'Falja e Gjakut', çmim special në Festivalin e New York-ut


Për rrëfimin e shkëlqyer që e bën këtë eksperiencë specifike kulturore të ndihet thellësisht personale




Filmi shqiptaro-amerikan Falja e Gjakut nderohet me Çmim special të jurisë në festivalin ndërkombëtar të filmit në Hamptons të New York-ut.

Juria nderoi filmin për rrëfimin e shkëlqyer që e bën këtë eksperiencë specifike kulturore të ndihet thellësisht personale. Festivali në Hamptons u krijua 19 vjet me parë për të vlerësuar punën e kinemasë autore.

Festivali i prezanton për herë të parë audiencës së brigjeve lindore të Amerikës një spektër unik filmash ndërkombëtarë që sjellin vizione të reja dhe eksperienca diverse globale.

Në këtë festival kanë pasur premierën lindore të Amerikës shumë filma fitues të Çmimit Oskar si Fjalimi i Mbretit apo Mjelma e Zeze.

"Jam i lumtur per çmimn dhe se pari dua të falenderoj ata njerëz që na besuan e ndanë me eksperiencat e tyre jetësore", tha regjizori i filmit Falja Joshua Marston.

Skenaristi i filmit, Andamion Murataj u shpreh "..i nderuar", që filmi u prezantua në një mënyrë të tillë në East Coast vend që ka "ngulimin më të madh të Shqiptarëve në Amerikë por dhe të
shumë kombeve të tjerë me të cilët ndajmë të njëjtat eksperienca. Nuk e fsheh dot lumturinë që pas suksesit të filmit në Europe pritemi
në të njëjten mënyrë dhe në Amerikë".

Comments

Popular posts from this blog

Libra të rinj - Shkarkim falas

Ese për Vitin e Ri

Poezi të zgjedhura nga GJERGJ FISHTA (23 tetor 1870 - 30 dhjetor 1940)