Presidenti i Republikës së Shqipërisë Prof. Dr.Bamir Topi dhe Kryetarja e Parlamentin Jozefina Topalli kanë shkëmbyer replika të forta në distancë sa i përket deklaratave që ato kanë bërë ditët e fundit në publik ndaj njëri-tjetrit.
Presidenti Topi nga Shkodra ka reaguar ndaj deklaratave që Kryeparlamentarja Jozefina Topalli ka bërë ditë më parë ku e katheksuar se kreu i shtetit kohët e fundit ka luajtur majtas dhe sëbashku me kreun e opozitës i përkasin celulave anti-europiane.
Presidenti Topi nga Shkodra ka reaguar ndaj deklaratave që Kryeparlamentarja Jozefina Topalli ka bërë ditë më parë ku e katheksuar se kreu i shtetit kohët e fundit ka luajtur majtas dhe sëbashku me kreun e opozitës i përkasin celulave anti-europiane.
Në reagimin e tij presidenti Topi ka shpërthyer nga qëndrimet e fundit ndaj tij duke theksuar se Kryeparlamentarja Topalli duhet më parë të mësojë të artin e komunikimit.
“Spikeret kanë detyrë të recitojnë bukur atë që shruhet, por në rastin konkret Zonja Topalli duhet të flasë korrekt gjuhën shqipe, duhet të mësojë artin e komunikimit. Së pari këto zotëri duhet të dinë të komunikojnë në një shtet demokratik, ku pushtetet janë të ndara jo sipas vullneteve të individëve të caktuar, por sipas Kushtetutës”,- deklaroi Topi.
Ndërkohë ka vijuar ‘lufta’ e deklaratave mes krerëve të dy institucioneve më të larta në vend, pjesë e akuzave midis presidentit dhe kryetares së Parlamentit u bënë personalitetet historike të Shqipërisë së Veriut dhe të Mesme.
Reagimi i kryetares së Kuvendit ka qenë i menjëhershëm. Përmes një mesazhi të shpërndarë në media zyra e Kuvendit thekson:
“Topalli thekson se flet me krenari dhe vetëdije shqipen më të bukur, atë shqipe që foli Fishta, Migjeni dhe Gurakuqi. Atë gjuhë Haxhi Qamili nuk e kupton dot”,- thekson Topalli në reagimin e saj të shkurtër.
Kjo deklaratë është pasuar me tjetër reagim të zyrës së Presidentit, ku me nota ironike thuhet:
“Presidenti vlerësoi sonte në Shkodër të gjitha familjet e njohura e me tradita qytetarie, kulture dhe sportdashëse që i kanë dhënë emër Shkodrës dhe krenari gjithë Shqipërisë. Nisur nga deklarata e zyrës së shtypit të Kuvendit, zyra e shtypit të Presidentit shpreh bindjen se po të ishin gjallë Gjergj Fishta, Kol Idromeno, Migjeni e Luigj Gurakuqi do ndiheshin të fyer kush po i përfaqëson me mungesën e etikës, kulturës politike dhe institucionale dhe respektit për shqipen zyrtare në Republikën e Shqipërisë”.
Kryetarja e Kuvendit, akuzoi dy ditë më parë Presidentin e Republikës dhe kreun e Partisë Socialiste, Edi Rama si përgjegjësit kryesorë për refuzimin që Brukseli i bëri kërkesës së Shqipërisë për statusin e vendin kandidat në Bashkimin Europian.
“Përsa i takon arsyes, për të cilën nuk është marrë statusi i vendit kandidat, bojkoti dhe bllokim. I unë i kam parë gjithmonë bashkë, zotin Topi dhe zotin Rama gjatë gjithë këtyre viteve”, tha Topalli.
E pyetur nga mediat nëse ky qëndrim i saj ka të bëjë me të ashtuquajturën “celula anti-europiane” në vend, kryeparlamentarja u përgjigj qartësisht: “sigurisht që po”. Kreu i PS Rama reagoi ndaj deklaratave nëmënyrë krejt të vecantë që kohët e fundit po e përdor shpesh me komunikimin me publikun. Lideri i opozitës nëpërmjet një mesazhi të shkurtër në rrjetin social Tëitter “Nëse Presidenti dhe unë jemi një celulë antieuropiane atëherë Jozefina është Marelyn Monroe kurse Saliu John Lennon”.
.......
Pas deklaratave fyese të presidentit të Shqipërisë, Bamir Topi ndaj kryetares së Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli dhe dialektit gegërisht, kanë mbërritur reagime nga shkrimtarët e Shkodrës.
Kështu, shkrimtari dhe dramaturgu i njohur Fadil Kraja e quan makiaveliste dëshirën e vazhdueshme për të denigruar gegërishten nga njerëz, ku ai përfshin dhe Presidentin e Republikës së Shqipërisë.
Kraja shton më tej, se këto janë deklarata fyese për gjithë shkodranët.
Ndërkaq, edhe pedagogu i Gjuhë-Letërsisë në Universitetin “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës, Erzen Koperaj, është shprehur se gegërishtja duhet të respektohet.
Nga ana tjetër, një grup të rinjsh nga Shkodra me pankarta në duar ku citoheshin vargjet e At Gjergj Fishtës, Pashko Vasës, Migjenit, Martin Camajt, Ernest Koliqit etj, kanë protestuar siç u shprehen ata ndaj “gjenocidit që po i bëhet dialektit geg”.
Në një deklaratë të lexuar nga Bernardeta Syku, u tha se ky është vetëm fillimi i një reagimi qytetar.
Ndërsa Qendra Kulturore "Pjetër Gaci" në Shkodër, në një reagim të saj përmes një deklarate, shprehet se Topi duhet t’u kërkojë falje shkodranëve dhe Shkodrës, pasi deklaratat e tij janë të padenja për pozicionin e kreut të shtetit.
"Kërkojmë me forcë tërheqjen publikisht të deklaratave fyese ndaj dialektit shkodran, me të cilin penat e arta që Shkodra ka nxjerrë në shekuj, stolisën gjuhën shqipe!
Për 50 vjet rresht, do horra të tjerë që ti i dekoron "për kontribute të shquara" e i propozon për në majën e sistemit të drejtësisë, u përpoqën t'ia ndërrojnë gjuhën Shkodrës, dhe hynë deri në vorr për të zhduk deri edhe eshtrat e atyre që shkruan vargje të pavdekshme, por Shkodra është prapë aty, zonjë krenare për traditën", thuhet në deklaratën e qendrës "Pjetër Gaci".
Më tej, në këtë deklaratë thuhet se shkodranët e kanë humbur besimin tek presidenti i republikës, i cili sipas tyre mbështetjen, votën dhe besimin e Shkodrës anti-komuniste dhe të qindra mijëra demokratëve, e shpërdoroi paturpësisht për katër vjet, dhe e hodhi me dorën e tij kundër tyre më 8 maj.
No comments:
Post a Comment