe kuptohen ndër vete pa kurrfarë vështirësish. Gjermani i jugut të Gjermanisë, për shkak të dallimeve dialektore vështirë merret vesh me atë të veriut të vendit. Megjithëkëtë, asnjë gjerman nuk thotë se ekzistojnë dy a më shumë gjuhë gjermane dhe se brenda në Gjermani duhet të ketë dy a më shumë kombe.

Më 1972 u mbajt në Tiranë Kongresi i Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe. Në të morën pjesë studiues të gjuhës shqipe nga të gjitha trojet shqiptare në Ballkan, përfshi pra edhe intelektualët dhe akademikët nga Kosova, nga Maqedonia, nga Mali i Zi si dhe arbëreshët e Italisë. Kanë qenë të pranishëm edhe albanologë të huaj. Ky kongres mbylli periudhën kur gjuha letrare shqipe funksiononte në dy a më shumë variante dhe hapi një periudhë të re, periudhën e një gjuhe letrare të vetme, të njësuarKongresi i Drejtshkrimit pati një jehonë të gjerë në jetën shoqërore e kulturore të shqiptarëve në Ballkan dhe në diasporë dhe ndikoi për forcimin e njësisë shpirtërore të tyre. Shqiptarët sot, kudo në botë, flasin në gjuhën letrare shqipe. Dhe kështu do të flasin deri në jetë të jetëve. Shqipja është një. S’ka dy gjuhë shqipe.

Nacionalistët serbë të Beogradit nuk e pritën mirë Kongresin e Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe të 1972-shit.Sipas inteligjencies serbe, shqiptarët kanë dy gjuhëgjuhën shqipe që flitet në Shqipëri dhe gegërishten – që flitet në Kosovë. Rrjedhimisht shqiptarët, sipas akademikëve serbë, meqë flasin dy gjuhë, janë dy popuj të ndryshëm.

Këta pak shqiptarë që thonë se ndër shqiptarë ka dallime aq të mëdha saqë bëhet fjalë për dy popuj të ndryshëm, përkatësisht për dy kombe të ndryshme, me vetëdije apo pa të, me pikëpamje të tilla, i shërbejnë ideologjisë antishqiptare serbe dhe greke.

Shqiptarët janë pak, për të qenë dy a më shumë kombe.


* * *

Shqiptarët:


- janë populli më i lashtë i Gadishullit Ballkanik;

- janë pasardhës të drejtpërdrejtë të ilirëve;

- janë popull rrënjës (autokton) i Ballkanit.


Gjuha shqipe:


- është bijë e ilirishtes;

- është degë e parë e familjes së gjuhëve indo-evropiane.


Me fjalë të tjera, prejardhja e përbashkët e shqiptarëve dhe e gjuhës së tyre është një prej shumë faktorëve që i bashkon shqiptarët.

Shqiptarët në Ballkan dhe kudo në rruzullin tokësor, kanë një krye-hero dhe mbi-hero – Gjergj Kastriotin-Skënderbeun, krenarinë, nderin dhe lavdinë e kombit. Shqiptarët në rajon dhe kudo në rruzullin tokësor, i bashkon epoka e madhe e kryezotit të mesjetës – e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut.

Shqiptarët në rajon dhe kudo në rruzull, e kanë në zemër epokën e madhe të Rilindjes Kombëtare (1840-1912). Kombi shqiptar sot, përulet me nderimin më të thellë para rilindësve, q u flijuan për dritën tonë të sotme. Shqiptarët sot, si dikur, i bashkon njëra nga periudhat më të lavdishme të historisë politike të kombit – ajo eLidhjes së Prizrenit (1878-1881).

Shqiptarët sot, si dikur, i bashkon Vlora e pavarësisë e vitit 1912.

Shqiptarët, sot e një mijë vjet i bashkon himni dhe flamuri kombëtar – shqiponja me dy krerë, në hapësirë të kuqe, që e përdori Skënderbeu në luftërat për mbrojtjen e atdheut. Çdo shqiptar në rajon dhe kudo në botë, e ka në zemër flamurin kombëtar. Në luftë, në beteja, në fitore, në paqe, në ceremoni mortore, në dasma shqiptarët shkojnë me një flamur të vetëm që e kanë në shpirt, në zemër, në gjak dhe në mendje – shqipen me dy krerë.Flamuri dhe himni kombëtar janë një. Para tyre dhe vetëm përballë tyre qëndron hijerëndë çdo shqiptar në Ballkan dhe kudo në botë.

Shqiptarët në Ballkan dhe kudo në rruzull, i bashkon virtytibesa, bujaria, fisnikëria, mikpritja, trimëria dhe mendjemprehtësia.

Shqiptarët në rajon dhe kudo në botë, shquhen për vitalitetin e racës.


Shqiptarët pra krenohen:


- me prejardhjen ilire, me lashtësinë, me autoktoninë, me pastërtinë e racës, me vitalitetin e racës, me historinë e lavdishme, me personalitetet historike, me virtytet etnike;

- me gjuhën e tyre që Gjergj Fishta e quajti gjuhë e Perëndisë.


Shqiptarët janë popull solidar dhe human. Në asnjë periudhë të historisë së vet, nuk janë paraqitur kundër fqinjëve të tyre.


* * *

Ata individë që thonë se kombi kosovar dallohet nga ai shqiptar në Shqipëri, duhet të dinë se shqiptarë – në troje të tyre – ka edhe në Kosovën lindore(Preshevë, Bujanovc, Medvegjë), edhe në Maqedoni, edhe në Mal të Zi, edhe në Greqi, edhe në diasporë. Po qe se shqiptarët e Shqipërisë do të quhenshqiptarë, e këta të Kosovës –kosovarësi do të quhen vallë shqiptarët në Kosovën lindore, në Maqedoni, në Mal të Zi, në Greqi dhe në diasporë?!

Serbia, Maqedonia, Mali i Zi dhe Greqia janë të gatshëm për t’i quajtur serbë, maqedonas, malazezë, grekë. Ose më saktë: serbë me prejardhje shqiptare, maqedonas me prejardhje shqiptare, malazezë me prejardhje shqiptare etj.

Ku shpie kjo?! Ku shpie ideja e dy gjuhëve shqipe dhe e dy kombeve shqiptare?!

Pikëpamja: “Për të pasur shtet të pavarur dhe sovran është e domosdoshme të kesh edhe komb të veçantë” është absolutisht e gabuar. Për hir të askujt, as edhe të qendrave politike ndërkombëtare të vendosjes, shqiptarët nuk mund ta ndërrojnë emrin, shpirtin, zemrën, gjakun dhe mendjen. Edhekoreanët kanë dy shtete por kurrë nuk thonë se janë dy popuj apo dy kombe.

Solidariteti vëllazëror - Gjatë pastrimit etnik të Kosovës që e ndërmori Serbia me forcat e saj militare në vitin 1999, u detyruan të largohen prej vatrave të veta rreth 1 milionë shqiptarë. Rreth 600 mijë sish u strehuan në Shqipëri, nga veriu deri në jug. Ndërkaq, rreth 350 mijë u vendosën në viset shqiptare në Maqedoni. U strehuan pra te vëllezërit e gjakut dhe nuk vajtën as në Greqi, as në Bullgari. Përse?!


Shqiptarët:


- i bashkon fati tragjik i përbashkët, armiku dhe rreziku i përbashkët, gjatë historisë dhe sot;

- i bashkon kënga popullore që e mbajti gjallë ndër shekuj;

- i bashkon krijimtaria gojore e përbashkët, që nga këngët e djepit deri te epika legjendare;

- i bashkon qëndresa e përbashkët ndaj pushtuesve dhe sundimtarëve të huaj;

- i bashkon krijimtaria letrare-artistike, që nga Buzuku e deri në ditët tona dhe pas nesh.

- i bashkon ideali i përbashkët – miqësia me SHBA-në dhe integrimi në familjen perëndimore;

Shqiptarët i bashkon ideali i lirisë dhe i pavarësisë së Kosovës martire, e cila, pas një shekull gjenocidi, kolonializmi dhe politike të aparteidit të ndjekur nga Serbia, doli nga ferri dhe terri për të ecur drejt shtigjeve të përparimit dhe të demokracisë.


Shqiptarët nuk u ndanë shpirtërisht ndër vete, as atëherë kur boshti i krimit Shkupi-Beogradi-Titogradi, vendosën ndër shqiptarë kufij të hekurt.


* * *

Ndër shqiptarë sot s’ka kufij. Edhe këta pak kufij që kanë mbetur një ditë do të hiqen. Në hapësira ndër-shqiptare të caktuara, shqiptarët qarkullojnë tanimë, jo me pasaporta, por me letërnjoftime. Janë edhe detet - Joni dhe Adriatiku – bashkues të shqiptarëve. Shqiptarët i bashkon dhe rëra e plazheve, dielli i korrikut dhe i gushtit, ekskursionet e nxënësve, muzeu i Krujës dhe i Vlorës, kalaja e Shkodrës.

Sot shqiptarët kanë mundësi komunikimi, si kurrë në histori. Bashkimin ua mundëson zhvillimi i mediumeve, sidomos i atyre elektronike si dhe programet televizive satelitore apo kabllovike. Në saje të rrugës së kombitnjë ditë do të rritet akoma më shumë qarkullimi i njerëzve, i mallrave, i kapitalit dhe i vlerave kulturore.


Gjermanët, vërtet kanë më shumë se një shtet kombëtar, siç janë Austria dhe Zvicra Mirëpo duhet ditur se:


- Gjermania jashtë kufijve të vet ka një përqindje të përballueshme të popullsisë dhe të territorit gjermano-folës, ndërkaq në rastin e Shqipërisë, më tepër se gjysma e popullsisë dhe e territoreve shqiptare, kanë mbetur jashtë saj;

- Nacionalistët gjermanë, si në Gjermani ashtu edhe në Austri, kurrë nuk janë pajtuar me ekzistimin e dy shteteve gjermano-folëse. Ata gjithmonë kanë synuar bashkimin;

- Në rastin e Gjermanisë dhe të Austrisë, mund të flitet për dy histori të ndryshme, por në rastin e shqiptarëve kemi vetëm një histori – atë të çlirimit nga zgjedha osmane, të krijimit të Shqipërisë së pavarur si dhe atë të krijimit të Shqipërisë etnike dhe natyrale;

- Shqipëria është e brishtë, pikërisht pse është e ndarë dhe e copëtuar;

- Shqipëria do të jetë më stabile kur t’i rikthehet gjysma që iu shkëput në Londër (1912-13);



Derisa popuj të tjerë, brenda kufijve të shteteve të veta, mbajnë territore të popujve të huaj, për ca shqiptarë që numërohen në gishta, ndërmjet shqiptarëve paskësh dallime historike, gjuhësore, psikologjike dhe kulturore...

Derisa Serbia, me Vojvodinën, me Kosovën lindore (Preshevë, Bujanovc, Medvegjë) dhe me Sanxhakun (të banuar me popullsi myslimane) krijon shtetin e madh serb, shqiptarët në anën tjetër, jo vetëm që s’arrijnë të krijojnë Shqipëri të madhe apo Shqipëri etnike dhe natyrale, por akoma më keq. Ca individë gjurmojnë dallime midis shqiptarëve për të shkaktuar ndarje dhe përçarje ndër-shqiptare dhe për të krijuar deri edhe dy popuj dhe dy kombe shqiptare.

Shqiptarët kanë nevojë të bashkohen. Së paku shpirtërisht. Të bashkojnë tregjet, kapitalin, pasuritë materiale dhe vlerat kulturore. Të qarkullojnë të lirë në hapësirat brenda-shqiptare. Të paktën këtë sot s’ua ndalon kush.


* * *

Çështja shqiptare në Ballkan përkufizohet si çështje e popullit të ndarë, të rindarë dhe të shtypur. Me çlirimin e Kosovës (1999) nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe nga alenca e NATO-s, padrejtësia ndaj shqiptarëve nisi të korrigjohet. Konstelacioni në rajon, në kontinent dhe në planin global sot - është i favorshëm për shqiptarët. Ndaj shqiptarët nuk kanë përse të formojnë dy kombe, por një komb të bashkuar.

A është e mundur kjo?!

Shqiptarët janë i vetmi popull i Ballkanit që nuk e kanë të zgjidhur çështjen kombëtare. Ndonëse ende s’e kanë të zgjidhur çështjen kombëtare, shqiptarët janë i vetmi popull i gadishullit që nuk kanë të ndërtuar një platformë kombëtare. Paradoks! Popull me çështje kombëtare të pazgjidhur dhe pa projekt kombëtar.


Rrjedhimisht, shqiptarët janë populli më jo-nacionalist i Gadishullit Ballkanik. Mirëpo, nuk mund të thuhet se shqiptarët nuk kanë vetëdije kombëtare të lartë. Mungesa e ideologjisë kombëtare apo e një platforme nacionaliste te shqiptarët është pasojë e mungesës së kapaciteteve të përgjithshme të kombit shqiptar në Ballkan.

Në anën tjetër, pothuajse të gjithë popujt e tjerë të Ballkanit, nacionalizmin e kanë të inkorporuar në politikën shtetërore. Nacionalizmi turk, serb dhegrek manifestohet në çdo pore të jetës.

Ideologjia kombëtare nuk është çështje individësh, por e shtetit dhe e institucioneve shkencore të kombit. Kur troket ora e madhe e historisë për zgjidhjen e çështjes kombëtare, me atë rast nuk pyeten individët apo segmentetanacionale dhe antikombëtare të një shoqërie. Po ta kishte përfillur Bizmarku pjesën e pavetëdijshme të popullit gjerman, bashkimi i principatave gjermane do të zvarritej deri në mbarim të shekullit XIX. Zgjidhja e çështjes kombëtare varet prej determinantëve historikë dhe sociologjikë dhe jo prej vullnetit të lirë të individëve


Shqiptarët flasin një gjuhë, kanë një histori dhe janë një komb.

XHELAL  ZEJNELI

OPORTUNIZMI I INTELEKTUALËVE DHE POLITIKA

Nga XHELAL ZEJNELI







Shpesh pyesin: Ku janë intelektualët? Pse heshtin ata? Ka raste kur thonë: Intelektualët nuk përfillen sa duhet prej partive politike. Ka raste kur thonë se partitë politike nuk i përfillin intelektualët e mirëfilltë, për arsye se strukturat udhëheqëse të partive drejtohen prej njerëzve me aftësi të kufizuara. I paafti nuk e dëshiron pranë vetes atë që është më i aftë. Është detyrim moral i një intelektuali, që brenda mundësive të veta, ta japë ndihmesën e vet në momentin e caktuar historik, kur këtë e kërkon kauza kombëtare. Ndihmesën e vet, intelektuali mund ta japë, qoftë duke vepruar jashtë një subjekti politik, qoftë duke qenë pjesë e tij.
Kur një popull nuk e ka të zgjidhur çështjen kombëtare, angazhimi i intelektualit imponohet pothuajse si domosdoshmëri. Historia nuk njeh rast që një kauzë kombëtare të jetë shtruar dhe të jetë zgjidhur pa angazhimin e drejtpërdrejtë të intelektualëve të një kombi. Angazhimi i intelektualit rreth zgjidhjes së çështjes kombëtare është imperativ i çastit historik. Ndihmesën e vet intelektuali duhet ta japë në radhë të parë në profesionin e vet. Me paraqitjet e veta publike, intelektuali mund të krijojë mendim kritik, mund të ndërtojë kritikë politike dhe kritikë shoqërore. Intelektuali i formatit të madh paraqet një institucion në vete. Intelektuali me integritet përfaqëson ndërgjegjen e kombit.
Çdokush që ka diplomë universiteti apo që posedon titull akademik, e konsideron veten intelektual. Diploma universitare apo titujt akademikë, në një anë dhe diapazoni i diturisë në një fushë të caktuar, në anën tjetër, janë dy gjëra të ndryshme. Diplomat dhe titujt akademikë duhet të mbulohen nga dituria dhe nga përgatitja profesionale. Ndryshe, poseduesit e tyre, nuk janë veçse pseudo-intelektualë apo kuazi-intelektualë. Shumë intelektualë nuk dinë as ta përkufizojnë nocionin "intelektual". Pavarësisht nga fakti se si e përkufizojnë këtë nocion fjalorët, leksikonet, enciklopeditë si dhe teoritë e ndryshme, intelektual duhet të konsiderohet personi (i shkolluar, i arsimuar) i cili në mënyrë të vazhdueshme ushtron veprimtari mendore kreative. Intelektuali lexon, hulumton dhe krijon vazhdimisht. Ai përsoset pandërprerë. Intelektuali që nuk i përcjell arritjet më të reja të lëmit të vet, rrezikon të shndërrohet në mediokër. Intelektuali që nuk lexon, që nuk hulumton dhe që nuk përsoset në mënyrë permanente, profesionin e vet e ushtron në mënyrë rutinore dhe e shndërron në zanat.
Ka intelektualë me shkallë të ulët të ndërgjegjes kombëtare. Ka edhe të tillë që janë me nivel të ulët intelektual. Një kategori e intelektualëve ndërkaq, janë oportunistë, konformistë dhe demagogë. Ata nuk kanë gatishmëri të merren me të keqen në mjedisin e vet. Intelektualët shqiptarë në Maqedoni që i takojnë kategorisë së oportunistëve, të konformistëve dhe të demagogëve, çështjen shqiptare në Maqedoni nuk e prekin fare. Kohë pas kohe, ata preokupohen rreth çështjes së Kosovës, apo trajtojnë tema që nuk janë aktuale dhe që nuk i cenojnë interesat e partive politike. Thua ti se Kosova nuk di të merret me vetveten, nuk i ka analistët e vet, publicistët e vet, politikanët e vet dhe institucionet e veta. Intelektuali ynë oportunist, konformist dhe demagog kurrë nuk tregon gatishmëri të merret me devijimet politike në hapësirën shqiptare në Maqedoni, me abuzimet, me mitën, me korrupsionin, me nepotizmin, me partizimin e institucioneve publike, me dukurinë e diferencimit, të izolimit, të denigrimit, të frikësimit, të disiplinimit, të shantazheve, të trysnive të ndryshme, të pasurimit brenda natës... Këta të ashtuquajtur intelektualë, kur merren me kritikë politike, parapëlqejnë të marrin në shënjestër, jo politikanët shqiptarë që objektivisht janë përgjegjës para popullit të vet, por Gligorovin, Cërvenkovskin, Lubço Georgievskin, Buçkovskin, Sheqerinskën, Lubisha Georgievskin, Gruevskin. Kështu sepse, nga kritikat drejtuar politikanëve maqedonas, nuk kanë kurrfarë pasoje dhe prej politikanëve maqedonas nuk presin kurrfarë interesi.
Ka edhe intelektualë të tillë që pandehin se janë nacionalistë apo radikalë. Partitë shqiptare për ta, nuk janë në vijën kombëtare. Këta të ashtuquajtur intelektualë, çdo gjë e shohin me nihilizëm. Sipas tyre, për këto dy dekada, shqiptarët në Maqedoni nuk kanë arritur asgjë.
Një pjesë e intelektualëve, brenda këtyre dy dekadave kanë ndërruar gjashtë parti, duke kaluar prej njërës në tjetrën, varësisht nga fakti se kush është në pushtet. Kjo kategori e intelektualëve s’ka asnjë parim, përpos parimit të interesit vetjak.
Ka intelektualë që ndodhen në pozita shoqërore të caktuara. Në saje të pozitave që kanë, ata realizojnë interesa vetjake të caktuara dhe nuk janë të margjinalizuar. Kjo kategori e intelektualëve nuk e sheh të nevojshme të angazhohet në politikë, as të përplaset me partitë politike. Në të vërtetë, këta janë oportunistë dhe konformistë që nuk duan t’i rrezikojnë pozitat e fituara.
Ka intelektualë të cilët ekonomikisht qëndrojnë në gjendje solide. Si të tillë, nuk kanë motiv të veçantë për t’u angazhuar politikisht apo për t’u afirmuar. As kjo kategori e intelektualëve nuk e jep ndihmesën e vet në funksion të interesit kombëtar. Ka intelektualë që thonë: Me politikë duhet të merren partitë politike për arsye se ato janë të paguara dhe të thirrura për një gjë të tillë. Sipas tyre, korrigjimin dhe kontrollimin e partisë në pushtet, më parë se intelektuali, duhet ta bëjë partia opozitare.
Ndër intelektualët shqiptarë në Maqedoni, ka edhe të tillë që pretendojnë të bëhen pajtues në shkallë kombi, ndërsa në oborrin e vet, janë ndër përçarësit kryesorë.
Ka individë të cilët, aftësitë e veta intelektuale të kufizuara, i mbulojnë me vitet e burgut. Disa prej tyre ndodhen edhe në majat e piramidës partiake.
Për intelektualë e marrin veten edhe do individë të periudhës post-partizane. Të tillët kanë kryer shkolla, që pak dallohen prej shkollave të natës të të ashtuquajturave universitete të punëtorëve. Kjo kategori e intelektualëve, misionin e vet, brenda mundësive të veta, e ka kryer në kohën e tyre.
Ka edhe pensionistë që, duke mos pasur se si ta kalojnë kohën, vite me radhë dhe me orë të tëra, i përcjellin të gjitha mediumet përfshi edhe seancat banale të Kuvendit të Maqedonisë. Të informuar në hollësi për çdo detaj, edhe këta pretendojnë se janë analistë të mëdhenj të proceseve politike.
Në raste të caktuara, do intelektualë bien në gjumë, në letargji, bëhen indiferentë, indolentë dhe të painteresuar.
Në disa momente, devijimet dhe abuzimet e partive politike bëhen shkas për zhgënjimin dhe për deprimimin e intelektualëve.
Ka raste kur intelektuali ka pretendime dhe ambicie që janë në shpërputhje me mundësitë reale të tij.
Ka edhe intelektualë me mendësi provinciale, ka që nuk komunikojnë në asnjë gjuhë të huaj, që nuk kanë shkelur në asnjë vend të Evropës e që nuk kanë parë internet me sy. Ka shumë intelektualë që s’e dinë dot as drejtshkrimin e gjuhës shqipe.
Në parim, çështja kombëtare, në radhë të parë është çështje e institucioneve kombëtare, që shqiptarët në Maqedoni nuk i kanë. Angazhimi i intelektualëve shqiptarë në Maqedoni rreth çështjes kombëtare është i domosdoshëm pikërisht për shkak të mungesës së institucioneve kulturore, arsimore dhe shkencore kombëtare. Institucionet e tilla ndër ne, janë në hapat e parë të themelimit të tyre. Angazhimi politik i intelektualëve shqiptarë është i domosdoshëm edhe për shkak të shkallës së ulët profesionale të partive politike shqiptare në Maqedoni.
Partitë politike duhet të profesionalizohen dhe të demokratizohen.
Disa nga politikanët shqiptarë, disa nga ministrat shqiptarë, një numër i deputetëve shqiptarë, ambasadorë të caktuar shqiptarë, me fjalë të tjera, një pjesë e establishmentit dhe e nomenklaturës shqiptare, këto dy dekadat e fundit, në lëmin e politikës, të ekonomisë, të sociologjisë, të marrëdhënieve ndërkombëtare, të drejtësisë, të historisë kombëtare, të historisë së Ballkanit... nuk kanë pasur as edhe njohuri themelore.
Disa prej tyre, në politikë kanë hyrë me njohuri tejet të kufizuara, për ta mësuar atë, gjatë zhvillimit të proceseve. Të tillët, mjeshtërinë e politikës kurrë s’arrijnë ta mësojnë mirëfilli.
Partitë politike shqiptare, dy dekadat e fundit, kanë zbatuar edhe përzgjedhje negative, duke tubuar rreth vetes dhe duke avancuar intelektualë apo pseudo-intelektualë me vlera morale dhe profesionale të dyshimta dhe të kufizuara.
Ka pasur raste të jenë afirmuar karrieristët, poltronët, butakët, sahanlëpirësit, gjysmë-analfabetët, veprimtarët partiakë militantë dhe të jenë anashkaluar apo shpërfillur intelektualët me shkallë të lartë profesionale. Përzgjedhja negative e kuadrove, nuk është në interes, as të partive e as të shoqërisë.
Ka raste kur intelektuali, kontributin e vet e jep në profesionin e vet. Çdokush nuk mund të merret me politikë e as që duhet të merret. Secili duhet të kontribuojë në lëmin e vet. Çdo pore e shoqërisë nuk duhet të politizohet apo të partizohet.
Ka raste kur pushtetarët dhe partitë politike, në mënyra të ndryshme dhe me metoda të ndryshme e detyrojnë intelektualin që të heshtë. Kur mungon liria e të shprehurit, liria e shtypit dhe mendimi kritik, intelektuali, i cili kryesisht konsiderohet ndërgjegjja e kombit, është i detyruar ta mbyllë gojën. Ndryshe, ai rrezikon të ballafaqohet me pasoja të caktuara.
Ka raste kur intelektuali, zërin e protestës e shpreh në lëmenj të tjerë dhe në mënyra të tjera, me mjete shprehëse specifike. Dukuria e ikjes nga realiteti haset edhe në art dhe në letërsi. Në sistemet totalitare, shkrimtarët dhe krijuesit artistikë, të cilët nuk janë pajtuar me diktaturën dhe me njëmendimin ideologjik, kanë vepruar në mënyra të ndryshme:

- disa prej tyre, shkrimet e veta nuk i kanë botuar fare;
- ka të tillë që nuk kanë shkruar për temat dhe për çështjet aktuale të shoqërisë, por kanë trajtuar tema historike, të cilat pak kujt i kanë interesuar;
- disa prej tyre, si p.sh. në kohën e fashizmit në Itali, për t’iu shmangur grushtit të pushtetarëve, kanë përdorur në veprat e veta stilin hermetik;
- të tjerë, si Solzhenjicini..., janë deportuar në kampet e Siberisë;
- Pasternaku për shembull ka botuar vepra jashtë atdheut të vet;
- ndërkaq Haveli është dënuar me burg;
- disa prej tyre, si Kundera, Danilo Kishi... janë larguar nga vendet e tyre.
- Ka edhe raste kur disa krijues, si për shembull poeti Ezra Paund, janë vënë në shërbim të fashizmit.
A do të bashkëjetojë intelektuali me të keqen, kjo varet prej shumë rrethanave: në radhë të parë, prej karakterit të tij, prej vlerave dhe virtyteve të tij morale, prej integritetit të tij personal dhe prej nivelit intelektual. Kjo varet edhe prej disa rrethanave dytësore, siç është gjendja ekonomike e intelektualit. Intelektuali me karakter të dobët dhe me shkallë intelektuale të ulët kurrë s’e kundërshton të keqen. Përkundrazi, bashkëjetesën me të keqen ai e konsideron normale.
Natyralisti francez Emil Zola, në aferën e Drajfusit, për ta mbrojtur të vërtetën, rrezikoi veten.
Intelektuali, në çdo çast dhe në çdo rrethanë i mbron parimet. Asgjë dhe asnjë interes nuk mund të vihet mbi parimet. E mira më e madhe është pjellë e së keqes më të madhe (Fridrih Niçe).
Çdokush që posedon sot diplomë universitare apo titull akademik, e konsideron veten intelektual, pavarësisht nga diapazoni i njohurive që ka dhe nga kriteret me të cilat e ka marrë diplomën universitare apo titullin akademik. Diploma universitare dhe titulli akademik sot, si kurrë më parë, merren pa ndonjë vështirësi të madhe. Sot kemi një inflacion diplomash universitare dhe titujsh akademikë. Shumë posedues të diplomave të sotme dhe të titujve akademikë kanë njohuri profesionale dhe intelektuale tejet të kufizuara dhe të diskutueshme. Shumë shkolla dhe universitete në Ballkan sot janë shndërruar në qendra biznesi. Intelektuali me njohuri të kufizuara dhe me vlera njerëzore e morale të dyshimta, është kuazi-intelektual. Intelektuali që e shtrembëron të vërtetën dhe që për interesa vetjake u thur lavde liderëve partiakë është mercenar dhe pseudo-intelektual, është dëshmi e mjerimit intelektual.
Intelektualët më së shumti mund t’i kontribuojnë interesit kombëtar kur veprojnë në kuadër të shoqatave, të asociacioneve dhe të forumeve të tyre. Ndihmesa profesionale e asociacioneve të intelektualëve për çështjen kombëtare mund të jetë e jashtëzakonshme.
Zgjidhja e kërkesave të shqiptarëve është motiv i mjaftueshëm për çdo intelektual për ta dhënë ndihmesën e vet në këtë drejtim. Kjo është më shumë se një detyrim moral.

Xhelal Zejneli:DEHUMANIZIMI I SHQIPTARËVE NGA INTELIGJENCIA SERBE‏



Propaganda serbe në mënyrë sistematike i ka dehumanizuar shqiptarët, duke i paraqitur si qenie të cilat fare s’janë të aftë për ta qeverisur veten, pra si një lloj elementi që do të duhej shfarosur. 
Por në anën tjetër, i lartësonte deri në shkallën që lejonte asimilimin e tyre. 
Për inteligjencien raciste dhe ultranacionaliste serbomadhe, shqiptarët na dalin njerëz me bisht edhe në shekullin XX.
Mjeku, letrari dhe politikani serb, nga nëna - cincar (arumun), Kryetar i Këshillit të Ministrave Vladan Gjorgjeviq (1844-1930), i cili lindi në Beograd dhe vdiq në Baden afër Vjenës, nuk kishe kufi në nxirjen e shqiptarëve. Në librin e tij Arnauti i Velike Sile, Beograd, 1913, në faqet 47, 102, 113, 121 shkruan:
“Shqiptarët janë të rrëgjuar dhe shtatshkurtër, janë krijesa që posedojnë veti ciganësh (maxhupësh) dhe fenikasish. Ata të përkujtojnë njerëzit parakë (primitivë) të periudhës parahistorike, të cilët, nga frika prej bishave të egra, kanë fjetur nëpër drunj dhe për të mos u rrëzuar, me bishtat e tyre janë lidhur për degësh. 
Ata janë trogloditë bashkëkohorë, njerëz që sot e kësaj dite banojnë nëpër shpella, me dhëmbë bishash të egra dhe jetojnë in Blutschand – të zvetënuar; janë gjaktrazues, ngase bëjnë marrëdhënie seksuale brenda gjinisë.
Mbi 70% e burrave shqiptarë vriten në gjakmarrje. Shumë nga këto zënka ndodhin për arsye se 50% e grave shqiptare, para martesës, nuk e ruajnë virgjërinë. Rrjedhimisht, pasojnë zgjidhjet e martesave, d.m.th. shkurorëzimet pas të cilave vijnë hakmarrjet. Meqenëse është turp të vdesësh në shtrat, burrat që nuk bien nga dora e burrave të tjerë, vdesin prej sëmundjeve që në Shqipëri janë të shpeshta, si: tifoja, influenca (gripi) dhe sëmundjet venerike.
Shqiptari ha vetëm bukë, përdor miell misri dhe qumësht. 
Ai s’di për kripën, ndërkaq, kur te ndonjë udhëtar i huaj sheh sheqer, kujton se është dëborë”. 
“Dhe tani – vazhdon ky autor - për këta njerëz, të cilët nuk dinë se ç’është kripa, dhe të cilët për sheqerin kujtojnë se është dëborë, dhe sot del ndokush e thotë se këta ditkan se ç’është atdheu dhe se do të kishin qenë të gatshëm për të dhënë edhe jetën për të”. (Ibid, f.104).

“Shqiptarët s’kanë histori, gjendja jetësore e tyre është anarkia dhe ata shumë lehtë e ndërrojnë fenë, ndonëse fanatizmi fetar është karakteristika më e theksuar e tyre”. (f. 29, 43, 46, 100).

Politikani, shtetari dhe publicisti serb, një nga themeluesit e partisë radikale në Serbi, pas Luftës së Parë Botërore - kryeministër i parë i Mbretërisë Serbe-Kroate-Sllovene Stojan Protiq (1857-1923), në librin e vet të botuar me pseudonimin Balcanicus - Albanski problem, Srbija i Austro-Ugarska (Çështja shqiptare, Serbia dhe Austro-Hungaria), Beograd, 1913, f. 30, 64, shkruante: 
“Shqiptarët janë hazërxhinj keqbërës, të aftë vetëm për atë lloj lirie që ekziston në viset e shkreta”. 
“Hordhia e bastardëve shqiptarë vjen rrëmbyeshëm si një lum vërshues dhe derdhet në zonat e kultivuara dhe të civilizuara. Këtë lum vërshues duhet kthyer në shtratin e tij të natyrshëm, pra në malet e zeza dhe shkëmbore”.

Në këtë frymë për shqiptarët kanë shkruar edhe pseudoakademikët sllavo-maqedonas, duke i quajtur në të ashtuquajturën enciklopedi të tyre njerëz mali.

Letrari serb, Prof. Grigorije Bozhoviq (1880-1945), në punimin Kačaci (Kaçakët), Vëllimi 7(1920), Nr. 13-14, f. 561, Beograd, si provë se shqiptarët na qenkan të ligë, thekson traditën zakonore të tyre, që i mbron të dobëtit dhe që ka përcaktuar rregulla të përpiktë të luftës dhe të mikpritjes: 
“...këto tradita apo zakone të Dukagjinit (e drejta zakonore shqiptare), që ia kanë krijuar shqiptarit vetëdijen juridike dhe fuqishëm kanë ndikuar në formimin e mentalitetit të tij, i kanë dhënë një mundësi djallëzore që, nga pikëpamja e së drejtës, plaçkitjen, vjedhjen, hajninë dhe vërsuljen ndaj të afërmit t’i konsiderojë jo vetëm si diçka e lejueshme, por edhe si diçka që nuk e cenon nderin”.
Shkrimtari, politikani dhe gazetari nacionalist serb Jasha Tomiq (1856-1922), studioi mjekësinë dhe letërsinë në Vjenë dhe në Paris. Lufta politike e largoi nga studimet. Ishte një ndër serbët më autoritativë të Kuvendit Popullor të Serbisë, udhëheqës i radikalëveserbë nga Vojvodina. Në librin e tij Rat u Albaniji i pod Skadrom 1912 i 1913, (Lufta në Shqipëri dhe rreth Shkodrës 1912 dhe 1913), Novi-Sad, 1913, në faqen 33, midis tjerashflet për një erë të keqe mushke që paska ndjerë në odat e zbrazëta të grave shqiptare. 

Në vazhdim të këtij libri ai shkruan:

“Kur disa diplomatë evropianë filluan të flasin se shqiptarët kanë nevojë të jashtëzakonshme për detin, shumë shqiptarë s’i kuptonin dot dhe habiteshin me fjalët e tyre, ashtu siç do të habitej pata në oborr, kur do të orvateshin për ta bindur, se ajo në asnjë mënyrë nuk mund të jetojë pa krahët e saj”.
Me këto propaganda çnjerëzore, u thur legjenda për shqiptarët si gjakpirës. Shkrimet dhe botimet me përmbajtje dehumanizuese ndaj shqiptarëve filluan të botohen sidomos në kohën e luftërave ballkanike, në prag të Konferencës së Ambasadorëve në Londër dhe u përkthyen edhe në gjuhë të huaja.
Për paradoks, “shkencëtarët” serbë të dy dekadave të para të shekullit XX flasin edhe për asimilimin e serbëve nga ana e shqiptarëve në Kosovë apo siç e quanin ata Stara Srbija(Serbia e Vjetër) në periudha të caktuara. 
Logjika e të menduarit të këtillë ishte në kundërshti të plotë me vlerësimet për inferioritetin e shqiptarëve.
Historiani, gjeografi, etnologu, hulumtuesi në terren, sidomos në rajonet e “Stara Serbisë” (Kosovës) dhe të “Juzhna Srbisë” (Serbisë Jugore, d.m.th. Maqedonisë), Jovan Haxhi-Vasileviq (1866-1948) studioi historinë në Fakultetin filologjik të Universitetit të Beogradit, doktoroi në Vjenë më 1898. Në punimin e tij Kumanovska oblast (Rajoni i Kumanovës), Vëllimi 2 botuar në Južna Srbija: Istorijska, etnografska i politička istraživanja, Beograd, 1909, f. 186, paraqiti pikëpamjet e përgjithshme për gjoja përhapjen e arnautashëve (serbëve të shqiptarizuar). Sipas tij:
“...shqiptarët grabisin tokën, pasuritë dhe bagëtinë; i grabisin edhe vajzat serbe dhe me dhunë i kthejnë në muhamedanë; njëherazi vrasin serbë”. 

Sipas këtyre “studiuesve” serbë të fillimit të shekullit XX, shqiptarët s’kanë pasur kombësi. Nacionalizmi i tyre është produkt i intrigave austriake dhe italiane. 



Dehumanizimin e racës shqiptare që e filluan akademikët dhe politikanët serbë në fillim të shekullit XX, përkatësisht në prag të luftërave ballkanike, e vazhduan akademikët dhe politikanët serbë gjatë tërë shekullit XX, për ta përmbyllur në dhjetëvjeçarin e parë të shekullit XXI Dobrica Qosiqi. Paroksizmi antishqiptar i serbëve të fillimit të shekullit XX vazhdon me stereotipe raciste të rreme deri në ditët tona. 
Stërgjysh i së keqes sot, për brezat e ardhshëm, mëton të jetë akademiku dhe shkrimtari serb Dobrica Qosiq (1921) - romancier, eseist, teoricien politik dhe kombëtar, anëtar i rregullt i ASSHA (SANU), deputet i Kuvendit të Serbisë dhe i Kuvendit Jugosllavisë prej vitit 1945 deri në vitin 1957. Në vitet 1992-93 - kryetar i RF të Jugosllavisë. E kanë quajtur baba të kombit serb. Nuk është hartues i drejtpërdrejtë i Memorandumit tëAkademisë serbe që doli si një libër anonim në janar të vitit 1986, por është shpirtdhënësi kryesor i tij. Është ati shpirtëror i “çështje kombëtare serbe” – kësaj murtaje të zezë të Ballkanit. Është në lidhje miqësore me akademikun Lubomir Tadiq - babanë e kryetarit të Serbisë – Boris Tadiqit. Tash e 30 vjet, punon për panserbizëm. Ndoqi shkollën e mesme bujqësore. Pas luftës kreu një shkollë politike si shumë komunistë dhe partizanë të Titos. E kanë quajtur edhe intelektual oportunist, për arsye se ka qenë i afërt me Titon, me Millosheviqin, me Koshtunicën dhe tani me Tadiqin. 
Në vitin 2008 botoi librin më të ri Historia personale e një epoke 6, Koha e gjarpinjve (Vreme zmija), 1999-2000, botues Službeni glasnik, Beograd, 2008, numri i faqeve 272.
Shënimet e tij në formë ditari, të përmbledhura në librin Shënime të shkrimtarit (Piščevi zapisi) Libri 6, mbajnënëntitullin Koha e gjarpinjve – Lufta e vogël botërore kundër Serbisë. Shënimet i ka mbajtur gjatë bombardimeve të NATO-s, prej 21 marsit të viti 1999 deri më 1 janar të vitit 2000. 

Në librin e sipërthënë, ndaj shqiptarëve përdor gjuhën e urrejtjes dhe mbjell urrejtje kombëtare e racore. Në faqen 211 të librit Koha e gjarpinjve, midis tjerash për shqiptarët thotë: 
“Kjo fundërrinë sociale, politike dhe morale e Ballkanit barbar tribal vendos miqësi me Amerikën dhe me Unionin Evropian kundër popullit më demokrat, më të qytetëruar dhe më të arsimuar të Ballkanit – popullit serb”.
Kjo nuk është gjuhë e urrejtjes, por mohim i plotë i vlerave njerëzore të një populli të tërë - popullit shqiptar.

Ky dehumanizim i qenies shqiptare nga ana e inteligjencies serbe, ka pasur një qëllim të vetëm – pushtimin e trojeve etnike shqiptare, duke shtuar se: 
Shqiptarët, duke qenë barbarë, primitivë dhe malokë nuk kanë nevojë për shtet. Duke qenë të tillë, shqiptarët as janë adhurues të shtetit, as posedojnë kapacitet shtetndërtues dhe shtetformues”.
Shkrimtari kroat Miroslav Krlezha (1893-1981) në punimin e tij Për flamujt e vetëm të kohës sonë (O jedinim zastavama našeg vremema) të botuar në Deset krvavi godina i drugih političkih eseji, Vëllimi14-15 Sabranih djela, Zagreb, 1957, f. 413, sulmon ashpër teoritë e së drejtës historike të serbëve ndaj “viseve jugore”.
Dehumanizimi i shqiptarëve në “shkencën” e akademikëve serbë të fillimit të shekullit XX, u përcoll edhe me masakra ndaj tyre. Një prej masakrave të ndodhura në verilindje të Shqipërisë (zona e Lumës) është paraqitur edhe në raportin e Carnegy Endovment për Paqen Ndërkombëtare. Në të pasqyrohen fragmente të golgotës shqiptare
“Shtëpi dhe fshatra të tëra janë bërë shkrumb, popullsia e paarmatosur dhe e pafajshme është masakruar en massedhunë e paparë, plaçkitje dhe mizori të çfarëdo lloji – të tilla ishin mjetet që i përdori dhe që është duke i përdorur soldateska serbo-malazeze, për ta ndryshuar karakterin etnik të këtyre viseve të banuar me shqiptarë”. Carnegy Endowment for International Peace, Report of the International Commission to Inquire into the Causes of the Balcan Wars; Washington D.C., 1914, f. 151.
Banorët e atyre fshatrave ishin larguar paraprakisht për t’iu shmangur sulmuesve të soldateskës serbo-malazeze, të cilët i digjnin shtëpitë e braktisura. (f. 151 i të njëjtit dokument). Në shtator 1913 kryengritja e shqiptarëve në Kosovë u shua në gjak. Pushteti në Serbi dhe në Maqedoni, çdo veprim apo sjellje rebeluese e ndëshkon me vdekje (f. 160-162). Pasi u vendos “paqja”, Beogradi i dërgoi kolonët e parë serbë dhe malazezë për të zaptuar toka të reja. 
Nga shkrimet e lartpërmendura të inteligjencies serbe të fillimit të shekullit XX, do të lindinparagjykimet dhe stereotipet antishqiptare gjatë tërë shekullit XX. Sipas serbëve, shqiptarët në Beograd mund të ishin: hamaj të mirë nëpër stacionet hekurudhore, sharrëxhinj, druprerës, punëtorë krahu, punëtorë ngarkim-shkarkimi, pastrues rrugësh, mihës kanalesh, shitës devizash nëpër rrugë.
Koha e tregoi të kundërtën. Ideologjia antihistorike serbe dështoi. Shqiptarët ndërkaq, morën rrugën drejt Perëndimit dhe ja ku janë – më të fortë se kurrë. Është rast i rrallë në historinë e botës që inteligjencia e një populli fqinj të përhapë një propagandë kaq antinjerëzore ndaj fqinjëve të tyre. Si mund të bashkëjetonin këta dy popuj pas gjithë këtij irracionalizmi?! Populli serb dhe inteligjencia e tij duhet t’u kërkojnë falje shqiptarëve.

“Opozita serbe është një mjet në duart e shërbimeve sekrete kriminale dhe të huaja. Këta të rinj pak a shumë po përdoren prej tyre”, tha kryetari i Serbis1% Aleksander Vuçiç

                     Kërko brenda në imazh                              Nga Flori Bruqi p residenti serb Aleksandar Vuçiç ka akuzuar opozitë...