Kompozitori i njohur shqiptar Aleksandër Peçi, renditet ndër emrat që ka dhënë një kontribut të çmuar në krijimtarinë muzikore shqiptare. Ai ka shkruar muzikë simfonike, muzikë të lehtë, muzikë filmash, balete, të cilët janë vlerësuar nga publiku. Në fillimet e tij, kompozitori ndoshta nuk e kishte çuar në mendje se do të zinte vend në radhët e korifenjve të muzikës shqiptare dhe sot pas një karrierë të gjatë autori i sa e sa kompozimeve numëron një trashëgimi të patjetërsueshme muzikore. Në intervistën dhënë për gazetën “SOT”, kompozitori Aleksandër Peçi tregon për koncertet e veçanta me veprat e tij, që do të zhvillohen këto ditë. Në koncerte do të jenë katër vepra të Peçit. "Koncert për piano dhe orkestër", ndërsa më pas do të vijojë m "Lotët e Planetit", "Danci i diellorëve" dhe "Liturgji e Tokës sime", që i është dedikuar Nënë Terezës. Për kontributin e tij në muzikën shqiptare, kompozitorit të mirënjohur për 60-vjetorin e tij do ti akordohet titulli "Mjeshtër i Madh", nga presidenti Bamir Topi.
-Këto ditë ju do të sillni veprat tuaja në dy koncerte për publikun. Çfarë mund të na thoni rreth tyre?
Janë dy koncerte që do të zhvillohen dhe i pari do të jetë në datë 13 tetor në Akademinë e Arteve, që është një recital i dy artistëve të mëdhenj që unë kam ftuar. Njëri është nga Franca, flautisti francez Pierre Yves Artaud dhe pianisti i njohur grek Dimitri Vassilakis. Do të jetë një koncert me vepra franceze, greke, por dhe me vepra të miat. Koncerti i dytë do të vijë në bashkëpunim me Orkestrën Simfonike të RTSH dhe me një kastë të jashtëzakonshme artistësh shqiptarë dhe të huaj. Dirigjent do të jetë francezi Pierre Strauch, i cili njihet jo vetëm në Francë, por dhe jashtë saj, ku do të jenë dhe dy artistët e tjerë të huaj që unë përmenda pak më lart. Mes artistëve përmend, sopranot Irini Nikolla, Mariana Leka, Rozarta Qevani, aktorja e madhe Roza Anagonosti, që në veprën “Liturgji në tokën time” me tekst dhe dedikuar Nënë Terezës do të recitojë lutjet saj, por do të jetë dhe kori i TOB i udhëhequr nga mjeshtri Dritan Lumshi. Këtu nuk do të jetë një vepër e vetme, por është i veçantë sepse ka si tematikë lutjet e Nënë Terezës dhe “Lotët e Planetit” dhe përmbajtja e këtij koncerti mbështetet në vepra të cilat janë vlerësuar. Në koncert do të jetë dhe zëri i Nënë Terezës, kur ajo erdhi për herë të parë në Shqipëri. Për mua këto koncerte janë të rëndësishme, sepse unë jam i predispozuar të vazhdoj nismën që një grup kompozitorësh shqiptarë filluan në vitet ’90, pas rënies së Murit të Berlinit.

-Nga dita që ju keni mbaruar Akademinë e Arteve e deri më sot, si ka ecur krijimtaria juaj?
Në vitin 1973 unë jam diplomuar në Akademinë e Arteve dhe nuk kam një karrierë të vogël në muzikë. Unë karrierën time artistike do ta ndaja në dy faza. E para deri në vitet ’90, dhe faza e dytë deri sot dhe që do të vijojë. Janë dy faza që nuk kundërshtojnë njëra-tjetrën, por janë një hop dhe një zhvillim normal. Shumë artistë të njohur në botë kanë kaluar gjatë jetës së tyre artistike në disa faza, dhe ka emra të mëdhenj piktorësh të cilët kanë kaluar në disa faza, kështu që unë e quaj këtë dy brigje normale të të njëjtit lumë.

-Në 60-vjetorin tuaj vjen dhe titulli “Mjeshtër i Madh”. Si ndiheni nga ky vlerësim?
Është një emocion i veçantë, që në këtë stad kulmor të krijimtarisë sime muzikore unë të vlerësohem nga Presidenti i Republikës, pas një propozimi që ka bërë Ministria e Kulturës dhe shoqata “Syri Blu”. Sigurisht që një titull i tillë nuk është produkt vetëm individual por kolektiv, sepse muzika është e tillë. Ju e shikoni që ne punojmë me orkestrantë, dirigjentë, etj. Unë e kam filluar krijimtarinë muzikore në moshën 14 vjeç në qytetin e Sarandës, por jo si pianist, por me një mandolinë. Më pas kam ardhur në Lice dhe ëndrra ime ishte të bëhesha kompozitor dhe kam studiuar në Akademinë e Arteve me emra të njohur si Çesk Zadeja apo dhe emra të tjerë të njohur të muzikës shqiptare.

-A keni pengje në jetën tuaj artistike?
Pengu im është që administratat kulturore duhet të bëjnë më shumë për muzikën shqiptare, dhe në mënyrë të veçantë TOB. Mendoj se organizmat shtetërore duhet të ndihmojnë me donacione më shumë për muzikën shqiptare. Duhet të ndihmohen më shumë artistët dhe formacionet muzikore, dhe që kjo punë të vijojë normalisht mendoj se si Ministria e Kulturës apo dhe Bashkia e Tiranës duhet të kishin një formacion muzikor prej 15-20 artistësh. Ata të jenë stabël dhe të luajnë edhe muzikën që kërkohet sot perëndim. Duhet më shumë vëmendje për muzikën shqiptare.

-Në krijimtarinë tuaj muzikore keni vepra të muzikës klasike, muzikës së lehtë, muzikë filmash, por çfarë mendoni për krijimtarinë muzikore pas viteve ’90. Si ka qenë zhvillimi i saj?
Krijimtaria muzikore është zhvilluar, edhe pse ka shumë probleme në këtë krijimtari. Unë kam shkruar nga të gjitha zhanret muzikore, dhe ajo që unë mendoj se kam bërë mirë është se unë nuk kam qenë thjesht një kompozitor luksi, por jam dhe për popullin. Këtë e them se për derisa unë kam bërë një muzikë filmi si “Gjeneral gramafoni” dhe ai është pëlqyer nga publiku dhe jam nderuar me Kupën e Festivalit, përderisa unë kam shkruar dhe muzikën e filmit “Dasma e Sakos”, ku dhe atje ka vlera të etnosit shqiptar, them se jam një natyrë kompozitori që unë përthyhem në të gjitha zhanret, si muzikë filmi, muzikë të lehtë, muzikën simfonike, këngën dhe baletin.

-Si e shikoni këngën e lehtë shqiptare dhe pse këngët që janë krijuar para disa dekadash e kanë ruajtur publikun?
Kënga është një akt sa emocional dhe profesional. Kam përshtypjen se është një koncept i gabuar për këngën sot. Kënga nuk mund të jetë një çamçakëz që përtypet pesë minuta dhe e hedh, por kërkon emocion profesional. Pse kanë mbetur këngët e Feim Ibrahimit, Agim Krajkës, Limoz Dizdarit, Aleksandër Lalos, Kujtim Laros etj, dhe përgjigja është se janë punuar me emocion dhe profesionalizëm. Këto janë këngë që në thelb të tyre kanë emocionin, ndërtimin, kanë origjinalitet të bulzës motivime dhe kanë profesionin. Më vjen keq që sot kompozitorët profesionistë janë tërhequr dhe ka shumë pak prej tyre. Njerëzit kujtojnë se ashtu si bëhet një kioskë nga dikush që nuk është arkitekt, ashtu mund të bëhet dhe një këngë, por kënga nuk është kioskë. Këngën nuk mund ta ndërtojë çdo teneqexhi, që bën një kioskë.

-E ndërkohë, si do të vijojë më tej krijimtaria juaj artistike?
Krijimtaria do të vijojë, dhe unë jam duke shkruar baletin “Dodona”, që do të vijë në skenë në nëntor të vitit 2012 me një nga koreografët më të mëdhenj gjermanë, por do të jenë dhe emra të tjerë artistësh të talentuar në këtë vepër. Për këtë po bashkëpunoj me MTKRS dhe TOB, Ambasadën Gjermane, dhe mendoj se do të jetë një vepër e rëndësishme dhe për baletin shqiptar, pasi mua më vjen keq që u bënë vite që nuk ka një premierë serioze baleti.

Intervistoi: Julia Vrapi
No comments:
Post a Comment