Aleksander Peci - Nje bote me muzike


Nje bote me muzikeNje bote me muzike
Ka nje jete qe i eshte kushtuar muzikes dhe eshte e pamundur te jetoje pa te. Tinguj te fshehur kushedi ne c'kujtime, kushedi ne c'ndjesi, e ngacmojne ne cdo moment dhe ai nuk mund te rrije pa i dhene jete, pa i perkedhelur dhe formesuar ne ate qe e quan bota ime muzikore. Pjesen me te madhe te dites ia kushton kompozicionit dhe ne endrren e tij ai gjithmone kerkon ritmin. Muzika eshte jeta dhe endrra ime, nje enderr e nje jete. Deri ne fund ngelet si nje simfoni e paperfunduar.

Aleksandër Peçi

Një botë me muzikë...

Ka një jetë që i është kushtuar muzikës dhe është e pamundur të jetojë pa të. Tinguj të fshehur kushedi në çkujtime, kushedi në çndjesi, e ngacmojnë në çdo moment dhe ai nuk mund të rrijë pa i dhënë jetë, pa i përkëdhelur dhe formësuar në atë që e quan bota ime muzikore. Pjesën më të madhe të ditës ia kushton kompozicionit dhe në ëndrrën e tij ai gjithmonë kërkon ritmin. Muzika është jeta dhe ëndrra ime, një ëndërr e një jete. Deri në fund ngelet si një simfoni e papërfunduar. Ky është Aleksandër Peçi, kompozitor i sa e sa pjesëve muzikore, me një përvojë mëse 30 vjeçare në botën e filmit dhe fitues i shumë çmimeve. Mbi të gjitha ai është njeriu që dashuron muzikën, i zhytur në meloditë që i gjen dhe i mbledh nga gurra popullore dhe nga thellësia e ndjesive.


Veprat e tij

Në 1979 ka realizur baletin Kecat dhe Ujku. Në 1988 Poema baladike, Valle për violinë, Toka e diellit çmimi i parë në 1988 me poezi të Xhevahir Spahiut. Ka realizuar muzikën e filmit Gjeneral Gramafon që mori kupën e festivalit në 1979, për muzikën më të mirë. Muzikën e filmit Dasma e Sakos dhe Bota e padukshme. Ka realizuar muzikën e filmit Në shtëpinë tonë, Kur xhirohej një film. Në 18-19 Nëntor 2000, premiera e operas Oirat,opera e parë bashkëkohore shqiptare, bashkëpunim multinacional. Janar 2001-del në New York CD Albania lamentme veprat e kompanisë njujorkeze Abors Record. Në 2001 janë botuar tre partitura polycentrum, remodelage. Nëntor 2001 realizon muzikën e filmit kanadez Women without wings. Dhjetor 2001 realizon muzikën e filmit Butrinti. Tani ka filluar një tur në të gjithë Kanadanë deri në Vankuver. Do të shfaqet edhe në New York dhe Boston. Maj 2002 - Kupa e Festivalit për muzikën më të mirë të filmit Dasma e Sakos. Libri i bordit të komisioneve angleze ku botohen programet e konservatorit anglez dhe vepra Broken Dream, Fogat-Emerson Edition (Angli), përmban punët e tij. Kjo vepër është e detyruar në programet e postdiplomave të konservatoreve angleze.

Aleksandër Peçi, kompozitor nga Shqipëria dëshmon një gjuhë absolutisht personale e origjinale, duke i dhënë instrumentacionit të tij e gjuhës së tij elektroakustike një ekspresion të gjerë, dramatik dhe një harmoni të plotë e të pasur. (marrë nga një revistë braziliane) Homothetie et quantite sonore - Nga veprat më të mira zgjedhur nga juria internacionale në mbi rreth 850 vepra për festivalin Ditët Botërore të Muzikës së re, është transmetuar kohët e fundit në Çeki. Tre valle shqiptare për violinë e piano.

Për këtë është prodhuar CD në Francë dhe është ekzekutuar në Itali nga Tedi Papavrami. Është programuar në Çeki dhe në Portugali. Rapsodia nr.4, një regjistrim i orkestrës së Radio Tirana me dirigjent Eno Koço, transmetuar në Australi. Në muajin shkurt 2003 u luajt nga një ansambël amerikan në SHBA vepra e tij, Carusel structure. Kjo është premiera amerikane e kësaj vepre pas premierës italiane, që realizoi në Itali Arcana Ensemble e pas debutit të suksesshëm në Londër, disa vite më parë prej ansamblit Spectrum. Aleksandër Peçi përpara botës muzikore shqiptare prezantoi në prill 2003 premierën e korpusit pianistik 12 Cartesius Cantus, 12 vepra të reja pianistike fryt i një pune 3 vjecare, të cilat së shpejti do të jenë një pasurim më se i nevojshëm i repertorit pianistik të Akademisë së Arteve. 2003 do ta gjejë A.Peçin në Romë me një tjetër projekt mbi Il Paradiso të Dante Aligierit, një bashkëpunim i ri ky me Valerio Ferrari-Libretisti- regjisori i operës OIRAT.

Altin Goci

Bastardimet në muzikë janë shumë të frikshme...


Altin GociAltin Goci njihet në muzikën e lehtë shqiptare si një nga të famshmit e Ritfolkut. Prej gjashtë vjetësh ky grup u nda, dhe sigurisht të gjithë pjesëtarët e grupit e ndiejnë mungesën e njëri tjetrit, po në të njëjtën kohë secili prej tyre ka nisur një karrierë solistike. Njëri prej liderve të këtij grupi të famshëm shqiptar, Altini është përpara një sfide të madhe muzikore, nxjerrjen e albumit të tij të parë si solist.

- A është e vështirë të depërtosh në skenën e muzikës sot
- Goxha e vështirë. Duhet të nisësh çdo gjë nga A-ja për të krijuar individualitetin tënd. Dhe pse përvoja dhe njohjet e mëparshme dhe një emër pas krahëve bëjnë që të mos jesh dhe aq emër i ri. Unë tashmë kam një koncept të ri për muzikën, orkestrimin, lukun, rrymën dhe shumë faktorë të tjerë që evolojnë tek çdo person. Njerëzit mësohen me një imazh dhe ndryshimin e kanë të vështirë ta kuptojnë që në fillim. Për këtë kam qenë dhe shumë i kujdeshëm. Unë kam arritur të eksperimentoj diçka nga këto konceptet e mia në këngën Me ty kaq pranë në festivalin e 2001 që u konkretizua me një klip dhe ky realizim më la shije shumë të mirë. Kjo më dha shumë forcë për të ecur dhe për të përballuar të ardhmen me ambiciet e mia muzikore.
- Albumi i ri
- Do përmbajë 10-12 këngë të rrymës Brit pop, një rrymë alternative që them se pëlqehet shumë nga rinia.
- Çfarë është muzika për ju. A është biznes
- Është një pasion budallai që më mban gjallë që nga fillimi i karrierës sime deri tani. Bile tani ky pasion më është shtuar. Unë muzikën që shkruaj e bëj me shpirt. Më vjen keq që muzika sot është kthyer në biznes. Kjo e sakaton shpirtin e brishtë të artistit.
- Sot këngëtarë të vendeve të ndryshme të botës kanë shkëlqyer në arenën e muzikës ndërkombëtare duke shfrytëzuar në muzikën e tyre folkun tradicional. Ju a keni menduar të realizoni një gjë të tillë
- Të bësh diçka të tillë do shumë punë. Nuk quhet muzikë e përpunuar një këngë që ka çifteli brenda. Në Shqipëri me muzikën e përpunuar janë munduar të bëjnë diçka emra të mëdhenj kompozitorësh si Çesk Zadeja, Tish Daija etj. Ndërsa tani si çdo gjëje tjetër, i bihet shkurt. Muzika është krejt konsumiste. Dhe ne kur nisëm me Ritfolkun, këtë koncept kemi patur. Por ka shumë vështirësi për të arritur një gjë të tillë. Në radhë të parë do kompani të fuqishme diskografike.
- Keni provuar ndonjëherë të eksperimentoni me muzikën popullore
- Unë pata një ndjesi shumë të bukur në «Maratonën e këngës popullore» ku mora pjesë me një këngë të përpunuar. Dilema ime e madhe ishte fakti që a do arrija ndonjëherë të këndoja një këngë popullore në skenë. Dhe ky konkurs më bëri të mendoj. Zgjodha këngën «Me lule të bukura», kënduar nga e madhja Vaçe Zela. Kur u mora me orkestrimin e këngës, i qëndrova besnik tabanit. Bastardimet në muzikën egzistuese janë shumë të frikshme. Mbase në një të ardhme kam dëshirë ti futem këtij lloj përpunimi. Por çdo gjë do qetësinë dhe kohën e vet.
- Si do të quhet albumi juaj i ri
- Akoma nuk e kam vendosur përfundimisht. Jam i luhatur dhe mbi të gjitha po mendoj shumë. Është një përgjegjësi shumë e madhe të dalësh me diçka origjinale dhe mbi të gjitha të lësh një përshtypje të mirë.


Redon Makashi


Redon MakashiÇmë ndodh pa ty

Çmë ndodh pa ty, është albumi i fundit i këngëtarit të njohur Redon Makashi. I njohur në skenën shqiptare për këngët e tij të dashurisë, ai vjen me këtë album të ri që është fryt i pesë viteve punë. Në album përmbahen 9 këngë, që është një numër shansi dhe për të. Tekstet dhe muzika janë krijuar nga vetë ai, përveç dy bashkpunimeve me në tekst me Timo Fllokon dhe me Pandi Laçon. Në album ka këngë të njohura, të vlerësuara nga juritë me çmime si dhe këngë të reja. Tematika është ajo e dashurisë. Ajo është jetësore me çastet më kulminante, ku lulëzon fantazia, por ku egziston dhe ndarja. Këngë ku optimizmi dhe pesimizmi janë të pranishme në çdo tekst, siç është fundi i fundit jeta e çdo njeriu.
Çmë ndodh pa ty është kënga më pikante që i ka vënë dhe titullin albumit. Ky album do shoqërohet dhe me videoklipe, edhe pse realizimi i tyre është disi i vështirë, për çastet shumë intime që paraqiten aty. Zhanri muzikor është pop rock, dhe është një rrymë që i reziston gjithnjë kohës. Rezultatet e këtij artisti në skenën muzikore, kanë qenë të arrira. Në 97 Redoni nxjerr albumin e tij të parë, titulluar Dikur, ndërkohë që të gjithë e njohin fillimin e karrierës së tij, me këngën e paharrueshme Vitet e shkollës, ku Redi së bashku me Bledar Sejkon formuan grupin e liceut. Më pas do vijnë një gamë e madhe këngësh dhe rezultatesh për Redonin, që relativisht për moshën e tij të re janë me të vërtetë arritje. Redonin e kanë quajtur këngëtari melankolik i zemrave, po kjo nuk i pëlqen shumë si epitet. Natyra e tij është e lidhur me shumë shoqëri, me të fortat, gallatat dhe me miqtë.
Të gjitha këto nuk e bëjnë në realitet të jetë i dëshpëruari i shekullit. Por edhe pse e emërtojnë kështu, do vazhdojë të shkruajë pafundësisht për dashurinë. I sapokthyer nga një turne në Amerikë me këngëtaren Ermira Babaliu, nga një koncert në Kosovë me këngëtaren Elda Zari, ai tregon se axhenda e tij muzikore do jetë e okupuar nga koncertet në të ardhmen. Do vazhdojnë turneun në Angli dhe më pas përsëri në Amerikë, ku regjizori i madh shqiptar, Xhevat Limani do të realizojë një koncert të madh me shumë këngëtarë shqiptarë. Për sa i përket koncerteve brenda vendit jeta artistike sipas tij, është me të vërtetë për të ardhur keq.

Comments

Popular posts from this blog

Libra të rinj - Shkarkim falas

Ese për Vitin e Ri

Poezi të zgjedhura nga GJERGJ FISHTA (23 tetor 1870 - 30 dhjetor 1940)