Vdiq dhe u varros shkrimtari Mehmet Haziri

Pas një sëmundje të gjatë të shtunën në moshën 64-vjeçare vdiq redaktori i Radio Kosovës dhe poeti Mehmet Haziri. Me rastin e vdekjes së Hazirit, nesër në ora 11.00 në kinemanë ABC do të mbahet një mbledhje komemorative, ndërsa varrimi i tij më 16 tetor në fshatin Leçinё tё Drenicёs, në ora 15.00.

Sfidues i Territ Informativ ne Kosovë


Pas një sëmundje të gjatë sot në moshën 64 vjeçare ndërroi jete redaktori i Radio Kosovës dhe poeti Mehmet Haziri.

Mehmet Haziri lindi mё 1947 nё Leçinё tё Drenicёs. Shkollёn fillore e kreu nё vendlindje, normalen nё Mitrovicë kurse gjuhёn dhe letersinё shqipe i studioj nё Universitetin e Prishtinës. Një periudhë punoj nё arsim. Nga marsi i vitit 1977 deri nё vitin 1990 ka punuar gazetar dhe redaktor i emisioneve qendrore informative nё Radio Prishtinё.

Nga fundi i vitit 1990, bashkë me një ekip tё gazetarëve tё RTP-sё, nisën një emision pesë minutash informativ nё Radio Zagreb tё Kroacisë. Ishte kjo e vetmja dritare pёr informim tё popullit shqiptar tё Kosovës dhe diasporës mbi zhvillimet dramatike nё Kosovë dhe mbi ngjarjet e tjera nё Shqipëri dhe rajon.

Nga viti 1991, bashkë me disa gazetarë tё RTP-sё u caktua me punë nё Radio Televizionin Shqiptar si koordinator i kësaj redaksie nё Prishtinë.

Nga viti 1999 me tё përfunduar tё luftës, gjatë sё cilës ishte refugjat nё Maqedoni, Haziri punoi në Radio Kosova si gazetar, redaktor dhe redaktor i redaksisë duke përgatitur dhe redaktuar edicionet qendrore informative.

Nё vitin 1995 Mehmet Haziri ёshtё nderuar me çmimin “Gazetar i vitit”, çmim ky i ndarë nga Lidhja e Gazetarëve tё Kosovës.

Gjatë dy viteve tё fundit Mehmeti, për shkaqe shëndetësore, u shtrëngua qё tё vendoset nё Belgjikë e Gjermani.




Publicisti, poeti dhe gazetari Mehmet Haziri nuk u dorezua  para presionit serb, por edhe para presionit te klaneve politike shqiptare, as kur punoi per Radio Prishtinen, as kur pritej peseminuteshi i lajmeve shqip nga Radio Zagrebi ne kohen e territ informativ ne Kosove, por ne kohen kur po punonte me mish e me shpirt per Radio Televizionin Shqiptar.




Vdiq shkrimtari,publicisti,poeti dhe gazetari   Mehmet Haziri


Mehmet Haziri mund te klasifikohet si njeri nder gazetaret me te guximshem te periudhes se paraluftes dhe gjate luftes qe u zhvillua ne trojet tona. Po te analizohet veprimtaria e tij ne ish-Radio Prishtinen, do te verejme se qysh atehere Mehmet Haziri ishte i brumosur me guxim dhe atdhedashuri. Qe ne ditet e para te punes se tij shpesh do te vepronte ne plasimin e idese patriotike ne valet e radios qe ato te merrnin dhene ne popull. Qe ne ditet e para te punes se tij secili nga koleget e kuptoi se Mehmet Haziri kishte nje shpirt rebeli, kishte nje vendosmeri ne qendrimet e tij, kishte nje intuite qe sikur i parashikonte ngjarjet qe do te zhvilloheshin shume vjet me vone. Dalengadale, Mehmet Haziri po e krijonte rrethin e tij te miqesise pa asnje imponim e sforcim. Sa me shume qe rrethi zgjerohej, aq me shume pales kundershtare e sidomos hafijeve qe punon per interesa te sistemit po i shtoheshin aktivitetet percjellese e te gjurmimit. Hafijet interesoheshin me ke rrine, me ke shoqerohet mbremjeve, çka bisedojne dhe çka kane ne plan te veprojne. Ata me urdhra te eproreve qe ishin edhe me hafije se hafijet ishin te detyruar vetem te percillnin e te mos e arrestonin, sepse qellimi i tyre ishte te zbulonin nje rrjete te tere te nje organizate te re, qe, sipas tyre, ishte “kunder shtetit dhe popullit”.


Ne fakt, Mehmet Haziri nuk ishte pjesetar i ndonje organizate ilegale, edhe pse kishte kontakte me njerezit e tille siç, ishte Jusuf Gervalla e Kadri Zeka, Hydajet Hyseni etj. Mehmet Haziri me perkushtim te veçante e kryente punen e tij. Per plasimin e lajmeve qe kishin interes te rendesishem per popullin tone, Mehmeti disa here do te gjendej ne banken e te akuzuarve te shefave serbe qe kontrollonin çdo lajm e çdo kenge qe transmetohej permes Radio Prishtines. Disa here Mehmetit do t’ia zvogelojne pagen mujore si denim per ndonje lajm te emituar pa lejen dhe censuren e serbeve e madje do ta suspendonin me jave te tera nga puna.


Gjate punes se tij, Mehmet Haziri shpesh do te merrte kercenime nga ndonje gazetar serb qe gjoja vinte ta keshillonte te mos vepronte ashtu siç bente se ishte ne shenjester te UDB-se. Kercenime te tilla qe u ngjanin keshillimeve shoqerore do te merrte edhe nga disa shqiptare, te cilet madje i thoshin se mund te vritet ndonje dite nese vazhdon te perkrahte dhe te simpatizonte ata qe sistemi i konsideronte kundershtare.


Pese minuta lajme, por me peshe te madhe




Ç’perkrahte Mehmet Haziri? Mehmet Haziri nuk e perkrahte asnje ideologji e asnje grup, por thjesht, asokohe, perkrahte kerkesat e popullit te Kosoves, qe ishin te artikuluara permes zerit dhe lidereve te viteve ’80. Madje me aq sa mund te plasonte permes valeve te Radio Prishtines, Mehmeti nuk e kishte bindjen se po bente ndonje aktivitet te madh patriotik, por mendonte se po e kryente punen e tij prej gazetari ne menyren profesionale.


Me kalimin e kohes edhe situata ne Kosove gjithnje e me teper po tendosej e aktiviteti gazetaresk dhe publicistik i Mehmet Hazirit gjithnje e me shume po rritej. Ne vitet e nentedhjeta Mehmet Haziri tanime ishte me i pjekur dhe me me pervoje, por edhe presionet politike te sistemit ishin edhe me perfide e madje tejet brutale.


Data 5 korrik e vitit 1990 eshte nje dite qe do te mbahet mend ne tere Kosoven e veçmas nga punetoret e Radio Televizionit te Prishtines, kur Serbia ushtarakisht e pushtoi kete institucion informativ. Por, ajo dite mbetet e shenuar edhe si nje dite qe deshmon per unitetin e gazetareve dhe punetoreve te tjere te Radio Televizionit te Prishtines, siç ishte ajo thenia e vjeter franceze: “Nje per te gjithe e te gjithe per nje”. Gazetaret dhe punetoret e ketij institucioni me unitetin e vet ia dhane nje grusht te forte sistemit te asaj kohe. Shqiptaret u treguan te bashkuar, por ne tere vendin mbreteronte terri informativ. Me nuk dihej se kush vritej e kush burgosej; kush arrestohej e kush torturohej. Ne keto momente delikate Shaban Hyseni, Mehmet Haziri, Agim Mala, Qani Mehmeti, Leke Musolli, e disa te tjere, me 19 dhjetor 1990, do ta hapnin ne Zagreb emisionin ne gjuhen shqipe me melodine “Besa-Bese”, e cila do te degjohej jo vetem ne Kosove, por edhe ne tere boten. Uniteti i gazetarise kosovare per ta çare terrin informativ qe e kishte instaluar Serbia, edhe kesaj here u tregua efikas. Fjalet qe dikur qarkullonin ne forma te thashethemeve, se gazetaret tane i sherbejne propagandes se armikut, u shemben, sepse nuk ishin te gjithe gazetaret e punetoret e tjere krah i armikut por krahu me i fuqishem i popullit. Deri atehere populli nuk e dinte luften e ashper kunder gazetareve tane qe e zhvillonte armiku kuluareve dhe zyrave te tyre ne Beograd.




Kercenimet e presionet nuk e zmbrapsen asnjehere 

Gjate punes ne Radio Zagreb, ne emisionin e gjuhes shqipe, Mehmet Haziri do ta ndiente veten me te lumtur se kurre. Ndiente lumturi, jo per interesat e tij personale, sepse ai ishte larg gruas e femijeve, larg me te dashurve te tij, per fatin e te cileve nuk dinte asgje, por kishte kenaqesi se me ne fund po e sfidonte Serbine. Ne Zagreb, Mehmeti do te kishte kercenime anonime dhe percjellje nga hafijet qe i paguante Beogradi, mirepo Mehmeti ishte i vendosur qe misionit te tij patriotik t’i shkonte deri ne fund, qofte edhe nese duhej ta paguante me jete. Kercenimet anonime nuk e pengonin, sa e hutonin presionet politike brendashqiptare qe asokohe kishte filluar pluralizmi partiak, ku secila parti deshironte qe zeri i komunikatave te tyre te emitohej. Disa krere partiake, edhe pse e dinin se komunikatat e tyre ishin stereotipa dhe pa asnje vlere, insistonin t’ua merrnin edhe ato pese minuta me lajme per aktivitete bajraktarlleqesh . Mehmet Haziri kishte parimet dhe kodin e tij gazetaresk qe te mos e perkrahte asnje parti, por ta perkrahte vetem kontributin real per çeshtjen kombetare. Nje dite nga keqesimi i situates ne Kosove dhe dalja e Ushtrise Çlirimtare te Kosoves, Mehmet Haziri do te nevrikoset dhe ne radio do te shprehet se me askush nuk duhet ta permende fjalen durim dhe kurre asnje mashkull te mos pagezohet me emrin Durim. Krahu i luftes do te gezohet, por krahu tjeter do te hidherohet. Nje here tjeter, Mehmeti do te nervozohet ne disa gabime dhe padrejtesi te krahut te luftes dhe menjehere krahu tjeter do te kenaqej se tani Mehmeti po i sulmonte “kundershtaret” e tyre. Ne fakt, Mehmet Hazirit nuk i kishte interesuar kurre te behej anetar i nje krahu partiak, sepse ishte i vetedijshem se Kosova kishte hyre ne lufte dhe armiku vriste e priste shqiptare te te gjitha ngjyrimeve partiake.


Presionet e tilla, publicistin, poetin dhe gazetarin Mehmet Hazirin do ta percjellin edhe ne kohen kur po punonte me mish e shpirt per Radio Televizionin Shqiptar ne emisionin qe kryesisht i dedikohej Kosoves. Edhe ne Tirane, kur Mehmeti kishte formuar bindjen me te madhe se tani çdo gje do te shkonte ne rregull dhe pa asnje problem, nuk po i dilte ashtu. Ministri i Informatave i Kosoves kishte filluar qe ta shtrinte doren e tij te hekurt drejt emisionit ne RTVSH qe ta fuste nen kontroll total. Ministri kishte futur njerezit e tij besnike, por krejtesisht amatore qe ata te raportonin nga fronti i luftes, disa te tjere, po ashtu amatore, te raportonin nga Brukseli e metropole te tjera, duke injoruar punen shumevjeçare te aktivisteve te dalluar e profesionale. Ne keto kohe te masakrave, shpernguljeve te heshtura e pastaj masive, ministri i Informatave, pa asnje paralajmerim, do t'ia ndalonte Mehmet Hazirit te raportonte per Televizionin Shqiptar. Per gazetarin i cili jeten ia kishte kushtuar Kosoves, per njeriun i cili e kishte sfiduar burrerisht tere sistemin e okupues te Serbise ishte nje goditje e rende shpirterore. Nuk arriti ta frikesonte nje armate e tere e armatosur e tani po ia ndalonte nje individ ne emer te Qeverise. Kete ndalese do ta perjetonin rende edhe shoket e tij, Qaniu, por me se rendi Adem Gashi, i cili ishte drejtor i Televizionit per sektorin e Kosoves. Adem Gashi do ta zhbllokonte kete presion dhe Mehmetit perseri do t'ia degjonim zerin permes emisioneve ne TVSH.
Gjate tere punes se tij si gazetar, Mehmet Haziri dallohet per korrektesi, devotshmeri, sinqeritet dhe eshte dinjitoz per ate qe ka kryer dhe aktualisht e kryen me perpikeri.


Flori Bruqi

Comments

Popular posts from this blog

Libra të rinj - Shkarkim falas

Ese për Vitin e Ri

Poezi të zgjedhura nga GJERGJ FISHTA (23 tetor 1870 - 30 dhjetor 1940)