Namik Selmani
Nusja e kombit
Në vend të një parathënieje për librin “Nusja nga Çamëria” të autorëve Drita Braho dhe Remzi Basha
Në
vetrinat e librarive shqiptare, por dhe ato botërore nuk është i
panjohur shkrimi dhe botimi i një libri nga dy autorë, ndonëse është një
fenomen i rrallë letrar dhe nuk mund të gjendet lehtë. Breza kryesore
të një familjeje, miq të ngushtë , shokë të një shkolle, njërëz të një
profesioni, etj mund të krijojnë këtë dualitet miqësor letrar që në një
tryezë shkronjash të vënë pjesën e tyre para lexuesve pa e kuptuar kurrë
se si mund të ndahet copa e lavdisë për secilin. Të bashkojnë emocionet
e rrëfimet, të bashkojnë urimet e jetët njerëzore.
Libri
i autorëve Drita Braho dhe Remzi Basha duket se është vërtet një risi
në letërsinë tonë. Jo thjesht nga përmbajtja , ndërtimi i librit, por së
pari nga ai mesazh emocional kombëtar që jepet në këtë libër. Është një
risi se si mund të shkëmbehen aq miqësisht dhe zyrtarisht vlerat
shpirtërore të një kombi që, për shumë kohë ka jetuar i ndarë dhe së
bashku kanë patur të ndara, lëndinat, dasmat, trojet, kullat, djepet,
mullinjtë, lëmenjtë, këngët e padyshim edhe ….edhe shkronjat.
Të
vendosur larg njëra-tjetrës Kosova e Çamëria kanë patur një Kod të
veçantë Mbijetese duke bashkuar brenda qënies së tyre ëndrrën e madhe e
të përgjakur të lirisë, ninullat e djepeve, tupanet e betajve dhe të
dasmave, vikamat e morteve, dashuritë fytyrëskuqura, bakllavatë e
bajrameve dhe të festave të shumta… Duket se ky libër që mban dy emra që
i përkasin dy pjesëve të kombit tonë, është bukurisht zëdhënësi
shpirtëror më jetëgjatë këtij bashkimi të ëndërruar të paktën tash 100
vjet, i historive jetëtragjike të dy pjesëve të kombit shqiptar. Është
një risi e re në këtë fillimshekulli XXI kur ëndrra e bashkimit tani po
shihet në dritë të ditëve që po jetojmë, të rrugëve që po ndërtojmë, po
preket, po ndjehet, po bëhet pjesë e së ardhmes…
Me
një përvojë jo të pakët sidomos në poezi, autorja Drita Braho nga
Markati i Konispolit dhe Remzi Basha nga Kosova sjellin dy rrëfime
tronditëse. I pari të çon në Çamëri. Në Pargën magjike dhe tragjike
njëkohosisht ku shkruhen tragjeditë më të thekshme të shekullit XX.
Tjetra të dërgon në Luftën e Kosovës të para 10 viteve që solli pastaj
lirinë në këto troje i sajuar për lahutarë të zot, duket se bashkimi
kërkon doemos një libër të ri si është edhe ky që po marrin në duar
lexuesit e të dy krahinave.Brenda këtij rrëfimi futet edhe kujtesa për
poetin zëtragjik Bilal Xhaferri nga Ninati që ka kënduar për lirine e
Çamerisë e te Kosoves madje edhe është ndëshkuar për këtë atdhetarizëm
të pashoq
Tablotë
epike dhe ato lirike që i lënë bujarisht vendin njëra-tjetrës duket se
sjellin më pranë lexuesit ehon shpirtërore të shqiptarit. Me një leksik
të zgjedhur nga të dy krahinat,
me
një subjekt interesant, me një odise luftrash që të dërgon herë në
Pargë, Filat, Paramithi e herë në Drenicë, herë në Jon e herë në malet e
Kosovës që po presin pranverën , me një folklor të zgjedhur nga ai
hambar i pafund këngësh të të dy krahinave,
Libri
të rrëmben me romantizmin e epizmin e vet në secilin rresht të tij.
Mesazhi i një historie të njëjtë, i betejave dhe fitoreve që përqafen në
subjekt aq qartë me dramave e përbashkëta me dhimbje, me amanete të
thëna e të pathëna, romani është një fletë e hapur që duhet lexuar.
Personazhet
e romanit i përkasin të dy brezave. Në qendër të tyre është bukuria
fizike, shpirtërore, motivi i fortë i ditëve që ata jetojnë. Dilua,
Bujari, Sadetja, Aisheja, gjyshja të mbeten në kujtesë. Në roman zënë
vend shumë figurat femërore të të dy krahinave gjë që nuk e kemi parë
dhe aq shumë në romane të tilla me temën hiastorike Në to ka shumë shumë
dritë. Dritë peisazhesh që të trondisin me bukuritë e tyre. Një dritë e
re që buron edhe nga Forca e Jetës , nga dashuria për të . Kullat e
Kosovës dhe shtëpitë çame në Jug janë shumë afër me njëra-tjerën e nuk
harohen lehtë. Një histori tragjike dhe heroike për lirinë lamë pas.
Një historie re na pret. E mesazhierë të kësaj ardhjeje fisnike janë
sot modestisht këta dy autorë Drita Braho dhe Remzi Basha me romanin e
tyre të parë të përbashkët “Nusja nga Çamëria”.
No comments:
Post a Comment