Vritet koloneli libian Moamer Abu Minijar el-Gadafi (eng. Muammar Abu Minyar al-Gaddafi, arap. معمر القذافي (-2011 -1942.)
Kryeministri i përkohshëm i Libisë, Mahmud Xhibril, tha se lideri i përmbysur Moamer Abu Minijar el-Gadafi është vrarë.

Zoti Xhibril, zëvendës lider i Këshillit Tranzicional Kombëtar të Libisë, që praktikisht paraqet qeveri të përkohshme, tha në konferencën për shtyp në Tripoli se “kemi pritur një kohë të gjatë për këtë moment; Muamer Gadafi është vrarë”.
Ministri i informatave, Mahmud Shaman, tha më herët se Gadafi është vrarë derisa po përpiqej të largohej nga qyteti i tij i lindjes, Sirte.
Stacionet ndërkombëtare televizive po transmetojnë atë që thuhet se është fotografia e trupit të Gadafit, që po tërhiqej nëpër tokë.
Në gjithë kryeqytetin Tripoli dëgjohen të shtëna festuese dhe brohoritje “Zoti është i Madh”.
Komandantët e Këshillit Tranzicional Kombëtar thonë se trupi i djalit të Gadadfit, Mutasin, poashtu është gjetur në qytetin Sirte.
NATO-ja ka konfirmuar se e kishte lansuar një sulm ajror kundër konvojit, që përpiqej të largohej nga Sirte.
Por, aleanca nuk e ka konfirmuar menjëherë se Gadafi është vrarë.
Boris Tadiq-Gadafi
Nuk ka pasur ende reagim zyrtar nga Shtetet e Bashkuara. Departamenti i shtetit ka thënë se nuk mund t’i konfirmoj raportet për zënien ose vrasjen e Gadafit.
* * * * *
CNN po citon një televizion të Libisë të ketë raportuar se është zënë në Sirte presidenti i dëbuar i këtij shteti, Muamer Gadafi.
Bler- Mesic-Gadafi
Mirëpo, as CNN e as BBC nuk kanë mundur të konfirmojnë raportet në fjalë.
Kohë më parë, komandatët e vijës së frontit në Sirte thanë se forcat e përkohshme qeveritare të Libisë kanë marrë kontrollin mbi bastionin e fundit të luftëtarëve të presidentit të dëbuar, Muamer Gadafi.
Naseri-Gadafi
Kreu i operacioneve në pjesën lindore të qytetit, Junus Ali Abdali, i tha Reutersit se “është liruar Sirte” dhe se forcat janë duke i ndjekur luftëtarët e Gadafit që po përpiqen të ikin.
Tito-Gadafi
Një komandat tjetër i frontit, Husein Abdel Salam, i tha AFP-së se forcat e tij “janë duke e zbatuar një operacion pastrues” dhe se së shpejti qyteti do të jetë tërësisht i lirë.
Comments
Post a Comment