Agjencioni floripress.blogspot.com

2011/10/16

Ibrahim Kadriu : “Buzëqeshje miqsh”


Libri me reflekse biografish i titulluar “Buzëqeshje miqsh” i autorit, Ibrahim Kadriu dallon nga shumica e librave të tjerë, ngase përshkruan disa biografi të autorëve të njohur, gjë që nga kritikët letrar është cilësuar si vepër të cilën shumë pak shkrimtar mund ta shkruajnë.
Të enjten mbrëma është përuruar libri "Buzëqeshje miqsh" i autorit Ibrahim Kadriu. Redaktori Xhevat Syla ka thënë se autori i këtij libri është i pranishëm në letërsinë tonë që nga viti 1969, kur botoi librin e parë “Netët e Karadakut” dhe ai njihet si shkrimtar i përkushtuar ndaj krijimtarisë letrare dhe gazetarisë.
Sipas tij për këtë flet numri i 40 veprave të botuara për fëmijë dhe të rritur, në mesin e të cilave ka përmbledhje me poezi, përmbledhje me tregime, por edhe romane e monografi dhe vepra tjera.
Duke folur për veprën e fundit të tij, Syla ka thënë se kjo qasje që ka bërë autori Kadriu janë të pakët ata shkrimtarë që mund të bëjnë.
“Është kjo një qasje që mund të ketë vetëm një shkrimtar me përvojë të gjatë krijuese dhe jetësore, me njohjen me të thellë të krijimtarisë si proces të gjendjes, të cilat e mundësojnë atë të ndjenjës që mund të ketë edhe subjekti krijues edhe receptuesi ndaj vlerës artistike”, ka thënë Syla.
Ndërsa, kritiku letrar Vehap Shita e ka cilësuar librin si mjaft të pasur në kuptimin letrar.
“Buzëqeshje të ndjenjës, dhembjes, qëndresës, mbështetjes, përkrahjes të zemrës, kështu i pashë, i ndjeva i perceptova këto buzëqeshje miqsh me leximin e fundit të 50 e sa titujve të librave të skenarëve të prozave, e poezive e shumë e shumë reportazheve, recepsioneve, kritikave e eseve në fushat e letërsisë e artit, por edhe jetës shoqërore e madje edhe të historisë kur ato i kanë shërbyer si subjekt, por në një krijim letrat e artistik”, ka theksuar Shita.
Autori i librit, Ibrahim Kadriu, ka falënderuar të pranishmit dhe duke thënë se ata në këtë mënyrë po e kushtëzojnë të shkruajë edhe vepra të tjera.
“Me fjalët e tyre, mua vetëm që më kushtëzojnë obligim shumë më të madh që kur shkruaj tjera herë të mos bëjë ndonjë gabim, se ky libër është edhe një gabim. Është gabim, sepse i kam nxjerrë të pathënat e autorëve me të cilët kam pasur miqësi, me të cilët kam qenë edhe bashkëpunëtor me ta, sikur të ishin gjallë do të thoshin nuk ke bërë që ke thënë ashtu, por s’kam faj”, ka thënë Kadriu.
Ndryshe shkrimtari dhe gazetari, Ibrahim Kadriu është autor i shumë romaneve, prozave, poezive dhe monografive të ndryshme. Ai është nderuar edhe me çmime të shumta, si “Vendlindja” më 1977, “Nëntori i Prishtinës” më 1981 për skenarin e filmit televiziv “Fidani”, si dhe shumë çmime të tjera.

No comments:

Post a Comment

Profesor Dr.sci. Shkodran Cenë Imeraj Familja e Isa Boletinit me origjinë nga Isniqi i Deçanit

                                Historiaani Prof.dr.Shkodran  Cenë Imeraj  Zbritja nga vendbanimi i pjesës kodrinore-malore dhe vendosj...