Agjencioni floripress.blogspot.com

2011/10/16

Sadik Bejko: Trebeshina ka vrare pa gjyq dy te tjere, jo Zaho Koken! (Kasem Trebeshina me telefon: Nuk dua te flas! )

Kasem Trebeshina prej 20 vjetësh nuk ka ndryshuar asnjë zakon nga jeta e tij, i izoluar, i heshtur dhe rrallë me miq, përveç atyre që i shërbejnë. Nëse deri para pak vitesh enigma, misteri i një jete partizane të poetit, që pas ’90-s u konsiderua si “rast i kulluar i disidencës letrare, në akord edhe me shembujt e disidencës letrare në BRSS dhe Lindjen ish-komuniste” (referuar shkrimtarit A. Tufa, në një shkrim te gazeta online “Start’ me titullin “Refuzimi i dogmës socrealiste; Rasti Trebeshina”, prill 2010), pra, ky disident gjendet tani përballë akuzave më të rënda, që implikojnë me krimet komuniste, ato më të egrat të vitit ’44. I kontaktuar nga gazeta “Standard” me telefon, shkrimtari disident Kasem Trebeshina ka refuzuar të flasë, pa mundur të marrim një përgjigje

Kasem Trebeshina prej 20 vjetësh nuk ka ndryshuar asnjë zakon nga jeta e tij,  i izoluar, i heshtur  dhe rrallë me miq, përveç atyre që i shërbejnë.

Nëse deri para pak vitesh enigma, misteri i një jete partizane të poetit, që pas ’90-s u konsiderua si “rast i kulluar i disidencës letrare, në akord edhe me shembujt e disidencës letrare në BRSS dhe Lindjen ish-komuniste” (referuar shkrimtarit A. Tufa, në një shkrim te gazeta online “Start’ me titullin “Refuzimi i dogmës socrealiste; Rasti Trebeshina”, prill 2010), pra, ky disident gjendet tani përballë akuzave më të rënda, që implikojnë me krimet komuniste, ato më të egrat të vitit ’44. Dy javë më parë, gazeta “Standard”, publikoi kapitullin “Intermexo midis dy vrasjeve”, marrë nga sprova eseistike e Kadaresë, “Mosmarrëveshja”, botuar në nëntor të 2010-s, ku për herë të parë akuza për Trebeshinën si vrasës merr fytyrë tjetër, edhe pse më parë poeti Sadik Bejko është marrë me të njëjtën çështje në librin “Disidentët e rremë”. Botimi i këtij rasti nga gazeta ka rikthyer çështjen duke tërhequr vëmendjen te mos gjetja e një përgjigje, ku nga një reagim i Bejkos (e botojmë të plotë më poshtë) tregohet se Kadare nuk flet për vrasjen e Zaho Kokës, por për dy vrasje të tjera që ka kryer Trebeshina kur ishte Komandant shtabi, dhe njëkohësisht ndër themeluesit e parë të Sigurimit; vrasjen pa gjyq gjatë luftës të  Jani Malos dhe Sulejman Xhelilit. Ky i fundit është shpallur dëshmor pas luftës.

Në librin “Disidentët e rremë” Bejkoja merr në shqyrtim dy fakte të rëndësishme për disidentin: e para, kryerja e dy vrasjeve pas shpine, si fizionomi terrori mbi të cilën ngriti strukturën, makinerinë e vrasjeve, e zhdukjeve diktatura; e dyta, lidhet me hapjen për herë të parë nëse Promemorja  që njohim prej Kasem Trebeshinës, është shkruar vërtetë në vitin 1953, se ajo nuk ka ekzistuar kurrë, pra nuk është shkruar ndonjëherë! Në një reagim për gazetën “Standard”, Bejkoja  jo vetëm vë në dispozicion materialin arkivor, por jep dhe të drejtën e botimit të një pjesë nga libri “Disidentët e rremë” ku trajton pikërisht kontradiktat që shfaqen për ekzistencën e “Promemorjes” së Trebeshinës, duke u shprehur nga ana tjetër se “deri tani Promemoria e Kasemit, aq e reklamuar nuk provohet me dokumente  as nga arkivi i Partisë dhe Shtetit, as nga dokumentet gjyqësore të Kasemit, as nga arkivi privat i Trebeshinës. Kjo është një promemorje fantazmë. Një mashtrim i mirëfilltë publik dhe asgjë më tepër”.

Për këto dy akuza dhe dyshime të rënda, gazeta “Standard” vendosi kontakt telefonik me shkrimtarin Kasem Trebeshina; e gjithë biseda ishte:

Gazeta: “- Mirdita, familja Trebeshina?

Familja Trebeshina: - Po, familja Trebeshina.

Gazeta: - Me zotin Kasem, donim të flisnim, ju lutem?

Familja Trebeshina: - Nuk është këtu, kush e kërkon?

Gazeta: - Ju jeni zoti Trebeshina?

Familja Trebeshina: - Jo, nuk jam unë..., nuk është këtu... Kush jeni ju?

Gazeta: - Jemi nga gazeta “Standard” dhe donim të flisnim me zotin Trebeshina... (pa mbaruar fjalën, vjen përgjigja nga ana tjetër e telefonit)

Familja Trebeshina:- Nuk dua të flas, e uroj gazetën “Standard”, rrugë të mbarë gazetës, nuk flas....

Gazeta: - Më falni, ju jeni zoti Trebeshina...?

Familja Trebeshina: -  Nuk flas, mirupafshim...

Gazeta: - Alo... (nuk arrin fjalia të mbarojë)

Familja Trebeshina: ...(heshtje, telefoni mbyllet, jo menjëherë, por pas disa sekondash)

Kasem Trebeshina edhe nga ky komunikim i pamundur telefonik vazhdon të jetë stoik në heshtjen e tij. Do të donim që shkrimtari të garantohej se gazeta nuk po kryen asnjë shërbim të ndokujt, përveç misionit për të zbardhur  dhe parë në një vështrim të lirë çfarë ka ndodhur realisht në atë vit, pse Kadareja dhe njerëzit e tij kanë rihapur këtë çështje apo të dinim nga kush fshihet  dhe qëndron i izoluar vetë Trebeshina, dhe nga ana tjetër i rrethuar nga njerëzit e tij, që i shërbejnë në kullën e fildishtë.

Megjithatë jo pak herë në media është artikuluar lufta e brendshme që përjetojnë këta dy personazhe të letërsisë; Kadare me veprën, të njohur gjerësisht  dhe kandidimin e tij për “Nobel”, dhe Trebeshina me veprën e tij të panjohur, gjerësisht, por shpallur disident i kulluar.

Të dy nën vëmendjen e vazhdueshme publike, që i lidh diktatura  dhe historitë e krimeve komuniste. Se cili është pengmarrësi nga të dy, duket se do të mbetet gjithnjë në heshtje, pasi dhe përpjekja e poetit Sadik Bejko  në librin “Disidentët e rremë” për të risjellë historinë në një version real, mbështetur në dokumentime arkivore mbetet pa përgjigje, që i takojnë rrëfimeve morale mbi të vërtetat nga vetë protagonistët. Ishte rasti i Trebeshinës të fliste, qoftë dhe mbi këtë të vërtetë të hidhur që lidhet drejtpërdrejt me jetën e tij personale, si shkrimtar e intelektual për t’i shërbyer një misioni më të lartë  se thjesht prononcimi në një gazetë. Pse po lëngon aq gjatë ndërgjegjja e shqiptarëve  dhe pse politika vazhdon të tërheqë zvarrë historinë, deri në rraskapitje të njerëzve që vuajtën burgjet dhe terroret komuniste, konsideruar si specie e fundit, drejt zhdukjes,  është ndoshta pikërisht çasti që gazeta “Standard” i kërkoi shkrimtarit Trebeshina,  rrëfimin!

Në të kundërt historia vazhdon të mbetet në bëmat që tregon shtypi i verdhë,  sa kohë që “vullnetin” e sotëm për të mos rrëfyer, denoncuar, do ta konsideronim si vazhdim të historisë së krimeve komuniste, po aq sa mbahet peng e shkuara, e njerëzve që vuajtën, u persekutuan; dosjet e të cilëve me emrat e xhelatëve janë zhdukur. Kjo përzierje të grurit me kashtën, prodhon bukën që hamë sot, krejt të pashëndetshme për një shoqëri si kjo e jona me hesape të palara me të kaluarën komuniste!

Reagimi

Në shënimin përcjellës të botimit të “”Intermexo me dy vrasje në sfond”,  një kapitulli nga libri “Mosmarrëveshja” i Ismail Kadaresë, në gazetën “Standard”, e shtunë, 17. 09. 2011, redaktorja V. Murati, midis të tjerash, shkruante se  sipas I. Kadaresë, Kasëm Trebeshina ka vrarë pas shpine Zaho Kokën.

E shohim të nevojshme të bëjmë një sqarim për opinionin dhe për lexuesit e gazetës “Standard”. I. Kadareja as ka thënë dhe as ka lënë të nënkuptohet që Kasëm Trebeshina ka vrarë Zaho Kokën. As në librin “Disidentët e rremë” të S. Bejkos  apo në librin “Nega Totum” të V. Barutit, libra të cilëve Kadareja u referohet në këtë kapitull të “Mosmarrëveshjes”, nuk shkruhet që Kasëm Trebeshina ka vrarë pas shpine Zaho Kokën.

Ky keqkuptim mund të ketë lindur nga keqleximi i kapitullit “Intermexo me dy vrasje në sfond”. Mbase dhe nga pranëvënia e dy-tri vrasjeve të kryera në vitet 1943-‘44 e ka lindur një hamendje të tillë. Kasëm Trebeshina ka vrarë pa gjyq gjatë luftës dy njerëz, Jani Malon dhe Sulejman Xhelilin. Ky i fundit është shpallur dëshmor pas luftës.

Ajo që thuhet në librat e sipërpërmendur lidhet me vrasjet pas shpine të partizanëve po nga vetë partizanët dhe për legjendat që i pasonin disa nga këto vrasje. Edhe Ramize Gjebreja, edhe Zaho Koka, edhe Sulejman Xhelili u vranë egërsisht nga shokët, por më pas u shpallën dëshmorë, heronj. Pati libra, këngë, poezi, dokumentarë si për vrasësit kriminelë ashtu edhe për viktimat e tyre. Komunistët përdorën gjykatat, propagandën, rapsodët, filmin, muzikën për ta shndërruar krimin, terrorin revolucionar si filozofi, si ligj të zhvillimit të njerëzimit. Çmistifikimi i këtij mekanizmi të estetizmit dhe të glorifikimit të krimit e të kriminelëve të shpallur heronj, i kushtohen faqet e librave “Mosmarrëveshja”, “Disidentët e rremë” dhe “Nega totum”.

Në të mirë të kësaj teze që merr udhë në këto libra flet dhe fakti që pas publikimit të fakteve dhe të dokumenteve arkivore nga libra të tillë, reagimi i palës së të akuzuarve ka qenë heshtja.

 Na ishte s’na ishte një Promemorje

Çështja e Kasëm Trebeshinës shfaqet e rishfaqet në mënyrë ciklike.

Kështu ndodhi në vjeshtën e vitit 2006, kur kundër Kadaresë dhe familjes së tij u organizua

një nga fushatat më të pamoralshme në historinë e kulturës shqiptare. Pikërisht në ditët kur

kjo fushatë, që indinjoi pjesën më të madhe të publikut shqiptar, ishte në kulmin e saj, K.

Trebeshina, më aktiv se kurrë, filloi të dalë në shtypin dhe në ekranet e TV-ve në Shqipëri e

në Kosovë, për të hedhur edhe ai baltën e vet kundër Kadaresë. Ky qëndrim meskin kundër

një kolegu do të ngjallte padyshim reagime të ashpra. Dhe ato nuk vonuan. Bomba fatale

kundër Trebeshinës ishte botimi i listës së themeluesve të fshehtë të Sigurimit shqiptar më

1943. Lista tregonte se Kasëm Trebeshina jo vetëm kishte qenë një oficer i Sigurimit, siç ishte

folur prej kohësh, por ai kishte qenë themelues i tij. Ai bënte pjesë në stafin e ngushtë të

famëkeqit Koci Xoxe, krimet e të cilit kishin marrë dhenë. Në atë kohë, Sigurimi, i cili

drejtohej më shumë nga jugosllavët se sa nga komunistët shqiptarë, ishte zyrtarisht mbi

partinë. Ai bënte ç’të donte pa pyetur askënd.

Kasëm Trebeshina, i reklamuar si “disidenti numër një” i letërsisë shqipe, kishte

qenë pjesëmarrës aktiv në këtë organ shtypës, duke u përlyer, siç do ta shohim më poshtë, në

krimet e tij. (Shih dhe faksimilet në vijim).

Një shkrim i gjatë, i ashpër e tepër tronditës u botua në shtyp dhe u përhap

gjerësisht në internet nga Skënder Gjoni, pas emrit të të cilit është, me sa duket, një mjek i

vjetër. Nga të dhënat e shkrimit kuptohet se njeriu kishte dijeni të thella mbi të kaluarën jo

vetëm të Trebeshinës, por edhe të zyrtarëve të tjerë të Sigurimit, që, siç del, bënin vizita

mjekësore tek ai. Kështu ai tregon bisedat me një tjetër themelues të Sigurimit, Thoma

Karamello, një personazh i harruar prej kohësh, por që në atë kohë, ashtu si Trebeshina,

ishte hetues. Komentet e Thoma Karamellos për egërsinë e kolegut të vet, kapiten

Trebeshinës, janë ngjethëse.

Në shtyp është shkruar për shkrimtarin Sotir Andoni, i arrestuar fill pas luftës dhe i

marrë në pyetje ditë dhe net prej Trebeshinës. Kjo pjesë e errët e biografisë së “disidentit”, do

të vinte në dyshim gjithë versionin e reklamuar të heroizmave të tij. Do të kujtoheshin

periudha që ai nuk i përmendte, si dy vjetët e shërbimit në Beograd, etj. Por dyshimi kryesor

do të binte mbi “Promemorjen” e tij, atë për të cilën ai mburrej dhe mbi të cilën ishte ngritur

legjenda e tij. Asnjë arkiv nuk vërtetonte vërtetësinë e kësaj  promemorjeje. Në asnjë

dokument tjetër hetimor, apo vendim gjyqi, ose kritikë kundër Trebeshinës, nuk përmendet

kjo promemorje  si faj i këtij shkrimtari. Një analizë logjike e saj të çonte në përfundimin se

ajo ishte e sajuar, pra e rreme. “Promemorja” ka datën tetor 1953. Ndërkaq, disa muaj më

parë, autori i promemorjes ka botuar në “Zëri i Popullit” poemën për Stalinin, veprën më

servile të letërsisë shqipe, për këtë tiran. (Shih poemën për Stalinin në faqet më pas)

Shumë njerëz me të drejtë bënë pyetjen: si është e mundur që një autor disident të

shkruajë këtë poemë kaq servile për diktatorin komunist, Stalinin? Dhe pyetja tjetër; si është

e mundur që autori që i thotë Stalinit “Promete”, është i njëjti me autorin e promemorjes, ku i

thotë Enver Hoxhës “vrasës”?! Këto dy gjëra nuk mund të rrinë bashkë. Njëra duhet të bjerë.

Poema është e botuar në “Zëri i popullit” më 1953, kurse promemorja na doli në shesh pas

rënies së komunizmit. Pra, ajo që bije, që është e rreme, është promemorja.

Pyetje të tjera e rrëzojnë të ashtuquajturën promemorje. Si është e mundur që ky udhëheqësi

ynë, pasi t’i thuash “vrasës”, na qenka kaq liberal saqë nuk ta quan për të madhe, por të

dënon si me pupla? Ne e dimë ç’të bënte Enver Hoxha për një të qindtën e akuzës së

promemorjes.

Pas përjashtimit nga partia dhe ca ecejakeve nga burgu në spital  e nga spitali në

internim, Trebeshina, më 1960-n, pra disa vite më pas, na qenka i rehabilituar, bile ka fituar të

drejtën e botimit dhe boton njëra pas tjetrës poema e drama, si “Artani e Minja”, “Kruja e

rrethuar” etj. Vërtet liberal i madh ky Enver Hoxha! Por ne e dimë se sa liberal ishte Enver

Hoxha, e sidomos po t’i thoshe se do ta mbytësh Shqipërinë në gjak. Por çudia s’mbaron me

kaq. Kasëm Trebeshina na reklamohet si një i burgosur politik i statusit të madh, ndërkaq,

vëllai i tij, Myzafer Trebeshina, vazhdon të jetë anëtar i Komitetit Qendror  i  partisë dhe

familja e tij, gjysma vazhdon të jetë në sigurim e gjysma në aparatin e partisë.

Çudira, çudira të mëdha! Ne e dimë mirë se ç’ndodhte me një familje ku kishte një të

burgosur të vërtetë politik. Ajo shtëpi ishte më e izoluar se sa shtëpia ku ka rënë murtaja.

Mirëpo kjo shtëpi e Trebeshinës paskësh qenë ndryshe! Kaq e vërtetë është kjo, saqë në librin

biografik mbi Trebeshinën, të hartuar nga Nuri Dragoi, tregohet se, kur erdhi puna të kryhej

një nga ndalimet e Trebeshinës, ishte nipi i tij, Fatos Trebeshina, hetues kryesor i Ministrisë

së Brendshme në kryeqytet që duhej të bënte arrestimin. Kësaj i thonë lodër kukamshefthi

brenda familjes! Lodër me disidencë e me arrestime. Por ne e dimë se e vërteta për arrestime

dhe ekzekutime ka qenë fare e ndryshme. Ka edhe më. Në një intervistë të tij, Trebeshina vetë

pohon se gjatë kohës që ishte i dënuar, Enver Hoxha i vinte për vizitë në familje, në festa!

Dhe, për çudi, kjo nuk është fantazi, por e vërtetë, po ta lidhim me ato që thamë më lart.

Ne e dimë se ç’ndodhte me familjet ku kishte pasur arrestime politike. Jo Enver Hoxha,

por edhe një anëtar i thjeshtë partie nuk afrohej më. Jo një anëtar partie, por as fqinji i

shkallës nuk guxonte të trokiste. Atëherë si shpjegohet e gjithë kjo? Shpjegimi është i

thjeshtë: Kasëm Trebeshina, në shumicën e kohës së regjimit komunist, nuk është

konsideruar i burgosur politik, por një njeri me probleme shëndetësore. Ai, pavarësisht se

mund të bënte proçka, konsiderohej gjithmonë “i yni”, “i partisë”. Ndaj i faleshin proçkat dhe

familja nuk pësonte asgjë. Ai, e shumta quhej një “dele e zezë”, që, ndoshta, mund të

përmirësohej. Atij i lejoheshin nazet, sepse fisi i tij i kishte bërë shërbime të mëdha partisë. Ai

vetë kishte bërë shërbime tepër speciale ndaj ndihej i përkëdhelur. Për disa nga këto

shërbime, prej të cilave lexuesit do t’i ngjethet mishtë, do të flasim më tutje. Përpara se të

vijmë tek ato, na duhet të themi se kanë plotësisht të drejtë ata që mendojnë se “Promemorja”

e Trebeshinës s’është gjë tjetër, veçse një trillim, një sajesë e prodhuar prej atij vetë dhe

kushëririt të tij, Ardian Klosi, në fillim të viteve ‘90.

Në letrat e Kasëm Trebeshinës të vitit 1962 dhe 1963 drejtuar Byrosë  Politike dhe vetë

Enver Hoxhës, botuar së fundi në një “dossier” special nga gazeta “55”, thuhet se ai është një

qytetar i bindur, që e respekton shtetin dhe autoritetet e tij, që nuk ka asgjë kundër partisë

dhe pushtetit, që ka shkruar vepra të realizmit socialist, që do t’i djegë veprat e tij të gabuara,

që do të mbyllet e struket në shtëpi, vetëm që të kthehet në Tiranë. Vallë i ka harruar

Trebeshina këto letra e lutje të përulura drejtuar diktatorit, atij që në promemorjen

fantazmë e paska quajtur vrasës? Po vallë Haxhi Kroi, sekretari personal i diktatorit, i lënë

nga trutë ishte, kur në përgjigjen për letrat e Trebeshinës përmend ndaj tij vetëm dy akuza:

ka ikur nga partia, ka dashur të shkojë në një vend kapitalist? Si e kishte harruar ai

promemorjen ku shefi i tij, Enver Hoxha, quhej vrasës? Trebeshinën e takojnë gjeneralët

famëkeqë të Sigurimit, të tillë, si: Hakani, Haznedari dhe i thonë “ti je shoku ynë”. Edhe këta

e kishin harruar promemorjen? Ramiz Alia, Rita Marko, Haki Toska, Vangjelo Sotiriadhi, gati

gjithë kupola e lartë e partisë, merren me letrat e Kasëm Trebeshinës. (Shih faksimilet) Ata

nuk harrojnë të japin deri porosi që mund t’i konsiderosh stringla, për shembull, atë që ai “të

mos japë letërsi në Gramsh”, por e harrojnë promemorjen. Pse kështu? Sepse për turp e për

faqe të zezë promemorja është vetëm e sajuar, se me të është spekuluar ndyrësisht. Nga kjo

ngritje e shtetit dhe e partisë në këmbë në vitet 1960 për problemet e letrave të Trebeshinës,

mund të kuptohet diçka tjetër: çfarë gjëje me rëndësi dinte Trebeshina, për të cilën Kupola e

lartë e Partisë dhe e Sigurimit ishte aq e interesuar? Me ç’shërbime e ka paguar Trebeshina

largimin e tij nga internimi në Gramsh? Normalisht ai ishte kaq i zënë pisk prej tyre, sa

gjithçka të rëndë të radhës mund ta pranonte. Për këto një ditë do të flasin arkivat. Diçka do

ta themi dhe në vazhdim të këtij shkrimi.

Marrë nga libri i Sadik Bejkos “Disidentët e rremë”
Trebeshina vrau pa gjyq Jani Milon dhe Sulejman Xhelilin

 

Vrasjet prapa krahëve kanë qenë dhe mbeten një nga njollat më të zeza të luftës. Ato ende mbulohen me kujdes, ngaqë me ato ka filluar në të vërtetë diktatura dhe terrori komunist. Me dhjetëra janë partizanët që janë vrarë pabesisht ndërsa ishin duke pirë ujë tek ndonjë përrua a duke fjetur.

Në librin e tij tepër tronditës “Lufta civile në Shqipëri”, botuar më 2006, historiani Uran Butka përshkruan dhjetëra vrasje të tilla. Sejfulla Malëshova, në plenumin e Beratit më 1944 e ka ngritur i pari dhe i fundit këtë problem. Ai e akuzoi udhëheqjen komuniste si nxitëse të terrorizmit. “Me terror i zgjidhnim të gjitha”, - thotë S. Malëshova, “ Nuk u çudita kur më thanë se sa më brutal e terrorist të ishte njeriu, aq më komunist ishte”. Opinioni publik shqiptar duhet të njihet, më në fund, me këto vrasje. Aty i ka rrënjët krimi komunist. Kasëm Trebeshina bën pjesë në njerëzit për të cilët flet Sejfulla Malëshova.

Në librin biografik të Nuri Dragoit “Dosja Trebeshina” përshkruhet një vrasje e tillë tipike. Autori i biografisë mundohet ta justifikojë, tregohet naiv, bën sikur s’e kupton, por nuk arrin dot ta mbulojë të vërtetën.  Ne do ta zbërthejmë rresht pas rreshti tekstin e botuar, që lexuesi të bindet për atë që ka ndodhur.

Përshkrimi i ngjarjes zë pak më shumë se tre faqe (80-83) , në kapitullin me titull “Vrit ose do të të vrasë” të librit të Nuri Dragoit për Trebeshinën.

Ngjarja ndodh në njësitin partizan ku bën pjesë Kasëm Trebeshina. Në këtë njësit ka dalë një problem me njërin nga partizanët.

Po citojmë tekstin (fq. 80) : “Ishte pikërisht njëri prej shokëve të njësitit, i cili kishte nisur të shfaqte shenja të theksuara të bajraktarizmit individual, duke shpërfillur detyrimet që buronin nga betimi luftarak”.

Më poshtë tregohet se një nga të zemëruarit kundër rebelit ishte Kasëm Trebeshina. Bile ishte ky që në formë kërcënuese e ka paralajmëruar tjetrin.

Teksti (fq. 81): “Por dukej se ky kërcënim publik nuk ndikoi shumë te i pabinduri”.

Më poshtë, tregohet se shokët vendosën ta dënonin mendjemadhin.

Teksti (fq. 81) “Gjyqi ishte i shkurtër dhe nuk kishte kaluar as gjysmë ore nga fillimi i tij, kur u dha vendimi: Të dënohet me vdekje!”

Më poshtë teksti vijon: “Madje për këtë u ngarkuan edhe dy nga shokët e grupit, të cilët ishin Luto Sadiku e Gramoz Kaloshnja. Por rebeli nuk donte t’ia dinte për ndëshkimin”.

Pra, gjer këtu kemi këtë tablo disi të çuditshme: kemi një partizan të pabindur, mendjemadh. Kemi gjyqin special që e dënon me vdekje për këto vese. Kemi dhe të dënuarin që nuk çan fare kokën për dënimin! Madje, për çudi, nuk çan kokën as kur caktohen pushkatuesit!

Vijojmë me tekstin (fq. 81) “Më vonë rebeli kërkoi të ikte drejt qytetit dhe për këtë arsye, ose për faktin se rebelimi i tij i kishte kaluar caqet e durimit, shokët e njësitit caktuan Kasëmin që ta pushkatonte”.

Çudia dyfishohet. I dënuari mendjemadh, jo vetëm që s’çan kokën për asgjë, por kërkon të bëjë një rrugë për në qytet!

Dhe autori na tregon si u nisën të dy për në qytet, i dënuari dhe njeriu që do ta pushkatonte, Kasëm Trebeshina. (Ku janë dy pushkatuesit e parë? Përse hoqën dorë? S’thuhet asgjë).

Situata është më tepër se absurde.

Ç’është ky i dënuar me vdekje që paska leje të udhëtojë për në qytet? Dhe krah për krah me atë që do ta vrasë, me Kasëmin!

A është, së paku, i lidhur?

Më tutje çudia vazhdon. Autori na përshkruan ecjen e tyre drejt qytetit. Po citojmë tekstin (fq. 81): “Megjithatë në ato momente kur Kasëmi po shoqëronte të pabindurin, tek ai u shfaq ideja për ta falur atë dhe aty për aty mendoi ta linte të ikte përtej kënetës, për të shpëtuar kokën”.

Pak me poshtë çudia dhjetëfishohet. Në kohën që poeti, domethënë Kasëm Trebeshina, sipas autorit, ka këto mendime kaq të fisme në kokë, ndodh një gjë e papritur.

Citojmë tekstin: (fq. 82).

“Papritur, rebeli i vuri Kasëmit grykën e pushkës tek kolona vertebrale duke e kërcënuar”.

Situata është më absurde se në teatrin absurd. Tani na del se viktima (partizani rebel) jo vetëm që ka të drejtë të bëjë një xhiro gjer në qytet, bashkë me xhelatin e vet, jo vetëm që është i palidhur, por kulmi i të gjithave, na qenka edhe i armatosur me një goxha pushkë!

Po citojmë tekstin: (fq. 820)

“E gjithë kjo ngjarje e shpejtë e befasoi poetin, por mjaftuan vetëm dy minuta që ai të bindej se për kundërshtarin nuk duhej pasur mëshirë dhe se në luftë ekziston formula: “vrit ose do të vrasin”.

Pas kujtimit edhe të disa proverbave të tjera me këtë motiv, poeti (lexo: krimineli), ndërsa ecën drejt kënetës nën kërcënimin e viktimës, bën planin e vrasjes.

Po citojmë nga teksti tregimin e vetë Kasëm Trebeshinës: (fq. 82)

“...E kuptova që ai mendonte të më vriste në anë të kënetës dhe shkova përpara, duke e ndjerë në shpinë tytën e pushkës së tij.

E lamë pyllin dhe thirrëm lundërtarin, që erdhi menjëherë. Ai, rebeli, ishte një ujk i vjetër, por unë isha ustai i tij. I gëzuar, duke parë nga këneta dhe duke biseduar me lundërtarin, ai humbi vigjilencën dhe, sa të hapësh e të mbyllësh sytë, unë u ktheva dhe e qëllova në mes të ballit!... Në moment e çarmatosa , pastaj e flaka të vdekur në tokë.

- Varrose atë! – i thashë lundërtarit dhe shkova në fshat.“

Kështu e jep ngjarjen libri “Dosja Trebeshina” i Nuri Dragoit. Një histori krejtësisht e pabesueshme, pa asnjë logjikë, e rreme nga kreu në fund. Mashtron autori i vrasjes. Mashtron autori i librit. Mashtrimi dallohet që larg ngaqë është i qepur me pe të bardhë.

Le të rivendosim logjikën në këtë tekst mashtrues: Kemi një partizan që konsiderohet rebel, mendjemadh, me mendime të pavarura. Vendosin ta vrasin, ngaqë nuk e durojnë dot. Po si? Me ç’pretekst?

Këtu fillon mashtrimi. S’është gjyqi partizan që vendos, sepse sado të ashpra të ishin këto gjyqe nuk vrisnin për mendjemadhësi. Vendimi është marrë fshehurazi, nga dy ose tri vetë, siç bëhej për vrasjet prapa krahëve. Kasëmi, zëvendëskomisar i këtij njësiti dhe oficer i shërbimit sekret të luftës, ishte ndër ata që kishte marrë urdhrin e fshehtë për eliminimin fizik. Prandaj viktima nuk di asgjë. Prandaj niset me mision drejt qytetit. Prandaj është i armatosur, madje me një pushkë që duket njëqind metra larg. Prandaj ecin të dy normalisht, viktima dhe xhelati i fshehtë.

Dhe te bregu i kënetës, Kasëm Trebeshina, oficer i fshehtë i Sigurimit qysh në atë kohë, në mënyrë të fëlliqur e burracake vret pas krahëve një djalë të ri e të pafajshëm.

Kjo është e vërteta dhe s’mund të ketë tjetër. Kështu janë vrarë gjatë luftës djemtë më të mirë, ata që kishin mendime të pavarura, ata që zgjonin zilinë e që ishin shpresa e vendit.

Nuri Dragoi, ndërsa tregon emrin e viktimës tjetër, të pushkatuar pa gjyq, të Jani Milos, nuk e tregon emrin e këtij djali të ri.  Siç duket, ende Trebeshina ka frikë prej familjes së viktimës së vet, e cila, sipas ligjeve demokratike, edhe sot mund të kërkojë vënien në vend të drejtësisë. Dhe mirë do të bënte ta kërkonte.

Ajo që bie në sy në këtë riprodhim të ngjarjes së bërë tani prej Kasëm Trebeshinës, është mungesa e çdo keqardhjeje, pa le pastaj pendimi për këtë vrasje.

Jo vetëm kaq. Në përshkrimin e vrasjes ndihet një farë kënaqësie dhe krenarie. Ndihet edhe teatraliteti, karakteristikë kjo e shumë vrasësve. Fraza “Ai ishte ujk i vjetër, por unë isha ustai i tij” e zbërthen në mënyrë kuptimplote gjendjen. Ç’do me thënë “unë isha ustai i tij”? Do të thotë se, sado i zoti të ishte viktima (ujku i vjetër), Trebeshina (ustai) kishte me vete vendimin e fshehtë, domethënë favorin që të jep pabesia.

Fragment nga libri “Disidentët e rremë”, të Sadik Bejkos

“Nuk ngushëlluan ata që Ramizi u dha pushtetin”


A ishte Levizja Studentore e 'programuar' nga Ramiz Alia?

Nga Flori Bruqi



Paradoksi ishte se regjimi nuk donte që të kishte një lëvizje studentore; megjithatë, eksperiencat e përbashkëta dhe përballja reale me regjimin krijuan një ndjesi shumë të fortë solidariteti që po shërbenin si një themel i vërtetë për një lëvizje të konsoliduar shoqërore. Si gjithnjë, elita sunduese kishte dashur një masë studentore që do të udhëhiqej nga kohorta e intelektualëve të tyre dhe të zgjedhur prej tyre, që, aspak habitshëm, ishin dhe mbetën anëtarë të Partisë së Punës deri në Janar 1991.

Megjithatë, më një shpejtësi të pabesueshme, studentët ishin në rrugën e transformimit në një lëvizje shoqërore, e para e këtij lloji gjatë 45 viteve të sundimit komunist në Shqipëri. Shumica dërmuese e studentëve që morën pjesë në këto ngjarje ishin jashtëzakonisht të sinqertë dhe po ashtu thellësisht të fyer nga trajtimi që ju kishte bërë policia dhe forcat speciale, trajtim i cili, më duhet të them, ishte mjaft i përmbajtur. Mbas atij momenti, jeta e tyre u ndërrua një herë e përgjithmonë; ajo ditë përcaktoi se çka prisnin ato nga jeta dhe me kë do të ishin të lidhur në veprimtarinë e tyre. Urrejtja për regjimin që i kishte rrahur, si dhe mundësia e një vale dënimesh u bënë vatra e solidaritetit në rritje dhe elementi themelor i sistemit të vlerave dhe të besimit të tyre që ishte i shndërruar një herë e përgjithmonë ani pse studentët nuk ishin transformuar në një lëvizje shoqërore të mirëfilltë.

Masë Studentore apo Lëvizje Shoqërore?

Më sipër kam theksuar se studentët po transformoheshin në një lëvizje por që ende nuk ishin transformuar në një lëvizje shoqërore të mirëfilltë. Deri në pasditen e 9 dhjetorit ato ishin një masë studentore të pakënaqur por edhe pa struktura të konsoliduara e qëllime të qarta. Në të gjitha demonstratat nuk kishte kundërvënie të mirëfilltë të regjimit, struktura të udhëheqjes e me radhë. Por ky problem sqarohet kur analizohet koncepti i lëvizjes shoqërore.

Lëvizja shoqërore ka në thelb katër karakteristika të ndërlidhura: a - mospajtimin kolektiv të individualëve; b - të cilët kanë qëllime të përbashkëta; c - që veprojnë në solidaritet me njëri tjetrin në një kontekst të caktuar shoqëror; dhe d - që janë në bashkëveprim të vazhdueshëm me elitat, më kundërshtarët e regjimit dhe me autoritetet e shtetit.

Në fillim, masa studentore nuk i kishte këto karakteristika të lëvizjes. Ato ishin një masë individësh që kishin përvoja, shpresa, qëllime dhe kërkesa shumë të ndryshme nga njëri tjetri shpesh edhe të papajtueshme në mes tyre. E vetmja gjë që i lidhte atë masë studentore ishte identifikimi me opozitën karshi sistemit ekzistues. Studentët nga rrethet nuk e donin regjimin, ashtu si edhe studentët nga kryeqyteti por arsyet ishin krejtësisht të ndryshme. Studentët kishin filluar të vepronin në solidaritet me njëri tjetrin, por ato nuk kishin qëllime të qarta politike dhe nuk bashkëvepronin në mënyrë sistematike me elitat, kundërshtarët e regjimit dhe më autoritetet partiako-shtetërore. Çka i bën këto probleme akute është fakti se të dy këto elemente kërkojnë një ideologji të qartë dhe një platformë politike, e cila të përcaktojë qëllimet dhe mënyrat për t'i arritur ato.

Mbi të gjitha, këto dy elemente kërkojnë një udhëheqësi të qartë. Nuk ka një lëvizje, e cila nuk ka një udhëheqësi të qartë që i mbështet veprimet e saj në një sistem koherent vlerash. Studentët që u takuan me Alinë natën e 8 dhjetorit nuk e dinin se çka donin, ata nuk dinin as çka donin edhe në takimin me Alinë të 11 dhjetorit 1990. Nevoja për këtë drejtim që vetëm bartësit e një sistemi koherent vlerash mund ta japin u pa qartë gjatë procesit të shpërthimit revolucionar dhe të radikalizimit të studentëve dhe të situatës. Situatat revolucionare janë revolucionare pikërisht për shkak të ndryshimeve radikale në sistemin e vlerave të individëve që marrin pjesë në këto evenimente, të identifikimit të përbashkët me një sistem besimi dhe të rolit shumë të ndjeshëm që luajnë udhëheqësit si në përmbushjen e qëllimeve të masës ashtu edhe në influencimin dhe formësimin e tyre. Megjithatë, testi i përhershëm i veprimit është pajtueshmëria e veprimeve me vlerat themelore të masës.

Fillimi i përplasjes të sistemeve të vlerave dhe transformimi i masës në lëvizje

Në këtë kontekst duhet thënë se mekanizmat e sistemit kishin nënvlerësuar disa elemente shumë të rëndësishme; së pari ato kishin nënvlerësuar thellësinë e lidhjeve personale, familjare, kulturore e rajonale si dhe miqësitë e bazuara në besimin reciprok të cilat nuk mund të kontrolloheshin prej regjimit por që edhe në të njëjtën kohë kishin ekzistuar paralel me të. Së dyti, ato nënvlerësuan rëndësinë e sistemeve të tjera të vlerave shumë prej studentëve përqafuan sisteme të gatshme vlerash dhe këtu dallohen ideologjia e gatshme e nacionalizmit shqiptar si dhe sistemi i vlerave të kundërta të regjimit, nemesis e tij, sistemi kapitalist.

Studentët kishin nevojë për një qëllim dhe për një mision. Për të pasur një mision ato duhej të kishin një sistem të patundshëm vlerash dhe modele se si duhej të silleshin. Pothuajse menjëherë mbas demonstratës së 8 dhjetorit, e si ndodh gjithmonë, në mënyrë thuajse të pavetëdijshme por thelbësisht racionale, ato ishin vënë në kërkim të atij sistemi e të modelit. Kristalizimi i tre sistemeve të ndryshme dhe të papajtueshme të vlerave ishte jo vetëm i dallueshëm në çka studentët kërkonin por ai kishte filluar të polarizonte dhe masën e studentëve. Këto tre ideologji ishin bazuar pikërisht në prezencën e tre platformave të ndryshme politike të mbështetura në ideologjinë e klasës sunduese, në vlerat e nacionalizmit shqiptar të Rilindjes Kombëtare, dhe në ideologjinë e sistemit kapitalist, që në mendësinë e tyre ishte e identifikueshme me tregun e lirë dhe më konsumerizmin europiano-perëndimor.

Këto tre sisteme vlerash dhe individët që i propagandonin ato sisteme po luftonin që të fitonin besimin e studentëve. Çka e bënte gjendjen më të komplikuar ishte se këto sisteme vlerash nuk janë në thelb të papajtueshme. Studentët që vazhdonin të besonin se sistemi mund të reformohej besonin shumë se Alia do të bëhej 'Reformatori i Madh' dhe se ndryshimi do të ishte në të mirë të të gjithëve me demokratizimin e mëtejshëm të sistemit. Grupi i dytë, synonte ndryshime, të cilat do të ishin radikale në ekonomi, në hapjen karshi botës dhe në vendosjen e një sistemi demokratik. Grupi i tretë kërkonte të ndryshonte sistemin në një sistem demokratik, por jo se "duhej të shkonim tek Europa" por, sepse "ishte në natyrën e shqiptarëve" që të ishin një popull i lirë dhe demokratik. Si në çdo periudhë tranzicioni, kombi është forma e organizmit shoqëror që është natyrshëm e mbështetur në do të vërteta që janë të qarta dhe të lidhura me të nga përkufizimi si drejtësia shoqërore, barazia dhe vëllazëria.

Disa studentë i mbështetën veprimet e tyre në vlerat themelore të nacionalizmit shqiptar, disa të tjerë i pranuan ato si të natyrshme dhe të tjerët po ndiqnin modele të cilat i njihnin. Përgjegjësia historike filloj që të ndjehej edhe në debatet e proceset e vendimmarrjes. Përplasja midis intelektualëve "pragmatikë" dhe të mençur, të studentëve që i mbështesnin dhe të elitave komuniste nga njëra anë dhe të studentëve që gjykonin çdo veprim se sa mirë i shërbente kombit të tyre në anën tjetër u bë shumë intensive dhe e papajtueshme. Paaftësia e elitave sunduese për të kontrolluar studentët nëpërmjet "dueteve" dhe "trojkave" të zgjedhura me kujdes u pa qartë në pasditen e 9 dhjetorit. Kjo përplasje do të çonte në mbylljen e universitetit dhe në bashkëfajësinë e tyre në fitoren e regjimit që çoi në ngufatjen e Lëvizjes Studentore në mars 1991. Ia vlen që këto kontradiktat dhe sistem vlerash të ilustrohen me një argument nga ndodhitë e asaj kohe.

Demonstrata e 9 dhjetorit 1990 në sheshin "Skënderbe" dhe polarizimi i studentëve.

Pasi regjimi ia kishte arritur që t'i përmbante studentët në dy demonstratat e tyre të njëpasnjëshme të mbrëmjes së 8 dhjetorit e të paradites së 9 dhjetorit, studentët po radikalizoheshin me shumë shpejtësi. Ndërsa qytetarët e kryeqytetit ishin të dhënë pas ndeshjes së futbollit që do të luhej vetëm disa qindra metra nga "Qyteti Studenti" (rreth 20,000 vetë shkuan në stadium) studentët ishin duke rrahur mendime se çka duhej bërë tash e tutje.

Si u tha edhe më parë, studentët po organizoheshin në tre grupe që po kristalizoheshin me të shpejtë dhe po konsolidoheshin rreth tre ideologjive të ndryshme, të cilat edhe sugjeronin tre rrugë të ndryshme për tu ndjekur. Studentët që nuk mund të konceptonin politikën përjashta reformimit të regjimit ekzistues filluan të shkoqiteshin e të binin në anët e masës studentore dhe të adoptonin një pozicion më esëll, "prit e të shohim se çka do ndodhë." Të dy grupet e tjera ishin për veprim, por një pjesë e madhe e studentëve ishin nën influencën e Azem Hajdarit dhe të disa pjesëmarrësve të tjerë në "demonstratën" e 8 dhjetorit. Nën influencën e qartë të Berishës dhe të Besnik Mustafajt, Hajdari e kishte të formësuar planin i cili parashihte që studentët do të protestonin vetëm brenda kufijve të "Qytetit Studenti", ekzaktësisht çka, e pikë së pari, regjimi donte të arrinte. Ia vlen të theksohet se deri në atë pikë, por as atëherë, Hajdari dhe grupi i tij nuk kishin bërë asnjë kërkesë politike për be.

Grupi tjetër me radikal dhe më luftarak i studentëve, ende jo fort i konsoliduar, por mjaft i strukturuar dhe i lidhur me një qëllim të qartë donte ta çonte demonstratën tek populli i Tiranës, ta transformonte atë në një lëvizje të të gjithë popullit dhe të kërkonte demokraci e pluralizëm. Pjesë e këtij grupi kam qenë edhe unë edhe shokët e shoqet e mia, Andi Baba, Ermal Hasani, Artan Pervaza, e shumë e shumë të tjerë që kërkoj ndjesë që nuk iu përmend emrin këtu.

Arsyet e dhëna nga grupet e ndryshme për të justifikuar këto dy rrugë të ndryshme veprimi, si dhe individët që dolën si udhëheqës të dy grupeve tregonte qartë se studentët ishin po ashtu të ndarë. Me kthimin në "Qytetin Studenti" të këtij grupi që kishte organizuar edhe përpjekjen e 7 dhjetorit, situata u polarizua keqas. Nga ora 16:00 ishte krejtësisht e qartë se studentët ishin të polarizuar dhe se kishin pikëpamje krejtësisht të ndryshme se çka duhej bërë. 

Në njërën anë qëndronte Azem Hajdari dhe grupi i tij që argumentonte se studentët duhej të qëndronin në "Qytetin Studenti" dhe të përqendroheshin në kërkesat e tyre (ujë, drita, ushqim më të mirë dhe refrenin "Shoku Ramiz, ju lutemi të arrestoni ato policët na kanë rrahur padrejtësisht"). Në thelb të kësaj pozite qëndronte izolimi i studentëve nga populli i Tiranës dhe këto ishin të vendosur që ta shmangnin këtë rrugë të shkrirjes së studentëve me popullin me çdo kusht. Çfarë përfitimi do të kishte regjimi po të lejonte popullin dhe studentët që të përziheshin bashkë? Regjimi rrezikonte të humbte shumëçka po të ndodhte një gjë e tillë. Studentët mund të përmbaheshin, por jo edhe populli i Tiranës. Jo rastësisht ato kishin pritur me shumë durim sezonin e provimeve kur vetëm, e më pak se gjysma, e studentëve rrinin në konvikte.

Në anën tjetër ishin studentët që ngulmonin që demonstrata duhej të çohej tek populli i Tiranës. Qëllimi ishte që të arrihej transformimi i sistemit nga një sistem totalitar në një sistem demokratik, dhe këtë nuk mund ta bënin studentët; këtë duhej ta bënin studentët bashkë me popullin. Probleme të tilla si uji, dritat dhe ushqimi më i mirë dukeshin krejtësisht të parëndësishme, dhe nga këndvështrimi i këtij grupi plotësisht të marra dhe të pakuptimta. Argumenti ishte se studentët nuk mund të fitonin pluralizmin për popullin po të rrinin ku ishin, të izoluar dhe duke kërkuar ujë të nxehtë. Studentët kërkuan një takim të përgjithshëm, por ora e takimit qëllimisht u shty shumë vonë në mbrëmje nga grupi i Hajdarit. 

Megjithatë, pavarësisht nga Hajdari dhe nga pjesa tjetër e të ashtuquajturve "udhëheqës", ndërsa shumica dërmuese e studentëve mbetën në "Qytetin Studenti", qindra studentë, shumë nga godina 6, por edhe nga godina e fakultete të tjera filluan të zbrisnin drejt qendrës së kryeqytetit. Vendimi ishte marrë që të zbrisnin në grupe të vegjël, pa ngjallur dyshim dhe duke përdorur të gjitha justifikimet si "po shkoj të pres motrën tek stacioni i trenit" dhe "më duhet të marr pyetjet e provimeve tek një shok". Shumë studentë mundën që të linin "Qytetin Studenti" në këtë mënyrë.

 Familjarët e Ramiz  Tafë Alisë janë shprehur të indinjuar dje nga heshtja e Partisë Socialiste dhe politikanëve që ka promovuar Ramiz Alia. Gazeta “Zëri Popullit” asnjë njoftim në faqen e parë. Vetëm Majko thyen heshtjen: “Politikan hezitues, por i aftë. Nuk besoj se do të kujtohet si trashëgimtari i Enver Hoxhës”. Pëllumb Xhufi u zgjodh nga familja për të mbajtur fjalimin në ceremoninë që nis në orën 10:00 pranë ish-shtëpisë së Ushtrisë. Vetëm Meta, Vasili e Islami vizitë ngushëllimi. Historiani Michael Schmidt: “Diti të mbijetojë si ngjalë në politikë, shmangu luftën civile në ‘91”

Meta, Vasili e Islami, politikanët e vetëm për vizitë në familjen Alia. Mungojnë ish-bllokmenët
Nderime pas vdekjes nga periferia e zona të thella malore për ish-presidentin komunist e pluralist Ramiz Alia dhe braktisje nga ish-udhëheqja e Bllokut, liderët e partive të majta dhe politikanët në përgjithësi. Përveç kreut të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, ministrit të Shëndetësisë Petrit Vasili dhe deputetit Kastriot Islami, asnjë figurë tjetër politike e rëndësishme nuk ka denjuar që të ngushëllojë familjen Alia. 
Skeda:Alia.jpg
Gjatë gjithë ditës së djeshme, në shtëpinë e të ndjerit nuk është parë asnjë nga personazhet që u futën në politikë nga Ramiz Alia në vitin 1991 dhe vijojnë të jenë edhe sot. Nuk janë parë as figurat kryesore të mbetura të sistemit komunist, ish-anëtarë të Byrosë Politike, ish-ministra, ish-sekretarë etj., ata që, si në shkresa zyrtare, edhe jashtë tyre, ai i quante “shokë”. Të vetmit që janë shfaqur dje në dyert e mortit, të hapura në katin e tretë, ku banonte Ramiz Alia, përveç tre politikanëve që përmendëm, kanë qenë vetëm njerëzit me lidhje gjaku dhe disa vizitorë “surprizë”. Këta të fundit janë persona të ardhur nga rrethet e largëta, që e kanë njohur dikur të ndjerin dhe sapo kanë marrë vesh lajmin, janë nisur drejt Tiranës. Një ndër ta ishte edhe Marin Hajeti nga Kalaja e Dodës, i cili kishte udhëtuar për tetë orë nga fshati i thellë vetëm për t’u dhënë dorën familjarëve e për t’u thënë “ngushëllime”, ashtu si edhe një grup veteranësh nga Shkodra. Të gjithë të lagur në trup prej shiut që nuk u ndal deri në pasditen e vonë, por edhe të njomur në sy për humbjen e mikut të tyre…

Indinjohen miqtë dhe familjarët
 Më në fund, gjatë paradites së djeshme, të tre fëmijët e ish-presidentit Alia u mblodhën së bashku. Dy vajzat, Zana që jeton në Tiranë dhe Besa e kthyer nga Argjentina pas një shërbimi atje (jeton në Suedi), kanë hapur dyert e mortit për gratë, ndërsa djali i vetëm i ardhur nga Franca, Arbeni, për burrat. Megjithatë, shtëpia e tyre nuk ka qenë aq e mbushur sa ç’pritej për një person që ka pasur funksione të rëndësishme në disa epoka politike për Shqipërinë. Drejtues kryesor në rininë antifashiste komuniste gjatë Luftës, ministër, anëtar i Byrosë Politike, Sekretar i Parë i Komitetit Qendror, President gjatë komunizmit dhe Presidenti i parë pluralist, Ramiz Alia ka pasur “kujtesë” të vakët nga politikanët shqiptarë. Me atë çfarë thonë familjarët dhe miqtë që kanë shkuar në shtëpi për ngushëllim, pritej një indiferencë nga ana e krahut të djathtë, por për të majtët shprehen shumë të indinjuar. Në ditën e dytë për nderimet e ish-presidentit, familjarët rrëfejnë se kanë munguar për vizita pikërisht personazhet që i ndjeri u dha pushtetin 20 vjet më parë, në kohën kur në Kongresin e 10-të, pra në kongresin e fundit të Partisë së Punës, u mor dhe vendimi për transformimin në Partinë Socialiste. Namik Dokle, Gramoz Ruçi, Xhelil Gjoni, Ylli Bufi, Servet Pëllumbi, Arta Dade, Ermelinda Meksi etj., janë ndër politikanët kryesorë të së majtës, të cilët kanë qenë konsideruar si miq, por edhe pasardhës të Ramiz Alisë, të cilët ai i rekomandoi për poste partiake dhe qeveritare që në vitin 1991. Revolta e tyre shtohet edhe për emra të tjerë, si Skënder Gjinushi apo Rexhep Meidani, të cilët, përveçse shokë të Ramizit, kanë qenë edhe nxënës të bashkëshortes së tij, Semiramis. Ka qenë pikërisht ajo, pedagogia dhe më vonë dekane e Shkencave të Natyrës, e cila ia pati përshkruar bashkëshortit ish-studentët e saj si persona me integritet për t’u ngritur në politikë.
Skeda:Alia me studentet.jpg
Njerëzit e letrave

 Më të ndjeshëm për humbjen e Ramiz Alisë duket se kanë qenë njerëzit e letrave. Mesditën e së shtunës kanë kapërcyer portën e apartamentit të të ndjerit një grup krijuesish e gazetarësh. Më shumë se një akt qytetar në nderim të ish-presidentit të parë të shtetit pluralist shqiptar, prania e Marrash Hajatit, Agron Çobanit, Kiço Blushit e Nasi Lerës në shtëpinë e Alisë në ditë zie, ka qenë shprehje e respektit të tyre si njerëz të letrave për periudhën kur profesioni ua ka dashur të jenë bashkëpunëtorë të tij. Kur Alia drejtonte sektorin e propagandës në Komitetin Qendror, Hajati ka kryer detyrën e kryeredaktorit të “Zërit të popullit” dhe të drejtorit të Përgjithshëm të RTVSH. Ndërkaq, Çobani për shumë vite ka qenë gazetari që ndiqte nga afër veprimtarinë e Alisë. Në tjetër kohë ka pasur rastin të bashkëpunojë me ish-presidentin Alia shkrimtari dhe publicisti i njohur Kiço Blushi. I përzgjedhur prej tij në “Këshillin e të urtëve”, ish-Këshilli Presidencial, Blushi kontribuonte me mesazhet e tij për të ulur tensionet e fillimeve të demokracisë.
Kujtime nga miqtë…

 Nga kujtimet e shumta që shpërfaqen në shtëpinë e Ramiz Alisë në ditën e dytë të vizitave në familjen e tij, ato të Muharrem Ymerit, pezakut 70-vjeçar që shërbeu për 30 vjet si shofer i të ndjerit, kanë një sens të thjeshtë e njerëzor. Ai, qysh në momentin e lajmit për vdekjen e Alisë nuk është larguar asnjë moment nga apartamenti i tij në afërsi të stadiumit “Dinamo”. Vetëm kur mbushet dhoma ku priten ngushëllime, shkëputet paksa e kthehet sërish në krah të familjarëve dhe të afërmve të Alisë. Aty pastaj shfrytëzon pauzën më të parë dhe nis të rrëfejë mbresat nga koha kur shërbente për të dhe familjen e tij. Duke veçuar raportet e ish-shefit me nënën e tij, Ymeri kujton lidhjet e afërta me të, pa nguruar të flasë për një “konflikt” të hershëm midis tyre. Ramizi nuk ndjehej mirë, – shton pezaku, – kur mësonte se e ëma falej pesë herë në ditë. Po, po, ajo derisa vdiq nuk hoqi dorë nga ritet e besimit mysliman, pavarësisht ligjit në fuqi, që e ndalonte kategorikisht”. Madje, shoferi i Alisë mban mend se çdo natë Bajrami ajo i jepte “ilegalisht” pjesën e hallvës për vete dhe fëmijët. “Ramizi ka qenë edhe ky!” – futet në bisedë një shkrimtar i njohur, duke sjellë aty një fakt tjetër të kësaj natyre. Në kohën kur vdiq Enveri, shprehet ai, Alia ktheu në Tiranë gruan e divorcuar të Haxhi Lleshit dhe djalin e tij, që ishin internuar në zonën e Elbasanit…
Skeda:Ramiz Alia.jpg
“Presioni” i LSI për ceremoninë

Pas shumë debatesh, hezitimesh e përplasjesh, duket se organizimi i ceremonisë me protokoll shtetëror është një meritë e drejtuesve të LSI-së. Siç mësohet nga familjarët, Ilir Meta dhe Petrit Vasili janë politikanët që kanë shfaqur interesin maksimal që Ramiz Alia të varrosej ashtu siç i takonte zyrtarisht, si President. Në fakt, interesimi i tyre u vu re menjëherë sapo Alia ndërroi jetë, kur Meta bëri deklaratë publike duke vlerësuar figurën e tij. Ndërsa për Vasilin u mësua se kishte dhënë kontributin maksimal si ministër i Shëndetësisë për përmirësimin e shëndetin të Alisë.
Pëllumb Xhufi, i zgjedhuri i familjes

Ish-Sekretari i Parë i Komitetit Qendror të Partisë së Punës dhe njëkohësisht ish-presidenti i parë i pluralizmit, Ramiz Alia, do të përcillet sot për në banesën e fundit. Pavarësisht debatit mbi rolin e tij në shumë ngjarje të kohës së diktaturës dhe të fillimeve të pluralizmit, Ramiz Alisë do t’i rezervohet një trajtim prej ish-presidenti. Protokolli i shtetit do të organizojë të dielën, nga ora 10:00-11:00, homazhe pranë ish-Shtëpisë së Ushtrisë, ndërsa për të mbajtur fjalimin e rastit do të jetë Pëllumb Xhufi. Emri i tij është zgjedhur me konsensus nga familja, e cila ka menduar që si historian me përvojë, Xhufi është i duhuri të flasë mbi jetën dhe veprimtarinë e të dashurit të tyre. Pas fjalimit të tij, nga familja mësohet se do të hapë edhe një libër ngushëllimesh, ku çdokush mund të lërë një mesazh. Më pas, në orën 11:00, kortezhi i përmortshëm do të niset drejt Varrezave të Sharrës, aty ku edhe do të jetë banesa e fundit e Alisë, i eskortuar vetëm nga patrulla policore. Kjo ceremoni nuk do të përmbajë bandë, truprojë nderi apo të shtëna me armë.
Skeda:Ramiz Alia partizan.jpg
Trupi i Alisë nuk merret në shtëpi, nga morgu në varreza

Fillimisht ishte mungesa e dy fëmijëve, ndërsa më pas “zotimi” i shtetit për ta nderuar me ceremonial. Kështu është argumentuar nga familjarët mungesa e arkivolit të Ramiz Alisë në shtëpinë ku ai jetonte dhe ku këto dy ditë janë pritur njerëzit për ngushëllime. Siç mësohet nga të afërmit dhe nga mjekët, trupi i të ndjerit, pasi i janë bërë shërbimet e fundit, është dërguar direkt në morgun e spitalit. Duke qenë se mjekët që i kanë asistuar deri në çastet e fundit ishin në dijeni të diagnozës që i mori jetën, kanë vendosur që të mos i bëjnë autopsi. Kështu, prej dy ditësh trupi i Alisë vijon të jetë në morg dhe që aty do të transportohet direkt nesër për në Shtëpinë Qendrore të Ushtrisë, ku do t’i bëhen homazhet e fundit. Ndërkaq, varri i tij do të jetë pranë bashkëshortes, Semiramis, ashtu siç ka shprehur gjithnjë dëshirën. Humbja e saj ka qenë brenga më e madhe e tij prej një çerek shekulli. Në trupin e lodhur dhe të pamundur për ta lëvizur, mendja e ish-presidentit të parë pluralist në Shqipëri ka qenë shumë e kthjellët. Duke parandier lamtumirën, ai u ka shprehur të afërmve dëshirën që trupi t’i prehet pranë bashkëshortes, e cila ndërroi jetë në vitin 1985.
Raportimet e “RD” dhe “ZP”: “Zëri i Popullit”, asnjë  rresht për Ramiz Alinë

Në pasqyrimin që gazetat e përditshme i bënë lajmit të ndarjes nga jeta të Ramiz Alisë, bien në sy dy gazetat kryesore partiake. E, nëse gazeta “Rilindja Demokratike”, organ i Partisë Demokratike, qëndron e palëkundur në pozicionin e saj ndaj udhëheqjes komuniste duke e komentuar me titull të madh, “Vdiq diktatori i fundit komunist”, gazeta e Partisë Socialiste, “Zëri i Popullit”, trashëgimtarja e pandryshuar as në titull nga partia ku Ramiz Alia militoi për 45 vjet dhe drejtoi në 5 vitet pas vdekjes së Enver Hoxhës, nuk kishte asnjë titull për ndarjen e tij nga jeta. Edhe pse dje “ZP” kishte rreth 16 tituj, që nga “Hemorraidet…” e deri te “Rriten çmimet e ilaçeve…”, nuk e pa të udhës të vinte lajmin e vdekjse së udhëheqësit të PPSH-së.
Skeda:Ramiz alia 2011.jpg

Ramiz Alia lindi më 18 tetor 1925 në Shkodër dhe vdiq më 7 tetor 2011 në Tiranë pasi vuante nga një komplikacion në mushkëri, (trenboembolia pulmonare). Ai u diplomua në shkollën e Partisë në Moskë (1954). Alia është një nga figurat më të rëndësishme të Partisë së Punës së Shqipërisë, i cili udhëhoqi Shqipërinë mes viteve 1984 – 1990. Gjatë kësaj periudhe Ramiz Alia ka kryer detyra të larta në drejtim të PPSH-së, rrjedhimisht edhe të shtetit shqiptar.
Detyrat më të rëndësishme kanë qenë: Sekretar i Parë i KQBRPSH (1949-1955), Minister i Arsimit dhe Kulturës (1955-1958), anëtar i Byrosë Politike dhe Sekretar i KQ PPSH-së për ideologjinë (1961-1985), deputet, Kryetar i Presidiumit të Kuvendit Popullor (1982-1990), Sekretar i Parë i KQ të PPSH-së (1985-1991) dhe kryetar i Këshillit Presidencial (1991).


Pas zgjedhjeve të para shumëpartiake në Shqipëri të zhvilluara më 31 mars 1991, parlamenti i ri pluralist i dominuar nga deputetët e PPSH-së, më 30 prill 1991 me propozim të PPSH-së e zgjodhi Ramiz Alinë, President të Republikës. Pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 22 marsit 1992 ku fitoi koalicioni i opozitës i udhëhequr nga Partia Demokratike, më 3 prill 1992 Alia dha dorëheqje nga posti i Presidentit. Semiramis Xhuvani Alia vajza e Aleksandër Xhuvanit ishte bashkëshortja e Alisë me të cilën pati tre fëmijë. Dy vajza, Zanën, Besën, si dhe një djalë, Arbenin.

Alia u lind ne vitin 1925 dhe u bashkua lëvizjes komuniste shqiptare para se ai ishte njëzet vjeç. Ai e kishte rritur me shpejtësi nën patronatin Hoxhës dhe nga 1961 ishte një anëtare e plotë e Byrosë Politike në pushtet (Byrosë Politike) të Partisë së Punës të Shqipërisë (PLA). Hoxha Alia zgjodhi për disa arsye.



Së pari, Alia kishte qenë prej kohësh një ndjekës militant e marksizmit-leninizmit dhe i mbështetur politikën e Hoxhës e vetë kombëtare besim. Alia edhe u favorizuar nga gruaja e Nexhmije Hoxhës, i cili dikur kishte qenë mësuesi i tij në Institutin e marksizmit-leninizmit. Përvojë politike Alia ishte i ngjashëm me atë të Hoxhës, dhe duke qenë se ai u paraqit për të shkëmbyer pikëpamjet e Enver Hoxhës në çështjet më të huaj dhe vendas, ai me lehtësi veten për të vendosur regjimin totalitar i Partisë. Se ai kishte arritur të mbijetonte disa valë të gjerë purges bespoke aftësitë e tij politik dhe kapaciteti për mbijetesë.

Kur Alia mori si sekretar i parë i PPSH-së, vendi ishte në vështirësi të rënda. Apati politike dhe cinizëm u përhapur, me segmente të mëdha të popullsisë që ka hedhur poshtë vlerat e qeverisë. Ekonomi, e cila vuante nga produktiviteti i ulët dhe mungesa e përhershëm të produkteve ushqimore më elementare, tregoi asnjë shenjë të përmirësimit. Kontrolle Sociale dhe vetë-disiplinë kishte gerryer. Inteligjencës ishte fillimi për të rezistuar kontrollin e rreptë të partisë dhe të kritikojnë dështimin e qeverisë për të respektuar standardet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut.


Me sa duket duke njohur thellë dhe shtrirjen e kësaj pafuqie shoqërore, Alia me kujdes dhe ngadalë filloi të bënte ndryshime në sistem. Objektivi i tij i parë ishte sistemi ekonomik. Në një përpjekje për të përmirësuar efiçencën ekonomike, Ramiz Alia prezantoi një decentralizim ekonomik dhe reformën e çmimeve në sektorë të veçantë. Edhe pse këto ndryshime shënoi një largim nga qeveria e Hoxhës, ata nuk kanë ditur një reformë themelore të sistemit ekonomik.

Alia nuk ndaloi censurën, por ai lejoi diskutimet publike të problemeve shoqërore në Shqipëri dhe debatet e inkurajoi midis shkrimtarëve dhe artistëve në çështjet kulturore. Në përgjigje të kritikës ndërkombëtare të të dhënave të Shqipërisë mbi të drejtat e njeriut, udhëheqja e re loosened disa kontrolle politike dhe pushuar të aplikojë shtypje në një shkallë masive. Rusova rregull, megjithatë reduktuar në masë të madhe këtë përpjekje në një reputacion të mirë Në vitin 1989, solli amnisti e përgjithshme për lirimin e të burgosurve shumë afatgjatë. Alia mori gjithashtu hapa për krijimin e lidhjeve më të mira me botën e jashtme, forcimin e marrëdhënieve me Greqinë, Italia, Turqia dhe Jugosllavia. Një loosening e kufizimeve të udhëtimit dhe turizmit ka rezultuar në një pikëpamje më premtuese për tregti të Shqipërisë turistike.


Pavarësisht nga përpjekjet e Alia për të vazhdojë me ndryshimin në një bazë të kufizuar, të matur, e reformave nga lart kërcënuar se do të kthehet në reforma nga poshtë, kryesisht për shkak të kërkesave gjithnjë e më të ashpër të të rinjve të Shqipërisë. Më 9 dhjetor, 1990, demonstruesit marshuan student nga Universiteti Enver Hoxha (sot Universiteti i Tiranës) në Tiranë nëpër rrugët e kryeqytetit duke hedhur parrulla dhe duke kërkuar dhënien fund të diktaturës. Në dhjetor të 11, numri i pjesëmarrësve kishte arritur pothuajse 3.000. Në një përpjekje për të shuar trazirat e studentëve, gjë që kishte çuar në përleshje me policinë e ndërhyrjes së shpejtë, Alia u takua me studentë dhe ranë dakord për të marrë hapa të mëtejshëm drejt demokratizimit. Informuar studentët Alia që donin të krijojnë një organizatë e pavarur politike të studentëve dhe të rinjve. Përgjigja Alia ishte se një organizatë e tillë duhej të ishte regjistruar me Ministrinë e Drejtësisë.


Alia në takimin historik me studentët

Në mesazhin e tij tradicionale të Vitit të Ri për të popullit shqiptar, Ramiz Alia përshëndeti ndryshimet që kishin qenë që ndodhin në vend dhe deklaroi që 1991 do të jetë një pikë kthese në kushtet e ekonomisë. Por, pavarësisht nga shenjat pozitive të ndryshimit, shumë shqiptarë janë ende duke u përpjekur për të lënë vendin e tyre. Në fund të vitit 1990, deri në 5.000 shqiptarë kaluar kufirin malor në Greqi. Të rinjtë e motivuar me pakënaqësinë ekonomike bërë deri pjesa më e madhe e refugjatëve.


Në shumë aspekte, Alia ishte një i mbijetuar politik. Ai kishte arritur të mbetet një figurë e rëndësishme politike nëpër disa kriza politike. Edhe pse ai kishte disa shqetësime të vërtetë për stabilitetin dhe vazhdimësinë, ai nuk ishte i papërkulur. Ai ndryshoi në përgjigje të rrethanave dhe kërkesave të vendosur reformatorët. Megjithatë, me Shqipërinë në grahmat e një krize të rëndë ekonomike, Alia kishte për t'u përballur me sfidat me të cilat ai nuk mund të kapërcej.


Pas rënies së qeverisë së koalicionit në dhjetor 1992 dhe Partia Demokratike e PDSH (Shqipërisë) fitore dërrmuese në zgjedhjet e përgjithshme të pranverës 1992, ai dha dorëheqjen si president më 3 prill, 1992. Më 9 prill, Kuvendi Popullor zgjodhi kreu i PDSH, Sali Berisha si kreu i ri i Shqipërisë të shtetit.

Më 21 maj, 1994, zyrtarë të lartë të regjimit komunist, përfshirë edhe Ramiz Alia, shkoi në gjyq. Alia u akuzua për shpërdorim të pushtetit dhe shpërdorim të fondeve shtetërore, siç ishte Adil Çarçani, ish kryeministër, Manush Myftiu, zëvendësi i tij, dhe Rito Marko, ish-zëvendës-president.

Alia ishte vendosur nën arrest shtëpie në gusht 1992 dhe u arrestuan zyrtarisht në shtator 1993. Në gjykatë ai pretendoi se ishte viktimë e një gjyqi politik tregojnë dhe kërkoi që gjyqi të transmetohet në televizion, një kërkesë mohuar nga gjyqtari kryesues. Gjyqi u monitoruar nga një Human Rights Watch / Helsinki dhe përfaqësues vazhdoi vetëm me parregullsi të vogla proces të rregullt ligjor. Dhjetë të pandehurit ishin gjetur fajtorë si të akuzuar dhe të dënuar me ndërmjet tre dhe nëntë vjet në burg; Alia mori një dënim nëntë-vjeçare.



Një gjykatë e apelit pas reduktuar disa nga dënimet, sidomos Alia në pesë vjet. Alia, Myftiu, Çarçani, Stefani dhe Isai janë urdhëruar gjithashtu që të paguajë shuma të ndryshme të shtetit. Më 30 nëntor, Gjykata e Kasacionit reduktuar afat Alia e nga një tre vite të tjera. Më 7 korrik, 1995, Ramiz Alia ishte liruar nga burgu.

Pas daljes nga burgu ai u tërhoq në jetë private, shpesh herë merrte pjesë si i ftuar në dokumentare të ndryshme të cilat kishin për temë zbardhjen e disa enigmave të periudhës komuniste. Vitet e fundit Alia ka qënë ne vorbullën e debatit mbi masakrrën e Tivarit si përgjegjës direkt ndaj atij krimi, akuzë te cilën nuk e ka pranuar kurrë. Në vitin 2010 Alia publikoi një liber mbi jetën e tij të titulluar Jeta ime, në këtë libër ai pranon disa nga gabimet e Enver Hoxhës me luftën e klasave. Pasi vuante nga një komplikacion në mushkëri, (trenboembolia pulmonare) u shua në spitalin e sanatoriumit të Tiranës. Me vdekjen e tij mbyllet një epokë ai ishte presidenti i fundit komunist dhe i pari pluralist.


Homazhet për ish-udhëheqësin e fundit të regjimit komunist dhe ish-presidentin e parë pluralist pas viteve ‘90, Ramiz Alia u zhvilluan sipas Protokollit Shtetëror në Shtëpinë Qëndrore të Ushtrisë. Në homazhe përveç familjarëve, njerëzve të afërt kanë marrë pjesë edhe deputetë të Partisë Socialiste si Gramoz Ruçi e Namik Dokle, Servet Pëllumb dhe kryetari i LSI Ilir Meta ky i fundit ishte i vetmi politikan i cili i bëri ngushëllimet publike familjes së Alisë. Pjesëmarrës ishte edhe ish kryeministri shqiptar  Fatos Nano.

Flori Bruqi




Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...