Agjencioni floripress.blogspot.com

2011/09/26

nga Hysen Ibrahimi:Shefki Ollomani - poet, publicist dhe atdhetar




KRIJIMTARIA POETIKE E Z. SHEFKI OLLOMANI

Krijimtaria dhe veprimtaria e z. Shefki Ollomani, tani më ka lënë gjurmët e saj në krijimtarinë e tij poetike, publicistike dhe atdhetare.

Në fushën poetike, z. Ollomani, del me librin e tij me poezi të zgjedhura 1995-2000, libër ky i titulluar - ”…. Për lirinë, për Shqipërinë”.

Vet titullimi ”…. Për lirinë, për Shqipërinë”, nga autori Ollomani, lë të kuptojë prirjen e poetit në ndërtimin e fushës poetike dhe atdhetare, me motive dhe ide, të cilat nuk mund të mohohen nga intelekti i dijes poetike e Kombëtare.

Gjatë leximit të këtij libri, me poezi të zgjedhura nga poeti Ollomani, do të vërejmë se në krijimtarinë e tij (i referohemi librit në fjalë) ka preokupime të natyrës patriotike e Kombëtare, e që janë tejet frymëzuese për lexuesin dhe kanë vlerë artistike e poetike.

Të gjitha këto preokupime të çështjes Kombëtare, duke ju përshtatur ngjarjeve aktuale të kohës, arrinë mjaft suksesshëm t’i paraqet përmes poezisë, ndonëse ka një stil të veçantë nga krijuesit e tjerë, që ai në poezinë e vet fut edhe paknaqësitë aktuale të kohës, si një kritik i rrept, duke i bërë roje çështjes madhore Kombëtare. Ngjarjet e lëvizjeve Kombëtare, prekin thellë shpirtin e poetit Ollomani, e frymëzojnë për të krijuar dhe për t’u ballafaquar me realitetin herë të dhimbshëm e herë të arsyeshëm, por rrallë, shumë rrallë, të arritshëm.

Libri i poetit Ollomani ”…. Për lirinë, për Shqipërinë”, evidenton dëshmitë e gjalla në botën e ngjarjeve të kohës, e që poeti tregon një prirje vërtetë krijuese, tejet kuptimore me një përjetim të thellë shpirtëror, që bëjnë me dije faktorin intelektual e politik Shqiptar, se jeni në përcjellje të çdo ”veprimi” të punës suaj, rreth çështjes Kombëtare.

Në poezinë “JAM…”, poeti Ollomani, bën një prezentim, një hyrje modeste, por domethënëse dhe tejet kuptimor. Ai shkruan:

        JAM…

          Jam njeri dhe shqiptar,

      Jetoj me nderë, jam krenar.


Jo rastësisht poeti cekë, ”Jam njeri dhe shqiptar”, ”Jetoj me nderë, jam krenar”. Kjo për lexuesin tingëllon për të ndikuar në natyrën e qenies individuale, për të menduar secili për veten e tij, se çfar është, çfar jete e jeton, çfar kreanrie ka ?! Poeti vazhdon më tutje:

      Jam poet dhe pishtar,

      Shkruaj me mall, digjem si zjarr.

      Jam patriot dhe luftëtar,

      Atdheun me zemër, lirinë në ballë.

      Jam flakadan dhe zemërluan,

      Përmes errësirës me penë e jatagan.


Poezia e cituar në tërësi (gjë që nuk praktikohet gjatë vlerësimeve poetike), ka një mesazh për njerëzit, për botën e njeriut të sotëm, që t’i këthehet pasqyrimit individual duke u nisur nga vetja, e më pastaj të krijohen hapësirat reale të veprimit të mëtutjeshëm. Bie në sy formulimi i kësaj poezie : ”Jam poet dhe pishtar”, ”Shkruaj me mall digjem si zjarr”, ide sygjeruese, që realizon idenë : ”Jam patriot dhe luftëtar”, ”Atdheun me zemër, lirinë në ballë”, ”Jam flakadan dhe zemërluan”,”Përmes errësirës me penë e jatagan”. Kjo poezi e poetit Ollomani, nuk është e krijuar e përjetimeve të poetit, por është një ”Himn”, i librit ”…. Për lirinë, për Shqipërinë”, e poetit Shefki Ollomani. 

Të analizojmë poezinë e poetit në fjalë - ”MOS E LENI…”!

            MOS E LENI…!

      Mos e leni idealin të vyshket!

      Mos e leni pushkën të ndryshket!

      Mos e leni plisin të përlyhet!

      Mos e leni fytyrën të nxihet!


Titullimi i kësaj poezie ”MOS E LENI…”, nga poeti Ollomani, është titullim i motivuar poetik dhe paraqet frymën origjinale të përjetimit të autorit, që presupozon mundësinë e ”lënies” të idealit, të pushkës, përlyerjen e plisit dhe fytyrën e nxirë po qe se largohemi dhe e lëmë rrugën drejtë arritjeve dhe synimeve Kombëtare për Liri dhe Pavarësi. Këtu hetohet një prirje e poetit në formulimin poetik. Prek ngadalë, por me kujdes, ngacmon ndjenjën e lexuesit duke provokuar shpirtin kombëtar, në zgjimin nga një amulli e mundshme, sipas poezisë ”MOS E LENI…”.

Në strofën e pestë të kësaj poezie, autori shkruan:

      Mos e leni shpresën të shuhet!

      Mos e leni besën të zhduket!

      Mos e leni krenarinë të kërruset!

      Mos e leni zjarrin të fiket!


Kjo vjershë e ndërtuar si një ”apel”, që thërret të mos e leni, lidhet gjithnjë me titullin e kesaj poezie ”MOS E LENI…”, që në vetvete ka një pastërti poetike me mesazh për ardhmërinë. Shtrohet pyetja, pse poeti e lidhë tërë poezinë me ”Mos e leni”? Pse nuk e ka titulluar me një tekst tjetër?! Nuk e ka titulluar sepse poezia kishte me marrë një kuptim krejtë tjetër në krahasim me këtë që tani është e formuluar. Poezia e poetit Ollomani manifeston një protestë në brendësi, artikullon frikën e rënies morale e njerëzore të mundshme drejtë rrugës për Liri. Kështu që për ta mbajtur moralin Kombëtar, autori e piketon me idenë e të formuluarit të kësaj poezie.

Lexojmë me vëmendje: ”Mos e leni shpreëen të shuhet”, ”Mos e leni besën të zhduket”, ”Mos e leni krenarinë të kërruset”, ”Mos e leni zjarrin të fiket”!

Poeti Ollomani prekë ndjenjën kur thotë: ”Mos e leni shpreëen të shuhet”! Pse pikërisht potencon ”shpresën”!? Sepse besimi i krijuar për arritjen e qëllimit dhe synimeve tona Kombëtare, dhe kur krijohet një ndjenjë shpirtërore në arritjen e kapshme, vetvetiu krijohet “shpresa”, optimizmi real. 

Poeti njeh mirë mundësinë e arritjeve të veçanta, prandaj ai fut në strofë kur thotë: “Mos e leni besën të zhduket”! Çfar lidhshmërie të vargjeve bënë poeti Ollomani, nga “shpresa” del menjëherë tek “besa”? Çfar don të thot poeti me vargun e krijuar të poezisë “mos e leni besën të zhduket”? Sigurisht, se poeti ka njohuri të thella në krijimin e letërsisë poetike dhe kap fjalët më me ndikim sikurse tani kur e kemi fjalën për “besën”. Fjala “besë”, tek populli Shqiptar, është fajlë me peshë të madhe, që zoton veprimin e përbashkët për një qëllim të caktuar, fjalë që lidhet ngushtë për të përkrahur deri në arritjen e synimit, fjalë që për asnjë moment nuk guxon të prish marrëveshjen pavarësisht  sfidave…..!

Ose poeti kur thotë, po e citojmë : “Mos e leni krenarinë të kërruset”!,  “Mos e leni zjarrin të fiket”! Edhe “krenaria” ka sombolikën e vet, por gjithësesi është prekëse dhe emocionale vargu i poezisë :“Mos e leni zjarrin të fiket”! Fikja e zjarrit në votër, simbolizon idenë e mbarimit të asaj familje, që vdesin të gjithë burrat, e që mbesin pa djal. Fiket familja, fiket fisi, fiket trashëgimia Kombëtare…..etj ! 

Poeti Shefki Ollomani, me mjaft aftësi poetike, arrinë shumë lartë të prekë opinionin, duke krijuar ndjenjën e përjetimit. Orientimi i poetit Ollomani, ka për synim, që tragjika e krijuar, të mos mbetet brenda përbrenda kufijëve të caktuar. Ngjarjet, poetin e detyrojnë të merret me mesazhe.

Në strofën e parafundit dhe të fundit të poezisë ”MOS E LENI…”,  shkruan :

      Mos e leni betimin pa realizuar!

      Mos e leni lirinë pa fituar!

      Mos e leni atdheun pa çliruar!

      Mos  e leni Shqipërinë pa bashkuar!

      Mos e leni as sot, as mot!

      Mos e leni atdheun pa zot!

      Mos e leni mos, mos, mos!

      Mos e leni armiku t’ju sos! 


Në të dyja strofat, shihet se poeti Ollomani, nuk ka probleme të të formuluarit në fjalë të reja shprehëse poetike. Ka shtrirje të gjërë dhe secila fjalë ka kuptimin e vet, që lidhet ngushtë me titullimin e poezisë. Edhe në këto dy strofa në vargjet e poezisë ”MOS E LENI…”, inkuadron shprehje me ndikim që e prekin jetën konkrete të ngjarjeve. Lexo me vëmendje,

„Mos e leni betimin pa realizuar“, kështu që poezia arrinë formën e përpjekjeve të poetit - Betimin! Çfar don të thotë poeti Ollomani, kur shkruan : Mos e leni betimin pa realizuar !

E dinë ai se është dhënë ”betimi”? Pa tjetër se po. Shihet se poeti është i implikuar në mënyrë direkte apo inderekte me ngjarjet. Apo është një njohës i mirë i rrethanave krijuese, prandaj, ai potencon ”betimin”, si një fjalë me peshë të njejtë që e cekëm te fjala ”besë”. Betimi, është një premtim, që lidhet shumë ngushtë për kryerjen e një pune deri në mbarim. Për të mos e lënë punën pa kryer, duhet të betohet njeriu. Betimi, bëhet solemn dhe krejtë hapur për të kryer një detyrë, ose për të luftuar në përputhje me kërkesat Kombëtare.

            * * *

Poeti Shefki Ollomani, aplikon një rregullativ të ndërtimit të poezisë, e cila kryesisht shtrihet mbi rrafshin Kombëtar, së paku kjo qëndron në këtë libër ”…. Për lirinë, për Shqipërinë”, duke dëshmuar një prirje poetike.

Poeti i përkushtohet edhe fatit jetësor personal, sikurse në poezinë e shkruar gjatë këthimit të tij në vendëlindje pas 13 vitesh në Tuhin, në vitin 1995, të cilën poezi e titullon :

”MBI TROJET TUA – ILIRIDË”!

O Zot i bekuar, jemi vetëm ne shqiptarët, që përjetojmë drama të  tilla?! Kjo poezi, pa tjetër se krijon emocione rrënqethëse, edhe tek lexuesit që lexojnë me një vëmendje të përkushtuar, do të vërejnë se kjo poezi ka vlerën e kirijmtarisë, e ndërtuar mbi mallin e 13 viteve të mërguara, që u ndalua nga një pushtet barbarë, për vizitë vendit të vet, vendëlindjes. Poezia e poetit Ollomani, kryesisht prekë tri fjalë kryesore në të tri strofat e që fillon me: ”Ecë”, ”Ulem” dhe ”Endem”.

Pa tjetër se kjo poezi, është njëra ndër poezitë më prekëse, që lidhë kryesisht problematikën që është krijuar nga barbarët sllavo/maqedonas.

Po e marrim strofën e parë të poezisë :

MBI TROJET TUA – ILIRIDË!

       (Në vendlindje, pas 13 vitesh)

    

      Ecë mbi tokën tënde të bekuar,

      Ecë mbi malet e gjelbëruar,

      Ecë mbi lëndinat e tua të bukura,

      Ecë mbi fushat me lule e flutura,

      Ecë mbi trojet tua – Iliridë,

          Dhe zemra e sytë më mbushen dritë,


Çka mund t’i shtohet tjetër kësaj strofe?! Asgjë. Përveç përshkrimit në vargje të kësaj tragjedie, kjo me aftësinë e krijimit të poetit Ollomani, poezia vetvetiu shëndrrohet në dramë të llahtarshme. Pas 13 viteve poeti me këmbët e tij, ecë nëpër tokën e vet të bekuar, ecë mbi truallin e vet etnik. Brenda përbrenda poezisë ”MBI TROJET TUA – ILIRIDË”, krijohet përshtypja e mundësisë së një paraqitje para syve, duke ecur poeti mbi tokën e bekuar të stërgjyshërve të tij, mbi malet e gjelbëruara, të bekuara, me lule e flutura, mbi truallin – ILIRIDË, dhe te zemra dhe sytë e poetit vjen drita! Këtu poeti arrinë aq lart, sa që kësaj poezie ja jep shpirtin, e ”shpirtëzon”, e ngjallë duke dëshmuar se është një poet i veçantë, me prirje poetike. Këtu në këtë poezi shohim se, poeti gjatë ndërtimit të poezisë ”MBI TROJET TUA – ILIRIDË”, arrinë që të shprehë në vetvete : ”Ecë mbi tokën tënde të bekuar”, ecje me bekimin e Zotit që e ka bekuar këtë tokë ILIRE, ”Ecë mbi malet e gjelbëruara”, ”Ecë mbi lëndinat e tua të bukura”, ”Ecë mbi fushat me lule e flutura”, ”Ecë mbi trojet tua – Iliridë”,”Dhe zemra e sytë më mbushen dritë”.

Vallë, pse poeti e cekë në vargun e fundit ”Dhe zemra e sytë më mbushen dritë”, çfar don të thotë me këtë poeti Ollomani? A thua se periudhën kohore 13 vjeçare, poeti e konsideron një terr pa dritë?! Pa tjetër se po. Duke i munguar vendëlindja, poetit i ka munguar edhe drita e syve, dritë e cila lëshon rrezet e energjisë atdhetare, që vijnë nga dielli i bekuar. Dritë që poeti e vlerëson si një rrezatim, si një shkëlqim që ia ka ndriçuar edhe syrin edhe zemrën me t’u kthyer në Atdhe.

Në strofën e dytë poeti vazhdon me të njejtin përjetim dhe ”shpirtëzim”poetik, duke ndryshuar në formulim dhe shprehje të tjera poetike. E lexojmë strofën e dytë të poezisë

”MBI TROJET TUA – ILIRIDË :

      Ulem mbi livadhet tua të lulëzuara,

      Ulem mbi gurët e kalave të lartësuara,

          Ulem mbi bregoret në formë plisi,

          Ulem pranë varreve të t’im fisi,

          Ulem pranë votrës me oxhak,

          Ulem pranë kullës me bajrak,

          Ulem e përkulem para teje - Iliridë,

          Dhe zemra e sytë më mbushen dritë.


Poeti Ollomani, nuk fshehë aspak mallëngjimin në këtë poezi, përkundrazi shprehë hapur brengën e mallit për vendin e lindjes, për livadhet, për gurët e kalave të lartësuara..., duke pasqyruar përmallshëm përjetimin e tij të këthimit në Atdhe pas 13 viteve, e që e pasqyron në vargje poetike duke futur elemente prekëse poetike.

Poeti për asnjë moment nuk arrinë të lirohet nga ballafaqimi i përjetimit në Atdhe, gllabërohet i tëri në ambientin e përjetimit dhe vuajtjeve të viteve që për asnjë moment nuk e ka harruar vendin. Ulem! Çka paraqet poeti ketu? Lexo me vëmendje, me përqëndrim:

”Ulem mbi livadhet tua të lulëzuara”, ”Ulem mbi gurët e kalave të lartësuara”, ”Ulem mbi bregoret në formë plisi”, ”Ulem pranë varreve të t’im fisi.

Në secilin varg, vërejmë se poeti gjenë shprehje që i dalin nga thellësia e shpirtit. Është për t’u çuditur se si ka mundur që aty për aty të rënditë vargjet, gjë që kjo nuk ka mundur të ndodhë. Por, është më se e vërtetë se ideja e thurrjeve të vargjeve, është aty për aty e krijuar, gjatë përjetimit të poetit në vëndëlindjen e tij. Prandaj janë shumë origjinale, poetike dhe me një vlerë të thellë artistike. ”Ulem mbi gurët e kalave të lartësuara, mbi bregoret në formë plisi, pranë varreve të t’im fisi”, të gjitha këto te krijuesi kanë çliruar tensione shpirtërore, dridhje shpirtërore, lot shpirtëror, sidomos kur poeti përkulet para ILIRIDËS, e pastaj është ulur mbi varret e fisit të tij.

Edhe strofa e tretë e poezisë është tejet domethënëse, me një fuqi poetike të rrallë. Këtë lloj poezie të një stili të veçantë të të krijuarit, nuk mund ta gjeshë tek secili poet. Për këtë po ja lëmë lexuesit që të lexojë vetë, këtë poezi dhe krijimtarinë e poetit të shquar Shefki Ollomani, në librin e tij, ”…. Për lirinë, për Shqipërinë”.

            * * *

Në librin e poetit Shefki Ollomani ”…. Për lirinë, për Shqipërinë”, me poezi të zgjedhura, do të hasim shumë poezi, që kanë vlerë poetike e artistike. Pa fije dyshimi mund të themi se krijimtarija e poetit Ollomani, ka një disiplinë, ka plan me një strukturë të caktuar të krijimtarisë poetike.

Lexuesi do të hasë në shumë periudha, ngjarje që janë përfshi në poezinë e poetit Ollomani, që bëjnë përshtypje se janë të krijuara nga një poeti tejet meritor dhe krijues i vërtetë, me ndjenja poetike.

Poeti Ollomani, në shumë poezi precizon idenë dhe kuptimin, bënë radhitjen e tyre sistematike në kohë dhe ndodhi të ngjarjeve.

Po e marrim poezinë e poetit Ollomani - ”KËSHTJELLA E LIRISË”:

      KËSHTJELLA E LIRISË

      Kështjellë prej gurësh të Ilirisë,

      Kështjellë prej gjakut të rinisë,

      Kështjellë prej eshtrash të shqiptarëve,

      Kështjellë prej kafkash të luftëtarëve,

      Kështjellë prej betoni e qëndrese,

      Kështjellë prej prej hekuri e bese.


Edhe kuptimi i kësaj poezie ka karakter Kombëtar. Kështjella, sipas poetit Ollomani, paraqitet si një dëshmitar okular i ngjarjeve historike. Duke e ditur se në kështjellat shqiptare, të ndërtuara me mure të larta prej guri, të trasha dhe të pajisura me bedena, vetëm për mbrojtjen e identitetit Kombëtar nga armiq shekullor, vend ky që kemi mundur të sigurohemi nga armiqtë barbarë sllavë. Në kështjellat tona ështe bërë luftë e tmerrshme, gjë që poeti jo rastësisht komunikon me ”Kështjellën” përmes vargjeve poetike, për kristalizimin e ndodhive. Prandaj, poeti e quan me të drejtë: ”Kështjellë prej gurësh të Ilirisë”, sepse vërtetë kështjallat tona janë të ndërtuara me gurë të truallit ILIR.

”Kështjellë prej gjakut të rinisë”, ”Kështjellë prej eshtrash të shqiptarëve”,”Kështjellë prej kafkash të luftëtarëve”, ”Kështjellë prej betoni e qëndrese”, ”Kështjellë prej prej hekuri e bese”, kanë një kuptim logjik, sepse kështjellat tona e kanë edhe gjakun e rinisë, eshtrat e shqiptarëve, kanë edhe kafkat e luftëtarëve e që poeti e rrumbullakson këtë strofë me vargun: Kështjellë prej betoni e qëndrese. Leximi i vëmendshëm, të thellon në parim dhe është shumë imponuese, përshkrimi poetik i tragjikës shekullore të Kombit. Poeti Ollomani, në varg, hjedh fjalët poetike me një cilësi dhe kuptim tejet vlerësues. Këtu gjenë për kështjellën fjalë qëndrese prej betoni, hekuri dhe bese, gjë që nënkupton se sikurse kështjellat që ishin të forta, edhe të parët tanë qëndruan stoik në istikamet e kështjellave. Ndaj, këtë Kështjellë ILIRE, mund ta kishim quajtur, ”KËSHTJELLË FISNIKRORE”.

Poeti Ollomani, me përsosshmëri gjenë metodën e të formuluarit poetik. 

Në strofën e katërt të poezisë ”KËSHTJELLA E LIRISË”, poeti Ollomani, shkruan:

      Kështjellë prej kullash të rrënuara,

      Kështjellë prej fisesh të dëbuara,

      Kështjellë prej librave të djegura,

      Kështjellë prej lëkurave të rrjepura.


Ose në strofën e fundit:

      Kështjellë me themele në tokën arbërore,

      Kështjellë me majat a lartësive qiellore

      Kështjellë me bedenat e shqiptarisë

      Kështjellë e përjetshme, kështjella e lirisë.


Çfar dallimi aq i madh nga strofa në strofë që i bënë poezisë, poeti Shefki Ollomani. Te strofa e më epërme, poeti paraqet një zhgënjim, nuk mundet pa a përmendur realitetin, sado i hidhur që është, për derisa poeti e din mirë se Kështjellat tona prej kullash kanë qenë të rrënuara, lexo:

„Kështjellë prej kullash të rrënuara“, pastaj vazhdon vargu tjetër i poezisë, „Kështjellë prej fisesh të dëbuara“, gjë që është një realitet se, fiset ILIRE kanë qenë të dëbuara nga kështjellat e tyre, „Kështjellë prej librave të djegura“, „Kështjellë prej lëkurave të rrjepura“.

Pa tjetër se poeti në imagjinatën e tij poetike, dallon strofën prej strofe. Strofa e fundit me të parafundit dallojnë, në dy aspekte në :

   1. Pesimizëm, zhgënjim, ankim, vajtim.
   2. Optimizëm, krenari, lartësi, këndim.

Aftësia e poetit Ollomani, për të krijuar, shihet se ka një përvojë të hershme dhe din të identifikojë krijimtarinë, si në ngritje të poezisë, në rrafshin e poezisë dhe në rënien e poezisë. Përveç kësaj, ka një prirje të thukët në ilustrimin e poezive mbi bazën e realitetit të kohës.

          * * *

Poezia e poetit Ollomani “…ILIRIDA IME”, përkon me një realitet të hidhur, që implikon relitetin dhe na bën të mendojmë se kjo poezi nuk ka të bëjë fare me imagjnatën, duke marrë parasysh formulimin e poezisë me shembuj konkretë dhe tejet realë. Poetin e mundon realiteti i krijuar në rrethana në të cilat gjendet vet ILIRIDA, motivohet me vështërsitë e krijuara të jetës së fëmiut, rinisë, cucës iliriane, vajzës...,etj.

Po marrim strofën e parë të poezisë “…ILIRIDA IME” dhe duke e lexuar me vëmendje, do t’i zbulojmë qëllimet e poetit Ollomani.

      “…ILIRIDA IME”

      Lindur në stuh!

      Rritur n’Iliri!

      Fëmijë pa fëmijëri!

      Vajzë pa vajzëri!

      Cucë pa rini!

      Vashë pa nusëri!

      Çikë me pikëllime!

      Ilirida ime!


Poeti Ollomani, në këtë poezi, evokon jetën qysh nga fëmijëria e hershme e tij, dhe lirisht mund të themi se duke pasur pasrasysh prirjen e poetit që poezinë e vet ta lidhë me kontaktin e jetës rinore në përshtashmëri të plotë të jetës së ILIRIDËS, gjë që këtë ia arrinë me plot sukses, përmbush edhe një obligim ndaj Aëdheut të vet të lindjes. Teksti i hyrjes së kësaj poezie prekë ngadalë, shumë ngadalë lindjen, kur thotë: ”Lindur në stuhi”,  që don të thotë se stuhitë e asaj kohe kanë qenë luftëra fizike, psiqike..., të ILIRIDËS, për t’u rezistuar regjimeve të huaja, që e kanë pllakosur trullin e ILIRIDËS, e pastaj del tek: ”Rritur n’Iliri”, ”Fëmijë pa fëmijëri”. Shikoni sa bukur e bën lidhshmërinë e vargjeve poeti, shihet se thuarja e vargjeve është bërë me një kujdes tejet të përpiktë dhe të njejten kohë bën përshtashmërinë e tyre. Lindja, rrita, fëmijëria, dhe vazhdon kur thotë: ”Vajzë pa vajzëri”, ”Cucë pa rini”, ”Vashë pa nusëri”, ”Çikë me pikëllime”, Ilirida ime!

Pse poeti Ollomani, përkushtohet në gjininë femërore në kuptimin e poezisë. A mos don të jetë më i hapur për lexuesin apo ka tendencë. Jo, poeti në këtë poezi i kushtohet tërësisht ILIRIDËS, dhe nuk ka tendenca në raport me lexuesin, duke futur filozofi poetike, me ide të imagjinuara. Por kuptohet se secili varg i poezisë “…ILIRIDA IME”, ka një kuptim tejet domethënës, dhe brenda përbrenda vargut mund të themi se ka filozofi të të shprehurit poetik, që poeti Shefki Ollomani tregon aftësi prej vizionari. Vargjet e kësaj poezie, kanë porosinë e vet, duke vu në spikamë gjendjen e së kaluarës, së tashmes, e po ashtu poeti prekë edhe mundësit e së ardhmes, të cilat nuk i përjashton në asnjë varg të tij.

Marrim strofën e fundti të kësaj poezie “…ILIRIDA IME”, ku poeti Ollomani shkruan:

      Vend i bekuar!

      Tokë e paçliruar!

      Liri e pafituar!

      Shqipëri e pabashkuar!

      Nëpër shekuj, mijëvjeçarë...!

      Herë plagosur, herë zemërvrarë!

      Herë për tokë, herë në marshime...!

      Ilirida ime!


Marr në përgjithësi, poezitë e poetit Shefki Ollomani, trajtojnë faktin e çështjes Kombëtare me një shtrirje poetike, në hapësirën ekzistenciale të popullit Shqiptar, me formulime moderne që shprehin e pasqyrojnë rrethanat universale shqiptare.

Vetëm poezitë të cilat janë tejet kuptimore, e që arrijnë të paraqesin kuptimësinë e mirëfilltë në krijimtari, sikurse që janë poezitë në librin ”…. Për lirinë, për Shqipërinë” të poetit Shefki Ollomani, rrënojnë çdo gjë që është antivlerë, dhe ndërtojnë çdo gjë që është vlerë.

E tërë poezia dhe krijimtaria e poetit Shefki Ollomani, priret përkah qartësia e kuptimit të poezisë, fut në përdorim logjikën e të kuptuarit, duke i qartësuar fenomenet dhe qëllimet, për :

      ÇLIRIMIN E TOKAVE ARBËRORE

VENDOSJA E SLLAVËVE NË ILIRIK DHE MAQEDONIA***)




          Pas vdekjes së perandorit Teodosi i Madh më 395, Perandoria Romake u nda në dy pjesë: në Perandorinë e Lindjes – Bizantin, me kryeqendër Konstantinopojën dhe në Perandorinë e Perëndimit, me kryeqendër Romën. Iliria mbet nën sundimin e Bizantit.
          Historiani, Tajar Zavalani, shkruan:
          ”Vendbanimet fillestare të Sllavëve kanë qenë moçalet e luginës së lumit Pripet në një krahinë të Bjellorusisë që quhej Polesje. Sllavët jetonin si tribu primitivë, me regjim patriarkal e merreshin me pak bujqësi duke djegë pyjet, në toket e të cilëve mbillnin  për një stinë, duke shfrytëzuar hirin si pleh.”
          Profesori çek, Dvornik, shkruan:
          “Sllavët nuk kanë asnjë legjendë heroike që të kujtojë vendosjen e tyre në Gadishullin Ballkanik. Historia e invazioneve sllave filloi nga fundi i shekullit VI pas Krishtit.”
          Në një epokë të historisë që nuk dihet me saktësi, Sllavët filluan të dalin nga Polesja dhe të përhapen në Europën e Mesme dhe Juglindore. Ata nuk ishin inisiatorët e këtij invazioni, por ishin skllevër dhe shërbyen si “mish për top”, masë mbrojtëse të Avarëve, Hunëve dhe Bullgarëve.
          Historiani W.Temperly, shkruan:
          “Sllavët nuk erdhën si një ushtri invaduese që mund të luftohej me armë, por si një masë njerëzish kundër të cilëve nuk kishte asnjë fuqi që mund të qëndronte. Ishte një gjë e lehtë të shfaroje individë ose grupe të tërë nga invaduesit sllavë, por ishte e pamundur të ndalosh dyndjet e tyre, ku numri ishte aq i madh sa zinte vendin e vetive luftarake.”
          Në fillim fushatat sllave në Ballkan patën një karakter të përkohshëm. Ata hynin në një vend, vrisnin, prisnin, digjnin, rrënonin e grabisnin sa mundeshin dhe ktheheshin pas maleve Karpate ku ishin vendos. Kështu, në vitin 580, një fuqi e përzier sllavësh dhe avarësh, rreth 100.000 vetë, u nisën nga gryka e Danubit dhe bënë kërdinë në Iliri dhe Thraki. Ata dogjën, plaçkitën e grabitën për 4 vite rresht. Një pjesë e tyre u tërhoqën me një pasuri të madhe, por shumica e sllavëve u ngulitën në trojet e pushtuara ilire. Këto epizode tragjike të invadimeve sllave në Ilirik arritën kulmin e tyre në vitin 617, kur pas vërshimeve të tyre masovike u vendosën përfundimisht në Ballkan, duke filluar sllavizimin gradual të tij.
          Historiani i Bizantit, Prokopi, shkruan:
          “Si një valë deti prej njerëzish, me burra, gra e fëmijë, ata u vërsulën në tokat e Perandorisë dhe kthyen në gërmadha e zhytën në gjak Ilirinë, Epirin dhe Thrakinë, duke përparuar deri në thellësi të Greqisë së vjetër. Prej orës që skllavinët u turrën në tokat e Perandorisë, ata grinë dhe masakruan të gjithë njerëzit, pa dallim gjinie e moshe që u ranë në duar. Kjo shfarosje me shumicë mbuloi në kufoma Ilirinë dhe Thrakinë, që sipas llogaritjeve ishin më shumë se 200.000 vetë, duke përfshirë edhe ata që u morën si skllevër.”
          Në fund të shekullit VIII, Bullgarët u shkëputën nga dominimi i Avarëve të së njëjtës rracë dhe filluan të pushtojnë toka për llogari të tyre. Në vitin 679, nën udhëheqjen e Khanit bullgar Asparuh, ata u vendosën në tokat e Bullgarisë së sotme, duke hedhur themelet e një shteti bullgar të pavarur nga Bizanti. Duke qenë një popullsi më e vogël në numër se Sllavët, Bullgarët morën gjuhën sllave dhe si rezultat u sllavizuan.
          Historiani arbëresh nga Kroacia, Aleksandër Stipçeviç, për dundjet dhe vendosjet sllave në Ilirik, shkruan:
          “Mbarimi i kohës së vjetër dhe fillimi i kohës së mesme, vijoi në Ballkan si një ndër periudhat më të errta. Gotët, Hunët, Avarët dhe popujt e tjerë barbarë sulmuan nga të gjitha pjesët, duke plaçkitur e shkatërruar çdo gjë që krijuan Romakët dhe Ilirët gjatë atyre shekujve të punës e të përparimit. Një qytetërim i zhvilluar filloi të zhduket nën goditjet vdekjeprurëse që i shkaktonin hordhitë barbare me tërbimin e tyre shkatërrues. Në fillim të shekullit VII fillon kolonizimi nga ana e popujve të ndryshëm sllavë, të cilët, pak nga pak, e pushtuan gati tërë vendin që dikur u takonte Ilirëve.”
          Në këtë mënyrë Serbët e Bullgarët u vendosën në Ballkan, duke shtyrë popullsinë autoktone ilire drejt jugut, të cilët u quajtën Ilirë të Jugut dhe shtriheshin nga Kosova në Artë dhe nga deti Adriatik në Shkup. Pjesa veriore e Dardanisë u pushtua dhe u sllavizua nga Serbët, kurse pjesa lindore e saj dhe Thrakia u pushtua dhe u asimilua nga Bullgarët.
          Popullsia sllave e përbërë nga serbët, kroatët, sllovenët e më vonë edhe bullgarët, që u formuan gjatë Mesjetës, ishin me besim fetar pagan. Serbët më 879 dhe Bullgarët më 866, u futën në vitin 879 në kishën e krishterë ortodokse, kurse kroatët e sllovenët u futën në kishën e krishterë katolike.
          Në të gjitha kishat e Sllavëve të Jugut, gjuha serbe quhej si gjuhë ilire dhe shënohej si “iliryca lingua”, e që nuk ka qenë aspak ilire, por sllave. Në këtë mënyrë Serbët e sllavët tjerë, përpiqeshin të përzihen me Ilirët autoktonë. Bullgarët arritën ta quajnë gjuhën e tyre Maqedonishte (pra ilire), por edhe ajo ishte gjuhë sllave. Bullgarët, pasi që pushtuan Maqedoninë, e quajtën Aleksandrin e Madh paraardhës të tyre, d.m.th. bullgar!
          Mirëpo, historiani francez, D’Anzhieli, shkruan:
          “Nuk mund të harrohet që Aleksandri i Madh ishte me prejardhje ilire, me arsim helen dhe i edukuar nga një shqiptar/ilir tjetër prej Stragjirës së Maqedonisë, Aristotelit. Nëna e Aleksandrit të Madh , Olimpia/Olimbia, ishte nga fiset Iliro-Epirote, babai i tij, Filipi II, ishte ilir maqedonas, pra shqiptar...”
          Ndryshe nga dyndjet e tjera barbare që nuk zunë vend në Shqipëri, ardhja e Sllavëve qe me pasoja të mëdha për popullin dhe  trojet tona. Në shekullin VIII dyndjet sllave morën fund në Ballkan. Popullsia Thrake u zhduk plotësisht dhe u formua Bullgaria e sotme. Vendbanimet ilire u ngushtuan shumë dhe popullsia ilire që banonte në vendet që sot quhen: Slloveni, Kroaci, Bosnjë, Mali i Zi, Serbi dhe Maqedoni u asimilua krejtësisht ose  u shfaros me dhunë.

*****

          Sipas historianëve bizantinë: Teofani, Nikifori, Kedreni dhe Zomara, Bullgarët sllavë u vendosën në Siujdhesën Ilirike dhe në trojet e Maqedonisë antike diku kah gjysma e shekullit VII të erës sonë, rreth viteve 650-680 dhe në vitin 687, pra tetë-nëntë vjet pas themelimit të Mbretërisë Bullgare, popullsia e Maqedonisë antike ishte bullgaro-sllave.
          Në shek.IX shteti Bullgar u forcua dhe filloi të zgjerohet në kurriz të Perandorisë Bizantine. Në vitin 851 ata u shtrinë në Maqedoninë Qendrore dhe në Shqipërinë e Jugut, duke pushtuar Ohrin dhe Devollin, kurse disa vjet më vonë pushtuan edhe Beratin dhe gjithë luginën e Vjosës. Në vitin 904 ata pushtuan edhe Vlorën, Himarën, Butrintin e Nikopojën (Prevezën), por nuk mundën ta marrin Durrësin dhe Shkodrën. Të gjitha këto toka shqiptare hynë nën sundimin e Mbretërisë Bullgare dhe Simeoni e ktheu shtetin bullgar në Perandori, duke e shpallur veten Car të Bullgarëve dhe Bizantinëve.
          Pas vdekjes së Simeonit, perandoria bullgare u dobësua, por pas marrjes së fronit nga një feudal i fuqishëm, Samuili, ajo u rimëkëmb përsëri. Qendra e saj u bë Prespa e më vonë Ohri. Në vitin 1005 ai shtiu në dorë Durrësin dhe më 1014 Manastirin. Vendin e Samuilit e zuri vëllau i tij, Ivan Vlladisllavi. Në vitin 1017 Ivan Vlladisllavi u vra në afërsi të Durrësit. Pas kësaj bullgarët iu nënshtruan Bizantit, por Vojvoda Ivaca e vazhdoi rezistëncën e tij në Skrapar ku u shtyp përfundimisht nga gjenerali shqiptar, David Arianiti. Ky qe dhe fundi i mbretërisë bullgare dhe e sundimit bullgar në Shqipëri (851-1017=166 vjet).
          Bullgaro-sllavët depërtuan shumë lehtë drejt Ilirikut dhe Maqedonisë, duke  krijuar shumë shpejt mbretërinë e tyre, sepse ata i morën me të mirë vendasit e atjeshëm: Ilirët, Vllehët, Thrakasit, Myzianët dhe popuj të tjerë, të cilët ishin nën robërinë dhe sundimin e egër të Perandorisë Bizantine dhe të nëpërkëmbur edhe nga Grekët. Këto popuj të shtypur nga pushtuesit bizantinë, Bullgarët sllavë i pritën gati si ”çlirimtarë”, sepse Mbretëria Bullgare ishte në luftë e armiqësi të përhershme me Bizantin dhe popujve të shtypur nga ai u njohu shumë të drejta, të cilat ata nuk i kishin pasur prej shekujsh.
          Perandori bizantin, Justinian Rinometi, nuk pranoi tu paguaj Bullgarëve tributin e pranuar nga ati i tij, por ngriti një ushtri të fuqishme dhe mundi në fushat e Thrakës një ushtri bullgare. Ai më pas marshoi drejt perëndimit dhe përparoi deri në Selanik, duke i nënshtruar popullsitë sllave.
          Nga kronikat bizantine del edhe çështja e ushtrisë së bullgarëve të vendosur në Maqedoni: ”Këtë vit (v.691),- shkruan Nikifori,- perandori Konstantin i ktheu në robër një pjesë të popullsisë sllave të Maqedonisë dhe ia nënshtroi të tjerat perandorisë romake”. Kjo ndodhi sepse ushtria bullgare sllave, e komanduar nga Nebuli, kaloi në anën e ushtrisë arabe, të udhëhequr nga kalifi Abdel-Malek, në luftën e tij me ushtrinë bizantine. Në këtë kohë Bullgaro-sllavët shtriheshin jo vetëm në Maqedoni e Greqi, por deri në Peloponez.
*****

          Në vitin 168 p.e.s. Maqedonia ra nën sundimin romak, ndërsa në vitin 148 p.e.s. ajo u bë provincë e thjeshtë romake. Me ndarjen e Perandorisë romake, më 395, Gadishulli ballkanik u bë pjesë e Perandorisë Lindore romake – Bizantit, kështu edhe provinca e dikurshme e Maqedonisë antike u bë pjesë përbërëse e saj. Në shekullin XIV dhe XV hapësirat e Ballkanit ranë nën sundimin e Perandorisë Osmane dhe ngelën aty gjer në prag të Luftës së Parë Botërore. Rajoni i dikurshëm i Maqedonisë antike me Traktatin e Bukureshtit, të vitit 1913, u nda midis Greqisë, Bullgarisë dhe Serbisë.
          Maqedonia nuk u përmend për afro dymijë vjet, që nga rënia e saj nën Perandorinë romake e deri në fillim të shekullit XX. Poashtu, gjatë tërë historisë nuk ka ekzistuar asnjë përpjekje e ndonjë populli për të ringjallur shtetin me emrin Maqedoni.
          Ideja për një Maqedoni si shtet, lindi nga fundi i shekullit XIX. Atëherë doli në skenë një lëvizje e fuqishme, që njihet me emrin VMRO. Sipas platformës politike të saj Maqedonia do të duhej të ishte një “Zvicër ballkanike”,  ku do të jetonin në barazi të plotë banorët e saj: bullgarët, shqiptarët, turqit, vllehët, grekët etj. Duke u nisur nga parimet e lartpërmendura, edhe përkundër kundërthënieve, më 1903 shpërtheu kryengritja, e cila njihet me emrin Kryengritja e Ilindenit. Ngjarjet kryesore të kësaj kryengritjeje u zhvilluan në hapësirat, ku jetonin shumica shqiptare. Për shkak të karakterit çlirimtar të Kryengritjes së Ilindenit, shqiptarët morën pjesë aktive në të. Këtë e dëshmojnë edhe shumë autorë sllavo-maqedonas, të cilët kanë shkruar për këto ngjarje.

Maqedonia e vitit 1912

          Ndër ta është edhe Todor Simovski, i cili në punimin e tij: “Për pjesëmarrjen e kombësive në Kryengritjen e Ilindenit”, shkruan:
          “…përpjekjet e para për një shtet maqedonas filluan aty kah fundi i shekullit XIX, nën ndikimin e lëvizjeve çlirimtare të popujve fqinj, të cilët tentonin të çlirohen nga sundimi shekullor osman. Kështu, nën ndikimin e këtyre lëvizjeve, edhe tek sllavo-maqedonasit u formua organizata “VMRO”, nën ndikimin e së cilës, në vitin 1903, shpërtheu Kryengritja e Ilindenit. Kryengritja kryesisht kishte karakter antiosman. Prandaj, asaj iu bashkangjitën dhe e ndihmuan edhe Shqiptarët. Pa ndihmën e Shqiptarëve ajo vështirë se do të kishte sukses, kur dihet se ajo u zhvillua kryesisht në viset e banuara më tepër me Shqiptarë”. 
          Më tej ai vazhdon: “Shqiptarët kishin merita të veçanta për Komitetin dhe kryengritjen e Ilindenit, që ishin bartës të sigurtë dhe të mirë të armëve, barutit dhe materialit tjetër ushtarak” .
          Në lidhje me çështjen e Kryengritjes së Ilindenit dhe luftën e shqiptarëve në këtë periudhë kanë shkruar edhe historian tjerë maqedonas, si: Aleksandër Hristov, Orde Ivanovski,…etj. Poashtu, për këtë flitet edhe në librin: Historia e Popullit Maqedonas, Shkup 1993, ku theksohet pjesëmarrja masive e shqiptarëve në atë kryengritje.
          Edhe pse Kryengritja e Ilindenit për disa ditë u shua nga forcat ushtarake osmane, kjo ishte ngjarja e parë me rëndësi historike për popujt që jetonin në Maqedoni. Këto ngjarje shënuan zanafillën historike të bashkëpunimit në mes sllavomaqedonasve (apo sllavobullgarëve) dhe Shqiptarëve, si dhe gatishmërinë e këtyre dy popujve të robëruar, për t’u çliruar nga zgjedha osmane.
          Konferenca e Londrës ( 1913 ), e njohu pavarësinë e Shqipërisë, por e sanksionoi ndarjen e hapësirave gjeografike dhe të popullit shqiptar si tërësi, në dy pjesë gati të barabarta. Gjysma e kombit shqiptar mbeti në përbërje të Shqipërisë së pavarur, ndërsa gjysma tjetër hyri në përbërje të Mbretësisë Serbe.
          Pas Luftës së Parë Botërore, Shqiptarët etnikë që mbetën jashtë kufijve të Shqipërisë, u futën në përbërje të Mbretërisë Serbo-Kroato-Sllovene, që pak më vonë u quajt Mbretëria e Jugosllavisë.

Ndarja e Maqedonisë në vitin 1913

          Gjatë Luftës së Dytë Botërore, edhe përkundër propagandës komuniste për “vetëvendosjen e popujve”, ajo jo që nuk ndodhi me shqiptarët, por hapsirat e tyre etnike u coptuan në shumë shtete. Komunistët u ofronin shqiptarëve të drejta dhe barazi “fiktive”, siç ishte rasti me Mbledhjen e ASNOM, më 2 gusht 1944, në Prohor Pçinski.
          Lidhur me këtë Prof. Dr. Gjorgji Caca thotë:
          “Republika Socialiste e Maqedonisë, sot është ajo që asnjëherë nuk ka qenë. Ajo është kështu, sepse është formuar në Luftën e përbashkët të popullit maqedonas së bashku me kombësinë shqiptare dhe turke … “
          As në fazën e parë dhe as në të dytën, Maqedonia nuk përkufizohet si shtet nacional i maqedonasëve. Në fazën e tretë Kushtetuta e re e qartësoi përbërjen e popujve të Republikës së Maqedonisë. Kjo ishte Kushtetuta e vitit 1974, e cila e definon Maqedoninë kështu:
          “ Republika Socialiste e Maqedonisë është shtet nacional i popullit maqedonas dhe shtet i kombësisë shqiptare dhe turke në të, bazuar në sovranitetin e popullit, pushtetit dhe vetëqeverisjes së klasës punëtore dhe të gjithë njerëzve punonjës dhe bashkësi socialiste demokratike vetëqeverisëse të popujve punonjës dhe qytetarëve, të popullit maqedonas dhe me të të barabartë të kombësisë shqiptare dhe turke ”.
          Nga definicioni i aktit më të lartë juridik për Maqedoninë si shtet i Maqedonasve, Shqiptarëve dhe Turqve mund të konstatohet se kjo i përgjigjej realitetit historik për kontributin e dhënë të popujve të saj dhe përbërjes etnike të kësaj republike multinacionale.

*****

Ekziston për një kohë të gjatë një kontest në mes të disa shteteve ballkanike në lidhje me territorin e ish-provincës otomane të Maqedonisë. Ky kontest etno-territorial në periudha të caktuara historike ka marë përmasa të rrezikshme për paqen dhe stabilitetin në rajon. Përderisa pushteti okupues otoman ishte i fuqishëm dhe stabil, kontradiktat mes etnive të ndryshme mbaheshin nën kontrollin e organeve qëndrore. Fillimi i rënies dhe i largimit të ngadalshëm të otomanëve nga Ballkani, me paqen e Karlovcit të vitit 1699 dhe fillimi i ndërhyrjes së fuqishme ruse pas vitit 1820 me pavarësimin e Greqisë, e bashkuar kjo edhe me dëshirën e natyrshme të popujve ballkanikë për liri, sollën deri te tërmete të mëdha në Europën juglindore. Në këtë kuadër, si rezultat i luftës ruso-turke të vitit 1877/78, dhe disfatës së tmershme të armatave otomane, Rusia ia diktoi Turqisë termat e paqes së Shën Stefanit (Jeshilkojit) nga 3 marsi 1878. Në bazë të kësaj marëveshjeje, Bullgaria fitoi autonominë dhe u zgjerua shumë në dëm të vendeve fqinje duke fituar Vranjën, Pirotin, Thrakën etj. Implikime të mëdha solli sidomos zgjerimi në perëndim duke përfshirë gati gjithë territorin e Maqedonisë otomane. Kundër këtij forcimi të madh të ndikimit rus në jug reaguan fuqitë e mëdha duke organizuar Kongresin e Berlinit (13 qershor-13 korrik, 1878), me të cilin Bullgarisë iu reduktuan ndjeshëm kufijtë e propozuar nga Rusia në Shën Stefan. Prej kësaj kohe politika bullgare në drejtim të Maqedonisë mer formë më të sofistikuar duke folur gjithmonë për një Maqedoni autonome, kuptohet si një fazë e ndërmjetme kjo drejt bashkimit me Bullgarinë.
Në vijim të aktiviteteve revolucionare të kontrolluara nga Sofja, më 1893, në Selanik, formohet “Organizata revolucionare e brendshme maqedonase-odrinase”, e cila më vonë do të ndryshojë disa herë emrin por jo edhe qëllimin e deklaruar: Çlirimin e Maqedonisë nga okupatori turk dhe bashkimin e natyrshëm të popullit bullgar me shtetin amë Bullgarinë. Themeluesit e saj si: Kristo Batanxhiev, Dame Gruev, Kristo Tatarçev etj, e ndjenin veten të gjithë për bullgarë etnikë dhe asnjëherë nuk e vinin në dyshim këtë. Madje vetë Dr.Kristo Tatarçev, e shpreh qartë në memoaret e tij idenë mbizotëruese në bazë të së cilës u formua organizata kur thotë se: “E kishim në mendje se një Maqedoni autonome do ta kishte më lehtë të bashkohej me Bullgarinë më vonë”. Ky është vetëm një nga qindra e mijëra dokumente në të cilat pasqyrohet qartë karakteri etnik bullgar i popullsisë sllavishtfolëse të Maqedonisë së asaj kohe.
Në luftën ballkanike të vitit 1912 dhe në rregullimet pasuese të Bukureshtit dhe të Londrës si humbës më i madh doli populli shqiptar territori i shtetit-komb të të cilit u reduktua në vetëm 30% të territorit të banuar nga shqiptarë etnikë në Ballkan. Paqja e Bukureshtit nga 10 gushti i vitit 1912 megjithëse i dhuroi Bullgarisë një territor prej gati 26.000 km2, përsëri nuk kënaqi aspiratën e natyrshme popullore për tu bashkuar me bullgarët e Maqedonisë, pasi kjo pjesë e tokave bullgaro-shqiptare në masë të madhe u nda nga fitimtarët e luftës ballkanike, Sërbisë dhe Greqisë. Që nga kjo kohë sllavët bullgarishtfolës të Maqedonisë jetuan nën çatinë sërbe respektivisht greke të cilët e mohonin kombësinë bullgare të tyre. Edhe në mesin e intelegjencisë sllavishtfolëse nga Maqedonia ka pasur elementë si p.sh Kërste Petkov Misirkov që në periudha të caktuara historike e kanë pasur të turbullt dhe me dyzime përkatësinë e tyre kombëtare, duke u shpallur herë si bullgarë, herë si bullgaro- maqedonas e herë si maqedonas.
Elemente bullgare nga Maqedonia të shkolluara para Luftës II Botërore me fondet e Mbretërisë Sërbe në Beograd, pas ndryshimeve të vitit 1945 fitojnë përparësi dhe në kuadër të politikave titoiste fillojnë me një punë serioze për krijimin përfundimtar të një kombi të ri: atij maqedonas.
Federata komuniste e Jugosllavisë për herë të parë njeh zyrtarisht një kombësi të veçantë sllave-jugore, atë maqedonase me të gjithë elementët e veçantësisë kulturore që e dallojnë një komb, në radhë të parë gjuha. Në një periudhë kohore 50 vjeçare, dhe në reth 18 vite pavarësi nga ish-federata jugosllave në këtë vend bëhet përpjekeje që të etablohet dhe përforcohet elementi etnik maqedonas si i ndryshëm nga ai bullgar. Në këtë drejtim Bullgaria dhe Maqedonia paradoksalisht pretendojnë njëkohësisht në përkatësi etnike bullgare respektivisht maqedonase për heronjtë e njëjtë kombëtarë, shkrimtarët e njëjtë nga e kaluara, shenjtorët e kishës ortodokse, gjuhën e folur e cila është gati identike, kulturën popullore e deri tek mitet popullore.
Kjo në radhë të parë ka të bëjë me gjuhën gati identike, por shumë më tepër me figurat e mëdha historike nga e kaluara të cilët janë njëkohësisht edhe bullgare edhe maqedonase!. Që nga Shën Kirili, Shën Metodi, Shën Naumi e Car Samuili, Krali Marko e Karposhi, e deri tek Goce Dellçev, Nikolla Karev e Kristo Tatarçev, për të numëruar disa shembuj të paktë, gjithë këto figura historike janë për bullgarët bullgarë, kurse për një pjesë sllavishtfolëse të qytetarëve të IRJM-së, që e mban veten për maqedonase në aspekt etnik, këta janë maqedonas.
Një numër i ngjarjeve të mëdha historike nga e kaluara si Mbretëria e Samulit, beteja e Maricës, kryengritja e Karposhit, kryengritja e Kresnës, Kryengritja e Razlovit, kryengritja e Ilindenit, etj merren si ngjarje madhore si në historinë bullgare ashtu edhe në historinë “maqedonase”.
Qëndrimi zyrtar i shtetit bullgar ka qenë në vazhdimësi mohues ndaj ekzistencës së popullit të veçantë maqedonas si i ndryshëm nga populli bullgar. Bullgaria me të drejtë vë pikëpyetje të mëdha tek shumë figura e ngjarje historike nga e kaluara të cilat e demaskojnë seriozisht “maqedonizmin” si identitet të veçantë brenda sllav.
          Qeveritë e ndryshme maqedonase të periudhës së pavarësisë kanë bërë përpjekje për imponimit e qëndrimit të tyre zyrtar për ekzistencën e një kombi të veçantë maqedonas krejtësisht origjinal dhe të ndryshëm nga ai bullgar. Në këtë drejtim më konsistente dhe këmbëngulëse kanë qenë rymat e majta të cilat gjeografikisht, etnikisht dhe shpirtërsht ndihen më afër Beogradit. Rymat djathtiste nga ana tjetër janë më të vagullta dhe të mjegullta në drejtim të refuzimit kategorik të opcionit bullgar. Kjo shihet qartë edhe gjatë dy tri viteve të fundit kur në qeveri janë elementet e VMRO/DPMNE-se.
Situata bëhet akoma më e komplikuar kur të kihen parasysh përpjekjet 20 vjeçare greke për të ndryshuar emrin e Maqedonisë. Ndryshimi i emrit të vendit implikon edhe shumë pikëpyetje tjera në lidhje me identitetin kombëtar të banorëve të vendit që ndryshon emrin. Në këtë pikë çështja bëhet shekspiriane për qytetarët sllavishtfolës këtu. Janë ata maqedonas antikë të sllavizuar më vonë? Janë fis i veçantë sllav i cili u vendos në Ballkan në shekujt VI-IX bashkë me fiset tjera sllave? Apo janë bullgarë të shkëputur me dhunë nga gjiri i shtetit amë që duhet ti rikthehen atij? Apo mos janë bullgarë etnikë që me kalimin e kohës nën ndikimin e propagandave jugosllave dhe komuniste kanë evoluar në një kombësi të re të quajtur maqedonase?
Teoritë më të reja në lidhje me kombformimet njohin edhe mundësi të formimit (“zbulimit” i quan Andersoni) të tyre nga lart poshtë, pra nën kontrollin politik dhe ndikimin e elitave të caktuara pushtetare. Elita maqedonase projugosllave e kohës së Titos dhe kjo e këtyre 20 vjetëve pavarësi, siç duket ka pasur sukses në injektimin artificial të një identiteti të ri kombëtar – atij maqedonas. Një identitet i tillë i bazuar krejtësisht në një ndjenjë përkatësie krahinore dhe në dialektet lindore të bullgarishtes sot është ngritur në komb dhe gjuhë të veçantë maqedonase. Ky identitet jo vetëm që del si i ndryshëm nga ai bullgar, por është në kontradiktë të drejtpërdrejtë me të, pasi pretendon në vlerat e njëjta në të cilat bazohet historikisht edhe identiteti kombëtar bullgar. Shikuar në tërësi, çështja e identitetit kombëtar të maqedonasve të sotëm të IRJM është e paqartë dhe e komplikuar, pikërisht ashtu siç thanë edhe vetë liderët e sotëm të “dy popujve” në fjalë, atij maqedonas dhe atij bullgar: fqinjë, vëllezër apo një komb i ndarë në dy shtete?

*****

          Shteti i sotëm, Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë shtrihet midis Bullgarisë, Greqisë, Shqipërisë, Serbisë dhe Kosovës. Sipas pozitës gjeografike, ajo përfshin hapësirën, ku kryqëzohen rrugët dhe hekurudhat në drejtimin Veri-Jug, që lidhin Greqinë dhe Kosovën e Serbinë dhe vijat komunikative Lindje-Perëndim, që lidhin Shqipërinë dhe Bullgarinë.

FYROM (IRJM)  - Maqedonia aktuale e Vardarit

          Banorët më të lashtë të Maqedonisë së sotme, Ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë, që përmenden tek autorët antikë grekë e romakë, janë fiset ilire, thrakase dhe helene. Këto të dhëna na lënë të kuptojmë se sot, trashëgimtarët e banorëve më të vjetër të këtij shteti, janë shqiptarët që jetojnë këtu. Kjo për shkak të një fakti shumë të qartë, se pasardhësit e ilirëve janë shqiptarët, pasardhësit e helenëve janë grekët, ndërsa si pasardhës të trakëve të vjetër nuk përmendet ndonjë popull i sotëm, përpos hapësirës gjeografike “Thrakia”, që shtrihet midis Bullgarisë dhe Greqisë.
Historianët sllavë përpiqen që të dëshmojnë se populli i sotëm maqedonas është pasardhës i maqedonasëve antikë. Tërë kjo bëhet për shkak të politikës ditore maqedonase, për të arsyetuar krijesën dhe ekzistimin e shtetit të sotëm “Republika e Maqedonisë”, si vazhdimësi historike e Maqedonisë antike. Por, për saktësinë e kësaj teorie sllave nuk ekzistojnë fakte shkencore relevante të historiografisë së huaj, prandaj përpjekja në këtë drejtim është jo shkencore.
          Fiset sllave që erdhën më vonë në hapësirat gjeografike të Ballkanit, u vendosën këtu përgjithmonë. Ky proces i vendosjes dhe kolonizimit të Gadishullit Ballkanik pati reperkusione të mëdha për popullatën autoktone ilire në Ballkan.
          Grupe të ndryshme sllave, që në shekullin VI, u vendosën në rrethinat e Selanikut. Kolonizimi sllav mori përmasa të mëdha në shekullin VII. Perandoria Bizantine në këtë periudhë ishte në luftë me Persinë dhe nuk ishte në gjendje të ndalë procesin e depërtimit të Sllavëve. Si rezultat i kolonizimit sllav, u ndërrua struktura etnike e hapësirave Ballkanike.
          Në librin, “Historia e Popullit Maqedonas”, thuhet:
          “…me shndërrimin e Maqedonisë në tokë sllave u krijua simbioza midis sllavëve të ardhur dhe popullsisë vendase maqedonase (që ishte pakësuar). Si rezultat i simbiozës midis sllavëve dhe popullsisë së vjetër vendase maqedonase, pak nga pak tek sllavët u imponua emri i vjetër i vendit ”Maqedoni”. Në këtë mënyrë, pas asimilimit definitiv të popullatës së vjetër maqedonase, nga etnosi sllav, erdhi në shprehje “ populli-etnosi” i ri ”.
          Është e vërtetë se vendosja masovike e Sllavëve në hapësirat Ballkanike, ka pasur ndikim të madh, jo vetëm në ndërrimin e strukturës etnike, por edhe në ndërrimin e toponimisë (emrave të vendbanimeve, lumenjve, maleve, ultësirave dhe krahinave të tëra). Por, assesi nuk mund të jetë e vërtetë se etnosi i vjetër maqedonas është asimiluar tërësisht, ashtu siç synojnë të vërtetojnë historianët e sotëm sllavë, sepse shtrohet pyetja dhe dilema tjetër: Pse nuk u asimiluan tërësisht Helenët dhe Ilirët? Në fakt, procesi i asimilimit të tërësishëm ka mundur të ndodhë në ato hapësira gjeografike, ku presioni i Sllavëve ka qenë më i madh, sidomos në luginën e Vardarit, Moravës apo në rrafshirat pjellore të Thrakisë. Por një proces i tillë s’ka mundur të ketë ndikim të madh në viset kodrinoro-malore të Maqedonisë së sotme apo të Shqipërisë, ku ende jetojnë pasardhësit e Maqedonëve antikë ilirë, të cilët tanimë ekzistojnë me emrin Shqiptarë.
          Nuk duhen ngatërruar vëndasit e asaj kohe me sllavomaqedonët e sotëm, megjithëse ai vend quhej Maqedoni tamam si sot. Po dikur, deri para shekullit VII-XI kur ndodhën edhe ardhjet masive sllave në Ballkan, Maqedonia ishte e populluar me Ilirë, ndërsa tani me Shqiptarë dhe Sllavë.

*****

Për çfarë në të vërtetë luftojnë maqedonasit e tanishëm? A janë ata antikë, apo sllavë? Pse çështja e identiteti është problemi më i madh mes maqedonasve dhe grekëve, janë disa prej pyetjeve që janë sqaruar në një dokument të Organizatës së Brendshme Revolucionare Maqedonase (VMRO) në vitin 1946.
Dokumentin e siguruar nga gazeta "LAJM" nga arkivi i VMRO-së që gjendet brenda Arkivit të Shtetit të Maqedonisë, historiani Kiril Ivanov ka dhënë sqarime se cili është identiteti i tanishëm i maqedonasve. Ivanovi në një fjalim të mbajtur më 7 mars 1946 para anëtarëve të Organizatës së të Rinjve Maqedonas të Sofjes, me titull: "Historia më e vjetër e Maqedonisë", ka dhënë fakte me të cilat sqaron se maqedonasit e tanishëm janë me prejardhje sllave dhe jo antike.
"Çka na lidhë neve, maqedonasit e sotëm me atë popullin e humbur që moti? A mund që ne t’i përkujtojmë pasardhësit e tyre historik? Historia jep përgjigje negative në këtë pyetje. Populli i sotëm maqedonas, i përbërë kryesisht nga fise sllave, të cilat kanë ardhur në Ballkan rreth shekullit të 6-të pas Krishtit dhe nga mbetjet e fiseve të vjetra ilire të cilat po humbeshin, ka fizionomi të tilla etnike, te të cilat, nuk mund ta zbulojmë fizionominë etnike të maqedonasve të lashtë", thuhet në këtë dokument.
Kiril Ivanov këtë teori e ka sqaruar më poshtë para rinisë maqedonase të asaj kohe në Sofje të Bullgarisë. "As traditat dhe zakonet e lashta të maqedonasve të tanishëm sllavë nuk i përngjajnë asnjë prej atyre të maqedonasve të vjetër", ka thënë Ivanov. Historiani maqedonas në atë kohë ka bindur rininë në organizatën e të rinjve se "Lidhja e vetme reale historike me ata maqedonas mund ta shohim vetëm në kuadër të aspektit gjeografik dhe në përgjithësi mund të shihen elementet ilire në përbërjen e tyre", thuhet në dokumentin e arkivit të VMRO-së.
Gjithashtu, ai ka dhënë sqarime se Maqedonasit nuk janë drejtpërdrejtë pasardhës të maqedonasve antikë. Kiril Ivanov në mars të vitit 1946 vazhdon edhe më tutje, duke sqaruar dhe duke shprehur se cilat mund të jenë pasojat historike për këto të pavërteta.
"Ta dhunojmë historinë dhe faktet historike me atë që do t’i vendosim maqedonasit e sotëm drejtpërdrejtë si pasardhës të Aleksandrit të Madh, do të thotë jo vetëm që po ndryshojmë të vërtetën historike, por edhe të shndërrohemi në shovinistë qesharakë", ka deklaruar para rinisë maqedonase, Ivanov.
Ai ka akuzuar edhe palën greke, të cilën e ka quajtur si agresore dhe ndryshuese të historisë. "Mësimi i asaj parahistorie të lashtë të popullit tonë na lidhë me një çelik të padrejtë kundër falsifikuesve të shovinistëve të atij lloji të Haxhi Taksis, i cili për ta arsyetuar rrëmbimin e Maqedonisë lindore dhe jugore nga Greqia, pa turp ‘pohon’ se maqedonasit e lashtë, por edhe të tanishmit janë grekë", thuhet në fund të dokumentit që u lexua më 7 mars 1946 në Sofje.

*****

 Dimitrov: Maqedonasit do të zhduken

Maqedonasit do t`i gjejë fati i Majëve, Astekëve dhe Inkëve, bën të ditur parashikimi i Ministrit Bullgar të Diasporës, Bozhidar Dimitrov, të dhënë në intervistën e së hënës në Radion Kombëtare Bullgare.
 Teza e ministrit bullgar është se maqedonasit sot nuk kanë krizë me emrin, por me identitetin. Sipas tij, kjo krizë, shihet edhe nga fakti se gjatë tetë viteve të fundit 30 mijë qytetarë të Maqedonisë janë pajisur me shtetësi bullgare.
“Vetëm gjatë vitit 2009 mbi 4.900 qytetarë maqedonas kanë marrë shtetësinë bullgare. Në mesin e tyre ka ministra, mjekë, ish-ministra, me ç`rast nuk mendoj vetëm në ish-kryeministrin Lubço Georgievski”, ka theksuar ministri Dimitrov në intervistën për radion shtetërore bullgare.
 “Nëse vazhdon kështu, atëherë ata do të përballen me shok kulturor dhe do t`i gjejë fati i Majave, Astekëve dhe Inkëve”, ka konkluduar Ministri i Diasporës i Bullgarisë, i cili është aktiv me politikën zyrtare bullgare në raportet me Maqedoninë. Dimitrov ka shtuar, gjithashtu, se Maqedonia nuk ka argumente të tjera për të diskutuar për ngjarjet historike dhe personalitetet, të cilat i konsideron si të veta.
 Ai ka përqesh procesin dhe fushatën e “antikitetit”, që po udhëhiqet në Maqedoni:
“Nëse në të kaluarën shkenctarët kanë mundur të diskutojnë për historinë maqedonase, gjegjësisht rreth asaj se çka kanë qenë Car Samoili, Vëllezërit Milladinov, tanimë na mbetet vetëm që të qeshemi dhe në pamundësi t`ia shtrijmë duart. Ata tash i kërkojnë rrënjët diku në Pakistan ose Egjipt. Nëse nuk e keni ditur, edhe Kleopatra është maqedonase…Edhe e gjithë mbretëria e Ptolomejëve është maqedonase”, deklaroi Dimitrov.
 Ai pret që marrëdhëniet mes dy vendeve të pësojnë ngrirje deri sa të zgjidhet kriza e identitetit në Maqedoni, gjegjësisht sa të ndalojë gjuha e urrejtjes dhe falsifikimi i përmendoreve bullgare, kishave dhe të mos lejohet vendosja e përmendoreve bullgare në territorin e Maqedonisë. Që kjo sjellje të ndalohet, sipas Dimtrovit, duhet të firmoset marrëveshja e vitit 1999 me të cilën ishin tejkaluar mosmarrëveshjet e mëparshme me dy vendeve.
“Presidenti Parvanov shumë qartë i sqaroi këto punë në takimin me kolegun e tij maqedonas, ku direkt i sqaroi, se mbështetja e jonë për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO dhe BE varet nga këto gjëra”, ka deklaruar Dimitrov.
(Agjensia e Lajmeve - INA, 23 Dec 2009)

------------------------------------------------
***) - Fragment nga libri : Shefki Ollomani - LEKA I MADH
(Aleksandri i Maqedonisë/Rrënjët e vërteta), botoi Shgb       "SHKUPI", Shkup Mars 2010

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...