MR.SC.MEMLI KRASNIQI: ALI AHMETI ISHTE ARTIST I PËRKUSHTUAR

 Ka vdekur aktori i njohur kosovar, Ali Ahmeti. Ai ka ndërruar jetë në moshën 66 vjeçare pas një sëmundje të rëndë, me të cilën u ballafauqa për një kohë të gjatë.

Ahmeti njihej për një sërë rolesh, dhe së fundi ishte aktual me rolin e Elezit në serialin e njohur “Kafeneja Jonë”. Ai është babai i nënkryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Shpend Ahmeti.







Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Memli Krasniqi, i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjen Ahmeti, me rastin e vdekjes së aktorit të mirënjohur Ali Ahmeti.


“Me keqardhje dhe pikëllim e morëm lajmin për vdekjen e familjarit Tuaj, artistit të njohur dhe shumë popullor, doajenit të Teatrit Kombëtar të Kosovës, Ali Ahmeti, i cili u nda prej nesh në kohën kur ende kishte t’i jepte teatrit tonë dhe artit në përgjithësi. Ahmeti ishte një aktor me intuitë dhe me diapazon të admirueshëm. Me karakterin e tij, me aftësinë për të depërtuar thellë në ndërtimin e roleve, ai bëri për vete zemrat e shumicës prej nesh, brez pas brezi”, thuhet në telegram.
Krasniqi ka thënë se Ali Ahmeti ishte aktor me shpirt të lirë, i buzëqeshur dhe prore miqësor për të gjithë ata me të cilët kishte të bënte përditshmërisht.

“Një artist i përkushtuar i cili, gjatë tërë karrierës së tij të gjatë, bëri përpjekje që ta ngre në nivel profesional komedinë në teatër dhe në televizion, duke lënë pas vetes dhjetëra role që i interpretoi me plot dashuri dhe talent”, përfundon telegrami.
Telegram ngushëllimi familjes Ahmeti i ka dërguar edhe Teatri Kombëtar i Kosovës.
"Me krijimtarinë e tij në teatër, film dhe televizion, aktori Ali Ahmeti ka bërë emër në mbarë hapësirën artistike dhe kulturore të botës shqiptare duke ngritur lart në pietetin identitetit tonë kombëtar, thuhet në telegramin e ngushëllimit të Burbuqe Berisha, drejtoreshë e Teatrit Kombëtar.
Ali Ahmeti mbrëmë ndërroi jetë në moshën 66-vjeçare. Ai ka luajtur në shumë filma dhe seriale, ku ndër të fundit luante rolin e Elezit te “Kafeneja jonë”.
FLORI  BRUQI


Comments

Popular posts from this blog

Libra të rinj - Shkarkim falas

Ese për Vitin e Ri

Poezi të zgjedhura nga GJERGJ FISHTA (23 tetor 1870 - 30 dhjetor 1940)