Agjencioni floripress.blogspot.com

2011/10/18

THANI NAQO :TRIPTIK ME POEZI LIRIKE






MJEGULL NË ZEMËR

Lamtumirë?!...S’ të them lamtumirë,
Gishtat trokthoj mbi portën e vjetër.
Druri kumbon: “Harroje dashurinë,
Më tradhëtove; shkove me një tjetër!”

Lamtumirë?!... S’ t’a jap lamtumirën,
Botën e tërë ka mbuluar mjegulla...
Kënata e vjetër përcjell psherëtimën:
“Zemrën harakate e rrëmbeu tjetra!”

Lamtumirë?!... Sërish do të vij,
Dashuria gdhënd vetëm një emër.
Hape portën dhe më ler të hyj,
Të shfryj mjegullën që kam në zemër.



FLUTURA DIMËRAKE

Malli më solli dëborën e parë,
Qiellin e hirtë kur thërmohet në fjolla.
Krelat e tua, moj shamibardhë!
Dy kullumbri nën vetullat e holla.

Malli më solli Fluturën Dimërake,
Gjoksin bardhosh që ende më grish.   
Ç’merak i mbeti?... Ah, moj dinake,
Më ler të të prek e ti do të shkrish!

Malli më solli kumbullën e krusur,
Nusërimin e saj nën borën e virgjër.
Fërgëlloi nën vello Dimërakja Flutur,
Qielli thërmohej...ishte mesdimër...


NJË PYLL TJETËR DO TË MBJELL

Po pres, po pres, të kthehesh nga rruga,
Rruga pa kthim po më thinj krejt.
Dashuria e cifluar më veshi me rrudha,
Veç zemra, (t'a dish!), troket.

Po pres, po pres, të shfaqesh mbi kodër,
Ku Ylli i Mëngjesit n'a e bënte me sy.
Por, ah, kjo pritje ç'u kthye në lodër,
Dhe faji... (t'a dish!), mbi ty.

Po pres, po pres…Mjafton veç një herë,
Shfaqmu së largu nën dritë hëne.
Bukuria vrastare mbi mua le të derdhë,
Brymën e hidhur të asaj ëndrre…

Po pres, po pres, e... në mos ardhç kurrë,
Mbi ciflat e ftohta pyllit do shkel.
T'a ç'gdhend emrin tënd nga lëvorja mbi drurë,
Nga inati, (t'a dish!), një pyll tjetër do mbjell!

2011

No comments:

Post a Comment

Akademik Prof.dr.PhD. Rexhep Qosja mbi çthurjet ideologjike në shoqërinë shqiptare dhe eksperimentin proserb të ashtuquajtur “kombi kosovar”.

AKADEMIK REXHEP QOSJA Ideologjia e shpërbërjes – trajtesë mbi idetë çintegruese në shoqërinë e sotme shqiptare Argumente të shpikura për “k...