Ndërsa të tjerë, janë arratisur dhe si për të dëshmuar se e keqja nuk ka fund, një pjesë e madhe janë çmendur në burgjet shqiptare, duke mos qenë në gjendje të konvertojnë me fjali shprehëse, barbarinë që u ushtrua ndaj tyre.
Adem Allçi
“Dita e vdekjes së diktatorit Enver Hoxha ka qenë një ditë fatlume dhe e gëzueshme, për të gjithë ish të përndjekurit politikë, në burgjet e Shqipërisë”. Kjo ishte deklarata e djeshme e njeriut që prej vitesh sintetizon simbolin e rezistencës kundër tiranisë. Duke folur për këto momente, Allçi vijon të tregojë se atë ditë në mjediset e burgjeve politike pati një lëvizje të jashtëzakonshme zyrtarësh dhe delegatësh të ardhur nga jashtë. Bënin orë pas ore mbledhje të zgjatura, me ish të burgosurit politikë. “Kjo ndodhte sepse ata donin që të mos të na linin kohë të gëzoheshim, por të na e zinin plotësisht, kohën me konferenca e mbledhje të pafundme, në mënyrë që ne të mos i shprehnim dot hapur dhe lirisht, njëri-tjetrin, entuziazmin që na kishte mbërthyer”, thotë ai. Megjithatë, sipas Allçit, kjo ndihej nga shkëlqimi i syve të këtyre njerëzve të kryqëzuar pas hekurave, vetëm për fajin e vetëm, se ata nuk e donin diktaturën dhe e kishin kundërshtuar atë. Dhe për këtë arsye secili prej tyre kishte organizuar barrikadën e vet të rezistencës, qoftë duke kundërshtuar, ose , qoftë duke tentuar arratisjen, në mënyrë që pas ikjes të mos dëgjonin më, çmenduritë dhe lajthitjet e presidiumeve komuniste.“Ne, kujtuam se pas vdekjes së Enverit, gjithçka do të ndryshonte shpejt, por nuk ndodhi ashtu”, thotë me dëshpërim, Adem Allçi. Sepse, sipas tij, “Ramiz Alia montoi një sistem kriminal, po aq të rrezikshëm dhe kriminal, sa i pari, por iluzionet e të përndjekurve politikë kishin pasur nevojë për një çengel shprese”. Dhe ditë pas dite, shpresat po veniteshin. Në horizontin gri, të universit shqiptar me sa dukej ishte shfaqur një tigër i ri, por këtë radhë me lëkurë lepuri. Ose, ndofta një lepur që kishte marrë në dorë perandorinë e përbindëshit. Ishte Ramiz Alia. Duke lëvizur ingranazhet dhe valvolat e krimit, ai trembi dalëngadalë ëndrrat e shqiptarëve që kishin shpëtuar nga muri i pushkatimit dhe që kërkonin melhemin e rigjenerimit. Por pikërisht, tek këto skema perverse, të njeriut që donte të përhapte me deklarata imazhin e një demokrati, por që urdhëronte ngritjen e trikëmbëshave, ndodhej bomba me sahat e së ardhmes. Kjo bombë mund të shërbente për të hedhur në erë të keqen, por Ramizi bëri të kundërtën. Me atë bombë, ai i bëri atentat së nesërmes, duke afruar në politikë, njerëzit që vuanin nga ethet e pushtetit dhe servilët më të bindur të sistemit, të cilët ndjenin që larg aromën e rimesos së kolltuqeve.
Allçi dhe letra e ngushëllimit
Por e keqja nuk njihte limite të shkallëzimit të vet. Sipas Adem Allçit, “kjo e keqe, atë ditë të vdekjes së Enverit shpalosi një përmasë ogurzezë, e cila të trondit edhe kur përmendet, tani, 26 vjet më vonë. Pra, sot kur dëgjon rrëfimin e Allçit, njeriu nuk ka se si të mos rrënqethet nga përmbajtja e ligjëratës së tij. “Atë ditë në kamp na erdhën ca zyrtarë që na kërkuan të bënim një telegram ngushëllimi për Nexhmije Hoxhën. Ky telegram pak, a shumë duhej të kishte këtë përmbajtje: “Ne, të burgosurit politikë, ju shprehim ngushëllimet tona për vdekjen e bashkëshortit tuaj dhe udhëheqësit të nmadh e të lavdishëm të vendit tonë. Me këtë rast, ne, ndihemi shumë të pikëlluar dhe e ndajmë këtë pikëllim me të gjithë Shqipërinë, si edhe me familjen tuaj të nderuar”. Ky ishte projekti i letrës që do t’i dërgohej Nexhmijes atë ditë. Por Adem Allçi i tha, “jo”, një turpi të tillë. “Nëse ne do të pranojmë të firmosim këtë letër atëherë të gjitha sakrificat tona dhe i gjithë vetëmohimi i këtyre viteve do të konsiderohet i pavlefshëm”, u tha ai shokëve. Dhe duke vijuar bashkëbisedimin me ne, Allçi vijon: “Ne nuk mund ta pranonim kurrë atë turp, sepse e dinim fare mirë, se ajo letër e bardhë, në të ardhmen do të konsiderohej si një njollë e zezë, për rezistencën tonë”, shprehet ai. Nga ana tjetër duke hedhur me rrëmbim penelatat e urrejtjes mbi portretin e diktaturës, ai ruan tonet e qeta për intelektualët dhe njerëzit e thjeshtë: Unë nuk kam asnjë inat me ata”, përfundon ai.
Kurt Kola
“Me ish të burgosurit politikë të Burrelit ka ndodhur një fenomen i çuditshëm, sepse ne, e kishim parashikuar vdekjen e Enver Hoxhës, shumë kohë para se t’i vinte dita”. Kështu, e nis rrëfimin e tij, kreu i ish të përndjekurve, Kurt Kola, i cili tregon se, rastësia bëri që edhe në mëngjesin e asaj dite prilli, të burgosurit politikë ta merrnin vesh vdekjen e Enverit, përpara se këtë gjë ta mësonte komanda e burgut. Duke zbërthyer kasafortën e kujtesës, ai tregon një e nga një detajet e këtij misteri. “Atë ditë në orët e mëngjesit, ndryshe nga ditët e tjera, altoparlanti, filloi të jepte muzikë me këngët patriotike të grupit të Korçës. Dhe pas mbarimit të tyre, radioja nisi menjëherë muzikë funebër, duke e prishur ritualin e përditshëm. Atëhere, ne i thamë njëri-tjetri: “Paska ngordhur qeni”, pohon Kola duke shtuar se: “Dhe nisëm të diskutojmë për të gjitha këto, ndërkohë, që dhoma jonë me numër 5, u bë shumë shpejt një parlament i vogël debatesh mbi të gjitha ato, që paramendonim se mund të kishin ndodhur. Natyrisht, pati obsione të ndryshme, por gjithsesi, për një gjë ishim krejt të bindur: diktatori kisghte cofur”. Më tej Kurt Kola e vazhdon rrëfimin e tij në këtë mënyrë: Duke bërë këto bisedime në dhomë, papritur polici i burgut na dëgjoi, se çfarë po thoshim. Dhe menjëherë, ai shkoi dhe raportoi në komandën qendrore se, “të burgosurit thonë, që Enver Hoxha ka vdekur”. Natyrisht, të gjithë drejtuesit ngritën supet sepse askush prej tyre nuk ishte informuat në ato orë të mëngjesit. Por më vonë kur gjërat u kristalizuan, ndodhi ajo që pritej. Komanda urdhëroi që të na mbyllnin 20 ditë në dhoma izolimi, pa dalë fare. Gjatë këtyre ditëve ne diskutonim dhe mendonim se çfarë ndryshimesh priteshin nga politikanët e tjerë që kishin mbetur dhe sidomos debati kryesor ishte për Ramiz Alinë. Në fillim shpresuam, por brenda disa ditësh u zhgënjyem dhe e kuptuan se edhe Ramizi ishte një pasardhës i kazanit të plehrave, komuniste. Sepse, ai që në fillim nisi me deklaratat e tij për ditën e Enverit, për javën e Enverit, muajin e Enverit e kështu me radhë. Pra, ne, nuk kishim asnjë hije dyshimi, se ky frikacak dhe ky i paaftë, do të vazhdonte rrugën e babait të tij shpirtëror. Ndërkaq, duke folur për shokët e dhomës, si Sherif Merdanin, apo për ata të dhomës tjetër, si Daut Gumeni, Pjetër Arbnori etj, Kurt Kola shprehet se “të gjithë ne, arritëm në një përfundim unik: “Te Ramiz Alia, Shqipëria nuk mund të kishte asnjë lloj shprese për ndryshime demokratike”.
Simon Miraka
“Kur vdiq diktatori Enver Hoxha ne, vazhdonim dënimin në Gjuz, të Lushnjes. Gjithçka e kishim marrë vesh nëpërmjet stacionit italian të radios dhe më vonë, pamë helikopterët që lëviznin vazhdimisht, si edhe vumë re shtimin e numrit të oficerëve dhe ushtarakëve”. Ky është një fragment i rrëfimit të kreut të ish të përndjekurve politikë, Simon Miraka, i cili e vijon tregimin e tij, duke thënë, se, në ato moment, të gjithë të dënuarit dhe të internuarit provuan emocione gëzimi. “Të gjithë u gëzuam, sepse kishte vdekur një kriminel”, vë në dukje ai. Gjithashtu, Simon Miraka thotë se “po atë ditë zyrtarët dhe oficerët na mblodhën në një si gjoja ceremoni mortore, për vdekjen e sekretarit të Parë. Por aty, ata vunë re se askush prej nesh nuk po qante dhe se askujt prej nesh nuk po i dhimbsej vdekja e diktatorit. Prandaj, njëri prej oficerëve tha: “Ne po flasim, por këta nuk po qajnë”. Dhe duke u shkëputur nga detajet e asaj dite prilli, Simon Miraka paraqet para audicionit të sotëm arsenalin e shpresave të mëdha që rilindën në ato çaste tek ish të përndjekurit politik. Por menjëherë, pyetjeve që mund të lindin, Miraka i jep vetë përgjigje duke thënë: “Në fakt ne, shpëtuam prej diktatorit dhe shpresuam për ndryshime demokratike, por papritur ramë në një diktaturë të re, njëlloj të rrezikshme dhe vrastare sa ajo e para. Pra, sipas tij, me vdekjen e diktatorit nuk vdiq edhe diktatura, por ndodhi e kundërta. Diktatori u zëvendësua nga një tjetër dhe kështu që vuajtjet e shqiptarëve vijuan me të njëjtat parametra. Aq e vërtetë ishte kjo, saqë vetë Simon Miraka, është ridënuar përsëri, për motive politike, pikërisht, në vitin 1989, atëherë kur gjithkush mendonte se diktatura komuniste ishte në grahmat e fundit të vdekjes klinike. Megjithatë, ridënimi i Mirakës tregoi qartazi te ai dhe tek njerëzit e tjerë, se gëzofi i përbindëshit mund të ndërrohej, por agresiviteti dhe barbaria e tij, mbeteshin njëlloj të rrezikshëm sa edhe më parë.
Besim Ndregjoni
Njëri nga drejtuesit kryesorë të ish të përndjekurve politikë, Besim Ndregjoni, e shikon në një optikë tjetër, vdekjen e diktatorit Enver Hoxha. “Krimi i këtij krimineli nuk qëndronte vetëm tek barbaria që ai tregoi ndaj të përndjekurve dhe të dënuarve politikë, por tek shkatërrimi total që i bëri të gjitha segmenteve të shoqërisë shqiptare”, shprehet ai. Pra, duke reflektuar fisnikërinë e një njeriu të mençur, Ndregjoni, vë në dukje se po të ishte fjala vetëm për vuajtjet e tij personale, ato edhe mund t’i linte në harresë, ndofta edhe duke i falur. “Por Enver Hoxha ushtroi aktivitetit e tij kriminal mbi të gjithë popullatën shqiptare, duke masakruar jetën dhe ë ardhmen e një kombi të tërë”, shprehet ai. Më tej, duke e fokusuar gjykimin e tij tek vdekja e Enver Hoxhës, Ndregjoni sqaron se në atë kohë, ai vetë ishte në një moshë të pjekur për t’i analizuar fenomenet politike dhe sociale. “Unë atëherë isha rreth 35 vjeç dhe e kuptoja fare mirë se bisturia komuniste kishte prerë të gjitha organizmat e shëndosha të shoqërisë shqiptare, duke montuar ngado varfërinë, persekutimin dhe mungesën e shpresës. Pikërisht, këtu qëndron sipas tij, tendenca gjakpirëse e diktatorit,iI cili kurrsesi, nuk mund të trajtohet si një palaço cirku, që luan rolin e budallait”. Ai nuk mund të gjykohet si një budalla, por duhet gjykuar nga historia si një përbindësh”, shton Ndregjoni. Por në këtë kontekst, duke folur për vdekjen natyrale të Enver Hoxhës, Ndregjoni tregon se ish-të përndjekurit nuk e dëshironin kurrsesi këtë vdekje të paqtë në krevat dhe mes njerëzve të afërt. “Diktatorë të tillë e kanë vendin në burg, ose në murin e pushkatimit duke çuar në vend të drejtën universale për fundin e kriminelëve. Ne donim një gjyq popullor, ose ushtarak për këtë kriminel ku të dëshmoheshin të gjitha padrejtësitë dhe krimet historike që ai i bëri prapa shpine vendit të tij. Dhe pastaj, në bazë të masës së këtyre krimeve ai duhet të merrte dënimin e merituar sipas ligjit”, shprehet Ndregjoni. Ndërsa lidhur me lotët e intelektualëve të dikurshëm shqiptarë që qanin rreth arkivolit të Enverit, duke derdhur tonelata lotësh, Ndregjoni tregohet i butë duke thënë: “Përveç disa bashibozukëve të Komitetit Qendror, apo ithtarëve të tyre, Enver Hoxhën nuk e donte njeri tjetër në Shqipëri. Ndërsa, lotët e intelektualëve, nuk ishin gjë tjetër veçse tregues i faktit, se këtu jetonte njeriu i dyzuar. Pra, ishte formuar struktura e njeriut të ri, komunist, i cili nuk ishte gjë tjetër veçse një qenie dyfytyrëshe që mund ta ndryshonte në çast optikën e vet. Gjithë epiqendra e arkitekturës së Enver Hoxhës ishte projekti i formalizmit, dhe hipokrizisë. Dhe duke iu drejtuar lexuesve të gazetës “Sot”, ai thotë: “Mos harroni se disa vite më pas, ata që dikur e duartrokisnin fort, me fjalët Parti-Enverfilluan të brohorisnin ndryshe duke thënë Enver-Hitler”. Pra, sipas Ndregjonit shfaqja e steriotipeve të intelektualëve hipokritë që qanin para arkivolit të Enver Hoxhës ishte pjesë e skenarit të formalizmit, ku nuk çmohej thelbi i gjërave por dukja e tyre. Dhe në optikën e ish të përndjekurve sipas Ndregjonit, nuk kishte asnjë element iluziv që ushqente shpresë tek Ramiz Alia. “Unë ju dëshmoj juve se gjatë vizitës së Ramiz Alisë në Veri, pushteti komunist vrau dhe vari në litar, dhjetra njerëz, arrestoi 700 qytetarë dhe internoi 500 familje. Pra, kjo skemë makabre e përsëritur me dhjetra herë në Shqipëri, i kishte zhdukur të gjitha elementët e shpresës tek ish –të përndjekurit.
Më tej, Ndregjoni tenton t’i bëjë një radioskopi lëvizjes së sotme politike në Shqipëri duke thënë: Sot në vendin tonë nuk ka të majtë dhe të djathtë, Por vetëm krijesa dështake të dala nga një parti- mëmë e cila është partia e Punës e Shqipërisë. Në këtë mënyrë ai kërkon nga bashkëkohësit e vet që ata t’i japin fund iluzioneve për triumfin e një demokracie solide, përderisa në krye të politikës do të qëndrojnë figura të tilla të paqëndrueshme.
Si e përjetuan ballistët ditën e vdekjes së Enverit.
Ballistë u gëzuan për vdekjen e diktatorit por nuk patën iluzione, nëse nuk rrëzohej I gjithë sistemi. Kështu shprehet kryeballisti Alimadhi, i cili nënvizon se në ato 50 vite të diktaturës janë pushkatuar, dënuar, apo internuar me mijra shqiptarë dhe kjo tregon se ballistët nuk besonin se puna mund të ndreqej, kollaj nëse ngrehinës komuniste nuk i vihej buldozeri. Shumë ballistë ishin burgosur e internuar, shumë të tjerë ishin pushkatuar dhe një pjesë tjetër kishin emigruar. Ndërsa vdekja e Enver Hoxhës, nuk jepte shpresa të qarta nëse krimbi komunist nuk shtypej krejtësisht. Ndërsa në lidhje me intelektualët që u kthyen në vajtimtarë të Enver Hoxhës, ballistët mendonin se gjithmonë Shqipëria e ka pasur problem këtë gjë. Disa intelektualë, sipas ballistëve janë shtirur dhe i kanë shërbyer çdo lloj diktature në Shqipëri. Për këtë ai thotë: “Shikoni ditëlindjen e Dritëro Agollit, ku të gjithë i silleshin me nderime. Po a ka pasur komunist më të betuar se Agolli e Kadare, në këtë vend, ku tani hiqen si disidentë. Kur janë bërë disidentë vallë. Nga ana tjetër kemi rastin e Kristo Frasherit i cili është nderuar me titullin “Nderi i kombit”. Ai është një ndër 200 komunistët e parë, dhe këta janë turpi i këtij kombi”, përfundon kryeballisti.

No comments:
Post a Comment