Agjencioni floripress.blogspot.com

2011/10/20

Vincent Van Gogh nuk është vetëvrarë


Self-portrait
1887 


Piktori i shndërruar në një legjendë, Vincent Van Gogh, mund të mos jetë vetëvrarë, ashtu siç është thënë që prej vdekjes së tij në vitin 1890.

I prekur nga skizofrenia që në moshë të re, është besuar se gjeniu i penelave i dha fund jetës në moshën 37-vjeçare, duke u goditur në stomak me dy plumba pistolete, në një moment humbje të kthjelltësisë mendore.

Agostina Segatori
in the Café du Tambourin
1887 
Vincent Van Gogh Rijksmuseum
Amsterdam

Megjithatë, dy studiues britanikë të Van Gogh, pas një eksperize të detajuar, kanë arritur në përfundimin se ka më shumë gjasa që piktori të jetë qëlluar gabimisht prej dy djemve të vegjël që ai i njihte.


The yellow house
(the house of Vincent)
1888 
Vincent Van Gogh Rijksmuseum
Amsterdam
Ata kanë arritur të zbulojnë disa dokumente, të cilat tregojnë së bashkëkohësit e tij në Overs sur Uaz, në Francë, vendi ku edhe ndërroi jetë, e pranonin si fakt vdekjen aksidentale. 

Megjithatë, Van Gogh kaloi një agoni dyditore përpara se të jepte shpirt dhe besohet se gjatë 48 orëve të fundit, për të mbrojtur djemtë nga ndonjë gjykim, të ketë marrë përsipër fajin, duke thënë se e kishte qëlluar vetë veten.


Wheat field under a stormy sky
1890 
Vincent Van Gogh Rijksmuseum
Amsterdam


Në një tjetër dokument zbulohet si përgjegjës emri i 16-vjeçarit Rene Secretan, i cili njihej si një djalosh që vazhdimisht e bezdiste ekspresionistin e sëmurë mendërisht.

Ky është përfundimi i një kërkimi 10-vjeçar mbi fakte të panjohura për jetën e piktorit holandez. Në një komunikatë të publikuar nga Muzeu “Van Gogh” në Amsterdam, faktet e reja janë cilësuar si “shumë intriguese”.

Are me grure e korba...





U realizua ne korrik te vitit 1890.

Gabimisht eshte besuar se kjo eshte puna e fundit e Van Gogh, ose me sakte qe ai goditi veten me revolver gjate kohes qe ishte duke punuar ne te: te pakten keshtu eshte paraqitur ne filmin Lust for Life (Epshi per jete).
Sidoqofte nuk ka prova qe mbeshtesin kete ide dhe sipas kronologjise se Dr Jan Hulsker pas saj vijne dhe shtate piktura te tjera.
Nje interpretim i zakonshem i kesaj pikture eshte ai qe thekson gjendjen mentale te turbullt te Van Gogh, me qiell te erret e te mbyllur, tre shtigje te paqarta qe shkojne ne drejtime te ndryshme, dhe nje tufe me korba te zeza mbi to, si ogur i keq a me teper si vdekje.
Vete Van Gogh ka shkruar se ka bere tri piktura ne Auvers me fusha te medha me grure nen qiej te shqetesuar.
Van Gogh ne te vertete kreu vetvrasje ne te njejtin muaj qe realizoi kete pikture. Besohet se ai ka dale per nje shetitje ne fusha mbremjen e 27 korrikut 1890 dhe qelloi veten me revolver, por arriti te kthehej ne shtepi. Lengoi ne shtrat dy dite dhe vdiq duke pasur prane vellain e tij Teon.



#########







nga Flori Bruqi:Vincent Van Gogh pikturonte mbi tablote e të tjerëve




http://www.canvaz.com/vangogh/vangogh-portrait.jpg
“Ekziston një mit që e rrethon Van Gogh”, i ka thënë shtypit francez, një nga muratorët e akademisë En Dumas. “Besohet se ai ishte i çmendur dhe që pikturonte shumë shpejt. Po, kjo është e vërtetë që ai pikturonte shpejt, por korrespondenca e tij e tregon atë që ai i përgatiste me themel punët e tij, kohë më parë dhe pastaj konkludonte”. 

Po kush është  Vincent Van Gogh?
 
U lind më 30 mars të vitit 1853 në Groot-Zundest, një fshat i vogël në jug të Holandës.
I ati ishte pastor dhe xhaxhallarët e tij-shitësa veprash të artit. Edhe ai vetë nisi të punojë që në moshën 16-vjeçare në Hagë si një shitës i veprave të artit për kompaninë Goupil & Cie. 
 
Pikturat e tij patën qenë gjithnjë të errëta, por kohë pas kohe nisën të përkeqësoheshin deri më 1886, kur nisi sërish studimet në Cormon dhe u takua me piktorët impresionistë, mes të cilëve edhe Camille Pissarro, Claude Monet, Henri de Toulouse-Lautrec dhe Paul Gauguin. Pas takimit me mjeshtrat impresionistë, të cilët zgjidhnin ngjyra të çelura edhe ai nisi ta çelte disi paletin e të pikturonte me dorë më të vendosur. 
 
Jeta e tij ishte gati-gati e lumtur, por temperamenti shumë nervoz e bënte atë njeri të vështirë. Më 27 korrik të vitit 1890 ai shkoi në një fushë me grurë dhe qëlloi veten me armë në kraharor, më pas u kthye në dhomë, ku vdiq dy ditë më pas.
 
Vincent Van Gogh  e kaloi të gjithë jetën e tij të shkurtër duke pikturuar e duke luftuar me vetveten. çrregullimet nervore, një kompleks i fëmijës së zëvendësuar, që e ndoqi pas gjjthë jetën dhe absurditeti i epokës së artit, ku veprat e tij nuk shiteshin dhe aq shumë, e shtynë shpesh drejt akteve skizofrenike. Një nga historitë më tipike, e famshmja histori e veshit të tij. 
 
Sipas biografëve, një të diel në mbrëmje, më 23 dhjetor 1888, Vincent Van Gogh, atëherë 35 vjeç, preu veshin dhe shkoi në një hotel të dorës së dytë ku kërkoi një prostitutë me emrin Rachel. Ia dhuroi asaj dhe i tha ta ruante me shumë kujdes. Biografë të tjerë pohojnë se ky episod ka ndodhur gjatë një grindjeje me mikun e tij Paul Gauguin, në shenjë proteste ndaj piktorit që ishte i  shurdhët, lidhur me vetë Van Gogh.  
 
Por kjo nuk është e vetmja pikturë e dyfishtë pasi në spitalin psikiatrik Saint Remy gjendjen edhe dy ekzemplarë të tjerë. Prania e dy pikturave në spital mendohet se ka lidhje me një kërkesë që murgesha Epiphane Dechanel i bëri piktorit për t’i bërë një pikturë për mensen, por me humbjen e saj, murgesha i dha dy piktura te vjetra mbi te cilat Van Gogh hodhi penelaten e tij. 
 
 
Van Gogh pikturonte mbi 
tablote e të tjerëvehttp://www.canvaz.com/vangogh/s/v-48.jpg


Piktori i njohur Van Gogh që njihet për jetën e tij jo shumë të rregullt për shkak të problemeve ekonomike, shpesh herë detyrohej të pikturonte mbi pikturat e tij dhe ky është një fakt i njohur tashmë, por ajo që kanë zbuluar kohët e fundit kërkuesit është edhe me interesante.

http://www.cksinfo.com/clipart/art/famouspaintings/vangogh/Van-Gogh-A-Wheatfield-with-Cypresses.png
Sipas studiuesit italian, Antonio De Robertis, Van Gogh pikturonte edhe mbi tablote e të tjerëve. Sipas tij, rasti më i dukshëm është ai i portrtetit të Agostina Segatori-t në vitin 1887 që fsheh një tjetër portret, ndoshta të pikturuar nga Corot.
http://photos.oes.org/albums/userpics/10002/Starry_Night-Vincent_VanGogh(1152x864).jpg
Por kjo nuk është e vetmja pikturë e dyfishtë pasi në spitalin psikiatrik Saint Remy gjendjen edhe dy ekzemplarë të tjerë. Prania e dy pikturave në spital mendohet se ka lidhje me një kërkesë që murgesha Epiphane Dechanel i bëri piktorit për t’i bërë një pikturë për mensen, por me humbjen e saj, murgesha i dha dy piktura te vjetra mbi te cilat Van Gogh hodhi penelaten e tij.

http://www.kombib.rs/images/vesti/vinsent02.jpg

Studiuesi De Robertis u bën thirrje të gjithë muzeve në botë që të analizojnë ekzemplarët me anën e rrezeve X sepse mendohet që të tjera tablo të piktorit holandez janë vendosur mbi një imazh tjetër.

Ideali i devotshem ndaj artit, ne jeten e Van Gogut  zgjati deri buze vdekjes.
http://zoftware.fr/tritan/oeuvres/peintures/divers_files/divers/peinture_divers11.jpg

Si shprehet Vincent Van Gogh për veprat e tij 

Plazh me figura dhe det 

Kishte mjaft erë dhe ra shi përgjatë gjithë javës. Unë qëndrova shpesh në Scheveningen për të parë përreth. Solla me vete dy pamje deti, kur u ktheva në shtëpi. E para ishte pjesërisht e mbuluar me rërë; ndërsa e dyta, e bërë gjatë një stuhie të egër me oqeanin e mbyllur tek dunat, ishte e mbuluar prej një shtrese të trashë, nga rëra të cilën u përpoqa ta pastroj dy herë. Stuhia qe kaq e egër, saqë unë mezi isha i zoti të kontrolloja këmbët e mia dhe rëra fluturuese nuk më la të shihja gati asgjë.

Por unë duhet të vazhdoj të eci në rrugën time. Në qoftë se nuk bëj asgjë, në qoftë se nuk mësoj e studioj, në qoftë se nuk kërkoj, atëherë jam i humbur.

?Preferoj të kem njëqind franga në muaj dhe lirinë për t'i harxhuar pikërisht ashtu siç më pëlqen mua, sesa të kem dyqind franga pa këtë liri.

Unë me të vërtetë nuk do ta pyesja veten për këndvështrimin e impresionistëve, për mënyrën time të të pikturuarit, në qoftë se ajo është më e ndikuar nga idetë e Delacroix se sa prej ideve të tyre. Në vend që të riprodhoj saktësisht atë çfarë shohin sytë e mi, preferoj të përdor subjektivisht ngjyrën më në rregull për të shprehur vetveten qartë.

Për pikturat Kumbull, Pemë në lulëzim dhe Urë në shi

Unë i lakmoj artistët japonezë për rregullsinë e qartë e të pabesueshme që kanë të gjitha punët e tyre. Ajo nuk është kurrë e mërzitshme dhe ty kurrë nuk të jepet përshtypja se ata punojnë me nxitim. Ajo është aq e thjeshtë sa dhe frymëmarrja; ata pikturojnë një figurë me një çift vijash, me një thjeshtësi kaq të pabesueshme, sikur të ishte aq e lehtë sa të kopsitësh një xhaketë të zakonshme .

Tashti e qysh se kam parë oqeanin me sytë e mi, e ndiej sesa e rëndësishme është për mua të qëndroj në jug dhe të eksperimentoj ngjyrën, e cila duhet të mbahet në kushte të cilat duhet të jenë jo larg Afrikës .

?Në qoftë se dikush është i shëndetshëm, ai duhet të jetë i zoti të jetojë me një copë bukë dhe të jetë në gjendje të punojë gjithë ditën dhe të ketë forcën për të tymosur dhe pirë alkool; ja çfarë ka nevojë dikush kur plotëson kushtet e lartpërmendura. Dhe për më tepër, ti mund të ndiesh yjet dhe pafundësinë e qiellit. Qëkur lind jeta, para së gjithash, ajo është një trillim.

Ti njeh njerëz që nuk besojnë në Diell dhe në ata që i rrethojnë. Janë të pafe.

Për pikturën Peizazh të korrash

?Një rrafshirë? fushë që e parë nga sytë e një zogu është pamje nga maja e një kodre vreshtarie ? fusha me grurë të korrur. E gjithë kjo është shumëzuar me pafundësinë dhe shtrihet si sipërfaqja e detit në horizont, e cila është e kufizuar nga kodrat e Grau-t.

Varka peshkimi në plazh

Harxhova plot një javë në Saintes Maries  Plazh Lundra me fund të sheshtë e me varka pak të gjelbëra, të kuqe dhe blu, të cilat në formën dhe ngjyrën e tyre janë aq të bukura sa dhe lulet. Një burrë i vetëm i përdor ato varka. Këto varka rrallë përfundojnë në det të hapur. Ato dalin kur nuk fryn erë dhe kthehen në breg sapo era bëhet tepër e fortë.

Kafeneja e gjithënatës 

Në pikturën Kafeneja e gjithënatës' jam përpjekur të shpreh idenë se kafeneja është një vend ku ndokush mund të humbë veten, të bëhet i çmendur dhe kriminel. Përmes kontrastit të ngjyrës delikate rozë, të kuqes së përgjakur dhe të kuqes së errët e të butë, Louis XV dhe Veronese të gjelbërt, kundër të verdhës së gjelbër dhe të ngrirë, me tone blu e të gjelbër, e gjitha kjo me të verdhë sulfurore të zbehtë si tek ?ferri i djallit'? Jam përpjekur të përçoj fuqinë e majtë të një vendi të tillë.

Kafe Tarrace natën

Një kafene në mbrëmje, parë nga jashtë, në tarracë figura të vogla njerëzish janë të ulur duke pirë. Një llampë e verdhë gjigante ndriçon gjithë tarracën, shtëpinë përballë dhe dyshemenë, dhe lëshon dritën e saj mbi rrugën me kalldrëm, e cila merr një kolorit rozë në vjollcë. Fasadat e shtëpisë në rrugë, nën një qiell blu të yjëzuar, janë blu të errëta ose vjollcë, përballë një peme të gjelbër. Ja ku kemi një pikturë natësore, duke përdorur ngjyrën e zezë, vetëm blunë e bukur, vjollcën dhe të gjelbrën në këtë ambient kafe. Merr një të verdhë të zbehtë sulfurore dhe koloritin e limonit..
 
Shtëpia e verdhë 

Tani po praktikojmë një valë të ngrohtë të lavdishme me aspak erë, kjo vetëm kompleton pikturën. Një diell, një dritë e cila, për fat të një fjale më të mirë, mund të quhet vetëm e verdhë, e verdhë e zbehtë sulfurore, ngjyrë ari e zbehtë në limon. Oh, sa e dashur është kjo e verdha.

Jane vjedhur ne muzeun e Amsterdamit dy tabllo te piktori Van Gogh.

Vlera e tyre nuk eshte e vlersueshme per momentin. Sipas policise hajdutet kane qene dy persona, kane arritur te futen ne muze duke thyer xhamin e nje dritareje qe ndodhej ne çatine e muzeut. Kane zbritur brenda dhe pasi kane marre dy tabllote jane larguar ne drejtime te paditura. Sipas drejtori te muzeut, hajdutet kane zgjedhur pikerisht ato dy tabllo sepse ishine te nje mizure te vogel, dhe me shume mundesi vjedhja eshte urdherur nga ndonje koleksionist veprash arti.dy tabllote e vjedhura jane:

"Congregazione lascia la chiesa riformata di Noenen" e vitit 1885/41 x 32 cm/

"Spaiggia di Scheveningen prima di una tempesta" vitit 1882/34 x 51 cm /
.

Vincent van Gogu i ka sjellë disa nga pikturat më të njohura dhe me vlerë në historinë e artit. Por ai kujtohet shpesh edhe për varfërinë e tij dhe natyrën e tij të çuditshme dhe problemet mendore. Një ekspozitë e kohëve të fundit në Nju Jork paraqet një anë të Van Goghut që rrallë është shfaqur, këtë herë përmes fjalëve dhe jo penelit.

Vincent van Gogu ka krijuar pothuajse 900 piktura dhe mbi 1 mijë vizatime dhe vepra me bojë uji, por ai kishte edhe pasionin për të shkruar letra të shumta dhe të gjata. Gjatë jetës së tij ai shkruajti më shumë se 800 letra, shumica drejtuar vëllait të tij Theo. Në dy vitet e fundit të jetës që ai i kaloi në Jug të Francës kur edhe krijoi disa nga veprat më të famshme, van Gogh mbajti korrespondencë edhe me mikun e tij, poet dhe piktor, Emile Bernard.

Në një ekspozitë të titulluar “Pikturuar me fjalë”, Biblioteka Morgan e Nju Jokrut përqendrohet në 20 letra që Van Goghu i shkroi Bernardit nga viti 1887 deri në vitin 1889. Kuratorja Jennifer Tonkovich thotë se fjalët e van Goghut në këto letra tregojnë shfaqin një anë të piktorit të panjohur për publikun e përgjithshëm.

“Ai është shumë më i sinqertë. Ai flet për marrëdhëniet e tij intime dhe për shëndetin e dietën e tij, si edhe idetë e tij për artin, fenë dhe filozofinë. Kështuqë letrat janë më të hapura, më ekspresive, ndërsa gjuha është më e drejtpërdrejtë”.

Van Gogu u takuan me Bernardin në Paris në vitin 1886 dhe miqësia e tyre vazhdoi përmes korrespondencës kur piktori hollandez vendosi të shkojë në Jug të Francës për arsye shëndetësore dhe për frymëzim.

Nuk dihet se ku janë letrat që Bernardi i dërgoi Van Gogut, por letrat e piktorit i ka një koleksionues nga Nju Jorku. Ato zbulojnë një dialog dinamik, intensiv dhe të vazhdueshëm mes dy artistëve. Përmes këtyre letrave shpaloset një pjesë e mendjes së piktorit:

“I dashur Bernard,

Jam kurjoz të di se si ia ke kaluar kohët e fundit. Unë po vazhdoj të punoj me peizazhe. Do të më pëlqente gjithashtu të vizitoja Afrikën. Por nuk po bëj plane përfundimtare për të ardhmen. Varet nga rrethanat. Do të kisha dëshirë të dija për shembull se çfarë efekti do të jepte një blu më e thellë e qiellit”.

Zonja Tonkovich thotë se letrat janë dëshmi e viteve të fundit të jetës së shkëlqyer por edhe të turbulluar psikologjikisht të Van Gogut, para se të vriste veten në moshën 37 vjeçare në vitin 1890. Ajo thotë se megjithëse ka paragrafë që i referohen sëmundjes së tij, letrat kanë kryesisht një ton shpresëdhënës, logjik dhe të aryeshëm. Në një letër Van Gogu flet për një nga pikturat e tij më të famshme, “Natë me yje mbi Ronë”.

Veshi i prerë Vinsent van Gogh-ut nga Pol Gogen-i 

Kuratorja Tonkovich thotë se letrat e Van Gogut janë të njohura në Evropë dhe studiuesit i citojnë shpesh ato, por publiku i gjerë amerikan nuk i ka parë ende ato. Ajo shton se ekspozita i jep një shans publikut që të njohë mendimet e tij dhe ta shohë veprën e tij përmes fjalëve të atij vetë.

Letrat shoqërohen nga piktura apo skica të Van Gogut dhe Bernardit. Zonja Tonkovich se ajo i vuri së bashku pikturat dhe fotgrafitë që i mori hua nga institucione dhe pronarë të ndryshëm, për të shpjeguar më qartë se për çfarë flasin në letra dy artistët.

Ajo thotë se van Gogu dhe Bernardi ia kishin dërguar njëri-tjetrit disa nga pikturat dhe shumë nga letrat e van Gogut përmbajnë skica që ai kishte vizatuar në krah të fjalëve.

Kuratorja thotë se shumë vizitorë e njohin van Gogun, por ajo shpreson që ata të vlerësojnë një aspekt tjetër të artistit.

“Ne nuk po u mësojmë atyre se cili është van Gogu por mund t’u themi: ‘Ju e njihni van Gogun. Ne po ju tregojmë një anë të tij që mbase nuk e njihni’. Bëhet fjalë për miqësinë me Bernardin dhe kjo do t’ju bëjë ta vlerësoni më shumë artistin, veçanërisht letrat e tij”.

Megjithëse në një nga letrat van Gogu i quan mendimet e tij të rëndomta, kjo është fjala e fundit që të vjen ndër mend kur sjell ndër mend van Gogun dhe ekspozita e fundit është një shfaqje dinamike e fjalëve.

01 nëntor 2009

NGA FLORI BRUQI; Eugène Henri Paul Gauguin (1848-1903)


File:PaulGauguinblackwhite.jpg

Eugène Henri Paul Gauguin (1848-1903)
Sherret me thika, gallatat me marinarët, gruaja “e hequr qafe”, arratisja për në Tahiti, harbimet seksuale: sa shumë aventura në jetën e “babait” të simbolizmit. Por nëse mendoni që ëndrra e tij ekzotike (dhe erotike) ishte një ekzistencë prej “egërsire të mirë”, atëherë po gënjeni veten.
File:Paul Gauguin 097.jpg
Një nga emrat më të famshëm dhe më të vështirë të historisë së artit është ai i Paul Gauguin-it, që shqiptohet “Goghèn”. Së bashku me Cézanne-in dhe Van Gogh-un, është i treti piktor – muskëtier i pikturës moderne, që mbërrin pas fizhekzjarreve të impresionizmit. Cézanne-i do t’i hapë portat kubizmit të Picasso-s dhe Braque-it, Van Gogh-u do t’i jepnin rrugë Ekspresionizmit, apo më mirë të themi atyre piktorëve që binin pre e emocioneve, duke hedhur si të ishin duke punuar me kordhë me ngjyra mbi telajo, duke shprehur pikërisht shumë më tepër nga sa përshkruanin ndjenjat e tyre. Në të kundërt me këta, Gauguin-i do të jetë simbolist dhe primitiv, duke u hapur rrugë njerëzve si Matisse-i.
File:Paul Gauguin 060.jpg

Gauguin-i është një lloj “Club Méditerranée” në art, edhe pse më shumë sesa në Mesdhe, pushimet do t’i bëjë nëpër Paqësor. Neve, njerëzve të shekullit tonë, ky piktor francez i lindur në Paris në vitin 1848, nga një baba gazetar dhe një nënë gjysmë–peruane, na pëlqen, sepse paraqet ëndrrën e fshehur të çdo mashkulli perëndimor: të hiqet qafe, të braktisë shtëpi e katandi, apo jetën e përditshme dhe familjen e të fshihet, për të hapur ndoshta në një plazh një banak ku monton një aparat ekspresi, në një ishull që gjendet kushedi se ku, ku liria, dashuria dhe seksi janë e njëjta gjë.

File:Gauguin Stillleben mit Fruchtschale und Zitronen.jpg
Paul Gauguin-i është paksa Marlon Brando–ja i pikturës: aventurier, karizmatik dhe hajvan. Historia e tij ashtu si dhe pikturat e tij të gudulisin fantazinë, duke na shpënë në një botë erotike dhe ekzotike në të njëjtën kohë. E megjithatë, nuk e lëmë veten të gënjehemi nga ky personazh, që rrëfen se kërkon pastërtinë primitive dhe fëmijërinë e qytetërimit: Gauguin-i është një i përkëdhelur i Perëndimit. Rritet mjaft i llastuar nga gjyshi nga ana e nënës në Lima, në Peru. Kthehet në Francë, bëhet agjent i Bursës, në vitin 1873 martohet me danezen e varfër Mette Sophie Gad, me të cilën do të bëjë pesë fëmijë, fiton një mal me para, blen vepra të artit bashkëkohor. Pastaj, në vitin 1883 humbet thuajse të gjitha investimet e tij dhe vendos të bëhet artist.
File:Gauguin.swineherd.750pix.jpg
Lë familjen, që kthehet në Kopenhagen, dhe i hipën anijes për në Martinikë, në kërkim të origjinës së botës. Pikturon, por askush nuk do t’ia dijë për kuadrot e tij. Me një mik piktor shkon në Panama, ku për dy javë e vënë të gërmojë atë që do të bëhet “kanali” i famshëm, gjë që e lodh shumë, derisa e pushojnë nga puna. Kthehet në Paris , ku si çdo piktor i asaj kohe që respektohet, jeton me mundime. Shkon në Bretanjë, ku pikturon gratë vendase me veshjet e bardha tradicionale. Rikthehet në Paris dhe takon Theo Van Gogh-un, e cili e bind të shkojë në Arles me të vëllain, Vincent-in, duke i ofruar gjashtë muaj të paguara.
File:Paul Gauguin 056.jpg

Veshi i Van Gogh-ut
Gauguin-i e pranon ftesën, por do të rrijë atje vetëm dy muaj, duke u zënë me Van Gogh-un nga mëngjesi deri në darkë, derisa Vincent-i do të tentojë ta vrasë me një thikë, me të njëjtin teh me të cilin pak orë më vonë do të presë veshin e famshëm, duke e lënë mikun të tromaksur.
File:Paul Gauguin 040.jpg
Ka edhe nga ata që thonë që në sherr e sipër, veshin ia preu pikërisht ai, Gauguin-i. Sido që të ketë shkuar puna, simbolisti ynë ia mbath nga sytë këmbët nga Arlesi: preferon të vuajë nga uria në Paris sesa të vdesë mes luledielleve. Në vitin 1889 bëhet pjesë e një ekspozite në grup në Caffè Volpini. Kritika e mbyt. Kurse ai vazhdon të këmbëngulë.
File:Paul Gauguin 031.jpg
Përqafon teknikën që u quajt “cloisonniste”, që me fjalë të thata është ajo e librave me ngjyrosje për fëmijë, imazhi ndahet në zona që duhet të mbushen me ngjyrë. Krijon një nga veprat e tij më të famshme: “Krishti i verdhë”, që sot gjendet në Albright – Knox Art Gallery të Bufalos. Gjithmonë në të njëjtin vit, Gauguin-i do të bëjë një autoportret në një qeramikë në kormën e kanës, ndërsa e shoqja, së cilës nuk i dërgon më asnjë kacidhe, do të mendojë njëherë e mirë se atë e kanë lënë trutë. Edhe miku i vet, artisti Schuffenecker, që deri në atë kohë me shumë bujari i ka hapur derën e shtëpisë, vendos ta dëbojë.
File:Paul Gauguin - Deux Tahitiennes.jpg
Gauguin-i është prepotent, egoist dhe egocentrik, as që do t’ia dijë për njeri. I shkruan Van Gogh-ut se asnjeri nuk e kupton. Van Gogh-u, që mendonte se ai vetë kuptohej edhe më pak, për t’ia dëshmuar këtë vret veten ca muaj më pas. Tashmë pa miq, i pakuptuar dhe i zemëruar me Evropën, përshëndet për herën e disatën herë të shoqen, duke i premtuar se do të kthehet i pasur dhe i famshëm. Niset në ditën e parë të prillit të vitit 1891, për në detrat e Jugut. Arrin në Tahiti, të cilin e gjen ndërkaq paksa të shkatërruar nga turizmi i kolonëve francezë. Zë miqësi me mbretëreshën e Maorëve dhe nuk kuptohet nëse arrin ta çojë në shtrat apo jo. Gauguin-i është një lloj përzierje mes një Robison Crusoe-je dhe një Carravaggio-je të Paqësorit, me ngjyrat e tij të forta dhe sensualitetin e trupave të modeleve njomëzake vendase e që mesa kuptohet nga ditarët e tij nuk binin dhe aq pre e lakmisë së tij prej maçoje latin. Primitive ndoshta, por budallaqe jo dhe aq.
File:Paul Gauguin 038.jpg
Në vend të Shënmërive, femra me pareo
Gauguin-i, megjithatë, nuk është dhe aq naiv sa të kërkojë vetëm pastërtinë e qytetërimit dhe të dashurisë: me intuitë e kupton se ekzotizmi mund të shesë dhe i dërgon telajot e tij në Paris, duke shpresuar se ndokush do t’i blejë. Të paktë do të jenë ata që do ta bëjnë. I veshur si njeri i egër, por me trutë e një kapitalisti, artisti mbetet i fiksuar nga suksesi dhe nga paratë që nuk duan të arrijnë. Gjatë qëndrimit të tij në Tahiti, gjithsesi ai punon në mënyrë mjaft intensive, zhytet në legjendat vendase dhe përzien imazhe të besimit të krishterë me idhujt polinezianë. Megjithatë, të mos iluzionohemi që frymëzimi i tij qe atmosfera tropikale. Gauguin-i mbërrin në ishull me një baule të mbushur plot me imazhe veprash të historisë së artit evropian, që do t’i shërbejnë si modele për pikturat e tij të ardhshme, ku shenjtët dhe shënmëritë do t’i zëvendësojë me personazhe që mbathin pareon tradicionale.
File:Paul Gauguin 023.jpg
Pas tre vitesh larg nga shtëpia, nostalgjia fillon të ndihet dhe ai riatdhesohet me shpenzimet e qeverisë franceze. I rikthyer në qytetërimin e kafeneve dhe bulevardeve, pa pasur as edhe një kacidhe në xhep, mjeshtri i detrave të Jugut pritet si mbreti i artistëve simbolistë. Në nëntor të vitit 1893, galeria Durand -Ruel i kushton një ekspozitë personale. Duke mos dashur t’ia dinë për lagështirën e vjeshtës, vizitorët e ekspozitës do të mbeten të magjepsur dhe të ngrohur nga ngjyrat tropikale të telajove të ekspozuar.
File:Paul Gauguin 090.jpg
Megjithë suksesin e publikut dhe të kritikës, nga 44 pikturat e ekspozuara vetëm 11 do të shiten. I kënaqur, por jo shumë, përpara se të vendosë të mërgojë përgjithmonë, Gauguin-i, që ndërkohë ka marrë një trashëgimi të vogël, rikthehet në Bretanjë. Në Pont–Aven do të lërë pa gojë të rinjtë artistë të atyre vendeve, duke u treguar zotësitë e tij seksuale dhe do zihet me grushte me marinarët, që i thyejnë një kavilje.
File:Paul Gauguin 044.jpg

Përpos këtyre aventurave patetike, do të vazhdojë të punojë duke eksperimentuar në këtë periudhë teknikën e stampimit, për të cilën do të bëhet mjeshtër i madh. Por tashmë egoist dhe ëndërrimtar i pashërueshëm, artisti ynë nuk do ta durojë më as Evropën dhe as përgjegjësitë mikroborgjeze. Tregtarit të tij të ri, Ambroise Vollard do t’i rrëfejë se “gjithçka ndodh në përfytyrimin tim të çmendur”. Kështu në shtator të vitit 1895 do të rikthehet në Tahiti. Për fat të keq, sëmundja sifilizit (SIDA e viteve tetëqind) kishte nisur rrugën e vet në trupin e artistit që, megjithatë, në vitin 1897 gjen forcën për të pikturuar kryeveprën e tij gjigande, një telajo gati tetë metër të gjatë, një lloj Pranvere të Boticelli-it, që zhvillohet në vendet tropikale e që titullohet “Nga vijmë? Kush jemi? Ku shkojmë”, që sot gjendet në “Museum of Fine Arts” në Boston.
File:Paul Gauguin 004.jpg
Do të ndjekë një fund të paevitueshëm, por i pathyeshmi Gauguin nuk do të reshtë kurrë së punuari. Në vitin 1901 do të largohet edhe më nga qytetërimi dhe do të shkojë në një nga ishujt markezë, ku në vitin 1903 do të vdesë në një mënyrë jo shumë dinjitoze, pa së paku një varrim të krishterë, sepse ishte grindur me peshkopin vendas. Në 1906, Salloni i Vjeshtës do ta përkujtojë me një retrospektivë, që do të ndikojë talentet e rinj të asaj epoke, mes të cilëve një tip që e quanin Picasso… Shkrimtari Somerset Maugham do të rrëfejë jetën e këtij piktori të çuditshëm në një roman tepër të bukur “Hëna dhe gjashtë paratë”. Ne, nëpunësit e ngratë të civilizimit e të konsumimit, përmes pikturave të Paul Gauguin-it do të vazhdojmë të ëndërrojmë arratinë. Në mos deri në Tahiti, së paku në bregdetin më të afërt.
File:Paul Gauguin 072.jpg

File:Paul Gauguin 1891.png

Eugène Henri Paul Gauguin
 (7 June 1848 – 8 May 1903) was a leading Post-Impressionist painter. His bold experimentation with colouring led directly to the Synthetist style of modern art while his expression of the inherent meaning of the subjects in his paintings, under the influence of the cloisonnist style, paved the way to Primitivism and the return to the pastoral. He was also an influential exponent of wood engraving and woodcuts as art forms.[1][2]

File:Paul Gauguin 085.jpg
Young life

Paul Gauguin was born in Paris, France to journalist Clovis Gauguin and half-Peruvian Aline Maria Chazal, the daughter of proto-socialist leader Flora Tristan. In 1851 the family left Paris for Peru, motivated by the political climate of the period. Clovis died on the voyage, leaving three-year old Paul, his mother and his sister to fend for themselves. They lived for four years in Lima, Peru with Paul's uncle and his family. The imagery of Peru would later influence Paul in his art.
File:Paul Gauguin 137.jpg

At the age of seven, Paul and his family returned to France. They moved to Orléans, France to live with his grandfather. He soon learned French and excelled in his studies. At seventeen, Gauguin signed on as a pilot's assistant in the merchant marine to fulfill his required military service. Three years later, he joined the navy where he stayed for two years. In 1871, Gauguin returned to Paris where he secured a job as a stockbroker. In 1873, he married a Danish woman, Mette Sophie Gad. Over the next ten years, they had five children.

Early art career

File:Paul Gauguin 121.jpg

Gauguin had been interested in art since his childhood. In his free time, he began painting. He also visited galleries frequently and purchased work by emerging artists. Gauguin formed a friendship with artist Camille Pissarro, who introduced him to various other artists. As he progressed in his art, Gauguin rented a studio, and showed paintings in Impressionist exhibitions held in 1881 and 1882. Over two summer holidays, he painted with Camille Pissarro and occasionally Paul Cézanne.

File:Paul Gauguin 039.jpg

By 1884 Gauguin had moved with his family to Copenhagen, where he pursued a business career as a stockbroker. Driven to paint full-time, he returned to Paris in 1885, leaving his family in Denmark. Without adequate subsistence, his wife (Mette Sophie Gadd) and their five children returned to her family. Gauguin outlived two of his children.

File:Paul Gauguin 106.jpg

In 1887, after visiting Panama, he spent several months near Saint Pierre in Martinique, in the company of his friend the artist Charles Laval. At first, the 'negro hut' in which they lived suited him and he enjoyed watching people in their daily activities.[3] However, the weather in the summer was hot and the hut leaked in the rain. He also suffered dysentery and marsh fever. While in Martinique, he produced between ten and twenty works (twelve being the most common estimate). While in Martinique, Gauguin traveled widely there and apparently came into contact with the small community of Indian immigrants, a contact that would later influence his art through the incorporation of Indian symbols. Gauguin, along with Emile Bernard, Charles Laval, Emile Schuffenecker and many others frequently visited the artist colony of Pont-Aven in Brittany. By the bold use of pure color and Symbolist choice of subject matter the group is now considered a Pont-Aven School.
File:Paul Gauguin 079.jpg

Influences: European, African and Asian art

Like his friend Vincent van Gogh, with whom in 1888 he spent nine weeks painting in Arles, Paul Gauguin experienced bouts of depression and at one time attempted suicide. Disappointed with Impressionism, he felt that traditional European painting had become too imitative and lacked symbolic depth. By contrast, the art of Africa and Asia seemed to him full of mystic symbolism and vigour. There was a vogue in Europe at the time for the art of other cultures, especially that of Japan (Japonism). He was invited to participate in the 1889 exhibition organized by Les XX.
File:Gauguin.swineherd.750pix.jpg
Cloisonnism and Synthetism


Under the influence of folk art and Japanese prints, Gauguin evolved towards Cloisonnism, a style given its name by the critic Édouard Dujardin in response to Emile Bernard's cloisonné enamelling technique. Gauguin was very appreciative of Bernard's art and of his daring with the employment of a style which suited Gauguin in his quest to express the essence of the objects in his art.
File:Paul Gauguin 060.jpg


In The Yellow Christ (1889), often cited as a quintessential Cloisonnist work, the image was reduced to areas of pure colour separated by heavy black outlines. In such works Gauguin paid little attention to classical perspective and boldly eliminated subtle gradations of colour, thereby dispensing with the two most characteristic principles of post-Renaissance painting. His painting later evolved towards Synthetism in which neither form nor colour predominate but each has an equal role.
http://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/0/09/Paul_Gauguin-_Manao_tupapau_%28The_Spirit_of_the_Dead_Keep_Watch%29.JPG

Tahiti, Polynesia, and death

In 1891, Gauguin, frustrated by lack of recognition at home and financially destitute, sailed to the tropics to escape European civilization and "everything that is artificial and conventional." (Before this he had made several attempts to find a tropical paradise where he could 'live on fish and fruit' and paint in his increasingly primitive style, including short stays in Martinique and as a labourer on the Panama Canal construction, however he was dismissed from his job after only two weeks).
File:Yellow Christ.jpg

Living in Mataiea Village in Tahiti, he painted "Fatata te Miti" ("By the Sea"), "Ia Orana Maria" (Ave Maria) and other depictions of Tahitian life. He moved to Punaauia in 1897, where he created the masterpiece painting "Where Do We Come From" and then lived the rest of his life in the Marquesas Islands, returning to France only once, when he painted at Pont-Aven.
File:Woher kommen wir Wer sind wir Wohin gehen wir.jpg

His works of that period are full of quasi-religious symbolism and an exoticized view of the inhabitants of Polynesia. In Polynesia, he sided with the native peoples, clashing often with the colonial authorities and with the Catholic Church. During this period he also wrote the book Avant et après (before and after), a fragmented collection of observations about life in Polynesia, memories from his life and comments on literature and paintings.

In 1903, due to a problem with the church and the government, he was sentenced to three months in prison, and charged a fine. At that time he was being supported by the art dealer Ambroise Vollard[4] He died of syphilis before he could start the prison sentence. His body had been weakened by alcohol and a dissipated life. He was 54 years old.

Gauguin died on May 8, 1903 and is buried in Calvary Cemetery (Cimetière Calvaire), Atuona, Hiva ‘Oa, Marquesas Islands, French Polynesia.

http://electrodes.files.wordpress.com/2009/04/paul_gauguin__am_meer__-fatata_te_miti1.jpg

Historical significance


Primitivism was an art movement of late 19th century painting and sculpture; characterized by exaggerated body proportions, animal totems, geometric designs and stark contrasts. The first artist to systematically use these effects and achieve broad public success was Paul Gauguin. The European cultural elite discovering the art of Africa, Micronesia, and Native Americans for the first time were fascinated, intrigued and educated by the newness, wildness and the stark power embodied in the art of those faraway places. Like Pablo Picasso in the early days of the 20th century, Gauguin was inspired and motivated by the raw power and simplicity of the so-called Primitive art of those foreign cultures.
http://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/5/54/Paul_Gauguin_Haere_Pape.jpg

Gauguin is also considered a Post-Impressionist painter. His bold, colorful and design oriented paintings significantly influenced Modern art. Gauguin's influence on artists and movements in the early 20th century include Vincent van Gogh, Henri Matisse, Pablo Picasso, Georges Braque, André Derain, Fauvism, Cubism and Orphism, among others. Later he influenced Arthur Frank Mathews and the American Arts and Crafts Movement movement.

http://www.janeresture.com/tahiti_gauguin/PAUL%20GAUGUIN.jpg

John Rewald, an art historian focused on the birth of Modern art, wrote a series of books about the Post-Impressionist period, including Post-Impressionism: From Van Gogh to Gaugin (1956) and an essay, Paul Gaugin: Letters to Ambroise Vollard and André Fontainas (included in Rewald's Studies in Post-Impressionism, 1986), discusses Gaugin's years in Tahiti, and the struggles of his survival as seen through correspondence with the art dealer Vollard and others.

Gauguin and Van Gogh


Gauguin's relationship with Van Gogh was rocky. Gauguin had shown an early interest in Impressionism, and the two shared bouts of depression and suicidal tendencies. In 1888, Gauguin and Van Gogh spent nine weeks together, painting in the latter's Yellow House in Arles. During this time, Gauguin became increasingly disillusioned with Impressionism, and the two quarrelled.

Legacy



The vogue for Gauguin's work started soon after his death. Many of his later paintings were acquired by the Russian collector Sergei Shchukin. A substantial part of his collection is displayed in the Pushkin Museum and the Hermitage. Gauguin paintings are rarely offered for sale; their price may be as high as $39.2 million US dollars.
http://wahooart.com/A55A04/w.nsf/OPRA/BRUE-5ZKDSM/$File/Paul%20Gauguin%20-%20Fruits.JPG

Gauguin's posthumous retrospective exhibitions at the Salon d'Automne in Paris in 1903 and an even larger one in 1906 had a stunning and powerful influence on the French avant-garde and in particular Pablo Picasso's paintings. Picasso's friend the Spanish artist and collector Ignacio Zuloaga a friend of Emile Bernard as well, was also influenced by Gauguin.
http://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/7/7e/Paul_Gauguin_006.jpg

In the autumn of 1906, Picasso made paintings of oversized nude women, and monumental sculptural figures that recalled the work of Paul Gauguin and showed his interest in primitive art. Picasso's paintings of massive figures from 1906 were directly influenced by Gauguin's sculpture, painting and his writing as well. The power evoked by Gauguin's work lead directly to Les Demoiselles D'Avignon in 1907.
http://www.writedesignonline.com/history-culture/gauguin-nave-moe.jpg
According to Gauguin biographer David Sweetman, Picasso as early as 1902 became an aficionado of Gauguin's work when he met and befriended the expatriate Spanish sculptor and ceramist Paco Durrio (1875-1940), in Paris. Durrio had several of Gauguin's works on hand because he was a friend of Gauguin's and an unpaid agent of his work. Durrio tried to help his poverty-stricken friend in Tahiti by promoting his ouevre in Paris. After they met Durrio introduced Picasso to Gauguin's stoneware, helped Picasso make some ceramic pieces and gave Picasso a first La Plume edition of Noa Noa: The Tahiti Journal of Paul Gauguin.[5] In addition to seeing Gauguin's work at Durrio's Picasso also saw the work at Ambroise Vollard's gallery where both he and Gauguin were represented.
Paul Cezanne - The Viaduct at L'Estaque
Concerning Gauguin's impact on Picasso John Richardson wrote,

The 1906 exhibition of Gauguin's work left Picasso more than ever in this artist's thrall. Gauguin demonstrated the most disparate types of art—not to speak of elements from metaphysics, ethnology, symbolism, the Bible, classical myths, and much else besides—could be combined into a synthesis that was of its time yet timeless. An artist could also confound conventional notions of beauty, he demonstrated, by harnessing his demons to the dark gods (not necessarily Tahitian ones) and tapping a new source of divine energy. If in later years Picasso played down his debt to Gauguin, there is no doubt that between 1905 and 1907 he felt a very close kinship with this other Paul, who prided himself on Spanish genes inherited from his Peruvian grandmother. Had not Picasso signed himself 'Paul' in Gauguin's honor.[6]



Both David Sweetman and John Richardson point to the Gauguin sculpture called Oviri (literally meaning 'savage'), the gruesome phallic figure of the Tahitian goddess of life and death that was intended for Gauguin's grave, exhibited in the 1906 retrospective exhibition that even more directly led to Les Demoiselles. Sweetman writes, "Gauguin's statue Oviri, which was prominently displayed in 1906, was to stimulate Picasso's interest in both sculpture and ceramics, while the woodcuts would reinforce his interest in print-making, though it was the element of the primitive in all of them which most conditioned the direction that Picasso's art would take. This interest would culminate in the seminal Les Demoiselles d'Avignon."[7]

According to Richardson,

Picasso's interest in stoneware was further stimulated by the examples he saw at the 1906 Gauguin retrospective at the Salon d'Automne. The most disturbing of those ceramics (one that Picasso might have already seen at Vollard's) was the gruesome Oviri. Until 1987, when the Musée d'Orsay acquired this little-known work (exhibited only once since 1906) it had never been recognized as the masterpiece it is, let alone recognized for its relevance to the works leading up to the Demoiselles. Although just under 30 inches high , Oviri has an awesome presence, as befits a monument intended for Gauguin's grave. Picasso was very struck by Oviri. 50 years later he was delighted when [Douglas] Cooper and I told him that we had come upon this sculpture in a collection that also included the original plaster of his cubist head. Has it been a revelation, like Iberian sculpture? Picasso's shrug was grudgingly affirmative. He was always loath to admit Gauguin's role in setting him on the road to primitivism.[8]

The Japanese styled Gauguin Museum, opposite the Botanical Gardens of Papeari in Papeari, Tahiti, contains some exhibits, documents, photographs, reproductions and original sketches and block prints of Gauguin and Tahitians. In 2003, the Paul Gauguin Cultural Center opened in Atuona in the Marquesas Islands.

Paul Gauguin's life inspired Somerset Maugham to write The Moon and Sixpence. It is also the subject of at least two operas: Federico Elizalde's Paul Gauguin (1943), and Gauguin (a synthetic life) by Michael Smetanin and Alison Croggon. Déodat de Séverac wrote his Elegy for piano in memory of Gauguin. Mario Vargas Llosa has also based his 2003 novel The Way to Paradise on Gauguin's life.

Paul Gauguin is referred to in Calvin and Hobbes by Bill Watterson. Calvin is seen walking past his mother, shouting "Paul Gauguin once said, 'Where do we come from? What are we? Where are we going?'" Then, a couple of panels over, Calvin returns and asks, "Who the heck is Paul Gauguin anyway?"

FLORI BRUQI

25 maj 2008


Kristofer Dell: Ne përkrahim çdo aksion në veri


 

KFOR-i si pjesë e sigurisë së NATO-s, është i mandatuar nga Rezoluta e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, për ta ruajtur sigurinë në Kosovë dhe ne përkrahim çdo aksion në veri të vendit, deklaroi ambasadori amerikan në Kosovë, Kristofer Dell.
”Më vjen keq që grupet ekstremiste serbe kanë zgjedhur mënyrën e konfronitimit për të zgjidhur situatën në atë pjesë të vendit”, tha Dell, i cili ishte sot në Junik, për të marrë pjesë në ceremonin e inaugurimit të sallës së Kuvendit Komunal të Junikut. Dell i ka porositur junikasit që të përfshihen në qeverisjen lokale, në mënyrë që të jenë pjesë e zhvillimit të demokracisë në komunën e tyre.

Sot ishte dita "D" për NATO-n



E mërkura dita D

Afati i caktuar nga forcat paqeruajtëse në përbërje të KFOR-it për largimin e barrikadave në veri të Kosovës ka skaduar dje  në mesnatë. Por, deri më tash situata në veri mbetet e pandryshueshme.

 Erhard Drews, komandant i KFOR-it, pati kërkuar nga përgjegjësit e serbëve në veri që deri në përfundimin e ditës së hënë të hapin korridorin e lëvizjes për transportin e ushtarëve të KFOR-it në dy pikat kufitare mes Kosovës e Serbisë - Jarinjë e Bërnjak. Por të martën ka marrë përgjigje negative. Vetë komandanti i KFOR-it, Drews, e ka pranuar se dy konvoje të paqeruajtësve, të nisura të martën për në këto dy pika kufitare janë ndaluar nga serbët në barrikada dhe kjo e bën atë të zhgënjyer me serbët e atjeshëm. “Sot (të martën) kam nisur dy konvoje në dy pikat kufitare dhe nga informacionet e para që kam, të dy ato janë ndaluar. Nuk kanë kaluar dhe në këtë aspekt mund të them se tani jam shumë i zhgënjyer. Qytetarët në veri nuk e kaluan testin”, ka thënë ai, teksa ka qëndruar në Lipjan të njëjtën ditë dhe është takuar me kreun e kësaj komune, Shukri Buja.
Sipas asaj që deklaroi Drews në Lipjan, KFOR-i e ka shtyrë sërish afatin e heqjes së barrikadave dhe vetëm deri të mërkurën mbrëma. Pas përfundimit të këtij afati KFOR-i nuk do të japë më kohë, është thënë.

Pas paralajmërimeve të KFOR-it se të martën do të fillojë aksionin për largimin e barrikadave të vëna nga serbët në veri të vendit, kjo nuk do të ndodh, pasi gjatë një takimi të mbajtur gjatë natës që shkoi në mes përfaqësuesëve të KFOR-it dhe serbëve të veriut, serbët kanë pranuar që të lejojnë qarkullimin e lirë të KFOR-it në veri të vendit, dhe si shenjë e vullnetit të mirë, KFOR-i u ka dhënë edhe një mundësi serbëve që t’i heqin vet barrikadat deri të dielën.
“ Barrikadat vazhdojnë të qëndrojë në rrugë. I vetmi ndryshim është që pranë këtyre barrikadave, në veçanti në këtë barrikadën në urën kryesore mbi lumin Ibër dhe në barrikadën në fshatin Zupq të komunës së Zubin Potokut, janë tubuar qindra persona të të gjitha kategorive, përfshirë këtu edhe fëmijë e gra të moshave të ndryshme”.
KFOR-i kishte paralajëmruar se të martën do të fillojë kasionin për largimin e të gjitha barrikadave të vëna nga serbët në vëri të vendit, ndërsa aksioni ishte planifikuar të fillonte në ora 10.00, kur nga fshati Maxhunaj do të nisej makineria e KFOR-it, e cila është dedikuar për hejqen e barrikadave.
Sipas këtyre burimeve, gjatë takimit të mbajtur në veri të Kosovës, mes përfaqësuesëve të KFOR-it dhe përfaqësuesëve të serbëve të veriut, serbët kanë pranuar që të lejojnë qarkullimin e lirë të KFOR-it në veri të vendit, por jo të Policisë së Kosoëvs dhe Policisë së EULEX-it. Pas arritjessë kësja marrëveshje, në shenjë të vullnetit të mirë, KFOR-i u ka dhënë edhe një mundësi serbëve që t’i heqin vet barrikadat deri të dielën.
Me “zor ose me hatër” KFOR-i largon barrikadat në Veri të vendit
15 kamionë të KFOR-it pritet që sot të përdorin rrugët tokësore për të furnizuar trupat e tyre në dy pikat kufitare në Jarinë dhe në Bërnjak. Rrugës pritet të gjejnë serbët e barrikaduar aty ku janë tash e një kohë të gjatë.
Ndonëse KFOR-i kishte paralajmëruar për të hënën fillimin e heqjes së barrikadave në veri, me vendimin e Komandantit të KFOR-it, gjenerali gjerman Erhard Drews ky afat është shtyrë për të martën. Ndërkohë edhe përkundër paralajmërimeve të KFOR-it, për heqjen e barrikadave, rrugët në këtë pjesë të vendit vazhdojnë të jenë të bllokuara. Këto barrikada të vendosura nga serbet lokal dhe strukturat ilegale në Veri, pas 25 korrikut kur Qeverisa e Republikës së Kosovës mori vendimin për të rivendosur rendin dhe ligjin në pikat doganore 1 dhe 31, vazhdojnë të qëndrojnë dhe madje edhe të shtohen. Ndërkaq, një ditë para se të nisë heqjen e paralajmëruar të barrikadave, KFOR-i shpreson për bashkëpunim paqësor, ndërkaq nga Beogradi kanë ardhur qëndrime të ndryshme. Një pjesë e zyrtarëve qeveritarë serbë kanë pohuar se nuk do të duhej konfrontuar me KFOR-in, ndërsa një pjesë tjetër kanë deklaruar se nuk pritet që KFOR-i të arrijë të heqë barrikadat.
Madje, serbët po përdorin fëmijtë dhe gratë për të bllokuar rrugën me shpresë për një reagim që do të linte KFOR-in fajtor.

Forcat paqeruajtëse të KFOR-it kanë zhvilluar aksionin për heqjen e barrikadave në veri të vendit dhe lirimin e rrugëve që çojnë drejt vendkalimit kufitar në Bërnjak.
Zëdhënësi i KFOR-it, Uve Novicki, i tha REL-it se aksioni i forcave paqeruajtëse në veri të vendit deri më tash është zhvilluar me sukses.
“Ajo që mund të them është se operacioni ynë, deri më tash, ishte i suksesshëm. Kemi kontroll të plotë në luginën e epërme të Ibrit dhe kemi kontroll të plotë në rrugët që janë përdorur për kontrabandë”, tha Novicki.
Ai konfirmoi se KFOR-i ka vënë kontroll të plotë në pikat kufitare dhe se kontrollon të gjitha kalimet në kufirin me Serbinë.
“Ne i kemi hequr pjesërisht barrikadat. Çdo gjë ka kaluar në mënyrë të qetë dhe jemi përpjekur të evitojmë çdo dhunë, por deri tash popullata ka qenë shumë, shumë e qetë dhe bashkëpunuese”, tha zëdhënësi i KFOR-it, Novicki.
Zyrtarët e Policisë së Kosovës e vlerësuan si të qetë situatën dhe pa incidente që rrezikojnë aspektin e përgjithshëm të sigurisë.
Besim Hoti, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, tha se, megjithatë, gjatë aksionit të forcave të KFOR-it, një grup serbësh lokalë të fshatit Jagnjenicë ka hedhur gurë në drejtim të ushtarëve të KFOR-it.
“KFOR-i ka filluar operacionin e tij për largimin e barrikadave në Zupç, përkatësisht në afërsi të fshati Qabër, të cilin e ka bërë me sukses. Pastaj, ka bërë largimin e një kamioni, i cili i kishte bllokuar rrugën në fshatin Jagnjenicë dhe në këtë aspekt, kemi pasur reagim të disa banorëve serbë, kryesisht të protestuesve pranë barrikadës, të cilët kanë hedhur gurë në drejtim të forcave të KFOR-it, me qëllim të parandalimit të veprimeve për largimin e këtyre barrikadave”.
“Por, kjo situatë është vënë shumë shpejt nën kontroll nga forcat e KFOR-it, të cilat kanë qenë krejtësisht të përgatitura për situata të tilla”, tha Hoti.
Ndryshe, zyra për informim e KFOR-it ka bërë të ditur se në fshatin Jagnjenicë janë lënduar lehtë 8 ushtarë të KFOR-it.
"Njëri nga ushtarët është lënduar nga gazi lotsjellës, një tjetër nga tymi i madh, ndërsa gjashtë të tjerët nga mjetet për shuarjen e zjarrit", thuhet nga Zyra për Informim e KFOR-it, ku potencohet se te gjithë ushtarë kanë marrë lëndime të lehta.
Në anën tjetër, përfaqësuesi i serbëve në Leposaviq, Branko Niniq, i tha Radios Evropa e Lirë se për dallim nga ajo që ka ndodhur gjatë orëve të fundit në komunën e Zubin Potokut, KFOR-i nuk ka ndërmarrë ndonjë aksion për heqjen e barrikadave në komunën e Leposaviqit.
“Situata momentale në komunën e Leposaviqit është e qetë, por ekzistojnë tensione pas tentimeve të mbrëmshme të KFOR-it që të heqë barrikadat në komunën e Zubin Potokut. Ne presim që gjendja të ruhet e qetë”.
“Qytetarët janë mbledhur në një numër të madh dhe janë të vendosur të qëndrojnë dhe, para së gjithash, t’i tregojnë KFOR-it dhe bashkësisë ndërkombëtare se janë për një zgjidhje të qetë të problemit dhe se KFOR-i vetëm përmes marrëveshjeve mund t’i realizojë qëllimet e veta”, tha Niniq.
Ai theksoi se serbët në veri kanë pranuar që të sigurohen kushtet që KFOR-i të lëvizë lirshëm për furnizimin e bazave të veta, por nuk kanë pranuar që këto kushte të vlejnë edhe për EULEX-in.
Kjo thuhet të jetë edhe arsyeja pse bisedimet e djeshme të KFOR-it me përfaqësuesit serbë në veri rezultuan të pasuksesshme.
Kfor-i merr kontrollin
Situata në veri në këto momente kur po raportojmë vazhdon të jetë e qetë, por me potencial të tensionimit në çdo moment.
Burime të agjenscive kanë bërë të ditur se rreth mesditës ushtarët e KFOR-it kanë tërhequr telat gjemborë mes rrugës Jagnenicë-Çabër, duke krijuar në këtë mënyrë një pikëkontroll të tyre në këtë vend.
Sipas këtyre burimeve, rreth 50 qytetarë serbë, të cilët në një moment ishin përleshur me KFOR-in kanë kërkuar ndihmë mjekësore në Zubin Potok.
Ndërkaq, kryetari paralel i komunës së Zubin Potokut, Sllavisha Ristiq ka bërë thirje që popullata të qëndrojë e qetë dhe e bashkuar, si dhe të mos bie pre e provokimeve të ndryshme.
“Dy autobusë përplot me qytetarë kanë arritur nga veriu i Mitrovicës në përkrahje të banorëve të Kollashinit, duke përfshirë kryesisht gra dhe fëmijë”, kanë thënë burimet.
Burimet më tej kanë shtuar se në komunën e Leposaviqit vërehet numër i shtuar i ushtarëve të KFOR-it, të cilë po transportohen përmes helikopterëve, ndërkohë që në kampin ushtarak “Nothing Hill”, është e gatshme e gjithë makineria dhe automjetet e blinduara të dedikuara për largimin e barrikadave, që nënkupton se një aksion i largimit të barrikadave nga ana e KFOR-it mund të fillojë çdo moment edhe nga kjo anë.
“Qytetarët po detyrohen nga krerët e strukturave paralele të dalin domosdoshmërisht në numër sa më të madh nëpër barrikada afër Leposaviqit, duke përfshirë këtu edhe të gjithë punëtorët e institucioneve të ndryshme në veri”, bëjnë të ditur burimet.
Lëndohen 25 serbë
Gjatë aksionit të sotëm të KFOR-it dhe EULEX-it në veri të vendit, 22 qytetarë serbë janë lënduar lehtrë, ndërkaq, 3 të tjerë rëndë, njoftuan përfaqësuesit e serbëve në veri të Mitrovicës.
"Ata janë kuruar në shtëpinë e shëndetit në Zubin Potok", ia konfirmoi Radios Evropa e Lirë Borivoje Jakshiq, drejtor i kësaj shtëpije të shëndetit.
"Gjendja e të lënduarve është stabile. Ata kanë pësuar kryesisht lëndime të lehta trupore, të shkaktuara nga lotësjellësit dhe mburojat e ushtarëve. Lëndime të lehta kanë marrë kryesisht femrat, për shkak se kanë qenë në afërsi të ushtarëve të KFOR-it”, tha Jakshiq.
Lëndohen 10 ushtarë të KFOR-it
10 ushtarë të KFOR-it janë lënduar gjatë konfrontimit me serbët në njërën nga barrikadat e vendosura në Jagnjenicë. KFOR ka intervenuar edhe në pikën 31, me ç’ rast ka bastisur një shtëpi e lokale, raporton "ARTA TV".
KFOR-i nis heqjen e barrikadave
Heqja e barrikadave në veri të vendit dhe lirimi i rrugëve për në pikat kufitare 1 dhe 31, sipas KFOR-it, deri më tani kanë rezultuar me sukses.
“Ajo që mund të them është se operacioni ynë deri tash ishte i suksesshëm. Kemi kontroll të plotë në luginën e epërme të Ibrit dhe kemi kontroll të plotë në rrugët që janë përdorur për kontrabandë”, i tha zëdhënësi i KFOR-it, Uve Novicki.
Ai konfirmoi se KFOR-i ka kontroll të plotë në pikat kufitare dhe se kontrollon të gjitha kalimet në kufirin me Serbinë.
“Ne i kemi hequr pjesërisht barrikadat”, tha Novicki, duke mos dhënë detaje se në cilat vende janë hequr ato.
“Çdo gjë ka kaluar në mënyrë të qetë dhe jemi përpjekur që të evitojmë çdo dhunë, por deri tash popullata ka qenë shumë, shumë e qetë dhe bashkëpunuese”, tha Novicki.
Ai tha se që nga e shtuna, KFOR-i ka bërë të qartë se dëshiron liri të lëvizjes dhe “kjo është ajo që po arrihet sot”.
* * * * * *
Forcat e KFOR-it kanë filluar të enjten rreth orës 05:30 të mëngjesit operacionin e heqjes së barrikadave në drejtim të pikës kufitare Bërnjak.
Aksioni i KFOR-it po mbështetet edhe nga helikopterë ushtarak të cilët po vëzhgojnë situatën nga ajri, ndërkohë që shtë larguar barrikada afët Zupçit dhe në Jagenicë.
Sipas këtyre burimeve, ushtarët e KFOR-it i kanë larguar kamionët e vendosur në rrugë nga ana e ektremistëve serbë, duke i hedhur ato në ara.
Diku 150 serbë thuhet se tentuan të parandalojnë ushtarët e KFOR-it në largimin e barrikadave në një nga rrugët kryesore që çon në pikën kufitare në Bërnjak.
Ata u shpërndanë pas lirimit të gazit lotsjellës.
Bisedimet ndërmjet përfaqësuesve të serbëve të veriut dhe atyre të misionit të NATO-s lidhur me heqjen e barrikadave rezultuan të pasuksesshme të mërkurën.
Presidenti i Serbisë, Boris Tadiq, përmes një deklarate për media u kërkoi serbëve kosovarë të mbesin të qetë, ndërsa NATO-s t’i shmanget përdorimit të dhunës.
“Liderët e serbëve lokalë do të duhej të punonin vetëm në interesin e njerzve dhe jo nën ndikimin e disa partive politike serbe”, theksoi Tadiq.
>


Zyra e presidentes së Republikës së Kosovës mbështet aksionin e misioneve ndërkombëtare në Kosovë, të KFOR-it dhe EULEX-it, për zhbllokimin e rrugëve, për heqjen e barrikadave dhe për krijimin e mundësive për qarkullim dhe lëvizje të lirë të njerëzve dhe të mallrave në gjithë territorin e vendit.

Në një komunikatë për media, Zyra e Presidentes thekson se veprimet e strukturave ekstremiste për bllokimin e rrugëve janë në kundërshtim me Kushtetutën dhe me ligjet e vendit dhe me standardet ndërkombëtare për lirinë e lëvizjes, të qarkullimit dhe komunikimit të lirshëm ndërmjet njerëzve.
“Aksionet e KFOR-it dhe EULEX-it janë në kuadër të mandatit të tyre për të siguruar paqe dhe stabilitet dhe për të aplikuar sundimin e ligjit në gjithë territorin e Republikës së Kosovës, si veprim konkret për të mos lejuar anarkinë në tri komunat në veri të territorit të Kosovës dhe për të mos lejuar që strukturat ilegale të mbështetura nga grupet kriminale ta bëjnë ligjin në këto komuna”, thuhet në komunikatë.
Presidenca vlerëson se kthimi në gjendjen normale në komunat e Leposaviqit, Zubin Potokut dhe Zveçanit, mundëson që njerëzit lirshëm dhe me mbështetjen e institucioneve t'i kryejnë të gjitha punët dhe aktivitetet e veta, që është në interesin e vet qytetarëve dhe që i heq ata nga të mbajturit peng prej strukturave ilegale, që mundohen t'i shfrytëzojnë problemet reale të qytetarëve për qëllime të veta.
“Veprimi institucional, legal dhe legjitim është e vetmja zgjidhje që realizon interesat e të gjithë qytetarëve pa dallim dhe me këtë pamundësohen dhe parandalohen grupet ekstremiste që dëshirojnë ta tensionojnë gjendjen”, përfundon komunikata.


KFOR-i në orët hershme të mëngjesit ka nisur aksionin për largimin e barrikadave në veri të Kosovës, të cilat janë vendosur nga serbët e rebeluar. Aksioni për largimin e këtyre barrikadave vjen pasi përfundimit të pasuksesshëm të negociatave mes KFOR-it dhe strukturave paralele serbe në veri, të cilat kanë kundërshtuar heqjen e tyre.

Vritet koloneli libian Moamer Abu Minijar el-Gadafi (eng. Muammar Abu Minyar al-Gaddafi, arap. معمر القذافي (-2011 -1942.)

Kryeministri i përkohshëm i Libisë, Mahmud Xhibril, tha se lideri i përmbysur Moamer Abu Minijar el-Gadafi është vrarë.

Zoti Xhibril, zëvendës lider i Këshillit Tranzicional Kombëtar të Libisë, që praktikisht paraqet qeveri të përkohshme, tha në konferencën për shtyp në Tripoli se “kemi pritur një kohë të gjatë për këtë moment; Muamer Gadafi është vrarë”.

Ministri i informatave, Mahmud Shaman, tha më herët se Gadafi është vrarë derisa po përpiqej të largohej nga qyteti i tij i lindjes, Sirte.
Stacionet ndërkombëtare televizive po transmetojnë atë që thuhet se është fotografia e trupit të Gadafit, që po tërhiqej nëpër tokë.
Në gjithë kryeqytetin Tripoli dëgjohen të shtëna festuese dhe brohoritje “Zoti është i Madh”.
Komandantët e Këshillit Tranzicional Kombëtar thonë se trupi i djalit të Gadadfit, Mutasin, poashtu është gjetur në qytetin Sirte.
Datoteka:G8 summit in L'Aquila, family photo.jpg

NATO-ja ka konfirmuar se e kishte lansuar një sulm ajror kundër konvojit, që përpiqej të largohej nga Sirte.
Por, aleanca nuk e ka konfirmuar menjëherë se Gadafi është vrarë.
           Boris Tadiq-Gadafi
Nuk ka pasur ende reagim zyrtar nga Shtetet e Bashkuara. Departamenti i shtetit ka thënë se nuk mund t’i konfirmoj raportet për zënien ose vrasjen e Gadafit.
* * * * *
CNN po citon një televizion të Libisë të ketë raportuar se është zënë në Sirte presidenti i dëbuar i këtij shteti, Muamer Gadafi.
           Bler- Mesic-Gadafi
Mirëpo, as CNN e as BBC nuk kanë mundur të konfirmojnë raportet në fjalë.
Datoteka:Map of Cyrenaica.png

Kohë më parë, komandatët e vijës së frontit në Sirte thanë se forcat e përkohshme qeveritare të Libisë kanë marrë kontrollin mbi bastionin e fundit të luftëtarëve të presidentit të dëbuar, Muamer Gadafi.
                  Naseri-Gadafi
ytbtn

Kreu i operacioneve në pjesën lindore të qytetit, Junus Ali Abdali, i tha Reutersit se “është liruar Sirte” dhe se forcat janë duke i ndjekur luftëtarët e Gadafit që po përpiqen të ikin.
                 Tito-Gadafi
Ekskluzivno-Video-snimak-mrtvog-Gadafija-18
Një komandat tjetër i frontit, Husein Abdel Salam, i tha AFP-së se forcat e tij “janë duke e zbatuar një operacion pastrues” dhe se së shpejti qyteti do të jetë tërësisht i lirë.

Intervista që Ramiz Alia la amanet t’i botohej pas vdekjes



Gjokë Marinaj


Këtë intervistë me ish-presidentin e Shqipërisë z.Ramiz Alia e kam bërë kohë më parë. Shumë prej pyetjeve të bëra nuk u është përgjigjur. Megjithatë i jam mirënjohës që në një moshë të thyer e mori mundimin t’u përgjigjej disa prej tyre.
E vërteta është se e kam pas urryer me të gjithë pasionin e shpirtit sistemin e tij komunist. Per rrjedhim edhe atë që  doli në krye  të atij sistemi pasi vdiq Enver Hoxha. Të gjitha hallet e jetës më dukej se i kishin rrënjët në grushtet e shtrënguaraforttësistemit të tij. Sot, njëzet vjet më vonë, edukimi shkollor më ka ndihmuar të shikoj përtej vuajtjeve të mia personale, përtej këndvështrimit të ngushë të gjykimit të çështjeve të mëdha.
Ramiz Alia e ka jetuar jetën demokratike të këtyre dy dekadave të fundit krejtësisht i lirë, midis bashkëqytetarëve të tij, në Tiranë. Pa truproje personale, pa mbrojtjen e gardës ushtarake apo policore të shtetit, pa frikën e dikurshme ndaj popullit, të cilën e pranon vetë në këtë interviste. Kjo do të thotë se populli ka ditur ti dalloje drejt kontrastet dhe dritehijet e figures së tij.
Nderkaq, kjo nuk do të thotë se populli i ka harruar fajet e Ramiz Alisë, por do të thotë se njerezit  ia kanë falë ato, ia kanë falë të gjitha fajet, tamam siç ia kam falë edhe unë. Ndaj përfitoj nga rasti që nëpërmes gazetës “Shekulli”  t’i shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta familjes, miqve dhe dashamirësve të z. Ramiz Alia. Pushoftë në paqe Shpirti i tij!
Gjekë Marinaj*
Dallas,USA


Ramiz Alia, 1980
I nderuar z. Gjekë Marinaj,
Mora pyetjet tuaja për intervistën. Bashkëngjitur po ju dërgoj përgjigjet e
mija, të cilat besoj se do t’i botoni pas vdekjes time pa qenë nevoja për ndonjë ndryshim.
Ju falemnderit për pyetjet e sinqerta. Ju uroj shëndet e suksese si juve, ashtu
edhe gruas suaj, Dusita.

Ju përshëndes miqësisht,
Ramiz Alia


INTERVISTE
Dhënë z.Gjekë Marinaj

Marinaj: Sikur të ngjallej vetëm për një orë Enver Hoxha dhe të kërkonte ta kalonte atë i vetëm me ju, ç’mendoni se do ju pyeste e si do i përgjigjeshe?

Alia: Thënë ndryshe, ju kërkoni të dini mendimin tim për atë periudhë historike që lidhet me tranzicionin nga sistemi socialist në atë kapitalist. Përmbysja që ndodhi nuk ishte një fenomen i izoluar që preku vetëm Shqipërinë. Ai e përfshiu vendin tonë pasi ra Muri i Berlinit dhe socializmi u përmbys në të gjithë Lindjen evropiane, duke përfshirë edhe
Bashkimin Sovjetik. Ai kryesisht u nxit dhe u inkurajua nga jashtë, nga Perëndimi.
Padyshim për brezin tonë, që gjithë jetën ia kushtuam ndërtimit të Shqipërisë së re dhe krijimit të një shoqërie ku të sundonin barazia e drejtësia shoqërore, përmbysja që ndodhi shënon një humbje të dhimbshme. Në këtë rezultat, përveç faktorit të jashtëm, kanë ndikuar edhe dobësitë e kufizimet e vetë sistemit që ekzistonte, si dhe gabimet që janë bërë, të cilat krijuan edhe atë terren që favorizoi diversionin nga jashtë.

Marinaj: Në prag të 90-ës, ju propozuat idenë e një pluralizmi të mendimit. Në mos e keni shtrydhur brenda vetes këtë ide që para plenumit IV? Ishte një ide e lindur nga frika e ndonjë kryengritjeje popullore apo vërtet donit pluralizëm?

Alia: Jo, nuk është e saktë. Ideja e pluralizmit të mendimit lindi në fund të viteve 80-të. Atëherë vendi kalonte disa vështirësi, sidomos në fushën ekonomike. Kapërcimi i tyre kërkonte edhe një mendim të ri ekonomik të përparuar, duke hequr dorë nga disa receta të mëparshme.
Që të bëhej kjo gjë ishte e domosdoshme që njerëzit të shfaqnin mendimet e tyre pa pasur frikë se mund të akuzoheshin si shkelës të vijës së përcaktuar më parë apo të unitetit të partisë. Nga pluralizmi i mendimit do të kalohej më lehtë edhe në pluralizmin politik. Kishim frikë nga populli më pyet… Do të gënjeja sikur ta mohoja këtë fakt.

Marinaj: Dita e 2 korrikut të vitit 1990 qe bërë e njohur në historinë e re të Shqipërisë për dy arsye: njëra ishte hapja e ambasadave në Tiranë, kurse arsyeja tjetër ishte që po atë ditë serbët shpërndanë parlamentin e qeverisë shqiptare në Kosovë. Ishte kjo një rastësi apo një plan i dikujt?

Alia: E kam thënë edhe herë të tjera se ngjarja e ambasadave është nxitur nga të huajt. Për të krijuar probleme në Shqipëri ishin të interesuar perëndimorët të cilët prisnin që edhe Shqipëria të ndiqte shëmbullin e vendeve të tjera të Evropës Lindore, pra të largohej nga pozitat e socializmit. Por për destabilizimin e saj ishin të interesuar së tepërmi edhe serbët, që në ato kohë gjendeshin në vështirësi të mëdha në Kosovë.  Në historinë e Shqipërisë ka pasur mjaft “koincidenca” të tilla. Në fakt sa herë që në Kosovë kishte lëvizje të shqiptarëve dhe sa herë serbët janë gjendur përpara problemesh serioze atje, aq herë janë bërë presione të ndryshme ndaj Shqipërisë. Qëllimi i këtyre presioneve ka qenë, nga njëra anë, të neutralizohej Shqipëria, pra që ajo, e zënë me “telashet” e veta, të mos e mbështeste luftën e vëllezërve kosovarë dhe, nga ana tjetër, kosovarët të shkurajoheshin në përpjekjet për të drejtat kombëtare e qytetare.
Mund të thuhet se edhe qëndrimet e Fuqive të Mëdha ndaj Shqipërisë, kurdoherë, janë kushtëzuar nga problemi i Kosovës. Shtetet Perëndimore kanë pasur interesa të mëdha në Jugosllavi. Sidomos pas shkëputjes së saj nga Bashkimi Sovjetik, në vitin 1948, Fuqitë e Mëdha ishin të interesuara që Jugosllavia të ishte një vend i stabilizuar nga çdo pikëpamje. Çdo lëvizje që destabilizonte Federatën Jugosllave nuk përkrahej nga askush në Perëndim. Pikërisht për këtë arsye të gjithë ishin kundër zgjidhjes së problemit të Kosovës, ashtu siç vepronin aktivisht që Shqipëria të vihej në situata që të mos mund të ndihmonte me të gjithë mundësitë e veta çështjen kosovare.
Tani jetojmë në një kohë tjetër. Përmbysja e socializmit në Evropën Lindore dhe shpërbërja e Bashkimit Sovjetik dhe e Jugosllavisë kanë sjellë ndryshime edhe në strategjinë politike të Fuqive të Mëdha. Tani problemi i Kosovës dhe i Shqipërisë shihen me një sy tjetër. Ato nuk trajtohen më nga këndvështrimi i sigurimit të Federatës së dikurshme Jugosllave, por trajtohen si faktor i rëndësishëm për stabilitetin, për sigurimin e paqes e të zhvillimit demokratik të të gjithë rajonit ballkanik. Nga disa prej Fuqive të Mëdha, në radhë të parë nga SHBA, ka një mirëkuptim për problemin e Kosovës, për zgjidhjen e drejtë të tij, pa përjashtuar edhe realizimin e pavarësisë së saj.

Marinaj: Ju e kthyet Ramiz Alinë në një urë të maskuar; këmbët zhytur thellë  në mes të komunizmit dhe kokën e mbështetur në cepin fillestar të demokracisë. E gjithë Shqipëria e përdori atë “urë”. Por kur kaluan në anën e dëshiruar, ata më të fuqishmit, të flakën në burg. Pra në ato burgje ku ju dhe qeveria juaj patët dënuar një pjesë të madhe të popullit shqiptar. Nuk ju pushkatuan, ndonëse qeveria që drejtonit ju kishe vrarë me mijëra njerëz të pafajshëm. Çfarë shënimesh ka mbajtur shpirti juaj që nga ato ditë burgimi…?

Alia: Është e njohur që veprimtaria ime politike lidhet me socializmin. Kemi dënuar ata që me të drejte a pa të drejtë i quanim armiq te pushtetit dhe popullit. Ky nuk ka qenë mëkati ynë më i madh. Tufëzat, po! Tufëzat varfëruan fshatin dhe qytetin. Ky ka qenë mëkati ynë më i madh!
Por kur në fund të viteve ‘80 të ndodhën ndryshimet e mëdha në Evropën Lindore dhe erërat e forta të këtyre ndryshimeve po frynin edhe në Shqipëri, përpara çdo politikani problemi shtrohej: Të qëndronte fort me fanatizëm për të ruajtur “me çdo kusht” rendin socialist, apo të përpiqej që kalimi nga njëri sistem në tjetrin të kalonte sa më butë? Shkurt të viheshin në krye bindjet ideologjike, apo interesat kombëtare. Rruga e parë do të sillte vëllavrasje e përçarje të pandreqshme. Ndërkohë edhe kalimi spontan, i lënë në duart e “rrugës”, që kërkonte të përmbysej çdo gjë në emër të një antikomunizmi primitiv përbënte një rrezik shumë të madh.
Duke qenë në të njejtën kohë Udhëheqës i PPSH dhe Kryetar i Shtetit unë mora përgjegjësinë që të mënjanoja përfundimisht rrugën e vëllavrasjes dhe të përpiqesha të evitoja kalimin e egër nga sistemi monist në atë pluralist. Arrita të mënjanoj gjakderdhjen dhe të drejtoj periudhën e parë të tranzicionit relativisht normalisht. Forcat që erdhën në pushtet pas zgjedhjeve të 22 marsit 1992, me në krye Partinë Demokratike të Berishës, ndoqën rrugën e zbatimit të “terapisë shock”që i solli dëme të mëdha vendit, si dhe një politikë agresive përçarëse dhe hakmarrëse. Edhe burgosjen time dhe të udhëheqësve të tjerë të PPSH e kërkuan dhe e realizuan të nisur nga këto ndjenja të hakmarrjes mesjetare. Nuk do të ndalem më gjatë në këtë kapitull të jetës sime.

Marinaj: Pozitë ! Opozitë! Tani për shqiptarët në demokraci  këto dy fjalë janë në ekuilibër me “seriozitetin” politik.  Janë lojë fjalësh, fjalë lufte apo lojë lufte në fjalë?

Alia: Demokracia nuk është vetëm pluripartitizmi. Fatkeqësisht sot në Shqipëri ka mendime tepër sempliste si për demokracimë, ashtu edhe për pozitën apo opozitën. Më duket se klasës së sotme politike shqiptare, qoftë në pozitë apo në opozitë, i mungon morali në kuptimin politik, siç i mungon ndjenja e përgjegjësisë përpara vendit, përpara popullit. Më shumë kanë marrë përparësi interesat e ngushta personale, përpjekjet për të vënë sa më parë e sa më shumë pasuri për vete, duke e konsideruar pushtetin si një “lopë që milet”. Pikërisht se nisen nga këto koncepte të huaja për interesat e popullit, partitë politike e shohin njëra tjetrën jo si kundërshtare, por si armiq. Ato janë vendosur si në llogore lufte, gjë që ndikon në tensionimin e situatës në vend.
Në qoftëse partia në pozitë, sidoqoftë, mban një përgjegjësi përpara opinionit të brendshëm e të jashtëm për atë që ndodh në vend, opozita e quan veten fare të lirë nga çdo përgjegjësi. Ajo mohon çdo gjë, kritikon çdo gjë, lufton pozitën me mjete të lejuara e të ndaluara. Të njëjtën gjë, por duke fshehur dorën, bën edhe pozita kundër opozitës. Mendimi im është se tek ky kuptim i mbrapshtë i demokracisë dhe i rolit të pozitës e të
opozitës në një shoqëri demokratike duhet parë gjendja që mbretëron në vend, mungesa e sigurisë dhe nxitja e frymës së urrejtjes për njëri tjetrin e kështu me radhë.

Ç’duhet bërë?
Unë besoj se në Shqipëri do të dalin forca dhe personalitete politike që do të dinë të vënë rregull dhe ligje të tilla sjelljeje që t’i hapin rrugë zhvillimit të suksesshëm të vendit. Padyshim është e domosdoshme që të spastrohet arena e politikës nga ata lloj politikanësh që nuk kanë as dijet e kulturën, as ndjenjën e përgjegjësisë dhe moralin e nevojshëm që kërkohet nga ata që duan t’i shërbejnë vendit të tyre, përparimit të gjithanshëm të tij.

Marinaj: Pse më kërkuat që kjo intervistë të botohet pas vdekjes tuaj? Ju mund të jetoni shumë gjatë dhe intervista mund ta humbë freskinë, interesin?

Alia: Sepse e di se do e mbani amanetin. Dhe përfitoj nga rasti që të përshëndes lexuesit e gazetës ku do të botohet kjo intervistë dhe t’ju uroj atyre gjithë të mirat.

Ramiz Alia
Ish-President i Republikës së Shqipërisë
Intervistoi Gjekë MARINAJ
 *Gjekë Marinaj është poet dhe përkthyes, aktualisht profesor në Universitetin e  Dallasit, ish-i arratisur politik gjatë diktaturës

*******
As njëra as tjetra, atëherë çfarë ndodhi?

Ndryshimi i sistemit: Ramiz Alia pohon se nuk zgjodhi as “gjakderdhjen” as “antikomunizmin primitiv”. Atëherë si u ‘kalua stafeta’ te Sali Berisha?

Kjo intervistë, e cila shoqërohet me amanetin shumë kurioz (botimi pas vdekjes) që Alia i ka lënë autorit Marinaj, mund të  shihet nga kënde të ndryshme. Por ka një pjesë që bën shumë përshtypje, e cila lë goxha vend për interpretim.
Alia thotë se kur “erërat e forta të ndryshimeve po frynin edhe në Shqipëri, problemi shtrohej: Të qëndronte fort me fanatizëm për të ruajtur “me çdo kusht” rendin socialist, apo të përpiqej që kalimi nga njëri sistem në tjetrin të kalonte sa më butë? Shkurt të viheshin në krye bindjet ideologjike, apo interesat kombëtare…”.
Dhe si veproi Ramiz Alia? Cilën rrugë zgjodhi? Më tej në këtë intervistë ai thotë: “..Rruga e parë do të sillte vëllavrasje e përçarje të pandreqshme. Ndërkohë edhe kalimi spontan, i lënë në duart e “rrugës”, që kërkonte të përmbysej çdo gjë në emër të një antikomunizmi primitiv përbënte një rrezik shumë të madh…”
Pra as e përballoi me forcë dhe viktima ndryshimin, ama as e la çdo gjë në duart e “antikomunizmit primitive” sic e quan.. Atëherë çfarë ka ndodhur? 

Sa intelektuale është politika shqiptare?



Preç Zogaj

Këto ditë shtëpia botuese e Universitetit Europian të Tiranës ka botuar njërin pas tjetrit librin e Spartak Ngjelës “Përkulja dhe rënia e tiranisë shqiptare” dhe librin në formë interviste të Arbën Xhaferrit “Në Tetovë, në kërkim të kuptimit”. E përbashkëta e jashtme e këtyre dy botimeve, që vjen e zhvillohet pastaj gjerë e gjatë në brendinë e tyre, ka të bëjë pikësëpari me autorët.
Ata janë dy politikanë me orientim të qartë perëndimor, që kanë ardhur e janë bërë pjesë e elitës në rrugë e rrethana specifike. Dy politikanë intelektualë me rekorde: Ngjela me rekordin e njeriut të lirë e antikonformist, që nuk është pajtuar me tiraninë e pushtetit hoxhist gjatë diktaturës dhe as me autoritarizmin e qeverive pseudodemokatike pas vitit 1990 e këndej; Xhaferri me rekordin e daljes si intelektual në krye të një segmenti të rëndësishëm të politikëbërjes shqiptare në Maqedoni, siç ka qenë e është akoma PDSH-ja. As Ngjela nuk është i vetmi ikonoklast i historisë dhe aktualitetit shqiptar, pavarësisht se shkëlqen përtej manierave në këtë panteon të varfër të traditës kombëtare. As Xhaferri nuk është i vetmi fenomen intelektual në politikën e niveleve të larta. Për të mos shkuar shumë prapa në kohë dhe për të qëndruar brenda racës shqiptare, mjafton të përmendin rastin tashmë të lumturuar të e ish-presidentit të ndjerë të Kosovës, Ibrahim Rugova apo rastin e shefit të opozitës së sotme, Edi Rama. E veçanta e Arbën Xhaferrit në shkreptimën e kursyer të rasteve të tilla është se ai, sipas meje, nuk u sakrifikua si intelektual në politikë, nuk ia flijoi përmasën intelektuale nevojave të politikës së ditës, duke u fshehur prapa alibive që nuk është e vështirë të gjenden.
Përkundrazi: ai e ka përdorur formimin dhe kulturën për të iluminuar vetë politikën në një mjedis të vështirë, siç është ai i Tetovës dhe Shkupit, ku vizionet moderne perëndimore të personaliteteve shqiptare kanë qenë gjithnjë nën trysninë e dyfishtë të arkaizmit maqedonas në një anë dhe atij shqiptar në anën tjetër. Ndryshe nga disa profesorë dhe doktorë me tituj, që kanë hyrë në politikë si intelektualë dhe janë tjetërsuar apo edhe shpërfytyruar gjatë rrugës, sidomos kur u është dhënë rasti të jenë në pushtet, Arbën Xhaferri është nga të paktët që hyri dhe doli si intelektual nga politika, madje si një intelektual edhe më i pjekur, pasi vetë politika është një arenë dhe akademi e madhe gjeopolitike dhe kulturore nëse përdoret e ushtrohet në suazën e qëllimeve të larta për të cilën ekziston.
Kushdo që e lexon librin në formë interviste të Xhaferrit e kupton menjëherë se politika kombëtare shqiptare, apo me saktë çështja kombëtare shqiptare, ka pasur e ka në Tetovë një oshënar dhe drejtues të urtë e mendjemprehtë të fatit të saj. Ai ka ndjekur një qëllim të mbështetur në një bindje dhe vizion të caktuar, aspak romantik apo pseudonacionalist, por realist dhe logjik, për të ardhmen e Maqedonisë dhe Kosovës. Por, nga ana tjetër, si një intelektual tipik që nuk burgoset në pikëpamjet e veta, që kërkon dhe gjen arsye edhe te pala tjetër, siç thoshte Jorge Lui Borges, ai ka ditur të mbajë qëndrime të matura, kur historia dhe ngjarjet e stampës shqiptare në Maqedoninë fqinje kanë ndjekur një rrjedhë të ndryshme nga ajo e tij.
I një natyre tjetër, libri i Spartak Ngjelës vjen në formën e kujtimeve dhe refleksioneve të autorit për diktaturën komuniste shqiptare nga viti 1956 deri në vitin 1975. Shumica e faqeve të këtij volumi, që do të pasohet nga një i dytë, ka në fokus përballjen e pabarabartë por permenante të regjimit të Hoxhës me buisjen periodike të kulturës liberale perëndimore në Shqipëri, si atribut i natyrshëm konstitucionit të inteligjencës atdhetare shqiptare. Libri i Ngjelës vjen ndoshta si kronika më e gjerë dhe më e saktë e kësaj përballje ciklike dhe dramatike, të cilën Hoxha, sa qe gjallë, duke lundruar në koniunkturat e kohës dhe duke përdorur terrorin, e fitoi me çmimin e shtypjes, izolimit dhe varfërimit të pashembullt të vendit të tij.
Do t’ia vlente të shkruanim gjerë e gjatë për secilin prej këtyre dy librave, por nuk është qëllimi im kësaj radhe të paraqes gamën e pasur të problematikës që ato ngërthejnë apo të vë në dukje veçoritë stilistikore të njërit dhe tjetrit. Duke lexuar këto libra dhe duke dëgjuar tingëllimin aktual të mesazheve që përcjellin, vetvetiu të del para syve të mendjes një pyetje kardinale për fatin e demokracisë dhe zhvillimit: Sa intelektuale është politika shqiptare? A ka dimension intelektual kjo politikë, apo është duke degraduar në mediokritet dhe injorancë?
Ky është një problem i vjetër që e ka munduar gjithmonë ketë vend. Dihet se përmasën intelektuale në politikë e sjellin politikanët e ditur e të kulturuar. Këta, për shumë arsye, nuk janë asnjëherë shumë. Pushteti në vetvete nuk është ambicia apo ëndrra e intelektualëve të shquar. Në këto kushte iluminimin e politikës e sjell mbi të gjitha statusi i intelektualëve të lirë brenda apo jashtë politikës aktive; e sjellin ata që artikulojnë dhe veprojnë si një instancë apo si një senat i lartë i mendimit. Mendimi intelektual diferencohet nga natyra, është superior nga natyra. Asnjë autoritet shtetëror apo partiak nuk zvogëlohet duke i dhënë dëgjesë dhe respekt të madh. Përkundrazi. Zmadhohet. Rritet. Shoqëria në tërësi po ashtu emancipohet nga elitat.
Këto janë aksioma, të cilave politika shqiptare e ka pasur dhe e ka zakon t’u bëjë bisht. Injoranca dhe fudullëku primitiv në politikë bashkëjetojnë në tension dhe armiqësi me dijen dhe fisnikërinë. Ka pasur periudha afatshkurtra kur dija ka marrë stafetën dhe këto kanë qenë gjithnjë periudha ndriçimi në jetën e shoqërisë. Por në tërësi për fatin e keq të shqiptarëve, injoranca në pushtet ka bërë ligjin.
Edhe sot përshtypja e përgjithshme është se injoranca ka shtrirë e po shtrin metastazat e saj në të gjitha poret e piramidës së pushtetit. Injoranca është në lulëzim të paparë, nëse mund të përdoret fjala lulëzim për errësirën. Shqipëria demokratike nuk po arrin të shkëputet prej këtij deklinimi ciklik që vjen nga e kaluara komuniste dhe parakomuniste.
Çfarë ndodh? Të gjitha partitë premtojnë intelektualizimin e politikës kur krijohen apo kur janë në opozitë. Më të ardhur në pushtet, fillojnë ta presin si më gërshërë përmasën dhe prurjen intelektuale. Shembulli më i freskët është ai i Partisë Demokratike. Ajo u rikthye në pushtet në vitin 2005 me devizën e hapjes dhe lulëzimit të individualiteteve, ndërkohë që sot është katandisur në një parti ku askush nuk artikulon më me një minimum stofi intelektual. Jo vetëm nuk artikulon, po nuk gjen dot dikë që së paku të shikojë me thellësinë e gëzimit apo dhimbjes intelektuale.
Në këtë pikë Berisha e ka tharë fare partinë dhe qeverinë e tij. E ka prerë komponentin kulturor, si një gjë të panevojshme, të pavlefshme për të. E ka kthyer në pikën e nisjes problemin e madh të politikës: intelektualizimin e saj. Duket sikur ky është një mallkim . Duket sikur ekziston një papajtueshmëri e brendshme organike midis pushtetit në një anë dhe intelektualizmit, dijes e kulturës perëndimore në anën tjetër. Por nuk është organike kjo papajtueshmëri. Është shqiptare, është neotomane, është enveriste, është neonveriste. Ajo vjen e plazmohet në çdo qeverisje pikësëpari prej faktit se ky vend prej shekujsh nuk është qeverisur, por është sunduar. Interesat e sundimit vetëm rrallë dhe spontanisht përkojnë me intelektin, kulturën.
Politikanët me mendësi sundimtarësh e kanë gjithçka në funksion të pushtetit të tyre. Aleancat, ekipet, ligjet… Gjithçka në funksion të pushtetit, asgjë në funksion të zhvillimit të vendit. Sindroma e sundimit i çon këta pashmangshëm drejt ekipeve puthadore e kriminale. Dhe nuk është për t’u habitur pastaj që në shumëfishimin e tyre në gjithë piramidën e pushtetit këto ekipe mbledhin ku janë e ku nuk janë injorantët më të mëdhenj.
Jemi tallur deri dje me mjelësit dhe druvarët në ish-Byronë Politike të Enver Hoxhës. Tani duhet të vajtojmë revanshin e pashembullt të injorancës në disa nivele të pushtetit lokal dhe në administratën e lartë shtetërore. Suksesi me mbështetje politike i injorancës përfaqëson sot agresionin më të egër ndaj dijes dhe intelektit si vlerë. Në fakt është drama dhe rrokullisja e re e Shqipërisë.
Ka një sentencë të njohur sipas së cilës një strukturë dijesh përcakton një strukturë pushteti. Aty ku nuk ka strukturë dijesh ka vetëm një pushtet arbitrar, që studion momentin për t’u bërë i dhunshëm, madje dhe mizor, po ta lejojnë rrethanat. Shqipëria është vendi ideal ku kanë gjetur zbatim këto përfundime. Prandaj jemi prapa të tjerëve. Opozita dhe kreu i saj Edi Rama janë thirrur në kauzë ta ndryshojnë më në fund këtë histori. Intelektualizimi i politikës si emergjencë kombëtare ka padyshim një vend të dorës së parë në kantierin e kursit të ri opozitar. Në këtë përpjekje opozita duhet t’i bëjë llogaritë me një inteligjencë, e cila është bërë akoma më skeptike nga mashtrimet, pësimet dhe zhgënjimet që ka provuar përgjatë viteve. Por mundësitë ekzistojnë. Nga ana tjetër vetë intelektualët duhet të ngrihen mbi zhgënjimet dhe pengesat, duke u dhënë drejtim zhvillimeve me fuqinë e mendjes dhe karakterit. Një model apo një shembull e gjejmë në librat e Arbën Xhaferrit dhe Spartak Ngjelës që u botuan ditët e fundit. 

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...