Ato botoheshin në Zërin e Popullit”, apo edhe në gazetat e tjera. Midis këtyre poetëve spikatën sidomos, figurat më të shquara, plot virtuozitet dhe talent. Ndërkaq redaktorët e gazetave shfrytëzuan kohën e duhur për të botuar nga dy tri herë poezi të ndryshme për dhimbjen kombëtare, plot fantazira dhe figura letrare. Ndërkohë talentët e rinj të asaj kohe që sot janë bërë figura të njohura të politikës dhe jetës shoqërore rrinin me fletore në duar, tek dera e redaksive për t’i mbushur mendjen redaktorëve lidhur me botimin e një poezive të vetme. Për hir të së vërtetës, në këtë garë krijuesish, poezia e Dritëro Agollit spikati artistikisht mbi të tjerët, pavarësisht nga ngulmimi i Kadaresë dhe Fatos Arapit për të fituar simbolikisht çmimin e parë. Diku më tutje rrinte i xhelozuar Xhevahir Spahiu, poezia e të cilit bënte një garë serioze me atë të Bardhyl Londos, por midis gjetjeve artistike padyshim, që befasia e Koçi Petritit, kishte një rrezatim tjetër. E gjithë kjo garë shurdhuese për të shprehur zellin ndaj diktatorit, ishte para së gjithash një garë mbijetese. Askush në Shqipëri nuk kishte ndonjë rrugë të ndërmjetme që t’ia hidhte zyrtarëve mediokër duke folur me dy kuptime. Në rastin e vdekjes së Enverit, dykuptueshmëria nuk mund të llogaritej. Ndërkaq, në Kinostudio nisi gara e regjisorëve të filmit dokumentar për të realizuar xhirimet e tre filmave të tillë Brenda një viti. Dy prej këtyre filmave i morën 2 regjisore femra, dhe njërin, atë më kryesorin e morën dy regjisorë që punonin vazhdimisht së bashku. Për hir të së vërtetës filmi i tyre u vlerësua nga zyrtarët e lartë, duke marrë edhe nga një shpërblim. Por ndërkaq gara më e madhe po bëhej në artet figurative dhe sidomos në skulpturë. U hapën disa konkurse për përfaqësimin e figurës së Enver Hoxhës në qytetet, Tiranë, Gjirokastër, Korçë, etj, ku padyshim projektet e paraqitura kapnin standardet e kulminacionit. Në këtë garë mbijetese askush nuk mbeti prapa të tjerëve. Madje, gjatë diskutimeve para varrimit, disa propozonin variantin e muazoleumit, por më vonë pas kundërshtimeve të byroistëve njerëzit e ulën dozën e servilizmit. Madje në njërën prej mbledhjeve të kinostudios, ku një regjisor i njohur përsërit kërkesën për ta futur Enverin në Mauzoleum, Foto Çami që ishte i pranishëm ulëriti brutalisht duke thënë: A nuk e kuptoni se vendvarrimi i tij, është pjesa e amanetit që na la”. Gjatë atyre ditëve, Sabri Godo ngjiti shkallët e Lidhjes së Shkrimtarëve duke kërkuar nga Dritëro Agolli, që atij t’i jepej e drejta e botimit të biografisë së Enver Hoxhës. Por Nexhmije Hoxha ishte kundër. Ndërkaq, kërkesa e Godos për shkrimin e këtij libri nuk buronte shumë nga dashuria e tij për Enverin, por ndofta nga kureshtja për të njohur thellësinë e krimit të bërë. Nga ana e vet, Ismail Kadare planifikoi një libër të posaçëm për Enverin, përveç disa librave të tjerë që kishte botuar më parë. Brenda një kohe të shkurtër, arti shqiptar u mbulua me preokupimin e krijimtarisë për Enver Hoxhën. Natyrisht shumica e atyre që u krijuan në atë periudhë, për të mos thënë të gjitha ato që u prodhuan nën këtë frymë rezultuan si skarcitete. Por në lëmin e skulpturave, rezultati ishte më i prekshëm. Përkohësisht monumentet e Enverit bllokuan pamjet e qyteteve që lidheshin me veprimtarinë e tij, por më vonë rezultoi se bronxi kishte shkuar dëm. Sepse bustet e tij, së bashku me ato të Stalinit përfunduan në magazinat e skrapit, ose u bashkuan me bustet e Hitlerit dhe Duçes të cilat qëndronin në Kinostudio dhe mbetën pa pronar. Gjithashtu zhvillimi i dramaturgjisë rifilloi t’i rikthehej figurës së tij, Drama e njohur “Komunistët”, u rivu në skenë dhe pati suksese rekord. Çdo natë salla ishte plot. Në muzikë, këngët për Enverin ishin gjithashtu të pranishme, por gjithmonë jashtë konkurrimit festivalor. Kjo ndodhte sepse këngët për të ishin nga më mediokret. Ndërkaq, udhëheqësit e rinj komunistë filluan të silleshin si shërbëtorë të bindur ndaj Nexhmije Hoxhës. Lidhja e Kadaresë me të vejën e Enverit ishte një lidhje që funksionoi për keq, por gjithsesi ishte një lidhje që nuk vazhdoi gjatë. Regjisorët dhe skenaristët e filmave vrapuan për të paraqitur projekte skenarësh, por pranimi i tyre vështirësohej nga niveli i ulët. Në anën tjetër, varfëria po shtohej dhe shpresa po venitej. Universi shqiptar po bindej se Ramiz Alia nuk e mbante dot peshën e reformatorit, prandaj një pjesë e intelektualëve e humbën besimin tek ai. Dukej se frika po shuhej dhe diktatura po zbulohej me lakuriqësinë e vet. Ramiz Alisë po i numëroheshin ditët e drejtimit të shtetit. Ndërsa kryeministrit Adil Çarçani po i afrohej skleroza e pleqërisë, ndërkohë që Shqipëria ishte vendi me mesataren e moshës më të re në Europë.
Sulo Gradeci: Ju rrëfej episodet e fundit me Enverin
Sulo Gradeci, ish drejtuesi i lartë i njësisë së truprojave të Enver Hoxhës, ka folur për gazetën “Sot”, duke rrëfyer dy nga detajet e kujtimeve të fundit që kanë lidhje me ish-sekretarin e parë. Në një farë mënyre, të dy fragmentet e kujtimeve të Gradecit kanë lidhje me pasionin e Enverit për artin. Në rastin e parë, Enveri i ka kërkuar atij fotografi nga lagjet e Gjirokastrës dhe në rastin e dytë, ai ka nisur të këndojë labçe dhe i vetëm brenda, në dhomë ku gjendej i sëmurë rëndë.
Zoti Sulo, çfarë mbani mend nga ditët e fundit të Enver Hoxhës?
Ato ishin ditë të mbushura me tension dhe me shumë emocione tronditëse. Gjendja e tij po keqësohej dhe dukej se mjekët nuk mund të ndryshonin dot asgjë në ecurinë e sëmundjes. Në këto momente, sigurisht që ndjeheshim shumë të pikëlluar për të.
Cila ishte biseda e fundit që bëtë me të?
Ishin disa të tilla. Mbaj mend se në njërën prej këtyre ditëve të fundit më thirri dhe më pyeti: Ku janë mjekët”? Unë iu përgjigja: Janë këtu, pranë nesh|. Dhe ai më pyeti prapë: çfarë thonë mjekët për mua, mos vallë më dinë se nuk mund të shërohem më”? Dhe pastaj vazhdoi: Por unë do të shërohem shpejt dhe do të bëhem mirë, sepse e ndjej veten të fortë akoma. Veçse kam një hall”. Çfarë halli|. E pyeta unë. Dhe ai mu përgjigj: Unë dua disa pamje fotografike nga lagjet e Gjirokastrës. Më ka këputur malli për Gjirokastrën por tani nuk mund të shkoj atje. Do shkoj kur të bëhem më mirë, por tani dua disa fotografi të qytetit tim. Prandaj, të lutem ma plotëso këtë dëshirë”. Patjetër i thashë unë
Si vazhdoi më tej biseda juaj?
Pastaj ai më këshilloi të mbaja shënim emrat e lagjeve, nga i donte fotografitë, ndërsa unë i shënoja në një letër. Dhe pas bisedës me të, unë thirra profesionistët e njohur të fotografisë, duke i sqaruar se çfarë duhet të bënin. Ata shkuan në ato lagje të Gjirokastrës dhe e kryen më së miri detyrën e tyre. Të gjithë mbetëm të kënaqur, por sidomos Enveri. Ai kishte një dëshirë dhe një mall të paparë për të vizituar Gjirokastrën në ato ditë të vështira të sëmundjes së tij, por mjekët nuk e lejonin të udhëtonte. Dhe kjo gjë ishte e natyrshme për atë periudhë.
Po tjetër, çfarë keni biseduar me të?
Një nga episodet e fundit që mbaj mend dhe që nuk e kam treguar asgjëkund, ka lidhje me një këngë për Vlorën.
Çfarë kënge?
Atë ditë gjendja e tij ishte e keqësuar, por ai kishte gjithmonë një arsyetim dhe perceptim të qartë të fenomeneve. Tani thonë plot thashetheme për gjoja probleme të gjendjes mendore, por këto janë broçkulla. Enveri asnjëherë, nuk e humbi ekuilibrin mendor, sepse kishte reflekse mjaft të sakta.
Çfarë ndodhi atë ditë?
Ne po qëndronim jashtë derës së dhomës, por po ndiqnim me kujdes çdo lëvizje të tij. Dhe në atë moment Enveri po qëndronte pranë dritares. Ne qëndronim në një heshtje të plotë dhe nuk lejonim askënd të bënte zhurmë. Në atë çast, Enveri ia mori një kënge me zërin e tij të njohur. Ishte një këngë labçe të cilën ai e kishte pasur qejf gjithmonë. Dikur e këndonte bashkë me Demir Zykon, bilbilin e muzikës popullore, të cilin e merrte në makinë gjatë udhëtimeve. Dhe këndonin të dy bashkë. Mbaj mend se me Demir Zykon kishte qejf të këndonte edhe këngën e njohur popullore “Mbeçë more shokë, mbeçë”.
Pra, çfarë ndodhi kur ai nisi të këndonte në dhomë?
Ai filloi me një zë melodioz, por natyrisht pak të pikëlluar. Sepse edhe vetë kënga ishte e tillë: Ajo fillonte me fjalët: O Adriatik i mjerë/ pse sjell dallgë dhe këtë herë”? Pastaj Enveri vazhdoi: “Pse sjell dallgë edhe furtunë, Vlorën dhe Karaburunë ta zunë”, etj, etj.
Po ju si vepruat në atë çast?
Ne na u mbushën sytë me lot nga mallëngjimi. Dhe qamë. Por nga njëra anë edhe gëzoheshim që ai në atë gjendje mjaft të rëndë, po këndonte. E kishte mundur diagnozën e sëmundjes dhe kishte gjetur forca të rikthehej tek pasioni i tij muzikor për këngën popullore. Ne na vinte mirë edhe për faktin tjetër se ai i mbante mend fare mirë fjalët e tekstit të këngës. Pastaj, një ditë tjetër më thirri përsëri dhe më tha disa gjëra të tjera.
Çfarë gjërash?
Nuk mund t’ua them të gjitha, për arsyen e vetme se unë së shpejti do të nxjerr librin tim të kujtimeve. Tani besoj se është koha e duhur që të publikoj të gjitha të pathënat e mia, sepse koha po ikën dalëngadalë dhe këto ngjarje nuk mund t’i mbaj të fshehura, tek vetja ime. Do t’i publikoj shumë shpejt dhe mendoj se njerëzit do t’i presin me ngrohtësi. Kjo epokë është një pjesë e jetës sonë të përbashkët.
Ceremonia e varrimit të Enverit
Menjëherë pas lajmit të vdekjes së Enver Hoxhës, Sulo Gradeci dhe organizatorët e varrimit të tij thirrën dy grimierët më të mirë, njëri nga Kinostudio Shqipëria e Re” dhe tjetri nga Radiotelevizioni shqiptar. Arsyeja ishte e thjeshtë, ata do t’i bënin maskën e vdekjes, udhëheqësit shqiptar. Pastaj nisi zia kombëtare. Uzinave, shkollave ndërmarrjeve dhe punëve bujqësore iu vu dryni. Gjatë atyre ditëve të zisë askush nuk punonte. Ishte përmbysur nota. Në sheshin Skënderbej shiriti i gjatë i njerëzve që shkonin nga Pallati i Kulturës deri në Presidencë, për të bërë homazhet e rastit, shkelte mbi “rrëkenjtë” e lotëve, që kishin mbushur bulevardin. Në rresht ishin të gjithë bashkë, oficerë e kooperativistë, punëtorë dhe intelektualë, mësues dhe nxënës shkollash, prindër dhe fëmijë. Të gjithë përpiqeshin të mbani njëri tjetrin, duke e lehtësuar nga të qarat, por ndërkaq secili prej tyre mezi mbante veten e vet. Në këto homazhe spikatën fytyrat e njohura të intelektualëve shqiptarë, disa prej të cilëve mbanin shirita të zinj, në krah, duke luajtur edhe rolin e dezhurnit që mban rregull. Ato ditë, distanca nga sheshi tek universiteti kërkonte dy orë për t’u kaluar.

Sot, përvjetori i Enver Hoxhës, Enver Hoxha, një reformator apo një kriminel
Sot është përvjetori i ditëlindjes së Enver Hoxhës, i cili është njeriu që e ndau universin shqiptar në dy mendime të kundërta, për të. Disa e quajnë komandant legjendar, apo udhëheqës popullor, ndërsa disa të tjerë e cilësojnë thjesht, një “vampir”. Në Shqipëri ka 21 vjet që përvjetori i ditëlindjes së tij, përshkruhet nga indiferenca e përgjithshme zyrtare, por edhe nga organizime periferike të komunistëve që e mbajnë akoma në shtëpi fotografinë e tij. Sot, tek varri i tij në Sharrë natyrisht nuk do të mungojnë kurorat e luleve nga mbështetësit e tij, por as mallkimet e njerëzve të thjeshtë të këtij universi, të cilëve ai i shkatërroi fatin e jetës. Mbi varrin e tij, gjithashtu, sot është përgatitur një fjalim ceremonial, por zhurma e altoparlantëve nuk e mbulon dot ngashërimin e nënave fatkeqe, dhe ulërimat e fëmijëve jetimë, që u rritën pa baballarë dhe pa nëna, sepse urdhri i Enverit i pushkatoi ose i vari ata me litar, pa kryer asnjë faj. Kjo ndodhi në 45 vitet e diktaturës më të tmerrshme të historisë europiane, gjatë gjysmëshekullit të dytë, ku emri i Enver Hoxhës brohoritej me barazvlershmërinë e një shenjtori dhe njëkohësisht urrehej, apo krahasohej me rrezikshmërinë e një gjarpri. Në këtë mënyrë, në këtë përvjetor të lindjes së tij, redaksia e gazetës “Sot”, ka hapur faqet e saj, për të analizuar gjëmën e 45 viteve të kaluara, ku shpesh rigjenerimi i jetës njerëzore me anë të projekteve urbane, shoqërohej me tegelin e plumbave të qepura nga skuadra e pushkatimit, në gjokset martire të atyre që guxuan të kundërshtonin, ose të atyre që nuk bënë asnjë faj. Fatkeqësia e tyre kishte të bënte vetëm me faktin se ata u ndodhën aty në një moment të gabuar, kur oreksi i gjaksorit kërkonte kurbanë. Por gjithashtu, duke evidentuar kartotekën e krimit, nuk duhet harruar edhe fakti tjetër pozitiv që ka të bëjë me zhdukjen e analfabetizmit, zhdukjen e gjakmarrjes, rigjenerimin e shërbimeve mjekësore, garancinë e punësimit, etj, etj. Tolstoi, thotë se “kur bën gjysmën e parë të rrugës njeriu mendon për atë që ka lënë prapa, ndërsa kur ai bën gjysmën e dytë të rrugës mendon për atë që do të gjejë përpara”. Aktualisht, ne jemi në një konfuzion.

No comments:
Post a Comment