Drejtësia e Hagës në peshojë :Trupi gjykues i Tribunalit të Hagës i jep vërejte serioze prokurorit të Rastit Haradinaj dhe të tjerët, Paul Rogers.


Prokurori i Rastit Haradinaj merr vërejtje serioze

Trupi gjykues i Tribunalit të Hagës i jep vërejte serioze prokurorit të Rastit Haradinaj dhe të tjerët, Paul Rogers.
Fjala është për mosdhënie të informatave që kanë mundur të ndikojnë besueshmërinë e njërit nga dëshmitarët e rastit Haradinaj.
Në këtë vendim të tribunalit paraqitet komunikimi i prokurorit Rogers me dëshmitarin 75, gjatë kohës kur dëshmitari po kërkonte azil politik në Amerikë me ndihmën e prokurorit Rogers. Ky dëshmitar i kishte dhënë deklaratë të pavërtetë avokatit të tij.
Në dokumentin e siguruar nga RTK, shihet një letër elektronike që dëshmitari më pas ia kishte dërguar prokurorit të rastit Paul Rogers.
“ Unë i kam thënë avokatit tim se vëllau im ishte vrarë në luftë. Kjo nuk është e vërtetë, por unë e kam bërë këtë për sigurinë e familjes time në Kosovë si dhe për sigurinë time dhe të gruas time. Avokati më ka pyetur pse kam gënjyer, por unë i kam thënë se këtë e kam bërë pasi që janë frikësuar. Rasti im është lënë në harresë, mua më duhet ndihma juaj për sigurinë time dhë të familjes” thuhet në letrën elekronike që dëshmitari 75 i kishte dërguar zyrtës së prokurorit të Hagës me 2 shkurt 2011.
Prokurori Rogers, këtë fakt nuk ua kishte prezantuar mbrojtjes dhe një veprim i tillë ka shtyer trupin gjykues të Tribunalit të Hagës të reagojë. Në këtë vendim gjyqtari Moloto qorton prokurorin Rogers për shkelje të nentin 68 sipas të cilit: “Prokurori duhet t`ia prezantoj mbrojtjes çdo material të siguruar i cili mund të ndikoj në pafajësinë apo të zbusë fajësinë e të akuzuarit”
Gjykata udhëzon zyrën e prokurorit që t''ua qartësoj gjithë stafit që punojnë në këtë rast vendimin e gjykatës.

Comments

Popular posts from this blog

Libra të rinj - Shkarkim falas

Ese për Vitin e Ri

Poezi të zgjedhura nga GJERGJ FISHTA (23 tetor 1870 - 30 dhjetor 1940)