Agjencioni floripress.blogspot.com

2011/10/16

Uran Butka: Nuk mund të ulem në nivelin e Adriatik Alimadhit



b_95_75_16777215_0___images_8KOMENTET_uran-butkaa.gifPas akuzave të hedhura në publik nga ana e kreut të Partisë Balli Kombëtar, Adriatik Alimadhi, në drejtim të historianit të njohur Uran Butka, ne iu drejtuam këtij të fundit për t’i marrë një prononcim mbi përgjigjet e këtyre akuzave. Por nga ana e tij, z. Butka, pasi na tha, se, ato ishin të pavërteta dhe për këtë arsye nuk ia vlen të ulë nivelin e tij, për të sqaruar shpifjet. Ai nuk pranoi të prononcohet më tepër, për të mos krijuar polemika në gjirin e lëvizjeve politike të pasardhësve të Mit’hat Frashërit dhe Abaz Ermenjit. Me këtë rast, historiani i njohur shqiptar i cili gjatë këtyre 20 viteve të fundit i ka hedhur një dritë të konsiderueshme në arkivin e kujtesës kombëtare, reflektoi një shembull të shkëlqyer duke treguar edhe njëherë se qëllimi kryesor i punës së tij të përditshme është që të gjejë naftë dhe jo të kërkojë armikun, atje ku nuk ekziston. Pra qëllimi i tij është që të japë një kontribut të dobishëm për rishkrimin me korrektesë të historisë sonë kombëtare, duke refuzuar pjesëmarrjen e tij, në keqkuptimet dhe përplasjet e vogla që mund të dalin gjatë rrugës. Ndofta, vetë Butka duke dhënë një këndvështrim tjetër në qasjen ndaj historisë, mund të kishte parashikuar që në fillim, zërat kundër mënyrës së re të paraqitjes së fenomeneve, por gjithsesi, refuzimi ndaj polemikave brenda komunitetit të Ballit Kombëtar, tregon para së gjithash një vizion fisnikërie.
Telefonatat
Gjatë ditës së djeshme, shumë përfaqësues të Ballit, por edhe njerëz të thjeshtë kanë telefonuar duke e quajtur të pavërtetë, akuzën e Alimadhit, për rastin e 70 vjetorit të Ballit Kombëtar, lidhur me kumtesën e kërkuar në adresë të Butkës. Thelbi i opinionit të tyre të përgjithshëm ishte ky: Uran Butka, duke qenë një historian dhe intelektual i nderuar, si edhe duke qenë një pasardhës i familjes së respektuar të patriotit Safet Butka, pra, ky njeri që reflekton kulturë dhe urtësi shembullore, nuk mund ta ulë veten kurrsesi, për të kërkuar, honorare për një kumtesë. Ata thanë se kjo nuk është në natyrën e Uran Butkës dhe se ai asnjëherë në jetën e tij, nuk ka punuar për të fituar para. “Uran Butka është një model i mirësisë dhe çdo njeri që mundohet të marrë nëpër gojë emrin e tij të nderuar duhet të shihet më parë vetë në pasqyrë”, thanë disa prej telefonuesve të djeshëm. Në këtë mënyrë, publikimi i një akuze të tillë, nuk ishte gjë tjetër veçse rasti që iu krijua lexuesve për të thënë disa fjalë të mira më shumë për Uran Butkën, të cilit përveç vuajtjeve të shumta që i shkaktuan në të kaluarën, duket se po i shkaktojnë dëshpërime të kota e ët paqena në këtë periudhë. Por megjithatë, ai ka vendosur të mos i japë rrugë debateve dhe sherreve, duke i prerë kështu udhën vazhdimësisë së akuzave të ndërsjellta brenda një komuniteti.
Letra e Hysni Kapos
Duke folur për vuajtjet e dikurshme, nj nga gjërat që e jka tronditur më shumë në të kaluarën, ka qenë një letër-porosi e Hysni Kapos në adresë të drejtuesve lokalë, që Uran Butkën ta internonin. Apo ta largonin nga Tirana në formë dënimi. Në këtë letër Hysni Kapo shkruante: “Të vendoset sa më larg kufirit dhe sa më larg njerëzve”. Kjo letër fyese ndaj përfaqësuesit të një familjeje patriotësh, natyrisht që përbënte një paradoks. Sepse, në të kaluarën pjesëtarë të familjes së tij, kishin luftuar për të mbrojtur kufijtë dhe shumë prej tyre ishin plagosur në beteja të njohura për mbrojtjen e këtyre kufijve. Ndërsa, Hysni Kapua, duke  tokëzuar idiotësinë e byroistëve deri tek ndëshkimet fatale të njerëzve të thjeshtë e të pafajshëm, udhëzonte distancimin e Butkës ndaj kufijve, për frikën e arratisjes. Natyrisht, tani të gjithë e dinë se Uran Butka për shkak të formimit të tij patriotik dhe intelektual, mund të jetë njeriu i fundit që mund të largohet nga Shqipëria, pasi ai është jashtëzakonisht i lidhur me historitë e këtij trualli. Por atëhere ashtu ishte koha dhe pas disa ndryshimeve të vendit të internimit për Butkën, atë më në fund e caktuan në Martanesh. Dhe ndofta për shkak të këtyre dënimeve barbare dhe vuajtjeve që buronin nga atdhedashuria  apo patriotizmi i tij, (pra ai nuk kishte bërë asnjë faj, nuk kishte fyer askënd) meriton një kurorë respekti dhe nderimi.
Paskal Milo: Ç’më tha Ramiz Alia për Safet Butkën
“Një ditë, Ramiz Alia më foli për Uran Butkën dhe më tha fjalët më të mira për të”. Kështu u shpreh, historiani dhe politikani i njohur shqiptar, Paskal Milo në lidhje me takimin që ka pasur dikur me Ramiz Alinë. Më tej ai vazhdon: Ramizi e kishte pasur profesor në Shkodër dhe e nderonte jashtë mase. “Unë kurrë nuk e kam sulmuar dhea nuk kam ndërmend ta sulmoj figurën e Safet Butkës, profesorit të nderuar që ishte një model për brezat e rinj”, më tha Ramizi. Kështu e mbyll rrëfimin e tij, Paskal Milo, për këtë çështje
Libri i Butkës
Libri i Butkës në lidhje me përgjigjen e pyetjes, nëse ka pasur luftë civile në Shqipëri, është thithur dhe lexuar nga shumë njerëz, duke hapur kështu një debat vizionarësh, në qarqet e lexuesve tradicionalë dhe atyre më të rinj. Në këtë libër, sipas Butkës, lufta civile ka qenë e dukshme dhe reale, sidomos pas refuzimit nga komunistët të Marrëveshjes së Mukjes, por edhe pas Konferencës së dytë të Labinotit. Natyrisht ky libër i ka ndarë lexuesit shqiptarë por edhe disa nga studiuesit e huaj në dy grupime, ku njëri grup e përkrah mendimin e tij dhe grupi tjetër, e kundërshton atë. Midis kundërshtarëve më të dukshëm në qarqet profesioniste të historianëve dallohet, z. Paskal Milo, i cili i hedh poshtë një pjesë të madhe të argumenteve të tij, por nga ana tjetër edhe historianë të tjerë mjaft të shquar si Luan Malltezi, etj, duket se kanë një këndvështrim disi të ndryshëm në lidhje me profilin dhe fatin e Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri. Por nga ana tjetër, mbështetësit e optikës së Butkës, në Shqipëri janë me mijra dhe për këtë arsye libri i tij për Luftën Civile është përpirë me një etje të madhe nga lexuesit tanë. 

No comments:

Post a Comment

Profesor Dr.sci. Shkodran Cenë Imeraj Familja e Isa Boletinit me origjinë nga Isniqi i Deçanit

                                Historiaani Prof.dr.Shkodran  Cenë Imeraj  Zbritja nga vendbanimi i pjesës kodrinore-malore dhe vendosj...